BISEDË PA DORËZA ME ’’TROJKËN’’: ’’KABASHI -CAKIQI –GJOSHI’’
Me ty o bajraktari i ’’Trojkës’’: ’’Kabashi-Cakiqi-Gjoshi’’, gazetari-sahanlëpirës, Salih Kabashi nuk do të merrem shumë. Për shpifjet, gënjeshtrat, dhe sharjet që bëre herën e parë ndaj meje nuk t’i dhash ’’gugjumat’’ kresë ashtu si e meritoje, por t’i dhash ca ’’friska duarëve’’, duke shpresuar se do të japin mend dhe më nuk do të ushqehesh me ’’sallata ruse’’, të dala nga afati i përdorimit dhe as të tjerëve nuk do t’ua servosh. Por tash çdo kush e ka të qartë se ’’Vocrraku i Kabashëve’’ nuk ka tjetër zanat, dhe po del ashtu siç të kam thënë më parë se ’’të merresh me shkrime që mbështeten në të dhëna faktike nuk ke aftësi mendore, por për të sharë, dhe për të shpifur nuk të gjendet shoku në rruzullin toksorë!’’
Këshilla e fundit për gazetarin-sahanlëpirës Salih Kabashi është: Bëje ’’tybe’’ kalemin, mos e prek kurrë me dorë, se nuk e ke ’’zanat’’, po merre profesionin tënd që të takon. Shit gazeta, rëvista dhe duhan nepër rrugët e Prishtinës, apo zine një vend dikund në hyrje të ’’Grand Hotel Prishtina’’ për t’ua pastruar këpucët mysafirëve që vijnë për ta vizituar Kosovën, dhe mos u turpëro prej njeriu të gjallë, se buka e fituar me djersën e ballit është njerëzore, është nderë dhe burrëri, dhe është shumë më e shijshme se sa copat e bukës dhe eshtrat që po t’i hudhin të ’’mëdhenjët’’ faqezi, për shërbimet e bëra ndaj tyre.
Po ti o mendjeshkurtëri i Llapashticës, gënjështari i lagjës së Cakiqve, dhe shpifësi i diasporës shqiptare, Shefqet Cakiqi, a mendove se me shpifje dhe gënjeshtra do të njollosësh biografinë time të bardhë? Nuk kam ndërmend të mirrem me të gjitha shpifjet, me sharjet dhe gënjeshtrat që bëre kundër meje, dhe as të bëjë polemikë me ty për çështje që janë të ditura nga opinioni i gjërë, aq më pak të humbi kohë duke u marrë me kopallat tua, kur ti deri para disa muajsh ishe një rob i pa gojë i një klani të Degës së LDK-së në Zvicër. Ti vet na tregove për biografinë tënde katran, kur the “Unë kam qenë deri para disa muajsh në LDK-në, dhe kur shkoi Rugova në Vushtrri dhe kërkoi kthimin në polici të atyre njerëzëve që mua dhe mijëra të rinj të tjerë na kanë shkokordhuar me dru kokës dhe na kanë dergjur burgjeve,…..më plasi barku dhe dola nga kjo parti…”. Dhe çka t’i thuash kësaj?! Si të shpjegohet ky veprim i “pa pritur” i zotëri Cakiqit? A thua kuj do t’ia mbushte menden Cakiqi se ishte ky shkaku i vërtetë që e shtyri të largohet nga LDK-ja?! Kush do t’i besonte kopallave të tilla përpos mendjeshkurtërëve dhe të marrrëve, se të burgosurit politik, janë ’’shkokordhuar me dru kokës dhe janë dergjur burgjeve’’ nga policët shqiptarë, kur është e ditur se ata janë keqtrajtuar nga sigurimi sekret jugosllav, që komandonte gjithçka. Prandaj shkaku i largimit të Cakiqit nga kryesia e degës së LDK-së në Zvicër duhet gjetur tjetër kund, dhe me siguri mund të jenë dy gjëra apo shkaqe që e kanë shtyrë Cakiqin për ta marrë atë vendim. I pari: Cakiqi ka hyrë në LDK, si shumë të tjerë, me detyra speciale, me urdhërin e’’Pishpirikut’’ të diasporës shqiptare, dhe kur ka qenë i bindur se “burgosja” e tij e mëtutjeshme në LDK, nuk është produktive, i ka dhënë urdhër Cakiqit: “shpife një shkak dhe largohu nga LDK-ja dhe kalo në taborin tjetër, në PDK”, që edhe atje të luajë rolin përçarës që e ka luajtur në LDK. Është e qartë se ’’Pishpiriku’’ i diasporës shqiptare e ka urdhëruar argatin e tij Sh .Cakiqin të bëjë këtë potez të papjekur dhe të pa arsyeshëm, jo për t’i bërë sherbime Xhavitit&kompani, por për t’i kryer shërbime patronit shpirtëror të tij ’’Pishpirikut’’, siç i kreu shërbime edhe më parë, sa ishte anëtarë i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër. Mundësia e dytë: Cakiqi mund të jetë person psiqikisht i papjekur, pasi që njerëzit e tillë bëjnë veprime të paparashikueshme, që nuk përkojnë me arsyen, që u sjellin dëm jo vetëm vetit dhe familjeve të tyre, por shpeshherë u sjellin dëme të mëdha edhe qytetarëve të pafajshëm. Për hirë të disa bisedave miqësore që i kemi pasur para dy vitesh me Cakiqin do ta këshilloja: Po qe se nuk e ka lëshuar LDK-në me urdhërin e ’’Pishpirikut’’ të diasoprës shqiptare, atëherë do ta lusja që sa më parë, të kontrollohet tek neuropsikiatri për të gjetur diagnozën e sëmundjes, dhe terapinë e mundshme të saj. Por, prap se prap, kur të mirren parasysh rrethanat në të cilat veproi Cakiqi në kohën e fundit, por edhe më herët, bindem plotësisht se ’’Pishpiriku’’ atë e ka në dorë, prandaj edhe shpifjet e tija ndaj meje nuk i ka pjellur koka e tij, por janë pjellë e kokës së sëmuar, të karreristit, të atij ’’Pishpiriku’’, që me Cakiqin po luan, duke e shndërruar nga një krijesë me figurë njerëzore, në një mashë të thjeshtë.
