NJË LAJM I MIRË QË KOSOVËS DO T’I HAPË RRUGËT PËR T’U BËRË SHTET LIGJOR

Më në fund, me ndihmën e të Madhit Zot, po krijohen rrethanat dhe kushtet që ky vit të jetë i mbarë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas shumë hezitimesh, qendrat e vendosjes ndërkombëtare kanë vendosur ta mëshirojnë popullin e shumëvuajtur të Kosovës, i cili në vend se t’i gëzonte të mirat që ua solli NATO-ja dhe ushtarët trima të UÇK-së, çlirimin e vendit dhe lirinë e shumëpritur, e pësoi shumë fish më keq gjatë sundimit 13 vjeçar të profiteve të luftës, bandës mafioze dhe kriminele të kryekriminelit Xhavit Halitit, pionëve të tij Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli dhe argatëve të tyre të sistemuar në kryesinë e PDK-së, se sa që e pësoi në epokën e vasalëve serbo-jugosllavë të epokës së Xhavit Nimanit – Azem Vllasit.

Takimi i dy personaliteteve të shquara, prokurori i TFHS Clint Williamson, dhe shefi i Misionit të EULEX-it, zotëri Bernd Borchard, para disa ditësh në Prishtinë me Bajram Rexhepin dhe Hajredin Kuqin, për t’ua bërë me dije se qendrat e vendosjes ndërkombëtare kanë vendosur ta shpëtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj nga kriminelët e luftës që e quan Kosovën buzë greminës.

Ky ishte një lajm i mirë për opinionin e gjerë, i cili është lodhur e demoralizuar nga krimet e përditshme dhe të llojllojshme që i kanë bërë dhe po i bëjnë kriminelët e mëdhenj (urdhëruesit e krimit të organizuar) dhe vasalët e tyre, por ky lajm i trishtoi kriminelët e Kosovës. Urdhëruesit e krimit të organizuar(kriminelët e stolisur me kravata kuq e zi) nuk po ndihen të gjallë, sepse e kanë të çartë se shumë shpejt do të burgosen për të dhënë llogari para organeve të drejtësisë ndërkombëtare për krimet e shumta dhe të llojllojshme që i bënë gjatë luftës dhe pas luftës ndaj Kosovës dhe ndaj qytetarëve të saj, për të vetmin shkak se nuk i përkrahën keqbërësit e Kosovës, por i përkrahën institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës në krye me Presidentin Ibrahim Rugova. Ndërsa argatët e tyre po tregohen shumë të mjerë, naivë dhe qesharakë, veçmas Hajredin Kuçi, i cili në cilësinë e ministrit të ,,Drejtësisë’’, u mundua t’i bindi dy përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar se ,,Republika e Kosovës ka ndërtuar kapacitete të mjaftueshëm në fushën e drejtësisë për të trajtuar çdo rast eventual’’ që dyshohet se ka bërë krime të luftës. Ai kërkon prej tyre që ta ,,ruajnë imazhin e sistemit të dritësisë dhe të Republikës sonë.’’

A nuk është shumë qesharake të kërkohet prej organeve të drejtësisë të dy qendrave më të fuqishme të vendosjes ndërkombëtare, që ta ,,ruajnë’’ imazhin e rrëzuar për toke të drejtësisë dhe të organeve tjera shtetërore të Republikës së Kosovës, që u instalua në Kosovë me ndihmën e spiunit serbo-grek Fatos Nanos & Compani dhe ndihmën e drejtpërdrejt të SHIK-ut të Xhavit Halitit – PDK-së, menjëherë pas përfundimit të luftës, duke i kërcënuar e shantazhuar, dhe pushkatuar veprimtarë të dalluar të Kosovës, vetëm pse i njihnin institucionet shtetërore të Kosovës, e nuk pranuan të bëhen ,,robot’’ të tyre.

Shtrohet pyetja, a thua faktori ndërkombëtar i instaluar në Kosovë, së bashku me sigurimet e tyre sekrete, nuk i kanë të njohura faktet e shumta se Hajredin Kuçi dhe ,,drejtësia’’ që ai e udhëheq jo vetëm që nuk e luftuan krimin e organizuar, por, përkundrazi, e ndihmuan, e rritën, e forcuan dhe pastaj e amnistuan, dhe po e amnistojnë, mu në bazë të atij ,,juridiksioni’’ të Kosovës, që Kuçi kërkon të ,,respektohet’’ nga faktori ndërkombëtar.

