ZONJA ANA DE LELIO NUK MUND TË JETË MBI LIGJIN
Puna me përkushtim e Kryeadministratorit Mihael Shtajner, për ta ndihmuar Kosovën në krijimin e parakushteve që populli i saj i shumëvuajtur t’i realizojë synimet e tij shekullore, i bëri të luajnë, meqë forcat antishqiptare që veprojnë në Kosovë në udhëheqjen e mafisë së kuqe ndërkombëtare, sigurimeve të fshehta serbo-greko-ruse, kryekuqaloshëve dhe nanoistëve shqiptarë. Nuk duhet harxhuar shumë mend për të kuptuar se këto forca të djallit të mallkuar kanë një qendër komanduese, kur në momente të caktuara ndërmarrin aksione të përbashkëta për pengimin e KFOR-it, SHPK-së dhe policisë ndërkombëtare në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, duke ’’gjetur shkakun’’ për të organizuar demonstrata agresive, me shpresë se do t’i bëjnë masive, qëllimi i të cilëve është destabilizimi e Kosovës dhe rajonit. Veçmas, këto forca u treguan agresive, kur zotëri Shtajneri ua bëri me dije qendrave antishqiptare: Beogradit, Athinës, Moskës, Shkupit dhe Tiranës zyrtare, se nuk ka ndarje, enklavizim dhe kthim mbrapa të Kosovës, dhe i shpalli luftë të ashpër krimit të organizuar në Kosovë. Fatkeqësisht, këtyre forcave antishqiptare po iu dalin në ndihmë edhe mjetet e opinionit publik të Kosovës, që drejtohen nga nanostët dhe dështakët e Kosovës, kur iu dhanë për detyrë gazetarëve ,,sahanlëpis’’ dhe ,,këlyshëve batallë’’ të vetëqeverisjes jugosllave, për të bërë një luftë të përgjithshme kundër zotëri Shtajnerit, KFOR-i, UNMIK-u dhe kombëtares ’’Botës sot’’. Duhet ta dinë këta shërbëtorë të forcave antishqiptare, këta kalemxhi sahanlëpirës, se nuk kanë kurrfarë krebiliteti as t’u japin qortime të arsyeshme forcave ndërkombëtare, e lëre më të sulmohen në mënyrën më të ligë, siç vepruan para do kohe, kur dihet se ata me asnjë fjalë nuk i kanë qortuar dhe as nuk po i qortojnë qosiqët, nanoistët dhe ’’Qeverinë’’ e Thaçit për veprimtarin e tyre antikombëtare, të cilët penguan çdo organizim të mirë të shqiptarëve, duke mos lejuar të rritet dhe forcohet faktori shqiptar në Gadishullin Ilirik. Penguan luftën çlirimtare, duke mos lejuar institucionalizimin e UÇK-së, nuk i njohën institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që u krijuan me mund e sakrifica të mëdha. Pas luftës, këto forca të drejtuara nga Nanosi dhe argatët e tij i vranë institucionet e krijuara shtetërore, uzurpuan pasuri private dhe shoqërore, e kthyen sistemin stalinist të dhunës dhe të krimit, ndihmuan çetnikët e Beogradit për krijimin e enklavave serbe në Kosovë etj. etj. Siç dihet, nga demonstratat agresive që i organizuan sigurimet serbe dhe nanoistët e Kosovës, u plagosën dhe u lënduan shumë polic ndërkombëtarë, por nuk arritën synimet e tyre të liga për ta destabilizuar Kosovën, por më në fund realizuan një fitore. Gazeta kombëtare ,,Bota sot’’ për të tretën herë u dënua me të holla nga një Komision i mediave, i udhëhequr nga Anna de Lelio, që është vënë në shërbim të këtyre forcave antishqiptare dhe antidemokratike. Duhet ta ketë të qartë kjo zonjë, se me veprimet e saja (me vetëdije apo pa vetëdije, pak ka dallim) po i ndihmon forcat e së keqes, po i ndihmon forcat që kanë për qëllim dështimin e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe destabilizimin e Kosovës. Ne i kuptojmë dhe i arsyetojmë forcat antishqiptare dhe antidemokratike, që po bëjnë një fushatë të ligë