NGA KUSH I VIJNË RREZIQET KOSOVËS

Kosova me bukuritë e saj natyrore, me pasuritë e shumta mbitokësore dhe nëntokësore, me pozitën e saj strategjike që zë në Evropën Juglindore ka qenë, është dhe do të mbetet objekt interesash të ndryshme të Qendrave të vendosjes ndërkombëtare. Po shqiptarët a janë duke i shfrytëzuar koniunkturat e favorshme politike dhe shansin historik për t`i arritur objektivat e tyre kombëtare? Përgjigja gjithsesi do të jetë negative. Dhe faji i takon vetëm klasës politike që interesat e saj personale, grupore, ideologjike dhe partiake i vë mbi ato kombëtare. Në këtë gjendje tragjiko-komike në të cilën ndodhet kombi ynë, me shumë udhëheqje axhamish dhe me shumë argatë të huaj, është e pamundur për t`i realizuar synimet madhore kombëtare. Është e pamundur për ta përfituar faktorin e huaj ndërkombëtar për të na përkrahur pavarësinë e Kosovës; është e pamundur për t`i hudhur poshtë shpifjet serbo-sllavo-greke se shqiptarët “nuk janë popull shtetëformues” e përralla të ngjashme. Fitorja e NATO-s në Kosovë dhe kthimi masovikisht i shqiptarëve në vendlindjet e tyre, edhe pse pa kushte elementare për jetesë; stabilizimi në disa aspekte i gjendjes në Republikën e Kosovës me kthimin e Kryetarit të saj Ibrahim Rugovës në Kosovë; fillimi i konsolidimit të LDK-së dhe forcave tjera demokratike dhe dobësimi i ndikimit të kolonës së pestë në Shqipëri dhe në Kosovë; përkrahja e pavarësisë së Kosovës nga personalitete të njohura publike dhe diplomatë të shquar ndërkombëtar etj., bëri që Qendra antishqiptare serbo-sllavo-greke të alarmohet seriozisht. Diplomacia greke dhe ajo ruse bënë dhe po bëjnë ç’është e mundur për t`i amortizuar grushtat dërmuese që i muarën nga NATO-ja ato dhe politika antishqiptare dhe antinjerëzore e aleatëve të tyre: Serbisë, Maqedonisë, Sorosit dhe llumpenproletariatit ndërkombëtar. Shqipëria u bë han i diplomatëve grekë, për t`i kontrolluar dhe për t`i mbushur me programme të reja Robotët e tyre që i vunë në pushtet. Roboti i parë i quajtur Kryexhadallnanosi, për të cilin shumica e njerëzve mendonin se ka dalë nga përdorimi nga puna e tepërt që bëri për patronët, pas një pushimi të shkurtër u përtëri, shkeli Shqipërinë kryq e tërthorë dhe rrahi gjoks se ai ende është” Roboti i parë”. I vuri në veprim metodat e përdorura shumë herë më parë, dhe kështu e mundi Majkohallëligun në Kongresin e llumpenploretariatit të Shqipërisë dhe në vend tij u bë vet kryetar. Dhe tani si edhe më parë Kryexhadallnanosi me xhadallët e tij: Milosin, Mejdanosin, Cekoviçin, Klosin dhe kryedjajt kuqaloshë, që e kanë zënë Parlamentin e Shqipërisë po i kryejnë urdhërat e patronëve të tyre me mjeshtëri, duke penguar çdo proces që do të qonte në stabilizimin e Shqipërisë, duke dalë në anën e forcave antishqiptare, që po e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, stabilizimin e Shqipërisë dhe forcimin e faktorit shqiptar. Ata pasi mbollën farën e përçarjes në Kosovë me anë të dy Kryedjajve bajraktarë, që patën marrë urdhër LDK-në ta përçajnë dhe pastaj ta pjellin LBDK-në për t`i bashkuar enveristët kosovarë, dhe pastaj në bashkëpunim me pararojën staliniste të LPK-së, edhe në Kosovë t`i krijojnë kushtet për lindjen e një ” revolucion të vonuar demokratik”të ngjashëm me atë të