Shefqet Jashri-Strofci.
Më në fund pas dhjetëra vetëvrasjeve të ushtarëve të UÇK-së, për shkak të moskujdesit institucional të Qeverisë Thaçi 1 dhe 2, që i katandisi në varfëri të skajshme; Pas shumë kërkesave, protestave, grevave të urisë, të kërcënimeve me vetëvrasje kolektive, të shoqatave të ushtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçit i piku,,rahmeti’’?! Me siguri ishte në pyetje,, rahmeti’’ i fushatës parazgjedhore, që e detyroi ta dërgoi Projektligjin për veteranët e luftës në Parlamentin e Republikës së Kosovës për miratim. Me reagimin e shoqatave të UÇK-së të dala nga lufta si dhe reagimin e deputetëve të LDK-së, u vërtetua se Projektligji i propozuar nga Qeveria Thaçi 2, është një ligj ,,sakat’’, i cili nuk është gjithëpërfshirës, pasi që sipas shoqatave të UÇK-së, i ka lënë pas dore një pjesë të pjesëtarëve të TMK-së. Por Thaçi me gjithë mësuesit e tij kanë bërë një vepër të shëmtuar me përjashtimin nga ai Projektligj, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ( FARK-un). Ky ligj edhe pse ishte i pa pranueshëm dhe gjysmak në parim u miratua nga deputetët e LDK-së, në seancën e Parlamentit para dhjet ditësh, duke qenë të bindur se në seancën tjetër kur të shqyrtohet përsëri Projektligji, do të përmirësohet duke i përfshi në at Ligj edhe ushtarët dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FARK-ut. Në seancën e Parlamentit të 27 marsit kërkesa e deputetëve të LDK-së që të plotësohet projektligji edhe me dy nene, nëpërmjet të cilave do të barazohet para ligjit Ministria e Mbrojtjes dhe FARK-u me UÇK-në e komanduar nga Shtabi i Xhavit Halitit dhe Drejtoria e Hashim Thaçit, nuk u mur parasysh nga grupet parlamentare të pozitës dhe të opozitës. Fatkeqësisht kërkesa e deputetëve të LDK-së nuk u mur parasysh dhe u kundërshtua me plot demagogji edhe nga Hashim Thaçi, me arsyetimin se ai ishte ,,pajtuar me Bujar Bukoshin që krejt ushtarët të luftojnë me emblemën e UÇK-së.’’Me këtë deklaratë Thaçi e bëri një falsifikim flagrant, pasi që nuk është e vërtet se njësitë e FARK-ut dhe njësitë e UÇK-së të Xhavit Halitit, kanë pasur një komandë të përbashkët, edhe pse e kanë pasur të njëjtën uniformë dhe të njëjtën emblemë. Po ashtu Thaçi me atë deklaratë e ka lëshuar një rrenë ,,për hava’’, pasi që nuk është e vërtetë se ai me Bukoshin janë marrë vesh që të dy subjektet ushtarake, UÇK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes dhe FARK-u ta mbajnë të njëjtën emblemë, emblemën e UÇK-së. Sa i përket komploteve sekrete të Bukoshit dhe Thaçit që i kanë bërë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Presidentit Rugova, është çështje shumë e rëndësishme që me siguri një ditë do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë kur Republika e Kosovës të bëhet shtet ligjor. Por për çështjen e përdorimit të emblemës së UÇK-së dhe të çështjeve tjera që kishin të bënin për bashkimin e të gjitha grupeve dhe subjekteve ushtarake në një subjekt të vetëm ushtarak kanë diskutuar dhe janë marrë vesh delegacioni i UÇK-së i kryesuar nga Adem Demaçi me anëtarët: Xhavit Haliti, Fatmir Zymeraj dhe Shaban Muja dhe delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes në përbërje të Ahmet Krasniqit dhe Agim Mehmetit në Osllo, më 21-23 maj të vitit 1998. Siç është e ditur në ditën e fundit të ati takimi, dy delegacionet janë pajtuar dhe janë marr vesh për këto çështje:
1). Dy subjektet ushtarake UÇK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes bashkohen në një subjekt të përbashkët ushtarak, i cili do të quhet: ,,Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës’’(FARK)
2) Marrëveshja i njeh formacionet ushtarake që vepronin në Kosovë bashkë me komandantët e tyre si dhe me emrin me të cilin qenë zyrtarizuar në opinionin publik.
