PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ DHE UDHËHEQJEN E SAJ

REAGIM NË ‚’’INTERVISTË KUJTIMESH NGA NJË VEPRIMTAR I RADHËVE TË PARA TË LËVIZJES ILEGALE, QË NGA VITET 70-ta’’

I publikuar në’’Albaniapress’’më 17 mars 2009, dhe në disa Web faqe në Internet.

Shkruan: Shefqet Jashari -STROFCI

Mjetet e opinionit publik në Kosovë, të shkruarat dhe ato elektronike, stërngarkohen me lavdatat e ‘’rrahagjoksëve’’ të ndryshëm, të cilët, duke u mbështertur në parimin se ‘’qëllimi i arsyton mjetet’’, shërbehen me rrenën, shpifin e falsifikojnë të dhëna, fakte dhe argumente, me qëllim që ta bindin opinionin e gjërë për ’’meritat’’ e tyre të jashtzakonshme për çlirimin e Kosovës.

Në mesin e të këtillëve kemi ’’fatlum’’ dhe fatzi.

Të parët kanë arritur grada e poste shtetërore dhe partiake, por edhe pasuri marramendëse, kurse të dytët kanë mbetur me gishta në gojë, nga shkaku se vonë ju ka dalur gjumi. Lavdatat e tyre boshe se ishin ‘’bashkëpunëtorë’’ të ngushtë të personaliteteve të shquara të Lëvizjes tonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, se kanë punuar ’’shumë’’për realizimin e qëllimeve madhore kombëtare, nuk do të ju sjellin as poste, as merita, as pasuri. Përkundrazi, këto lavde do t’u sjellin vetëm kokëçarje, brenga dhe poshtrim, në momentin kur do të del në shesh puna e tyre e vërtetë.

Me rrahagjoksat e Kosovës i kam qëruar hesapet në kohen e duhur (gjatë luftës dhe pas luftës, deri në shtator të 2007). Ua kam çjerrë maskat, i kam rrahur me ‘’friska duarve’’ (fakte) dhe me ’’gugjuma kresë’’ (argumente) për dëmet e mëdha që ia sollën Kosovës.

Me rahagjoksat e vonuar nuk jam marrë dhe nuk do të mirresha, sikur të mos ma përmendshin emrin tim në shkrimet e tyre ’’pandël’’ (të leckosura) dhe veçmas sikur të mos i shtrembëronin dhe falsifikonin ngjarrjet historike, sikur të mos i keqpërdornin personalitetet e shquara kombëtare, për të fituar autorite të rrejshme dhe të pa merituar, siç po bëjnë në kohen e fundit Trojka : Ibrahim Kelmendi, Nuhi Sylejmani dhe Ramadan Pllana.

Më vjen keq që sot jam i detyruar të merrem me një ’’rrahagjoks’’ të vonuar, me një ish-shok dhe koleg timin, që fati- fatkeqësia apo djalli na bashkoi për t’u marr me një veprimtari ilegale-gjysmëilegale, që ligjet e shtetit jugosllav e quanin ‘’ veprimtari armiqësore’’, kurse ne e quanim veprimtari kombëtare.

Siç duket, zotëri Ramadan Pllana, i ka vënë detyrë vetes, apo këtë gjë ia ka ngarkuar dikush tjetër, që të pshtyjë, të nënçmojë e të çvlerësojë Organizatën, pjesëtar i të cilës ishte edhe ai: LNÇKVSHJ (Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi), dhe disa prej anëtarëve të organit udhëheqës të KQ, pa e kursyer as kryetarin e kësaj Lëvizjeje Metush Krasniqin.

Edhe pse ai i quan ’’kujtime’’ në Intervisten e tij të publikuar në ‘’Albaniapress’’ dhe në disa Web faqe tjera në Internetit, ato ’’kujtime’’ nuk kanë të bëjnë me kujtimet e tij për kohën që flet. Shumica e ‘’kujtimeve’’ të tij janë marë nga autorë të ndryshëm (nuk e tregon burimin se ku i ka marrë), por një pjesë prej tyre janë kryesisht të dhëna që i ka mësuar gjatë vuajtjes së dënimit apo pas daljes nga burgu. Kurse një pjesë prej tyre janë ‘’kujtime’’ dhe ’’dëshmi’’ të ndërtuara me hamendje, me gënjeshtra, shpifje dhe falsifikim të ngjarrjeve apo të të dhënave.

Vetëm kur flet për veprimtarinë e tij të drejtpërdrejtë me shokët e tij të cilët ai i ka njohur dhe ka punuar me ta, e përgëzoj për të dhënat e shumta dhe për stilin e thjeshtë dhe të kuptueshëm.

Ndërsa sa i përket Intervistës ku flet për LNÇKVSHJ-në, për strukturën organizative dhe programin e saj, për organin udhëheqës KQ-në dhe personalitetet që e përbënin atë, ai është mbështetur (kryekput) në hamendje dhe vlerësime kuturu, por edhe është shërbyer me shpifje dhe të pa vërteta (vetëm e vetëm) për të mohuar (e minimizuar) mundin, veprën dhe punën e një pjese të udhëheqjes së LNÇKVSHJ.

Duke u mbështetur në një fjalë të urtë se ‘’Kur të flasin keq mos shuaj’’ , por në rend të parë për hirë të vërtës, jam i detyruar t’i kundërshtoj me forcën e argumentit të gjitha shpifjet, gënjeshtrat dhe rrenat që i ka përdorë Ramadan Pllana kundër LNÇKVSHJ-së dhe personaliteteve që e drejtuan atë.

Më vjen keq që në një mënyrë do të bie në pozitat e rrahagjoksave të Kosovës, sepse duke i rrëzuar gënjeshtrat e Ramadan Pllanës për ngjarjet dhe personalitetet që ai i merr për gojë, jam i detyruar të flas edhe per vetveten, ngase edhe unë kam marrë pjesë në disa prej atyre ngjarjeve.

