A DO T’I LARGOHET KOSOVA HUMNERËS, APO DO TË BIE NË TË, DO TË VENDOSIN QYTETARËT E SAJ MË 8 QERSHOR

Gjyshërit e baballarët tanë, me shkollë e pa shkollë, por mendjemprehtë dhe të zgjuar, kanë punuar në bazë të përvojës dhe dijes së gjeneratave të mëhershme dhe gjithnjë e kanë njohur mikun për mik dhe armikun për armik, ndërsa gënjeshtarin, hajnin dhe rrugaçin e kanë injoruar dhe e kanë konsideruar mish të egër në trupin e kombit shqiptar, duke e mbikëqyrur me kujdes që fqinjët tanë të mos i bëjnë për veti, që nëpërmjet tyre të na dëmtojnë e të na luftojnë.

Fatkeqësisht, gjenerata jonë nuk u tregua vigjilente ndaj kësaj fare të keqe, ndaj këtij llumi të shoqërisë sonë, e cila pranoi të bëhet dorë e zgjatur e armiqve tanë shekullorë, pranuan të bëhen vasalë të tyre me një kusht, që me përkrahjen e tyre të bëhen lidership i shqiptarëve.

A nuk u treguan të pashpirt, kriminelë të vërtetë ndaj vendit të tyre, Shqipërisë, kjo mashë serbo-sllavo-greke, ky mish i egër, kjo ,,farë ruse’’, hajna e kriminelë ordinerë më 1997, kur për tu bërë pushtetarë të Shqipërisë, ia futën flaken vendit të tyre dhe popullin e veshën në të zeza.

A nuk u treguan edhe më katil, më mëndje shkurtër dhe më debilë përfaqësuesit e asaj fare në Kosovë e në diasporën shqiptare, kur në vend se t’i njihnin dhe përkrahnin institucionet shtetërore që i krijoj populli ynë me sakrifica të mëdha, ata nuk i njohën, por i luftuan ashtu siç veproi edhe Beogradi! Politika e tyre përçarëse dhe kriminale ia mundësoi Serbisë pa vështirësi ta bënte pastrimin etnik të Kosovës. Dhe, vetëm mëshira dhe ndihma e Zotit Fuqiplotë, bëri mrekulli, kur ua mbushi mendjen kryetarëve të shteteve më të fuqishme të botes, që nëpërmjet NATO-s së tyre ta detyrojnë Serbinë t’i largojë forcat e saj okupuese nga Kosova e ne shqiptarët të kthehemi në vatrat tona.

Kosova e çliruar nga NATO-ja, shpëtoi me pasoja të rënda nga kthetrat serbe. Fatkeqësisht, atë e pushtoj ,,fara ruse”, e përfaqësuar nga Rexhep Qosja, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Adem Demaçi, Hydajet Hyseni, Bujar Bukoshi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi & Compani, që i bëri faktor politik Fatos Nano & Compani, në saje të përvetësimit të aksioneve guerile të njësive që i komandonte Adem e Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çekaj dhe të përvetësimit të luftës dhe gjakut të derdhur të ushtarëve trima të UÇK-së.

Siç dihet, Nano me kompani, e zgjodhën pionin e Xhavit Halitit, ,,shtalpakun’’ Hashim Thaçin, kryeministër të Përkohshëm të Kosovës në Tiranë, kur Kosova pastrohej etnikisht nga forcat okupuese serbe, si shpërblim për veprimtarinë e tij përçarëse dhe kriminele gjatë luftës, duke mos lejuar bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, veprimtari kjo që shkonte në interes të Beogradit, Athinës dhe Moskës. Por i zgjedhuri i tyre edhe pas lufte, veçmas në dy mandatet e qeverisjes së tij deri në ditën e sodit, punoi në dëm të interesave të Kosovës e qytetarëve të saj dhe në dobi të Serbisë dhe interesave të tij personale e klanore.

