PËRÇARËSIT E KANË VENDIN TE DERA

Derisa forcat e vendosjes ndërkombëtare NATO-ja, SHBA-të, etj., po merren seriozisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke iu dhënë dajakun e merituar barbarëve sllavë të Karpateve të Rusisë, klasa politike shqiptare nuk po vetëdijësohet dot, për dëmet e mëdha që i sollën zgjidhjes së drejtë të çështjes sonë kombëtare në përgjithësi, dhe zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës në veçanti, me komplotet dhe përçarjet e thella ndërshqiptare dhe ndërnjerëzore që ata krijuan në këto tri vitet e fundit, që kur në Shqipëri u vunë në veprim skenarët antishqiptarë të armiqve tanë shekullor sebo-sllavo-grekë nëpërmjet rebelimit komunist të 1977. Shqiptarët edhe pas përvojave të shumta të hidhura gjatë historisë së tyre të gjatë, të mbushura me plot përpjekje të vazhdueshme për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar, paqe dhe begati, nuk arritën dot t`i realizojnë aspiratar e tyre, jo siç thonë komunistët shqiptarë me fajin e “Evropës shtrigë…” por me fajin e prijësve shqiptarë, që gjithmonë në momentet vendimtare, kur qendrat e vendosjes ndërkombëtare vendosnin për fatet e atdheut të tyre, ata ndaheshin e përçaheshin për shkaqe banale, siç janë interesat apo inatet personale dhe kështu, serbo-grekëve u ndihmonin që të gllabëronin pjesë të mëdhe të trojeve shqiptare. Është fakt që, më tepër se një herë, shqiptarët kanë qenë të rrezikuar nga fqinjtë e tyre nga zhdukja fizike apo shkombëtarizimi, sikur të mos kishin ndërhyrë forcat jashtëballkanike, siç ndërhynë edhe sivjet, për t`i penguar planet dhe skenarët antishqiptarë të serbo-sllavo-grekëve me në krye Rusinë. E kush sot nuk e ka të qartë se i ashtuquajturi “revolucion i vonuar demokratik” i Shqipërisë ishte vepër e një skenari antishqiptar serbo-sllavo-grek, ndërsa gjenocidi dhe pastrimi etnik i Kosovës gjatë tri viteve të fundit vazhdim i fazës së dytë të të njëjtit skenar, për ta përfunduar zgjidhjen e çështjes shqiptare ashtu siç e donin interesat serbo-sllavo-greke. Fatkeqësisht, udhëheqja e subjekteve shqiptare edhe pas kësaj tragjedie që e goditi Kosovën me fajin e saj, po vazhdon lojën e djallit të mallkuar, duke i ndarë dhe përçarë shqiptarët, dhe kështu faktorin shqiptar e bën të paaftë për t`i marrë fatet e kombit në duart e tij, kur i është dhënë shansi historik me përkrahjen e pakursyer të NATO-s dhe të opinionit demokratik ndërkombëtar. Opinioni ynë demokratik dhe miq e dashamirë të kombit tonë duke ditur se çlirimi i Kosovës nga kthetrat serbe nuk është aq i lehtë, siç mendonin grupe injorantësh dhe analfabetikë politikë, kërkuan me ngulm nga udhëheqjet shqiptare, që të dalë me një zë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke i bashkuar subjektet e tyre politiko-ushtarake dhe resurset kombëtare për arritjen e objektivave madhore kombëtare. Fatkeqësisht ndarjet dhe përçarjet po rriten dhe thellohen dhe nuk duhet pritur ndonjë ndryshim radikal në kokat e përçarësve, pasi që zemrat e tyre janë të mbushura me helm, ndërsa shpirtin ua kanë shitur djajve të mallkuar. Ata do të vazhdojnë edhe më tutje luftën për pushtet duke mos zgjedhur as mënyra dhe as mjete për të zënë pozita udhëheqëse në momentin e duhur kur NATO-ja dhe UÇK-ja ta çlirojnë Kosovën. Fatmirësisht, koha nuk po punon për karrieristët e sëmurë për pushtet dhe partiakët e shtirë, pasi që, me përçarjet dhe dëmet që i sollën çështjes sonë kombëtare, nuk do të kenë më kredibilitet për të zënë vende udhëheqëse në institucionet shtetërore të Kosovës. Vendi i tyre me siguri do të jetë në bankën e zezë, për të dhënë llogari para organeve të drejtësisë shqiptare, për dëmet e mëdha që i shkaktuan çështjes sonë kombëtare në përgjithësi dhe UÇK-së në veçanti. Planet e tyre për ta marrë pushtetin në mënyrë komuniste, jo me votën e popullit por me “grykën e pushkës” do t’iu dështojnë me siguri. Nga radhët e UÇK-së do të dalin politikanë të zotë e atdhetarë, që nuk janë të infektuar dhe të sëmurë nga ideologjia pansllaviste-marksiste-leniniste, por që janë të brumosur me ideologjinë nacionaliste. Të kërkosh sot bashkimin e përçarësve të