PSE DHE KUSH E VRAU AHMET KRASNIQIN

Ne shqiptarët, për dallim nga popujt e Evropës Perendimore, dallohemi për shumë çka prej tyre. Jemi pothuajse populli i vetëm që ende nuk e kemi zgjedhur çështjen kombëtare. Jemi populli i vetëm në Evropë, i cili ende nuk e ka një klasë politike, që njeh dhe respekton rregullat e lojës politike dhe vlerat e shoqërisë demokratike. Jemi populli i vetëm në Evropë që çdo vjet i përkujton Burrat e Mëdhenj të Kombit që na i zhdukën fizikisht armiqtë shekullorë të kombit tonë, me anë të shqipfolësve të sojit të qenit, që të huajt ua hudhnin ca kocka për t`i lëpirë, dhe kështu i mashtruan për të punuar për hesape të tyre, siç i mashtrojnë pedofilët fëmijët jointelegjentë me bombone dhe ca karamele. Deri sa viti 1997 ishte viti i krimeve masive që Shqipërinë e shtriu përtokë dhe mijëra familje i veshi në të zeza, viti 1998 ishte viti i krimeve të zgjedhura, ku u vranë ato personalitete që me punën e tyre këmbëngulëse u bënë luftëtarë të denjë për zgjidhjen e çështjes madhore kombëtare siç ishin: Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi, që pengonin dhe ua prishnin planet armiqve shekullorë të kombit tonë të cilët kishin për qëllim realizimin e ëndrrave të tyre të marra për të na zhdukur si popull dhe si komb. Një javë pas vrasjes mizore të Azem Hajdarit, u vra nga e njëjta bandë kriminelësh kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, vrasjet e të cilëve prekën thellë shpirtin liridashës të njerëzve të ndershëm dhe i mbushi vrer zemrat e shqiptarëve në gjithë hapësirën kombëtare dhe në diasporë, përpos një numri të vogël mjeranësh të manipuluar nga djajtë bolshevikë, që shprehnin kënaqësi dhe gëzim duke ngrehur dolli dhe organizuar darka gëzimi për të festuar krimin e kriminelve dhe tradhtinë e social-komunistëve shqiptarë, që ua shkurtuan jetën Dy Burrave të Dheut, që njëri ishte bërë simbol i demokracisë shqiptare, ndërsa tjetri ishte ushtaraku madhor me një përvojë dhe dije të lartë të artit ushtarak për të cilin aq shumë kishte nevojë UÇK-ja dhe Kosova. KUSH KRYEN URDHËRAT E QENDRAVE ANTISHQIPTARE Opinioni ynë dhe ai ndërkombëtar u interesua të dijë se kush e organizoi dhe kush i kreu këto krime të cilat sa ishin tragjike aq ishin edhe monstruoze. Tani pas një motmoti gjërat janë qartësuar dhe çdo gjë është e kuptueshme se kush urdhëroi dhe kush i kreu atentatet politike gjatë vitit të kaluar ndaj personaliteteve të shquara të kombit tonë.Të gjitha krimet që janë bërë në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë këtyre tri viteve të fundit, e kanë burimin tek Qendra Antishqiptare e krijuar nga sigurimet e fshehta të Serbisë, Greqisë dhe Rusisë, që e projektuan dhe e mbikqyrën të ashtuquajturin “revolucion të vonuar demokratik” të Qosjes, dhe i prunë në pushtet lakejtë dhe spiunët e tyre, me ndihmen dhe bekimin e të majtës evropiane. Se ajo Qendër dha urdhër për burgosje, atentate politike dhe i krijoi kushtet për kaos e anarki, për kriza të thella morale dhe ekonomoke, për lulëzimin e krimit të organizuar shtetëror, ndërsa kukullave të tyre në Tiranë nuk ua lejojnë të bëjnë punë tjetër përpos punën e robotëve, komandat e të cilëve përgatitën dhe drejtohen nga Athina, Moska dhe Beogradi. Para se të kërkohën shkaqet dhe motivet e krimit është e domosdoshme të dihen rrethanat politike në hapësirën kombëtare dhe atë ndërkombëtare, që ndikuan