Pra, Kosova e pasluftës, me veprimtarinë e keqbërësve të ndryshëm dhe kriminelëve me kravata kuq e zi, po dergjet në shtratin e të sëmurit kronik, duke përjetuar momentet më kritike të historisë së saj më të re. Se a do të shpëtojë, apo do të bie në humnerën që ia kanë përgatitur profiterët e luftës, hajnat, kriminelët, keqbërësit e ndryshëm dhe dora e zgjatur e Serbisë, që e përbëjnë udhëheqjen e PDK-së, në krye me Xhavit Halitin dhe pionët e tij Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, do të shihet më 8 qershor të këtij viti, kur qytetarët e Kosovës me votën e tyre, do të vendosin për ardhmërinë e tyre dhe vendit të tyre të ri okupuar nga dora e zgjatur e Serbisë.

Duke u mbështetur në thënien e dr. Mehmet Rukiqit se ,,Populli është kamerë e fshehtë’’, është më se e sigurt se pioni i Xhavit Halititi, ,,Gjarpri’’ dhe partia e tij PDK-ja, do t’i humbin zgjedhjet e 8 qershorit, për krimet e rënda që i bënë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj gjatë luftës dhe pas luftës dhe, veçmas, pasi u bë ,,Gjarpri’’ kryeministër i Kosovës, me vota të vjedhura dhe vota të blera prej qytetarëve, të cilët i bëri skamnorë, duke ua mbyllur fabrikat (vendet e punë), se ashtu e donte interesi i tij dhe argatëve të tij. Ato fabrika dhe punishte pastaj u përvetësuan nga argatët e tij me pak para, si shpërblim për ndihmën që ia bënë Thaçit për ta rrjepur Kosovën dhe për t’i përvetësuar institucionet shtetërore të saj.

Është e ditur se ,,Zeka’’ dhe klika e tij, së bashku me Hashim Thaçin, që e krijuan PDK-në, për ta uzurpuar Kosovën, e zbatuan parimin e Makjavelit se ,,qëllimi i arsyeton mjetet’’. Në bazë të ati parimi, SHIK-u i tyre u bë dorë e zgjatur e Serbisë, duke vra veprimtarë të dalluar të Kosovës e të LDK-së, se ishin pengesë serioze dhe do t’i pengonin për ta uzurpuar Kosovën. Po ashtu këta keqbërës me instalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovën e çliruar, ia mundësuan Serbisë t’i bind qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe miqtë tanë, me shpifjet e tyre, se ne shqiptarët ,,nuk jemi popull shtet formues’’, me çka qendrat e vendosjes ndërkombëtare Serbinë po e trajtojnë aleat të tyre serioz, ndërsa neve shqiptarëve ,,taksirat’’ që iu kemi mbetur në dorë. Nuk po kanë mundësi të na hedhin si një gërdhajë, sepse edhe vetë do të dështonin! Fatmirësisht, dy qendrat më të fuqishme të botes, SHBA-ja dhe BE-ja, kanë vendosur ta shpëtojnë Kosovën nga kriminelët me kravata kuq e zi. Në regjistër të Gjykates Speciale që po krijohet, gjendet edhe Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe argatët e tyre, zyrtarë të SHIK-ut dhe të PDK-së. Kjo Gjykatë që po krijohet i ka rritur shpresat te populli ynë se Kosova do të rimëkëmbet dhe do të bëhet shtet ligjor, ndërsa te kryekriminelët (urdhëruesit e krimit të organizuar) dhe kriminelët dorasë ka mbjellë frikë, shqetësim, çmenduri! Ja pra, ku e ka burimin para fushata dhe fushata çmendurake e Hashim Thaçit dhe argatëve të tij. Ajo fushatë e tij dhe klikës së tij, sa është e papërgjegjshme , aq është edhe debile, sepse po bëhet për axhami dhe njerëz naivë që nuk dinë të mendojnë, për ata njerëz që ,,hunda nuk i lejon se do të hanin bar’’, e jo për njerëz që dinë të mendojnë.