3) Subjektin e përbashkët ushtarak ,,Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës’’do ta përbëjnë këto njësi:
a). Njësitë operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.(UÇK)
b). Njësitë e Mbrojtja Territoriale.
c). Njësitë e Aviacioni Luftarak.
ç) Njësitë e Ministrisë së Brendshme.
-Ky subjekt ushtarak do të udhëhiqet nga Shtabi i Përgjithshëm i përbë nga përfaqësuesit e subjekteve ushtarake që janë bashkuar në FARK. Një pjesë e këtij Shtabi do të vepronte në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Kosovë.
5) Njësitë ekzistuese që vepronin në Kosovë do të riorganizohen dhe do të forcohen me kuadro ushtarake profesionale, me qëllim të funksionimit të komandës hierarkike dhe të disiplinës ushtarake moderne.
6). Kuadri i deritashëm udhëheqës i njësive të UÇK-së do të gradohet me grada ushtarake sipas kritereve të përgjithshme ushtarake dhe propozimeve konkrete në çdo njësi ushtarake veç e veç.
7). Ndalohej politizimi i ushtrisë.
8). Komunikatat e UÇK-së nuk do të dalin në opinion pa u korrigjuar nga Komandanti i SHP të FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqi.
9). Opinioni nuk do të njoftohet për bashkimin e dy subjekteve ushtarake Ministrisë së Mbrojtjes dhe UÇK-së në FARK, për shkaqe strategjike dhe diplomatike, për derisa ushtria të forcohet në atë nivel që të ishte në gjendje të kryente aksione operative, që do ta ngrinin nivelin e luftimeve nga mbrojtja në mësymje, nga lufta guerile në luftë frontale.
10). Do të funksiononin dy fondet ekzistuese, Fondi i Qeverisë së Kosovës dhe Fondi Vendlindja thërret.
11) Të gjitha mjetet e grumbulluara në dy fondet ekzistuese do të përdoren për forcimin dhe modernizimin e njësive çlirimtare të FARK-ut.
12). Adem Demaçi mori për detyrë që të konsultohej dhe të ia afronte detyrën e Komandantit të Njësive të Mbrojtjes Territoriale të Kosovës ushtarakut madhor Ramadan Qehaja, dhe po qe se ai e pranon detyrën, Demaçi do ta lajmëronte Ahmet Krasniqin.
Për sukseset dhe pengesat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FARK-ut në Shqipëri është i njohur opinioni i gjerë. Me që u njoftuan lexuesit e pa informuar me përmbajtjen e Marrëveshjes së Oslos, na lejohet ta bëjmë këtë pyetje: Kush do të humbte dhe kush do të fitonte po të ishte realizuar ajo Marrëveshje? Ishte forcuar apo ishte dobësuar lufta e jonë çlirimtare ?! Përgjigja dihet, por fatkeqësisht karrieristët e sëmuar për pushtet të LBDK-së dhe të pararojës staliniste të LPK-së, në krye me Xhavit Halitin, Azem Sylen, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Ibrahim Kelmendin&Compani, së bashku me SHIK-un e Xavit Halitit, SHIK-un e Shqipërisë dhe miqtë e Millosheviqit, Fatos Nano&Compani, nuk lejuan bashkimin e faktorit ushtarak dhe politik të Republikës së Kosovës sepse dëmtoheshin interesat serbo-sllavo-greke në Gadishullin Ilirik. Por në këtë të ligë që i përgatitej popullit të Kosovës dhe kombit shqiptarë, agjenturat serbo-sllavo greke ju garantuan pozita udhëheqëse keqbërsëve të LBDK.së dhe stalinistëve të çartur për pushtet të LPK-së, se po sa ta eliminonin nga skena politike LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, do ta fitojnë pushtetin mbi qytetarët e Kosovës.
