QYTETARË TË KOSOVËS, MOS UA JEPNI VOTËN ARGATËVE TË NANOSIT DHE ARGATËVE TË SOROSIT
Qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 23 tetorit, sigurisht se do të tregojnë pjekuri politike dhe vetëdije të lartë qytetare dhe kombëtare si edhe në zgjedhjet e mëparshme, duke ditur se kujt duhet dhënë besimin dhe votën, e kujt mosbesimin dhe injorimin.
Siç po shihet, qendrat antishqiptare i kanë aktivizuar të gjithë emisarët dhe argatët e tyre, (të cilët me ndihmën e tyre, i kanë përvetësuar mjetet e opinionit publik dhe kanë zënë pozita udhëheqëse në organet partiake dhe shtetërore të Kosovës), që në këto zgjedhje të mos e marrin pushtetin në Kosovë forcat e shëndosha kombëtare, partitë institucionale, por ta marrin pushtetin vasalët, argatët dhe skllevërit e tyre, që as një të mirë nuk ia sollën Kosovës, por i sollën vetëm dëm, vuajtje dhe mjerim.
Qytetarët e Kosovës nuk guxojnë të harrojnë se në Kosovë vepron dora katile e Fatos Nanosit, nëpërmjet dy bishtave të PSSH-së, PDK-ja dhe AAK-ja.
Qytetarët e Kosovës nuk guxojnë të harrojnë se në Kosovë veprojnë, në mënyrë perfide, për interesa serbo-ruso-greke, vasalët dhe rrogëtarët e Sorosit, në krye me Surroin.
Qytetarët e Kosovës shumë mirë e dinë se në Kosovë, në kushte shumë të vështira, vepruan dhe po veprojnë forcat e shëndosha kombëtare, LDK-ja, PDSHK-ja, NDSHK-ja, PLK-ja, PADK-ja, PSDK-ja, që i krijuan institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës, i krijuan njësitë e para guerile të Republikës së Kosovës, dhe krijuan miq dhe aleatë të sinqertë, për të na dalë në krah karshi hienave ballkanike që ishin të ndërsyera, e të përkrahura nga Ariu i zi i Karpateve të Rusisë.
Qytetarët e Kosovës nuk guxojnë të harrojnë se argatët e Nanosit dhe të Sorosit, në krye me Xh. Halitin, R. Qosjen, H. Thaçin, R. Haradinajn, H. Hysenin, B. Bukoshin, V. Suroin etj. ia krijuan kushtet dhe rrethanat Serbisë për ta masakruar popullsinë e pambrojtur të Kosovës, dhe për ta bërë pastrimin etnik të saj, me përçarjet që i bënë brenda faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës. Këta mendjeshkurtër dhe karrieristë të sëmurë për pushtet, u ”hipnotizuan” nga padronët e tyre, kur nuk pranuan këshillat e miqve tanë për krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nuk pranuan institucionalizimin e UÇK – së (edhe pse qe arritur marrëveshja për bashkimin e UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes në FARK, në Oslo). Këto forca të djallit të mallkuar edhe pas luftës, vepruan me mësimet e padronëve të tyre. I vranë të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Ua mundësuan kriminelëve serbë të krijojnë enklavat e tyre në Kosovë. Krijuan kaos, pasiguri, krime të llojllojshme dhe kështu e ndihmuan propagandën skizofrene serbo–ruso-greke se ”shqiptarët nuk janë faktorë të stabilizimit në Ballkan”, por ”janë faktorë të destabilizimit”, sepse ”janë popull jo shtetformues”, ”shkatërrues të vlerave demokratike”, e përralla të tjera të ngjashme.
Qytetarët e Kosovës nuk duhet harruar skenat trishtuese që i krijuan ,,çlirimtarët”’ e Xh. Halitit menjëherë pas luftës, kur përvetësuan pasuri shoqërore dhe private dhe, me anën e SHIK-ut dhe ZKZ-së, na e sollën regjimin e Rankoviqit në Kosovë.
Qytetarët e Kosovës nuk duhet harruar burrat e fort të kombit, që i vrau SHIK – u i Sabit Gecit gjatë luftës dhe pas luftës.