Para se të merrem me intervisten e Ramadan Pllanës e shoh të udhes që lexuesit të njihen me faktin se si dhe kur jemi njohur me Ramadan Pllanën e pastaj do të flas për veprimtarinë e tij në kuadër të LNÇKVSHJ-së. Po ashtu do t’i shkoqis (shkokloj) ’’kujtimet’’ dhe ’’dëshmitë’’ e tij që kanë të bëjnë me LNÇKVSHJ dhe KQ-në.

SI U NJOHA DHE KUR U NJOHA ME RAMADAN PLLANËN

Në fillim të tetorit të vitit 1977 për herë të parë jam takuar me Ramadan Pllanën në odën e Sahit Jasharit – babait të Demë Jasharit, në Strofc. Bisedat ishin formale për ta njohur njëri tjetrin me të kaluarën tonë. Ramadan Pllana, pastaj, po përmes Demës, më ka dhënë për lexim dhe vlerësim pamfletin: ’’Përpara për formimin e Partisë së Punës së Kosovës’’, të nënshkruar me pseudonimin Ilir Kosova.

Në bazë të vlerësimit pozitiv të Demë Jasharit që kishte për Ramadan Pllanën, unë e lexova pamfletin, dhe pas dy javësh ne u takuam në Stacionin e trenit në Obiliq. Me atë rast ia ktheva pamfletin dhe shpreha mendimin tim se neve nuk na duhet ta kemi një Parti të Punës, por një Organizatë ilegale e cila do të merret me parapërgaditjet e duhura, që në momentin kur të na vie ‘’shteku’’, ti presim prangat e robërisë. (Do të shohim më vonë se si e falsifikon këtë këshillë timen Ramadan Pllana).

Gjatë vitit 1977/78 i kam pasur edhe disa takime, me ç’rast kemi shkëmbyer libra ndëmjet veti dhe kemi folur për aktualitetin politik në Kosovë dhe Jugosllavi. Në shtatorin e vitit 1978 më ka njohtuar për grupin e tij ’’Shkëndiat e kuqe’’, ndërsa unë e kam njoftuar se në Kosovë egziston një Organizatë ilegale që ka për synim ngritjen e vetëdijes kombëtare, me mjete dhe forma të ndryshme. Në bazë të bisedave krijova bindjen se Ramadan Pllana, ka vetëdije kombëtare edhe pse marksizëm-leninizmin e kishte në zemër. Kishte një rreth shokësh nga radhët e studentëve ngase edhe vet ishte student i gjuhës frenge. Pasi që LNÇKVSHJ ishte një organizatë kombëtare, qëllimi i së cilës ishte që në radhët e saj të përfshihen të gjithë ata burra dhe vasha që kishin synim çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, pa mar parasyshë bindjet e tyre politike apo fetare, krijova bindjen se Ramadan Pllana në atë aspekt i plotësonte kushtet që të bëhej anëtar i LNÇKVSHJ. Prandaj, në vjeshtën e vitit 1978 i propozova që grupi i tij ‘’Shkëndiat e Kuqe’’të shkrihej në LNÇKVSHJ, lëvizje në të cilën, siç ia bëra me dije, edhe unë isha aktiv. Nuk ka kaluar kohë e gjatë dhe ai ka pranuar propozimin tim, kështu që Ramadan Pllana dhe anëtarët e grupit të tij u bënë anëtarë të LNÇKVSHJ. Jam munduar t’ia japi përvojën time organizative dhe konspirative me anë të bisedave që i kemi pasur. Kam pasur përshtypjen se mundi nuk do të shkonte kot, ngase, bisedën time ai e përcillte me vëmendje.

Në shkurtin e vitit 1979 në mbledhjen e KQ, pasi që Metush Krasniqi shtroi domosdonë që të shihet mundësia për krijimin e Komitetit të Rinisë të LNÇKVSHJ në Universitetin e Prishtinës, unë propozova ‘’Studentin e frengjishtes’’, si mundësi, për t’ia besuar atë detyrë. Propozimi im në mbledhjen tjetër të KQ u miratua, ndërsa Ramadan Pllana e pranoi detyrën, dhe pas pak kohe më informoi se është formuar Komiteti i Rinisë i LNÇKVSHJ.

Në mbledhjen tjetër të radhës, propozova Ramadan Pllanën për anëtarë të KQ, me arsyetimin se tani ai ka marrë një përgjegjësi udhëheqëse të nivelit të njejtë me kryetarët e Komiteteve të Qarkut (të qytetit). Edhe ky propozim imi u miratua.

Kur e njoftova Ramadan Pllanën me vendimin e KQ, ai u gëzua shumë dhe u bë shumë kurreshtar. Donte sa më parë të takohej me udhëheqjen e organizatës. Pyetjen e parë që ma shtroi ishte: ’’kur do të marr pjesë në mbledhjen e KQ-së ?’’. Ia sqarova mënyrën e funksionimit të Komitetit Qendror, duke i thënë se unë do të jem lidhje komunikimi në mes teje dhe një anëtari të Udhëheqësisë qendrore. Kurse, për ty dhe punën tënde, do të njohtohet udhëheqja e Organizatës, jo përmes emrit tënd të vërtetë, por nëpërmjet pseudonimit. Atij aspak nuk i pëlqeu përgjigja ime. Kisha përshtypjen se nuk po e kuptonte shpjegimin tim, prandaj në hollësi ia shpjegova domosdoshmërinë e kësaj forme të veprimit, sepse në këtë mënyrë pamundësohej zbulimi i tërë udhëheqjes së Organizatës në rast se ndokush nga anëtarët e saj shkelë në ’’drrasë të kalbur’’. Ia bëra me dije se të gjitha organizatat ilegale që kanë vepruar kundër pushtetit jugosllav në Kosovë, me rastin e zbulimit të një anëtari të udhëheqësisë, është zbuluar e gjithë udhëheqësija dhe pothuajse të gjithë anëtarët e saj, nga shkaku se anëtarët e udhëheqësisë janë njohur në mes veti duke mbajtur mbledhje të përbashkëta. Për t’ia bërë këtë çështje edhe më të qartë, i pata thënë : në rast se burgosem unë apo ti për shkak se kemi shkelur në ndonjë ‘’drrasë të kalbur’’, nuk do të kemi kurrëfarë mundësie që ta zbulojmë tërë udhëheqjen e organizatës, sepse as unë nuk i njoh të gjithë anëtarët e Udhëheqjes qendrore. I pata shpjeguar, po ashtu, për mënyrën se si do të shqyrtohen çështjet që kanë të bëjnë me Organizatën. I pata thënë po qe se ti bënë një propozim për çfarëdo çështje që i përket Organizatës, propozimi yt do të përcillet nepërmjet meje në KQ dhe aty do të shqyrtohet dhe do të kthehet përgjigjja nëpërmjet meje. E njejta gjë vlente edhe për anëtarët tjerë të KQ. Pyetjet apo propozimet e tyre do të përcjellen te ti nëpërmjet meje, dhe ti ke për të dhënë mendimin tënd, dhe kështu, në bazë të mendimit të shumicës, do të merren vendime në KQ, pa pasur nevojën për t’u takuar dhe për t’u njohur mes veti të gjithë anëtarët e KQ.