për t’u kryer ky krim. Dihet mirëfilli se armiqtë tanë kanë bërë plane, memorandume dhe skenare, për të na zhdukur si popull dhe si komb. NANOSI- BABË I ENVERISTËVE KOSOVARË Rebelimi komunist i 1997 ishte i përgatitur e i mbështetur nga Qendra antishqiptare serbo-ruso-greke dhe konsiderohet si faza e parë e një projekti që ka për bazë Programin e pansllavizmit rus, të Naçertanies dhe Memorandumeve serbe, si dhe Megalo-idesë greke, që Shqiptarët të hedhen në det para përfundimit të shekullit 20-të, apo të shkombëtarizohen dhe të zhduken si komb. Spastrimin etnik të Kosovës dhe kthimin e saj nga djepi i shqiptarizmit në tokë serbe, e parashihte faza e dytë e të njëjtit projekt, që Shqipërisë para dy vitesh ia futën futën e zezë. Në bisedimet e Kretës në mes Kasapit të Ballkanit dhe spiunit greko-serb, u ndanë rolet dhe detyrat dhe kështu filluan përgatitjet për ta goditur Kosovën. Nanosi pasi u bë nënë dhe babë për enveristët e Kosovës, nuk e pati vështirë që Kosovës t`ia mihë varrin pa e kuptuar fare këta të gjorë. Punën e parë që e kreu Nanosi dhe që kishte rëndësi të madhe strategjike për serbët ishte përçarja e LDK-së që ai e bëri nëpërmjet Hydajet Hysenit në Kuvendin e Tretë të saj. Ndërsa Qosja kryente punën e tij si edhe më parë, duke u bërë avokat i politikës antikombëtare të Nanosit me kompani, pa gjetur në punën e tyre asnjë halë. Nanosi me Mejdanin, këta të dy i patën thirrur tinëz në Tiranë për t`i përgëzuar për punën e kryer dhe për t’u caktuar punë edhe detyra edhe më me rëndësi. Ata po sa u kthyen, edhe pse Kosova kallej flakë, formuan partinë e tyre të re. Me ndërrimin e ”status-qous” në Kosovë nga Lëvizja Studentore dhe UÇK-ja, të gjitha subjektet politike e shtetërore u ringjallën. LDK-ja me ca parti të vogla i shpallën Zgjedhjet e reja Presidenciale dhe Parlamentare. Subjektet politike që e dinin se nuk do t`i fitonin zgjedhjet, u përcaktuan që të mos marrin pjesë në to, me arsyetimin se nuk mund të bëhet fushatë zgjedhore në kushte okupimi. Më vonë i morën edhe shkaqet e krimeve të para serbe në Drenicë. Shumë shpejtë karrieristët Lëvizjën studentore e përçanë, ndërsa bërthamat e para të UÇK-së, që punonin në ilegalitet të plot, me një organizim të mirë të luftës guerile, LPK-istët nga diaspora me urdhërin e Nanosit ia ndërruan taktikën dhe strategjinë e saj. E futën popullin të papërgatitur dhe para kohe në luftë frontale me shkje, që kishin armatim të rëndë e modern, ndërsa në Kosovë enveristët e Nanosit shpërndanin kallasha me fishekë e pa fishekë, me gjilpërë e pa gjilpërë, por e rëndësishme ishte që ato do të hyjnë për parada në punë. E shpallën veten krah politik të UÇK-së dhe i vunë pusitë në Durrës, Tropojë e Kukës, që pa lejen e tyre askush të mos futet në Kosovë. Qosja me Hydajet Hysenin e ca të tjerë, u bënë projektues të një varianti të ” revolucionit të vonuar demokratik ” të Qosjes, që për kushtet e Kosovës ishte edhe më shkatërrimtar se ai i Shqipërisë. KOLONEL AHMET KRASNIQI NUK DO TË SHKOJË GJAKHUMBUR Këta të dy (Qosja dhe Hyseni) e përfituan Adem Demaçin për t`i bashkuar të gjithë enveristët shqiptarë të Kosovës nën të njëjtin kulm të ashtuquajtur LBD-ja e Kosovës, dhe më vonë të gjithë enveristët së bashku e formuan të ashtuquajturën LBDK-në, që pastai bënë aleancë politike me LPK-në, për t`i shkatërruar të gjitha themelet e shtetësisë së Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në parimin e njerëzve pa njerëzi: “Për inat të resë më vdektë djali”. Më vonë Demaçi dhe Pararoja staliniste e LPK-së u bënë udhëheqje dhe zëdhënëse politike e UÇK-së. Në këto kushte tejet të komplikuara ku “qeni s’e njeh të zonë “, Ahmet Krasniqi muar detyrën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Që nga dita e parë Ahmet Krasniqi hasi në pengesa të mëdha dhe të llojllojshme nga karrieristë të sëmurë për pushtet dhe partiakë të shtirë. Gjatë muajve prill dhe maj të vitit 1998 pati kontakte me përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, shtetërore dhe ushtarake të Republikës së Kosovës, qëllimi i të cilave ishte bashkimi i të gjitha këtyre forcave në një Front të përbashkët veprimi, që do t`i bashkonte të gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh politike apo ideologjike, për realizimin e çështjeve madhore kombëtare, duke kërkuar nga të gjithë t`i njihnin Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës si Presidencën-Presidentin, Parlamentin dhe të plotësohen kërkesat e opinionit tonë dhe kërkesat e miqve të kombit tonë për ta formuar Qeverin e Re prej të gjitha subjekteve të përfshira apo të papërfshira në Parlamentin e Kosovës. Është më se e sigurtë se të gjitha përçarjet që u krijuan, u bënë për shkak se udhëheqjet e Kosovës nuk u muarën vesh se kush do të bëhet i pari, kush i dyti dhe kush i treti. Sidomos Qosja donte të bëhej i pari. Bukoshi donte të jetë edhe disa mandate i dyti. Ndërsa H. Hyseni donte gjithëseqysh të bëhet i treti. Ndërsa nuk ishin vetëm këta që i donin këto poste. Edhe të tjerët i lakmonin këto vende udhëheqëse. Veçmas Bardhyl Mahmuti i kishte “mbrehur dhëmbët” për t’u bërë i treti, prandaj aleancat bëheshin dhe çbëheshin “sahat e dakik”. I ndjeri Ahmet Krasniqi sa ka harxhuar energji për t`i pajtuar këta kojtaxhinj dhe kojtaxhinj tjerë, që nuk shihnin asgjë tjetër në këtë botë përpos kolltukut të tyre. Më në fund Ahmet Krasniqi pas përpjekjeve të mëdha arrijti të vërë kontakt edhe me krerët e UÇK-së, ku delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes e përfaqësonte Ahmet Krasniqi, ndërsa delegacionin e UÇK-së Adem Demaçi. Ahmet Krasniqi duke ditur se me Demaçin njihemi që nga 1963, kur u pata bëre anëtar i LRBSH, ideologu dhe kryetar i së cilës ishte ai, më tregoi se do të ketë një takim me Demaçin i cili gjendej në Norvegji. AHMETI U REGJISTRUA NË AKADEMINË USHTARAKE, ME SUGJERIMIN TONË U gëzova pa masë kur mësova se do të bëhej ky takim, prandaj edhe e mora në telefon Hajdin Abazin, të cilin e njoh që nga viti 1979. I tregova se Baca Adem është në Norvegji dhe se dua të bisedoj me të, por nuk e kamë numrin e telefonit të tij. Hajdini më tha: “Prit pak se unë do ta gjej pasi e di se te kush rri”. Pas pak ma gjeti numrin e telefonit dhe unë nëpërmjet telefonit i tregova për personalitetin e Ahmet Krasniqit dhe i thashë se me Ahmetin duhet të flasë pa dorëza dhe se duhet të ketë besim të plot në të, pasi që ai ka qenë anëtarë i Lëvizjes (kuptohet i LNÇKVSHJ, të cilën e drejtonin Metush Krasniqi, Sabri Novosela, Jusuf Gërvalla, etj.). Pastaj i tregova se ai është dërguar në Akademi Ushtarake për t’u bërë kuadër i Lëvizjes, se është nipi i Aziz Zhilivodës etj. Demaçi pastaj më pyeti për martesën e tij. I tregova se edhe martesa është bërë me pëlqimin tonë, se përndryshe nuk kishte kurrfarë mundësie