SA ZOTRA KANË SHQIPTARËT?!
Po tu lëshohet një sy revistave dhe gazetave tona do të shohim se fjalët e huaja po zënë me të madhe vendin fjalve tona të bukura. Kjo mund të kuptohet deri dikund, pasi që, si komb dhe si shoqëri gjendemi në një kaos politik dhe organizativ, prandej kjo sëmuarje shoqërore solli përpos krizës politike dhe atë morale dhe kulturore. Me këtë shkrim nuk do të bëhet fjalë për përdorimin e fjalëve të huaja, që i kanë vërshuar gazetat dhe revistat tona, por do të bëhet fjalë për përdorimin gabimisht në të shkruar dhe në të folur të fjalës Zoti… në vend të fjalës zotëri… Pra thuhet gabimisht: Zoti Kryerar, Zoti X.. në vend që të thuhet: Zotëri Kryetar, Zotëri X. etj. Dihet se prej fjalës Zot-i rrjedhin shumë fjalë, që kanë marrë kuptim të veçantë psh.: zotëri, i zoti i shtëpisë, e zonja e shtëpisë, njeri i zoti, njeri zotëri, i zoti i fjalës, i zoti pushkës, i zoti i pendes etj. Populli ynë me fjalën Zot-i kupton Krijuesin e vetëm të gjithësisë, qiejve dhe tokës dhe jetes në të. Me fjalën zotërii drejtohemi një njeriut që nuk e njohim, apo që e njohim, por i drejtohemi në mënyrë zyrtare dhe me nderim. Ndërsa me fjalën i zoti i shtëpisë kuptojmë kryefamiljarin apo përgjegjësin e familjes. Të përdoret fjala Zoti në vend të fjalës zotëri, jo që në pikpamje gjuhësore është shkelje e rënd, pasiqë po e varfërojmë gjuhën tonë me një fjalë që ajo e ka, por edhe po bëjmë shkelje të rëndë etike dhe morale sepse të Madhin Zot po e fyejmë duke shpikur e shpifur zotëra-njerëz, pra po i shoqërojmë Atij shokë.
Dihet se gjatë sundimit të diktarurave të kuqe, diktatorët e patën mohuar Zotin e vërtetë për ta bërë vetveten e tyre pronarë (zotëri)dhe Zot jo vetëm të pakurrizorve, që e shoqëronin për tua bërë aminin urdhërave të tyre, por me mjete më barbare i detyronin banorët e”torishtës” së tyre t`i konsideronin ata zotëra të vërtetë, por t`i quanin thjeshtë shokë. Dihet se fillozofia sllavo-orthodokse-komuniste përdorin demogagjinë dhe rrenën si mjet manipulimi dhe mashtrimi, prandej edhe për këtë qëllim komunistët shqiptarë e patën zëvëndësuar fjalalën zotëri me fjalën shok.Sot, e kundërta e sundimit të diktatorve ateistë, fjala shok-u është hjekur nga përdorimi dhe në vend të saj me të madhe po përdoret gabimisht fjala zoti në vend të fjalës zotëri. Këtë far lloj pështjellimi të fjalve dhe kuptimeve nuk mund ta arësyetoj arsyeja e shëndosh dhe nuk dihet se për çfarë arësyeje u bë dukuri e gjër tek ne shqiptarët. Kjo mund të jetë edhe një anomali më shumë në mozaikun e anomalive të shumta shqiptare, që u krijuan në dhjetëvjeçarin e fundit të këtij shekulli.
Deri sa redaktorët e gazetave dhe revistave tona nuk kanë mundësi të zgjedhin krizën e thellë politike dhe morale në të cilën e futën kombin tonë karrieristët e sëmuar për pushtet dhe partiakët e shtir, ata kanë mundësinë që sëpaku këtë dukuri të shëmtuar, të zëvendësimit të fjalës zotëri me fjalën Zoti, ta korigjojnë dhe përmirësojnë me anë të lektorëve që i kanë punësuar në redaksitë e tyre. Por, përgjegjësia më e madhe duhet të bie në gazetarët dhe intelektualët të cilët merren me shkrime dhe nuk dijnë, apo nuk don të dijnë se nuk bënë të përzihet dhe të përdoret gabimisht fjala Zoti… në vend të fjalës zotëri…
Botuar: “Bota sot” më 22 korrik 1999