VLERËSIMET DHE BINDJET KUTURU TË RAMADAN PLLANËS JANË QESHARAKE DHE NAIVE

Ramadan Pllana Thotë: ‘’Ne ishim të bindur se, në krye të udhëheqjes (mendon të LNÇKVSHJ-vërejtja ime) kemi Adem Demaçin, sepse, vet emri i tij ishte frymzim për ne, ndonëse ky qëndronte në pranga të kazimateve serbo-jugosllave’’.

Po ashtu ‘’udhëheqës të Lëvizjes’’ sipas Ramadan Pllanës konsideroheshin edhe të gjithë ’’ish të burgosurit politikë, (i shënon me emra dhe mbiemra ndonja 50 vetë).

Veçmas udhëheqës të Lëvizjes, thotë Ramadan Pllana, i konsideronim ata ‘’që kishin ndikim në rrethin studentor’’ dhe ata ‘’që ishin me banim apo punonin në Prishtinë dhe rrethinë’’ siç ishin: ‘’Jusuf Gërvalla, Ahmet Haxhiu, Zeqir Gërvalla, Metush Krasniqi, Sejdi Kryeziu, Hazir Shala, Isa Kastrati, Ali Aliu, Isa Demaj ; Në kët kuptim, kisha parandjenjen objektive, se gazetarin tonë, Jusuf Gërvallën, e konsideroja si bashkëpunëtorin më të ngritur në pikëpamje intelektuale e organizative të’’ Komitetit Qëndror’’. Pastaj vazhdon : ‘’Jusufin pasi që ishte personalitet i njohur publik, e njihja kaherë, por kurr nuk kam pasur një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrrejt me të’’.

A thua janë këto kritere që i përmend R . Pllana për të përcaktuar udhëheqjen e LNÇKVSHJ, le të gjykojë lexuesi, por unë mendoj se jo. Por tani, do t’i shoshis edhe disa prej pohimeve të Ramadan Pllanës që kanë të bëjnë me Jusuf Gërvallën.

Sipas deklarates së tij mësojmë se ai e ka njohur Jusuf Gërvallen si ‘’personalitet publik’’. Kjo që thotë ai është në rregull. Në rregull është edhe konstatimi i tij se ai ‘’nuk ka pasur bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të’’.

Por nuk është në rregull dhe është shumë naive dhe shumë qesharake dhe krejt e pa logjikshme të thotë se ’’kisha parandjenjen objektive, se Gazetarin tonë, Jusuf Gërvallën, e konsideroja si bashkëpunëtorin më të ngritur në pikëpamje intelektuale e organizative të ’’ Komitetit Qëndror’’.(Ramadan Pllana siç dihet ishte anëtarë i KQ 6-7 muaj. Mu për atë e quan ‘’bashkëpunëtorë’’ Jusuf Gërvallen nga se gjatë vuajtjes së burgut apo pas daljes nga burgu ka mësuar se Jusuf Gërvalla ishte anëtar i KQ të LNQKVSHJ-vërejtja ime).

Duhet përgëzuar Ramadan Pllanen që me anë të bindjes dhe hamendjes e ka ‘’gjetur’’ udhëheqjen e Lëvizjes ?!. Por më vjen shumë keq se nuk e ka qëlluar, madje as në bazë të’’ bindjes objektive’’ se Jusuf Gërvalla ishte ‘’bashkëpunëtori’’ i tij më i ngritur në pikpamje intelektuale dhe organizative në KQ. Do të bënte mirë të na tregojë Ramadan Pllana se me cilat mjete parapsikologjike dhe kur i erdhi ajo aftësi e mbinatyrshme për të mësuar se vetëm Jusuf Gërvalla në udhëheqjen e LNÇKVSHJ paska qenë në nivelin e tij profesional dhe intelektual. Po ashtu do të bente mirë të shiqon kuptimin e fjalës bashkëpunëtor në fjalorin e gjuhes shqipe. A thua Ramadan Pllana ishte ‘’bashëpunëtorë’’ me Jusuf Gërvallën. Po edhe sikur të ishte me të vërtet bashkëpunëtor me të, po zëmë, se, janë njohur mirë në mes veti dhe kanë vepruar së bashku, a thua do të ishin në nivel të njejtë në pikëpamje profesionele dhe organizative???

Ramadan Pllana, kur ’’dëshmon’’ për veprimtarinë e tij ilegale, është në rregull. Por si mund t’a arsyetojmë R. Pllanënn kur ’’shpalos kujtimet’’ dhe’’dëshmitë’’ për punën dhe veprën e Jusuf Gërvallës, kur edhe vet dëshmon se ‘’kurr nuk ka pasur bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të’’.