Me siguri, po të ishe Cakiqi autor i shkrimeve që gjuanin helm dhe vëner kundër meje, nuk do të ndodhte që tri-katër ditë zotërinjëve të “Epoka e re” t’ua vononte vazhdimin e katërt të “reagimit” në lidhje me fejtonin tim : “Pse jemi kështu siç jemi” të botuar në gazetën kombëtare ’’Bota sot’’ (21maj-19 qershor 2001), duke ia hedhur fajin internetit, që vetëm për të paska qenë në defekt!!! Fakti tjetër që dëshmon se ’’Pishpiriku’’ i ka qendisur shkrimet e “tij” mund të merret ky pohim: “Në të gjithë shkrimet e mia fyerja e personaliteteve me shprehje banale nuk ka qenë veti e imja, edhe vetë Shefqet Jashari -Strofci duhet ta ketë parë se unë nuk jam marrë me personalitetin dhe familjen e tij, por me shkrimet e tij të cituara nga pika në pikë”. Po qe se është ashtu siç thoni zotërote, atëherë duhet të kërkosh “sqarime” nga zotërinjët e ’’Epoka e re’’ pse gjinden këto fjali në shkrimin e nënshkruar nga Cakiqi dhe të botuara më 4 qershor 2001, nën titullin: “Ndalne turrin anti-UÇK-istë! LDK-ja s’mund të fitojë më me vrasjen e anëtarëve të vet!”. Ja “xhevahiri” i parë: “Bënu burrë qoftë në pleqëri e fole të vërtetën o Shefqet Jashari-Strofci, që s’ta pau hajrin as Strofci as shpija jote…”, dhe ky tjetri: “Faqeziu dhe falsifikuesi Shefqet Jashari-Strofci ka marrë barrë të rënd mbi shpinë, aq të rëndë sa nuk mund ta çojë më larg se sa deri te trutë e tredhura të tifozëve budallenj të “kombëtarizmit” të gazetës greke në Prishtinë”. Ja edhe një “xhevahir” tjetër i Cakiqit: “Jo, zotëri nënshkrues i fakteve të trilluara dhe ti o Shefqet Jashari -Strofci: sharjet, vërtetë, nuk janë fakte! Dhe s’do të thotë se jeni evropian nëse jetoni dikund tjetër, qoftë ndokush edhe në Perendim, ndërsa kokën e mbani në Beograd!”. Këto sharje dhe shpifje që citova nga “shkrimi i Cakiqit” dëshmojnë se ai nuk është autor i shkrimit të lartëshënuar, por është thjesht një nënshkrues i shkrimeve të ’’Pishpirikut’’ të diasporës shqiptare.
