SI ARRITI LPK-JA T’I PËRVETËSOJË NJËSITË GUERILE TË REPUBLIKËS SË KOSOVES

Shkruan: Shefqet Jashari-STROFCI

Njëra ndër detyrat kryesore që duhet kryer LPK-ja, pas themelimit të SHIK-ut të tyre, dhe marrëveshjes së Zurihut, ishte përvetësimi i njësive guerile të Republikës së Kosovës.

E dinte Kryesia e LPK-së se në Kosovë vepronin njësitë guerile të Republikës së Kosovës , që i kishte krijuar LDK-ja. Që nga viti 1991 kishin filluar me aksione guerile kundër forcave okupuese serbo-jugosllave. LPK-ja donte edhe ajo të kishte njësitë e saja guerile në Kosovë, por si të krijonin ato njësi kur udhëheqja e saj në krye me Hydajet Hysenin, Mehemet Hajrizin dhe Gani Sylën, kishin dhënë dorëheqje në MP të tretë të Organizatës. Pra LPK-ja gjatë mbajtjes së asaj mbledhjeje në Kosovë pat dhënë shpirt. Në bazë të Statutit kompetencat e Organizatës kalojnë në Kryesinë e Degës së LPK-së, jashta vendit, që udhëheqej nga Fazli Veliu, kryetar, Muhamet Kelmendi, nënkryetar, Emrush Xhemajli, sekretar. Përgjegjës finansiar Gafurr Elahani. Ndërsa anëtarë të Kryesisë ishin: Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Agush Buja. Buja më vonë u zëvendësua me Adem Grabovcin( në MP të katërt). Ndërsa në MP të Pestë në kryesi hyjnë Azem Syla dhe Jashar Salihaj, bashkëpunëtorë të ngushtë të Xhavit Halitit.

Kryesia e Degës së LPK-së, duke ditur se për realizimin marrëveshjes së Zurihut duhet të punojnë me përkushtim duke i përdorë të gjitha mjetet. Si punë e parë e tyre ishte riorganizimi i Kryesisë së LPK-së. Në këtë organizim ju dulën në ndihmë kuadra speciale që ua fali SHIK-u i Shqipërisë, siç ishte Bedri Islami, Koqo Danaj, etj.

Kështu kryesia e Degës së LPK-së në Zvicër, krijoi sektorë të posaçëm që do të merren me detyre të posaçme, qëllimi i të cilëve ishte përvetësimi i njësive guerile të Republikës së Kosovës që vepronin në Kosovë nën komandën e Adem dhe Hmzë Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Salih Çekajt. Sipas Muhamed Kelmendit, ( shih librin e tij ‘’ Pse nuk u ndërtua fronti për çlirimin e Kosovës’’botuar në Tiranë më 1999) kryesia e Degës , gjatë vitit 1993, menjëherë pas marrëveshjes së Zurich-ut, i krijoi këta sektorë :

1. Sekrori politiko-juridik me udhëheqës Muhamet Kelmendin, anëtarë: Fazli Veliu, Emrush Xhemajli.

2. Sektori për organizimin e radhëve të LPK-së brenda vendit, që kishte udhëheqës Emrush Xhemajlin, anëtarë Gafurr Elshanin dhe Ali Ahmeti. Këtë sektor e ndihmonte edhe Xhavit Haliti.

3. Sektori i rëndësisë së veçantë me udhëheqës Xhavit Halitin dhe anëtarë Ali Ahmetin dhe Emrush Xhemajlin. Këta ishin përcaktuar si ,,ndërlidhës’’’ në mes kryesisë dhe radhëve të njësive çlirimtare në Kosovë?! Por Muhamed Kelmendi nuk tregon se cilat ‘’njësi çlirimtare’’ i paskan krijuar Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani dhe Ali Ahmet, nga Zvicra në Kosovë. Kishte edhe sektorë të tjerë, si sektori propagandistik, sektori financiar, sektori i agjitacionit, etj.

Edhe pse LPK-ja, nuk kishte kurrfarë mundësie të krijonte në Kosovë njësi guerile pas themelimit të LDK-së, ku lëvizja jonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtarë nga ilegaliteti i thellë arriti të kaloi në legalitet të plotë, duke arritur suksese të lakmueshme siç ishte Deklarata kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, Referendumi për pavarësinë e Kosovës, Organizimi i zgjedhjeve nacionale pa mbikëqyrjen e Beogradit, Formimi i institucioneve( paralele) shtetërore të Republikës së Kosovës etj. LPK-ja edhe në diasporë nuk kishte kurrfarë përkrahjeje, veçmas pas formimit të Degëve të LDK-së në Evropën Perëndimore. Pra, edhe pse kryesia e LPK-së ishte e vetëdijshme se rrethanat e krijuara në vend dhe jashtë vendit nuk ishin të përshtatshme për veprimtarinë e tyre ilegale, dhe veçmas për krijimin e njësive çlirimtare në Kosovë, ata me Marrveshjen e Zurihut që e lidhën me PSSH-së në pranverë të vitit 1993 ishin të detyruar të bëjnë çmos që para opinionit të paraqiten si forcë kryesore që po e lufton okupatorët serbo-jugosllav.

Të shohim si kanë rrjedhur punët e kryesisë së LPK-së rreth ‘’formimit’’ të ‘’njësive çlirimtare’’ në Kosovë. Muhamet Kelmandi, në librin e tij: ’’Pse nuk u ndërtua fronti për çlirimin e Kosovës.(’’Botuar më 1999 në Tiranë.) thotë: ‘’Viti 1993 shënon për herë të parë datën kur edhe pse pak, në tërësi në vend kishim njësi çlirimtare të cilat vepronin të pavarura dhe të lidhura me Kryesinë e Degës’’.

Se në vitin 1993 kishte në tërë vendin njësi guerile që komandoheshin nga komandantët : Adem e Hamzë Jashri, Zahit Pajaziti dhe Salih Çekaj, është plotësisht e vërtet. Por deri tash LPK-ja nuk e ka gjetur as një fakt se në periudhën 1990/93, ka pasur njësi guerile në Kosovë të krijuara dhe të komanduara prej saj. Të shohim ç’far sihariqi na jep Muhamet Kelmendi në lidhje me mënyrën e formimit të ‘’Ushtrisë’’ së Kosovës. Ai thot: ‘’Prandaj, me organizimin e njësive të para nga viti 1990 u kalua në organizimin e njësive tjera, të cilat çojnë deri tek ndërtimi i saj si ushtri. Kjo u arrit në vitin 1993 kur u strukturua organi udhëheqës, Shtabi Qendror, si dhe kur u emërua UÇK-ja nga Kryesia e Degës së LPK-së. Anëtarët e parë të këtij organi ishin nga Sektori i rëndësisë së veçantë të Degës jashtë vendit. Ndërsa, si organ udhëheqës, me kompetenca politike, organizative, diplomatike , etj, mbeti Kryesia e Degës j.v. e cila e udhëhoqi atë deri më 01.05.1998.’’

Nga shpjegimet e zotëri Kelmendit shihet se Kryesia e Degës së LPK-së, menjëherë pas marrëveshjes së Zurichit në procesverbalet e saja krijoi ‘’njësitë çlirimtare’’ në ‘’tërë vendin’’, të cilat, siç thotë ai, ‘’çojnë deri tek ndërtimi i saj si ushtri’’. Po ashtu na shpjegon se Kryesia e LPK-së në rolin e ndrikullës dhe kumbarës, ato ‘’njësi çlirimtare’’ i pagëzuan’’Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’, ndërsa ‘’organin komandues’’ të asaj ‘’ushtrie’’ e pagëzuan ’’Shtab Qendror’’. Anëtarë të parë të ati ‘’Shtabi Qëndror’’ bëhen anëtarët e Sektorit me rëndësi të veçant: Xhavit Haliti,(i pari ‘’bajraktari’’), Ali Ahmeti,( i dyti, ‘’zog zabiti’’) dhe i treti Emrush Xhemajli, ( ‘’sensireti’’). Pra ky ishte ‘’treshi’’ i parë i ‘’Shtabit Qendror’’të UÇK-së, së krijuar në mbledhejen e Kryesisë së LPK-së, që kishte marrë për detyrë t’i ,,komandonte njësitë guerile’’ që vepronin në Kosovë, nën komandën e Adem e Hamzë Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Salih Çekajt, pasi ato njësi t’i përvetësojnë, duke i eliminuar nga skena ushtarake komandantët e tyre. Ndërsa kryesia e Deges j.v. e LPK-së, sipas Muhamet Kelemendit mbetet si ‘’organ udhëheqës’’, me kompetenca politike, organizative, diplomatike. Kryesia e ngarkoi vetveten edhe me një detyrë të komplikuar. Ajo t’i publikonte ‘’komunikatat e UÇK-së’’nga Zvicra, pasi ua përpilonte dhe ua shkruante njëri nga veprimtarët e dalluar të diasporës shqiptare nga Maqedonia(… ).

A nuk është qesharake dhe e pa besueshme kjo mënyrë e ’’formimit’’ të ‘’Ushtrisë’’ së Kosovës-‘’UÇK-së’’ nga LPK-ja. Shtrohet pyetja ku ka logjikë në gjithë këto veprime të Kryesisë së LPK-së. Sipas tyre, ata e krijuan ‘’ UÇK-në’’ dhe organin udhëheqës të saj,, Komitetin Qendror,, në mbledhjet e tyre të mbajtura nëpër lokalet e restoranteve në Zvicër gjat vitit 1993!. Po të kishin dokumentuar se në Kosovë janë takuar komandantët e njësive çlirimtare që i kishte formuar LPK-ja, dhe nga ai takim janë emëruar njësitë e tyre me emrin UÇK. Se përfaqësuesit e atyre njësive e kanë emëruar ’’ Shtab Qendror’’ , organin komandues të asaj ushtrie. Dhe se SHQ e ka zgjedhur organizatën e LPK-së të jetë udhëheqja e tyre, me kompetenca politike, organizative, diplomatike, do të ishte argument që nuk do të hudhej poshtë.Po në këtë mënyrë siç e ‘’krijoi’’ LPK-ja, ‘’UÇK-në,’’dhe organin komandues ’’Shtabin Qendror’’ në procesverbalet e saj, konsiderohet falsifikim i ngjarjeve historike, falsifikim i historisë dhe komplot kundër njësive guerile të Republikës së Kosovës, komplot kundër Adem dhe Hamzë Jasharit, komplot kundër Zahir Pajazitit, komplot kundër Salih Çekajt. Komplot kundër Kosovës dhe popullit shqiptar. Ndërsa populli ynë këtë veprim të kryesisë së LPK-së do ta quante: ‘’Fertetja në zjarr e peshqit në det ! ’’ , apo ndryshe ‘’Qoje mizë kryet e bullit !’’