Ramadan Pllana ka për detyrë të na sqarojë se me cilat mjete parapsikologjike i ka marrë detyrat për t’i kryer prej Jusuf Gërvallës, kur siç dihet për angazhimin e Jusuf Gërvallës në LNÇKVSHJ dhe në KQ nuk ka ditur askush tjetër përpos Sabri Novosellës dhe Metush Krasniqit. Tani do të shohim se cilat ‘’detyra’’ i ka “marrë” për t’i kryer Ramadan Pllana prej Jusuf Gërvallës.?! Citojmë: .’’Tani kishim filluar edhe të shkruanim pamflete e trakte kundër okupatorit…, të cilat i shpërndanim në fabrika dhe institicionet kulturore dhe informative. Traktet dhe pamfletet i shrunte Jusuf Gërvalla. Ato, i shumzonim dhe i shpërndanim së bashku edhe me pamfletet e grupeve tjera…’’. Shtrohet pyetja se kush i tregonte Ramadan Pllanës se ‘’pamfletet dhe traktet i shkruante Jusuf Gërvalla’’, kur siç dihet vetëm unë kam qenë lidhje në mes Ramadan Pllanës dhe KQ. Deklaroj me përgjegjësi se unë nuk kam ditur se Jusuf Gërvalla është anëtar i organizates e as anëtar i KQ. Prandaj nga unë Ramadan Pllana nuk ka mundur të ketë kurrëfar të dhënash për Jusuf Gërvallën.

Por, Ramadan Pllana, edhe pse nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në mbledhjet e KQ për 7-8 muaj sa ishte anëtar i tij, ai duke e përdorë hamadndjen dhe fantazinë ’’dëshmon’’ për ‘’propozimet’’ që i jepte Jusuf Gërvalla në mbledhjet e tij, edhe pse ai për kohen që i’’shpalos kujtimet’’nuk ka ditur se kush e përbënte KQ. Nuk e ka njohur asnjë anëtarë të KQ as me emër të vërtet dhe as me pseudonim, përpos meje, që isha edhe lidhje në mes KQ dhe Ramadan Pllanës.

Ramadan Pllana me ‘’dëshmitë’’ e tija që do t’i citojmë tani, do të na ‘’bindë’’se ai edhe pse nuk ka marrë pjesë drejtpërdrejt në mbledhjet e KQ të LNÇKVSHJ, me aftësitë e tija, që tash për tash nuk po i tregon, i ka përcjellur në ’life’’ të gjitha mbledhjet KQ. Citojmë:

’’Më 10 korrik të vitit 1979 Jusuf Gërvalla, heroi ynë kombëtar, kishte propozuar, me gjasë e pa gjasë, që ta shkruajmë parullën «Nini rren, Ylli nuk rren’’.

Edhe këtë herë detyrohem t’i japi ca shpjegime për këtë’’dëshmi’’ të Ramadan Pllanës:

Gjatë verës së vitit 1979 bëhet një polemikë në mes revistave’’NIN’’ të Beogradit dhe ‘’Ylli’’të Tiranës, për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi.

Për këtë çështje, çështjen e shkruarjes së parullës, dhe polemikave që janë zhvilluar në mes këtyre dy revistave kemi biseduar shtruar në atë kohë me R. Pllanën. Revista e Tiranës e pat shkruar një reportazh për pasuritë dhe resurset e Kosovës, të cilat edhe pse ishin të mëdha, ato nuk shkonin në dobi të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi. NINI i pat mohuar argumentet e Yllit. Me këtë rast, KQ bjen vendimin për shkruarjen e parullës: ‘’NINI rren, Ylli nuk rren’’. Pasi që Ramadan Pllana ishte anëtar i KQ, para se të vendoset për shkruarjen e parullës e pata pytur atë, se a pajtohet që të shkruhet parulla ’’NINI rrenë, YLLI nuk rrenë’’. Ramadan Pllana u pajtua me propozimin, dhe njëkohësisht muar për detyrë, që, në disa vende, ta shkruaj atë parullë me anëtarët e Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ. Por Ramadan Pllana me rastin e shpjegimit të shkrimit të kësaj parulle bënë një spekulim dhe gënjeshtër shumë qesharake, kur’’dëshmon’’ se ai dhe Jusuf Gërvalla i kanë njohur autorët e reportazhit të revistës ‘’Ylli’’ që patën polemizuar me ’’NIN’’ e Beogradit. Citojmë’’dëshminë’’ e Ramadan Pllanës: ‘’Vlen të përmendet se, Jusufi dhe unë, i kemi njohur autorët e këtij reportazhi si dhe të një reportazhi tjetër të TVSH-së mbi disa lagje të varfëra të qyteteve të Kosovës’’. Se Ramadan Pllana i paska njohur autorët e atyre reportazheve nuk dyshojmë, por si t’i besojmë Ramadan Pllanës që ai ka qenë në dijeni se edhe Jusuf Gërvalla i ka njohur autorët e atyre reportazheve, kur siç dihet ai ka dëshmuar se ‘’me Jusuf Gërvallën kurrë nuk ka folur dhe as ballafaquar drejtpërdrejt me të’’.

Ai pastaj vazhdon: ‘’ Qysh në fillim të aktivitetit tim në këtë KQ, m’u kanë dhënë disa tekste nga Shefqet Jashari, me gjasë të propozuar nga heroi ynë kombëtar Jusuf Gërvalla, ndër ato edhe librin e Enver Hoxhës’’ Imperializmi dhe Revolucioni’’.

Është qesharake edhe të mendohet se KQ qenka marrë me shpërndarjen e literaturës, që në atë kohë vinte nga Shqipëria me kanale të ndryshme. Është edhe më qesharake të mendohet se KQ dhe anëtarët e tij kanë diskutuar dhe janë mar vesh se kujt t’i ipet një libër, dhe kujt një libër tjetër. Deklaroj se të gjitha librat që ia kam dhënë për t’i lexuar Ramadan Pllanës dhe shokëve tjerë, si ‘’Imperializmi dhe Revolucioni’’, ‘’Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë’’, etj. i kam marrë nga djali i Aziz Zhilivodës, Faik Krasniqi.

