KËRCËNIMET NUK I FRIKOJNË MBROJTËSIT E SË VËRTETËS

Siç po duket, pararojës staliniste të LPK-së nuk po i ecën punët siç i kishin planifikuar dhe kështu po i japin shenjat e alarmit, duke ulëritur sikur ujqit e plagosur kur sulmojnë oborret e shpianikëve për t’ua rrëmbyet bagëtitë, dhe në vend të gjahut, marrin plumbat shpinës, dhe ashtu të plagosur sillen rrugëve pa rrugë si «qeni i çartur», duke paraqitur rrezik për rrethin ku sillen, sepse kafshimi i tyre është tinëzar, i befasishëm dhe i papritshëm.

Nuk u habita fare me kërcënimet që i bëri përfaqësuesi i ,,Pararojës” staliniste të LPK-së, XH. Haliti, botuesit të gazetës kombëtare ’’Bota sot”, zotëri Xhevdet Mazrekajt dhe, nëpërmjet tij, personaliteteve të shquara dhe intelektualëve atdhetarë të kombit, zotërinjve: Skender Buçpapaj, Abdi Baleta, Teki Dervishi dhe Mere Baze, të cilët me punimet e tyre të botuara në ,,Bota sot” e gjetiu, po kontribuojnë shumë që opinioni ynë të njihet mirë me të vërteten e ngjarjeve që po zhvillohen në gjithë hapësirën kombëtare, duke i demaskuar spiunët dhe argatët e qendrave antishqiptare: Beogradit, Athinës dhe Moskës, që kombit tonë po i sjellin në vazhdimësi kriza të thella politike, ekonomike, organizative, kulturore dhe morale, me anë të skenarëve që po i vejnë në veprim ,,Kolona e Pestë” e tyre, së bashku me social-komunistët shqiptarë, duke rrezikuan seriozisht qenien tonë kombëtare. Vetëm intervenimi i NATO-s në Kosovë i largoi rreziqet e mëdha që ishin thurur nga serbo – sllavo – grekët kundër kombit tonë, por a do të shfrytëzohet kjo situatë e përshtatshme nga shqiptaret për ta zënë vendin që e meriton në arenën ndërkombëtare, është një çështje tjetër.

,,Pararoja” staliniste e LPK-së dhe patronët e saj janë të rrezikuar nga e vërteta, prandaj edhe ,,Bota sot” dhe bashkëpunëtorët e saj u janë bërë halë në sy dhe shumë po i pengojnë, sepse opinionin e gjerë po e njoftojnë për veprimtarinë e tyre, e cila ka për bazë të pavërtetën, rrenën, shpifjen, kërcënimin dhe krimin, prandaj edhe agresiviteti i tyre lind nga frika se një ditë do të zhveshën nga ,,patriotizmi” i rrejshëm dhe do t’u dalin në shesh të gjitha të palarat që i bënë, që nga fillimet e viteve 80-ta, kur u formua në Gjermani ,,Pararoja” staliniste nga Sigurimi i Shqipërisë, që kishte për qëllim që ajo të bëhet një ,,tellall” i politikës së PPSH në Evropën Perëndimore.

,,Pararoja” staliniste që nga fillimi tubonte rreth vetës enveristët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, por në radhët e saj nuk e patën vështirë të fusin edhe spiunë serbo – sllav dhe spiunë të sigurimeve tjera. Fatkeqësisht, Lëvizja jonë kombëtare mori goditjet më të rënda mu nga udhëheqja e ,,Pararojës” staliniste, që përbëhej nga ,,atdhetarë” enveristë të padijshëm, dhe ,,enveristë atdhetarë” që janë djaj të vërtetë, të regjur në tradhti, mashtrime e demagogji, që punonin dhe po punojnë për sigurime të huaja serbo – sllavo -greke, dhe të cilët po i tërheqin për hunde kur të duan dhe si të duan ,,enveristët atdhetarë” të padijshëm.

Organizatat ilegale në vend se të merren me çështje të organizimit të mërgimtarëve tanë për ta bërë një organizatë të fuqishme kombëtare në diasporë, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, u morën me çështje ideologjike dhe në këtë mënyrë bënë përçarje në këto baza, duke i bërë armiq të gjithë bashkëkombësit që nuk ishin marksistë-leninistë, apo që nuk i përkrahnin enveristët në aventurat e tyre të palogjikshme, ku me të gjitha mjetet donin ta mbronin ideologjinë pansllaviste – marksiste – leniniste, dhe nuk kuptonin se Kosova nuk mbrohej duke mbrojtur ideologjinë e djallit të mallkuar, por duke i mbrojtur të drejtat tona nacionale dhe të drejtat e njeriut, duke kërkuar aleatë në Evropën Perëndimore, duke demaskuar shtypjen e egër serbo – sllave dhe aparthejdin që ishte vendosur në Kosovë.

PPSH-ja nuk donte të krijohej një organizatë e fortë kombëtare e shqiptarëve të robëruar nga serbo-sllavët, e cila do t`i sillte probleme PPSH-së, dhe i kishte vënë vetës për detyrë që ta mbronte marksizëm-leninizmin dhe internacionalizmit proletar, pasi që zgjidhjen e çështjes kombëtare e patën lënë të na e zgjidhë ,,ngadhënjimi i revolucionit proletar botëror”.

