ME MBROJTJEN E GAZETËS KOMBËTARE “BOTA SOT” MBROHET FJALA E LIRË, MBROHET E VËRTETA, MBROHET DREJTËSIA DHE MBROHET SHQIPTARIA

Plaçkitja e gazetës kombëtare “Bota sot” në disa pika të shitjes dhe pastaj mbyllja e shtypshkronjës që e bënte shtypjen e saj në Maqedoni është një akt i shëmtuar, është një vepër e ligë, është një komplot kundër gazetës kombëtare “Bota sot” që me përkushtim po e mbron fjalën e lirë, të vërtetën, drejtësinë dhe shqiptarinë. Sulmi kundër gazetës që po e ringjall nacionalizmin shqiptar, të cilin e dënuan me vdekje për gjysmë shekulli komunistët e Shqipërisë nuk është befasi dhe as e papritur, pasi që është vazhdim i skenarëve dhe komploteve të shumta kundër kombit shqiptar të hartuara nga armiqtë tanë shekullorë e të vëna në veprim nga kryekuqaloshët shqiptarë të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, të cilët për ta marrë pushtetin mbi shqiptarë u bënë vasalë dhe spiunë të grekut, rusit dhe shkaut. A nuk ishin kryekuqaloshët shqiptarë ata që me ndihmën e grekut dhe shkaut para tri vitesh e kallën Shqipërinë për ta marrë pushtetin dhe për ta rrëzuar demokracinë?! A nuk e bënë të njëjtën punë edhe kryekuqaloshët e Prishtinës të cilët bënë shumë komplote kundër UÇK-së duke mos lejuar bashkimin e faktorit ushtarak dhe politik të Republikës së Kosovës, dhe sot pas çlirimit të saj, po i vazhdojnë të njëjtat ligësi, edhe pse me plotë gojën po flasin për “demokraci”, “bashkëpunim”, “tolerancë”, besa në tubime përkujtimore për dëshmorët po flasin edhe për “Pavarësinë e Kosovës”?! Po kryekuqaloshët e Shkupit Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaçi me kompani, përpos kolltuçeve që i nxorrën për vete dhe për të afërmit e tyre duke u shndërruar në vasalë të armiqve tanë, çfarë të mire i sollën popullit të gjorë nga ato që ia premtuan?! Komploti kundër gazetës kombëtare “Bota sot” duhet t`i mobilizojë dhe të mos i lejë të qetë lexuesit e saj, intelektualët e mirëfilltë dhe veprimtarët atdhetarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në diasporë për ta mbrojtur gazetën e tyre që, me të gjitha forcat e saj, po e mbron çështjen shqiptare dhe po i lufton me sukses armiqtë tanë shekullorë dhe vasalët e tyre, që i gjetën me bollëk nga radhët e kuqaloshëve shqiptarë, nga radhët e karrreristëve të sëmurë për pushtet dhe nga radhët e partiakëve të shtirë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në diasporë. Është më se e domosdoshme që, sa më parë, të bëjmë presion të fuqishëm në organet e pushtetit civil ndërkombëtar të Kosovës duke i dërguar nga një letër zotëri Kushnerit për të kërkuar prej tij që t`ia mundësojë Redaksisë së Bota sot ta bëjnë shtypjen e Gazetës në Prishtinë për lexuesit e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare. T’u dërgohen letra edhe Qendrave të vendosjes ndërkombëtare duke kërkuar përkrahje në mbrojtje të Botës sot dhe të çështjes shqiptare. T’u dërgohen letra edhe burrave të mëdhenj të shteteve që vendosën të intervenojë NATO-ja për ta shpëtuar Kosovën nga kthetrrat serbe, e popullit të shumëvuajtur për t`ia hjekur nga qafa robërinë e egër të shkaut. Të kërkojmë përkrahje edhe më tutje jo vetëm për mbrojtjen e gazetës tonë kombëtare Bota sot por edhe mbrojtjen e kombit tonë nga Ujqit e uritur të Ballkanit dhe mbrojtje nga Ariu i Zi i Karpateve të Rusisë, që janë hasëm të shqiptarëve dhe të gjithë njerëzimit. Këta armiq të kombit shqiptar po përdorin në mënyrë djallëzore shumë mjete dhe forma për t`i bindur Qendrat e vendosjes ndërkombëtare se “shqiptarët nuk janë popull shtetformues” e përralla tjera të këtij lloji, duke i futur në lojrat e tyre të ndyra kryekuqaloshët dhe sorrosët shqiptarë, që po ju premtojnë se do t`i mbajnë në pushtet në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, me kusht që t`i kryejnë urdhërat dhe detyrat e tyre pa kundërshtim dhe me përpikëri. Për kend ende nuk është e qartë se me urdhërat e armiqve tanë kryekuqaloshët shqiptarë e bënë Shqipërinë koloni të grekut dhe utrinë të mafias ndërkombëtare, që po bëjnë krime të llojllojshme: politike, ekonomike dhe kulturore ndaj çdo gjëje të vlefshme shqiptare?! Kush nuk e ka të qartë që këto forca të errëta të njerëzimit, këta djaj të mallkuar, këta internacionalistë proletarë të pa fe, dhe të pa atdhe, pasi e shtruan për toke Shqipërinë ia mësyen Kosovës për t’ia bërë edhe më zi, pasi që, edhe pse u