Shqipërisë. Dhe kështu, pas shumë komploteve të njëpasnjëshme që Xhadallnanosi ia bëri Kosovës, u dha urdhur stalinistëve të LPK-së dhe enveristëve të LBDK-së për ta formuar të ashtuquajturën “Qeverinë e Përkohshme të Kosovës”, kur Kosova përjetonte goditjet më të rënda në historinë e saj. Dhe kur hordhitë e shkijeve u detyruan nga NATO-ja të ikin me bisht për këmbë, ia mësyen Kosovës enveristë, stalinistë, titistë, karrjeristë të të gjitha ngjyrave, rrugaçër, hajna e kriminelë për të marrë dhe përfituar për çka ishin munduar dhe kishin luftuar: Vjedhën, rrafën, vranë, zunë pozita udhëheqëse dhe të mira materiale përfituan. Formuan një herë një parti dhe kur e panë se kryepartiakun e saj Bardhucin nuk e njeh në Kosovë njeri i gjallë, përpos disa dhjetëra stalinistëve të gjorë, atëherë u detyruan nga bërthama e saj dhe prej ca të tjerëve që vendin aty s’e kanë, ta riformojnë partinë tjetër me Thaçin kryetar të saj. Formimi i partisë së pararojes staliniste të LPK-së dhe ngatërresat articifiale që po i shpikin në mes veti përfaqësuesit e Sorosit me përfaqësuesit e LPK-së e të LBDK-së, janë aktrime për të realizuar shumë qëllime, por ndër kryesorët është që forcat e shëndosha t`i venë në gjumë duke i bindur se pushtetin në Kosovë pa vështirësi do ta marrin edhe pa u organizuar mirë, ndërsa vetë po i bëjnë të gjitha përgatitjet për t`i fituar zgjedhjet dhe për t`i marrë votat e popullit me hatër apo me zor, me mjete” demokratike” dhe me mjetet bolshevike siç i patën përdorur në Shqipëri gjatë” zgjedhjeve të lira” më 1997. Kur dihet se ato zgjedhje i patën shpallur të “suksesshme” dhe të ” pranueshme” organet udhëheqëse të Bashkësisë Evropiane dhe Organizata të ndryshme joqeveritare, që ishin nën ndikimin e të majtës evropiane e të forcave të errëta të llumpenproletariatit ndërkombëtar, si dhe të sigurimeve të fshehta të Rusisë-Serbisë dhe Greqisë. Pse edhe tash mos t’u dalin në ndihmë stalinistëve, enveristëve, karrieristëve dhe partiakëve të shtirë të Kosovës për ta marrë pushtetin në Kosovë, si shpërblim për punën e bërë, duke ditur se me ta shumë më lehtë do ta kanë për të bërë pazarllaqe në dëm të Kosovës dhe kombit shqiptar? Po qe se edhe më tutje shqiptarët rrinë indeferentë ndaj dukurive të shëmtuara që po ndodhin sot në gjithë hapësirën kombëtare, bartësit e të cilave janë shqiptarët dhe shqipfolësit, shansi historik do të na dalë nga dora; Kosova do të mbetet për një kohë të gjatë “utrinë katundi” për ta kullotur atë ” thiu e i biri thiut” e për ta tollovitur ” qen e i biri qenit”. Do të dergjen mijëra shqiptarë nëpër burgjet e Serbisë, që janë kidnapuar nga shkiet gjakatarë! Paramilitarët serbë sëbashku me stalinistë të prishur mendsh do të vrasin çdo ditë shqiptarë. Lufta e partiakëve të shtirë dhe karrieristëve të sëmurë për pushtet dhe privilegje do të jetë edhe më e ashpër se deri më tash! Shqipëria do të mbetej edhe më tutje në agoninë e vdekjes, arenë interesash serbo-sllavo-greke dhe moçal i karrieristëve dhe partiakve të shtirë, ndërsa mafitë e ndryshme kriminele të vendit dhe të huajat do të lulëzojnë duke nxjerr përfitime të mëdha në kurriz të popullit të gjorë! Kosova Lindore do të zbrazet nga shqiptarët! Trepçën do ta marri shkau! Viset tona në Maqedoni nën pushtimin e magjupve