Do t’i citojmë edhe këto ‘’kujtime’’të Ramadan Pllanës, i cili dëshmon se ‘’bashkëpuntori ’’ i tij Jusuf Gërvalla i ka ‘’dhënë’’ shumë detyra për t’i kryer, dhe të gjitha deri me një i ka kryer. Ramadan Pllana’’dëshmon’’ :

‘’Pastaj, më vonë, gjatë manifestimeve kulturore që organizohesin në Prishtinë, sidomos kur vinin artistë e profesorë nga Shqipëria, Jusufi do të na jepte detyra që në mënyrë sa më masive nga rinia studentore të shikoheshin pjesë teatrale, filma, akspozita, koncerte etj’’.

Pastaj vazhdon:

‘’Më kujtohet shumë mirë ; kur na kishte lajmëruar, gjithënjë në mënyrë të tërthortë, për hapjen e ekspozites artistike, ‘’Rilindja Kombëtare Shqiptare’’ në Prishtinë në vitin 1978. Dhe neve që ishim në Lëvizje, na shtronte si detyrë të parë që ta bënim sa më masive këtë ngjarrje artistike’’.

‘’Përveç tjerash, e kishim obligim, sipas mundësive tona, që ta përcjellnim progrmin në TVSH-së ose ta dëgjonim Radio Kuksin. Këto këshilla dhe sugjerime na vinin nga Jusuf Gërvalla. Jusuf Gërvalla kishte pasur nderin që të njihej me imbolin e rezistences tonë, bacë Adem Demaçin qysh në vitin 1974. Nga ai vit, Jusufi nuk e kishte ndërprerë aktivitetin e vet patriotik. Ai, do të përgadiste dhe do të shkruante trakte e pamflete kundër okupatorit, trakte për çlirim kombëtar, pamflete për lirimin e të burgosurëve politikë etj, që do t’i shpërndante patrioti i paepur deri në vdekje, bacë Ahmet Haxhiu. Nga ana tjetër ai shpërndante literaturë ilegale te shokët e besueshëm. Puna dhe ndikimi i tij linin gjurmë në çdo shtresë shoqërore gjatë atyre viteve….’’

Siç po duket Ramadan Pllana , me shkrimet e tij të fundit po’’dëshmon’’ se nuk është vetëm’’veprimtar i radhëve të para’’, por është edhe ‘’historian’’ e përtej historiani, për faktin se na e’’zbardhi’’ jetën edhe veprën e Jusuf Gërvallës. Veçmas e bëri të njohur veprën e tij që nga viti 1974, nga dita që ’’kishte pasur nderin që të njihej me simbolin e rezistencës tonë, bacë Adem Demaçin qysh në vitin 1974.’’

E falënderojmë nga zemra ’’historianin’’ Ramadan Pllana që na dha ‘’argumente’’ se ‘’që nga viti 1974, Jusufi nuk e kishte ndërprerë aktivitetin e vet patriotik’’. Pra kot e kanë gojkëqinjtë që flasin se Jusuf Gërvalla ka pasur ’’ndërprerje’’ në aktivitetin e tij patriotik. Ato deklarata ranë në “zjarrë’’ dhe u ‘’kallën flakë’’, në saje të’’kujtimeve’’dhe’’dëshmive’’ të ‘’historianit’’ dhe ‘’veprimtarit të orëve të para’’ zotëri Ramadan Pllana.

Por Ramadan Pllana na befasoi edhe me një aftësi të tij specifike. Ai edhe pse ‘’kurrë nuk ka folur dhe as është ballafaquar drejtpërdrejt me Jusuf Gërvallën’’, ‘’dëshmon’’ se ka qenë në dijeni se kujt ia ka besuar Jusuf Gërvalla t’i shpërndaj pamfletet. Habitem pse vallë Ramadan Pllanës nuk ia ka dhënë për ta shpërnda asnjë pamflet, po të gjitha ia ka besuar për t’i shpërnda Ahmet Haxhiut ?!

Më në fund po e shkoklojmë edhe këtë bindje kuturu të R. Pllanes. Citojmë:

‘’De facto: LNÇKVSHJ-ja, u shua si subjekt me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës. Praktikisht, me vrasjen e Jusufit dhe Kadriut, të cilët ishin pionierët e bashkimit të mirëfilltë të të gjitha organizatave patriotike në Kosovë dhe në viset tjera të ish RSFJ-së,( …). ‘’Kurse, De jure: Aktiviteti i LNÇKVSHJ-së u shua një muaj pas atentatit makabër që u bë në Shtutgart më 17 janar të vitit 1982. Pra, një muaj, pas rënies heroike të dëshmorëve të lartpërmendur, më 17 shkurt të vitit 1982.(…).

Si të gjitha konstatimet- bindjet me hamendje dhe kuturu të Ramadan Pllanës të analizuara më parë, edhe kjo që po e shqyrtojmë-shkoklojmë këtu, hudhet në shportën e mbeturinave si e pavërtetë dhe jo e saktë, ngase i mungojnë faktet. Sa i përket veprimtarisë së Degës së LNÇKVSHJ në Gjermani, para vrasjes dhe pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës, të cilët ishin në krye të Lëvizjes sonë, me fakte të pamohueshme i kanë ndriquar dy bashkëveprimtarët e tyre të ngushtë: Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi. Shkrimet e tyre me fakte të mjaftueshme i hudhën poshtë si lecka pa vlerë shpifjet e lartshënuara të Ramadan Pllanës, ngase bindshëm sqaruan se ‘’bashkimi’’ në mes tri organizatave që vepronin në Evropën Perendimore, nuk u konkretizua me asgjë të qëndrueshme, me fajin e ‘’bajrajtarëve të farës ruse’’, që i morën ‘’frejtë’’ e dy organizatave komuniste- marksiste- leniniste. Ndërsa, sa i përket veprimtarisë së LNÇKVSHJ në vend, nuk ka fakte se ai ‘’ bashkim’’ që u bë në mes tri organizatave ilegale që vepronin jashta vendit, (por qendrën e kishin në Kosovë), u bë edhe në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare (që gjendeshin nën okupimin serbo-jugosllav). Kjo dëshmon se LNÇKVSHJ nuk e shuajti veprimtarinë e saj as ‘’de facto’’ dhe as ‘’De juro’’ siç gënejn dhe shpif Ramadan Pllana

Prandaj veprimtaria e LNÇKVSHJ si subjekt i pavarur nuk u shua por veproi pa rreshtur për të realizuar objektivat programore të Lëvizjes. Ndërsa shumica e anëtarëve të saj u dalluan në të gjitha proceset shtetformuese dhe çlirimtare që u zhvilluan në Kosovë dhe në diasporë.