për t`i vazhduar studimet e larta të artit ushtarak, (Akademinë Komanduese). Baca Adem më tha: ” Shumë mirë bëre që m`i tregove këto gjëra se po flitet gjithqysh”, prandaj rri ti pa gajle, më tha, se do të kem besim të plot në Ahmetin”. Pasi u kthye Ahmeti nga takimi më tha: “Shefqet e di që këto fjalë që po t`i them do të mbesin në mes meje dhe teje, prandaj edhe po t`i them. Baca Adem është shef i UÇK-së”. Pastaj vazhdoi: “E kemi bërë një marrëveshje dhe shumë besoj se punët tash e tutje do të ecin si është më së miri”. Opinioni i gjerë nuk ka ditur për këtë Marrëveshje që është lidhur në mes UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, pasi që ajo është mbajtur e fshehtë nga të dyja palët. KA ARDHUR KOHA TË NJIHEMI ME MARRËVESHJEN DEMAÇI-KRASNIQI Vetëm atëher kur Ahmet Krasniqi njollosej nga enveristët e Kosovës edhe pas vdekjes duke e shpallur edhe “tradhtar” në gazetën e tyre “Zëri i Kosovës”, u detyrova ta zbuloj një pjesë të Marëveshjes që lejonin kushtet objektive, që ma pat botuar gazeta jonë kombëtare “Bota sot”, më 18 janar 1999, me titull: “Në vend të përkujtimit të Ahmet Krasniqit”, dhe pak ditë më vonë është botuar në “Rimëkëmbja” dhe në mjetet elektronike “Info Kosova”. Tani pasi NATO-ja na e çliroi Kosovën me ndihmën e trimave të UÇK-së, ka ardhur koha dhe është e domosdoshme që opinioni ynë të njihet me Marëveshjen që është lidhur në mes Adem Demaçit dhe Ahmet Krasniqit. Po qe se në këtë shkrim do t`i shënoj vetëm ato pjesë të Marrëveshjes që s’i kam qitur në dritë më parë, lexuesit e nderuar do të kenë vështirësi të kuptojnë se për çfarë Marrëveshjeje bëhet fjalë. Prandaj lexuesit do ta kenë Marrëveshjen lexuesit do ta kenë në tërësi, me një dallim që pjesët e saj që për herë të parë opioni do t`i mësojë, do t`i shënoj me shkronja të zeza. 1). Pra në atë takim (në mes Ahmet Krasniqit dhe përfaqësuesit të UÇK-së) është vendosur që UÇK-ja, përpos Shtabit të Përgjithshëm, do ta ketë edhe një Shtab në Tiranë, në përbërje të oficerëve shqiptarë, që i kanë kryer studimet nepër akademitë jugosllave dhe përfaqsues të LPK-së dhe LKÇK-së, ku Ahmet Krasnqi do të jetë komandant i Shtabit dhe koordinator në mes dy Shtabeve të UÇK-së. 2). Shtabi i UÇK-së në Tiranë do të kujdesej për furnizimin me armatim të njësive të UÇK-së. 3). Të gjitha komunikatat që do t`i shpallte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së do të korigjohen nga Ahmet Krasniqi, para se të publikohen në mjetet e opinionit publik. 4). Shtabi i UÇK-së në Tiranë do të merrej me aftësimin e kuadrit ushtarak dhe të ushtarëve, duke i përcjellë në Kosovë në mënyrë të organizuar dhe në formacione ushtarake, që do të jenë të aftë për t`i kryer të gjitha detyrat taktike dhe operative në teren. 5). Përpos forcave elite të UÇK-së do të formohen edhe Njësitë e Mbrojtjes Teritoriale të Kosovës, Njësitë e Policisë, dhe Njësitë e Aviacionit Ushtarak. 6). Njësitë e Mbrojtjes Teritoriale do t`i udhëheqë zotëri Ramadan Qehaja me të cilin do të konsultohet Adem Demaçi, apo ndonjë person që ai e cakton. Po qe se zotëri Qehaja do të pranonte këtë detyrë, do ta njoftohet Ahmet Krasniqin me anë të shifrës (parullës) se ” çaji po pihet shumë “, ndërsa po qe se zotëri Qehaja detyrën nuk e pranon do të thuhet me anë të shifrës se “çaji nuk po pihet se dëm po na bën”. Pas një kohe ka ardhur përgjigja pozitive dhe kështu Marëveshja ka marrë vlerën e nënshkrimit nga të dya palët edhe pse ajo është bër vetëm gojarisht. 