sllavë edhe më tutje do të rrënkojnë! Kaosi, krimi dhe mafitë në gjithë hapsirën kombëtare do të sundojnë! Dihet se planet dhe skenarët e Qendrës Antishqiptare serbo-sllavo-greke nuk u realizuan në tërësi. Njeriu më besnik i saj Kryexhadallnanosi disa i realizoi me sukses, disa i vuri në veprim, disa që më së shumti shpresonte në suksesin e tyre muarën tjetër kahje zhvillimi dhe ai dështoi plotësisht. Me siguri po të kishte pasur sukses të plotë tash i gjori do të bënte ahengje nëpër botë, por pasi në shumë plane ai dështoi, e futën edhe një herë kokëkrisurin në lojë. Dhe dihet se sa herë të huajt atë e kanë shtirë në lojë, kombin tonë e kanë qitur në dy gjunj. Xhadallnanosi me argatët e tij edhe këtë herë dëme të mëdha do të na bëjë, por me siguri këto do të jenë të ligat e tyre të fundit, sepse populli ynë këto vitet e fundit aq shumë ka mësuar, sa që nuk e ka të vështirë për të kuptuar, se kush punoi për Kosovë e kush për shkini, Greqi dhe Rusi; kush i bëri shqiptaret pikë e pesë duke i ndarë dhe përçarë, e kush u mundua t`i bashkojë dhe t`i bëjë faktor me rëndësi; se kush shpifi, gënjeu, e vrau shqiptarë, dhe kush të vërteten e mbrojti dhe të ligat i kundërshtoi; se kujt duhet për t`i besuar e prej kujt duhet ruajtur edhe kur flet ëmbël e bukur; kënd duhet për ta dashur dhe për ta afruar e kend për ta urrejtur dhe larguar. Më në fund, duhet shpresuar se intelegjencia jonë e pa kompremetuar, veprimtarët e dalluar, atdhetarët nacionalistë, rinia jonë heroike që i mbushi radhët e UÇK-së, besimtarët që i besojnë Një Zoti të vërtetë, masat e gjëra të popullsisë që e kanë urrejtur komunizmin sikur shkaun, do ta dënojnë dhe do ta “rrahin” këtë klasë politike, siç e ka merituar, atë ditë kur do të mbahen zgjedhjet e lira në Kosovë. Do t`i dënojnë veçmas enveristët dhe titistët e përbetuar, të cilët ende nga kjo ideologji e djallit të mallkuar nuk u shëruan, dhe nuk po kuptojnë se vetëm debilët ende nuk kanë mësuar se bolshevizmi ishte një kancer, ishte një kolerë dhe priftim, ishte një mish i egur për popujt që ajo i përfshiu, ndësa kokëkrisurit shqiptarë ende në ideologjinë e pansllavizmit kanë besim, dhe shpresojnë se me mjetet staliniste të dhunës e të frigës synimet e tyre do t`i arrijnë. Dhe për të arritur objektiva madhore kombëtare është e domosdoshme që në Kosovë sa më parë të fillojnë përgatitjet për formimin e një partie nacionaliste, nga idealistët e nacionalizmit shqiptar, intelektualë dhe veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare dhe atdhetarë, që me programin e saj kombëtar, me punën me përkushtim të çdo anëtari të saj, do të arrijnë t`i bashkojnë rreth vetes shtresat e ndryshme të popullsisë dhe me votat që do t`i marrin bijtë dhe bijat më të mirë të kombit, përfaqësues të partisë nacionaliste, do të jenë në gjendje t`i realizojnë synimet shekullore të popullit shqiptar, ndërsa gjaku i dëshmorëve tanë nuk do të shkonte huq si shumë herë më parë. Kosova do ta fitonte pavarësinë e saj, dhe kështu, shqiptarët do të bëhen një forcë reale në Ballkan, që me zgjuarësi dhe trimëri do të arrijnë realizimin e programit kombëtar të përcaktuar nga ideologët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe rilindasit tanë.

Botuar: “Bota sot” më 31 tetor 1999

Loading