Për t’i bërë të,,plotfuqishme’’ këto ‘’vendime’’ të Kryesisë së LPK-së u angazhua’’krybajraktari’’ ’’ i ‘’treshes’’ së parë të ‘’SHQ të UÇK-së’’ Xhavit Haliti, i cili në një mbledhje të Kryesisë së LPK-së, gusht të vitit 1993, pasi kishte bërë një pushim në Shqipëri, u paraqit me një ‘’dokument’’ që ai e quante ‘’Projekt rregullore e UÇK-së’’. Dhe në bazë të atij ‘’dokumenti’’, Haliti ju merr ‘’myzhde’’ kolegve të tij, se ‘’Ushtria e Kosovës’’ e ‘’pranon’’ emrin që ia ngjitën ’’ndrikllat’’e LPK-së. Ju ‘’pëlqen’’ shumë edhe ‘’emrimi’’ i ,,Shtabit Qendror’’, si organ komandues i UÇK-së. Po ashtu ,,gëzohen’’ që Xhavit Halitin e kanë bërë të parin-bajraktarin e ati ,, Shtabi Qendror’’ të UÇK-së. Sidomos ishin ,,gëzuar’’ që kryesia e Degës j.v. të LPK-së, ka pranuar të jetë,, organizatë udhëheqëse e UÇK-së, ‘’me kompetenca në fushën politike, juridike, diplomatike e financiare’’.Por, sipas ‘’dokumentit’’ që e kishte lexuar Xhavit Haliti, UÇK-ja kishte shprehur një mosbesim ndaj kryesisë së LPK-së, pasi që nuk kishte pranuar t’ua zbulonte ,,strukturën e brendshme ‘’të saj, pra nuk kishin besim në kryesinë e LPK-së, që ajo të njihet me identitetin e personave që Xhaviti i kishte emëruar ‘’strukturë të brendshme të UÇK-së’’.

Atë ,,strukturë të brendshme të UÇK-së’’ e kishte ,,krijuar’’ Xhavit Haliti, në Tiranë me jaranat e tij , tamam ashtu siç e pat ,,krijuar’’ më 1985 në Prishtinë me 7-8 ‘’shokë’’, ‘’Komitetin Organizativ’’ që ia patë caktuar rolin e një ,,organi politik’’ dhe menjëherë e patë formuar po me ata ,,jarana’’, ,,Byronë Ekzekutive’’, që ia patë caktuar rolin e një ,,qeverie në ilegalitet’’. Dhe ajo ,,qeveri’’ që u ,,krijua’’ brenda një dite, u bë ,,taksirat’’ për të gjithë ,,dostat’’ e Xhavititi, sepse mbrenda një nate policia i burgosi të gjithë përpos Xhavit ,( i cili edhe pse policia jugosllave shkuan në banesën e tij për ta ,,burgosur’’ ai u bë ,, burrë azgan’’, nuk ua hapi derën. Policia nuk patën guxim t’ia thejnë derën, dhe as nuk bënë përpjekje ta arrestojnë, edhe pse ai ,,nga kati i tretë i ndërtesës nëpërmjet ballkoneve të banesave zbret në katin e dytë, dhe pastaj, prapë ngjitet në katin e tretë në ballkonin e banesës së tij. Hynë brenda në banesë për ta marr pasaportën që e kishte pas harruar,, ndërsa policët e gjorë ,,rrinin’’ në korridor pran derës së banesës së Xhavitit,, që taarrestojnë ‘’kur ai ta hapi derën për t’u larguar nga banesa. Xhaviti si kitërr e shkathtë zbret prap ballkoneve dhe si një ‘’trim azgan’’ shkon në posten e qytetit që nëpërmjet telefonit të kuptoi se kush nga ‘’jaranat ‘’e ‘’qeverisë’’ së tij, ishte burgosur. I,, mërzitur’’ shumë që shokët e tij të gjithë deri në nja ishin burgosur brenda natës, pa pritmas gjendet i rrethuar në lagjen ‘’Aktash’’të Prishtinës, por ai me ‘’allti’’ në dorë e shpërthen rrethimin duke e plagosur një polic të gjorë. Ai pastaj arriti në Zvicër duke i kaluar disa kufij shtetëror, për të kërkuar strehim politik. (këtë tregim fantastik na e tregon Xhavit Haliti në intervisten e tij të botuar në,, Zëri’’….

Në Zvicër Xhaviti kishte sjell me veti një biografi të ,,pasur’’ të përgatitur nga kolegët e tij që ju shkonte fjala në Prishtinë e Beligrad. Veçmas Xhavitin e ngriti lart në strukturën udhëheqëse të LPK-së organizata ilegale e formuar prej tij në Prishtinë, ,,Byroja Ekzekutive’’që ia caktoi rolin e një qeverie në ilegalitet. Dhe ajo,,qeveri’’ që e krijoi Xhaviti në Prishtinë, pra ideologut të saj, ia siguroi statusin e azilantit në Zvicër. Po ajo ,,qeveri’’ edhe pse shumë familje dhe individ i shkretoi, ,,nuk u bë nami’’-thonë shokët e Xhavitit, se e pati ‘’një të mirë’’, pasi që ,,ideologun’’ e asaj ,,qeverie’’, na e bëri ,,shpëtimtarin’’ e LPK-së, dhe pastaj, personin më të fuqishëm në kryesinë e saj. Ajo ,,qeveri’’ në ,,ilegalitet’’, Xhavitin ne e bëri personin më të besueshëm të Nanos dhe Klosit, të cilët së bashku e ,,pollën’’ Marrëveshjen e Zürich-it. Dhe ajo Marrëveshje, Xhavitin e bëri babai të SHIK-ut të LPK-së, që ua krijoi Shaban Braha me urdhërin e Fatos Klosit. Dhe pastaj ajo Marrëveshje e bëri Xhavitin udhëheqës të Sektorit me rëndësi të veçantë, anëtarin e parë të Shtabit Qendror të UÇK-së, personin e vetëm të LPK-së, që e dinte ‘’strukturën e brendshme’’ të ‘’Shtabit Qëndror’’ të UÇK-së, të krijuar prej tij në Tiranë.

Opinioni ynë është në dijeni se Adem e Hamzë Jashari, Salih Çekaj dhe Zahir Pajaziti, ishin komandantët e parë të njësive guerile që i krijoi LDK-ja gjatë vjeshtës së vitit 1991, pas përfundimit të përgatitjeve ushtarake që i kryen në Shqipëri dy grupet( nga 52 vetë) e komandosëve të zgjedhur nga veprimtarët e LDK-së. Ato njësi i krynë me sukses aksionet e para gjatë vitit 1991/93, por diplomatët e shquar të SHBA-ve kërkuan nga Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha që për një kohë t’i pushojnë aksionet guerile, me qëllim që zhbërja e Jugosllavisë të mos fillonte në Kosovë por të fillonte me ndeshjen e shovenizmit serb dhe nacionalizmit kroato-slloven. Këto rrethana ndikuan që shumica e pjesëtarëve të njësive guerile të largohen në Evropën Perëndimore. Por në Kosovë mbetën për ta mbajtur të ndezur zjarrin e njësive guerile komandantët e tyre Adem e Hamzë Jashri dhe Zahir Pajaziti e Sali Çekaj me një numër të vogël të ushtarëve të parë të Republikës së Kosovës. Pasi që Salih Çekaj u zbulua nga spiunët serbo-jugosllav për rolin që ka pasur në formimin e themelit të ushtrisë së Kosovës dhe përgatitjen e kuadrit komandues të njësive të para guerile të Republikës së Kosovës, shokët e ngushtë e detyrua ta lëshoj Kosovën për të vazhduar aktivitetin politik dhe ushtarak nga Gjermania.

Por në anën tjetër kryekuqaloshët e Kosovës, në krye me Rexhep Qosjen, Xhavit Halitin, Adem Demaçin, etj, patën bërë përpjekje ta fillojnë zhbërjen e Jugosllavisë në Kosovë. Kështu që delegacioni i LPK-së në përbërje të Xhavit Hazirit, Ahmet Haxhiut, Ramadan Avdiut, Ibish Neziri dhe Halil Selimi në takimin që patën në Zagreb me Tuxhmanin patën kërkuar armatim për ta filluar zhbërjen e Jugosllavisë nga Kosova. Tuxhmani e kishte miratuar planin e tyre me gëzim dhe ju kishte premtuar armatim të mjaftueshëm falas.( shih intervisten e Xh.Halitit në gazeten ,,Zëri’’të dates 29 mars 2003.)

Fatmirësisht skenarin ogurzi të LPK-së dhe këshilltarëve të tyre e patë bërë të pa vlefshëm Dr. Ibrahim Rugova, duke ditur se nuk ishin pjekur kushtet për kryengritje të armatosur, sepse mungonte përkrahje ndërkombëtare, por mungonte edhe përgatitja e duhur për të pasur sukses kryengritja e armatosur. Deri sa Ibrahim Rugova kishte këshilltarë diplomatë të shquar të SHBA-ve, krerët e LPK-LBDK-së, i kishin këshilltarë patriotët e Serbisë: Nanon, Klosin, Xhavitin, Demaçin, Qosjen etj. Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Rugova, punonte për të fituar përkrahjen e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, krerët e LPK-së punonin për ta shkatërruar LDK-në dhe për ta larguar nga skena politike Ibrahim Rugovën. Ata nëpërmjet Adem Demaçit, Rexhep Qosjes dhe Sigurimit sekret serb e detyruan kryeministrin e Qeverisë së Kosovës në egzil Bujar Bukoshin( me përkëdhelje, premtime dhe me kërcënime) ta tradhtoi Rugovën dhe institucionet e Kosovës që atë e bënë kryeministër, duke e pranuar marrëveshjen e Zurich-ut. Kështu që e detyruan edhe haptas të ngritet kundër institucioneve (paralele) të Republikës së Kosovës, veçmas kundër Presidentit Ibrahim Rugova dhe Ministrisë së Arsimit, duke ua ndërpre shpeshherë të gjitha mjetet financiare me qëllim që të pengohet funksionimi i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, por edhe të pengohet suksesi i Dr. I. Rugova për të lobuar për pavarësinë e Kosovës.

Bukoshi bëri tradhti edhe ndaj Adem e Hamzë Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Salih Çekajt, duke mos i financuat njësit guerile që ata i komandonin me mjete ushtarake dhe mjete financiare. Në këto kushte dhe rrethana të vështira që vepronin ato njësi, Salih Çekaj e formoi Këshillin Kordinues në këtë përbërje: Salih Çekaj, Zenun Idrizi, Saim Tahiri dhe Ismat Avdullahu. Udhëheqë i këshillit( kryetar) u zgjodh Salih Çekaj. Ky Këshill me mundësitë që kishte i ndihmoi me mjete finansiare dhe mjete luftarake ato njësi guerile që vepronin në Kosovë, por nuk ishin të mjaftueshme.

Të shohim tani se si arriti Kryesia e LPK-së dhe Sektori me rëndësi të veçantë, t’i përvetësoi njësitë guerile të Republikës së Kosovës që komandoheshin nga Adem e Hamzë Jashri dhe Zahir Pajaziti. Fatmirësishtë, njësitë guerile të komanduara nga Salih Çekaj nuk patën arritur t’i përvetësojnë, pasi që komandanti i tyre Sali çekaj i kishte të çarta veprimet djallëzore të krye kuqaloshëve të LPK-së. Edhe pse Salih Çekaj u detyrua të largohej nga Kosova, grupi i tij ushtarak që ai e pat themeluar ishte shumë aktiv. Edhe vet Salih Çekaj me disa anëtarë të grupi ushtarak të cilët qenë të detyruar të largohen nga Kosova për në Gjermoni dhe Zvicër, patën marrë pjesë në disa aksione me shokët e tyre në Kosovë kundër forcave policore serbe.

