MINISTRI AHMET KRASNIQI NUK MUND TË NJOLLOSET DHE TË FYHET

Reagim ndaj shkrimit të Baki Ymerit me titull: Një cirk qesharak me vlera patriotike, botuar në’’Bota sot’’ më 28 shkurt 2013.

Shruan: Shefqet Jashari-Strofci

Më në fund, botimi i reagimit të zotëri Baki Ymeri, përfundimisht i vërtetuan bindjet e mia se Besnik Lajqi nuk është autor i kujtimeve dhe as i reagimeve që u botuan në emrin e tij në Bota sot, por janë ‘’kalemxhinjtë’’ e qendrës së krimit të organizuar, ku njëri prej tyre është Baki Ymeri. Siç po duket Besnik Lajqi pasi i mur disa’’guxhuma kresë’’( fakte) prej meje, në reagimin tim të fundit, dhe pastaj e mur një’’nokdaun klasik’’ nga Fuad Ramiqi, për shpifjet që i bënë kalemxhinjtë shpirtshitur në emrin e tij, ai u rebelua ndaj tyre. Dhe Baki Ymeri, për ta qetësuar deri dikund Besnik Lajqin, mashën e tyre, u detyrua të vetëzbulohet se ai është njëri nga’’kalemxhinjtë’’ shpirtshitur i qendrës së krimit të organizuar, duke bërë përpjekje për ta mbrojtur Besnikun me reagimin e tij të botuar në Bota sot, më 28 shkurt 2013.

Baki Ymeri si duket do të jetë më i suksesshëm si’’pleqnar’’se sa publicist, kur ia jap këtë këshillë klientit të tij Besnik Lajqit, për t’u pajtuar me Fuad Ramiqin, për shpifjen që ia bëri atij, duke e imagjinuar takimin, dhe këtë bisedën e pa qenë në mes tij, Fuad Ramiqit dhe Ahmet Krasniqit: ’’ Kur më dërgoi Shefqet Jashari në banesën e Ahmet Krasniqit, aty te Piramida ishte me veshje ushtarake ky Fuad Ramiqi me mjekër. Unë desha të flas me të, por Ahmeti më këshilloi të kem kujdes e të mos flas me të duke më thënë: ‘’Hiqu prej tij se nuk din mirë me fol shqip.’’ Duke më parë se m’i pëshpëriste këto fjalë me një ton të ultë, erdhi Fuad Ramiqi dhe më tha disa fjalë shqipe, por të përgjysmuara me një dialekt si të ishte sllav. Isha edhe nja dy herë tjera aty ku ishte Fuad Ramiqi. Ma merr mendja se ishte si një farë truproje apo ndonjë që e kontrollonte banesën e Ahmet Krasniqit, duke u interesuar se kush po hyn e kush po del…’’

Edhe pse kjo shpifje kaq e rënd nuk mund të arsyetohet në as një mënyrë, pasi që shpifet heroi i Kosovës Ahmet Krasniqi, për së vdekuri, ‘’pleqnari’’dhe publicisti nuk e merë këtë shpifje aq të rënd dhe të ligë, por e merë si një ‘’gabim’’ të zakonshëm, që me një të kërkuar falje, falet! Shih pra,çka i propozon Besnik Lajqit, Baki Ymeri: ’’po të isha unë në vendin e tij, do t’i kërkoja falje publike. Edhe pse ka kodra e kodra mes mentalitetit të tyre që të dy militojnë për zbardhjen e të vërtetës lidhur me vrasje mekabre të bijve tanë që janë kryer në Kosovë dhe Tiranë. Meqë nuk njiheni, preferoj të njiheni e të pajtoheni…në funksion të faljes së gabimeve, për hir të pajtimit dhe mirëkuptimit!’’

