”…Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disave të tjerëve, do të shkatrrohej toka, po Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit.” (Kur’an – Suretu El Bekare, ajeti 251)

”Pasha kohen! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (Kur’an – Suretu El Asr)

NË VEND TË HYRJES

“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve! Bëmirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit! Sunduesit në Ditën e Gjykimit! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë! Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë; në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” (Kur’an-i, Suretu El Fatiha). ”I famshëm je vetëm Ti, o All-llahu im dhe lavdërimi të qoftë Ty! I lartë është emri Yt dhe Madhëria Jote është shumë e madhe. Nuk ka Zot tjetër përveç Teje.” (“Mburoja e muslimanit”- Lutja me të cilën fillohet namazi.) “O Zoti im, Ty të takon falënderimi, Ti je Nuri (Drita) i qiejve dhe i tokës dhe asaj ç’ka në to, Ty të takon falënderimi; Ti je ngritës i qiejve dhe i tokës dhe asaj ç’ka në to, Ty të takon falënderimi; Ti je Zot i qiejve dhe i tokës dhe asaj ç’ka në to, Ty të takon falënderimi; Ti je Sundues i qiejve dhe i tokës, Ty të takon falënderimi; Ti je i vërtetë dhe premtimi Yt është i vërtetë, fjala Jote është e vërtetë, takimi Yt është i vërtetë, Xhenneti është i vërtet, Xhehennemi është i vërtetë, Pejgamberët janë të vërtetë, Muhamedi (Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të!) është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë. O Zoti im, Ty të jam nënshtruar dhe në Ty jam mbështetur, Ty të kam besuar dhe Ty të drejtohem, për Ty (urdhërat Tua) hasmohem dhe te Ti kthehem për gjykim, mi fal mëkatet e mia, të mëparshmet dhe të tanishmet, ato që i kam bërë fshehurazi dhe haptazi. Ti je i Pari dhe Ti je i Fundit, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje”. (“Mburoja e muslimanit”-Lutja në fillim të namazit) ”O Zoti im, më bëj mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar dhe më bëj prej atyre që Ti i ke falur, më bëj prej të dashurve Tu; më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbroj nga dëmi i asaj që Ti ke caktuar. Vërtet, Ti je Ai i Cili cakton, dhe askush s’mund të caktojë asgjë kundër Teje. Me të vërtetë s’ka mposhtje për atë të cilin Ti e do dhe s’ka ndihmë për atë që është armiku Yt. I Madhëruar dhe i Lartësuar je, o Zoti ynë! O Zoti im, të lutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbrosh nga hidhërimi Yt dhe me faljen Tënde, nga dënimi Yt ! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti. Unë nuk mund të të madhëroj ashtu siç e meriton Ti. Ti je i Madhëruar, ashtu siç e ke përshkruar Vetën. O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, për Ty falemi dhe vetëm Ty të përulemi; kah Ti vijmë dhe shpejtojmë, shpresojmë në mëshirën Tënde dhe i frikohemi dënimit Tënd. Vërtet, dënimim Yt do t’i arrijë kafirat (pabesimtarët). O Zot, prej Teje kërkojmë ndihmë dhe falje, Ty të falënderojmë me çdo gjë të mirë, nuk të mohojmë dhe vetëm Ty të besojmë. Vetëm Ty të përkulemi dhe braktisim atë që Ty të mohon (s’të beson)”. (“Mburoja e muslimanit”- Duaja e Kunutit) “S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik.” (“Mburoja e muslimanit”-Lutja me rastin e vështirësive) Me rastin e botimit të librit “Që të shpëtojë Kosova” e falënderoj me përulësi (me sexhde) dhe me adhurim, siç e meriton vetëm All-llahu, Zoti i njerëzve, Sunduesi i njerëzve dhe i Adhuruari i njerëzve, Krijusi i Vetëm i gjithësisë dhe i të gjitha