Që të mos e zgjati më tepër duke i cituar ’’kujtimet’’ kuturu dhe me hamendje të Ramadan Pllanës për Jusuf Gërvallen, sepse ka edhe shumë gjëra të tilla, do ta pysja se nga i ka mësuar gjithë këto gjëra për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës. Veçmas ka për detyrë të na shpjegoj se gjithë ato ‘’detyra’’ që i kishte marë nga Jusuf Gërvalla, me çfar mjetesh parapsikologjike i ka marrë, pasi që ai dëshmon se kurr nuk ka pasur .’’..një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrrejt me të’’. Por nuk është habi që Ramadan Pllana edhe nëpërmjet hamendjeve të ketë qëllur shumëçka për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës, nga se edhe populli na mëson se ‘’edhe pula çorre duke çukitur shumë herë në të thatë, me hamendje se po e çukitë kokrrën e grurit, e qëllon ndonjëher nga një kokërr!’’.

‘’DËSHMITË’’ E KLONUARA TË RAMADAN PLLANËS TË NDËRTUARA ME GJYSMË TË VËRTETA DHE ME PËRPLOT TË PA VËRTETA

Të shikojmë tani se si i shpjegon dhe i falsifikon Ramadan Pllana dy takimet e para që i kemi pasur në tetor të vitit 1977 në Strofc dhe pastaj në Obiliq.

Në intervistën e tij dhënë «Albaniapress»it, më 17 mars 2009, thotë:’’ Unë kisha kontakt me Shefqet Jasharin, i cili, nga gjysma e vitit 1977, më informoi se i kishin intensifikuar radhët e LNÇKVSHJ-së, që ishte vazhdimësi e LRBSH-së, të themeluar në vitet e gjashtëdhjeta nga Adem Demaçi me shokë, dhe, në bazë të vlerësimit të punës të grupit tonë, për të cilën ishin në dijeni, ata, ishin të pajtimit që të “shkriheshim”, në gjirin e Lëvizjes. Ne, si grup, në një konsultim formal, me gëzim të madh e pranuam këtë propozim, kështuqë, nga Nëntori i vitit 1977, ne, si grup u shkrimë në Lëvizje’’.

’’Nepërmjet Shefqet Jasharit, me të cilin kisha kontakt pamfletin ua kisha dhënë për lexim edhe udhëheqjes së Organizatës, LNÇKVSHJ që ishte në fillim të formimit. Plotësishtë i bindun me konstatimin e Metush Krasniqit se’’neve na duhet një Lëvizje gjithëkombëtare, e jo parti’’, pa u luhatur fare, hodha poshtë idenë e krijimit të partisë dhe broshurën e tërhoqa nga leximi dhe propogandimi i mëtejmë.’’

’’Me këshillat dhe sugjerimet e Metush Krasniqi, kishim vendosur që anëtarët, vëllazërit apo djemtë e xhaxhallarëve si dhe djemt e familjeve të ngushta të mos i angazhojmë në udhëheqje…’’

Ramadan Pllana në ’’kujtimet’’ dhe’’dëshmitë’’e tij i ka përzier dhe i ka bërë lëmsh pa fije, të vërtetat me të pa vërtetat. Ai duke u mbështetur në shtrembërimin apo mohimin e argumeneteve dhe fakteve të shumta, që kanë të bëjnë me LNÇKVSHJ, apo duke shpifur të dhëna dhe fakte të pa qena, bëri përpjekje që të vërtetat t’i bëjë të pa vërteta, ndërsa të pa vërtetat t’i bëjë të vërteta. Dhe kështu para lexuesit të shkrimeve të tija na del tepër jo serioz, naiv dhe i padishëm, falsifikator jo i shkathtë, dhe gënjeshtar .

Për hirë të vërtetës jam i detyruar, edhe pse po më vjen shumë keq, por më tepër e dua të vërtetën se sa e dua veten time dhe Ramadan Pllanën, t’i ndriqoj ngjarjet për të cilat ka folur Ramadan Pllana, dhe t’i largoj me fakte dhe argumente shpifjet e shumta që i pjellë fantazija e tij kundër KQ dhe LNÇKVSHJ. Sa për kurreshtje do t’i numroj gënjeshtrat dhe të vërtetat e Ramadan Pllanës në ’’ dëshmitë’’e tija të nënvizuar më lartë:

E vërteta e parë: Është e vërtetë se Ramadan Pllana ‘’ka kontaktuar ‘’me mua.

E vërteta e dytë: Është e vërtetë se e kam lexuar pamfletin e Ramadan Pllanës: ’’Përpara për formimin e Partisë së Punës së Kosovës’’

E vërtete e tretë: Është e vërtetë se në shtator të vitit 1978, pasi më ka informuar për grupin e tij ’’Shkëndiat e kuqe’’, e kam njoftuar edhe unë se egziston një organizatë ilegale në Kosovë (pa ia treguar emrin) e cila bënte përgaditjet e duhura që në momentin kur të na ‘’vinte shteku’’, t’i këpusnim prangat e robërisë.

E vërteta e katërt: Më vonë i kam thënë se ajo Organizatë( LNÇKVSHJ), është vazhdimësi e LRBSH- së të Adem Demaçit.

Rrena e parë: Nuk është e vërtetë se për herë të parë jemi takuar me Ramadan Pllanën ’’nga gjysma e vitit 1977’’ por jemi takuar në tetorin e vitit 1977 në odën e Sahit Jasharit- babai i Demë Jasharit, në Strofc.