Kryesia e LPK-së, pas një viti e gjysmë, që e ‘’krijuan’’ subjektin ushtarak ‘’UÇK-në’’, në proces verbalet e mbledhjeve të saj, në tetorin e vitit 1994 arritën ta gjejnë një aktivist për ta plagosur Lutfi Ajvazin( polic në Drenas). Me atë rast këta ‘’pehlivana’’ të Nanos-it, e publikuan komunikatën e parë, jo me numrin 1, pasi që ishte komunikata e tyre e parë, por me numrin 7. Pra me komunikatën nr. 7 e njoftuan opinionin e gjerë, se atentatin ndaj Lutfi Ajvazit e ka ‘’kryer UÇK-ja’’, që lenë të kuptohet se edhe aksionet e më hershme që i kishin kryer njësitë guerile të Republikës së Kosovës, nën komandën e Adem e Hamzë Jasharit, Zahit Pajazitit dhe Salih Çekajt i ka ‘’kyer UÇK-ja’’?! Pra kjo ishte prapavija e komunikatës së lëshuar për opinion me numrin shtatë.

Të shohim si e shpjegon Xhavit Haliti në intervistën e tij të botuar në ‘’Zëri’’ më 8 shkurt 2001, publikimin e komunikatës nr 7. Ai thotë: . ” Komunikata e parë e lëshuar për opinion ka pasur numrin 7. Është lëshuar nga një postë e Shkupit me pliko dhe i është distribuar mediave në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë. Ka qenë e përpiluar dhe e shkruar nga Sektori i veçantë që ka vepruar jasht, në Zvicër. Kjo është historia e komunikatës së parë’’. (…) .”. ”Është përgaditur nga Azem Syla, Xhavit Haliti, Emrush Xhemajli e Ali Ahmeti.,,

Haliti shpjegon se ,,të gjitha komunikatat e UçK-së kanë një autorë deri në mars të vitit 1998 kur ato shkruhen dhe redaktohen në qendren e Shtabit të Përgjithshëm’’. Sipas kësaj deklarate të Xh.Halitit vijmë në përfundim se SHQ i UçK-së selinë nuk e kishte as në Tiranë dhe as në Kosovë por e kishte në banesën e tij në Zvicër, pasi që të gjitha komunikatat të asaj periudhe ia ka përgaditur, shkruar dhe redaktuar shkrimtari, historiani dhe veprimtari i dalluar i Diaspores shqiptare, zotëri Eugen Shehu, i cili në atë kohë ka punuar dhe jetuar në Zvicër.

Haliti në intervistën e botuar në ”Zëri” (3 mars 2003) shpjegon se çka kanë dashur të arrijnë me komunikatën e parë. Ai thotë: ” Por komunikata u hartua duke mbajtur parasysh faktin se edhe aksionet e tjera në Kosovë ishin kryer nga të njëjtit njerëz dhe nga të njëjtat struktura. Kjo ishte përshtypja që ne dëshironim të krijonim si përpara opinionit, ashtu edhe para mekanizmave të huaja, që vepronin dhe interesoheshin për Kosovën”. Pastaj vazhdon: ” Ne dëshëronim t’ua bëjmë me dije të gjithëve se për çka është fjala, duke ia bërë të qartë Serbisë që ekzistonte një lidhje e organizuar për të gjitha veprimet e ndërmarra kundër saj dhe që këto veprime nuk mund të përkufizoheshin si të rastësishme apo individuale”. Siç po shihet Xhavit Haliti( mos i koftër për kob) bëhet i sinqertë kur pranon se me komunikatën nr 7, kanë pasur për qëllim përvetësimin e të gjitha aksioneve guerile që janë kryer në Kosovë nga njësitë guerile që i komandonte Adem e Hamz Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çekaj.

Siç po shihet, Kryesia e LPK-së së bashku me Sektorin me rëndësi të veçantë në krye me Xhavit Halitin, me publikimin e komunikatën nr 7, e bënë falsifikimin e parë publik, në vazhdën e shumë falsifikimeve që i kanë bërë më parë në mbledhjet e tyre, duke lëshuar ‘’vendime’’, miratuar ‘’rregullore’’ dhe duke i ‘’emëruar’’ dhe duke i ‘’zgjedhur ‘’organe udhëheqëse’’ të ‘’subjektit ushtarak’’ të pagëzuar’’UÇK’’edhe pse LPK-ja nuk kishte krijuar dhe as nuk komandonte ndonjë njësi guerile në Kosovë.

Të shohim tani falsifikimin e dytë publik që e bëri LPK-ja dhe Sektori me rëndësi të veçantë, në krye me Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe Ali Ahmetin.

Nevojat për mjete ushtarake nuk kishte mundësi të siguronte në masë të mjaftueshme Këshilli kordinues për njësitë guerile që i komandonte Adem e Hamz Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çekaj. Ndërsa Bujar Bukoshi, edhe pse i pat premtuar Këshillit kordinues, në prezencën e Fehmi Aganit (që kishte qenë në një vizitë në Gjermani gjatë vititi 1995), se do ta ndihmonte me mjete financiare atë Këshill, i pat hangër fjalët. Ai vetëm një herë e çeli çesen e Fondit të 3%, duke ia dorzuar Këshillit një shumë prej 10.000 DM. Tjera ndihma nuk dha. Si duket Zahir Pajazitit, i mungonin materjalet ushtarake, prandaj edhe bënte presion në antarin e Këshillit, Ismet Avdullahun, për t’i siguriar mjete ushtarake. Për ato kërkesa të Zahir Pajazitit ishte i njoftuar edhe Pajazit Jashari, bashkëvendës i Ismetit dhe ish i burgosur politik. Ai duke mos njohur mirë veprimtarinë e LPK-së, bie në kurrthen e tyre, kur e bindi Ismet Avdullahut për të biseduar me Ali Ahmetin, për tu marr vesh me te që të krijohej një marrëveshje bashkëpunimi në mes LPK-së dhe Grupit ushtarak të Llapit. Ai takim është bërë me nguti dhe shkel e shko, pa u konsultuar me Sali Çekajn, i cili ishte udhëheqës i Këshillit koordinues .

Në at takim Ali Ahmeti shprehu gadishmërinë t’i ndihmoj njësitë guerile të Llapit me mjete finansiare dhe mjete ushtarake, po qe se njëri prej udhëheqësve të tyre do të takohej me një përfaqësues të LPK-së në Prishtinë, që i posedonë ato mjete. Takimi u organizua në afërsi të varrezave të Prishtinës dhe përfundoi me një marrëveshje, që të bëhen përgaditjet për formimin e një Grupi koordinues nga përfaqësuesit e të gjitha njësive guerile që vepronin në Kosovë. Dhe pastaj takimi i dytë u bë në janar të vitit 1996 në Prishtinë. Murën pjesë: Zahir Pajaziti, përfaqësues i Grupit të Llapit, Nait Hasani i cili ishte përfaqësues i LPK-së i ngarkuar me mjete financiare, Rexhep Selimi, përfaqësues i LPK-së i ngarkuar me mjete ushtarake. Si duket ishin prezent edhe Lahi Ibrahimi, dhe Sokol Bashota. Të gjitë këta përfaqësues të LPK-së Xhavit Haliti i kishte graduar me graden e anëtarëve të Shtabit Qendror gjatë viteve 1993-1996. Edhe pse jetonin në Kosovë asnjëri prej tyre gjatë asaj kohe nuk kishte nën komanden e tyre ndonjë njësi guerile. Në atë takim në saje të kërkeses së Zahir Pajazitit u vendos që ky Grupi koordinues të organizojë një aksion me bomba dore në oborret e qendrave të strehimit të kolonëve serb, të ardhur nga Kranina e Kroacisë, për t’ua bërë të ditur se kanë ardhur në vend të huaj, dhe se qëndrimi i tyre në Kosovë është i pa pespektivë për ta dhe pasarësit e tyre. Në bazë te ati vendimi më 11 shkurt të vitit 1996, në Vushtrri, Podujevë, Mitrovicë, Pejë dhe në Suharekë kryhet ai aksion me sukses të plotë.

Kryesia e LPK-së, e gëzuar përtej mase që më në fund pas përpjekjeve tri vjeçare për të përvetësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës, bëri një hap të rëndësishëm në atë drejtim, kur Grupin koordinues e shpalli me Komunikatën nr. 18 ,,Shtab Qëndror’’. Pra, Kryesia e LPK-së, me atë komunikatë e njoftuan opinionin e gjerë se përgjegjësinë për aksionin e 11 shkurtit e merr UÇK-ja, e cila drejtohet nga ‘’ Shtabi Qendror.’’? !

Pra, siç po shihet, LPK-ja edhe pse gjatë vitit 1993 në Zvicër, në proces verbale të mbledhjeve të saja e kishin,,formuar Komitetin Qendror’’, ata atë vendim nuk patën mundësi ta komunikojnë për opinion sepse nuk kishin në Kosovë,,njësi çlirimtare’’, dhe si rrjedhim nuk kishin mundësi të kryenin ndonjë aksion me të ciklin do të shpallej ekzistenca e,,Shtabit Qendror’’, si organ komandues i UÇK-së.

Siç dëshmon Ismat Avdullahu komunikata është lëshuar pa dijeninë dhe pëlqimin e Zahir Pajazitit dhe pa dijeninë dhe pëlqimin e tij. Ai dëshmon se Zahir Pajaziti e paska thirr në telefon Ismeti Avdullahun për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj komunikatës së shpallur të LPK-së duke i thënë: ’’Emër të madh na kishit lënë. Në rrethanat dhe kushtet që jemi nuk do të kemi mundësi t’i dalim zot ati emri’’. Ismet Avdullahu, shpjegon se LPK-ja, as me të nuk është konsultuar për publikimin e asaj komunikate. Siç po shihet, me këtë komunikatë Kryesia e LPK-së e bënë falsifikimin e dytë publik duke ‘’shpallur’’ se UÇK-ja drejtohet nga ‘’Shtabi Qëndror’’. Pra Këshillin koordinues e shpallën’’Shtab Qendror ’’

Është e ditur se pas demonstratave të fuqishme që u bënë nga mësimdhënësit dhe studentët e Universitetit të Prishtinës, që forcat okupuese t’ua lirojnë objektet e fakulteteve për mësim, policia serbe burgosi një grup studentësh, të cilët LPK-ja i patë bërë gjatë demonstratave anëtarë të LPK-së- UÇK-së, duke ju dhanë edhe mjete financiare. Ata menjëherë u zbuluan nga Sigurimi serb. Disa u burgosën e disa kaluan në ilegalitet. ‘’Zëri i Kosovës’’, organi i LPK-së, i pat shpallur studentët e burgosur, anëtarë të UÇK-së, ende pa përfunduar hetimet, me çka bënë tradhti ndaj studentëve, qëllimi i të cilëve ishte që opinioni publik ta konsideronte LPK-në ,,udhëheqës’’ të demonstratave, si dhe ,,themelues’’ të njësive guerile që vepronin në Kosovë, që ata në rolin e ndrikullave i patën quajtur,,UÇK’’ (Pra grupet ushtarake të Llapit, Drenicës dhe të Dukagjinit të komanduara nga Adem e Hamzë Jashari, Zahir Paraziti dhe Salih Çekaj).