Qysh moti është e ditur se komunistët e përvehtësuan parimin e Makiavelit se ’’qëllimi i arsyeton mjetet’’. Prandaj ’’trojka’’: ’’Kabashi-Cakiqi-Gjoshi’’ për t’ua mbaruar qejfin Xh.Halitit & kompani dhe ’’Pishpirikut’’ të diasporës shqiptare, e përdorin atë parim në shkrimet e tyre kundër meje, duke përdorë shpifje, gënjeshtra, dhe sharje, që dijnë t’i përdorin vetëm individët që janë rritur në lagjet e lumpenproletariatit, pa kurrfarë edukate familjare, por të ushqyer mirë me egjren komuniste. Këto shpifje dhe sharje i bëjnë me qëllim që, së paku, te disa qinda lexues naiv që e lexojnë ‘’Epokën e re’’, të fusin bacilin e dyshimit, mbi të vërtetat e pamohueshme që i kam bërë publike nëpërmjet fejtonit tim. Të shikojmë disa nga gënjeshtrat dhe shpifjet e Cakiqit. Ai në shkrimin e tij: ’’Ndale turrin Shefqet Strofci!’’, të botuar në gazetën e mësipërme të datës 2 qershor 2001 gënjen kur thotë: ’’ Strofci deri pas luftës nuk ka qenë anëtarë i LDK-së dhe nuk e ka paguar 3%-in e Bukoshit. Këtë e them me përgjegjësi sepse në atë periudhë vet isha antarë i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër dhe anëtarë i komisionit të 3%-shit në Zvicër, fakte këto të njohura botërisht’’. E vërteta është krejt tjetër. Antarë i LDK-së kam qenë që nga viti 1990, kur u formua nëndega e LDK-së në kantonin e Neushatelit (Zvicër), ndërsa kryetar i asaj nëndege isha dy vjet (1990-1992). Që kur kam dhënë dorëheqje nga antarësia e kësaj partie më 1995, më nuk jam bërë antarë i asnjë partie tjetër dhe as nuk jam kthyer në LDK pas lufte siç thotë tërthorazi Cakiqi. Ndërsa me Aktvendimin Nr.02/44-44/1-150, të lëshuar më 22.08.1992 nga Kryetari i Këshillit të 3% për Zvicër Nazmi Pecit u caktova anëtarë i Këshillit rajonal të 3% për kantonin e Neushatelit në periudhën dyvjeçare. Dhe sa e pa logjikshme del shpifja e Cakiqi kur thotë se ’’ në atë periudhë’’ kur ai paska qenë në ’’ pozita të larta partiake dhe shtetërore’’, ’’Strofci nuk e ka paguar 3%-shin e Bukoshit’’. Faktet tregojnë (dëftesat e pagesave për të gjitha llojet e kontributeve që kam dhënë për Qeverinë, shkollën shqipe dhe aksionet e panumërta humanitare, të cilat unë s’kam ndërmend t’i bëj publike veç sa për ta bindur Cakiqin, pasi fillimisht kjo do të tregonte se unë e marr shumë seriozisht Cakiqin dhe bandën e tij shpifëse, e së dyti do të më detyronte që, si për ekuilibrim, t’i kërkoja Cakiqit të botonte (ECG) elektroencefalogramën e trurit të tij, gjë që nuk kam ndërmend ta bëj) pra, faktet tregojnë të kundërtën. Shpifaraku i diasporës shqiptare, Sh. Cakiqi, gënjen kur në shkrimin e ’’tij’’ të lartëpërmendur thotë: ’’Shiqo ti Strofc një detaj të imtë. Ju në ’’Bota sot’’ po shkruani se në shtëpinë e Zemajt në Strellc ka qenë shtabi i FARK-ut!’’. Sigurisht që Cakiqi nuk citon shkrimin, as datën e botimit të tij ku shtëpinë e Zemajt e paskna shpallur ’’shtab të FARK-ut’’? Cakiqi apo jarani i tij, ’’Pishpiriku’’, e bëjnë një shpifje edhe më debile kundër meje, kur thonë: ’’Tash kjo puna e Shefqet Jasharit-Strofci, që me çdo kusht ta bëjë ndryshimin e historisë së luftës së UÇK-së dhe që fillet e saj nga Drenica t’i zhvendosë në disa fshatra të Deçanit, ose më mirë të thuhet në mahallë të Tahir Zemës….’’. Kjo shpifje nuk mund të jetë pjellë e një truri normal, por mund të jetë vetëm pjellë e një truri skizofren, kur dihet se nuk mund të dokumentohet me as një fakt se unë kam bërë përpjekjen për të falsifikuar ngjarjet historike. E vërteta është krejt ndryshe: unë me aftësitë e mia jam munduar t’i demaskoj falsifikatorët e ngjarjeve historike. Siç dihet, kam qenë i pamëshirshëm ndaj vjedhësve të historisë. Për hirë të opinionit të gjërë, që do të dijë të vërtetën, dhe për hirë të respektit që kam pasur e kam për të ndjerin Xhemajl Mustafa dhe familjen e tij, jam i detyruar të merrem me një shpifarak, i cili nëpërmjet falsifikimit të shkrimeve të mia, u mundua të më ‘’kompromentojë’’ para opinionit të gjërë, duke më shpifur se gjoja e kam përgojuar dhe shpifur të ndjerin Xhemajl Mustafa. Ky shpifarak në “reagimin e tij” të botuar në “Epoka e re” përkitazi me fejtonin tim “Pse jemi kështu siç jemi”, për të më shpifur bëri falsifikimin e shkrimeve që kam botuar në revistën “Drita”, që botohej në Suedi nga Shefki Oseku. Në humoreskat e mia të botuara jo vetëm në “Drita”, por edhe në “Rimëkëmbja”, “Globi” dhe “Eurozëri” kam kritikuar veprimtarinë e klasës sonë politike me anë të personazheve të imagjinuara, por në asnjë humoreskë dhe satirë nuk e kam përmendur asnjë personalitet apo subjekt politik të Kosovës me emrin e vërtetë. Po e citoj pjesën (fragmentin) e satirës që është botuar në “Drita” Nr. 13. 