“Mos e dëgjo se çka flet, por shiko se çka bënë’’ (Fjalë e urtë popullore)

Hashim Thaçi duke e shkelur ligjin, pa fije turpi, me paratë e buxhetit të Kosovës po bënë fushatë për t’i mashtruar qytetarët e gjorë se do t’u sigurojë vende të punës, (atyre qytetarëve që ua ,,hëngri” vendet e punës), shih beter me sy, për 200.000 qytetarë, dhe rritje rrogash 25% për çdo vjet për punëtorët e shërbimit publik. Kësaj i thonë ,,rrenë për hava’’, rrenë e hiperbolizuar, nga që premtime të tilla, p.sh. nuk do të guxonin të bënin as politikanët e Austrisë dhe të Sllovenisë edhe pse janë shtete të zhvilluara, me ekonomi të fortë e stabile. Por, Hashim Thaçi dhe drejtuesit tjerë të PDK-së, edhe pse janë politikanë analfabetë, janë dredhaxhi, mashtrues e gënjeshtarë me diplomë. ,,Qëllimi i arsyeton mjetet’’, është parimi i tyre jetësorë. Deri tash ,,Gjarpri”, me vota të vjedhura e të blera, arriti dy herë të bëhet kryeministër i Kosovës. Pasi që tani ju kanë mbyllur të gjitha rrugët e vjedhjes së votës së qytetarëve, i vetmi mjet për Thaçin për t’i fituar votat e qytetarëve që ,,hunda nuk i lejon për të kullotur bar’’ është rrena, të cilën po e përdor pa karar para qytetarëve të tubuar nëpër shkolla, spitale, tregje, rrugë, kudo ku i sheh dy-tre persona duke biseduar, ju ndërhyn për t’ua mbushur mendjen se nuk është më ai ,,Gjarpri’’ i mëparshëm, por është ,,Gjarpri’’ tjetër, ,,paqësor’’, ,,human’’, ,,solidar’’, me ,,mision të ri’’, që Kosovën do ta bënë ,,Kopsht të Evropës’’, tamam ashtu siç e bëri Enveri Shqipërinë ,,Kopsht të socializmit”! Me siguri, e ka të qartë Thaçi dhe politikanët analfabetë të PDK-së, se premtimet e tyre janë të parealizueshme. Por, Thaçi nuk e ka qëllimin e krijimit të vendeve të reja të punës dhe nuk e ka gajle që nuk do ta realizojë premtimin, se ai nuk i ka ,,dy gisht fytyrë’’, po ka fytyrë me hektarë. Pra, qëllimi i tij i vërtet është t’i përvetësojë të hollat e Trustit, të kursyera nga punëtorët, që do t’i shfrytëzojnë kur të dalin në pension, që kanë mbetur për t’u ruajtur në banka të huaja jashtë Kosovës dhe, mundësisht, ta shtyjë për një kohë burgosjen e tij nga Gjykata speciale që është në krijim e sipër, për ta shpëtuar Kosovën nga krimi i organizuar dhe korrupsioni që e instaloi Hashim Thaçi me dy qeveritë e tij.

DAÇIQI PO E NDIHMON THAÇIN PËR TA ZBUTUR PRESIONIN E ARMATËS SË TË PAPUNËVE.

Qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshëm se 8 qershori do të jetë datë e shënuar e historisë sonë më të re, që do të vendos se çfarë drejtimi do të marrë Kosova. Po që se e fiton votëbesimin Isa Mustafa dhe LDK-ja për formimin e Qeverisë së Kosovës, do të krijohen parakushtet që Kosova të bëhet shtet ligjor, me perspektivë zhvillimi dhe përparimi për të gjitha shtresat e popullsisë, pa asnjë dallim. Po që se ndodhë çudia duke e fituar votëbesimin Thaçi, për ta krijuar Qeverinë e Kosovës, shqiptarët duhet ta kuptojnë mirë se Serbia e realizoi planin e dytë rezervë, (neokolonizimin e saj) pas atij të parit që NATO-ja nuk ia lejoi. Thaçi do të vazhdojë edhe më tutje ta rrjep atë pasuri të Kosovës që ende nuk e përvetësoi, do të vazhdojë të përqafohet me zyrtarë të lart të shtetit të Serbisë. Ai edhe më tutje do ta degradojë shtetësinë e Kosovës, duke bërë ortak Serbinë në qeverisjen e institucioneve të Kosovës dhe në pasuritë e saj. Serbia edhe më tutje do të ndihmohet nga Thaçi dhe partia e tij, që të pranohet anëtare e BE-së.

