-Para se të përfundoi, dua t’ia bëj me dije kësaj Gjykate se në Kosovë dhe në Shqipëri janë vrarë veprimtarë të dalluar që i përkisnin LDK-së dhe forcave tjera demokratike. Nuk e shoh të arsyeshme t’i përmendi të gjithë, sepse numri i tyre është i madh(treshifror), por e shoh të udhës t’i përmendi disa prej tyre, që vrasja e tyre ka ndikuar keq në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Me këto vrasje u dëmtuan forcat demokratike të Kosovës, në veçanti u dëmtua LDK-ja UÇK-jë dhe populli shqiptar i Kosovës.
-Më 28 korrik 1997 u vra në Tiranë në banesën e tij Ali Ukaj, zëdhënësi i parë i UÇK-së. Në banesën e tij banonte edhe Hashim Thaçi. Më 2 nëntor 1999 pasi u arrestua nga PU (policia ushtarake) u vra Haki Ymeri, aktivist i dalluar i LDK-së. Më 21 shtator 1998 u vra në Tiranë kolonel Ahmet Kraniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, dhe komandant i SHP të FARK-ut. Më 11 janar 1999 në Prishtinë para banesës së tij u vra Enver Maloku, shef i QIK-ut, përkrahës i dr. Ibrahim Rugovës dhe veprimtarë i LDK-së. U vra para derës së shtëpisë Xhemajl Mustafa, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës. Më 3 prill të vitit 1991 u vra Ismet Raci, kryetar i komunës së Klinës, veprimtarë i LDK-së. Pastaj u vra Shaban Manaj aktivist ti dalluar i LDK-së. Po ashtu u vra Xhevat Makolli, truproja e Ibrahim Rugovës. Po ashtu u vra arkitekti Rexhep Luci. Më 8 maj 2000 u vra Ekrem Rexha, komandant ”Drini”. Më 4 janar 2003 u vra kolonel Tahir Zemaj, komandant i UÇK së (së institucionalizuar), me të birin Enisin, dhe aktivistin e LDK-së Hasan Zemaj. Më 27 tetor 2002 u vra Ukë Bytyqi, ish komandant i UÇK-së, (së institucionalizuar) kryetar i nëndegës së LDK-e dhe kryetar i komunës së Therandës. Më 17. janar 2002 u vra Smajl Hajdaraj, ish komandant i UÇK-së (së institucionalizuar) dhe deputet i Parlamentit të Kosovës. Më 19 tetor 2001, në Skenderaj u vra truproja e Ibrahim Rugovës Besim Dajaku, u plagos rënd komandant i UÇK-së( së institucionalizuar) Gani Geci, dhe u vra gazetari i Botës sot Bekim Kastrati. Më 3 korrik 2005, u vra gazetari i Botës sot Bardhyl Ajeti. U vra gazetari Shefki Popova. U plagosën për vdekje Fetah Rudi, Agim Veliu, Ejup Visoka, Shkëlzen Hyseni, Sejdi Koci. etj.
-Shtrohet pyetja pse nuk u vra as një politikan apo veprimtarë i dalluar i forcave majtiste të Kosovës. A do të lejonin shtetet ligjore që në territorin e tyre të krijohej një shërbim informativ sekret, dhe a do të merreshin masa ligjore kundër udhëheqjes së atij shërbimi, apo do të liheshin të lirë të kërcënojnë, të rrahin dhe të vrasin njerëz, të dhunojnë femra, të merren me prostitucion, me trafikimin e armëve dhe drogës, të merren me krime të llojllojshme, siç u lejohet udhëheqjes së SHIK-ut të PDK-së në Kosovë?
Sa për përfundim dua të ceku se forcat staliniste, marksiste-leniniste shqiptare, apo siç po vetëquhen ”krahu i luftës”, luftën e bënë me hile. Tehu i luftës së tyre nuk ishte i drejtuar kundër okupatorit, por ishte i drejtuar kundër forcave demokratike të Kosovës , veçmas ndaj LDK-së dhe Dr. Ibrahim Rugova. Xh.Haliti dhe klani i tij, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj etj. i sollën Kosovës, popullit të saj dhe UÇK-së dëme tepër të mëdha, aq të mëdha sa që pasojat do të ndihën deri në përfundim të këtij shekulli.
Shefet Jashari Strofci
Le Locle, 07.06 2006