Forcat nacionaliste, që ishin të organizuara në Organizatën LNÇKVSHJ, të cilën e patën drejtuar Metush Krasniqit, Sabri Novosella, Isuf Gërvalla etj. edhe pse arritën t`i bashkojnë tri organizata në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, ’’Pararoja” staliniste, me përkrahjen e Sigurimit të Shqipërisë, i përdorën të gjitha mjetet që këtë Organizatë ta përçajnë, ta dobësojnë dhe, më në fund, arritën që nga një organizatë e vetme që ishte, t`i bëjnë tri organizata, që njëra-tjetrën e luftonin më tepër se shkaun. Botoheshin dy-tri versione të Zërit të Kosovës, në të njëjtën kohë. Mbronin marksizëm-leninizmin dhe internacionalizmin proletar në zemër të Evropës kapitaliste! I përçanë kurbetçitë dhe i bënë pikë e pesë dhe kështu, me vetëdije apo pa vetëdije, punonin për interesa të armiqve tanë shekullorë! Veçmas, ,,Pararoja” staliniste e LPK-së i bëri dëme të mëdha UÇK-së, duke e shpallur vetveten krahun politik të saj, dhe nëpërmjet SHIK-ut nuk lejuan të hynin kuadrot profesionale e forca njerëzore në UÇK-në, të cilët nuk kishin bindjen e tyre ideologjike dhe përcaktimet politike, si dhe nuk lejuan të futen armatime moderne e ndihma materiale. Në këtë mënyrë ata dëmtuan UÇK-në dhe luftën, ku opinioni i gjerë i dinë mirë pasojat që ia sollën asaj.

Pararoja staliniste e mësuar dhe e edukuar në shkollën bolshevike të doktrinës së marksizëm-leninizmit dhe të luftës së klasave, nuk e kanë të vështirë që kundërshtarët politikë jo vetëm t`i kërcënojnë, por edhe t`i likuidojnë, sepse morali komunist këtë lloj krimi e njeh për virtyt, zgjuarsi dhe trimëri. Stalini i vrau disa miliona njerëz që i pati shpallur ’’armiq të popullit”, ndërsa nxënësi i tij Enveri, i likuidoi me mijëra intelektualë e atdhetarë që nuk donin të bëheshin komunistë, apo që kundërshtuan tradhtinë kombëtare që e bënë në Mukje. Ata e ndezën edhe luftën qytetare, për ta marrë pushtetin me mjete më barbare! Nuk është hera e parë që enveristët e gjorë kërcënojnë. Ata e patën kërcënuar edhe Jusuf Gërvallën, Enver Hadrin etj. I patën shpallur armiq Sali Berishën dhe Azem Hajdarin. Me mjetet më të ndyra, u munduan ta njollosin Ahmet Krasniqin dhe pastaj e vranë. Po ashtu, edhe Enver Maloku iu pengonte shumë dhe, sipas të gjitha gjasave, ata e pushkatuan. E plagosën Sabri Hamitin dhe i vranë shumë atdhetarë trima që u kyçën në UÇK, të cilët i përkrahën institucionet e Republikës së Kosovës dhe donin institucionalizimin e UÇK-së etj. etj. Penguan dhe nuk lejuan bashkimin e faktorit ushtarak dhe politik të Kosovës. Dolën me komunikatë për mosnënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë. E penguan nënshkrimin e saj kur duhej nënshkruar, dhe kështu i ndihmuan Serbisë ta mbushin Kosovën me tanke, armatim të rëndë dhe ushtarë. Dhe, kush nuk e ka ende të qartë se sa dëme pararoja komuniste po i sjellë Kosovës, duke vrapuar pas foteleve dhe duke e zgjedhur vetveten në poste drejtuese!

Më në fund, duhet bërë të qartë pararojës staliniste të LPK-së, se një ditë do të japin llogari për shpifjet, kërcënimet dhe krimet e bëra, dhe se nacionalistët dhe forcat e shëndosha kombëtare demokratike nuk do të lejojnë që një grusht injorantësh stalinistë, që nuk i njeh as lagjja ku jetojnë, të fyejnë, të kërcënojnë, apo të zhdukin fizikisht personalitete dhe intelektualë të dalluar të kombit tonë.

Do t’ua bëjmë me dije pararojës staliniste të LPK-së se nacionalistët dinë t`ia ngrehin gishtin armës për ta luftuar krimin, sepse sipas ligjeve të Zotit, por edhe të Kanunit të Dukagjinit, mbrojtja e integritetit fizik dhe moral të vetvetes, familjes dhe pasurisë është detyrë e shenjtë. Prandaj, do t`i këshillonim pararojën staliniste dhe ,,enveristët atdhetarë” që të bëhen gati për të kërkuar azil politik te vëllezërit e tyre proletarë në Kubë, Rusi, Kinë dhe Zair, pasi që nuk i kanë lënë vend vetes jo vetëm në Kosovë, por as në Evropë, sepse do të ndiqen edhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës për krimet dhe të ligat që ua sollën individëve, UÇK-së dhe Kosovës.

Botuar në ,,Rimëkëmbja”, tetor 1999

Loading