SHQIPTARËT DO TË SHPËTOJNË NGA KTHETRAT SERBO-GREKE VETËM ME NACIONALIZËM

Siç po duket zgjidhja e drejt e çështjes së Kosovës do të zhagitet edhe për shumë kohë, vuajtjet e shqiptarve do të vazhdojnë edhe më tutje, shansi historik mund të na dalë nga dora, jo për fajin e faktorëve ndërkombëtarë por për fajin e klasës politike shqiptare dhe “udhëheqjeve” që u vetëzgjodhën, apo që ne i zgjodhëm. Qendrat e vendosjes ndërkombëtare ua kanë bërë të qartë shqiptarëve se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë siç dëshirojnë ta paraqesin shqiptarët, por është një ndër problemet më të komplikuara e më të vështira në shkallë ndërkombëtare, dhe se faktori shqiptar duhej ta luante rolin kryesor për të ndikuar në faktorët e vendosjes ndërkombëtare për t’u përcaktuar që Kosova ta gëzojë lirinë dhe pavarësinë, pas mbarimit të fazës kalimtare të protektoriatit ushtarak dhe civil ndërkombëtar. Duhet ta kemi të qartë se jemi në provimin e fundit si popull dhe si komb para qendrave të vendosjes ndërkombëtare. Se a do ta kalojmë provimin, për ta zënë edhe ne vendin në bashkësinë e kombeve të lira të Evropës Perëndimore, apo do të mbesim lëndë e parë ndërtimi për serbo-grekët dhe tokat tona t’iu mbeten “utrinë” të shteteve të tyre, varet në rend të parë prej organizimit të forcave të shëndosha kombëtare në krye me intelektualë dhe nacionalistë të shquar, që sot i ka kombi ynë në numër të mjaftueshëm. Të pritësh diçka të mirë, nga këto “udhëheqjet” shqiptare të cilat janë në vlugun e luftës për pozita e pushtet, duke mos i zgjedhur mjetet, është qesharake dhe jo reale, kur dihet se një pjesë e saj është e paformuar kombëtarisht dhe politikisht, pjesa më e madhe është e sëmurë nga karrierizmi, xhelozia dhe bajraktarizmi, por që janë pehlivana e xhambazë të shkathtë politikë, ndërsa pjesa më e vogël janë spiunë të regjur të serbo-grekve e të djajve komunistë të Moskës dhe Sorosit. Faktorët e jashtëm, SHBA me aleatët e saj dhe NATO- n na krijuan kushte dhe rrethana shumë të përshtatshme për realizimin e objektivave madhore kombëtare, por fatkeqësisht, rrethanat e brendshme i kemi shumë kaotike në gjithë hapsirën kombëtare. Për këtë situatë shumë të tendosur që sot mbretëron në Shqipëri më së tepërmi kanë të drejtë të gëzohen grekët dhe serbo-sllavët, pasi që njerëzit e tyre i kanë duart e lira t`ia bëjnë të gjitha të ligat shtetit dhe popullsisë së gjorë, që është mbetur nën mëshirën e spiunëve të regjur serbo-grekë dhe social-komunistëve të marrë. Ndërsa Kosova martire e masakruar, e djegur dhe e shkatërruar nga barbarët shkije, ende s’i ka varrosur martirët, “udhëheqja” e saj- edhe në këto kushte- po vazhdon pa fije turpi luftën për pushtet, duke u vetëzgjedhur në pozita udhëheqëse pa e bërë ende shtetin. Të ligat që po ia bëjnë Shqipërisë bastardhët e kombit në krye me Nanosin & kompani, po ia bëjnë Kosovës enveristët në krye me qosiqët e hysenët të bashkuar rreth të ashtuquajtëres LBDK dhe nxënësit dhe argatët e Nanosit, pararoja staliniste e LPK-së në krye me Xh. Halitin, I. Kelmendin, H.Thaqin e Bardhyl Mahmutin. Se sa do të zgjatë ky terr mbi trojet tona, varet në rend të parë prej forcave të shëndosha kombëtare, që duhet t’u prijnë nacionalistët e dëshmuar dhe intelektualët që nuk punuan kurrë për interesa të huaja. Ata nuk guxojnë që tërë veprimtarinë e tyre ta kufizojnë vetëm në konstatimin e gjendjes ku gjendet kombi dhe rreziqet që i kanosen, por duhet- sa më parë që është e mundur- të vetorganizohen, për të marrë qëndrime, për ta përcaktuar strategjinë dhe taktikën e veprimit, për të marrë detyra e për të ndarë përgjegjësi, me qëllim të organizimit të të gjithë forcave të shëndosha kombëtare, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen tonë kombëtare dhe për t’ua treguar vendin e merituar spiunëve serbo-grekë dhe argatëve të tyre stalinistë e pansllavistë. Shqiptarët nuk duhet t`i përsërisin gabimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe pas luftës, ku me mosorganizimin e duhur të nacionalistëve dhe forcave të shëndosha kombëtare, serbo-sllavët shfrytëzuan situatën për ta legalizuar veprimtarinë e tyre antishqiptare duke e formuar të ashtuquajten “Parti Komuniste Shqiptare” një bar të keq të mbjellur në truallin virgjër të tokës shqiptare, që shqiptarëve u solli vuajtje, mjerim, tragjedira e të liga tjera të panumërta. Po qe se intelektualët nacionalistë nuk veprojnë konkretisht, dhe nuk bashkohen për të gjetur mënyrën dhe mjetet e përshtatshme për të dalë nga kjo situatë e mjerë dhe kaotike, jo vetëm se nuk do të zgjedhet mirë dhe drejt çështja e Kosovës, por kombi ynë do të jetë përherë i rrezikuar nga shkombëtarizimi, zhdukja, apo do të bëhet gazi i botës, duke u kthyer në rob të përjetshëm shpirtërisht dhe ekonomikisht të serbo-grekve e djajve të mallkuar komunistë. Po qe se forcat e shëndosha kombëtare, organizohen sa më parë dhe si duhet, do ta ndryshojnë gjendjen ekzistuese dhe do t`i marrin fatet e kombit në duart e tyre, pasi që kemi intelektualë burra, të aftë e të dijshëm, shkencëtarë, politikanë e diplomatë, që dinë si të dilet nga kjo krizë e thellë politike, ekonomike, organizative e morale, në të cilën na futën karrieristët e partiakët e shtirë dhe spiunët serbo-grekë. Fatëmirësisht ideologu i nacionalizmit shqiptar, intelektuali, politikani dhe diplomati i shquar i kombit shqiptar zotëri Abdi Baleta e ka formuar ” Rimëkëmbja Kombëtare ” partinë e vetme të nacionalizmit shqiptar, dhe- nëpërmjet organit ” Rimëkëmbja ” dhe kombëtarës Bota sot po i demaskon pa mëshirë spiunët dhe argatët e serbo-grekve, dhe po e përgatit opinionin e gjerë se Shqipëria, Kosova dhe Viset tjera shqiptare do të shpëtojnë nga kthetrat serbo-sllavo-greke vetëm me anë të nacionalizmit. Gëzon fakti se gazeta kombëtare ” Bota sot ” po e ngrit zërin e të vërtetës jo vetëm në diasporë por edhe në Kosovë, dhe po luan rol me rëndësi, duke ua bërë të mundshëm lexuesve të shumtë të njihen me ngjarjet që po ndodhin në gjithë hapësirën kombëtare e më gjerë, por po i demaskon edhe bartësit e dukurive të shëmtuara, që e kanë kapluar shoqërinë shqiptare. Veçmas, lufta e saj pa kompromis kundër protagonistëve kryesorë të këtyre dukurive, ka një rëndësi të madhe jetike për zhvillimin e ngjarjeve të ardhshme pozitive, pas mbajtjeve të zgjedhjeve të lira në Kosovë dhe Shqipëri, ku forcat e shëndosha kombëtare dhe demokratike do të korrin fitore të plotë mbi social-komunistët dhe spiunët serbo-grekë, që Shqipërinë më 1997 e shtrinë për tokë, ndërsa Kosovës ia përgatitën varrin, e shqiptarëve dyert e botës, por i Madhi Zot edhe këtë radhë si shumë herë më parë nëpërmjet NATO-s e shpëtoi kombin shqiptar. Më në fund kisha për të bërë publike dëshirën e shumë bashkëkombasve që kërkojnë nga intelektualët dhe afaristët atdhetarë, ta organizojnë një tryezë të rrumbullakët për marrjen e qëndrimeve dhe vendimeve të përbashkëta, për caktimin e përgjegjësive dhe detyrave, për gjetjen e mënyrës dhe mjeteve të përshtatshme për të dalë nga kjo situatë kaotike, dhe krizë e thellë kombëtare me zgjuarsi dhe mençuri, me qëllim që sa më mirë t`i shfrytëzojmë rrethanat e përshtatshme ndërkombëtare për realizimin e synimeve tona kombëtare. Iniciativën për organizimin e një tryeze të rrumbullakët duhet ta mari gazeta kombëtare “Bota sot” pasi që Botuesi, Kryeredaktori dhe Redaksia e saj i kanë meritat kryesore që kjo gazetë u bë me të vërtetë gazetë kombëtare, në saje të bashkëpunimit që krijuan me intelektualë atdhetarë dhe personalitete të shquara të kombit: Abdi Baleta, Skëndr Buçpapaj, Teki Dervishi, Mero Baze, Nexhmedin Spahiu, Hysamedin Feraj, Vehbi Skenderi, Veli Karahoda, Esat Stavileci, Agim Shehu, Ali Podrimja, Rudolf Marku, Bardhyl Londo, Arbër Ahmetaj etj, që me pendat e tyre të mprehta po i trajtojnë si duhet temat aktuale dhe çështjet madhore kombëtare.

Botuar: ” Bota sot ” më, 19 gusht 1999

Loading