FAKTE TË MJAFTUESHME QË EULEX-I TË URDHËROJË BURGOSJEN E XHAVIT HALITIT

Shtrohet pyetja se pse u vranë gjithë ato personalitete: politikanë ushtarakë, ushtarë të dalluar të UÇK-së, gazetarë dhe veprimtarë të tjerë vetëm pse i përkisnin krahut institucional të Republikës së Kosovës, dhe asnjë prej tyre nuk i përkiste veprimtarëve të LPK-LBDK-së, që i përkisnin aleancës së kuqaloshëve shqiptarë të themeluar në pranverën e vitit 1993 në Zurich-Zvicër. Pra, këto deklarata të Kadri Veselit, janë rrena ,,për hava’’. Është një përpjekje qesharake për t’i bërë përgjegjës për krimet e atij shërbimi sekret të gjitha subjektet politike të Kosovës. Po ia bëjmë me dije Kadri Veselit, se këtë rrenën e tij që po mundohet ta bëjë të vërtetë, e pati hedhur për toke kolegu i tij Jakup Krasniqi, në intervistën e tij të botuar në ,,Epoka e re’’, më 28 qershor 2005, i cili pati dëshmuar:

” PDK-në dhe SHIK-un e lidh e kaluara e përbashkët – çlirimi i Kosovës. Pas luftës çlirimtare, PDK-ja e ka filluar veprimtarinë e vet politike, kurse SHIK-u e ka vazhduar veprimtarinë e vet në shërbim të informimit”. Pastaj Krasniqi vazhdon: ,,…unë kam qenë i kyçur edhe në radhët e UÇK-së, dhe po ashtu kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm, i cili e ka pasur SHIK-un….” Pra, sipas dëshmisë së Jakup Krasniqit, vërtetohet se Haliti e kishte instaluar SHIK-un e tij edhe në SHP të UÇK-së, me qëllim që t’i detyronte argatët e tij dhe të Azem Sylës, t’i kryenin urdhrat e tyre. Siç po shihet, Krasniqi nuk e përmend ndonjë parti tjetër, përpos PDK-së, që ishte e lidhur me SHIK-un. Kjo dëshmon se në krimet e SHIK-ut janë hisedarë edhe lidershipi i saj.

Se sa i fuqishëm ishte Xhavit Haliti dhe Azem Syla në SHP të UÇK-së, në saje të SHIK-ut të tyre, tregon Muhamed Kelmendi, ish-zëvendës kryetar i ish-LPK-së, në librin e tij: ,,Pse nuk u ndërtua fronti për çlirimin e Kosovës’’. Ai dëshmon se Xhavit Haliti, në ,,shtatorin e vitit 1998’’i kishte thënë në Tiranë: ”Azem Syla dhe unë jemi ata që vendosim në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm (…)Askush nuk mund të largohet, afrohet dhe bëhet anëtar pa mendimet e ne të dyve. Prandaj, Muhamet, shko më mirë tek Azem Syla, se ai të respekton, por duhet që të nënshtrohesh në formë ndaj tij, edhe nëse nuk e do, sepse ti e njeh atë se çfarë dobësie ka, e di si punon etj., në mënyrë që kur të propozojë, të futesh anëtar i Shtabit…’’

A nuk tregon kjo se SHP i UÇK-së, realisht ishte një shtab i ndërtuar nga SHIK-u i Xhavit Halitit dhe pionët e Azem Sylës. A nuk tregon vetë Xhavit Haliti se ai dhe Azem Syla, ishin ’’krye krokodilët’’ e UÇK-së, dhe ,,krye krokodilët’’ e SHIK-ut, ndërsa Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin argatët më besnik të tyre. Siç dihet, Hashimin e bënë drejtor për t’i kryer urdhrat e tyre në Drejtorinë politike të UÇK-së, ndërsa Kadri Veselin për t’i përcjell urdhrat e tyre tek ’’peshkaqenët ’’ e SHIK-ut të tyre.

Sa i përket falsifikimit të historisë, që ,,peshkaqenët ’’ e SHIK-ut rrahin gjoks se ata janë çlirimtarët e Kosovës, së bashku me bajraktarët e ,,farës ruse’’, ,,pehlivanët’’ e Nanosit dhe me ,,pionierët’’ e Enverit, që u tubuan në të ashtuquajturën PDK-në e pasluftës, nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. Faktet tregojnë se ata punuan me vetëdije dhe pa vetëdije në realizimin e planeve dhe skenarëve të Beogradit për pastrimin etnik të Kosovës.

Por, ata që dinë të mendojnë, nuk manipulohen me rrenat, shpifjet dhe falsifikimet e tyre, pasi që e kanë të çartë se kush e çliroi Kosovën, se kush punoi me mish e me shpirt për çlirimin e saj, se kush e vodhi, kush e plaçkiti, kush e rrjepi dhe kush e sakatoi duke e rrëzuar për toke të plagosur për vdekje!

Edhe kopallat e Kadri Veseli se’’ SHIK-u ka pasur për synim që Kosova të ,,mos konsiderohet si njollë e zezë, ku sundon krimi i organizuar dhe të mos konsiderohet çerdhe e terrorizmit’’, janë qesharake dhe naive, që nuk mund t’i besoi as një njeri që i ka ,,dy kokrra’’ mend. Faktet e shumta dëshmojnë se SHIK-u është qendra e krimit të organizuar, është qendra e mafisë politike dhe ekonomike e lidershipit të PDK-së. Po të ishte ai synim i SHIK-ut, me siguri Kosova nuk do të katandisej në këtë gjendje të mjeruar, ku qendrat ndërkombëtare që merren me studimin e krimit të organizuar, Kosovën e radhisin në mesin e vendeve më të kriminalizuara dhe më të korruptuara të botës!