Qendrat e vendosjes ndërkombëtare e kanë të njohur faktin se drejtësia e Kosovës ka dështuar në çdo pikëpamje, nga që nuk ka pavarësinë e të vendosurit, për shkak se faktori politik i mban dizginat e saj, ndërsa kriminelët e SHIK-ut të PDK-së, janë bërë faktorë të vendosjes në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Veçmas, dorë e zezë e Xhavit Halitit, e instaluar në të gjitha burgjet e Kosovës, ka luajtur rol vendimtar që të dështojnë shumica e proceseve gjyqësore, pasi që avokatët shpirtshitur me ndihmën e gardianëve të burgjeve hetuese (që SHIKU i ka punësuar), i kanë takuar pa dijeninë e organeve hetimore të akuzuarit për të njëjtën vepër penale, për t’i rregulluar deklaratat, me qëllim që faktet e krimit të organizuar të bëhen të pavlefshme. Kur të merret parasysh se edhe dëshmitarët kanë pësuar për shkak të dëshmive të tyre, nuk gjendet asnjë arsye që personat e dyshuar për krime të luftës që po hetohen nga EULEX-i dhe prokurori i Task-Forcës, zotëri Clint Williamson të mbahen në burgjet hetuese të Kosovës gjatë procesit të hetimeve dhe të dënimit për krimet e bëra.

Veçmas kërkesa e Hajredin Kuçit nga dy personalitetet e shquara të faktorit ndërkombëtar, që ,,në çdo rast të ruhet imazhi i luftës së drejt dhe i vendit tonë’’, është kërkesë përmjet së cilës mundohet të krijojë huti tek qytetarët e Kosovës, për ta kundërshtuar procesin e hetimeve ndaj qendrës së krimit të organizuar që është instaluar në Kosovë.

Shtrohet pyetja se çka nënkuptohet me kërkesën ,,në çdo rast të ruhet imazhi i luftës së drejt dhe i vendit tonë’’. Po që se Qeveria e krimit të organizuar dhe argati i saj Hajredin Kuçi, mendojnë se me dënimin e kriminelëve që e kanë njollosur UÇK-në dhe popullin tonë, duke bërë krime të llojllojshme gjatë luftës apo pas saj, ,,njolloset’’ lufta çlirimtare dhe ,,njolloset’’ vendi ynë, është çmenduri, është një shpifje e ligë, që arsyeja e shëndoshë nuk e përthekon. Përkundrazi, dënimi i kriminelëve që bënë krime të llojllojshme ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, është puna e vetme që do ta pastronte UÇK-në, popullin tonë dhe Kosovën nga ndyrësirat e individëve të tillë, që i kanë shkelur ligjet dhe konventat ndërkombëtare të luftës. Me mos dënimin e tyre për veprat e tyre kriminele, dëmtohet lufta e drejt e popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtarë, dëmtohet imazhi i Kosovës si shtet dhe i shqiptarëve si popull.

Po që se subjektet politike, institucionet shtetërore dhe organizatat jo qeveritare të Kosovës, së bashku me opinionin publik, do të kundërshtojnë procesin e hetimeve të personave të dyshuar jashtë Kosovës, me vetëdije apo pa te, po punojnë që Kosova të mos bëhet kurrë shtet ligjor, por të mbetet Xhungël për të sunduar ligji i të fortit, ligji i krimit të organizuar.

Të gjithë ata burra dhe ato gra, të gjithë ata djem dhe ato vasha, të gjithë ata familjarë që u dëmtuan rënd nga dora kriminele e policisë dhe ushtrisë serbe, por edhe nga dora kriminele e shqipfolësve, që u bënë dorë e zgjatur e ,,cërna ruka’’ serbe, që ua kidnapuan, ua masakruan, ua dhunuan apo ua pushkatuan të dashurit e tyre, vetëm se nuk pranuan të bëhen ,,robot’’ të profiterëve të luftës, e kanë për detyrë njerëzore, kombëtare dhe fetare, që ta përkrahin faktorin ndërkombëtarë, EULEX-in, dhe Prokurorin e TFHS, zotëri Clint Wialliamson, në qëllimet e tyre fisnike për ta bërë Kosovën shtet ligjor, duke i dënuar të gjithë kriminelët, pa dallim kombësie, (janë serbë, shqiptarë apo të nacionaliteteve tjera,) pa marrë parasysh se çfarë pozite mbajnë, janë pushtetarë apo qytetarë të thjesht. Përkrahja e jonë (me shkrime dhe dërgimin e letrave për t’i përkrahur dhe falënderuar) është shumë e rëndësishme për t’ia përmirësuar imazhin Kosovës dhe popullit tonë para faktorit ndërkombëtar.

Kriminelët janë të humbur! Përfundim i keq po i pret!

Botuar në ,,Bota sot’’, më 21. 03. 2014

Loading