Rrena e dytë: Nuk është e vërtetë se e kam informuar R. Pllanën qysh në takimet e para për egzistimin e LNÇKVSHJ. Është e pa logjikshme dhe e pa besueshme, edhe të mendohej, se unë ia kam besuar msheftësitë e Organizatës një njeriu që kurrë nuk e kisha parë më parë. Një njeriu që kurrë nuk kisha dëgjuar për të, dhe as kisha mësuar se ai ka bërë diçka në shërbim të çështjes madhore kombëare, edhe atë vetëm me dy takime që patëm, njërin në Strofc dhe tjetrin në Obiliq, në tetorin e vitit 1977, e jo siç thotë ai nga gjysma e vitit 1977 (dmth. aty nga qershori i atij viti ?).

Po ashtu edhe përvoja ime e hidhur që e kisha fituar me rastin e burgosjes së parë gjatë vitit 1964 si anëtar i LRBSH-së, më bënte shumë të kujdesëshëm për t’i ruajtur fshehtësitë e Organizatës. Por mbi të gjitha ishte Rregullorja për pranim në Organizatë, që më ndalonte të flasë me dikend për Organizatën dhe ta pranoj në Organizatë, pa e njohur së paku një kohëzgjatje dyvjeçare.

Rrena e tretë: Edhe pohimi i Ramadan Pllanës se ne i kishim propozuar që grupi i tij ‘’Shkëndiat e kuqe’’ të ’’shkrihej’’në LNÇKVSHJ ‘’gjatë gjysmës së dytë të vitit 1977’’, është një rrenë e pa kuptimtë, një ‘’rrenë për hava’’duke i marë parasysh disa argumente.

Argumenti i parë: Organizata jonë ka kërkuar plotsimin e kushteve për pranimin e kandidatëve për anëtarë të organizatës. Për ta pranuar Ramadan Pllanën në organizatë kam qenë i detyruar ta njoh së paku dy vjet më heret atë personalisht, punën e tij, veprën, karakterin dhe bindjet e tija. Përjashtim nga kjo rregull është paraparë, vetëm në raste të rralla, kur kandidati brenda një viti ka dhënë prova se meriton të pranohet para kohe anëtarë i Organizatës. Unë kam bërë përjashtim nga rregullorja, prandaj në vjeshtën e vitit 1978 i kam propozuar Ramadan Pllanës që ta shkrij grupin e tij’’Shkëndiat e kuqe’’ në LNÇKVSHJ, por jo siç’’dëshmon ‘’ai në nëntorin e vitit 1977.

Argumenti i dytë: Kemi fakte të pa mohueshme se grupi ’’Shkëndiat e kuqe’’ është formuar më 15 mars të vitit 1978 në Qendrën e Studentëve të Univerzitetit të Prishtinës: Barakën nr 3, dhoma 11, dhomë ku zyrtarisht banonte Emin Krasniqi, i cili çelësin dhe shtratin e vet ia linte shumë shpesh Demë Jasharit. Atëherë si ka mundësi të ‘’shkrihet’’ ai grup (Shkëndiat e Kuqe) në LNÇKVSHJ, pa qenë i formuar?!

Shtrohet pyetja se ku e gjeti Ramadan Pllana atë forcë shpirtërore, që të bëjë një falsifikim kaq të shëmtuar të një ngjarje historike, në këtë rast, falsifikon kohën dhe vendin e themelimit të grupit ‘’Shkëndiat e kuqe’’, e më pas për të bërë falsifikimin e qëllimshëm të një ngjarje tjetër

historike, atë të shkrirjes së ‘’Shkëndiave të kuqe ‘’në LNÇKVSHJ?!!! Siç dihet ‘’Albaniapress-i” e pat shpallur Ramadan Pllanën para dy vitesh ‘’Veprimtar të radhëve të para’’. Fatkeqësisht e humbi atë titull simpatik, sepse u zbulua se zotëri Pllana merret me shpifje , gënjeshtra dhe me falsifikimin e të dhënave e ngjarjeve historike. Pra këto argumente dhe argumentet tjera që do t’i vej në dukje, janë të mjaftueshme që Ramadan Pllanës t’i humbin ‘’gradat’’ e ‘‘veprimtarit të radhëve të para’’ dhe në vend të tyre të fitojë gradat tjera: Gënjeshtar i radhëve të para.

Rrena e katërt: Është shumë qesharake, naive dhe shumë e pa logjikshme kur Ramadan Pllana ’’dëshmon’’ se ’’pamfletin ua kisha dhënë për lexim edhe udhëheqjes së Organizatës, LNÇKVSHJ’’. Shtrohet pyetja: Si ka mundësi që Ramadan Pllana t’ia japi ’’pamfletin për ta lexuar udhëheqja e Organizatës’’ kur ai, për kohën për të cilën flet, nuk ka pasur as njohurinë më të vogël për egzistimin e Organizatës dhe as për udhëheqësinë e saj?!

Rrena e pestë: Po ashtu nuk janë të vërteta pohimet e Ramadan Pllanës kur thotë : ’’Me këshillat dhe sugjerimet e Metush Krasniqit, kishim vendosur që anëtarët, vëllezërit apo djemtë e xhaxhallarëve si dhe djemtë e familjeve të ngushta të mos i angazhojmë në udhëheqje…’’. Edhe këtë ‘’këshillë’’-urdhër nuk ia ka dhënë Metush Krasniqi, por ja kam dhënë unë, Ramadan Pllanës pasi është bërë ‘’shkrirja’’ e grupit të tij në LNÇKVSHJ, në vjeshtën e vitit 1978. Por ’’këshilla’’ , ’’sygjerimi’’- në fakt urdhëri ka qenë pak më ndryshe. Nuk ndalohej përfshirja e anëtarëve të familjes vetëm në ’’udhëheqje’’ siç thotë Ramadan Pllana, por ndalohej edhe anëtarësimi i tyre në Organizatë.