1997, që ishte objekt i falsifikimit të Cakiqit. Shkrimi titullohet: Humor dhe satirë. Veprimtaria e partive tona politike. “Arma e fuqishme” e udhëheqjes së Kosovës u zbulua pa dashje. Në fillim po e shënoi si është botuar fragmenti në “Drita” dhe pastaj po e shënoi se si e ka falsifikuar atë fragment Cakiqi: “…Pasi folën të gjithë partiashët e shtirë, e muar fjalën Këshilltari për informata, Kalemxhiu më besnik i Gjygjit të Qarkut të Prishtinës, që nga viti 1981-1988, Nhallëligu. Ai në fillim ceku se Deklarata e Rakigjisë së fortë, i pushtoi të gjitha agjensitë e lajmeve në katër anët e botës…. ”
Të shikojmë tani se si e ka bërë falsifikimin e këtij teksti Cakiqi në shkrimi e tij: “Ndale turrin anti-UÇK-istë! LDK-ja s’mund të fitojë më me vrasjen e anëtarëve të vetë!” botuar në “Epoka e re” më 4 qershor 2001: “Këshilltari për informata, Kalemxhia më besnik i Gjygjit të Qarkut të Prishtinës, që nga viti 1981-1988 Nëhallligu (Xhemajl Mustafa) ceku se Deklarata e Rakigjisë së fortë (Ibrahim Rugova) i pushtoi të gjitha agjensitë e lajmeve në katër anët e botës”. Çdo koment është i tepërt në lidhje me këtë falsifikim të Shpifarakut të diasporës shqiptare, kur po shifet qartë se kemi të bëjmë me një falsifikatorë shumë të lig, që luan me emocione shumë të rrezikshme. Xhemajl Mustafa kurrsesi nuk mund të mirret personazh i humoreskës time, pasi siç dihet, ai kurr nuk ka punuar si nëpunës dhe as si këshilltarë në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Tani po e shënoj fragmentin tjetër të humoreskes time të lartpërmendur, dhe pastaj do ta shënoj edhe variantin e falsifikuar të këtij fragmenti nga Cakiqi: “Nhallëligu jep edhe një informatë interesante. Ai tha se shtypi i Beogradit, e veçmas “Nasha borba” i njoftoi lexuesit e shumtë për “armën” tonë duke shprehur brengosje se me siguri, magjistarja më në zë nga Zajeçari Nada Millosheviç, si dhe falltori në zë nga Leskofci Nenad Nikiq gjenden dikund në Kosovë dhe punojnë për interesat të partisë më të madhe shqiptare”.Ja teksti im si është botuar në Drita
Të shikojmë tani se me çfarë mjeshtrie Cakiqi ia ka ndryshuar kuptimin këtij fragmenti. Ai falsifikimin e bënë në dy variante. Në variantin e parë, fragmenti i lartëshënuar shënohet kështu: “Nada Millosheviq dhe Nenad Nikiq ndihmojnë LDK-në… ”. Ndërsa falsifikimi në variantin e dytë e merr këtë formë: “Nhallëligu jep edhe një informatë interesante, ai tha se shtypi i Beogradit e veçmas “Nasha borba” i njoftoi lexuesit duke shprehur se Nada Millosheviq nga Zajeçari dhe Nenad Nikiq nga Leskofci gjenden dikund në Kosovë dhe punojnë për interesa të partisë më të madhe shqiptare”. Siç po shifet Cakiqi është falsifikator i shkathët, kur me largimin e fjalëve “magjistar’’dhe ’’falltor”, ia ndrron kuprimin tekstit të cituar, dhe kështu Nada Milloshoviqin dhe Nenad Nikiqin i bënë personalitete reale, edhe pse ishin personazhe të imagjinuara. Por Cakiqi nuk kënaqet vetëm me këtë falsifikim. Ai në shkrimin e tij të botuar në të njëjtën gazetë me datë 5 qershor 2001 me titull: “Tash Bota sot dhe Shefqet Jashari fajësojnë Bujar Bukoshin për hajni!”, falsifikimet e tija edhe më tutje i përpunon, dhe “magjistaren” e imagjinuar nga unë e shndërron në personazh të njohur, i cili “kujdeset për financat e LDK-së”. Të shikojmë mjeshtrin e falsifikimit Sh.Cakiqin se si i trullon dhe i mashtron lexuesit naiv dhe të mjerë të “Epokës së re”, kur thotë : “Çudi e madhe! Nëse edhe ky emnaku im, Shefqeti, dhe “kushëriri” i pashpallur i Ademit dinte se ata (Rugova, Bukoshi, Edita Tahiri dhe tërë LDK-ja) po bashkëpunojnë me Beogradin dhe Nada Millosheviq po kujdeset për financat e LDK-së, prej nga atëherë na del aq qorr Adem Jashari, sa ta linin mendtë e kresë për Ibrahim Rugovën?!”
A nuk tregon kjo se kemi të bëjmë me një falsifikator dhe shpifës që e ka humbur arsyen dhe ndërgjegjen njerëzore, kemi të bëjmë me një krijesë që udhëhiqet nga parimi se qëllimi i arsyeton mjetet?