kundër gazetës kombëtare ,,Botës sot’’, nga fakti se ajo po i ndriçon skenarët antishqiptarë dhe po i damkosë bartësit e tyre me fakte të pamohueshme. Por, nuk e kemi të qartë se si të manipulohet një përfaqësuese e faktorit ndërkombëtar, nga forcat e errëta antinjerëzore, antishqiptare dhe antidemokratike, për ta luftuar dhe dëmtuar aq rënd materialisht Botën sot, e cila me përkushtim po i ndihmon forcat demokratike shqiptare dhe forcat e sigurisë ndërkombëtare, që po e ndihmojnë Kosovën dhe qytetarët e saj për të krijuar kushte dhe rrethana për tejkalimin e pasojave të luftës dhe pasojave të qeverisjes së ’’Qeverisë’’ së Thaçit. Arsyetimi i zonjës Ana de Lelio për dënimin e gazetës ,,Bota sot’’ janë të pavlefshme, kur dihet se forcat demokratike askund në botë, pra as në Kosovë, nuk i qërojnë hesapet me forcat antidemokratike dhe antinjerëzore me mjetet e dhunës personale, por me mjetet ligjore. Do ta pyesja zonjën Anna de Lelio: Prej se veproni në Kosovë a u dëmtuan forcat demokratike apo forcat staliniste; sa veprimtarë të forcave demokratike u vranë dhe sa përfaqësues të forcave staliniste-nanoiste u vranë për qëllime politike? Jo, zonjë, arsyetimet e juaja nuk pinë ujë askund në vendet demokratike, sepse të mungojnë faktet. Ju, zonjë e nderuar, keni dalë në mbrojtje të forcave që e kanë për qëllim shkatërrimin e gazetës ,,Bota sot’’, e cila i ka zbuluar dhe po i zbulon, i ka luftuar dhe do t’i luftojë të gjitha komplotet antishqiptare, antidemokratike dhe antinjerëzore që janë thurur dhe po thuren kundër popullit shqiptar dhe kundër Kosovës. Forcat e shëndosha kombëtare dhe forcat demokratike shqiptare e kanë mbrojtur gazetën e tyre ,,Botën sot’’ nga mafia e kuqe ndërkombëtare, nanoistët, stalinistët, sorosët shqiptarë dhe gazetarët sahanlëpirës që janë vënë në shërbim të qendrave antishqiptare dhe antidemokratike të Beogradit, Athinës, Moskës, Shkupit dhe Tiranës zyrtare, dhe do ta mbrojnë me këmbëngulje duke kërkuar prej Qendrave të vendosjes ndërkombëtare dhe zotëri Shtajnerit, që sa më parë komisionin që Ju e drejtoni zonja Anna de Lelil, të shfuqizohet dhe të gjitha vendimet që i keni pru që nga momenti kur janë formuar institucionet vetëqeverisëse-shtetërore të Kosovës të anulohen. Qendrat e vendosjes ndërkombëtare nuk guxojnë t’i përdhunojnë gjyqet e rregullta të Kosovës. Formimi i një komisioni për mediat në kohën kur në Kosovë mungonin ligjet, mungonin institucionet shtetërore dhe mungonin gjykatat, do të arsyetohej në një mënyrë, por me krijimin e institucioneve vetëqeverisëse –shtetërore, veprimtaria e mëtutjeshme e këtij komisioni që është vënë mbi ligjin dhe ka marrë kompetencat e gjykatave të rregullta që punojnë në Kosovë, është i paarsyeshëm, antidemokratik dhe antiligjor. Jemi të bindur se zotëri Shtajneri me kohë do ta shfuqizonte këtë komision, po të kishte qenë i njoftuar për veprimtarinë e tij antiligjore. Tash e ka të njohur veprimtarinë e këtij Komisioni, prandaj forcat demokratike shqiptare dhe opinioni i gjerë presin me padurim vendimin e zotëri Shtajnerit që ekzistimin e këtij Komisioni ta shpallë të paligjshëm dhe, si të tillë edhe t’ia ndërpres veprimtarinë e tij të mëtutjeshme, duke i shpallur të pavlefshme në të njëjtën kohë vendimet që i ka marr ky komision pas krijimit të institucioneve vetëqeverisëse-shtetërore të Kosovës.
Botuar në ,,Bota sot’’, më 14 shtator 2002