ATA QË E MUARËN FLAKARESHËN E POPULLIT DUHET TË RRINË KOKËULUR DHE NË MARRE

Me siguri 28 tetori i vitit 2000 do të jetë datë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare, po qe se fitorja e popullit të shumëvuajtur të Kosovës dhe fitorja e LDK-së do të ruhet dhe do të forcohet, duke ia sjellë pavarësinë Kosovës, lirinë dhe demokracinë shqiptarëve në trojet e tija etnike, prosperitetin, rritën dhe begatinë çdo familje shqiptare. Po qe se shqiptarët vetëkënaqen me këtë fitore duke menduar se punët e mira do të vijnë vetvetiu, pasi që me votën e tij të lirë i mundën forcat e djallit të mallkuar, rëndë gabohen. Populli e fitoi një betejë shumë të rëndësishme, por kanë mbetur edhe shumë beteja tjera të pakryera, ku moskryerja e tyre do ta kthente fitoren në humbje. LDK-ja dhe Ibrahim Rugova e fituan besimin e popullit, por ky besim duhet ruajtur duke korrë suksese të njëpasnjëshme në të gjitha fushat e veprimtarisë së shoqërisë shqiptare. Sukseset e njëpasnjëshme në Kosovë fuqishëm do të ndikojnë edhe në Viset tjera shqiptare e në Shqipëri që edhe atje të fitojnë forcat e shëndosha kombëtare. Për realizimin e këtyre qëllimeve LDK-ja në radhë të parë duhet ta “pastrojë” shtëpinë e saj nga klanet dhe individët të cilët LDK-në e dëmtuan me veprimtarinë e tyre përçarëse dhe destruktive, duke bërë aleanca të fshehta dhe të hapta me pehlivanat dhe argatët e Nanoisit për përfitimet e tyre personale dhe klanore. Për dëmet që ata ia sollën LDK-së, institucioneve shtetërore dhe çështjes kombëtare duhet të japin llogari e kurrsesi të fitojnë pozita në udhëheqjet partiake dhe shtetërore të Republikës së Kosovës. LDK-ja në vitet e para të “90- tës ishe Lëvizje kombëtare e cila i vuari themelet e shtetësisë së Kosovës. Edhe tash në fillimin e këtij mijëvjeçari LDK-ja duhet të bëhet Lëvizje kombëtare. Anëtarësia dhe simpatizuesit e saj nuk kanë kohë të pushojnë. Fronti i punës i pret në të gjitha vendëbanimet e Kosovës.Të regjistrohen dhe të ndihmohen familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe skamnorët. Të kujdesën dhe t’ua sigurojnë qetësinë, paqen dhe sigurinë të gjithë banorëve të Kosovës. T’i regjistrojnë argatët e argatëve të Nanoisit, që bënë dhe po bëjnë krime, vjedhje dhe kërcënime. Të mbledhin dëshmi të vërtetuara për krimet e tyre dhe t’ua japin organeve gjyqësore të Kosovës dhe Gjyqit të Hagës. Shkencëtarëve materialisht t’u ndihmohet për botimin e punimeve shkencore në gjuhë të huaja dhe përkthimin e librave të botuara më parë që dëshmojnë me fakte për terrorin dhe gjenocidin e serbo-jugosllavëve mbi popullsinë shqiptare që kur shkeli këmba e tyre në tokën tonë, por të botohen edhe libra për rezistencën dhe qëndresën e vazhdueshme të shqiptarëve për ta ruajtjur qenien e tyre kombëtare. Të gjitha këto dëshmi që i kemi të botuara në gjuhën tonë duhet t’i bëjmë të njohura edhe për Qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe për opinion ndërkombëtar. Vetëm atëherë kur të fitohet Pavarësia e Kosovës LDK-ja duhet të bëhet parti e mirfilltë e cila do të jetë motorr i zhvillimit, përparimit dhe begatisë së shoqërisë shqiptare. PNDSH në këto zgjedhje nuk ka humbur pasi që aleatja e saj bindshëm ka fituar në saje edhe të një pjese të madhe të anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, që votuan për përfaqësuesit e LDK-së, duke qenë të vetëdijshëm se duhet bashkuar forcat për të fituar mbi argatët e Nanosit, Mejdanit dhe Klosit. PNDSH në të ardhshmen duhet të jetë forca kryesore opozitare