Cakiqi apo Pishpiriku i diasporës shqiptare, apo më mirë me thënë të dy së bashku, në shkrimin e lartëpërmendur (Tash Bota sot dhe Shefqet Jashari fajësojnë Bujar Bukoshin për hajni!) të botuar në “Epoka e re” më 5 qershor 2001 e përdorin me të madhe një shkrim timin të falsifikuar më parë nga Frashër Oseku, djali i redaktorit të revistës “Drita” Shefki Osekut. Fjala është për shkrimin tim të botuar në ’’Bota sot’’ më 24 nëntor 1998 me titull : “Pse po pengohet formimi i Qeverisë së Kosovës”. Atë shkrim ia dërgova edhe Shefki Osekut për ta botuar në revistën që ai e redaktonte, por shkrimi nuk u botua. Për hir të vërtetës dhe të lexuesve të ’’Dritës’’ më duhet të bëj disa sqarime se si ka ardhur deri te falsifikimi i këtij shkrimi. Për shkak se Frashër Oseku u bë luftëtarë i UÇK-së, “Drita” nuk u botua një kohë. Por, me çlirimin e Kosovës, Frashër Oseku kthehet në familje. Ai edhe pse kishte marrë plagë të rënda në luftë, e kishte ndihmuar babain e tij Shefkiun për ta bërë përgatitjen e “Dritës” për botim. Siç më ka thënë Shefkiu, disa punë që duhej t’i krynte ai vetë, ia pati besuar Frashërit, dhe kështu, në mesin e shumë disketave që gjindeshin në Redaksinë e “Dritës”, Frashërit i bie në dorë disketa me shkrimin tim, që ia pata dërguar Shefki Osekut për botim në vjeshtën e vitit 1998. Frashëri shkrimin tim e përpunon. I largon apo i ndryshon ato pjesë të teksit që binin ndesh me bindjet e tija politike. Fut fjali të reja, dhe kështu del një shkrim hibrid, që ka për bazë falsifikimin. Botohet “Drita” Nr.25, dhe ju shpërndahet lexuesëve gjatë vjeshtës së vitit 1999 nëpërmjet postës. Më vjen në banesë “Drita” si zakonisht edhe mua. Një befasi e këndshme në shikimin e parë. Por kur po e shpaloj, e shoh emrin tim dhe mbi të po e lexoj titullin: “Pse po pengohet kompletimi i Qeverisë së Kosovës?”. U habita shumë pasi që unë nuk i kisha dërguar redaktorit të Dritës Shefki Osekut kurrfarë shkrimi për botim. Pasi e lexova e thirra me telefon Shefki Osekun dhe protestova ashpër. Më shpjegoi për rrethanat e falsifikimit të shkrimit tim dhe më premtoi se në numrin tjetër të Dritës do ta botonte tekstin tim origjinal duke më kërkuar falje mua dhe lexuesit të Dritës për “lëshimet e bëra”. Po bëhen gati dy vjet dhe premtimi i të nderuarit Shefki Oseku nuk u realizua. Cakiqi i ka cituar disa pjesë të shkrimit të falsifikuar nga Frashër Oseku, dhe në bazë të tyre ka bërë çoroditjen e qëndrimeve të mia parimore, që kam pasur dhe që i kam për klasën politike të Kosovës. Cakiqin nuk e fajësoj pse e ka përdorur shkrimin e falsifikuar. Fajet e tij janë të pafalshme kur shihet se fjalitë e cituara nuk janë të plota, por janë të gjysmuara, dhe kështu me vetëdije bën çoroditjen e mendimeve dhe bindjeve të mia politike. Nuk po e shoh të udhës t’i bëj krahasimet në mes fragmenteve të cituara nga ana e Cakiqit dhe shkrimit të falsifikuar nga Oseku, dhe as krahasimin me shkrimin tim origjinal që është botuar në “Bota sot”, sepse do t’i mundoja lexuesit. Botimi i shkrimit tim origjinal dhe i shkrimit të falsifikuar nga Oseku do të jetë mënyra më e mirë për t’ia zbuluar fytyrën e vërtetë shpifësit dhe gënjeshtarit Sh.Cakiqit dhe falsifikatorëve të tjerë.
Por Cakiqi bën edhe falsifikime tjera. Në veçanti e shfrytëzon intervistën time që u botua në revistën Drita nr.15, 16/1997, por lexuesit e Epokës së re nuk dinë gjë se citatet janë marrë nga intervista ime. Ai si dhe më parë, merr fjali të gjymtuara, fragmente dhe kështu e bastardon fillin e mendimit, kontekstin e shprehjes së tij, duke shtrembëruar qëndrimin tim për shumë probleme, si bie fjala për kërkesat e demonstruesve të vitit 1968, e shtrembëron qëndrimin tim për Titon dhe rrethanat politike që mbretëronin në Jugosllavi dhe Kosovë, kur zhvillohej një luftë e ashpër për pushtet në mes dy rrymave dhe klaneve që përfaqësoheshin nga Tito dhe Rankoviçi. Cakiqi thotë : “Citojmë se çka thotë ai (e ka fjalën për mua, vërejtja ime) për “shokun” Josip Broz Tito. “Drita” nr.15. 