GABIM I LËSHUAR PA QËLLIM APO MANIPULIM I SHËMTUAR

Reagim lidhur me shkrimin e botuar në ’’Rilindjen’’ e datës 6 prill 1998 me titull : ’’Përsëri manipulojnë me shqiptarët e ndershëm’’.

“Rilindja”në rubrikën “Ngjarje dite” më 06.04.1998 botoi artikullin “Përsëri manipulojnë me shqiptarët e ndershëm” të një autori të panjohur për lexuesit e saj. Autori i këtij shkrimi ua bën me dije lexuesve se propoganda serbe nëpermjet shtypit dhe TV-së së tyre po mundohet ta bindë opinionin serb dhe atë ndërkombëtar se regjimi serb po e përkrahin të ashtuquajturit shqiptarë të ndershëm të cilët përmes letrave dhe nënshkrimeve po e njohin si të vetin shtetin e Sërbisë dhe se ata po e denuakan terrorizmin në krye me Ibrahim Rugovën etj. Artikullshkruesi na njofton edhe me përmbajtjen e letrës së nënshkruar prej 178* shqiptarëve të ndershëm të cilët ia paskan dërguar OSBE-së, presidentit të SHBA-ve, Grupit të Kontaktit etj. Ai e sheh të udhës t’i publikojë vetëm emrat e nëntë personave nga radha e atyre 178* shqiptarëve të ndershëm pa dhënë asnjë shënim biografik për ta. Autori thotë: “Në mesin e të nënshkruarve gjenden edhe këta shqiptarë të ndershëm: Ibrahim Agolli, Shefqet Jashari, Kadri Hoti, Adnan Zeqiri, Latif Dedaj, Januz Kurtaj, Gazmend Beqaj, Kujtim Beqaj, Luan Laqi…” Dihet mirëfilli se propaganda serbe edhe në vitet e 80-ta ka manipuluar me “shqiptarë të ndershëm”, por atëherë “Rilindja” e njoftonte opinionin jo vetëm si quheshin ata, por edhe për biografin e tyre. Shtrohet pyetja, pse vallë kësaj radhe nuk u veprua si atëherë, kur dihet se ndër shqiptarë gjenden shumë njerëz me emra dhe mbiemra të njëjtë? Në këtë mënyrë siç veproi kësaj here’’Rilindja’’ ka krijuar huti, hamendje dhe dezinformim tek lexuesit e saj dhe më gjërë, për t’i identifikuar ata nëntë personat e përmendur nga artikullshkruesi, i cili emrin e tij nuk e shënon në fund të shkrimit të tij. Do ta pyesja autorin sinqerisht të tregojë nëse do të kishte ndodhur që në radhën e atyre 178 shqiptarëve të ndershëm të kishte qenë një njeri  me emrin dhe mbiemrin e tij, a kishte për ta shënuar atë së bashku me emrat e publikuar, pa dhënë kurrfarë shënimesh për biografinë e tij?! Për hirë të vërtetës “Rilindja” duhet t’i njoftoi sa më parë lexuesit e saj se kush është autori i shkrimit: “Përsëri manipulojnë me shqiptarët e ndershëm”. Po ashtu është e domosdoshme që autori i shkrimit apo redaksia të japë shënime biografike për personat që janë shënuar si shqiptarë të ndershëm  e të dihet se kush janë ata, vendlindja, profesioni dhe mosha e tyre, përndryshe nga lexuesit e “Rilindjes” do të kuptohet se artikulli është shkruar me një prapavijë nga autori i tij.

Botuar: “Rilindja” më  22.04.98


Warning: Undefined array key "postid" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 24

Warning: Undefined array key "increase" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 25

Warning: Undefined array key "show_views_today" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 26

Loading