I shtrohet pyetja’’pleqnarit’’ të nderuar Baki Ymerit, a thua qenka një gabim aq i lehtë kjo shpifje që i bëhet për së vdekuri Ahmet Krasniqit, nga’’kalemxhinjtë’’ shpirtshitur, sa që mjafton një e kërkuare falje publike nga masha e tyre Besnik Lajqi, që të arrihet’’pajtimi dhe mirëkuptimi’’ në mes Fuad Ramiqit dhe Besnik Lajqit’’, mashës së kalemxhinjve shpirtshitur?! Unë mendoj se’’pleqnari’’ nuk e ka pleqëruar me arsye dhe drejtësi këtë çështje. Do t’ua lëmë lexuesve të nderuar të Bota sot, të gjykojnë se kush nga ne, unë apo Baki Ymeri ka të drejtë në këtë çështje.

I shtrohet pyetje Baki Ymerit, a thua logjika e publicistit, apo gazetarit, nuk e di se cili epitet më tepër i pëlqen, të qojnë në konstatimin se Besnik Lajqi dhe Fuad Ramiqi ‘’që të dytë militojnë për zbardhjen e të vërtetës lidhur me vrasje mekabre që janë kryer në Kosovë dhe Tiranë’’. A thua edhe pas shpifjeve kriminale që i bëhet Ahmet Krasniqi, nga Qendra e krimit të organizuar në emër të mashës së tyre Besnik Lajqit, e shihni të arsyeshme pajtimin e Fuad Ramiqit, me klijentin e juaj Besnik Lajqin?! Do ta lusja’’pleqnarin’’Baki Ymeri të na tregoj’’shkurt e shqip’’, ‘’pak e për merak’’, pse ka harruar ta gjej zgjidhjen e shpifjes që i bëhet Ahmet Krasniqit për së vdekuri. A duhet klienti i tij Besnik Lajqi të shkoj te varri i Ahmet Krasniqit që t’i kërkoj falje me zë të lartë për të dëgjuar kalimtarët e rastit, për shpifjen e tij shumë të ligë, kur e imagjinoj takimin dhe bisedën e pa qenë në mes tij, Ahmet Krasniqit dhe Fuad Ramiqit?!. A nuk është kjo një shpifje jo vetëm e ligë por edhe kriminale, që nuk mund të ketë kurrfarë arsyetimi? Apo ndoshta logjika e’’pleqnarit’’ dhe publicistit e sheh të arsyeshme, pasi që, të vdekurit nuk dëgjojnë dhe nuk janë në dijuni se kush i shpifë dhe kush i lavdëron, është e pa nevojshme t’i kërkohet falje. Besoj që zotëri Baki Ymeri, do t’i gjejë një zgjedhje klientit të tij edhe për këtë çështje?!

Do ta pys përfaqësuesin e qendrës së krimit të organizuar zotëri Baki Ymerin, qysh ua ‘’piu sorra mendët’’ kur deklaruat se Ahmet Krasniqi ju ka thënë ‘’komandantëve të vetëshpallur’’, në mesin e të cilëve ishte’’komandant Zeza’’, se ‘’ Unë dua të jem ushtar i thjesht nën komandën Tuaj’’. A thua kush do t’i besonte kësaj shpifjeje kaq debile që ia mëveshët Ahmet Krasniqit?! Nuk do t’i numëroj të gjitha shpifjet që i bëtë kundër Ahmet Krasniqit, pasi që ato i kam hudhër poshtë me fakte të pa mohueshme.

Por pasi që Baki Ymeri u vetëzbulua se i përket ‘’kalemxhinjve’’ të qendrës së krimit të organizuar , duke luajtur rolin e avokatit të Besnik Lajqit, kur deklaron:’’Fuadi dhe Jashari gabojnë rënd kur tentojnë që kundërshtarët e tyre, gazetarët e pavarur apo’’kalemxhinjtë’’, siç thonë ata, t’i fusin në të njëjtin thes pleshtash me garniturën e Xhavit Halitit dhe kaubojve tjerë SHIK-ut stalinist në Kosovë. Kështu vepronin Stalini, Enveri dhe Millosheviqi në kohën e tyre. Nuk na ka hije të Ju themi Turp të Ju vijë,Ty dhe haxhi Jashar Strofcit, sepse jeni më të vjetër se’’kalemxhinjtë.’’