Siç dihet, rrezikun e paralajmëruar të Akademisë së Shkencave të Serbisë për shtimin biologjik të shqiptarëve, ua eliminoi ,,Gjarpri’’, duke ua mbyllur vendet e punës qytetarëve të Kosovës menjëherë pas luftës e pastaj duke i përvetësuar fabrikat ku ata punonin, për argatët e tij që e ndihmuan ta uzurpojë Kosovën. Pra, Hashimi i krijoi rrethanat dhe kushtet që Serbia të mos ndihet e kërcënuar nga shtimi biologjik i shqiptarëve, sepse çdo vjet ka më pak martesa dhe më pak fëmijë të lindur. Për këtë të mirë që ia bëri Thaçi Serbisë, ajo ia ktheu me një ,,të mirë’’ tjetër. Armata e të papunëve që çdo vjet po i shtohet Kosovës, ishte një rrezik real për qeverisjen e Thaçit. Ajo u bë shumë bujare ndaj mikut të saj ,,Gjarprit’’, që armatën e të papunëve t’ia gjuajë ,,Evropës shtrigë’’(siç e quajnë enveristët dhe ateistët shqiptarë), duke i lejuar të rinjtë dhe të rejat që Thaçi i la pa punë, ta kalojnë Serbinë deri në Hungari me një biletë autobusi, pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim. Me këtë veprim Serbia me pëlqimin e Thaçit, faktikisht (,,de fakto’’) po i trajton qytetarët e Kosovës si qytetarë të saj. Bile Serbia për hatër të ,,Zekës’’, ,,Gjarprit’’ dhe ,,Lulit’’, që po e qeverisin Kosovën me fusnotë, qytetarët e Kosovës po i ,,privilegjojnë’’ nga qytetarët e ,,pashallëkut’’ të Beogradit, pasi po e kalojnë kufirin serbo-hungarez vetëm me letërnjoftim, ndërsa qytetarët e ,,Serbisë së ngushtë’’ nuk kanë mundësi ta kalojnë pa pasaportë. A nuk tregon ky fakt se Daçiqi po e ndihmon Thaçin për ta zbutur presionin e armatës së papunëve, ndërsa Thaçi po e ndihmon Daçiqin, duke ia zvogëluar brengat e duke ia qetësuar shpirtin se numri i shqiptarëve të Kosovës nuk po rritet në ato përmasa siç janë frikuar akademikët serbë, por përkundrazi, po zvogëlohet në saje të shërbimit që ai po ia bënë Thaçit dhe qytetarëve të shkretë të Kosovës me fusnotë. Edhe marrëveshjet tjera të nënshkruar në mes Daqiqit dhe Thaçit kanë një prapavijë të rrezikshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, por nëse qytetarët e Kosovës më 8 qershor ia mundësojnë ,,Gjarprit’’ të rifillojë të përqafohet edhe më tutje me të parët e Serbisë, pasojat e atyre takimeve dhe marrëveshjeve të tyre për ne shqiptarët dhe për shqiptarinë, do të jenë të kobshme dhe me pasoja për shtetësinë dhe qytetarët e Kosovës.

Se Hashim Thaçi dhe PDK-ja duhet të mbesin në opozitë, ndërsa LDK-ja me partitë tjera me orientim djathtist duhet ta marrin pushtetin, është dëshira e miqve tanë të sinqertë, tregon fakti se NATO, KFOR-i dhe Kryeprokurori i Gjykates speciale që është në krijim e sipër, e njoftuan opinionin e gjerë në prag të zgjedhjeve, se Qeveria e Kosovës, në krye me Hashim Thaçin dhe zyrtarë të lartë të PDK-së janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe në korrupsion, dhe se në listën e të dyshuarve për krime të luftës janë Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PDK-së. Miqtë e kombit tonë me anën e këtyre të dhënave, qytetarëve të Kosovës u japin porosinë dhe i këshillojnë që vota e tyre të mos shkojë në dobi të personave dhe subjekteve politike që janë të përfshirë në krim të organizuar dhe në korrupsion, po që se e donë ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për ta bërë Kosovën shtet ligjor, që është parakusht i fitores së drejtësisë mbi padrejtësinë, që Kosova të përparojë e të zhvillohet në të gjitha drejtimet, kushte këto që Kosovën do ta bëjnë anëtare të BE-së dhe të NATO-s, ndërsa qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza në hapësirën e Shengenit.

