KAH PO SHKON KOSOVA (pjesa 2)

KAH PO SHKON KOSOVA

FAJIN KOSOVËS IA KANË PARTIAKËT E ”SHTIRË”
Të dehur nga egjra partiako-regjionale.
Shkruan: Shefqet JASHARI-STROFCI

Siç dihet Kosova e pasluftës edhe pse e çliruar nga robëria serbo-jugosllave, po përmeqatet me halle dhe probleme të mdhe jetësore. Varfëria e skajshme po rritet çdo ditë e më tepur, ndërsa pasuria maramendëse po grumbullohet në duart e një grupi njerëzish që Kosova i njeh si tregtarë dhe politikaj të kohes së sundimit të Kryekasapit të Ballkanit apo tregtarë dhe politikaj të periudhës së pasluftës, që i qiti në dritë QPK e H.Thaçit dhe pasueset e saj.
Edhe sistemi i arsimit dhe i shëndetësisë janë plagosur rënd nga të korruptuarit që ishin të zgjedhurit e partisë e të mbrojtur nga partiakët e ”shtirë” , ”xhahila” e të ”sertë”. Për ekonominë as që duhet të flasim. E mjaftueshme është të përmendet vetëm Elektroekonomia. A nuk është krim mbi çdo krim se në çfar gjendje e pruan partiakët e ”shtirë” dhe ”sugarët” e tyre së bashku me ndërkombëtarët naiv këtë degë të rëndësishme dhe të fuqishme të ekonomisë së Kosovës?!
Por problemi më i rënd i qytetarëve të Kosovës sot është stresi, gajla dhe pasiguria shpirtërore. Solidariteti dhe ndihma vëllazërore që ishte dikur ( kur ishim të robëriuar nga serbo-jugosllavët), vyrtyt yni fetar dhe kombëtar, po zëvendësohet me tëhujsim. Raportet familjare dhe fqinjësore po ftofen dhe po prishën. Me një fjalë tëhujsimi i shqiptarëve po e shkreton shpirtin dhe zemrën e tij, çka dikur me plot të drejtë konsiderohej edhe nga të huajt se shqiptarët janë solidarë, zemërgjerë dhe shpirtmirë. Pse na gjeti kjo e zezë dhe a mund të shpëtojmë nga këto telashe të mëdha që e kanë kapluar Kosovën ( dhe të gjitha trojet shqiptare) është pytje me vend, por përgjigja dhe ilaçi për tejkalimin e kësaj gjendjeje të mjeruar nuk është edhe aq i lehtë dhe i shpejtë.
Për të gjitha këto të liga që e gjetën Kosovën fajtorë janë partiakët e ”shtirë”. Është e ditur se suksesi i një shteti varet nga politika dhe puna konkrete e qeveritarëve dhe subjekteve politike të atij shteti. Shtrohet pyetja konkrete: qeveritarët e Kosovës së pasluftës sa të mira i sollën qytetarëve të saj dhe sa të mira u sollën njerëzëve të tyre. Kush u shkel dhe kush u favorizua gjat sundimit të këtyre. Sa i sollën siguri, paqë dhe të mira materjale qytetarëve të Kosovës partikët dhe kryepartiakët e subjekteve politike të Kosovës. Sa premtuan dhe sa i realizuan premtimet e tyre?! Sa të holla të donatorëve të ndryshëm ( të huaj) i shfrytëzuan qytetarët e Kosovës dhe sa të holla hynë në xhepat e politikajve tanë ?! Nga ju erdhi gjithë kjo pasuri politikajve tanë kur dihet se para lufte ishin me duar në xhepa ?!
Po Parlamenti i Kosovës dhe sistemi i drejtësisë së bashku me policinë e vendit dhe atë ndërkombëtare çka bënë për ndryshimin e kësaj gjendjeje të mjerë. Ku janë ligjet e miratuara dhe sa funksionojnë ato ligje për ta luftuar krimin e organizuar. Kush e rjepi dhe kush po e rjep Kosovën e pasluftës!
Janë vetëm ca pyetje që presin përgjigje. Qytetarët e Kosovës me pak prijashtime dinë t’u përgjigjen këtyre pyetjeve, por janë të pafuqishëm për të ndrruar diçka nga kjo gjendje. Janë të pafuqishëm për ta luftuar dhe ndrruar këtë gjendje, sepse politika dhe partiakët e ”shtirë” të vendit dhe përkrahësit e tyre ( faktori ndërkombëtarë ) nuk po don ndryshimin e kësaj gjendjeje. Dorën në zemër, të huajt nuk mund ta ndrrojnë këtë gjendje, sepse frigohen (dhe kanë arsye) se nuk do ta kenë përkrahjen e popullsisë së Kosovës, kur në shumë raste partiakët e ”shtirë” e kanë treguar ”forcërn” e tyre duke gjetur apo shpikur një shkak për manipulimin e populësisë, duke i bllokuar rrugët e qyteteve të Kosovës me ” simpatizuesit” e tyre të dejur nga egjra partiako- regjionale, që ende ka shumë të sëmuar nga kjo egjër, veçmas naivët dhe kokëboshët. Pra ndërkombëtarët në Kosovë kanë arsye që nuk duan ta ”fusin therrën në këmbë të shëndoshë”, sepse atëherë do ta humbin rahatinë dhe siguri e tyre personale !
Ndërsa të kërkosh ndrrimin e kësaj gjendjeje prej atyre ( partiakëve të shtirë) që vetë e kanë krijuar këtë gjendje për ta bërë Kosovën ”uterinë katundi” për ta dhe njerëzit e tyre, është joserioze dhe qesharake.
Shtrohet pyetja çka është bërë në Kosovën e pasluftës për familjet e dëshmorëve dhe të martirëve (të masakruarëve dhe të pushkaturve me atentate), që sëpaku fëmijët e tyre të mos ndihën jetimë. A thua do t’i kenë kushtet e shkollimit të njejta me fëmijët e partiakëve të ”shtirë”, apo së paku me fëmijët e partiakëve ”papagajë”?!
Botuar: ” Bota sot” 23 gusht 2007

Loading