SHIK-U LE TË DËSHMOJË SI E SHPËTOI POPULLIN E PAMBROJTUR NGA MASAKRA

A nuk është kjo deklaratë e nënshkruar prej njerëzve të SHIK-ut, një fakt i pamohueshëm, që dëshmon se Kadri Veseli është një gënjeshtar naiv, i cili edhe faktet e pamohueshme mundohet t’i mohojë. Pra, ky dokument dëshmon se SHIK-u i ka ruajtur informacionet dhe se ato informacione i kanë shënuar në letër. Ky dokument i lëshuar nga argatë të SHIK-ut, e ka edhe një rëndësi të veçantë, për vet faktin se plotësisht përputhet me deklaratën e Jakup Krasniqit, i cili deklaron se ,,SHP i UÇK-së e ka pasur SHIK-un…’’ , por edhe e ndriçon shkakun e vrasjes së dy komandantëve të krahut institucional të UÇK-së, të Kadri Rexhës dhe të Ukë Bytyqit.

Është e ditur se krerët e PDK-së e kanë mohuar ekzistencën e SHIK-ut, duke i konsideruar shpifje faktet e gazetës kombëtare ’’Bota sot’’, që e njoftonte opinionin publik se SHIK-u është një shërbim sekret i PDK-së. Vetëm kur ,,peshkaqenët ’’ e SHIK-ut, u siguruan se Kosova me pasurinë dhe institucionet e saja shtetërore, u përvetësuan nga argatët e tyre që i vënë në krye të PDK-së, e urdhëruan Jakup Krasniqin të japi një intervistë për gazetën e tyre ,,Epoka e re’’ (më 28 qershor 2005) për të deklaruar se ,,SHIK-u ekziston dhe se ai duhet të institucionalizohet’’. Sikur të ishin të vërteta deklaratat e ,,peshkaqenëve’’ të SHIK-ut, se ai sigurim është krijuar për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, nuk do të mbahej sekret ekzistenca e tij, por do të krenoheshin, për të bëmat e tij, po të kishin pasur fakte konkrete dhe të besueshme për opinionin publik. Le të na tregoj me fakte ,,sugari ,,i Xhavit Halitit, zotëri Veseli, së paku për një rast, që SHIK-u i tij dhe i patronit të tij, e kanë shpëtuar popullsinë e pambrojtur të Kosovës nga një masakër e planifikuar e policisë apo paramilitarëve serbë?! Përkundrazi, është e ditur se argatët e SHIK-ut, në shumë raste tërthorazi e kanë ndihmuar policinë dhe ushtrinë serbe për ta masakruar popullsinë e pambrojtur, duke i gjuajtur me disa predha bazat e ushtrisë serbe nga fshatrat, ku popullsia nuk kishte kurrfarë organizimi, as për mbrojtje dhe as për sulm. ,,Trimat’’ e SHIK-ut me shpejtësi largoheshin nga vendgjuajtja, kurse UÇK-ja as që ishte aty pari. Në ato raste paramilitarët, policia dhe ushtria serbe viheshin në veprim për ta dënuar popullsinë e pafajshme, duke bërë krime dhe masakra të llojllojshme mbi të. Kishte edhe raste tjera kur argatët e SHIK-ut nuk e lejonin popullsinë të largohej nga vendbanimet e tyre, edhe pas shihej me sy se policia dhe ushtria serbe i kishte cak të hakmarrjes vendbanimet e tyre. Ku pastaj pasonin dhunimet dhe masakrat e ndryshme ndaj asaj popullsie të pa mbrojtur nga askush.

Pra, është e kundërta e asaj që flasin zotërinjtë e SHIK-ut. Faktet e shumta flasin se veprimtaria e tyre ishte e drejtuar në realizimin e interesave te tyre të liga personale, që shkonin në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj, e në dobi të planeve dhe skenarëve serb për pastrimin etnik të Kosovës, që ajo ta përjetonte fatin e Sanxhakut të Nishit, Pazarit të Ri dhe të Toplicës.