7). Njësitë elite të UÇK-së, Njësitë e Mbrojtjes Territoriale, te Policisë Ushtarake dhe të Aviacionit Ushtarak do të quhen: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. (pra në shkrimin e parë nuk është përmendur fare emri i Adem Demaçit dhe as i Ramadan Qehajës për shkaqe objektive, se Kosova ende ishte nën okupimin serb) PARAROJA STALINISTE BOJKOTON PROFESIONALIZMIN E LUFTËS Marrëveshja ia mundësoi kolonel Ahmet Krasniqit ta bëjë selinë e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Shtabin dhe Qendrat e Stërvitjes në Shqipëri. Fatkeqësisht mosmarrëveshjet shtoheshin dita ditës në mes tij dhe përfaqësuesve të LPK-së, pasi që ata i venin interesat e tyre klanore dhe ideologjike mbi interesat kombëtare. Mosmarrëveshja e parë lindi për shkak se Ahmet Krasniqi donte ta siguronte shumicën e armatimit nga jashtë, sepse kushtonte më lirë dhe ishte i një cilësie të lartë, ndërsa pararoja staliniste në krye me Xh. Halitin donin ta siguronin nga fshatarët e Shqipërisë, kuptohet se armatimi u pengua të sillej nga jashtë, përpos në sasira të vogla, pasi që nuk lejonte SHIK-u dhe as Nanosi me Kompani. Në këto rrethana Ahemet Krasniqi u detyrua të pranonte që përfaqësuesit e LPK-së që me propozimin e Demaçit u futën në Shtabin e UÇK-së në Tiranë, të caktohen përgjegjës për armatim, kuptohet edhe të qeverisin me miljiona marka nga Fondi i Qeverisë së Kosovës, ndërsa në të njejtën kohë shpifnin nëpërmjet “Zëri i Kosovës” kundër Ahmet Krasniqit, Qeverisë dhe Bukoshit se nuk janë duke e ndihmuar me asnjë metalik UÇK-në. Mosmarrëveshjet u shtuan shumë kur kah fundi i muajit qershor të 1998, kur hyri në mënyrë të organizuar, e përgaditur dhe e aftësuar Brigada e parë në Kosovë me 24 ushtarakë dhe Tahir Zemën komandant të saj, (Brigada 134 që e komandonte Tahir Zmaj ishte komplete me kuadër ushtarak dhe me ushtarë, ndërsa dy brigadat tjera ishin të kompletuara vetëm me kuadrin ushtarak) me ç’rast LPK-istat shpikën gënjeshtrën se në Kosovë veprojnë dy ushtri, njëra ishte UÇK-ja dhe tjetra FARK-u i Bukoshit. I ndjeri Ahmet Krasniqi e shihte rrezikun nga komplotet që po ia kurdisnin UÇK-së armiqtë tanë nëpërmjet pararojes staliniste të LPK-së, dhe karrieristëve të sëmurë për pushtet të LBDK-së, prandaj pat kërkuar disa herë nga Bukoshi që të dalë në opinion për të shpjeguar që FARK-u nuk është ushtri tjetër e Kosovës, por është UÇK-ja me të gjitha gjinitë tjera ushtarake që ishin në formim e sipër, që ishin paraparë me Marrveshjen që ishte lidhur në mes tij dhe përfaqësuesit e UÇK-së, por Bukoshi kurrsesi nuk lejoi që opininonit të gjerë t’ia shpjegojë marrveshjen. Mosmarrëveshjet u rritën edhe më shumë kur Brigada e dytë (Brigada 141) u bë gati të hyjë në Kosovë, atëherë kur rrezikoheshin territoret e kontrolluara nga UÇK-ja dhe sidomos Juniku. Brigada u pengua të futej në Kosovë dhe siç dihet pas dy javësh Juniku ra në duar të shkaut. Në këto kushte kur ishin bërë kontrata të sillen armatime të rënda dhe moderne nga jashtë, jo vetëm që ishte e pamundur të sillej në Shqipëri e pastaj në Kosovë, por as kallashët e municioni nga fshatrat e Shqipërisë nuk mund të siguroheshin nga Ministria, sepse emisarët e LPK-së dhe të LBDK-së që ishin futur në Ministrinë e Mbrojtjes e njoftonin SHIK-un dhe ende pa mbërritur armatimi i