Warning: Undefined array key "postid" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 24

Warning: Undefined array key "increase" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 25

Warning: Undefined array key "show_views_today" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 26

Loading

TA NDIHMOJMË UÇK-në

Të nderuar bashkëkombas,

Të nderuar bashkatdhetarë të Bashkësisë Shqiptare në Australi.

Mua si njërit ndër anëtarët e lëvizjes sonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, që nga viti 1963 e deri në ditët e sotit, me keni nderuar shumë, kur përfaqsuesi juaj Sami Flamuri, kërkoi mendimin tim për UÇK-në. Siç e dini edhe ju të nderuar bashkëkombas, UÇK-ja me luftën e saj u tregua forcë politiko-ushtarake serioze, këmbëngulëse për arritjen e ëndrrës shekullore të popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ajo u tregoi qendrave të vendosjes ndërkombëtare dhe okupatorëve tanë se populli ynë është i vendosur të shkojë deri në fund, duke i përdorë të gjitha mjetet, pra edhe ato luftarake, për çlirim dhe bashkim kombëtar. UÇK-ja të nderuar bashkëatdhetarë është një forcë e pavarur, nuk udhëhiqet nga asnjë parti politike shqiptare, as nga LPK-ja, e cila në Europë është duke bërë zhurmë të madhe, duke e paraqitur vetveten si përkrahësen e saj morale dhe materiale, ndërsa në disa raste e paraqet edhe si krah të vetin ushtarak. Është e ditur se UÇK-ja dita ditës po forcohet dhe një ditë do të bëhet ushtri e vërtetë kombëtare, po që se qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe okupatorët serbo-sllav nuk i përmirësojnë gabimet dhe padrejtësitë ndaj popullit tonë, po që se nuk heqein dorë nga planet e tyre djallëzore, që Kosova dhe viset tjera shqiptare të mbesin ende koloni serbo-sllave.

Sa i përket çështjes së ndihmës morale dhe materiale ndaj UÇK-së, është detyre me rëndësi të madhe kombëtare, prandaj ne shqiptarët kudo që gjendemi, e kemi për detyre të mos kursehemi dhe po qe se e lyp nevoja edhe të flijohemi për interesa të larta kombëtare. Mbledhjen e ndihmave materiale duhet ta organizojnë njerzit me autoritet dhe që gëzojnë besimin e bashkëkombasve të tyre, që nuk bëjnë zhurmë e as lavdërohen, që e konsiderojnë sasinë e ndihmave dhe emrat e dhuruesve të tyre një fshehtësi kombëtare, që pranojnë përgjegjësinë morale dhe ligjore, që janë të gatshëm të japin llogari dhe përgjegjësi për ndihmat e tubuara, në çdo kohë që këtë gjë e kërkojnë të autorizuarit e UÇK-së. Si çdo shqiptarë e shqiptare që është i detyruar t’i ndihmojë UÇK-së, edhe LPK-ja dhe antarësia e saj kanë për detyre ta ndihmojnë atë, por nuk kanë asnjë të drejtë të manipulojunë me gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit për interesat e veta partiake, klanore dhe individuale. LPK-ja dhe antarët e saj duhet ta ndihmojnë UÇK-në nga anëtarësia dhe fondet e tyre, por nuk kanë të drejtë ta shpallin vetveten si të autorizuar të mbledhin ndihma tek gurbetqarët në emër të saj. Dihet mirëfilli që LPK-ja është e vetmja parti që përkrahu materialisht dhe moralisht shkatërrimin e shtetit shqiptarë dhe kalljen e Shqipërisë. Ajo edhe tash po e përkrahë qeverinë e Nanos, e cila erdhi në pushtet me përkrahjen pa rezerva të armiqve tanë shekullore dhe aleatëve të tyre, që Shqipërinë e bëri (qeveria e Nanos) koloni greke, ndërsa Kosovës dhe viseve tjera shqiptare ua futi thikën pas shpine. Prandaj LPK-ja, në rend të parë, duhet jo vetëm të distancohet, por edhe ta luftojë qeverinë kukull të Athinës dhe Beogradit në Tiranë, për ta larë turpin e tradhëtisë kombëtare. Vetëm atëherë ndihma e tyre morale dhe materiale do ta ndihmonte UÇK-në, e kurrsesi sot, prej pozitave politike në të cilat ndodhet. Ju të nderuar bashkëkombas duke e formuar Bashkësinë, i bashkuat të gjtiha forcat intelektuale, njerzore dhe materiale, u bëtë krah i fortë i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. Kam bindje të thellë se edhe tani do ta ringjallni dhe forconi edhe më tepër Bashkësinë tuaj, duke i bashkuar gjithë shqiptarët vetëm në baza kombëtare, duke i luftruar ndasirat partiake, fetare dhe regjionale. Ju jeni shembull i mirë për gjithë diasporën shqiptare, prandaj edhe sa i përket ndihmës për UÇK-në, ju do t’u prini të gjithëve. Mos keni frikë se nuk do të mund ta gjeni kanalin e sigurtë për t’ia përcjellë ndihmat tuaja UÇK-së. Mos lejoni që dikush nga jashtë të vijë e t’ju shesë çallëm e salltanat, se gjoja përfaqësoka UÇK-në. UÇK-në në Australi duhet ta përfaqsojë një përfaqsues i zgjedhur nga Bashkësia juaj. Ta ndihmoni UÇK-në, sepse ajo i tregoi botës se shqiptari nuk ka qenë kurrë frikacak dhe as nuk do të friksohet nga hordhitë serbo-sllave !

I Madhi Zot na ndihmoftë !

Dalshim faqebardhë!

Botuar : ’’Rimëkëmbja’’më  17 shkurt 1998


Warning: Undefined array key "postid" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 24

Warning: Undefined array key "increase" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 25

Warning: Undefined array key "show_views_today" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 26

Loading