Të shohim se çka flet, njohësi i mirë i veprimtarisë kriminele të SHIK-ut gazetari i ”Botës sot” Bardhyl Ajeti, në komentin e tij: ’’Dështimi i shpifësve dhe demaskimi i SHIK-ut’’, të botuar më 13 prill 2005, fakte këto që u bënë shkak për ta vrarë ,,peshkaqenët’’ e SHIK-ut.

”Kush është SHIK-u dhe cila është veprimtaria e tij? SHIK-u është shërbim informativ i PDK-së, i cili udhëhiqet nga këta tre persona: ,,Luli” dhe ”Petriti” ndërsa ”Zeka” është lider shpirtëror i saj” . ”Ky shërbim informativ, i cili ka lidhje të forta dhe mbështetje me disa nga zyrtarët më të lartë të PDK-së, ka punuar pandërprerë për rrënimin e demokracisë në Kosovë dhe për likuidimin dhe kërcënimin e njerëzve më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Pjesëtarët e SHIK-ut në Kosovë mund të jenë një ndihmesë e madhe për Gjykatat e Kosovës në denoncimin e kriminelëve, të cilët kanë urdhëruar apo marrë pjesë drejtpërsëdrejti në krimet politike në Kosovë. S’do mend se të gjitha vrasjet politike në Kosovën e para dhe pasluftës mund të lidhen drejtpërdrejti me strukturat mafioze-politike të dirigjuara e të udhëhequra nga njerëz të SHIK-ut, të cilët gjejnë bashkëpunim të ngushtë me shërbimet informative të Shqipërisë dhe të Serbisë….”. ”SHIK-u, ky shërbim ilegal informativ nuk i duhet Kosovës. Kosova do të ketë shërbimet e saja informative në kuadër të Qeverisë së shtetit të Kosovës, por ky shërbim informativ do të jetë i popullit. Sot SHIK-u duhet ta thotë të veten, sepse ata kanë thirrur në biseda ”informative”shumë aktivistë të LDK-së, shumicën e të cilëve i kanë dërmuar së rrahuri, kanë thirrur shumë vajza të bukura dhe të reja po ashtu në ”biseda informative”, sikurse edhe kanë qenë organizatorët e shumë kërcënimeve ndaj djathtizmit dhe fjalës së lirë në Kosovë”

Një muaj pas publikimit të këtij shkrimi, më 3 qershor 2005, Bardhyl Ajeti goditet me plumba për vdekje ,,nga persona të panjohur’’ në magjistralen Prishtinë- Gjilan. Atentatin e pati dënuar përpos ,,Bota sot’’ edhe ’’Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve’’. Gazetat tjera të Kosovës dhe gazetarët e tyre nuk patën pasur guximin qytetarë ta dënojnë këtë krim qyqar të qendrës së krimit të organizuar, që ishte dorë e zgjatur e Serbisë. Shiko: www.ifj.org/default.asp?Index=378&Language=EN

Opinioni ynë duhet t’u jenë mirënjohës Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, që dëshmuan se SHIK-u i tyre ishte dhe ende është degë e Sigurimit sekret Serb. Shih faktet: Jakup Krasniqi thotë se SHIK-u ka ,,bashkëpunuar me sigurimet e huaja që veprojnë në Kosovë’’. Pasi që Sigurimi sekret serb nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e tij të organizuar në Kosovë, që nga pushtimi i saj më 1912, e deri në ditët e sodit, deklarata e Krasniqit dëshmon se edhe me Sigurimin serb ka bashkëpunuar SHIK-u i Xhavitit-LPK-PDK-së, gjatë luftës dhe pas luftës. Ndërsa Kadri Veseli dëshminë e Jakup Krasniqit e vërteton kur deklaron se SHIK-u tij paska ,,vjel dokumente sekrete serbe …me thasë.’’?!

Shtrohet pyetja se e dinë vallë kuptimin e fjalës bashkëpunim Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli? Ua kujtojmë se Fjalori i gjuhës shqipe, jep këtë kuptim të fjalës bashkëpunim – bashkëpunoj: 1.Punoj bashkë me një tjetër për të kryer një veprimtari. 2. Pjesëmarrje në kryerjen e një vepre penale, 3. Jam bashkëpunëtor i një gazete a i një reviste, etj.

Botuar në ,,Bota sot”, më 03.04.2013

Loading