Rrjedhat e ngjarjeve që pasuan pas arrijtjes së Marrëveshjes së Oslos qitën në shesh se nuk ishte Adem Demaçi “shefi” i UÇK-së siç mendonte dhe besonte Ahmet Krasniqi, por ishte Xhavit Haliti, ai që manipulonte me Demaçin, duke ia vënuar,,kumonat’’ në qafë! A thua me shantazhe a po me vetdeshirë?! Tash për tash mbetet e panjohur!
Xhavit Haliti dhe argatët e tij, veçmas Demaçi, në takimin e Osllos duke lujtur rolin e luftëtarëve të,,bashkimit’’ të faktorit ushtarak, nuk lan fije dyshimi se Marrveshja nuk do të rrespektohet. Fatkeqësisht me vonesë u kuptua se Xhavit Haliti dhe Adem Demaçi nuk e kishin pasur hallin e bashkimit të faktorit ushtarak, por e kishin pasur hallin në radhë të parë përvetësimin e Fondit të Qeverisë së Kosovës. Qëllimi tjetër po aq i rëndësishëm sa i pari ishte dërgimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i oficerve të kerrierës në Shqipëri, pasi që ata do të kishin më leht për t’i pasur nën mbikqyerje të vazhdueshme, për të mos lejuar hyrjen e tyre në Kosovë. Me siguri atyre u kishte rënë në vesh plani rezervë i Ahmet Krasniqit, nga kolegët e tij dyftyrsha, i cili planifikonte se po të mos arrihej bashkimi i faktorit ushtarak, ai do të hynte me të gjithë ushtarakët që i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë, në mënyrë legale apo ilegale. Për atë qëllim ai kishte bërë marrëveshje me një shtet ballkanik që ta furnizonte Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me dokumente udhëtimi përushtarakët e saj që nuk kishin pasaporta.
Pra Marrëveshja e Oslos nuk ishte asgjë tjetër përpos një kurthë e Xhavit Halitit dhe mësuesve të tij, qëllimi i të cilëve ishte që Ahmet Krasniqin dhe oficerët e karrierës të mos e realizojnë planin rezervë të shkuarjes së tyre në Kosovë në mënyrë të organizuar për t’i formuar njësitë operative në vendbanimet e tyre, aty ku ata kishin autoritet dhe besimin e plotë nga bashkëvendasit e tyre.
Është e vërtetë se Marrëveshja e Oslos ia mundësoi Ahmet Krasniqit të krijonte pjesën e SHP të FARK-ut në Tiranë dhe krijimin e qendrave të stërvitjes e të aftësimit të kuadrit komandues dhe të ushtarëve vullnetarë që vinin nga diaspora, për të hyrë në frontin e luftës në Kosovë. Por për këte nuk mërzitej fare Xhavit Haliti &Compani, pasi që Ahmet Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij ishin nën mbikqyrjen e SHIK-ut dhe të njerëzëve të tij, oficerë me grada ushtarake që ishin dërguar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FARK nga Xh.Haliti, I.Kelmendi dhe H.Hyseni me detyra speciale për ta vëzhguar dhe për ta penguar me të gjitha mënyrat Ahmet Krasniqin dhe SHP të FARK-ut. Por Ahmet Krasniqi dhe bërthama e shëndoshë e FARK-ut, që nuk pranuan të hanë me shumë lugë dhe të kenë shumë fytyra, punuan me përkushtim për bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake të Kosoves. Pra ishin gjithë ata oficerë, të cilët edhe pse punonin në ato kushte dhe rrethana shumë të vështira, para syve të spiujve serbo-jugosllav, dhe para spiujve të SHIK-ut të Xhavit Halitit dhe SHIK-ut të Shqipërisë, që ishin filijale të Sigurimit serbo-jugosllav, patën suksese kolosale në saje të aftësive dhe vullnetit të tyre të pathyeshëm, duke kryer shumë punë të rëndësishme që më vonë do të sillnin sukseset e para të UÇK-së në frontin e luftës në disa beteja që patën rëndësi të madhe ushtarake dhe kombëtare për shqiptarët.