Bota sot: 5 mars 2013

Kush po lufton për ruajtjen e identitetit kombëtar?!

Lexuesit që e kanë lexuar reagimin e Fuad Ramiqit të botuar në Bota sot më 25 shkurt të këtij viti, nuk kanë hasur t’i gjejnë në at reagim gjëkundi shprehjet’’kalemxhinjtë’’as ‘’gazetarët e pavarur’’ as SHIK-un dhe as babën e tij Xhavit Halitin. Pra, Fuad Ramiqi, në at reagimin e tij nuk e ka përmendur as një emër tjetër përpos emrit të Besnik Lajqit. Po ashtu lexuesit e rregullt e dinë se në reagimet e mia askund nuk i kam quajtur’’kalemxhinjtë’’ shpirtshitur, gazetarë të pavarur. A nuk tregon kjo se BakiYmeri, vet dëshmon për vetveten, se është edhe gënjështar edhe shpifës. Pra unë vetëm po e vërtetoj atë që ka thënë për vetveten e tij përfaqësuesi i ‘’kalemxhinjve’’ shpirtshitur zotëri Baki Ymeri, dhe asgjë më shumë. Dua ta falënderoi Baki Ymerin që më njoftoi se të gjithë’’kalemxhinjtë’’ e qendrës së krimit të organizuar janë më të rinj se unë dhe Fuad Ramiqi. Ky fakt ma largoi nga mendja bindjen se në atë çerdhe të njerëzve të ligj gjendet edhe një’’kalemxhi’’ i moshës time, që SHIK-u e bëri pasanik të njohur të Kosovës.

Të shohim në vijim se shpifjet që i thurë Baki Ymeri, kundër Fuad Ramiqit dhe kundër meje, janë edhe të liga edhe të pa themel, që në kohen e sodit nuk i han pazari. Pasi që Fuad Ramiqi me fakte të pa mohueshme e hudhi poshtë shpifjen se ishte truproje e Ahmet Kraniqit, në banesën e tij afër Piramidës, duke i numëruar faktet se ai ishte i angazhuar në hapjen e qendrave të stërvitjes ushtarake në Veriun e Shqipërisë, e nuk ishte fare në Tiranë. Baki Ymeri i komenton shpjegimet e Fuad Ramiqit me logjikën e tij ‘’tralal’’: ’’Është hera e parë kur del para opinionit me një segment interesant të veprimtarisë së tj ushtarake, sepse ne deri vonë e kemi njohur si ithtarë i fanatizmit fetar…’’Sepse të militosh sot për shëndrrimin e Kosovës në një çerdhe të ekstremizmit islamik, donë të thotë të jesh vegël qorre e Serbisë për zbatimin e projektit famëkeq të Qubrolloviqit, për hapje mejtepesh në vend të shkollave kombëtare në Kosovë’’