Kryesia e LPK-së dhe Sektori me rëndësi të veçantë ishin të vetëdijshëm edhe pse kanë arritur një sukses të konsiderueshëm duke e shpallur vetveten ,,organizatorin’’ e të gjitha veprimeve që bëheshin kundër okupimit serb, nuk ishte e mjaftueshme për realizimin e marrëveshjes së Zurich-ut po qe se nuk eliminohen nga skena ushtarake komandantët e njësive guerile që vepronin në Kosovë: Zahit Pajazitin, Adem e Hamzë Jashrin dhe Sali Çekajn, të cilët i njihshin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës në krye me Presidentin Ibrahim Rugova.

Në këtë çështje lindën mosmarrëveshjet e para në mes Kryesisë së LPK-së dhe Sektorit me rëndësi të veçantë. Deri sa Muhamet Kelmendi, e kishte përkrahjen e Ibrahim Kelmendit dhe të shumicës së kryesisë së LPK-së. Xhavit Haliti e kishte përkrahjen e Sektorit me rëndësi të veçantë që e luante rolin edhe të,, Shtabit Qendror të UÇK-së’’, që e patën krijuar në procesverbalet e mbledhjeve të kryesisë së LPK-së, me propozimin e kryendrikllës Xhavit Halitit. Muhamet Kelmendi dhe klani i tij e kishin bindjen se realizimi i marrëveshjes së Zurich-ut, mund të arrihet vetëm me mjete perfide, duke krijuar ‘’Frontin për çlirimin e Kosovës’’ ku në atë front do të përfshihet edhe LDK-ja, por udhëheqjen e atij fronti, sipas Kryesisë, do ta mbante për veti LPK-ja. Sipas tyre, procesi i përvetësimit të njësive guerile dhe eliminimit të komandantëve të tyre nga skena ushtarake, do të arrihej në mënyrë perfide duke dërguar në ato njësi kuadër komandues nga oficerët e karrierës dhe aktivistë që ata i kishin nën kontroll, për t’i kryer urdhrat e tyre. Dhe pastaj udhëheqja e Frontit që do ta përbëjnë krerët e LPK-së me mjete perfide do ta eliminonin nga skena politike Ibrahim Rugovën dhe LDK-në.

Por në anën tjetër, Sektori me rëndësi të veçantë në krye me Xhavit Halitin ishin kundër qëndrimeve të Kryesisë së LPK-së. Xhaviti në as një mënyrë nuk pranonte të krijohet Front për çlirimin e Kosovës, po qe se LDK-ja përfshihet në atë Front.

Xh. Haliti në Mbledhjen e Pestë të LPK-së u bë personi më i fuqishëm në kryesinë e LPK-së, pasi që Sektorin e veçantë që ai e drejtonte e përforcoi me dy anëtarë të kryesisë së LPK-së: Azem Sylën dhe Jashat Salihun. Xhaviti të parin e bëri përgjegjës për t’ia përcjellur vendimet e tija për shantazhe, kërcënime dhe likuidime te’’sokolat’’ e tij, të SHIK-ut, të dytin e bëri përgjegjës për mjetet e Fondit,,Vendlindja thërret’’. Por zgjerimi i marrëveshjes së Zurich-ut edhe me një anëtar të ri, atë të grupit të ish-burgosurve politik nën udhëheqjen e Hydajet Hysenit, Xhavit Halitin e bëri ,,mbret’’ të pa shpallur të LPK-së në Tiranë, pasi që e kishte edhe përkrahjen e Fatos Nanos, SHIK-ut të Shqipërisë, UDB-së, serbo-jugosllave, kuptohet edhe SHIK-ut të tij. Po ashtu e kishte përkrahjen e Rexhep Qosjes, Adem Demaçit etj. Gjithë këto përkrahje që i gëzonte’’Zeka’’, atë e bënte edhe më të zjarrtë dhe të pa luhatshëm në qëndrimet e tija se LDK-ja dhe Ibrahim Rugova duhet të eliminohen nga skena politike dhe ushtarake e Kosovës, me të gjitha mënyrat, veçmas duke u mbështetur në parimin se ,,qëllimi i arsyeton mjetet.’’

Të shohim si i shpjegon këto kundërthënie në mes këtyre klaneve Muhamet Kelmendi. Sipas dëshmisë së tij, mosmarrëveshjet e para në mes Kryesisë dhe Sektorit të veçantë të LPK-së kanë filluar gjatë vitit 1996, atëherë kur Sektori bënte përgatitje për përvetësimin e njësive guerile të LDK-së, që vepronin në Kosovë, me skenarin e ‘’marrjes së kalasë nga brenda’’, me ndihmën e personave që ishin nën kontrollin e tyre. Muhamet Kelmendi thotë: ” Në vitin 1996 shqyrtuam kërkesën e Fehmi Lladrofcit të cilën e paraqiti Ali Ahmeti( Ditari i MK). Ai kishte kërkuar leje nga kryesia për të shkuar brenda vendit për vete, për bashkëshorten e vet dhe më se 10 shokë. Ne si Kryesi e kishim shqyrtuar këtë kërkesë disa herë, por kundër shkuarjes së grupit të Fehmi Lladrofcit brenda vendit ishte kryesisht Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me arsyetimin se, ,,ky njeri dhe shokët e tij janë karrieristë, njerëz që shkojnë atje për të udhëhequr luftën e jo për të luftuar’’. ( Deklaratë në Kryesi e anëtarëve të sektorit të veçantë…). Ky bllokim kuptohet bëhej në emër të SHQ të UÇK-së…’’ ( Shiqo librin e M.Kelmendit:’’Pse nuk u ndërtua fronti për çlirimin e Kosovës’’ fq. 37)

Shtrohet pyetja a thua Muhamed Kelmendi dhe kryesia e LPK-së, ishin aq naiv për të mos e kuptuar veprën e ndyrë të Xhavit Halititi dhe të Azem Sylës, që nuk lejuan të shkonte në Kosovë Fehmi Lladrofcit me grupin e tij, jo se ishte ,,karrieristë’’, se karrieristët e vëzhgonin luftën prej së largu, siç bënte ‘’Zeka’’, Gjarpëri’’, ’’Daja’’, Kelmendi etj, por të dy klanet e dinin mirë se Fehmi Lladrofci nuk ishte prej atyre që do të bëhej argat i njërit apo tjetrit klan të LPK-së, dhe për atë shkak nuk dhanë pëlqimin të shkonte në Kosovë.

Të shohim si e shpjegon Muhamet Kelmendi në librin e tij dy ngjarje që ndodhën gjatë fillimit të vitit 1977. E para ka të bëjë me marrëveshjen e Xhvit Halitit me Hydajet Hysenin, ndërsa e dyta me eliminimi i komandantit të grupit ushtarak të Llapit Zahir Parazitit. Kelmendi dëshmon: ,,…Tash më nuk kishte Shtab Qendror. Ai nuk funksiononte, sepse anëtarët e tij ishin shpërndarë: ca u vranë madje edhe u burgosën, ca ikën jashtë vendit.’’ (…) ,,Më këtë filluan të duken edhe fërkimet e para, sepse dy anëtarët e sektorit ( Xhavit Haliti dhe Azem Syla) kishin krijuar lidhje me disa forca brenda vendit, të cilat pretendonin të dilnin në udhëheqje, edhe pse në asnjë sferë nuk kishin aftësi profesionale, njohuri e nuk zotëronin as artin e luftës dhe ushtrisë. Këta dy së bashku me disa brenda vendit, krijuan klanin që bëri grusht politik…. ”

Siç po shihet Xhavit Haliti, me marrëveshjen e fundit që e lidhi me Hydajet Hysenin, Kryesinë e LPK-së e qiti prej loje, pra bëri grusht politik kundër saj. Shtrohet pyetja pse në janarin e vitit 1977 lindën përçarjet dhe thyerjet aq të mëdha në mes Kryesisë së LPK-së dhe Sektorit me rëndësi të veçantë? Është i njohur fakti se me eliminimin e komandantit të grupit ushtarak të Llapit Zahir Pajaziti me dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Haki Zejnullahin dhe Edmond Hoxhën, dy klanet e LPK-së, Kryesia dhe Sektori i veçantë, u çaprashitën sepse si njëri si tjetri klan donin ta përvetësojnë atë grup ushtarak për veti, duke e përjashtuar njëri tjetrin nga gjahu.

Të shohim si e shpjegon këtë çështje zotëri Kelmendi në librin e tij të cituar më lartë. Ai thotë: ”Por, e përbashkët është se, përkundër dobësimit të radhëve të ushtrisë, me bllokimin e vullnetarëve e kuadrove, u veprua edhe kundër kërkesave të shokëve të tjerë të Kryesisë a të KP të Degës j.v. të cilët e shprehën gadishëmërinë për të shkuar brenda vendit. Çdo kërkesë që bëhej në Kryesi nga dy anëtarë të sektorit ( Xhavit Haliti dhe Azem Sylës), u refuzua kategorishtë, në emër të UÇK-së, se gjoja nuk kishin nevojë, ndërsa dërgonin persona të tjerë, anëtarë që i kishin nën kontrollin e tyre… ( Ditari i MK)’’. Marrëdhëniet në mes Kryesisë së LPK-së dhe Sektorit me rëndësi të veçantë ishin të tendosura. Si duket presionet që bëheshin mbi Xhavit Halitin, nga Kryesia e LPK-së, për ta afruar, që së bashku të punojnë në realizimin e marrëveshjes së Zurich-it, nuk patën sukses, pasi që Xhaviti tregoi zotësi për ta neutralizuar presionin e Kryesisë së LPK-së dhe pastaj për ta qitur në kurthë Krysinë e LPK-së, në atë kurthë që ata do t’i bëjë palaço për t’u zbavitur me ta si maca me miun.