Qytetarët e Kosovës nuk guxojnë të harrojnë një fakt, në mesin e mijëra fakteve të tjera, se argatët e Xh. Halitit, të H. Thaçit dhe të R. Haradinajt, që u qëndisën me grada kolonelësh e gjeneralësh, pa pasur kurrfarë dije dhe kurrfarë meritash për to, (duke e komprometuar edhe UÇK-në), i dërguan djelmoshat e TMK-së për të marrë pjesë në varrimin e Fadil Hoxhës, por nuk i dërguan të marrin pjesë në varrimin e komandantëve të UÇK-së dhe të veprimtarëve të dalluar të LDK-së, nga shkaku se padroni i tyre, H. Thaçi, pati thënë (qe betuar) para kufomës së Fadil Hoxhës se ”do ta vazhdojmë rrugën tënde”.
Qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se deklarata e H. Thaçit nuk është vetëm qëndrim i tij personal, por është program dhe vijë politike e PDK-së, kur TMK-ja nuk mori pjesë në varrimin edhe të Nënë Ajshe Gërvallës, edhe pse ajo disa herë, në mënyrë publike, pati deklaruar (e la amanet) se ”kur të vdes, dua të më varrosë Ushtria e Kosovës”.
E kuptojmë H. Thaçin që i flenë në zemër dëshira për ta ndjekur rrugën e Fadil Hoxhës, se përndryshe Xh. Haliti nuk do ta bënte bajraktar të PDK-së, por nuk e kuptojmë A. Çekun që, së paku në rastin e Nënë Ajshe Gërvallës, është dashur të mos e dëgjojë padronin e tij XH. Halitin dhe argatin e tij H. Thaçin. Por, e kuptojmë edhe Agimin, se edhe ai është lidhur pas betimit që ia ka dhënë argatëve të Xh. Halitit, sepse, për ndryshe, nuk do të ishte këtu ku është, në krye të TMK – së. Po, më në fund, ku dinë se çka është amaneti kryepehlivanët e Nanosit, Xh. Haliti, H. Thaçi, R. Hajradinaj, A. Çeku dhe argatët e tyre?!
Qytetarët e Kosovës duhet kuptuar se më 23 tetor, do të zhvillohet njëra ndër betejat më të rëndësishme të Kosovës së pasluftës. Nuk është betejë e zakonshme dhe nuk është aq e lehtë kjo betejë për forcat e shëndosha kombëtare, kur po shihet se qendrat antishqiptare dhe aleatët e tyre po bëjnë çmos që këtë betejë ta fitojnë forcat antikombëtare, në krye me bajraktarët e farës ruse, që udhëhiqen nga Nanosi dhe Sorosi. Vota e qytetarëve të Kosovës atë ditë do të vendosë për fatin e Kosovës.
Vota e qytetarëve të Kosovës është me peshë më të madhe dhe shumë më të rëndësishme se gjithë puna e deritashme që është bërë pas luftës në Kosovë nga forcat institucionale(forcat e shëndosha kombëtare).
Vota e qytetarëve të Kosovës do të vendosë se cilat forca politike do të vijnë në pushtet, cilat forca do të jenë në opozitë dhe cilat forca do të mbesin pa rëndësi fare. Shumica e elektoratit shqiptar dhe atij të pakicave kombëtare (përpos atij serb), do t’ia japin besimin dhe votën forcave të shëndosha kombëtare në krye me LDK-në.
Elektorati shqiptar nuk guxon këtë radhë t’i bëjë plangprishësit e Kosovës dhe argatët e Nanosit dhe të Sorosit, pozitë në pushtetin e Kosovës. Këto forca të djallit të mallkuar, me votën e elektoratit shqiptar, duhet të përcaktohen ashtu siç janë, forca të parëndësishme të Kosovës, forca të huaja që punuan dhe do të punojnë në dëm të Kosovës dhe të shqiptarëve e në dobi të Beogradit, Athinës dhe të Moskës. Janë mbeturina të enverizmit dhe rankoviqizmit, që shqiptarëve për 50 vjet iu sollën vetëm të liga, duke filluar nga copëtimi i trojeve të tyre etnike, e deri tek përçarjet e thella ndërshqiptare. Këta plangprishës shqipfolës krijuan vuajtje, mjerim, skamje dhe krime të llojllojshme.
Pozitë dhe opozitë në Kosovë, duhet të jenë vetëm forcat institucionale të Republikës së Kosovës. Qysh tash, këto forca duhet të përcaktohen se kush prej tyre do ta ndajnë pushtetin, e kush prej tyre do të mbetët në opozitë për ta kontrolluar pozitën.