Shtrohet pyetja ku i ka faktet Baki Ymeri, se Fuad Ramiqi është’’ithtarë i fanatizmit fetarë’’, dhe a din të na shpjegon domethënien e termit ‘’fanatizëm fetarë’’. Le të na i tregon faktet zotëri Ymeri se Fuad Ramiqi është një’’ fanatik fetarë’’, po qe se donë të mos e gradon vetveten me gradat e shpifësit dhe gënjeshtarit në kub. Opinioni ynë e ka të qartë se Fuad Ramiqi, me bashkëmendimtarët e tij, pas çlirimit të Kosovës e formoi shoqatën joqeveritare’’ Bashkohu’’, shoqatë kjo e cila e kundërshtoi nëpërmjet demonstratave ligjore dhe jo të dhunshme, përjashtimin e vajzave nga shkollimi i obligueshëm, për shkak se ato e kishin kryer urdhrin e Zotit të Plotfuqishëm, që vashat dhe gratë ta mbulojnë përpos trupit edhe kokën dhe kraharorin. A thua nuk e din’’publicisti’’ i vetëshpallur se femrat myslimane në të gjitha shtetet e BE-së, janë të lira t’i vijojnë mësimet me’’mbulesë’’, nëse është dëshira e tyre, se atë të drejt ua garantojnë të drejtat e njeriut, dhe konventat ndërkombëtare. Po ashtu është dashur të mësoj’’publicisti’’nga Prishtina se çdo reagim ka edhe kundra- reagimin. Pra, po qe se mendjeshkurtrit e arsimit të Kosovës vazhdojnë edhe më tutje me përjashtimin e vajzave nga shkollimi i obligueshëm për shkak të’’mbulesës’’, shqiptarëve që e praktikojnë islamin nuk ju mbetet tjetër rrugë përpos t’i hapin shkollat e veçanta për vajzat e tyre të’’mbuluara’’, dhe atëherë do të krijohej aparthejdi, që do ta gëzonte pa masë Serbinë dhe armiqtë tjerë të shqiptarëve.

Sa i përket të folurit ‘’jerm’’të BakiYmerit, se ’’të militosh sot për shëndrrimin e Kosovës në një çerdhe të ekstremizmit islamik, donë të thotë të jesh vegël qorre e Serbisë për zbatimin e projektit famëkeq të Qubrolloviqit, për hapje mejtepesh në vend të shkollave kombëtare në Kosovë’’, dëshmon se Baki Ymeri, nuk din asgjë tjetër vetëm se të bëjë shpifje debile. Po ku i ka faktet që dikush në Kosovë po bënë përpjekje ta shëndrroi Kosovën në ’’çerdhe të ekstremizmit islamik’’, për ta’’zbatuar projektin e Qubrolloviqit’’. Kjo tregon se zotëri Ymeri është një fenomen që donë trajtim mjekësor, kur bënë aq shumë shpifje të pa logjikshme. A nuk e di ky far gazetari, apo publicisti, se babai dhe babëgjyshi i tij ka marrë pjesë me moshatarët e tyre ta bëj të vdekur at projekt famëkeq. Kjo tregon se Baki Ymeri nuk ka dije, dhe as themel kombëtarë e fetar.

Është fakt se Fuad Ramiqi me anë të demonstratave të ligjshme ka kërkuar zhvillimin e mësim- besimin fetar në shkollat publike të Kosovës, që nxënësve t’u japin të dhënat e domosdoshme për të gjitha fetë, siç veprohet në të gjitha shtetet e BE-së. A thua e ka mirë zotëri Baki Ymeri, se të kërkohet të mbahet mësim- besimi në shkollat publike të Kosovës, siç mbahet edhe në të gjitha shtetet e Ballkanit, qenka ‘’fanatizëm fetarë’’, që do ta ’’shëndërronte Kosovës në një çerdhe të ekstremizmit islamik?!’’ A nuk është ky një fakt se Baki Ymeri nuk ka dije elementare njerëzore, e lere më dije të mirëfilltë kombëtare dhe fetare. A nuk është turp për lidershipin e Shqipërisë dhe të Kosovës, që vetëm dy shtetet shqiptare të veçohen nga e tërë Evropa, duke mos lejuar të zhvillohet mësim-besimi në shkollat publike, me çka po i shkelin drejtat elementare të njeriut, që i garanton kushtetutat e të dy shteteve por edhe konventat ndërkombëtare?!