Do ta lëmë Muhamet Kelemendin të na shpjegoi për aftësitë djallëzore të Xhavit Haliti dhe të Azem Sylës, për ta larguar nga’’loja’’Kryesinë e Degës j.v, duke bërë grusht politik kundër saj. Të shiqojmë si e shpjegon Muhamet Kelmendi kurthen që ua përgatiti’’Zeka’’ Kryesisë së LPK-së. Ai thot: ,, Në këtë kohë( mesi i vititit 1977) nga këta dy anëtarë të Sektorit, paraqitet kërkesa për gjetjen e ndërlidhidhsëve midis Kryesisë së Degës dhe UÇK-së. Nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla u paraqitën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si kuadro të vyeshëm e të sakrificës për detyrën e tillë. Ne nuk i njihnim, por me propozim të sektorit Kryesia i pranoi dhe ata nga sektori u dërguan si ndërlidhës nga Cyrihu i Zvicrës, ku ishin vendosur brenda vendit. Kjo, natyrisht, ishte e drejt, por e keqja është se kështu nga këta paraqiteshin dy kute krejtësisht të kundërta: ai i refuzimit të shokëve që nuk i kishin nën kontroll Xhavit Haliti e Azem Syla, si dhe të pranimit nga ata të dy për të dërguar të tjerë brenda vendit, kuptohet sipas raporteve që kishin ata.” (Shih librin e cituar më parë të Muhamed Kelmendit, fq.39)

Pra siç po shihet Xhavit Haliti, me miratimin e kryesisë së LPK-së i dërgoi në Kosovë dy argatët e tij më besnik, për kryerjen e detyrave speciale, përvetësimin e njësive guerile të Drenicës që komandoheshin nga Adem e Hamzë Jashari. Është e ditur se ,,Gjarpëri’’ nuk u takua me Adem Jasharin. Si të takohet kur kundër tij përgaditej tradhtia? Ai u takua me Rexhep Selimin, Abedin Rexhen(Sandokanin), Sylejman Selimin, e të ndonjë tjetri, që ju dha detyra për ta dobësuar grupin ushtarak të Adem e Hamzë Jasharit dhe në momentin e duhur ta përvetësojnë. Ky pastaj u kthye prapë në Zvicër, për ta ndihmuar Xhavitin, për t’i bllokuar personat që i kishte nën kontroll Kryesia e LPK-së, që të mos dërgohen në Kosovë, për ta’’udhëhequr’’ luftën, por të dërgohen persona që i kontrollonte ‘’Zeka’’ dhe ’’Daja’’. Ndërsa Kadri Veseli me emrin ( pseudonimin) ’’Luli’’ prezantohet në Kullën e Shaban Murat Jasharit si udhëheqës i rëndësishëm i UÇK-së, me qëllimin e vetëm që Adem e Hamzë Jasharin tua ndërroj bindjet politike, duke kërkuar prej tyre që ta luftojnë Ibrahim Rugovën dhe institucionet shtetërore ( paralele) që u ndërtuan nga LDK-ja dhe partitë tjera institucionale. Siç dihet Kadri Veseli, së bashku me argatin e Xhavit Halitit, Rexhep Selimin nuk patën sukses tua ndërrojnë bindjet politike komandantëve të grupit ushtarak të Drenicës, por arritën ta dëmtojnë shumë duke mos i plotësuar zotimet se do t’i japin armatim të nevojshëm. Adem dhe Hanzë Jashrin po ashtu i dëmtuan shumë pasi që ia ndanë prej grupit të tyre Sahit Jasharin, i cili e krijoi grupin e vet ushtarak. .

Siç duket Adem Jashari dhe Hamëzë Jashari së bashku me babin e tyre Shaban Murat Jasharin ishin të vetdijshëm se kundër Grupit të tyre ushtarak po përgaditet tradhtia, kur Rexhep Selimi dhe Kadri Vesele nuk i mbajtën fjalët se do t’i ndihmojnë me mjete të luftes.

Në këto kushte të vështira Adem Jashari e gjenë një kanal të furnizimit me armë nga Bosna për 1000 ushtarë, por mjetet finansiare nuk i kishte. Kërkojnë ndihmen e vëllaut të tyre Rifatit. Ai ia trasnsmeton Bukoshit amanetin, por ai edhe pas një muaji nuk këthen kurrfar përgjigjje. Duke shpresuar se Xhafer Shatri do t’i ndihmonte pasi që ishte Ministër i Informimit në Qeverinë e Bukoshit, shkon në Zvicët për t’ia kajtur hallin. Por Shatri në vend se të bënte çmos për ta ndihmuar Rifatin dhe vëllezërit e tij, luante k… me Rifatin kur i thotë:,, A thua vëllau i juaj ka aftësi për t’i komanduar 1000 ushtarë !? Me kaq përfundoi takimi i Rifatin me njeriun që e kishte respektuar si i burgosur politik. U kthye në Gjermani i zhgnyer përsëtepërmi nga Kryeministër Bukoshi dhe ministrit të tij me ndikim Xhafer Shatrit. Rifati u mundua t’ua siguroi ato mjete vëllezërëve të tyre nepërmjet miqëve dhe shokëve që i njihte mirë, por pa sukses. Tradhtia e madhe që ju ba Komandantit legjitim të UçK-së Adem Jasharit, familjes së tij, grupit të tij ushtarak, Drenices, Kosoves dhe shqiptaqrisë nga Bujar Bukoshi dhe Qeveria e tij, LPK-ja, Xh.Haliti, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe shumicës dërrmuese të shokëve të luftes, ia mundësuan ushtrisë së Milloshit ta shkatrroj Kalanë kryesore të UçK-së, që e njihte Dr. Ibrahim Rugoven për Kryetar të Republikës dhe Komandantin suprem të UçK-së. Ky sukses i ushtrisë së Milloshit i gëzoj pa masë kompllotistët që u bënë pjesë e Marrëveshjen së Zurihut.

SI U ELIMINUA KOMANDANTI I GRUPIT USHTARAK TË LLAPIT ZAHIR PAJAZITI

Duhet cekur se nga të gjitha ato premtime që i kishte dhënë “Abazi “-Ali Ahmeti për ta bindur Ismet Avdullahun dhe Pajzit Jasharin se njësitë guerile të Llapit do t’i ndihmojë me të gjitha llojet e armatimit të nevojshëm, dualën të pavërteta, pasi që LPK-ja ia dha Zahirit vetëm një automat, për të cilin Zahir Pajaziti ka shkuar në Klinë bashkë me Avni Ajetin për ta marrë. Ata është dashur ta bëjnë tërë atë rrugë këmbë nga Klina deri në Podjevë vetëm për një armë. Gjatë vitit 1976 i muarën dhe ca ndihma financiare që nuk çuan kandar fare në plotësimin e nevojave të mëdha që kishin njësitë guerile të komanduara nga Zahir Pajaziti.

Afrohej fundi i vitit 1996, i cili ishte i suksesshëm për njësitë e Republikës së Kosovës, që po krijoheshin dhe po forcoheshin dita ditës. Veçmas njësitë të komanduara nga Zahir Pajaziti u treguan shumë aktive dhe të suksesshme. Ishin zgjeruar radhët, por u mungonin mjetet financiare dhe materialet ushtarake. Nga marrëveshja me LPK-në, Zahir Pajaziti nuk pati kurrfarë dobie, pasi që ndihmat financiare ishin simbolike ashtu siç ishin edhe ndihmat me materiale ushtarake. Ndërsa bashkëpunimi në aksione guerile u tregua i pa suksesshëm.
Në këto kushte tejet të vështira për njësitë guerile, Zahir Pajaziti kërkoi një takim me Ismet Avdullahun, i cili e kishte një pjesë të fajit që kishte bërë kontakte me LPK-në, duke e ditur se ata tjetër flasin e tjetër veprojnë. Takimi u vendos të bëhet në Shqipëri. Ismeti tuboi mjete financiare si herat tjera nga grupi i organizuar i bashkëvendasve që njiheshin mirë mes tyre. Në fund të dhjetorit të vitit 1996 takohen në Tiranë Zahir Pajaziti me Ismet Avdullahun, ku i rrahën shumë çështje që kishin të bënin me njësitë guerile, sukseset e tyre dhe bashkëpunimin me LPK-në. U pranua nga të dytë se ishte një hap i pa studiuar mirë, kur vendosën kontakte me përfaqësues të LPK-së, që u ka sjellë vetëm dëme dhe asgjë të mirë. U muarën vesh se duhet pasur kujdes gjatë bashkëpunimit me LPK-në, pasi tash ishin të qarta synimet e tyre për ta marrë udhëheqjen e njësive guerile të Kosovës. Pas festimit të Vitit të Ri të 1997 Ismet Avdullahu u kthye në Zvicër, ndërsa Zahir Pajaziti mbeti të kthehej në Kosovë me mjetet ushtarake që do t’i blente me të hollat që i solli Ismeti. Ato ditë kishte qenë në Tiranë ” Daja “-Azem Syla, i cili me ndihmën e Qerim Kelmendit organizon një takim me Zahir Pajazitin. Zahiri në atë takim shprehë paknaqësinë e tij ndaj LPK-së dhe lidershipit të saj, për mosrealizimin e premtimeve të tyre dhënë Ismat Avdullahut, por edhe për veprimtarinë e tyre destriktive.
Zahiri u kthye në Kosovë me 20 janar të vitit 1997. Dëshironte ta shihte Nait Hasanin (N.N-in,), pasi që ato ditë policia serbe kishte marrë një fushatë të egër për të burgosur studentë të universitetit të Kosovës. Zahiri pasi nuk e shihte askund në Prishtinë Nait Hasanin, e thërret Ismet Avdullahun me telefon për ta porositur atë që t’i pyesë shokët e tij se ku gjendet N.N.( Nait Hasani) Ismeti e pyet ” Abazin ” dhe e porosit t`i pyesë shokët e Naitit ( N.N)t se ku gjendet ai. Sipas Ismet Avdullahut, “Abazi”( Ali Ahmeti) e paska pas pyetur Rexhep Selimin për N.N-in,( Nait Hasaanin) por ai nuk i ka treguar të vërtetën edhe pse e ka ditur se N.N. ishte i burgosur, por i kishte pas thënë “Abazit”se Naiti (N.N) gjendet në Prishtinë shëndosh e mirë. Këto fjalë Ismeti ia përcjell Zahirit dhe të nesërmen ai bëhet gati të shkojë në Vushtrri të merrte një armë dhe të bisedonte me disa studentë për angazhimin e tyre në radhët e njësive guerile.
Në veturë ishin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Kishte shprehur dëshirë të shkonte edhe Ilir Konushefci me ta, por Zahiri nuk e lejon, duke i thënë se mjaft ishin dhe nuk ka nevojë më tepër.
Policia pas burgosjes së Nait Hasanit dinte çdo gjë për Zahir Pajazitin. Dinte edhe për aksionet që i kishte kryer, dinte edhe për rolin që e kishte në rezistencën e armatosur që rritej dhe përhapej në Kosovë. Dinte edhe për aftësitë e tij ushtarake, gadishmërinë për sakrificë. Policia serbe dinte dhe për trimëritë e tij që kur i kishte filluar aksionet e armatosura në Kosovë. Sigurimi i Serbisë më 31 janar e përcollën veturën e Zahir Pajazitit, (që ishte pronë e Nait Hasanit,) që kur është nisur nga Prishtina. I vunë prita në shumë vende gjatë rrugës Prishtinë-Vushtrri. Zahiri me shokë e kishin pas vërejtur përcjelljen dhe vendosën të qëndrojnë si Burrat e Dheut. I sulmuan kriminelët e Serbisë. Ranë në fushën e nderit, por nuk shkuan gjakhumbur. Shkijet pranonin se i kanë pasur dy të plagosur, por kjo nuk don të thotë se nuk kanë pasur edhe të vdekur, pasi që ata kurrë nuk i kanë treguar humbjet e tyre në ndeshjet që i kanë pasur me shqiptarët.
Vrasja e tre të rinjve në pritë afër Vushtrrisë me 31 janar të vitit 1997 preku zemrat e shqiptarëve në katër anët e botës. Trimëria e tyre rizgjoi krenarinë kombëtare, rriti shpresat e fitores, largoi frikën ndaj vdekjes, se kur vjen ajo me faqe të bardhë, është madhshtore, që nuk bën të qahet.
U organizuan të pamet në Kosovë dhe në diasporë. Këta tre heronj më nuk iu takonin vetëm familjeve të tyre. Ata me veprën që kryen, me trimërinë, guximin dhe sakrificën që bënë për çështjen e çlirimit dhe bashkimit kombëtar, u bënë anëtarë të çdo familjeje shqiptare. Ata tani i takonin popullit, kombit, Atdheut. Por, sikurse burrëria dhe trimëria nuk kanë kufij, ashtu edhe poshtërsia dhe ligështia nuk kanë kufij. “Abazi”-Ali Ahmeti me Bajram Ajetin shkojnë në të pame që e kishte organizuar Ismet Avdullahu për ramjen e Zahir Pajazitit me shokë, për të shprehur ngushëllime. Kur Ismeti i përcjell ata, befasohet shumë kur ” Abazi “- Ali Ahmeti, kërkon nga ai të mos kundërshtojë se kanë vendosur ta shpallin Zahir Pajazitin anëtar të LPK-së. Ismet Avdullahu kundërshton rreptësisht dhe i kërcënon fizikisht po qe se bëjnë një falsifikim kaq të shëmtuar, kur dihet se ngjyrimet politike dhe ideologjike nuk kishin pasur kurrfarë rëndësie për Zahir Pajazitin. Ai nuk i formoi njësitë guerile dhe nuk kreu aksione të armatosura kundër shkijeve dhe veglave të tyre të verbëta për hir të PPK, Kryetar i Degës të së cilës ishte në vendlindjen e tij në Orllan, por të gjitha aksionet e armatosura i bëri për hirë të Zotit për çlirimin e Kosoves, që është ujitur me gjakun e bijve më të mirë të popullit.
Pararoja staliniste e LPK-së e hidhëruar se nuk arriti të bëjë falsifikimin më banal që pjell vetëm koka e krisur e salinistëve të marrë, në Komunikatën nr.30, njoftoi opinionin se më 31 janar të vitit 1997 dhanë jetën për çlirimin e Kosovës “tre pjesëtarë të njësive tona ushtarake për çlirimin e vendit”. Por Komunikata ishte false, siç ishte fals shpirti i tyre i shitur për djallin e mallkuar, dhe nuk çonte peshë fare gënjeshtra e tyre, pasi që mjetet e informimit ndërkombëtar kishin njoftuar para tyre të vërtetën se “afër Vushtrrisë u vran në një pritë tre udhëheqës të UÇK-së, në mesin e të cilëve ishte komandanti i saj Zahir Pajaziti”. Njisitë guerile që i komandante Zahir Pajaziti edhe për një vitë mbetën të pa përvetësuara nga LPK-ja, pasi që atë e zëvendësoi Ilir Konushefci, por me vrasjen e tij në Tropojë-Shqipëri nga SHIK-u i Xhavit Halitit, Grupi ushtarak i Zahir Pajazitit u përvetësuar nga klani i Xhavit Halitit. Kaluan shumë vjetë nga ramja heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, por pararoja staliniste e LPK-së ka mbetur në ato pozicione të mëparshme, duke bërë përpjekje maksimale të arrijnë falsifikimin e ngjarrjeve dhe ndodhive historike, dhe nuk kuptojnë se një ditë do të përgjigjen për të gjitha të ligat, kurthat dhe komplotet që i bënë kundër UÇK-së, kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër lirisë së shqiptarëve.
Vdekja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit e tronditën Kosovën dhe ua bëri me dije shqiptarëve se pa sakrifica e pa gjak, nuk fitohet liria. Vrasja e tyre i dëmtoi rëndë njësitë guerile të Republikës së Kosovës, veçmas vdekja e Zahir Pajazitit ishte një humbje tepër e madhe. Ajo ishte një tragjedi kombëtare, pasi që pararoja staliniste e LPK-së dhe karrieristët nanoistë të LBDK-së i kishin duart e lira për të manipuluar në emër të UÇK-së dhe Shtabit Qendror, sepse nuk kishte mbetur personalitet i rangut të Zahir Pajazitit në njësitë e komanduara prej tij që do t’i kundërshtonte veprimet e tyre, të cilët i dëmtonin rëndë interesat kombëtare. Në përfundim të këtij shkrimi do ta shkpus një periudhë nga libri i Muhamet Kelmendit ” Pse nuk u ndërtua Fronti për çlirimin e Kosovës ” që i vërteton pohimet e mia në lidhje me komplotet që i bëri LPK-ja kundër njësive guerile të Republikës së Kosovës, kur thotë: “Kryesia në radhët e saja nuk ka pasur mosmarrëveshje për ndërtimin e UÇK-së nga emërtimi deri në janar të 1997 kur UÇK-ja nga burgosjet dhe vrasjet pësoi dëme të mëdha, kur praktikisht mbeti ky subjekt pa udhëheqje ushtarake të veten. Tash më nuk kishte Shtab Qendror. Tërë udhëheqja kaloi në kuadër të Kryesisë të KP të Degës j.v. Me këtë filluan të duken edhe fërkimet e para, sepse dy anëtarët e Sektorit (Sektorit me rëndësi të veçant ) Xhavit Haliti dhe Azem Syla kishin krijuar lidhje me disa forca brenda vendit të cilat pretendonin të dilnin në udhëheqje edhe pse në asnjë sferë nuk kishin aftësi profesionale, njohuri e nuk zotëronin as artin e luftës dhe të ushtrisë. Këta të dy së bashku me disa mbrenda vendit krijuan klanin që bëri grusht politik”.
Ja pra, vet nënkryetari i LPK-së, zotëri M. Kelmendi dëshmon se vrasja e Zahir Pajazitit e la UÇK-në pa udhëheqje ushtarake. Po, pse Muhameti nuk e vë në pah punën dhe përgjegjësitë e Zahir Pajazitit në UÇK? Kjo me siguri duhet të jetë për shkaqe të vazhdimit të procesit të komploteve dhe falsifikimeve të mëtutjeshme të ngjarjeve, ndodhive dhe të historisë, që edhe Muhamet Kelmendi e ka hisen e tij në këto “maskarallaqe”. Botimi i librit nga z. Kelmendi, zbulimi i komploteve dhe falsifikimeve që i bënë bashkë Xhaviti dhe Muhameti & kompani, është rrjedhojë e hidhërimit të M. Kelmendit ndaj shokut të tij Xh. Halitit, i cili e rroku kajten dhe u bë i pa “rahmet”, duke i ndarë kolltuqet, pozitat, privilegjet dhe të mirat materiale me karrieristët-nanoistë të LBDK-së, ndërsa “shokun e tij të luftës” e la me ” gishta në gojë “.