Formimi i pikës për grumbullimin e armatimit në Tropojë dhe të qendrave stërvitore në Vuçidol dhe në Papaj nga Salih Çeku dhe Zenun Idrizi, që e përfaqësonin Grupin ushtarak të Deçanit në FARK, ishte një fitore e rëndësishme e Pjesës së SHP të FARK-ut në Tiranë, pasi që në ato qendra u aftësuan ushtarakët dhe ushtarët e parë të brigadave operative të UÇK-së, Brigadat 134, 131, 133 që hynë në Kosovë për kryerjen e aksioneve operative, në mënyrë të organizuar, si ushtri rregullt e Republikës së Kosovës, nën komanden e komandantit madhor Tahir Zemajt, ashtu siç parashihte Marrëveshja e Osllos.
Opinioni ynë ka mësuar për sukseset e këtyre brigadave në Betejën e Logjës, Betejën e Llukës, betejën për shpëtimin e popullësisë civile nga masakrat serbe dhe për beteja tjera. Por suksesi më i madh i kryekomandantit të këtyre brigadave Tahir Zemës, komandant Ramush Hajradinajt, Komandës së Rrafshit të Dukagjinit, ushtarakëve, komandantëve të brigadave, dhe kuadrit komandues të 72 Shtabeve lokale-fshatrash, ishte formimi i Shtabit të Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit, i cili pati një rëndësi të madhe politike dhe ushtarake pasi që, edhe praktikisht u vu në veprim Marrëveshja e Oslos. Shtabi i Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit, ishte organi i vetëm komandues i të gjitha njësive operative të UÇK-së dhe i njësive të Mbrojtjes Teritoriale në atë zonë, ashtu siç e parashihte ideatori i Marrëveshjes së Oslos, kolonel Ahmet Krasniqi. Ai Shtab u formua nga oficerët e njësive operative të UÇK-së, brigadave 134, 131, 133, dhe të njësive Territoriale të UÇK-së që i komandonte Ramush Hajredinaj. Siç dihet, nga Komandanti i SHP të FARK-ut kolonel Ahmet Krasniqi, u caktua Komandant Shtabi ushtaraku madhor Tahir Zemaj, ndërsa Ramush Hajradinaj u caktua Zv. Komandant i Shtabit. Kryeshef i Shtabit Operativ u caktua Nazif Ramabaja. Ndihmës i Komandantit për Zbulim dhe Kundrazbulim u caktua Ismet Ibishi. Ndihmës i Komandantit për Siguri Idriz Elezaj. Ndihmës i Komandantit për Logjistikë Rrustem Tetaj. Ndihmës i Komandantit për Mbrojtjen Territoriale Shemsedin Çeku. Ndihmës i Komandantit për Moral Faton Mehmetaj etj.
Fatkeqësisht Shtabi i Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit i krijuar më 20/21 gusht 1998 nuk pati jetë të gjatë, pasi në fillim të shtatorit e shkatërruan argatët e Xhavit Halitit: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi etj. Edhe Ramush Hajradinaj ndihmoi në shkatërrimin e atij Shtabi, pasi i përkrahu ndryshimet e propozuara nga anëtarë të SHP i UÇK-së, që sipas tyre Ramush Hajradinaj duhej të ishte Komandant i Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit në vend të Tahir Zemës, dhe ndryshimet tjera ku ndërroheshin ushtarakët e karrierës me persona që nuk kishin njohuri elementare nga arti ushtarak. Po sikur ta kishte mbajtur fjalën Ramush Hajradinaj, se edhe “si ushtar i thjesht do të pranoj të jem nën komandën e Tahir Zemës”që e pati dhënë, kur u formua Shtabi i ZO të Rrafshit të Dukagjinit, Xhavit Haliti me argatët e tij nuk do të kishin mundësi ta shkatërronin Shtabin, dhe atëherë Zona e Tretë Operative e Rrafshit të Dukagjinit do të luante një rol me rëndësi në institicionalizimin e UÇK-së, dhe në bashkimin e faktorit ushtarak dhe politik të Republikës së Kosovës siç e parashihte Marrëveshja e Osllos.