blerë në Tropojë, bllkohej rrugës, ndërsa pa fije mëshire burgoseshin individët përgjigjës dhe kështu Ministria e Mbrojtjes mbeti e bllokuar. Pararoja staliniste e LPK-së, poashtu i bojkotuan Qendrat e stërvitjes dhe të rinjtë që vinin nga diaspora i grabitnin në Durrës dhe pa kurrfarë stërvitjesh dhe përgaditjesh të duhura dërgoheshin në Tropojë apo Kukës dhe me një kallash në shpinë, duke i lavdëruar se “shqiptari lindë i mësuar për luftë”, i futnin në Kosovë, ndërsa të rinjtë që vinin nga Kosova i lenin maleve të Tropojës të flenin pa mbulojë dhe shtrojë, me një copë bukë, dhe nuk i lejonin të shkonin të ushqeheshin në kuzhinat e dy Qendrave për Stërvitje të Ministrisë së Mbrojtjës, së paku të ushqehen e të flejnë si njerëz, në kushtet e një garnizoni ushtarak, dhe pas disa javësh u jepnin pak municion dhe nga një kallashnikov e i përcjellnin deri në kufi, ku siç dihet shumë herë kanë rënë në pritë të shkaut shumë të rinj, dhe sa dihet deri tash, askush nuk është marrë në përgjegjësi etj etj. AHMET KRASNIQI NË MES TË PENGESAVE TË DYFISHTA Një gjë duhet cekur se Ahmet Krasniqi ka pasur një pengesë të madhe nga Bukoshi, i cili ia zhagiste lëshimin e Vendimit, që ai është emëruar nga Qeveria Ministër i Mbrojtes i Republikës së Kosovës. Moslëshimi i Vendimit e pengonte Ahmetin për dy arsye: e para se nuk kishte mundësi t’i urdhëronte ushtarakët për mobilizim, dhe e dyta se ai nuk kishte mundësi të prezantohet si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Ministritë e Mbrojtjes së shteteve mike, apo të shteteve që ai kishte lidhje me kuadra të larta ushtarake, për të kërkuar armatime apo ndihma ushtarake, etj. Dhe kështu, Bukoshi e ka endur për dy muaj disa herë Ahmet Krasniqin nga Zvicra në Gjermani dhe më në fund ai u vra e vendimi nuk ju ka lëshuar fare. Edhe një të vërtetë duhet ta dijë opinioni ynë: se në qerren e Ahmet Krasniqit është ngarkuar lloj-lloj plehu pa dijen dhe pëlqimin e tij. Dua ta cek një fakt që dëshmon se Ahmet Krasniqi nuk ka ditur se kah po i vijnë komplotet më të mëdha e më të rrezikshme, e kah më të voglat dhe më pak të rrezikshmet. Kur në opinion pat dalë komunikata e Shtabit Operativ të Rrafshit të Dugagjinit se nuk e “njohim Adem Demaçin si zëdhënës të UÇK-se”, dhe as “Rexhep Qosjen që është një udhëheqës i dështuar…”, por njohin vetëm “institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës…”, Ahmet Krasniqi ka qenë aq i nervozuar dhe i tendosur, që i është thyer urdhëri i Tij dhe Rregullorja ushtarake se “UÇK-ja është e depolitizuar”, dhe si e tillë askujt nuk i lejohet propagandë partiako-ideologjike, edhe pse ai luftën më të madhe e ka bërë me partiakët e shtirë dhe karrieristët e sëmurë për pushtet e pozita, për domosdoshmërinë e njohjes së institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Unë që Ahmet Krasniqin e njoh mirë që nga viti 1968, nuk e kam parë kurrë më të nervozuar se atë ditë. Për këtë mund të dëshmojnë edhe anëtarët tjerë të Redaksisë së ” Revistës Ushtarake ” anëtar i së cilës isha edhe unë për tre muaj. Opinioni ynë pas një motmoti të vrasjes së Ahmet Krasniqit i ka të qarta shumë gjëra për vrasjen e tij. OPINIONI YNË DO TË KËRKOJË ZBULIMIN E KRIMINELËVE Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, zotëri Jonuz Tërstena, në një deklaratë që e pati dhënë në një tubim të mbajtur në Vjenë kah fundi i qershorit të këtij viti e