Elektoratin e Kosovës e ka ndihmuar pa masë qartësia politike e Mark Krasniqit dhe Gjergj Dedës, të cilët me deklaratat e tyre publike janë përcaktuar për vijën politike të partive të tyre. I pari ka pranuar se do të marrë pjesë me LDK-në në ndarjen e pushtetit, i dyti është përcaktuar se do të mbetet në opozitë, për ta kontrolluar pozitën. Është e domosdoshme që edhe udhëheqjet e partive të tjera institucionale, siç është NDSHK-ja, Balli Kombëtar, PSDK-ja, Partia e Drejtësisë, Partia e zotëri Baliqit, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës etj. të deklarohen qysh tash se do t’i bashkëngjiten PLK-së, për të qenë një opozitë e fortë e LDK-së dhe PDSHK-së.
Shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës e kanë kuptuar, sidomos pas ngjarjeve të marsit të këtij viti, se PDK-ja e XH. Halitit dhe AAK-ja e R. Haradinajt, janë bishta të PSSH-së, ndërsa udhëheqjet e tyre janë argatë dhe rrogëtarë të Nanosit dhe Metes. Sjelljet e tyre të papërgjegjshme dhe qyqare në jetën politike të vendit (në Parlament, Qeveri dhe në pushtetin lokal – vendor), veçanërisht veprimtaria e tyre antikombëtare në marsin e këtij viti, ku ia qitën faqen e zezë Kosovës, duke e kthyer pesë vjet mbrapa, treguan se janë antikombëtarë, treguan (me shumë fakte) se nuk punuan dhe kurrë nuk do të punojnë (edhe pse po betohen në idealet e dëshmorëve tanë) për pavarësinë e Kosovës.
Me siguri, qytetarët e Kosovës, me votat e tyre, do t’ua tregojnë vendin që u takon nanoistëve dhe rankoviqefcëve të Kosovës. Këto forca të djallit, këta argatë të Nanosit dhe Sorosit, që po punojnë për Beogradin, Moskën dhe Athinën, e kanë vendin pas derës, e jo në krye të vendit. Pra, këta plangprishës të Kosovës nuk duhet, në as një mënyrë, të luajnë rolin e opozitës. Shqiptarët nuk e kanë harruar veprën e shëmtuar antikombëtare të opozitarëve të Shqipërisë, në krye me Nanosin, gjatë vitit 1997 (që po vazhdon deri në ditët tona), e cila për të ardhur në pushtet dhe për ta rrëzuar pushtetin demokratik të Shqipërisë, e kallën Shqipërinë, së bashku me bandat greke, por edhe me ndihmën e parasë serbe dhe parasë së LPK-së. Edhe rrogëtarët e Nanosit në Kosovë, në krye me R. Qosjen, H. Hysenin, XH. Halitin, H. Thaçin, R. Haradinajn, B. Bukoshin dhe A. Çekun punuan shumë , me vetëdije dhe pa vetëdije, që Kosova të bëhet ”djep” i Serbisë, por i Madhi Zot, Ai i Gjithëfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi, nuk lejoi të ndryshohen vendimet e tij, sepse popullit tonë ia ka lënë trashëgim trojet më të bukura dhe më të pasura të Evropës, prandaj i Urdhëroi fuqitë e mëdha të botës t’i shkatërrojnë planet e Nanosit, Miloshit, Putinit e të Xhavitit dhe kështu NATO-ja u urdhërua të bëhet çlirimtare e popullit të shumëvuajtur të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës nuk duhet, në asnjë mënyrë, t’u besojnë argatëve ”intelektualë” të Xh. Halitit, R. Haradinajt dhe të V. Surroit, të cilët po vrapojnë nëpër qytete, fshatra dhe institucione të ndryshme e në shtëpi private, për të iu bërë ”aman” (për t’i lutur) njerëzve që ta hedhin votën e tyre në atë kutinë e votimit, që do të qonte Kosovën edhe më tutje kah gremina, që do të bënte që edhe më tepër të trashet e të rritet krimi, korrupsioni, skamja dhe mjerimin në Kosovë, për ta lënë Kosovën për një kohë të gjatë utrinë katundi, për të kullotur qeni e i biri qenit dhe thiu e i biri thiut, së bashku me kryepehlivanët e Nanosit e Sorosit dhe kopenë nanoisto- sorosiste të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës nuk janë matufosur siç mendojnë argatët e Nanosit, kur japin premtime boshe ”po që se vijnë në pushtet”, kur dihet, se yrnekun e pushtetit të tyre e kanë të ngulitur thellë në kujtesë, gjatë kohës sa ishte H. Thaçi kryeministër i vetëshpallur i Kosovës. Por, shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës e kanë të qartë se çfarë pushteti do të bëjë PDK – ja, AAK – ja dhe aleatët e tyre (që elektorati i Kosovës nuk i bëri dhe nuk i bënë ”hesap”), duke vështruar gjendjen e mjerë dhe tragjiko-komike që sot mbretëron në Universitetin e Prishtinës, në Shëndetësinë e Kosovës, veçmas në Qendrën Spitalore të Prishtinës, në Elektroekonominë e Kosovës dhe në ministritë, në krye të të cilave gjendën argatët e XH. Halitit dhe të R. Haradinajt.