subjekteve shqiptare, në vend që të kërkosh dënimin moral dhe pas çlirimit të Kosovës dënimin ligjor të tyre, është mosnjohje elementare e karakterit të tyre të lig, e zemrës katran. Ata duhet demaskuar pa mëshirë, pasi që nuk dëgjuan fare për kërkesat e opinionit të gjërë dhe as për këshillat e dashamirëve dhe miqve të kombit tonë, që t`i bashkojnë subjektet politike dhe ushtarake të Kosovës, për të dalur me një zë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Por, më në fund, shumë komplote djallëzore të tyre, që mirreshin më parë nga një pjesë e popullsisë si xhevahir të shpëtimit të çështjes sonë kombëtare, muarën kuptimin e tyre të plotë e të vërtetë, në momentet më të vështira që përjetoi populli ynë në Kosovë gjatë fushatës së egër të barbarisë serbe të gjenocidit, pasi që ata, edhe kur Kosova rrënkonte nga masakrat serbe, vazhduan dhe po vazhdojnë të ndajnë e të përçajnë shqiptarët, duke e shpallur vetveten si shpëtimtarë të kombit, si udhëheqës politikë të UÇK-së, apo udhëheqës shtetërorë, edhe pse tani vetëm të verbuarit politikë, të marrët dhe bashkëpuntorët e tyre në komplote dhe në krime nuk i shohin, nuk donë t`i shohin, apo nuk donë t`i pranojnë dëmet e mëdha që ata ia sollën Kosovës. Në bazë të fakteve që sot njeh opinioni ynë i gjerë, mund të thuhet me plot të drejtë se përgjegjësinë më të madhe e mbajnë për dështimet e shumta të Lëvizjes sonë kombëtare gjatë këtij dhjetëvjeçari këto klane të individëve që u vunë në ballë të subjekteve partiake apo shtetërore të Republikës së Kosovës: Me siguri përgjegjësia më e madhe bie mbi Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Bukoshin dhe klanin e tij, që mund të thuhet se çdo gjë tjetër ka punuar, por jo edhe për detyrat shtetërore për të cilat Kushtetuta e Kosovës e ka ngarkuar. Mjafton për t`i cekur vetëm ca fakte, që tregojnë për fajet e tij, që UÇK-ja nuk u institucionalizua, që nuk u forcua në pikëpamje profesionale dhe as materiale, edhepse ai kishte mundësi ta ndihmonte që në hapat e parë të saj, pasi që ai kishte kontakte me Adem Jasharin, prijsin e saj legjitim. Pra me fajin e tij pararoja staliniste e LPK-së bëhet udhëheqje politike e UÇK-së, në saje të ndihmave që ata i tubuan nga mërgimtarët. Ai bëri përpjekje maksimale që UÇK-ja të mbetej një organizatë ilegale, me një veprim të kufizuar ushtarak, vetëm sa për t`i ndihmuar atij dhe klanit pararojë të LDK-së për t`i filluar bisedimet me Jugosllavinë, për të fituar çfarëdo autonomie, vetëm që ata vendet udhëheqëse t`i mbajnë për disa mandate me radhë. Pas Bukoshit vjen pararoja staliniste e LPK-së, e cila UÇK-së dëme të rënda i shkaktoi. Në fillim, me sjelljet e tyre të papërgjegjshme UÇK-në e rrezikuan të shpallet komuniste, enveriste, maoiste, teroriste etj. Pas vrasjes së Adem Jasharit ndërruan simbolin e UÇK-së, që mbështetej në dy parime bazë, që ishin të shkruar në emblemen e saj, që atë e rrethonte: “Në emër të Zotit dhe Kosovës” me shkurtesen ” UÇK” në ballë, dhe me ushtarin e armatosur në mbrendësinë e saj. Bënë edhe shumë “marifete” tjera, por mbi të gjithat UÇK-në e penguan të forcohet e të bëhet ushtri e fortë kombëtare, nuk lejuan institucionalizimin e saj, nuk lejuan të armatoset mirë e të kompletohet me kuadra të afta profesionale. E shpallën vetveten krah politik të saj, edhepse SHP i UÇK-së njoftonte opinionin e gjerë se ajo nuk është ushtri e asnjë partie dhe subjekti politik shqiptar. Por UÇK-ja, edhe pse i kërcënoi individët e LPK-së për të mos folur në emër të saj, ajo nuk e mbylli gojën, i dërgoi njerëzit e saj në Tiranë, që nëpërmjet kryespiunit greko-serb Nanos, të bëhen me ndikim në SHIK-un e Shqipërisë dhe çka të dojnë të bëjnë, për të mos pasur mundësi askush ta ndihmonte UÇK-në pa lejen dhe kontrollin e tyre. Në këtë mënyrë lëpëkistat e penguan UÇK-në për t’u bërë ushtri moderne, e fortë në pikëpamje profesionale dhe e pajisur me armatime të rënda dhe moderne, të cilat Ministria e Republikës së Kosovës kishte mundësi t`i siguronte edhe pa të holla nga shtete vëllezër dhe miq të kombit tonë, por si t`i siguronte ato, kur asgjë nuk futej në Shqipëri pa e ditur e pa lejuar