Kadri Veseli, duke mos e mohuar konstatimin e intervestuesit të JNK, se ,,njerëzit që kanë informata, kanë fuqi’’ , ai fuqinë e ,,peshkaqenëve’’ të SHIK-ut e konsideron se ishte ’’humanizmi dhe sjellja në interes të shoqërisë e atdheut’’?! Po të ishte e vërtetë kjo deklaratë e Kadri Veselit, Kosova nuk do të katandisej qysh është zi e ma zi!! Nuk do të bëheshin gjithë ato vrasje politike gjatë luftës dhe pas luftës! Nuk do të katandisej ekonomia, shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe policia në këtë gjendje të mjeruar! Nuk do të plaçkitet pasuria e saj nga ’’peshkaqenët’’ dhe ,,krokodilët’’ e SHIK-ut, dhe të argatëve të tyre që u bënë pari e PDK-së.

Edhe pse ka argumente se SHIK-u e ka pasur arkivin e veprimtarisë së tij , Kadri Veseli po e gënjen opinionit publik kur deklaron se ,,SHIK-u nuk kishte informacione të hedhura në letër dhe nuk kishte stoqe të informatave – një arkiv’’. Kjo deklaratë e tij dëshmon se babai i SHIK-ut, duke e parë rrezikun e zbulimit të dokumentacionit që dëshmon për veprimtarinë kriminele të SHIK-ut të tij, i ka dhënë urdhër zëvendësit të tij Kadri Veselit që ta zhdukin arkivin e qendrës së krimit të organizuar, ose ta sigurojnë në ndonjë vend të sigurt.

Deklarata e e shefit të SHIK-ut, Halil Qadraku, dhe shefit për moral dhe informim, Sadik Halitjaha, të Zonës Operative të Pashtrikut, të botuar në ,,Bota sot”, më 3 shkurt 2003, nga Bajrush Morina, me titullin: A ekziston Shërbimi informativ i Kosovës – SHIK-ut, i hedhin poshtë si të pavërtetë dëshmitë e Kadri Vselit .

Do ta shënojmë të plotë atë deklaratë:

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS sekret.

ZONA OPERATIVE E PASHTRIKUT

Nr. i prot: 02/2-3/23 më 14.03.99

DEKLARATË

”Unë shefi i shërbimit informativ Halil Qadraku dhe shefi për moral dhe informim Sadik Halitjahja, lëshojmë këtë deklaratë:

Mbi situatën, rrjedhat, pengesat, bllokadat në vijën e komandimit të Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), duke filluar nga komandanti i ZOP-it, i cili nuk ka qenë aspak kooperativ me stafin e komandës, sidomos me ne që lëshojmë këtë deklaratë, nuk ka pasur asnjë herë takim zyrtar as këshillimore e as spontane, përpos referimit të përbashkët, edhe pse në çdo referim i është raportuar, tërhequr vërejtja, asnjëherë nuk ka ndërmarrë asgjë për të penguar veprimtarinë kundër UÇK-së.

Gjithmonë është shoqëruar dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Sylejman Kollqakun, Nexhmedin Kastratin, Sami Sejdiun dhe të tjerë, duke u arsyetuar se ata janë zyrtarë në emër të SHP dhe ata pas tri ditësh pas ikjes së tij nga zona. Syla mendohet se ka marrë me veti turkun e quajtur Hasan, dhe një sasi të madhe të hollash që i janë parë turkut duke i numëruar në dollarë dhe DM.

Me bllokadën që i janë bërë sektorit të SHIK-ut nga komandant ”DRINI” dhe vija komanduese, i është lënë terren i hapur veprimi sipas sugjerimeve të Sylë Kollqakut, në bashkëpunim me Ukë Bytyqin. Kjo e keqe ka kaluar aq thellë sa janë vërejtur dallime nënçmuese ndaj luftëtarëve të mëhershëm dhe komandës së SHP të UÇK-së, duke i akuzuar për paaftësi dhe duke i verë para përgjegjësisë që duhet ta bartin në të ardhmen për tërë dëmet e luftës.

Për këtë deklaratë marrim përgjegjësinë si të vërteta dhe mund ta dëshmojnë:

1. Nënkomandanti i logjistikës për ZOP (Skënder Krasniqi),

2.Nënkomandanti i Financave për ZOP (Ismet Tara),

3. Komandanti i Kompanisë së PU (Nexhmedin Krasniqi) dhe të gjithë ata

ushtarë që kanë pasur kontakt me të lartshënuarit’’.

Për deklaratën e nënshkruar ju garantojmë në vërtetësinë e saj, ndërsa në të

kundërtën pranojmë ndëshkim kapital.’’

S. H / H.Q Eprorët:

Punuar në tri kopje: Sadik Halitjaha dhe

1. Arkivit Halil Qardaku

2.Shtabit të Përgjithshëm

3. SHIK-ut pranë Shtabit të Përgjithshëm’’.

Siç po shihet, deklarata është shtypur në tri kopje dhe autorët e saj e kanë dërguar në tri adresa: 1. Arkivit, 2. Shtabit të Përgjithshëm, 3. SHIK-ut pranë Shtabit të Përgjithshëm.

Botuar në ,,Bota sot”, më 02. 04. 2013

Loading