1997, Suedi’’. ( Pra nuk e njofton lexuesin se do të citojë një fjali nga intervista ime botuar në revistën Drita nr.15,16) “Këto të drejta i arriti populli ynë në saje të politikanit dhe strategut të zgjuar të popujve jugosllav, Titos, i cili shikonte më larg dhe më mirë se të gjithë bashkëkohësit e tij në udhëheqjen e atëhershme jugosllave”. Për të parë lexuesi se çfarë falsifikatori i shkathtë dhe i neveritshëm njëherësh është Cakiqi, duhet ta ribotoj paragrafin e plotë për të parë se në çfarë konteksti janë thënë ato fjalë: “…Në ato kushte të favorshme u organizuan dhe u mbajtën demonstratat në disa qendra të Kosovës, që kishin thjesht karakter kombëtar dhe politik. Këto patën një rëndësi të madhe për lëvizjen tonë kombëtare, por ato i ndihmuan edhe politikës së Titos që mbështetej në parimin: “Sa më e dobët që të jetë Serbia, aq më e fortë do të jetë Jugosllavia”. Ato (demonstratat) e neutralizuan deri dikund reaksionin e shovinizmit serb dhe e detyruan atë ta pranojë një kompromis që Kosova ta ketë një status më të avancuar se më parë. Këto të drejta i arriti populli ynë, jo se i kanë kërkuar ndonjëherë kukullat serbe në Kosovë, por në saje të rrezistencës së vazhdueshme të popullit tonë, si dhe në saje të politikanit dhe strategut të zgjuar të popujve jugosllav, Titos, i cili shikonte më larg dhe më mirë se të gjithë bashkëkohasit e tij në udhëheqësinë e atëhershme jugosllave”. Vetëm mendjeshkurtërit nuk mund të kuptojnë se Tito ishte një politikan i shkathtë dhe dallaverxhi i fortë, i cili ’’i çonte me pi ujë, dhe i kthente pa pi’’, jo vetëm kukullat e tij në pozita udhëheqëse në Kosovë, por edhe politikanët e republikave jugosllave dhe personalitete të njohura ndërkombëtare. Të shikojmë se si e shpjegon Cakiqi qëndrimin tim rreth kërkesës për Republikën e Kosovës. Ai edhe në këtë rast e shtrëmbëron qëndrimin tim duke cituar një fjali jo të plotë nga fragmenti ku flitej për atë çështje. Ai edhe më tutje lexuesve të ’’Epokës së re’’ nuk u tregon se citati është marrë nga intervista ime, por u thotë se citati është marrë nga i “njëjti shkrim i Dritës”. (Pra Cakiqi intervistën time e shëndrroi thjesht në një shkrim timin) Cakiqi citon nga intervista ime këtë fjali: “Shprehnim frigën që, po qe se Kosova do të bëhej Republikë, do të krijohej një shtresë e priviligjuar nga radhët e shqiptarëve që do ta luftonte bashkimin kombëtar”. Ja teksti i plotë i fragmentit ku është shkëputur fjalia e cituar nga Cakiqi: “Në takimin që patëm në dyqanin e Sabri Novosellës së bashku me Metush Krasniqin, biseduam për përgatitjet që kishin bërë ’’Grupi i të Rinjëve’’. Atë mbrëmje Sabriu na njoftoi për përmbajtjen e parullave, të cilat i përgatisnin organizatorët e demonstratave. Po atë natë Sabriu na njoftoi për mospajtimin në mes udhëheqësëve të demonstratave sa i përket parullave: “Kosova Republikë” apo “Vetvendosje deri në shkëputje”. Ne ishimtë mendimit se kërkesa evetvendosjes është më e përshtatshme për ne. Atëherë shprehnim frigën që, po qe se Kosova do të bëhej Republikë, do të krijohej një shtresë e priviligjuar nga radha e shqiptarëve, që do ta lufton bashkimin kombëtar. Si shembuj i merrnim popujt e ndarë në nga dy shtete si dhe Maqedoninë, nga e cila Tito e krijoi një komb të ri, ndonëse popullsia sllave ishte me prejardhje bullgare”.Anëtarët e ’’trojkës’’: ’’Kabashi-Cakiqi-Gjoshi’’pomë shpifin për bindjet e mia politike dhe kombëtare, që nga mosha e rinisë e deri më 1991, kur siç dihej shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën robërinë serbojugosllave ka qenë i përcaktuar ose për Enver Hoxhën ose për Titon. Unë si shumica e rinisë dhe e popullsisë së robruar shqiptare, e kam dashur Enver Hoxhën dhe kam pasur simpati ndaj marksizëm-leninizmit të propaganduar prej tij, vetëm në bazë të ndjenjave të atdhedashurisë që i kisha ndaj Shqipërisë. Po të ishte Shqipëria monarki, me siguri unë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare do të bëheshim monarkistë dhe do ta donim mbretin tonë ashtu siç e patëm dashur Enverin.
Të shiqojmë tani se çfarë pehlivani i shkathtë tregohet Cakiçi për falsifikime. Cakiqi e merr si fakt për të më shpallur “komunist dhe stalinist” një fjali të shkëputur nga intervista ime e botuar në “Drita” ku flitet për një detyrë që e pata marrë për ta kryer nga organizatorët e demonstratave të 1968-ës për gjetjen e një kënge të përshtatshme për ta kënduar demonstruesit gjatë marshimit nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës. Cakiqi thotë: “Sa ishte komunist vetë Shefqet Jahari-Strofci, e potencon vetë në po të njëjtin shkrim (pra Cakiqi intervistën time edhe më tutje e quan shkrim, e jo intervistë), për “kontributin” e tij në demonstratat e vitit 1968”. Cakiqi edhe këtë radhë e citon një fjali nga intervista ime të përpunuar sipas dëshirës së tij, edhe pse e fut në thonjëza: “Sabri Novosellës ia dhashë këngën e Internacionales Komuniste. Kjo këngë do të duhej të këndohej në demonstratë. E pata titulluar: Posht padronët e padrejtësia”.