Vrasja e Zahir Parazitit dhe dy bashkëveprimtarëve të tij Hakifit dhe Edmondit, ishte një humbje e madhe të njësive guerile të Republikës së Kosovës, por konsiderohej sukses i jashtëzakonshëm i Kryesisë dhe Sektorit të veçantë të LPK-së, sepse Zahiri ishte pengesë e madhe për përvehtësimin e njësive guerile që ai i komandonte. Por me caktimin e Ilir Konushefcit në vend të Zahirir Pajazitit, nga udhëheqja e njësive guerile të Llapit, u shty edhe për një vit mospërvehtësimi i atyre njësive nga LPK-ja. Me vrasjen e Ilir Konushefcit nga doras të paguar nga patriotë të Serbisë, u realizua qëllimi i LPK-së. Njësitë guerile të Llapit u përvetësuan nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Ali Ahmeti dhe Rexhep Selimi.

Por me vrasjen e Zahir Parazitit dhe bashkëveprimtarëve të tij Hakifit dhe Edmondit, filluan përçarjet në mes kryesisë së LPK-së dhe Sektorit me rëndësi të veçant. Muhamed Kelmandi dhe Xhavit Haliti ishin kryebajraktarët e dy klaneve që u krijuan në kryesinë e Degës së LPK-së në Zurih. Ai kryesinë e LPK-së e largoi’’prej loje’’. Në vend të saj e bëri ortak në përvetësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës, grupin e ish të burgosurve politik që u larguan nga LDK-ja, që e pranuan Marrëveshjen-aleancen e Zurichit.

Kompllotistët me pranimin e Bukoshit në aleancen e tyre, u gëzuan shumë, se ishin të bindur se do ta rrxojnë Rugoven dhe do ta shkatrrojnë LDK-në.

Shtrigani i parë i aleances ishte Xhavit Haliti, personi më i fuqishëm i aleances. Ai ishte babai i marrveshjes së Zurihut. Babai i SHIK-ut të LPK-së, mik i ngusht i Fatos Nanaos dhe Fatos Klosit,’’mbret’’ i LPK-së në Shqipëri, ndrikull-kumbarar, i njësive guerile të Republikës së Kosovës. ( pa dëshirën e komandantve të tyre). Përvehtësus i atyre njësive duke i pagzuar me UçK. Themelues i SHP të UçK-së dhe themelues Drejtorisë politike të UçK-së me piunët e tij.

R. Qosja u bë fabrikë e propogandes serbe, kundër Ibrahim Rugoves dhe Sali Berishes

A. Demaçi lokomotivë e aleances.

H. Hyseni kordinator në mes aleatve të aleances.

B. Bukoshi kompllotisti numër një i aleances.

Propoganda e Qosjes nuk shitej te shtresat e gjëra të popullsisë dhe as te intelegjencia e Kosovës, duke e njohur të kaluaren e tij, që ishte njeriu më priviligjuari prej shqiptarve nga kukullat e Beogradit që e sundonin Kosovën.

A. Demaçi e humbi veten që pranoi ta kapi per hunde Xhavit Haliti për ta ulur në qerren e tij.

Të shiqojmë tani se në çfar mëyre arriti Xhavit Haliti ta anashkaloi dhe ta’’qes prej loje’’ Kryesinë e LPK-së.

Mr.Kelmendi dëshmon se si arritën të bëjnë grusht politik Xh.Haliti, Azem Syla, H.Thaçi dhe Kadri Veseli, në momentin kur ishte duke mbajtur mbledhje Kryesija e LPK-së në Tiranë,:” Kryesia e KP e dinte se UÇK-ja ishte në gjendje shumë të rëndë. Edhe sektori e dinte këtë, por për të mos lejuar ndërtimin e Frontit për çlirimin e Kosovës, bënë bllokimin e tërë punës tjetër, gjë që popullit tonë në vitin 1997-1998 i kushtoi shumë rëndë. Si më heret, sektori kërkoi që të vinte deri tek kontakti me Shtabin Qëndror, për të cilin thuhej se egzistonte, ndonëse edhe syri i thjeshtë e provonte të kundërtën. Gjatë kësaj kohe, në Shoqatën e Shkrimtarëve të Shqipërisë, ku ishim duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë, u futën në mbledhje Azem Syla e Xhavit Haliti, Hashim Thaçi e Kadri Veseli si përfaqësues të Shtabit Qëndror të UÇK-së. Ne këta i njihnim si ndërlidhës midis LPK-së dhe UÇK-së, ndërsa tani na dalin si anëtarë të atij organi i cili kurr nuk është dëmtuar, ndonëse ishte gjendja tjetër, e kundërta e asaj. Dhe, për më tepër vinin për të thënë se UÇK-ja e ka bazën e vet politike, prandaj asaj nuk i duhej asnjë organizim tjetër politik, aq më pak Fronti. ( Shënim nga puna e Kryesisë.) Ky ishte për Kryesinë një ”sihariq” jo edhe i papritur. Kjo lojë e sektorit ishte vënë re, por, që në emër të luftës të shkohej kaq thellë, pa marrë parasysh as viktimat, as dëmet materjale dhe shkatrrimet, kjo ishte e pakuptimtë. Të gjithë e kishim kuptuar se këta zotërinj gënjenin. Nuk kishte organ të ndërtuar të UÇK-së, ai u kooptua formalisht pas disa muajve, kur Azem Syla futi si zëdhëns të tij Jakup Krasniqin, por nuk egzistonte as baza politike, përkatësisht subjekt i organizuar politiko-organizativ, për të mos folur për ndonjë Front të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, përkatësisht të Azem Sylës dhe Xhavit Halitit.