A thua u que vampir Qubrolloviqi prej varri

Opinioni ynë është i njohur për vuajtjet e popullit palestinez dhe luftën e tij të pa ndalur më tepër se gjysmë shekulli për liri dhe pavarësi. Izraeli në vitin që shkoi për tre muaj rresht i bllokoj ndihmat ndërkombëtare në ushqim dhe veshmbathje për popullsinë e Gazes. Për ta ç’bllokuar at rrethim të popullit palestinez, aktivistët e dalluar humanitar të botës organizuan aksionin e dërgimit të ndihmave në Palestinë me anije, për të bërë presion tek qendrat e vendosjes ndërkombëtare, që të realizojnë ç’bllokimin e rrethimit të Palestinës nga forcat ushtarake të Izraelit. Fatmirësisht edhe shqiptarët murrën pjesë në at aksion humanitar ndërkombëtarë. Fuad Ramiqi dhe disa shqiptarë tjerë ia zbardhën fytyrën Kosovës, se treguan se shqiptarët janë humanë dhe solidarë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për t’u dalë në ndihmë njerëzve me nevojë kudo që paraqitën në rruzullin tokësor.

Shih se si e shpjegon këtë vepër humane dhe burrëror të Fuad Ramiqit dhe burrave tjerë shqiptarë që murrën pjesë në këtë aksion ndërkombëtarë, publicist Baki Ymeri: ’’ Zotëri Ramiqi është i dekoruar nga titanët e gazetarisë shqiptare me ‘’grada ushtarake’’për shpirtngushtësi dhe shkurtpamësi. Fuad Ramiqi sipas publicistikës shqiptare është’’myslimani me mjekër të thinjur, ia mësyu detit për në Palestinë për të ndihmuar vëllezërit e tij mysliman palestinez të cilët kanë një ‘’vëlla’’të tyre në Beograd, i cili në cilësinë e ambasadorit të Palestinës në Serbi deklaroi se ‘’Kosova është pjesë e Serbisë dhe Serbia ka të drejtë të interesohet për territorin e saj’’(…)’’Fuad Ramiqi, i cili në emër të shpirtit të tij’’human’’ia mësyu detit dhe u nxu peng nga ushtria izraelite gjatë misionit të tij’’human’’për vëllezërit e tij palestinez, të cilët për shtetin e Kosovës mendojnë njësoj si regjimi i Beogradit’’.

Ç’far të drejte morale ka ky far’’publicisti’’i vetëshpallur, ta akuzoj popullin liridashës palestinez se për’’shtetin e Kosovës mendojnë njësoj si regjimi i Beogradit’’. Ku ka logjikë dhe arsye në këtë që thotë ky zotëri. Edhe po të është e vërtet deklarata e Baki Ymerit për ambasadorin e palestinez, Baki Ymeri duhet ta kuptoi se nuk akuzohet një popull i tërë, në bazë të një deklarate të përfaqësuesit të ati populli, edhe në se është kryetar shteti. A nuk pat deklaruar një kohë edhe ish -kryeministri i Shqiprisë Fatos Nano, se ‘’Kosova është çështje e brendshme e Serbisë’’ zotëri Baki Ymeri? Dhe sipas logjikës tënde,’’tralala’’ del se edhe populli i Shqipërisë ka menduar për Kosovën, njësoj si ish-kryeministri i tyre Fatos Nano. Mos e turpëro vetveten me këto qëndrime qesharake! Mos e turpëro epitetin publicist me këto qëndrime’’tralala’’! Edhe një pyetje për Baki Ymerin: A thua ende nuk e kupton domethënien e fjalës human, njerëzi, trimëri, burrëri, shpirtngushtësi, shkurtpamësi. Në bazë të qëndrimeve dhe bindjeve që i keni për veprimtarinë e Fuad Ramiqit, e të tjerëve që i përgojon dhe i shpif, po tregoni se nuk i kupton domethënien e fjalëve të lartshënuara. Mësoi zotëri, e mos u turpëro, se çdo njeri, pra edhe ti, jeni në provimin jetësor për çdo ditë me punën, sjelljet, qëndrimet dhe veprimtarin e Juaj!