çlirua nga NATO-ja dhe luftëtarët trima të UÇK-së, qytetarët e saj ende nuk po e gëzojnë lirinë. Vetëm atëherë kur shqiptarët në Atdheun e tyre janë të lirë t`i shprehin mendimet e tyre lirisht pa pasur frikë se për to do të pësojnë, siç e patën pësuar gjatë robërisë së shkaut; vetëm atëherë kur shqiptarët do të qarkullojnë dhe do të punojnë në gjithë hapsirën e tyre etnike pa frikë se do të rrëmbehën, do të dhunohen apo edhe do të vriten nga maskarenjtë me maska, që po i kryejnë urdhërat e kryemaskarenjve pa maska, të cilat ua grisi ” revolucioni i vonuar demokratik ” i Qosjes, mund të thuhet se shqiptarët e kanë fituar lirinë. Nuk ka rëndësi se çfarë kombësie kanë kriminelët që sot veprojnë në hapësiren etnike shqiptare. Ata janë të njëjtë. Bile kriminelët shqiptarë janë shumëfish më kriminelë se kriminelët serbë, se ata- me vetëdije por edhe pa vetëdije- po i kryejnë urdhërat e patronëve të tyre që gjenden në Athinë, Moskë, Beograd dhe Tiranë, të cilët kanë për qëllim që shqiptarët të mbesin të shtrirë për toke dhe të mos ngriten kurrë në këmbë për të ecur shlirë dhe drejt në horizontet e përparimit, të dijes, prosperitetit dhe begatisë, siç i ka hije racës njerëzore, që i Madhi Zot e bëri zëvendës të Tij në tokë. Kaosi politik, plaçkitjet, dhunimet, rrëmbimet dhe vrasjet e shqiptarëve me autoritet, dhe atdhetarëve demokratë, si dhe vrasjet që po i bëjnë paramilitarët serbë në Kosovë duke vrarë shkina plaka dhe shkije pleq apo edhe shkijë që nuk kanë bërë krime ndaj shqiptarve, bëhën për të njëjtin qëllim, që Kosova të mos arrijë pavarësinë e merituar, që mundi dhe gjaku i bijve më të mirë të kombit të cilët ranë në fushën e nderit apo që u masakruan nga shkijet të shkojnë huq, siç shkuan shumë herë më parë. Këto urdhëra për të bërë krime jepen në Beograd, Athinë dhe Tiranë, e shumë të gjorë “shqiptarë” që e ngrehin gishtin e krimit nuk janë të vetëdijshëm se urdhërat e kujt i kryejnë. Ata të gjorë, nuk e dinë se strategët dhe urdhëruesit e krimeve, që ata i bëjnë, kryhen edhe për ta zhvlerësuar punën e madhe që bëri NATO-ja dhe burrat e mdhenj të botës për kombin tonë. Dërgimi i një letre apo disa letrave nga lexuesit e rregullt të Bota sot, nga veprimtarët atdhetarë dhe intelektualët e mirëfilltë në qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe zotëri Kushneri do të kenë efektin e duhur tek faktorët e lartëpërmendur, por është edhe më e rëndësishme që forcat e shëndosha kombëtare do të fillojnë të organizohen konkretisht. Sot, duke mbrojtur gazetën kombëtare Bota sot jo vetëm me fjalë, por me punë, shqiptarët do të shohin nevojën e organizimit për ta mbrojtur Shqiptarinë, atdheun e tyre, jo vetëm verbalisht por me punë konkrete, duke ua pamundësuar kuqaloshëve dhe sorrosëve shqiptarë, që edhe më tutje të punojnë për grekun, rusin dhe shkaun. Vetëm atëherë kur dimë të organizohemi në baza kombëtare, vetëm atëherë kur me organizimin tonë të shëndoshë kombëtare jemi në gjendje t`i pengojmë keqbërësit e ndryshëm, (që nuk kanë vetëdije njerëzore dhe kombëtare) për të mos bërë vepra kriminele, që kryespiunët dhe kryekuqaloshët i kanë bërë argatë, me një pagesë të vogël, dhe t`i vemë para drejtësisë shqiptare patronët e argatëve të mjerë, do të jemi të sigurtë se jemi në rrugë të mirë, që aspiratat e popullit dhe amanetin e dëshmorëve të kombit do ta çojmë në vend, duke e bërë Kosovën Shtet të pavarur dhe pastaj me zgjuarsi dhe me punë të mbarë, hap pas hapi, dhe me ndihmën e aleatëve tanë të natyrshëm, SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Turqisë, dhe aleatëve tjerë që do t`i bëjmë duke i bindur se serbi, greku dhe rusi nuk janë vetëm armiqtë tanë, por janë edhe armiq të Francës, Italisë, shteteve Skandinave, shteteve të Lindjes së Afërt dhe të Lindjes së Largët, janë armiq të shteteve muslimane, janë armiq të egër të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe të drejtësisë, janë armiq të përbetuar të Zotit dhe gjithë njerëzimit, atëherë ata do të bëhën aleatët tanë dhe do të na përkrahin për ta zënë vendin që e meritojmë në qendrat e vendosjes ndërkombëtare, ndërsa populli ynë do të jetojë i lirë, duke ndërtuar ardhëmërinë e tij të shkëlqyer në trojet më të pasura dhe më të bukura të Evropës, që i Madhi Zot ia dhuroi për t`i punuar dhe për t’i gëzuar brez pas brezi deri sa kjo botë të ekzistojë.

Botuar:”Bota sot” më 4 korrik 2000

Loading