KONCEPTE PËR HUMOR DHE SATIR

KONCEPTE PËR HUMOR DHE SATIRË

Shoqata e kuqkaloshve shqiptar ’’Baballarët e kombit’’ me seli në ,,Shrufullogun e shejtanit’’ shpall :

KONKURS LETRAR

Për ta madhëruar dhe nderuar si i ka hije një Kryekuqkaloshi bajraktar, vendosëm të shpallim këtë konkurs letrar për humor-satirë, publicistikë, dramë, tragjedi-komedi dhe roman, për ta bërë të pavdekshme punën shumëvjeçare të Kryekuqkaloshit të kuqkaloshëve të Kosovës, të cilin para pak ditësh Qendra drejtuese e evrokuqaloshëve dhe sllavo-greko-ortodoksëve, me seli në Kretë, (në Hotelin ,,Vampir’’, aty ku u vëllazëruan duke ia pi gjakun njëri tjetrit Nanosi e Milloshi) na e nderuan duke ia dhënë çmimin më të lartë që ajo Qendër e ndan një herë në çdo dhjetë vjet : ’’Nderi i kuqkaloshve të botës’’

SHPËRBLIMET PËR TË GJITHA GJINITË LETRARE

Vendi i parë: Dypllamën ’’Hero i punës socialiste”. Një grusht qime nga leshi i zgjedhur i J. V. Stalinit dhe një pikturë të bukur që pasqyron jetën e lumtur të kooperativistëve në kooperativën bujqësore ,,Rruga e Partisë’’ në fshatin Bishtajë.

Vendi i dytë: Kompleti i librave të Enver Hoxhes, dhe një pikturë që i paraqet klasikët e marksizëm-leninizmit në shoqëri me Enverin.

Vendi i tretë: Një vizitë me familje në muzeliumin e shokut Lenin dhe 15 ditë pushim në kollkozin e lopëve të racës daneze në fshatin Pëshurrëpinov që gjendet në periferi të Stalingradit.

Loading