Duhet cekur se para dy ditësh, kryetari i Grupit të Partive Popullore Evropiane, zotëri Joseph Daul, i dërgoi përkrahje akademik Isa Mustafës, LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës, me rastin e zgjedhjeve të 8 qershorit. Ai deklaron: ,, Partitë Popullore Evropiane fituan në Bashkimin Evropian, por edhe LDK-ja do të fitojë në Kosovë. Familja e partive tona janë të përgjegjshme, sepse ne realizojmë atë që e premtojmë. Kryetari i LDK-së, është i vetmi që si kryeministër i Kosovës, mund të bëjë reforma të thella dhe ta forcojë vendin e Kosovës në Evropë. PPE-ja i jep mbështetje të plotë LDK-së në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Është koha për ndryshim dhe për një Kosovë moderne’’. Siç po shihet mesazhi i personalitetit të shquar të Bashkimit Evropian na tregon rrugën dhe mënyrën e vetme se si mundet Kosova të bëhet anëtare e BE-së dhe cila parti politike ka mundësi për t’i plotësuar kriteret që Kosova të përkrahet dhe të ndihmohet nga BE-ja, që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në hapësirën e Shengenit.

Qytetarët e Kosovës që dinë të mendojnë, me siguri i kanë të qarta mesazhet që u kanë ardhur atyre në prag të zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit nga miqtë e kombit tonë. Po që se janë të arsyeshëm dhe vizionarë, vota e tyre duhet të shkojë për akademik Isa Mustafën dhe LDK-në, po që se ia duan të mirën Kosovës, vetvetes dhe pasardhësve të tyre. Anëtarët e LDK-së dhe simpatizuesit e saj, kanë detyrë kombëtare që të punojnë me qytetarë që nuk duan të votojnë për asnjë parti. Duhet t’i bindin se vota e tyre bën shumë punë për ta quar Kosovën përpara. Edhe qytetarët tjerë që votat e tyre ua kanë dhënë më parë partive, që nuk kanë kaçik të bëjnë kurrfarë ndryshimi në të mirë të qytetarëve dhe vendit të tyre, duhet ta forcojnë LDK-në me votat e tyre, që është e vetmja forcë politike që Kosovën do ta bënte vend ku do të sundonte ligji i shtetit ligjor, me ndihmën e miqve të popullit tonë. Qytetarët që dinë të mendojnë, e kanë të qartë se fitorja e LDK-së, në krye me akademik Isa Mustafën, është fitorja e Kosovës, është fitorja e të gjithë qytetarëve të saj. Se në radhët e LDK-së gjenden edhe persona në vendet udhëheqëse që nuk e kanë aty vendin, se edhe ata janë të përzier në afera korruptive me njerëzit e SHIK-ut të PDK-së, nuk bën të demoralizohen anëtarët e dikurshëm dhe as anëtarët e rinj të LDK-së. Ata le t’i votojnë deputetët më të mirë, ata që kanë guximin qytetar ta thonë dhe ta mbrojnë të vërtetën dhe që kanë dije dhe aftësi të luftojnë krimin e organizuar me ligj e me durim. Edhe LDK-ja shumë shpejt do të pastrohet prej njerëzve të panjerëzi pasi t’i fiton zgjedhjet, sepse u hapet rruga të bëhen anëtarë të saj bijat dhe bijtë më të zotë dhe më të dalluar të Kosovës, për ta ndihmuar realizimin e synimeve tona kombëtare për të cilat punoi Burri i madh i kombit, arkitekti dhe Kryetarit historik i shtetit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, dhe shumë atdhetarë e veprimtarë tjerë të devotshëm.

Botuar në ,,Bota sot’’, më 4 – 5 qershor 2014

Loading