e LDK-së e cila do të ketë për detyrë që zgjidhjen e çështjes kombëtare ta kërkojë në krijimin e Shqipërisë Etnike duke ia bashkangjitur Shqipërisë Kosovën dhe Viset tjera shqiptare edhe ato vise që çakajtë e Ballkanin i shkombëtarizuan me anë të terrorit dhe gjenocidit që ushtruan mbi popullsinë shqiptare të Toplicës dhe Sanxhakut të Nishit, Pazarit të e Ri, Peshterit dhe Çamërisë. Këto vise shqiptare që na i shkombëarizuan çakajtë e Ballkanit do t’i bashkangjitën Shqipërisë Mëmë se janë gjymtyrët e saj, pa të cilat ajo nuk mund lirshëm të frymojë dhe të gjallërojë. Detyrë parsore e PNDSH nuk do të jetë pushteti por ngritja e vetëdijes nacionaliste tek shqiptarët duke bërë luftë të pakompromis me bërësit e internacionalizmit proletar, duke i luftuar dhe çrrënjosur mbeturinat e komunizmit, siç janë demogagjia, gënjeshtra, shpifja, tradhtia, mashtrimi me lajka, kërcënimi, vrasja pas shpine, ateizmi, etj. Shqiptarët sot për sot nuk kanë fuqi t’i kthejnë krahinat e tyre që me gjenocid i shkombëtarizuan kasapët e Ballkanit. PNDSH e riorganizuar dhe e forcuar me intelektualë, shkencëtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, do të duhej t’i bindnin qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe opinionin ndërkombëtar me fakte të dokumentuara, shkencore dhe historike se Toplica me Sanxhakun e Nishit dhe Pazari i Ri me Peshterin para një shekulli ishin toka shqiptare, që Serbia me gjenocid dhe mjete tjera perfide i bëri “tokë serbe”, dhe se Çamëria në Dy luftat e fundit Botërore me gjenocidin grek pothuajse krejtësisht u shkombëtarizua. Pasi që me ligjet ndërkombëtare krimi dhe gjenocidi ndaj njerëzimit nuk vjetërohen, shqiptarët kanë të drejta morale dhe ligjore t’i kërkojnë viset e tyre duke i përdorë të gjitha format e veprimit, e në rend të parë, të kërkohet nga faktori ndërkombëtar, veçmas nga aleatët tanë të natyrshëm jashtëballkanik, që të na ndihmojnë. Por më në fund shqiptarët në Ballkan dhe në Evropë pas disa dhjetëvjeçarëve apo më së voni pas një shekulli do të bëhen forcë e respektuar që do t’i shkojë zani, do t’i ecë fjala, do t’i rritet fuqia e autoriteti, dhe me të mirë apo me të keq tokat shqiptare që na i shkombëtarizuan barbarët do të bëhën prapë tonat. PDKSH si edhe më parë është në udhën e Zotit, që gjithmonë do të prijë mbarë, përkrahu LDK-në, përkrahu institucionet shtetërore, punoi me të gjitha forcat për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak shqiptar. Fitorja dhe sukseset e LDK-së, janë edhe sukseset dhe fitorja e saj. LBDK-ja u shafit për toke. Ideologu i saj që ishte edhe Rrenatari i argatëve të Nanoisit “vdiq për së gjalli”. Vetëm tash ai do ta kuptojë se sa e rëndë dhe sa e fuqishme është shuplaka e popullit, flakaresha e atij populli që ai aq shumë e shfrytëzoi dhe aq shumë e keqpërdori për të fituar privilegje gjatë periudhës së robërisë së Jugosllavisë Socialiste. Veçmas, në këto zgjedhje populli u tregua ndaj tij i pamshirshëm, se edhe ai ishte i pamshirshëm ndaj tij në këto vitet e fundit, kur ai i thynte prangat e robrisë duarthatë. Armët që u blenë nga Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi në qershor të vitit 1998, për t’ua dërguar forcave elite të UÇK-së, nuk lejuan të futen në Kosovë nga kryexhadall Qosja me xhadallët tjerë të LBDK-së, dhe me xhadallët e LPK-së. Ai nepërmjet Arbër Xhaferit e Menduh Thaçit intervenoi te shteti mik që mos t’i jipen armët Ahmet Krasniqit pasi që ai nuk pranonte të bëjë komplote