Shtrohet pyetja pse vallë organizatorët e demonstratave e shumëzuan këngën që ua zgjodha, dhe ua shpërndanë studentëve të zgjedhur disa ditë para se të mbahen demostratat për ta mësuar përmendsh ? Cakiqi i ka vetëm dy përgjigje. E para : Se kënga u ka pëlqyer organizatorëve të demostruesve, pasi që përmbajtja e saj u është përshtatur kërkesave të tyre, dhe e dyta : Se unë kam pasur fuqi parapsikologjike dhe i kam detyruar organizatorët e demostratave ta fusin në programin e organizimit të demostratave. Se cila nga këto përgjigje është e saktë Cakiqi mund të mësojë nga organizatorët e demostratave të 1968, pasi që shumica prej tyre janë gjallë, ndërsa ata që mendojnë me logjikë dhe kanë arsye të shëndoshë nuk kanë nevojë të pyesin askënd, pasi përgjigja është e thjeshtë dhe e kuptueshme. Kënga kishte një përmbajtje që i përmbushte kërkesat organizatorëve të demostratave, prandaj edhe u pranua prej tyre. Tani po e citoj fragmentin e plotë nga i cili e ka nxjerrë citatin Cakiqi: “Sabriut ia dhash këngën e Internacionales, të cilës unë ia pata ndryshuar ca fjalë dhe ca rrjeshta. Kjo këngë do të këndohej në demonstrata. E pata titulluar : “Posht padronët padrejtësia”. Sabriu ia përcolli këngën në fjalë ’’Grupit të të rinjve’’. Shtrohet pyetja pse e pata zgjedhur atë këngë për ta kënduar demonstruesit? Përgjigja është e thjeshtë. Vetëm pse përmbajtja e saj i përshtatej kërkesave të studentëve. Po i shënoj dy strofa të këngës (strofa e tretë nuk po më kujtohet) që u kënduan nepër rrugët dhe sheshet e qyteteve të Kosovës: Strofa e parë: Poshtë padronat, padrejtësia!/ I tanë populli shqiptar thrret!/ Ikni prej nesh mizorina!/ Po afrohet dita jonë!/ Ikni prej nesh mizorina!/ Po afrohet dita jonë! Strofa e dytë. Shtëpijat ne ju kemi ndrequr!/ Pallate ju kemi ndërtue!/ Por se gjithmonë rob kem qenë!/ Dhe për juve kem punue!/ Por se gjithmonë rob kem qenë!/ Dhe për juve kem punue! Pra, siç po shihet në këtë këngë nuk ka pasur kurrfarë ideologjie komuniste, siç pretendon t’ia japë Cakiqi, por kishte karakter kombëtar. Kënga u mirëprit nga demostruesit . Ajo jehoi kumbueshëm nëpër sheshet dhe rrugët e Kosovës, sepse kishte tekst të mirë dhe melodi të lehtë për ta kënduar.
Shpifjet e zotëri Cakiqit ndaj meje kur më quan «stalinist, titist, enverist dhe komunist» janë qesharake, kur dihen rrethanat në të cilat gjenerata ime është rritur, shkolluar dhe infektuar nga egjra (ideologjia) komuniste. Unë pa fije turpi i kam shprehur bindjet e mia politike dhe ideologjike në intervistën time të botuar në revistën “Drita”, që zotëri Cakiqi e ka keqpërdorur në mënyrën më të ligë. Por kulmin e ligësisë Cakiqi e mbërrin kur më quan edhe « titist » edhe « komunist », kur siç dihet qysh nga mosha ime rinore e kam urryer dhe luftuar me mundësitë dhe aftësitë e mia të vogla xhelatin Tito dhe ideologjinë e tij, komunizmin. Se Cakiqi edhe për çështje që s’i përkasin atij, pra në këtë rast, për çështjet që më përkasin mua, mat me kandarin e tij, tregon kjo ’’këshillë’’ e tij, kur thotë: ’’Për fund: Bëhu burrë Shefqet Jashari–Strofci dhe mos u tremb nga shkrimet tua, mos u tremb nga vetvetja!’’. Siç po shihet, Cakiqi mendon se unë po trembem, po frigohem nga qëndrimet e mia kritike që i kam shprehur nëpërmjet shkrimeve të botuara nepër revista dhe gazeta ndaj personaliteteve dhe ngjarjeve historike të dhjetëvjetshit të fundit të shekullit të 20-të. Zotëri Cakiqi e ka gabim. Përkundrazi, dua t’ia bëj me dije Cakiqit se jam krenar që nëpërmjet shkrimeve i kam shprehur qëndrimet e mia politike dhe kombëtare dhe kam pasur guximin qytetar dhe intelektual të jap mendimin tim për ngjarjet dhe personalitetet që ndikuan në ato ngjarje. Të njëjtin guxim e kam edhe sot, dhe do ta kem po të njëjtin guxim edhe nesër, pa pasur frikë nga’’idhujt’’, ’’të mëdhenjtë’’, ’’të fuqishmit’’, argatët dhe shërbëtorët e tyre. Do t’i demaskoj edhe në të ardhshmen, siç i kam demaskuar më parë dhe siç i demaskova tash me