Ata donin thjesht në këtë mënyrë të bllokonin punën dhe ndërtimin e atij subjekti në mënyrë ushtarake, duke dalë kundër bashkimit të subjekteve dhe organizimit të popullit tonë, pa dallim partie, bindje e krahine në Frontin çlirimtar të Kosovës.” (Shiqo librin e M.Kelmendit fq.87)

Zotëri Kelmendi jep fakte se grupi i Xh.Halitit bëhet aq i fuqishëm sa që bënë bllokimin e dërgimit të kuadrit politik e ushtarak në Kosovë, ” përveç atyre që vinin në shërbim të tyre”. ”Askush nuk mund të dëpërtonte në radhët e UÇK-së pa u vënë në shërbim të klikës”, shpjegon zotëriM. Kelmendi: ” Në këtë kohë u bllokua edhe dërgimi i kuadrit politik e ushtara, përveç atyre që vinin në shërbim të tyre, apo që kishin lidhje të ndryshme, krahas atyre familjare edhe shoqërore, me këta anëtarë. Askush nuk mund të depërtonte në radhët e UçK-së pa u vënë në shërbim të klikës, ose pa patur lidhje individuale me zonat në vend.” Kelmendit dëshmon se grupin e Xh. Halitit shumë rënd e pengoi luftën tonë çlirimtare.”: Me këtë nuk u ndërtua as UÇK-ja dhe as sistemi çlirimtar në Kosovë.” Ndërsa udhëheqja ushtarake e UÇK-së ra në duart e Xh.Halitit , kur ai bëri ”koptimin e njërëzve në Shtabin Qendror dhe më vonë doli edhe me përfaqësues politik sikur i kemi dëgjuar në mjetet e informimit”, vërteton Kelmendi. Edhe logjistikën e shfrytzoi grupi i Xh.Halitit ”për ta futur nën kontrollin e vet UÇK-në” ).

,, Edhe një fakt e zgjoi interesin tonë: mjetet luftarake, ato të transportit etj. harxhimet e ndryshme, ushqimi, fjetja në Shqipëri dhe në botën e jashtme dhe blerja pa prova. Asnjë provë ( dëftesë ) nuk paraqitste sektori për mjetet që shfrytëzonte për blerjen e mjeteve dhe për hargjimet tjera.” Pastaj Kelmendi vazhdon: ”Një çështje tjetër, që u paraqit me ashpërsi në kuadër të punës sonë të organizuar, ishte logjistika. çdonjëra forcë, sidomos ato të sektorit të veçantë, e bëne”bllokimin e tërsishëm të kësaj sfere të rëndësishme të luftës. Ata donin që, asgjë pa ata të mos blihet dhe transportohet në vend.” Dhe së fundi Kelmendi shton: ” Këtu u bë gabimi më i madh, pse ky organ nuk arriti dhe lejoi deri në mars të vitit 1998, këta persona të sektorit të veçantë të merren edhe me këtë çështje, me logjistikë, të cilën ata e shfrytëzuan si mjet për të ndikuar në radhët brenda vendit,tek UÇK-ja dhe të bëhën vetë anëtar të Shtabit, pikërisht nëpërmjet kësaj mase. Ata i shfrytëzuan mjetet finansiare si masë për të futur nën tutelë UÇK-në.”

Si përfundim Kelmendi thotë: ”Edhe nëpërmjet logjistikës, ky sektor i keqpërdori radhët e UÇK-së dhe atë e futi nën kontrollin e vet. Për atë shkak nuk u ndërtuan as organe udhëheqëse e komanduese ushtarake”. Se çfar aftësie organizative dhe ushtarake kishte grupi i Xh.Halitit na shpjegon zotëri Kelmendi ” Për sektorin mjaftonte të thuhej se, kanë blerë hekura për Kosovën! Po sa kanë kushtuar ata hekura, ku i kanë blerë dhe a ishin në rregull, sektori nuk dinte, sukurse vetë grupi që i transmetonte, sepse të dy palët ishin laik dhe nuk kishin njerëz të kualifikuar për këtë veprimtari.”

Mr. Muhamed Kelmendi dëshmon se grupi i Xh.Halitit i muar të gjitha kompetencat e LPK-së në Shqipëri. Të gjitha fondet dhe ndihmat e luftës kalonin vetëm nëpër duar të Xh.Halitit. Ai në librin e tij dëshmon: ” Për shkak të këtyre elementëve ishte e pamundur për të ulur sektorin në bisedime. Të gjitha kompetencat në Tiranë i kishte marrë Xh.Halitui dhe A.Syla. Zeka nuk lente asnjë kontakt me asnjë nga zyrtarët, pavarësisht nivelin.” Zotëri Kelmendi për mjetet që vinin nga bota e jashtme dëshmon: :” Edhe mjetet që vinin nga bota e jashtme u bë një luftë e ashpër. Ata kalonin vetëm nëpërmjet dorës së Xhavitit dhe Azemit. Xhaviti kishte leje për të marrë në dorzim mjetet në kufi( Leje hyrëse zyrtare). Të tjerët nuk lejoheshin nga organet e shtetit për t’u futur brenda dhe për t’i pranuar mjetet e mallin, sepse nuk lëshohej leje tjetër.”

Zotëri Kelmendi më në fund shpjegon se Tirana zyrtare ishte njëri ndër faktorët kryesor që e forcoi grupin e Xh.Halitit dhe të A.Sylës, ”në ato përmasa, sa që LPK-në dhe UÇK-në i indentifikonin me ta. Ky qëndrim, pavarësishtë se nga vjen, bëri përforcimin e klikës dhe ndikoi në mosndërtimin e sistemit çlirimta, duke ndihëmuar edhe në likuidimin e LPK-së”- Kelmendi thotë se Tirana zyrtare ” e ndihmoi Xhavitin dhe ai kapi UÇK-në e LPK-në për fyti me urdhërin e saj. Me këtë veprim, ky grup fitoi dhe u devijua lufta në Kosovë, ndërsa korrën sukses anët tjera, ato që kombi ynë të mos arrinte që të bashkohej në Front dhe të çlironte Kosovën.” ….”Në anën tjetër, këta zyrtarë e vazhduan kontaktin me individë, duke e identifikuar Xhavit Halitin e Azem Sylën, më vonë edhe Hashim Thaçin me LPK-në dhe UÇK-në. Zyrtarët atje e kishin të qartë se, nepërmjet një grupi të tillë nuk ndërtohej sistemi, nuk bëhej bashkimi i forcave politike e ushtarake, e atyre shtetrore në Frontin për çlirimin e Kosovës.”

Se çka paraqiste Xh.Haliti për Tiranën zyrtare na shpjegon zotëri Kelmendi: ”XH.Haliti ishte tani ”zoti” në Tiranë. Ai vendoste mbi çdo gjë, për zyrtarët atje, ai ishte UÇK-ja, Kosova, LPK-ja etj. Këtë e keqpërdori ky zotëri, duke e këthyer këtë terren në luftë kundër shokëve, LPK-së dhe Frontit, vetë UÇK-së, deri sa në fakt e ndaloi me shokë ndërtimin e sistemit çlirimtar në vend dhe ndërtoi grupin politik të UÇK-së. Në ballë të saj vuri Hashim Thaçin, të cilin e kishte në dorë dhe e udhëhiqte politikisht.” ”Nuk mund të themi se Tirana nuk e ka njohur gjendjen politike, atë organizative dhe ushtarake në vend.Përkundrazi, ajo ndihmoi Xhavitin dhe ai kapi për fyti me urdhërin e saj. Me këtë veprim, ky grup fitoi dhe u devijua lufta në Kosovë, ndërsa korrën sukses anët tjera, ato që kombi ynë të mos arrinte të bashkohej në Front dhe të çlironte Kosovën. Ajo e humbi karakterin e vet popullor-çlirimtar.”

Të shiqojmë tani se çka i thotë Xh.Halitit Muhamet Kelmendit në shtator të vitit 1998 në Tiranë: ”Azem Syla dhe unë jemi ata që vendosim në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm (…)Askush nuk mund të largohet , afrohet dhe bëhet anëtar pa mendimet e ne të dyve. Prandaj, Muhamet, shko më mirë tek Azem Syls se ai të respekton, por duhet që të nënshtrohesh në formë ndaj tij, edhe nëse nuk e do, sepse ti e njeh atë se çfarë dobësie ka., e di si punon etj, në mënyrë që kur të propozojë, të futesh anëtar i Shtabit(…)’

Në librin e Bardh Hamzaj: ”Rrëfim për luftën dhe lirinë”( Dialog me komandantin Ramush Hajradinaj) shpjegon:

Ramush Hajradinaj, komandant i i UÇK-së në zonen ushtarake të Dukagjinit, anëtarë i LPK-së, rrëfen për luftën dhe jep shumë fakte dhe dëshmi që përputhën plotësishtë me dëshmitë e Mr. Muhamet Kelmendit. R.Hajradinaj e akuzon shumë rënd Xh.Halitin dhe klanin e tij për komplotet që i bënë ndaj UÇK-së dhe Kosovës. R.Hajradinaj dëshmon se ”…ne komandantët e zonave ushtarake nuk ishim anëtarë të SHP të UÇK-së. Shtabin e Përgjithshëm e përbënin Drejtoria politike, zëdhënësit dhe shërbimet”. ”Asnjë komandant zone nuk ishte anëtar i SHP të UÇK-së. Edhe kur mblidhej Shtabi, aty mblidheshin Drejtoria politike, zëdhënësit, shërbimet, dhe ata diskutonin e merrnin vendime. Pse mendoj se ka qenë përbërje enigmatike? Sepse ne, komandantët e zonave, nuk i dinim përgjegjësitë e këtyre personave që mblidheshin në Shtabin e Përgjithshëm. Kishte persona që deri dje figuronin si emër dhe në momentin e caktuar bëhej zëvendëskomandant i ushtrisë , zëdhëndës, përfaqësues për atje, përfaqësues për këtu, etj.

Ndërsa në intervisten e Sylejman Selimit -,,Sulltanit’’, Komandant i zonës së Drenicës, e më pas Komandant i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së. Botuar në ”Kosova sot”( 05-janar- 11 janar 2005). Siç dihet Komandant Sylejman Selimi- ”Sulltani” u bë Komandant i SHP të UÇK-së, në kohën sa ishte Xh.Haliti, A.Syla dhe H.Thaçi në Rambuje të Frances.

Ai në intervisten e tij na jep të dhëna të rëndësishme për veprimtarinë e SHP. Ai dëshmon: ”Çka është e vërteta SHP i UÇK-së nuk ka qenë shtab, por një grup shokësh prej 7-8 shokësh, që kanë qenë të izoluar përkundër faktit se zhvillohej lufta”. Pra, SHP i UÇK-së nuk ishte asgjë tjetër përpos një grup shokësh që i kishin emruar Xh.Haliti dhe A.Syla, të cilët nuk merrnin kurfar vendimi pa pëlqimin e Xh.Halitit dhe të A.Sylës. Xhavit Halitin –unë s’e kam ditur që ky ka qenë anëtar i SHP, dhe për më shumë, këtë njeri s’e kamë parë kurrë në Kosovë. Ai ka qenë në Shqipëri, në Zvicër apo ku di unë… tash pas luftës po del se ai ka qenë njëri shumë i rënsdësishëm dhe ideatir i UçK-së…Po të mos ishte Adem Jashari këtu nuk do të bëhej luftë! Le ta harrojnë këta njerëzit e SHP se do të mund të zhvillonin luftë, po të mos ishte flijimi i Adem Jasharit”.