bëri të qartë vrasjen e Ahmet Krasniqit kur tha: “Ne e dimë saktësisht se kush e ka vrarë kolonel Ahmet Krasniqin. Ne i kemi ofruar Prokurorisë së Tiranës të gjitha të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në këtë vrasje, por kjo Prokurori ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasjeje. Dhe ne e dimë pse janë pezulluar këto hetime, sepse prapa këtij akti terrorist fshihet një klan i madh politik shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë”. Këto të dhëna të zotëri Jonuz Tërrsrenës i ka vërtetuar edhe gazetari i njohur Christ Hedges me shkrimin e tij të botuar në “New York Times” kah fundi i muajit qershor, ku për vrasjen e Ahmet Krasniqit e akuzon H.Thaçin dhe autoritetet e Shqipërisë. Opinioni ynë, në bazë të këtyre të dhënave, ka për obligim të ngrejë çështjen e zbulimit jo vetëm të dorasve, por edhe të të gjithë atyre që fshihen pas këtij krimi, kur dihet se kemi të bëjmë me informata që i kanë dhënë njerëzit kompetentë, siç është zotëri Tërstena dhe zotëri Hedges, që i pari i përfaqëson Organet e Ndjekjes Penale të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti, përpos që ka informata të mbledhura në terren, ka në disponim edhe informatat e CIA-s (Shërbimi Sekret Amerikan). Ministria e Brendshme e ka kryer punën e saj me ndërgjegje të plotë dhe në mënyrë profesionale. Pse Organet e Drejtësisë së Shqipërisë nuk don ta kryejnë detyrën që u takon, sipas rregullave ndërkombëtare, sepse në teritorin e tyre është bërë krimi, është plotësisht e kuptueshme, kur dihet se në atë krim janë të përzier edhe shumë persona që mbajnë poste kyçe në institucione shtetërore të Shqipërisë. Duhet shpresuar se organet kompetente të Shtetit të Kosovës, që do të dalin pas zgjedhjeve të lira, do t`i marin parasysh të gjitha dëshmitë e dokumentuara, do të gjejnë edhe dëshmi tjera, dhe do t’ua japin hakun të gjithë atyre që janë të përzirë në krime. Po të ndodhë që kriminelët të zënë vende udhëheqëse në Organet e Shtetit të Kosovës, jo vetëm që nuk do të zbulohen krimet e bëra, por ato do të bëhen të përditshme- siç u bënë të përditshme sot e gjithë ditën në Shqipëri. Unë që kam pasur rastin t`i vëzhgoj për së afërmi shumë ngjarje e komplote që zhvilloheshin kundër Ahmet Krasniqit, qëkur u zgjodh Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, e kam për obligim që të dëshmojë para Organeve Hetimore të Republikës së Kosovës po qe se më ftojnë si dëshmitar, shumë gjëra kam për t`i sqaruar. Dëshmitari i dytë duhet të jetë Adem Demaçi, i cili do të shpjegojë në hollësi pse u shkel Marrëveshja dhe kush bëri tradhti. Edhe një gjë e ka borxh Demaçi opinionit t’ia shpjegojë: Qysh u bë të sëmuret dy ditë para se të pushkatohet Ahmet Krasniqi?! Dhe a thua aq i sëmurë ishte sa të mos i shkruajë dy-tri fjalë, që të kundërshtonte dhe të protestonte, që të mos bëhen atentate politike as në Prishtinë dhe as në Tiranë. Por, po e zëmë se Demaçi ishte i sëmurë shumë, dhe nuk kishte mundësi as të hapi gojën, as të mbaj lapsin në dorë, por pasi u shërua, pse vallë për atentatet e bëra në Tiranë fare s’u dëgjua?! Dëshmitari i tretë, Hydajet Hyseni duhet të jetë, ndërsa Qosja pas tij dëshmitar i katërt vjen, të cilët të dytë janë kreatorë të të gjitha të zezave që e gjetën Kosovën. Pasi Nanosi është mësuesi i tyre (i Qosjes dhe i Hysenit) dhe patroni që urdhëron, duhet edhe ai dëshmitar së bashku