Shefqet Jashari – Strofci: “Kriminelët janë të humbur, përfundim i keq po i pret
Etnia e shqitarëve ka shumë pak fletë të shkruara historie, dhe ato që i ka, janë të shkruara më ngjyrë të zezë, sepse, i zi katran me shekuj e nëpër shekuj ka qenë edhe fati i shqiptarëve, të cilët janë vra, prerë, djegur e ndjekur dhe, nga subsatanca shumë milionëshe në lashtësi, sot kanë mbetur një grusht njerëzish, të ndrydhur e të shtrydhur në një cep të Ballkanit, të rrudhurr dhe shumica pa plang, sepse jetojnë të mohuar në tokën e vet, të copëzuar në dy shtete të ashtuquajtuara të pavaruara: Shqipëri dhe Kosovë, që rrethohen me aneksimet tokësore Camëri, Maqedoni, Mal i Zi, Luginë e Preshevës, Pazarin e Ri… Të gjithë këta emra janë realitete etnike dhe historike shqiptare të qeverisura nga të huajt. Problemi i shqiptarëve që jetojnë nën okupimin e të huajve padyshim që është shumë i rëndë, por, aspak më e lehtë nuk është as pozita e shqiptarëve që edhe pse janë clriruar nga pushtuesit, janë në hall me lirinë dhe kanë probleme të rënda me vetqeverisjen. Sidomos me hallë të mëdha është Kosova, sepse, sic vëren analisti Shefqet Jashari Stofci – me clirimin e Kosovës dolën në shesh shumë dukuri të shëmtuara që më parë nuk ekzistonin në shoqërinë shqiptare…, sepse krimi i organizuar që po lulëzon në gjithë hapësirën tonë kombëtare, është e keqja dhe e liga më e madhe që ka goditëur kombin tonë. Konstatimi është apsolutisht i saktë dhe, Shefqet Jashari Strofci, në këtë prizëm në dorëshkrimin “Kriminelët janë të humbur përfundim i keq po i pret” realizon një analizë të gjerë dhe të gjithanshme të gjendjes dhe faktorëve relevantë që e përbëjnë të vërtetën dhe realitetin e hidhur të jëtës shoqërore në Kosovë, duke u përpjekur që t’i jap përgjigje pyetjes – cka po ndodh me shqiptarët?
Zakonisht fatkeqësitë e popujve shkaktohen nga armiqët e tyre dhe, kjo normalisht që u ka ndodhur edhe shqiptarëve, mirëpo, Strofci, më shumë se për fatkeqësinë që vjen nga amiqët, është i brengosur për fatkeqësinë që shqiptarët ia kanë shkaktuar vetvetes deri në përmasën e vetshkatërrimit, gjë që, është tmerruese dhe paskajsisht e kobshme. Autori shpjegimin e gjendjes së keqe e gjen te okupatorët, të cilët edhe pse kanë ikur, kanë lënë prapa bashkëpunëtorët e tyre, “krimba dhe këlyshë” për të punuar kundër interesave te popullit dhe vendit tonë. Vrasjen e figurave të shquara shqiptare, autori e thekson si të keqen më të madhe, sepse, elimonohen vlerat e vërteta të atdhetarisë së pastër dhe instalohen rrjetet e krimit të organizuar, të udhëhequra nga individë dhe grupe ordinerësh famëkeq, të cilët kapin shtetin dhe e ngulfasin vendin dhe popullin. Sipas argumenteve të panumërta që autori sjellë në këtë libër, Kosova është lënduar rëndë nga mafiozët politikë dhe ekonomikë dhe pasojat janë të shumta, të rënda dhe afatgjate. Kjo e ka kushtëzuar pavarësinë e Kosovës, duke ia ngushtuar forcën vepruese, e cila është e varur nga vetëdija shtetëformuese shqiptare për paluhatshmwrinë e krijimit të shtetit ligjor, të fortë dhe funksional, të drejtë dhe të bazuar ne standardet e botës se civilizuar demokratike, që është kriteri apsolut i rikthimit të shqiptarëve në sofrën e popujve të civilizuar, ku në lashtësi edhe e kanë pasur vendin.