Qytetarët e Kosovës nuk mund të mashtrohen lehtë as edhe prej ”intelektualëve” që dinë të flasin mirë, kur fatzinjtë e quan veten në torishtën e Xh. Halitit e të R. Haradinajt, për ca interesa banale – personale, kur janë të detyruar t’i kryejnë urdhrat pa kundërshtim të padronëve të PDK-së dhe AAK-së. Mjafton të shënohet vetëm një shembull, për të kuptuar se në çfarë gjendje të mjerë gjenden ”intelektualët” që hynë në shërbim të kryepehlivanëve të Nanosit. Veprimi i paarsyeshëm dhe antikushtetues i Bajram Rexhepit, kur e përjashtoi nga Qeveria e Kosovës zotëri Baliqin, tregon se kryeministri dhe ”intelektualët” tjerë që janë futur në partinë e Xh. Halitit dhe të R. Haradinajt, nuk luajnë kurrfarë roli në ato parti, përkundrazi, ata janë vetëm argatë dhe dekor për ta mashtruar opinionin tonë dhe atë ndërkombëtarë, se gjoja bajraktarët e farës ruse kanë përkrahjen e një pjesë të inteligjencës së Kosovës.
Elektorati i deritashëm i PDK-së dhe i AAK-së, duhet të vetëdijesohet se përkrahja e mëtutjeshme e tyre ndaj dy bishtave të PSSH-së, (PDK-së dhe AAK-së), jo vetëm që do të shkojë në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj, por do të shkojë në dëm edhe të vetë atyre që po i përkrahin. Mjafton t’ua përkujtojmë atyre dhe qytetarëve të Kosovës një fakt, se argatët e Nanosit janë pehlivana të vërtetë. Nuk qajnë hallin këta plangprishës të Kosovës për premtime, as nuk qajnë hallin për rrogëtarë, e të mos flitet më për qytetarë të zakonshëm. Shikoni si vepruan me Fatmir Limajn, shokët e tyre të ”luftës”. Ishin shumë të zëshëm në ”mbrojtjen” e tij, derisa e krijuan ”Fondin Kadri Limaj”, por kur forcat ndërkombëtare e morën në mbikëqyrje atë fond, ”shokët” e tij të zëshëm dhe kryepehlivanët e Nanosit, urdhrat e të cilëve i ka kryer F. Limaj gjatë luftës (për çka edhe sot gjendet në Burgun e Hagës), e harruan edhe Fondin edhe F. Limajn, pasi u bindën se nuk do të kenë dobi më nga F. Limaj dhe as nga Fondi që u hap për ”mbrojtjen” e tij, pasi që faktori ndërkombëtar nuk lejoi që ai fond ta luaj rolin e ish-fondit ”Vendlindja Thërret”. Kështu do të veprojnë edhe ndaj ”intelektualëve” që i kanë futur nën sqetulla Xh. Haliti dhe R. Hajradinaj. Kështu do të veprojnë edhe ndaj kriminelëve dorasë, që me shantazhe apo me të holla, i detyruan t’ua vrasin kundërshtarët e tyre politikë, që ishin veprimtarë të dalluar dhe burrat më të mirë të kombit.
Shqiptarët kurrë nuk do të shohin ditë të bardhë! Shqiptarët do t’i mallkojë i Madhi Zot, po që se i forcojnë (duke ua dhënë votën) në pushtet kriminelët e mëdhenj që dhanë urdhra për vrasjen e Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Smajl Hajdarit, Shefki Popovës, Ekrem Rexhës, Tahir Zemës me të birin Enisin dhe kusherinin Hasanin, Ukë Bytyqit me dy shoqëruesit e tij e shumë të tjerë që nuk arritën t’i bënin argatë apo vasalë.
Kriminelët janë të humbur, përfundim i keq po i pret!
Botuar në “Bota sot”, më 16 tetor 2004