kundër Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, pasi që nuk pranoi të ngrinte krye kundër Presidentit dhe as kundër Parlamentit të Republikës së Kosovës. Kryexhadalli i LBD-së nuk e kishte hallin e shqiptarëve se a do të vriten e masakrohen me “gajret” apo pa “gajret”. Ai dhe pehlivanat e Nanoisit kishte hallin e kolltukut, të pozitës dhe privilegjeve. Ai donte të bëhet “Baba i Kombit” “idhull”, po u tregua se “kaqik” nuk kishte për të qenë një njeri i zakonshëm me vetëdije, dhe me përgjegjësi njerëzore, e lere më të bëhet një tribun apo udhëheqës i shqiptarëve. PDK-ja e Gjarpërit edhe pse disa herë “ndrroi lëkurën” për të ardhur deri te ky emër i bukur dhe simpatik, qëllimi i të cilës ishte t’i humbi gjurmët e gjenezës dhe të trashëgimisë, për t’i fshehur gjurmët e një robi, që ishte në shërbim të Nanoisit, Mejdanit dhe Klosit, por edhe për të bërë përgatitjen e terrenit për falsifikimin e votës së lirë të popullit. Të gjitha këto munde i shkuan kot se edhe ky e muar shuplakën e popullit. Kot i harxhoi paratë e plaçkitura nga pompat e benzinit për blerjen e votave, kot i përkëdheli njerëzit, kot bëri premtime qesharake. Edhe pse nepërmjet argatëve të tij njerëzit i kërcënoi, apo ua qiti në pritë maskat, nuk arriti ta marrë pushtetin për të cilin aq shumë punoi me mjetet komuniste në bazë të parimit se “qëllimi i arësyeton mjetet”. Fitoi pushtetin aty ku më së paku është dashur të fitojë, se mirë e kanë njohur bashkëfshatarët e tij se kush është, por ata i mashtroi që t’ia japin votën nepërmjet demogagjisë komuniste dhe propogandes lokaliste që një kohë të gjatë në ato anë me argatët e tij e zhvilloi. AAK-bëri aleanca të fshehta dhe të hapta, bëri plane mbi plane, por edhe këta populli i shporri. Flakaresha i përplasi për toke, ua thei buzë e dhëmballë, nuk ua pati besën, se edhe këta si ata të Gjarpërit e kanë një nënë. LPK-ja i polli dhe i rriti të dy palët rrugëve të metropoleve të Evropës dhe i edukoi me edukatën e llumpenproletariatit ndërkombëtar. PQLK-ën populli fare nuk e njohu dhe as nuk e bëri “hesap”se më i madhi i tyre pshtjelloi e çpshtjelloi, foli jerm e foli në kllapi, dhe askund “sopata si preu në një vend”. Ndërroi profesion, ndërroi patron. Edhe pse “shumë lartë i vjerri qepët”, mundi i shkoi kot se “kapsollat ia hangrën pulat”se asnjë nuk e shkrepi për të treguar të vërteten se çfarë e shtyu t’i hajë fjalët, t’i njollosë dhe shpifë kolegët, t’i ndërrojë kampet, të bëhet argat i argatëve të Nanoisit, Mejdanit dhe Klosit?! Zgjedhjet vendore në Kosovë i ndërruan raportet e forcave të cilat i vunë me dhunë pehlivanat e Nanoisit pas çlirimit të Kosovës nga NATO-ja dhe luftëtarët trima të UÇK-së. Populli me votën e tij të lirë i rrahu me shuplakën e tij të fuqishme këta argatë të huaj, që punuan dhe po punojnë për interesa të grekut dhe të shkaut, për ca eshtëra që po i lëpijnë. Edhe pse janë të rrahur e të dërrmuar kjo farë e keqe po mundohet të ngrihet në këmbë, për t’u hakmarrë për dajakun që e fituan. Forcat demokratike që besimin e popullit fituan, duhet të ringjallën, të këndellen, të përtrihen me gjak të ri, të forcohen dhe pa fije frike të ecin përpara duke e hapur rrugën e lavdisë. Atë rrugë që Kosovës do t’ia sjellë Pavarësinë. Atë rrugë që shqiptarëve do t’iu sjellë lirinë, demokracinë, zhvillimin, përparimin, paqen dhe begatinë. Ajo rrugë që shqiptarëve do t’ua sjellë edhe bashkimin kombëtar me hapa të matur por të sigurtë dhe shkallë -shkallë. Atë rrugë që shqiptarin do ta bëjë zot të tokave të tij që i Madhi Zot