përgjegjësit e LPK-së dhe SHIK-ut të Shqipërisë. Nanosi nuk donte armatime të rënda e moderne për UÇK-në, sepse me to rrezikoheshin interesat e patronëve të tij serbo-grekë, prandaj ai lejoi që aktivistët e LPK-së t`ia mbledhin kallashnikovët e dalë nga përdorimi, që kishte mjaft në veri të Shqipërisë, me të cilët bandat e tij më 1997 e patën kallur Shqipërinë dhe betohej Nanosi i lëpëkistave se me ta do të shkatërrohet shumë lehtë armata e Jugosllavisë. Por dëmet që ia sollën Kosovës R. Qosja dhe H. Hyseni me kompani nuk janë më të vogla se të Bukoshit dhe pararojës staliniste të LPK-së, të cilët, të gjithë sëbashku, bënë aleancë për pengimin dhe mospranimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kështu bënë përçarje të thella ndërshqiptare dhe ndërnjerëzore, jo për shkaqe të mirëvajtjes së punëve rreth çështjeve kombëtare siç arsyetoheshin ata, por për interesat e ryre klanore dhe personale. Duke e ditur kryepërçarësit se autoriteti i Rugovës është më i madh se i të gjithë atyre sëbashku, nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet e dyta presidencionale dhe parlamentare të Kosovës, fillimisht me arsyetimin se nuk mund të bëhet fushatë zgjedhore në kushte të robërisë, ndërsa pasi u bënë masakrat e para serbe në Drenicë, gjetën një “arsye” tjetër për t`i bojkotuar ato. Dështimi i karrieristëve u tregua i plotë, kur përfaqësuesit legjitim të Drenicës kërkuan të mbahen zgjedhjet dhe veçanërisht pasi populli i injoroi ata dhe masovikisht muarën pjesë në zgjedhje. Karrieristët e Prishtinës, pasi u bindën se me votën e lirë të popullit nuk do të vijnë në pozita të institucioneve shtetërore të Kosovës, i bashkuan “subjektet”e tyre dhe bënë aleancë me pararojën staliniste të LPK-së e me Bukoshin që nëpërmjet tyre t`i fusin gishtat në udhëheqjen e UÇK-së, jo për ta çuar përpara zgjedhjen e çështjes së Kosovës, por për t`i bërë të pavlefshme zgjedhjet e dyta të Kosovës dhe subjektet shtetërore të dala nga ato zgjedhje: Presidencën dhe Parlamentin. Më vonë dalja e Bukoshit nga aleanca për t`iu bashkuar Rugovës e ka dobësuar aleancën shumë. Edhe sa do të ketë jetë aleanca në mes LPK-së dhe LBDK-së, në rend të parë mëvaret se a do ta ndajnë gjahun sipas “meritave” apo në bazë të mashtrimeve dhe kurthave reciproke. Qosja me klanin e tij dhe me pararojën staliniste të LPK-së formuan ” Qeverin e Përkohshme të Kosovës ” pa e respektuar procedurën e formimit të një qeverie me rregulla demokratike, në momentet e krizave ekonomike apo politike. Tani u bë e kjartë se për ta nuk ka shumë rëndësi se a e njohin apo s’e njohin atë Qeveri faktorët e vendosjes ndërkombëtare, a i sjellin dëme apo dobi Kosovës; për ta ka shumë rëndësi, që nga situa e krijuar, kur Kosova masakrohej, të nxjerrin për vete dhe klanet e tyre sa më shumë dobi. Fatmirësisht NATO-ja dhe shtetet përëndimore, për të mos e bërë Kosovën Afganistan të Evropës, nuk po e njohin qeverinë e Thaçit dhe as të Bukoshit, por po e njohin vetëm Delegacionin e Rambujesë, që sipas tyre i përfaqëson pothuajse të gjitha subjektet e Kosovës. Fatmirësisht Kosovën po na e çliron NATO-ja me ndihmën e pakursyer të trimave të UÇK-së. Më në fund do t`i këshilloja partiakët e shtirë dhe karrieristët e sëmurë për pushtet e, në veçanti, kryepërçarësit: Qosjen, Bukoshin, H. Hysenin dhe pararojën komuniste të LPK-së, që u transferuan në udhëheqje politike të UÇK-së, ta fusin bishtin nën shalë e të mos iu ndihet zëri se gjenden dikund gjallë, pasi iu kanë” cofur morrat” e, kurrën e kurrës më, popullit të Kosovës nuk do t`i dalin në ballë. Në kohën sa do të zgjatë protektoriati ushtarak dhe civil ndërkombëtar, nuk mund të mendohet se do ta kenë besimin e faktorit ndërkombëtar, por edhe kur do të krijohen kushte për zgjedhje të lira në Kosovë, mos tua “pijë mendt sorra” e të konkurojnë për pushtet, duke shpresuar se me të hollat që i kanë tubuar në emër të UÇK-së, dhe që ende po mbledhin, do të gjejnë të marrë për t`i votuar, sepse tani të gjithë i njohim si parën e kuqe, pasi që më nuk do ta shikojmë askend se çka flet, por çka dhe si vepron.

Botuar: “ZËRI DITOR” 30.06.dhe 01.07.1999

Loading