Shumë mirë bënë Baki Ymeri, që e përkëdhel dhe e ngrit në qiell veprimtarinë ‘’letrare’’dhe ‘’kombëtare’’ të klientit dhe mashës së tij zotëri Besnik Lajqit:’’Besnikun e njohim për shkrimet e tij që dëshmojnë pjekuri intelektuale dhe sens për të përshkruar të shkuarën ashtu siç ka qenë…’’(…)’’Mos harroni se Besniku ka një libër të botuar dhe dhjetëra shkrime të botuara ku i lë pa brekë ata që kanë, apo mund të kenë gisht në likuidimin e shqiptarëve nga shqiptarët, respektivisht nga korbat e kombit. Keni fat që nuk ju përmend në librin e tij, sepse përveç qindra komentatorëve që ju konsiderojnë si eksponent i projektit të Qubrolloviqit për talibanizimin e Kosovës, keni edhe dhjetëra dashamirë që ju konsiderojnë si atdhetarë të mirë, ndaj spo e qojmë më tej’’

I shtrohet pyetja Baki Ymerit, a thua vallë sipas logjikës tënde’’tralala’’e konsideroni veprimtarinë letrare dhe kombëtare të Besnik Lajqit’’pjekuri intelektuale’’ dhe’’sens për ta përshkruar të shkuarën ashtu siç ka qene’’edhe pas shpifjeve që ai i bëri ndaj Ahmet Krasniqit, e të tjerëve?! Zotëri’’publicist’’preke krytë e mendo pak, po qe se i ke dy kokrra mend në atë virane! Sikur Besnik Lajqi të mos kishte bërë asnjë shpifje tjerët, përpos shpifjes së tij të fundit që e imagjinoi takimin dhe bisedën që ka ndodhur në mes tij, Ahmet Krasniqit dhe Fuad Ramiqit, i qesin në fund të pusit të gjitha ato lavde tuajat që janë sa naive, po aq janë edhe shpifje. Ju lutëm mos e shpifni Besnik Lajqin!

Pasi që Baki Ymeri dëshmon për mua se’’ qindra komentatorë’’më’’konsiderojnë si eksponent i projektit të Qubrolloviqit për talibanizimin e Kosovës’’është i obligushëm t’i botoj ato të dhëna që i ka për mua në’’ Bota sot’’, jo të gjitha, se humb shumë kohë, por vetëm tri komente duke i shënuar në cilën gazet janë botuar dhe prej cilëve autorë, e do të ia numëroj se i ka shënuar 3000 fakte.

Më në fund do ta përfundoj këtë reagim, duke e falenderuar zotëri Baki Ymerin për të dhënat e rëndësishme që ia ofroj opinionit publik me këtë reagimin e tij.! Besa do ta falenderojnë edhe dy qeveritë e dy shteteve shqiptare, duke e dekoruar edhe me nga një medalje, që arriti të zbuloj’’projektin e Qubrolloviqit për talibanizimin e Kosovës’’. Vetëm se një gjë nuk na e ka sqaruat zotëri Ymeri. A thua u que vampir Qubrolloviqi prej vorri, për ta plotësuar projektin e mëhershëm të tij, në bazë të rrethanave të sodit, apo jaranat e zotëri Ymerit e kanë nxjerrë nga arkivat shtetrore të Serbisë, që historianëve tanë nuk ju ku ka ra në dorë. Jam plotësisht i bindur se një pjesë të meritave për’’zbulimin’’ e këti’’projekti’’ famëkeq të Qubrolloviqit për’’talibanizimin e Kosovës’’i takon personit numër dy të PDK-së, zotëri Kadri Veselit, i cili’’ me thasë’’ ka nxjerrë’’dokumente’’shumë’’sekrete’’nga’’arkivat shtetëror të të Serbisë. Nuk është mirë për Baki Ymerin, që meritat për zbulimin e ati ‘’projekti’’ famkeq të Qubrolloviqit për’’talibanizimin e Kosovës’’të mos i ndajnë përgjysmë me Kadri Veselin!

Bota sot 5-7 mars 2013

Loading