ARGUMENTE  DHE  FAKTE PËR GJYKATEN SPECIALE

Shkruan Shefqet Jashari-Strofci

Se sa i fuqishëm u ba Xhavit Haliti pas themelimit të SHIK-ut, SHP të UçK-së dhe Drejtorisë politike të UçK-së me ndihëmen e argatëve të tijj, na tregon Nënkryetari i LPK-së zotëri Muhamet Kelmendi në biseden që e kishte pasur me Xhavit Halitin në shtatorin e vitit 1998 në Tiranë: Shiqo librin e Muhamed Kelmendit ,,Pse nuk u ndërtua Fronti për çlirimin e Kosoves’’ fq.39, ( po e citojmë fjalet e Halitit):   ‘’Azem Syla dhe unë jemi ata që vendosim në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm (…)Askush nuk mund të largohet , afrohet dhe bëhet anëtar pa mendimet e ne të dyve. Prandaj, Muhamet, shko më mirë tek Azem Syls se ai të respekton, por duhet që të nënshtrohesh në formë ndaj tij, edhe nëse nuk e do, sepse ti e njeh atë se çfarë dobësie ka, e di si punon etj, në mënyrë që kur të propozojë, të futesh anëtar i Shtabit(…)’’.
A nuk është ky një fakt i fortë  që ,, se luan topi’’ se Xhavit Haliti ishte i pari i SHIK-ut, i pari i SHP të UçK-së dhe i pari Drejtorisë Politike të UçK-së. Pra Haliti ishte ,,pogllavica’’ i tri qendrave të krimit të organizuar.
Por  Xhavit Haliti nuk do ta bëhej  personi më i fuqishëm i LPK-së, (i cili bëri grusht politik ndaj Kryesisë së LPK-së,)  pa ndihmen edhe të  kryetarit të SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosit, pa përkrahjen e  kolegut dhe artakut të tij në krime Azem Syles dhe  dy piunëve të tij : HashimThaçit dhe Kadri Veselit. Siç po shihet me faktet që po na i jep vet Xhavit Haliti, se  këta janë personat që së bashku e përbënin Qendren kryesore të krimit të organizuar, që ka dhanë urdhëra për ekzekutimin e personaliteteve të shquara të Kosovës dhe të LDK-së, të cilët përbënin rrezik për ta,  për të mos ardhur në pushtet pas çlirimit të Kosoves, me autoritetin që ata kishin te ushtarët e UçK-së dhe te popullsia civile.

Pra, këta persona e përbëjnë,,sofren e parë’’të kryekriminelëve me damkë,  që do të  japin dhogari si urdhërues të krimeve të luftës dhe  krimeve politike. Ky shkrim dhet të botohet
Edhe personat tjerë që e përbëjnë ,,sofren dytë’’dhe ,,sofren e tretë’’ që kanë dhënë urdhëra për ekzekutimin e personave që kishin autoritet ku jetonin dhe punonin,  e nuk i përkrahnin kriminelët e LPK-së dhe të LBDK-së, por i përkrahnin Institicionet shtetërore të Republikës së Kosoves në krye me President Ibrahim Rugoven, janë të njohur nga opinioni ynë por edhe ai ndërkombëtar. Me siguri njihen edhe nga Prokuroria e Gjykates speciale.
Gjykata speciale nuk do t’i lerë të lirë të shetiten nepër Kosovë as kriminelët ekzekutor, por me një kusht që qytetarët e Kosoves t’i japin të dhanat që i kanë për kriminelët , hajnat dhe keqpërdoruesit e UçK-së, të cilët maltretuan, shantazhuan, vrarë e dhunuar qytetarë të Kosoves, vetëm se i njihnin organet shtetrore të Republikës së Kosoves, të cilat u krijuan  me votat e lira të qytetarëve të Republikës së Kosoves në krye me Presidentin Ibrahim Rugova.*

Loading

Leave a Reply