Po ashtu në qendren e stërvitjes në Papaj, u përgatitën ushtarakët dhe ushtarët e FARK-ut për ta thyer kufirin që i ndau në dysh shqiptarët. Ushtarakët dhe ushtarët trima të FARK-ut, nën komandën e Agim Ramadanit, Salih Çekut, Anton Çunit, Rrustem Berishës e të tjerëve, me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, që iu vu shqiptarëve me padrejtësi dhe me dhunë çakajt e ballkanit me ndihmen e Rusisë dhe aleatve të saj, e pasuruan historinë tonë kombëtare edhe me një betejë të rëndësishme, me një epope, me një fitore të shkëlqyer që do të quhet Beteja e Kosharës. Po ajo betejë, Beteja e Kosharës do të ketë rëndësi historike për shqiptarët, ashtu sikur që pati rëndësi historike rrëzimi i Murit të Berlinit për gjermanët. Siç dihet, ushtarakët që i zgjodhi Ahmet Krasniqi për kryerjen e aksioneve të para operative në Kosovë, arritën shumë suksese, por do t’i veçoja vetëm dy prej tyre. Beteja e Loxhës e udhëhequr nga komandant Tahir Zemaj dhe Beteja e Kosharës nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, Salih Çekut, Anton Çunit, Rrustem Berishës, etj dëshmojnë se po të mos ishte shkelur Marrëveshja e Oslos nga Xhavit Haliti dhe argatët e tij, Kosova do të çlirohej nga FARK-u në saje të dijës së ushtarakëve tanë për ta udhëhequr luftën, dhe punës së pa kursyer të bashkëkombasëve tanë kudo që gjindeshin në rruzullin toksorë, ashtu siç e parashihte kolonel Ahmet Krasniqi me një shkrim-analizë të situatës ushtarake në Republikën e Kosovës që ua pati dërguar Bujar Bukoshit, Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës në janar të 1997.
Hashim Thaçi në vend se të reflektoj për dëmet e mëdha që ia solli ai dhe kompanija e tij Kosoves dhe kombit shqiptarë me veprimtarinë e tyre destruktive dhe përçarse, duke mos lejuar bashkimin e faktorit politik dhe ushtarask të Republikës së Kosovës e me shumë të zeza tjera, tërthorazi e ndihmuan realizimin e synimeve të Milloshoviqit për pastrimin etnik të Kosovës.
Sëpaku tani është dashur të mbledhi mend Thaçi, kur veç pushteti i tij i korruptuar dhe i kriminalizuar është çveshur plotsisht nga pendlat e shqiponjes, që sëpaku të ju kërkonte falje veteranve të luftes dhe përgjithësishtë ushtarëve të UÇK-së, që aq shumë bëri zullum mbi ta dhe familjet e tyre duke i katandisur në gjendje të mjeruar, edhe pse në saje të keqpërdorimit dhe përvetsimit të lufes së tyre për liri dhe çlirim e bashkim kombëtar, u bë kopje identike e diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha, duke e shëndrruar Kosovën utrinë katundi për ta kullotur thiu e i biri thiut, sëbashku me te dhe argatët dhe vasalët e tij besnik. Ndërsa një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosoves duke ua shpërlau trurin me parulla partiotike e pollavra romantike i shëndrrojë në ,,rrobotë’’, që në dukje kanë sy por nuk shohin, kanë vesh po nuk dëgjojnë, kanë trurin por nuk mendojnë.
Më në fund po qe se Hashim Thaçi, arrin të realizoi dënimin e veteranëve të luftes që i përkisnin FARK-ut,( se falsifikimi është i parealizueshëm) duke bërë kërrcnime ndaj deputetve të Parlamentit të Kosovës, është një fakt që se luan topi se shqiptarët dhe lidershipi i tij nuk kanë mbledhur fare mend nga dështimet e njëpasnjëshme dhe nga zullumet e krimet e shumta të keqëbërësve shqipfolës të Kosovës.
Kriminelët janë të humbur! Përfundim i keq po i pret!
Bota sot, 01-02 mars 2014