

Që të shpëtojë Kosova
"...Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disave të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit."
(Kur'an, Suretu El Bekare, ajeti 251)
Pse jemi kështu siç jemi?!
Në këtë liber mund të lexoni polemika, analiza dhe dëshmi të dhjetëvjetëshit të fundit, e që autori me anën e këtyre shkrimeve e theu mitin që kishin krijuar argatët dhe shërbëtorët e Nanosit në Kosovë, se nuk guxon njeri t’i qes në shesh tradhtitë e tyre, dhe një herit, shumë “patriotëve” iu çjerri maskat një herë e për gjithëmonë.



Kriminelët janë të humbur përfundimi i keq po i pret
''A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata!''
(Kur'an – Surja 29 El ‘Ankebut, ajeti 4)
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
PëR LEXUESIN
Të nderuar lexues, Hamdi-adhurimi i takon vetëm All-llahut të Lartësuar, e jo krijesave të Tij, ndërsa selamet dhe salavatet e shumta ia dërgojmë pejgamberit të fundit Muhamedit, paqa, mëshira dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët dhe gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit. Sikur njerëzit t’u përmbaheshin së paku këtyre tri ajeteve të Kur’anit Famëlartë, bota do të ishte krejtësisht ndryshe. Njerëzimi nuk do të përballej me gjithë këto luftëra shkatrruese, ndërsa varfëria, skamja dhe mjerimi nuk do të kishin vend në shoqërinë njerëzore. Paqa, përparimi, begatija dhe bashkëpunimi ndërnjerëzorë, do të mbretronin në gjithë rruzullin tokësorë. Nuk do të adhuroheshin krijesat e All-llahut, por do të adhurohej vetëm Ai që meriton dhe duhet të adhurohet, All-llahu, Mëshiruesi, Mëshirëploti, I Gjithdijshmi, Sunduesi, Furnizuesi, Jetëdhënësi, Vdekjeprurësi, Fuqiploti, Krijuesi dhe Zoti i tokës, i qiejve dhe gjithë krijesave të dukshme dhe të padukshme që gjenden në tokë, në qiej dhe në mes tyre. Lexues të respektuar, duke u mbështetur në citatet e lartëshënuara jam përpjekur ta kryej detyrën time si rob e besimtar i sinqertë i All-llahut të Lartësuar dhe si musliman e shqiptar që ka për synim të jetë i suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër.
Lexo më shumë
Të dashur lexues, për të gjithë sukseset e mia në punë të dobishme, i jam mirënjohës dhe e falenderoj me shpirt, me zemër e me gojë All-llahun e Lartësuar dhe Fuqiplotë. Po e falenderoj dhe e adhuroj të Madhin Zot, i Cili më frymzoj, më udhëzoj dhe më ndihmoj që pa ngurim ta luftojë të keqen e të shëmtuarën, me gjithë barësit e tyre, (pehlivanët e Nanosit dhe bajraktarët e farës ruse) por edhe ta përkrahu të mirën dhe të vërtetën. Po, i jam mirënjohës vetëm Krijuesit të gjithësisë, Krijuesit, Sunduesit dhe Furnizuesit të të gjitha krijesave që kanë egzistuar dhe që egzistojnë në gjithjësi. E falenderoj me tërë qenien time me përkushtimin më të madh All-llahun , Zotin Fuqiplotë , sepse vetëm Ai, Mëshirëploti, më udhëzoj dhe më ndihmoj për ta gjetur të Vertetën, atë të Vërtetë pa të cilën jeta nuk ka kuptim. Po, Ai, All-llahu, Mëshirëploti, ma fali Besimin në Një Zot, në Zotin Fuqiplotë, dhe me anën e atij Besimi më bëri njeriun më të pasur dhe më të lumtur në rruzullin toksorë . Vetëm me Mëshirën dhe Ndihmën e Tij shpresoj se do të jemë i suksesshëm në këtë botë dhe në botën tjetër. Lexues të nderuar, më vjen keq që në disa shkrime që i kam botuar më janë përvjedhur edhe ca gabime, i kam bërë ca kritika pa vend. Për këto gabime jam përgjegjës unë, sepse jam ngutur dhe nuk i kam peshuar si duhet dhe sa duhet argumentet dhe faktet. Pra, në ato raste, në momentet që i kam shkruar ato shkrime, kam qenë i ndikuar nga djelli i mallkuar. Prandaj plotësishtë jam i bindur se u kam hyrë në hak me disa shkrime të botuara para fillimit të luftës çlirimtare ish- Kryetarit të Republikës së Kosovës, të ndjerit Ibrahim Rugovës, nga mungesa e të dhënave të mjaftueshme për rrjedhat e ngjarrjeve në LDK. Po ashtu i kam hyrë në hak edhe ish -Kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër zotëri Shaip Latifit, që e pata kritikuar pa të drejtë për shkak se ai e pat këshilluar (kritikuar) me një shkrim të botuar në ”Rilindja” zotëri Adem Demaçin, ”që nuk po e ngjallë skenën politike të Kosovës duke e formuar partinë e tij në Kosovë”. Shpresojë se i ndjeri Ibrahim Rugova do të më falë (që e kam kritikuar pa të drejtë) në Ditën e Gjykimit, kur të dalim para All-llahut për të dhënë llogari për punët dhe veprat tona që i kemi kryer në këtë botë. Ndërsa zotëri Shaip Latifit publikisht i kërkoj falje, duke shpresuar se ai do të më falë për atë kritikë të pa vend, kur dihet botërisht se ai me vepra ka treguar se është zemërgjërë dhe bujarë. Sa i përket kritikave tjera që ua kam bërë personave dhe ”personaliteteve ” të niveleve të ndryshëm, të cilët lujtën rol negativ dhe antikombëtar në rrjedhat e ngjarrjeve politike në gjithë hapsirën tonë kombëtare, koha po i vërteton vlerësimet e mia se ishin plotësishtë të drejta dhe parimore. Para se ta përfundoj me përulësi dhe me sexhde e lusim All-llahun e Lartësuar, Pendimpranusin e Gjithëdijshëm, që mua, familjen time (të ngusht dhe të gjërë) dhe lexuesit e shkrimeve të mia të na udhëzoj në Rrugën e Tij të Drejt, që është Rrugë e sukseseve dhe fitores në këtë botë dhe në botën tjetër. Po ashtu e lusim Mëshirëplotin të na falë po qe se me vetëdie apo pa vetëdie i kemi bërë shirk. Veçmas e lusim të Madhin Zot, ta marrë në mbrojtje popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës nga injoranca e përgjithshme dhe mosdija fetare dhe t’i udhëzoj në Rugën e Tij të drejt , në Rrugën e suksesit dhe të fitores.
Shfaq më pak
El- Asr 1-3
'' Pasha kohën. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri tjetrin t'i përmbahën të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin të jenë të durueshëm''
Suretu el Maide: 2
'' Ndihmohuni mes veti me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e në armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtet All-llahu është ndëshkues i fortë.'' ( Suretu el Maide: 2)
Hadis i sakt
''Kush nga ju sheh një të keqe-le ta ndryshoj me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëj këtë-atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë edhe këtë- atëhere me zemren e tij, porse ky është imani më i dobtë.''
" Pasha kohen ! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt . Me përjashtim të atyre që besuan , që bënë vepra të mira , që porositën njëri - tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri - tjetrin të jenë të durueshëm " ( Kur'an - Suretu El Asr )
Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Sure 3 (Ali Imran) Ajeti 190
" ... Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disave të tjerëve , do të shkatrrohej toka , po Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit . " ( Kur'an - Suretu El Bekare , ajeti 251 )