PSE PO LIHEN TË LIRË KRIMINELËT

Qendra e Krimit e krijuar në Kosovë nga pehlivanat e Nanosit, bajraktarët e farës ruse, agjenturat serbo-sllavo-greke, dhe mafija e kuqe ndërkombëtare, si shumë herë më parë gjatë këtij viti dhe viteve të mëparshme e përgjakën Drenicën, Kosovën dhe Shqiptarinë me atentatin e 19 tetorit të këtij viti kundër tre pjesëtarëve të ish UÇK-së, që me punën e tyre gjatë luftës dhe pas luftës, i dëmtuan interesat karrieriste të krerëve të forcave kundrainstiticionale të Kosovës dhe argatët e armiqve tanë shekullorë. Qendra e Krimit këtë radhë me atentatin e Skënderajt, goditi përnjëherë tri vlera tona të çmueshme kombëtare dhe njerëzore: Me vrasjen e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut dhe plagosjen e Gani Gecit goditën vlerat më të çmueshme të Luftës çlirimtare të Kosovës, goditën bartësit e vërtetë të asaj lufte, që nuk patën sukses t’i manipulojnë gjatë luftës për t’i luftuar institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës, dhe pas luftës nuk arritën t’i bindin për të zënë pozita udhëheqëse dhe pasuri të huaj. Po dora e zgjatur serbe vrau Bekim Kastratin, ish- ushtarin e UÇK së, që e dashti lirinë dhe çlirimin e Kosovës më tepër se jetën dhe familjen e tij. Ai pas luftës vazhdoi punën e nisur. E dinte se pas çlirimit të Kosovës qytetarëve të saj i duhet liria e fjalës për ta thënë të vërtetën, dhe mu për atë edhe u punësua në gazetën kombëtare Bota sot, për të mbrojtur me trimëri Fjalën e Lirë në Kosovë, për ta thënë të vërtetën, për ta ndihmuar drejtësinë të ngadhnjejë mbi gënjeshtren dhe shpifjen. Ai sa punoi në “Bota sot”, ua grisi maskën e krimit dhe të tradhtisë kombëtare pehlivanave të Nanosit, argatëve të tyre dhe bajraktarëve të farës ruse. Ja pra se për çka ia shuan jetën tradhtarët e kombit Bekim Kastratit. Po veglat serbe që u bënë bajraktarë të fares ruse në Kosovë, e vranë Besim Dujakun, që iu shpëtoi pa ia dhënë një plumb pas shpinës sa ishte luftëtar i UÇK-së. Kriminelët me vrasjen e Besim Dajakut, njërin prej anëtarëve të rojës personale të Kryetarit të LDK-së dhe Kryetarit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, goditën institucionin shtetëror: Presidencën e Republikës së Kosovës. Goditën shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, goditën mundin dhe luftën e shumë gjeneratave për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar. Pehlivanat e Nanosit dhe argatët e tyre e vranë Gani Gecin, por i Madhi Zot na e ruajti këtë Burrë të Dheut. Na e ruajti i Lumi Zot këtë pasardhës të denjtë të Bajraktarit të Llaushës. Na e ruajti të “përkëdhelurin” e Shtatë Vëllazërve Geci, si shpërblim për punën e tyre me përkushtim në realizimin e objektivave madhore kombëtare. Po i Madhi Zot na e ruajti nga më e keqja Gani Gecin, për ta vazhduar misionin e lartë njerëzor dhe kombëtar që i ka rënë hise ta ndriçojë të vërtetën e hidhur, t’i vejë në dukje të ligat e pehlivanave të Nanosit dhe të argatëve të tyre, që me anë të komploteve i përvetësuan njësitë guerile të Republikës së Kosovës. Gani Geci ishte, është dhe do të jetë në shënjestër të kriminelëve dhe tradhtarëve të Kosovës dhe të Shqiptarisë, vetëm pse ai dhe vëllazërit tjerë Geci i ruajtën dhe po i ruajnë me përkushtim vlerat kombëtare, trashëgiminë familjare të të parëve të tyre, që me trimëri i dolën zot Atdheut dhe Kombit, dhe po luftojnë me të gjitha forcat për realizimin e synimeve tona kombëtare. Ky krim i kryer në zemër të Drenicës nga veglat e çetnikëve të Beogradit, duhet t’ua hapi sytë shqiptarëve kudo që janë, për ta parë rrezikun që i kanosej Kosovës me Vise, Shqipërisë dhe Shqiptarisë nga neokumunistë shqiptarë. Ata kanë mbetur të njëjtë. Nuk ka dallim në mes komunistëve shqiptarë të 1941-1948 që e mbollën farën ruse në truallin shqiptar, që e përgjakën Shqipërinë dhe Kosovën (në veçanti Drenicën dhe Gjilanin) dhe nanoistëve shqiptarë, që nuk lejuan bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, që prishën çdo organizim të mbarë që do të çonte në çlirimin e Kosovës nga vet shqiptarët, që shpifën, kërcënuan dhe vranë atdhetarë e veprimtarë të dalluar të çështjes madhore kombëtare dhe të njëjtën punë ende po e bëjnë, për ta marrë pushtetin e Kosovës me mjete dhune, ashtu siç e muarën mësuesët dhe patronët e tyre në krye me Nanosin, Mejdanin dhe Klosin në Shqipëri. Këta djaj bolshevik e kthyen Shqipërinë në koloni greke dhe krijuan mafinë e kuqe ndërkombëtare në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Të njëjtën gjë donë ta bëjnë edhe me Kosovën kryepehlivanët e Nanosit, bajraktarët e farës ruse dhe agjenturat e armiqve tanë shekullorë. Populli ynë fisnik si çdo herë më parë edhe në zgjedhjet e 17 nëntorit do të dijë se kend duhet votuar. Vota e tij do të vendosë se cilat forca do të fitojnë. Do të fitojnë forcat e së mirës, apo do të fitojnë forcat e së keqes, do të vendosë vota e tij e lirë. Populli ynë sot nuk e ka të vështirë të vendosë se cilës forcë politike duhet t’ia japë votën e tij. Nuk e ka vështirë nga fakti se shqiptarët e të gjitha shtresave shoqërore gjatë viteve të fundit të shekullit të 20-të dhe fillimit të shekullit të 21-të u vetëdiferencuan dhe treguan me argumente të shumta se për çka punuan dhe vepruan, për cilat synime luftuan. Populli ka sy dhe veshë, ai sheh dhe vëzhgon e vlerëson. Ai e ka syrin kandar. Syri i tij kurrë nuk mashtrohet. Dhe sot kahdo që të lëvizë njeriu nëpër Kosovë e ka të qartë se kush punoi për interesat e Kosovës dhe popullit të saj, e kush luftoi për interesat personale grupore dhe klanore. Kriminelët i kanë ditët e numëruara në Kosovë. Fitorja e forcave institicionale demokratike të Republikës së Kosovës me në krye LDK-në, do t’u sjellin qetësi shpirtërore, siguri dhe lirinë e vërtetë qytetarëve të Kosovës, ndërsa kriminelët do ta marrin dënimin e merituar.

Botuar: “Bota sot” më 26 tetor 2001

Loading