me Klosin e Mejdanin në Gjyqin e Kosovës së Lirë, të vërteten (me hatër apo me zor) ta dëshmojnë. Sa i përket pararojës staliniste të LPK-së, ata janë të përzier me kokë e duar, jo vetëm në këtë krim, por edhe në shumë krime tjera, sa që numri i tyre do ta kalonte me siguri numrin treshifror. Ndërsa Bardhyl Mahmuti- natën e krimit që u bë në Tiranë-, ishte në një tubim në Suedi. Ai ishte përbe në fjalën e partisë se do t’u japin dënimin e merituar “tradhtarëve”që po e dëmtojnë interesin e LPK-së dhe të LBDK-së. Edhe shumë individ që punonin në Ministrin e Mbrojtjes të dërguar me emisione speciale, duhet të jenë dëshmitarë, dhe me siguri një numër prej tyre kanë marrë pjesë në krim. Dhe pas gjithë këtyre të vërtetave të zbuluara nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës zotëri Tërstena, nga analisti dhe gazetari i njohur zotëri Christ Hedges, si dhe këto të vërteta që i kam qitur në dritë unë, do të jenë të mjaftueshme për gjykatësin hetues për t`i gjetur kriminelët e vegjël dhe kriminelët e mëdhenj, për t’i gjetur kriminelët që kanë marrë pjesë në përgatitjen e krimit, kriminelë që kanë dhënë urdhër të bëhet krimi, kriminelët doras, dhe kriminelët që kanë ditur saktësisht se po përgatitet krimi dhe nuk kanë bërë asgjë për ta penguar atë. Dhe pas gjithë këtyre të vërtetave që kanë dalur në shesh, nuk është vështirë për t’u bindur se Ahmet Krasniqi u vra, sepse po të lejohej të vepronte sipas planeve ushtarake dhe synimeve të tija nacionaliste, do të bëhej pastaj pengesë e fortë dhe e pakalueshme për realizimin e planeve të Qendres antishqiptare serbo-ruso-greke, për zgjedhjen e çështjes kombëtare shqiptare siç ua donin interesat e tyre, edhepse ata i kishin futur njerëzit e tyre në vende udhëheqëse në Shqipëri. Edhe karrieristët e sëmurë për pushtet të LPK-së dhe të LBDK-së e shihnin Ahmet Krasniqin dhe Ministrinë e Mbrojtjes pengesen e vetme, që do t’ua prishnin planet për ta vënë në veprim një variant të ” revolucionit të vonuar demokratik ” të Shqipërisë në Kosovë, për ta marrë pushtetin sipas modelit të social-komunistve të Shqipërisë. Ahmet Krasniqi pra u vra se ishte i vendosur për t`i çarë të gjitha bllokadat, për t`i shkatërruar të gjitha planet antishqiptare, për t`i penguar të gjitha komplotet që thureshin kundër UÇK-së. Ai i njihte dhe i respektonte institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe bënte çmos për ta institucionalizuar dhe për ta depolitizuar UÇK-në. Ai bëri përpjekje të mëdha për ta kthyer atë nga një ushtri partiake që ishte e paorganizuar dhe e paarmatosur si duhet, në një ushtri të rregullt të Republikës së Kosovës, e armatosur me armatime bashkëkohore dhe e udhëhequr nga ushtarakë të zot, që kishin dije dhe përvojë të lartë nga shkencat e artit ushtarak. Duhet shpresuar se Ahmet Krasniqi dhe shumë të tjerë që u vranë me urdhërin e armiqve tanë nëpërmjet veglave të tyre, që bashkëpunojnë edhe me dreqin e mallkuar për të zënë pushtet, nuk do të shkojnë gjakhumbur, dhe se drejtësia shqiptare kriminelëve do t’ua japë hakun e merituar, ndërsa i Madhi Zot edhe më rëndë do t`i dënojë.

Botuar: “Bota sot”21-24 shtator 1999

PS. Ky shkrim është botuar në katërt vazhdime. Vazhdimi i fundit nuk është botuar në tërësi, si duket për ta kursyer Demaçin nga kritikat e mia. Ky është shkrimi i plotë që i është dërguar Redaksissë së “Botës sot”për botim.

Loading