Në pyetjen e gazetarit se çka mund të flet ”për mundësinë e unifikimit të faktorit ushtarak sa ke qenë Komandant i Përgjithshëm, a keni bërë përpjekje për t’u bashkuar”, zotëri Selimi përgjigjet: ”Po, kam pasur kontakte me njerëzit e Bukoshit, por me Bukoshin jo sepse s’kam pasur se si të kontaktoj me të. Kur kam pasur kontakte me njerëzit e Bukoshit, ata më thonin se Bukoshi është i gatshëm që të na ndihmojë, por, për fat të keq, nuk ka egzistuar gadishmëria edhe te Shtabi i Përgjithshëm. Unë kam thënë gjithëherë: Unë jam i gatshëm që të bëhemi bashkë! Kosova nuk është vetëm imja, por edhe juaja! Kur kanë ardhur oficerët si Kemal Shaqiri, Shaban Draga e shumë oficer të tjerë…Unë i kam pritur shumë mirë: Kemal Shaqirin e kam bërë automatikisht Shef të Shtabit të Zonës së Drenicës. Unë jam munduar të punoj për bashkim shqiptar…”

Në pyetjen e gazetarit se ” do të thotë që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka faj pse nuk jemi bërë bashkë për ta luftuar okupatorin”? Komandant Selimi përgjigjet, C): ” Po, SHP i UÇK-së ka faj , por me siguri ka faj edhe pala tjetër, Qeveria e Bukoshit. Barrën dhe përgjegjësinë pse nuk jemi bërë bashkë në luftë, e mbanë pjesa e Shtabit të Përgjithshëm që ka qenë e ngarkuar për të negocuar rreth bashkimit. Ushtarët, por edhe popullata kanë qenë për bashkim”. Në pyetjen e gazetarit se çka u bë ”me paratë e fondit ”Vendlindja thrret”, Komandant Sylejman Selimi thotë : ” Eshtë shumë e rënd që Xhavit Haliti dhe njerëzit që kanë punuar në ”Vendlindja thrret” nuk japin shpjegime. Këta njerëz është dashur t’u atyre që kanë dhënne”para dhe t’u thonë: ” O njerëz ose o vëllazër, falëmnderit që keni kontribuar me të holla për luftën e UçK-së…”Është dashur t’u ndajnë mirënjohje…Të bëhet publik raporti se sa para janë dhënë e sa janë hargjuar: për çka janë hargjuar etj. etj….Këtë është dashur ta bëjë SHP dhe Qeveria e Përkohshme …Për fat të keq, janë dhënë shumë para për fondin ”Vendlindja thrret” dhe nuk është dhëne”llogari. Llogari duhet të jap edhe Fondi 3%…” (…)”

Mendimi im personal –mbase i gabuar- është se SHP dhe Qeveria e Përkohshme u kanë dhënë prioritet interesave personale, pra më konkretisht pozitës së tyre politike…Ne nuk e kemi ditur se çfarë po ndodhë sepse kemei qenë në front të luftës…Këta njerëz kanë mbledhur para në diasporë duhet të deklarohen, pra t’u tregojnë qytetarëve se ku i kanë quar paratë…Nëse kanë ndërgjegje, duhet ta bëjenë një gjë të tillë!” Në pyetjen e gazetarit se ”pse si shqiptarë nuk jemi bërë bashk për ta luftuar okupatorin, Bukoshi në intervistë më ka thënë se kur është takuar me Xh.Halitin dhe H.Thaçin nuk ka mundur të bjerë në ujdi me ta sepse mesazhi i tyre ka dalë: ti ja tradhtar dhe duhet të na japësh paratë…. zotëri Sylejman Selimi përgjigjet: ”Ne nuk i kemi ditur qëllimet e tyre Ata gjithmonë na kanë thënë se nuk duan të bashkëpunojnë me Bukoshin. Ata mbajnë barrë të madhe pse ne si shqiptarë nuk jemi bashkuar. Çfarë qëllimesh kanë pasur nuk e kemi ditur, por po shihet fare qartë se ata na kanë dëmtuar”. ..

”Një pjesë e njerëzëve të Shtabit të Përgjithshëm i janë frikësuar rivalitetit. Kanë punuar shumë për ta ruajtur pozitën e tyre, pra janë frikuar se bën vaki që dikush dëshmohet më i sukseshëm, e ata do të mbesin askund mandej… Pra, i kanë ikur bashkëpunimit sepse kanë dashur të jenë vetëm ata në skenë…”, thotë komandant Selimi.

-Por Xh.Haliti dhe klani i tij nuk e kishin fitorën të siguruar, edhe pse bën grusht politik në LPK dhe në UÇK-në, pa eliminimin nga skena politike të LDK-së dhe forcave tjera demokratike të Kosovës që udhëheqeshin nga dr. Ibrahim Rugova. Edhe në këtë drejtim Haliti arrijti një fitore të rëndësishme për grupin e tij, kur e shkeli Marrveshjen e Osllos që parashihte bashkimin e UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes në një subjekt të vetëm ushtarak, në FARK. Me këtë akt kriminel Xh.Haliti dhe klani i tij bën përçarje të thella ndërshqiptare, dhe shujtën çdo përpjekje tjetër për institicionalizim sepse institicionalizimi do t’ua hiqte mundësinë për veptime të tilla kriminele. E dëmtuan shumë rënd UÇK-në dhe luftën çlirimtare të popullit tonë. Ky klan i LPK-së bëri një luftë të ashpër kundër Rugovës dhe forcave demokrarike të Kosovës. U shpallën ”lista të pushkatimeve”, u shpifën, u kërrcnuan, u burgosën dhe u pushkatuan veprimtarë të dalluar që i përkisnin forcave demokratike të Kosovës. P

Zotëri Kelmendi më në fund shpjegon se Tirana zyrtare ishte njëri ndër faktorët kryesor që e forcoi grupin e Xh.Halitit dhe të A.Sylës, ”në ato përmasa, sa që LPK-në dhe UÇK-në i indentifikonin me ta. Ky qëndrim, pavarësishtë se nga vjen, bëri përforcimin e klikës dhe ndikoi në mosndërtimin e sistemit çlirimta, duke ndihëmuar edhe në likuidimin e LPK-së”-.

Kelmendi thotë se Tirana zyrtare ” e ndihmoi Xhavitin dhe ai kapi UÇK-në e LPK-në për fyti me urdhërin e saj. Me këtë veprim, ky grup fitoi dhe u devijua lufta në Kosovë, ndërsa korrën sukses anët tjera, ato që kombi ynë të mos arrinte që të bashkohej në Front dhe të çlironte Kosovën.” ”Në anën tjetër, këta zyrtarë e vazhduan kontaktin me individë, duke e identifikuar Xhavit Halitin e Azem Sylën, më vonë edhe Hashim Thaçin me LPK-në dhe UÇK-në. Zyrtarët atje e kishin të qartë se, nepërmjet një grupi të tillë nuk ndërtohej sistemi, nuk bëhej bashkimi i forcave politike e ushtarake, e atyre shtetrore në Frontin për çlirimin e Kosovës.” Se çka paraqiste Xh.Haliti për Tiranën zyrtare shiqo se çka na tregon M.Kelmendi: ”Xh.Haliti ishte tani ”zoti” në Tiranë. Ai vendoste mbi çdo gjë, për zyrtarët atje, ai ishte UÇK-ja, Kosova, LPK-ja etj. Këtë e keqpërdori ky zotëri, duke e këthyer këtë terren në luftë kundër shokëve, LPK-së dhe Frontit, vetë UÇK-së, deri sa në fakt e ndaloi me shokë ndërtimin e sistemit çlirimtar në vend dhe ndërtoi grupin politik të UÇK-së. Në ballë të saj vuri Hashim Thaçin, të cilin e kishte në dorë dhe e udhëhiqte politikisht.” ”Nuk mund të themi se Tirana nuk e ka njohur gjendjen politike, atë organizative dhe ushtarake në vend.Përkundrazi, ajo ndihmoi Xhavitin dhe ai kapi për fyti me urdhërin e saj. Me këtë veprim, ky grup fitoi dhe u devijua lufta në Kosovë, ndërsa korrën sukses anët tjera, ato që kombi ynë të mos arrinte të bashkohej në Front dhe të çlironte Kosovën. Ajo e humbi karakterin e vet popullor-çlirimtar.” Të shiqojmë tani se çka i thotë Xh.Halitit Muhamet Kelmendit në shtator të vitit 1998 në Tiranë. ”Azem Syla dhe unë jemi ata që vendosim në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm (…)Askush nuk mund të largohet , afrohet dhe bëhet anëtar pa mendimet e ne të dyve. Prandaj, Muhamet, shko më mirë tek Azem Syls se ai të respekton, por duhet që të nënshtrohesh në formë ndaj tij, edhe nëse nuk e do, sepse ti e njeh atë se çfarë dobësie ka., e di si punon etj, në mënyrë që kur të propozojë, të futesh anëtar i Shtabit(…)’

Por Xhaviti rastësishtë nuk është bërë kaq i fuqishëm në Shqipëri. Atë fuqi e fitoi në saje të marrëveshjes së Zurihut, por edhe në saje edhe të miqve të tij që i kishte në Kosovë, të cilët e përgaditën dhe e aftësuan për një kohë të gjatë në pikpamje profesionale, por edhe duke ia ‘’zbardhur’’ biografinë, për t’u bërë njeriu më i fuqishëm i LPK-së. Ai pasi e muar nga mberenda kalanë e LPK-së, duke e qitur prej loje Kryesinë e saj, nepërmjet piujve të tij, veçmas të Azem Syles, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e duke e përvehtësuar Fondin ‘’Vendlindja thrret’’, u bë ‘’mbret’’ i mafisë shqiptare, me ndihmen e pakursyrë edhe të Sigurimit të Enver Hoxhes dhe SHIK-ut të tij të krijuar nga Shaban Braha. Dhe tani, nuk e pati vështirë t’i përvehtësonte njësitë guerile të Republikës së Kosovës, pas tradhtisë që ua bëri Bujar Bukoshi, duke i lanë pa mbështetje dhe pa asnjë përkrahje. Xhaviti duke u bërë ndrikull i atyne njësive, i pagzoj me UçK , dhe më vonë edhe me SHP të UçK-së, pa dijen e komandantve të tyre. Dhe kështu e kapi për fyti UçK-në duke mos lejuar që ajo të forcohet të rritet dhe të bëhet ushtri e institicionalizuar e Republikës së Kosovës. Në këto rrethana Xhaviti u bë person që i shkonte fjala: Ku nuk kryente punë Fondi ‘’Vendlindja thrret’’ i krynte punë SHIK-u i tij, por edhe Sigurimi i mësheft i Fatos Klosit.

Loading