Rëndësinë e vetorganizimit të mirë të faktorit vendor, Strofci e konsideron kushtëzim edhe për punë më efektive të faktorin ndërkombëtar, i cili, nëse shqiptarët tregojnë vigjilencë dhe gadishmëri për realizimin e obligimeve të veta shtetformuese, gjithsesi që, edhe ndërkombëtarët do të ishin më funksional dhe më efikas në realizimin e detyrave të tyre, në realizimin e pavarësisë së plotë të Kosovës. Mosangazhimi i duhur i deritashëm, e ka zhaguar edhe pavarëinë e Kosovës, e cila duke mos qenë e aftë për të krijuar sistemin institucional të mirëfilltë sde funksional, vazhdon të mbetet e varur nga faktori ndërkombëtar. Rasti më domethënës është sistemi i drejtësisë, që duke mos u qeverisur si duhet nga shqiptarët, kjo përgjegjësi iu ka bartur ndërkombëtarëve, dhe e ka shtru nevojën e krijimit të Gjykatës speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, e cila do të funksionojë me ekspertë ndërkombëtarë.
Gjendja është e pavolitshme edhe në skenen politike ku manifestohet një luftë e egër partiake, me kundërthënie të forta ndërmjet pozitës dhe opozitës, ekstremisht të kërcënuara nga mundësia e shantazhimeve të rrezukshme nga ana e shërbime sekrete, në krye me SHIK-un famëkeq, i dirigjuar nga një klikë degjenerikësh, që në luftën për pushtet kanë vrarë burrat më të fortë të Kombit. Autori i librit denoncon me emra dhe mbiemra SHIK-istet dhe përgjegjësit e tyre në prapaskenë, duke treguar edhe rrënjët e lidhjeve dhe të veprimtarisë së ndyrë të SHIK-ut dhe të argatëve të tyre, ndër të cilët janë edhe disa intelektualë të stërshitur. I pezmatuar fort nga kjo gjendje, autori i librit, me afsh konstaton: “Shqiptarët kurrë nuk do të shohin ditë të bardhë! Shqiptarët do t’i mallkojë i Madhi Zot, po që se i forcojnë (duke ua dhënë votën) në pushtet kriminelët e mëdhenj që dhanë urdhra për vrasjen e Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Smajl Hajdarit, Shefki Popovës, Ekrem Rexhës, Tahir Zemës me të birin Enisin dhe kusherinin Hasanin, Ukë Bytyqit me dy shoqëruesit e tij e shumë të tjerë që nuk arritën t’i bënin argatë apo vasalë…”
Pas analizave të thukta në kapitullin e parë që ka përmbajtje reflektuese për seriozitetin e problemeve të shumta të shqiptarëve në përgjithësi e të shqiptarëve të Kosovës në vecanti, në tre kapitujtë e tjerë, janë të një varg analizash të thukta, që realizohen me një përkushtim të thellë publicistik, të bazuar në fakte konkrete, dokumente, përjetime, dëshmi nga zhvillimet në Kosovë, mbi të cilat në vazhdimsi, autori nxjerr konstatime të bazura, që janë me interes për lexuesit e të gjitha niveleve, e sidomos, për masën e gjerë të lexuesve, të hutuar nga thashethemet e shumta shumevjecare, të cilët kanë rastin të njihen dhe njohin më mirë disa nga zhvillimet e rëndësishme dhe personazhet e këtyre zhvillimeve, të cilat, kanë qenë vendimtare për vendimet e gjithmarshme në Kosovë e rreh saj. Fjala vjen, lexuesi do ta ketë më të cartë “Nga kush i vijnë të ligat Kosovës”, “Pse po lihen të lirë kriminelët që shëmtuan Kosovën dhe i njollosën shqiptarët”, “Deri kur do t’i lejojmë forcat e djallit të manipulojnë më cështjet madhore kombëtare”, “Nuk ka falje për kriminelët që e vranë Ahmet Krasniqin”, dhe shumë fakte, argumente e dëshmi që në kapitullin e katërt zgjerohen edhe me shumë duke iu qasur personalitete të shumta të shquara kombetare që me punën e tyre kanë pasur ndikim të madh në cështjet kombëtare, sic janë: Aziz Zhilivoda, Ahmet Krasniqi, Metush Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Ajshe Gërvalla (nëna e Jusuf Gërvallës), e figura të tjera të mirënjohura, të cilave autori u drejtohet me letra të hapura.
Libri, si i këtillë është një dhuratë e mirëfilltë për lexuesit dhe, me vlera për të hy në raftet e bibliotekave të mirëfillta institucionale, por edhe në cdo familje, sepse do të mund të përdorë si një dracak për Kosovën dje, sot e nesër.
Skënder Zogaj
17 maj 2015, Alborg, Danimarkë