krijesave (të dukshme dhe të padukshme) që gjenden në tokë, në qiej dhe në mes tyre, që më frymëzoi, më udhëzoi dhe më ndihmoi që, nëpërmjet shkrimeve, t’i rrahë ”friska duarve” dhe “gugjuma kresë” bajraktarët e ”farës ruse” dhe ”pehlivanët” e Nanosit për veprimtarinë e tyre antikombëtare. E falënderoj me përulësi (me sexhde) dhe me adhurim All-llahun, Krijuesin e Gjithdijshëm dhe Fuqiplotë që i bëri hi e pluhur planet dhe skenarët antishqiptar të Beogradit, Moskës dhe të Athinës për zhdukjen e popullit dhe kombit shqiptar, duke i detyruar fuqitë e mëdha të botës për të ndërhyrë në Gadishullin Ilirik, në të gjitha periudhat historike kur vëhej në rrezik ekzistenca e popullit dhe kombit shqiptar. Shqiptarët, kudo që jetojnë dhe gjallërojnë në rruzullin tokësor, janë të detyruar ta falënderojnë dhe ta adhurojnë vetëm të Madhin Zot, që na shpëtoi nga “çakejtë” e Ballkanit, në të gjitha situatat dhe periudhat historike, kur neve na përgatiteshin kurrthe, varre dhe humnera për të na zhdukur nga faqja e dheut. Ta lusim All-llahun, Lutjepranuesin, Zotin e Gjithdijshëm dhe Fuqiplotë, t’i mposhtë dhe t’i shkatrroi grupacionet e bajraktarëve të farës ruse dhe grupacionet e “pehlivanëve”të Nanosit, që ishin dhe janë dorë e zgjatur dhe argatë e rrogtarë të “çakajve” të Ballkanit e të aleatëve të tyre. Pra, vetëm All-llahun, Zotin e Vetëm të gjithësisë, ta falënderojmë dhe ta lusim që të na ndijhmojë për punë dhe vepra të mira, ta lusim All-llahun Fuqiplotë që të na mëshirojë duke na udhëzuar në Rrugën e Tij të Drejtë, Rrugë kjo e vetme, që do të na bëjë të suksesshëm në kët botë, dhe në botën tjetër, si individ dhe si popull e komb. E lusim Zotin e Madhërishëm që paqja mëshira dhe bekimi i Tij të jenë mbi Pejgamberin e fundit, Muhamedin, (s.a.s.) familjen, shokët dhe gjithë pasuesitë e tij. Po ashtu, e lusim All-llahun që t’i udhëzojë në rrugën e Tij të drejtë të gjithë popujt dhe gjithë njerëzit e botës. E lusim All-llahun, Pendimpranuesin e Vetëm që mua dhe lexuesit e shkrimeve të mia, të na falë, po që se, pa vetëdije i kemi bërë shok (kemi bërë shirk). Me rastin e botimit të këtij libri, e përshëndes dhe e falënderoj përzemërsisht dhe me gjithë zemër redaktorin e këtij libri, mikun tim shumë të nderuar e të dashur, poetin e shkrimtarin e mirënjohur, zotëri Vehbi Skënderin, për punën e madhe që bëri në redaktimin dhe lekturimin e librit. Po ashtu, e përshëndes dhe e falënderoj sinqerisht redaktorin e rubrikës së jashtme të “Bota sot”, mikun tim të nderuar, zotëri Llukman Halilin, që shkrimeve të mia të para ua hapi rrugën e botimit. Përshëndetje të përzemërta dhe nderime të thella ka miku im dhe miku i familjes sime të gjerë, dr. Mehemet Rrukiqi, për recensimin e këtij libri. E përshëndes dhe e falenderoj ngrohtësisht mikun e vëllait tim dhe mikun tim, Bajrush Morinën, që bëri një punë të mirë, duke gjetur nëntituj shumë të qëlluar për fejtonin tim ”Pse jemi kështu siç jemi” që u botua në ” Bota sot” dhe për recensimin e këtij libri. I jam mirënjohës dhe e falënderoj shumë mikun e djemve të mi, zotëri Malik Filalin, që e bëri ballinën e këtij libri. Përshëndes përzemërsisht stafin e ”Botës sot” në krye me zotëri Skënder Buçpapaj, kolektivin, bashkëpunëtorët dhe lexuesit e saj. Me kënaqësi i përshëndes lexuesit e shumtë të librit tim të parë “Pse jemi kështu siç jemi”, të cilët me rastin e botimit më përgëzuan dhe më uruan nëpërmjet shkrimeve, letrave dhe telefonatave të shumta. Rob i All-llahut, Zotit Fuqiplotë!

Shefqet Jashari-Strofci Le Locle, më 25 mars 2005

Loading