ua dhuroi. Shtrohet pyetja si të arrihen këto qëllime të larta njerëzore dhe kombëtare? Dihet se vetëm me fjalë asgjë nuk bëhet. Pra, duhet mund, djersë dhe gjak të derdhin ende shqiptarët për t’i arritur gjithë këto të mira. Edhe pse shkau u detyrua të largohet nga Kosova, ajo është e mbushur me spiunë të saj e me spiunë të grekut, rusit e të birit të thiut. Dihet mirë se grekët dhe serbët i kanë instaluar spiunët dhe vasalët e tyre në Qeverinë e Shqipërisë, dhe në institucionet tjera të shtetit shqiptar. Kryespiuni i armiqve tanë Nanoisi me Kompani pasi Shqipërinë e bëri si është më zi, ashtu si ua dashti zemra grekut dhe shkaut, të njëjtën gjë kërkon t’ia bëjë edhe Kosovës. Ky xhadall në fillim pati ca suksese kur e dëmtoi shumë Kosovën, i cili me anën e argatëve dhe pehlivanave të tij e prishën çdo nismë të mirë të shqiptarëve. E përçanë faktorin politik dhe ushtarak të Kosovës, e përvetësuan UÇK-në dhe nuk lejuan institucionalizimin e kthimin e saj në ushtri kombëtare. Bënë krime dhe dhunime të ndryshme mbi shqiptarë që nuk pranuan të bëhën skllevër të tyre dhe të punojnë për shkaun. Dashti i Madhi Zot e na e dha të mbarën, dhe në zgjedhjet vendore nanoistët dështuan. Ky është dështimi i tyre i parë. Me punën e forcave të shëndosha kombëtare do të vijnë edhe fitore dhe suksese tjera. Pranvera e vitit të ardhshëm do të na sjellë fitoren e zgjedhjeve nacionale. Tash është i hapur fronti i punëve të mbara. Kryesitë dhe elektorati i LDK-së duhet ta kenë të qartë se është e domosdoshme t’i shtërngojnë rradhët. Të bëhen këmbëngulës, që të bëhen ndryshime rrënjësore në organet udhëheqëse të Kosovës. Ata që e fituan flakareshën e popullit, duhet të rrijnë kokëulur dhe me marre, e jo t’u dëgjohet zëri në RTK, thuajse ata janë të parët e Kosovës. Populli ua tregoi vendin ku e kanë, aty pas derës, dhe një pjesë e tyre e ka vendin në Gjygjin e Hagës, e jo në ballë të votrës. Fatëkeqësisht në klanet e farës së keqe janë kurthuar edhe ca burra të mirë e atdhetarë, që pa vetëdije apo edhe me grackat dhe kurthat që ua kanë përgatitur, janë bërë argatë të argatëve të Nanoisit, kur kanë pranuar të futën në organe udhëheqëse të partive që i polli LPK-ja. Tashpërtash vetëm një rrugëdalje e kanë, që sa më parë të largohen prej tyre, se një ditë kur të dalin në shesh të gjitha të ligat që ata i bënë, duhmi i erës së keqe do t’ua zërë frymën dhe do t’u bjerë të fiktë, e do të rrëzohën me krye për toke, dhe nuk do të dali kush që do t’i arsyetojë. Do të konsiderohen me ta bashkëfajtorë edhe pse ndoshta nuk do të burgosën me ta për të vuajtur denime të gjata, por moralisht do të jenë të dënuar sa të jenë gjallë. Po me siguri, nuk do të vonojë dhe në zgjedhjet parlamentare e presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm dajakun që e muar LBDK-ja e Qosjes, në zgjedhjet vendore do ta marin edhe udhëheqjet e partive që i polli LPK-ja. Dhe kështu do të plotësohen kushtet që Kosova të fitojë pavarësinë e saj. Shqiptarët si komb do të ringjallen se forcat demokratike do të fitojnë në gjithë truallin shqiptar, ndërsa forcat e huaja, spiunët e grekut e të shkaut, majtistët shqiptarë, kurrën e kurrës më nuk do të kenë mundësi t’i marrin frejtë e shtetit shqiptar dhe as të manipulojnë me popullin për të na bërë dëme, se mirë e dijmë se kush janë, dhe për interes të kujt punojnë, edhe pse me bulçitë e tyre të forta dhe me gojën plotë jargë përbehen në “pavarësinë” e Kosovës dhe “lirinë”e shqiptarëve.

Botuar:”Bota sot” 24 nëntor 2000.

Loading