fejtonin tim: « Pse jemi kështu siç jemi » të botuar në gazetën kombëtare “Bota sot” dështakët dhe kriminelët e kuq të Kosovës. Do t’i demaskoj në të ardhshmen edhe gazetarët sahanlëpirës dhe analistët kakuda, siç e demaskova ’’Trojken’’: ’’ Kabashi-Cakiqi-Gjoshi’’. Unë nuk frigohem nga shkrimet e mia që i kam shkruar më parë, shpifaraku i diasporës shqiptare dhe antari i dytë i trojkës katran ’’Kabashi-Cakiqi-Gjoshi’’, përkundrazi ndihem i gëzueshëm, që isha kritik ndaj LDK-së, LBDK-së, pararojës staliniste të LPK-së, UÇK-së, FARK-ut, ndaj B.Bukoshit, I. Rugovës, R. Qosjes, A. Demaçit, H. Hysenit, I. Kelmendit, R. Hajradinit, Xh. Halitit & kompani, H.Bicës, etj dhe nuk jam penduar dhe as që do të pendohem, që ua kam thënë atë që kam qenë i bindur se kam të drejtë t’ua them! Koha do të tregojë se a kam gabuar dhe ku kam gabuar, dhe ndaj kujt kam qenë i padrejtë. Por unë nuk jam ’’Muri Kinez’’ që nuk luan nga vendi. Unë kam mendje, kam logjikë, kam zemër e kam shpirt, dhe nuk turpërohem t’i pranoj gabimet dhe besa edhe të kërkoj falje po qe se bindem se kam gabuar! Fatkeqësisht ne shqiptarët kurrë nuk patëm mundësi të zgjedhim në mes të mirës dhe të keqes. Gjithmonë kemi zgjedhur në mes të keqes më të vogël dhe të keqes më të madhe, dhe shpeshherë e kemi zgjedhur të keqen më të madhe, pa qenë për këtë të vetëdijshëm. Unë nuk turpërohem për të kaluarën time zotëri Cakiqi, as për bindjet e mia politike dhe kombëtare në të kaluarën, dhe as për ndryshimet që i kam bërë sot. Ndryshimet e mia nuk kanë qenë dhe nuk janë të imponuara, por kanë ardhur në bazë të njohurive dhe përvojës jetësore që kam fituar. Me siguri, do të pësoj edhe ndryshime tjera, deri sa ta la këtë botë, për të vazhduar jetën në botën e amshushme. Jam shumë i lumtur, që i kam bërë gjithë këto ndryshime. Ama, kurrë në jetën time nuk kam qenë argat i askuajt, përpos argat i çështjes madhore kombëtare, kuptohet me aftësitë dhe mundësitë e mia të vogla. Lexuesit i kam dhënë fakte të mjaftueshme për të pasur një qëndrim kritik ndaj polemikave që u zhvilluan në mes meje dhe ’’Trojkës’’: ’’Kabashi-Cakiqi-Gjoshi’’. Me keqardhje më duhet të them se pas botimit të shkrimeve me nënshkrimin e tij në “Epoka e re”, Cakiqi është bërë limon i shtrydhur nga ’’shoku’’ i tij, ’’Pishpiriku’’. Nuk është i pari dhe as nuk do të jetë i fundit, që është bërë batall nga ’’Pishpiriku’’. Ai kështu ka vepruar dhe kështu do të veprojë deri sa të gjejë argat pa sy, pa gojë dhe pa mend. Dhe nuk do të kalojë shumë kohë, kur edhe Cakiqi do ta kuptojë se Pishpiriku i diasporës shqiptare së bashku me pararojën staliniste të LPK-së, ishin nëna e të gjitha shpifjeve, gënjeshtrave, përçarjeve; do të kuptojë se ishin yndyra e të gjitha të ligave që e gjetën Kosovën; do të kuptojë se sa i pamend ka qenë që hyri nën komandën e një skizofreni, nën urdhërat e një karrieristi të sëmurë për pushtet. Më në fund do të dëshiroja t’i shpreh ngushëllime zotëri Cakiqit që ka mbetur ’’pa Hasën dhe pa Hysën’’, por edhe pa ’’Pishpirikun’’. Mos u mërzit se edhe ti do ta kesh një vend në hapsirën tonë kombëtare. Kosova ka shoqata të ndryshme. Pse të mos jesh njëri ndër më të ’’priviligjuarit’’ e diasporës shqiptare nga kategoria e argatëve të ’’Pishpirikut’’, të jeshë antarëi me moshë më të re në ’’Shoqatën e Njerëzve të Vdekur për së Gjalli’’. Aty e ke Qosjen, Bukoshin, Hysenin, Kabashin, Gjoshin…. Aty do ta kesh shumë shpejt edhe ’’Pishpirikun’’ e diasporës shqiptare, bashkë me të gjithë dështakët dhe kriminelët e kuq të Kosovës.
Shkruar më 16.07.2001 (botohet për herë të parë)
Warning: Undefined array key "postid" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 24
Warning: Undefined array key "increase" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 25
Warning: Undefined array key "show_views_today" in /home/clients/6ca2c35d081e8096cff6e12bbaf39c6f/sites/shefqet-jashari-strofci.ch/wp-content/plugins/page-views-count/src/pvc_widget.php on line 26