Rrena e gjashtë: Edhe konstatimi i Ramadan Pllanës se LNÇKVSHJ ishte në ‘’fillim të krijimit’’, ( në kohen kur i kam pasur takimin e parë me të,) është një rrenë e pa kuptimt, ngase, kur jam njohur me të, Organizata jonë e kishte organin e saj udhëheqës që e patëm quajtur Komitet Qendror( KQ), i cili numëronte 11 anëtarë. LNÇKVSHJ e kishte të zgjedhur kryetarin. E kishte miratuar Programin e Statutin. Ishin emëruar kryetarët e 6 komiteteve Qarkore(qyteteve-komunave). Ishte miratuar Rregullorja dhe Betimi për pranimin e anëtarëve në organizatë. Ishin bërë ca përgaditje teknike për nxerrjen e ‘’Zërit të Kosovës’’, organit të LNÇKVSHJ. Ishin shkruar shumë artikuj nga anëtarët e KQ, që do të botoheshin në organin e saj. Kishim dërguar në Shqipëri përfaqësuesin tonë me një letër informimi për formimin e LNÇKVSHJ.

Pra, dokumenti se kur është formuar Organizata egziston në Arkivet e Shqipërisë, prandaj nuk ka nevojë të mërzitet ’’historiani’’ Ramadan Pllana, dhe mos të humbasi kohë për të ‘’hulumtuar’’ se kur është formuar LNÇKVSHJ. Po ashtu, e patëm dërguar në Stamboll shokun tim të ngushtë Sheremet Saraçi, ’’Mësuesin’’ ( anëtarin e KQ që nga dita e formimit të LNÇKVSHJ), për të kontaktuar me veprimtarë të çështjes shqiptare në Turqi. Ishin përcaktuar detyrat momentale, afatmesme dhe afatgjata të LNÇKVSHJ, etj. Pra nuk është e vërtetë se Lëvizja ishte ‘’në fillim të formimit’’.

Rrena e shtatë : Deklarata e Ramadan Pllanës se ai ishte plotësisht i bindur me konstatimin e Metush Krasniqit se’’neve na duhet një Lëvizje gjithëkombëtare, e jo parti’’ dhe se “pa u luhatur fare, hodha poshtë idenë e krijimit të partisë dhe broshurën e tërhoqa nga leximi dhe propogandimi i mëtejmë’’, është një shpifje e ndyrë, është një rrenë e kulluar, sepsr këshillat që ia kam dhënë unë me rastin e kthimit të pamfletit të tij në Obiliq, dy javë pas takimit të parë që e patëm në Strofc, ia mvesh Metush Krasniqit, të cilin nuk e njihte e as nuk dinte se ai ishte i organizuar apo udhëheqës i Lëvizjes.

Trumpetimet e tij përmes këtyre’’argumenteve’’ të pa qena, se gjoja Ramadan Pllana qysh nga fillimi ka qenë në dijeni se Metush Krasniqi ishte në krye të LNÇKVSHJ, se gjoja ai e ‘’ka lexuar ‘’pamfletin dhe se me’’këshillat’’ dhe ‘’sygjerimet’’ e tij ka punuar dhe vepruar, janë shpifje dhe rrena të kulluara. Deklaroj haptazi se unë me asnjë fjalë nuk i kam treguar Ramadan Pllanës dhe as ndokujt tjetër se Metush Krasniqi është i kyqur në Organizatë, apo është në krye të LNÇKVSHJ. Po ashtu deklaroj botërisht se Ramadan Pllana nuk ka qenë i njoftuar prej askujt para se të burgosej, gjatë burgosjes së tij dhe gjatë vuajtjes së dënimit se Metush Krasniqi ka qenë i kyqur apo ka qenë kryetar i LNÇKVSHJ. Ai këtë ka mësuar se Metush Krasniqi ka qenë në krye të Organizatës nga intervista ime e botuar në’’Drita’’ të Shefki Osekut më 1997, e kurrësesi më herët.

Do t’i ceku disa prej argumenteve që hudhin poshtë gënjeshtrat dhe shpifjet e Ramadan Pllanës, dhe vërtetojnë saktësinë e deklaratave të mia.

Argumenti i parë: Ramadan Pllana dëshmon se unë i kam thënë se LNÇKVSHJ është vazhdimësi e organizatës së Adem Demaçit. Dëshmia e tij është e vërtet, por konstatimi im nuk ka qenë i drejt dhe i sinqert. Është më se e vërtetë se LNÇKVSHJ nuk ka qenë vazhdimësi e organizatës së Adem Demaçit, as vazhdimësi e organizatës së Metush Krasniqit, por ka qenë si të gjitha organizatat e mëhershme, vazhdimësi e përpjekjeve të vazhduesme për ta mbajtur të ndezur zjarrin e rrezistences tonë kombëtare, që në momentet e volitshme, kur të na ‘’vie shteku’’ t’i

këpusim prangat e robërisë. Këtë që po e them dëshmon fakti se të gjitha organizatat ilegale që kanë bërë përpjekje për të vepruar kundër robërisë serbo-jugosllave nuk kanë pasur jetë të gjatë veprimi, ngase në radhët e tyre janë infiltruar bashkëpunëtorët e Sigurimit jugosllav (UDB-së), apo është punuar pa një konspiracion të mirëfilltë. Prandaj, me burgosjen e një anëtari të udhëheqjes së organizatës, është zbuluar, jo vetëm udhëheqja e organizatës, por edhe e gjithë anëtarësia, dhe ka përfunduar aktiviteti i organizatës. Mu për këtë nuk është e drejtë të thuhet se LNÇKVSHJ ishte vazhdimësi e njërës apo tjetrës organizatë. Sepse, si njëra – si tjetra, e kanë përfunduar aktivitetin e tyre me burgosjen e udhëheqësive të tyre, së bashku me ideologët-kryetarët e tyre.

Shtrohet pyetja: pse i kam thënë Ramadan Pllanës se LNÇKVSHJ është vazhdimësi e Organizatës së Adem Demaçit, kur kjo nuk ishte e vërtetë? E them sinçerisht se qëllimi im ka qenë, që Ramadan Pllanës t’ia largoj nga mendja se në krye të Organizatës mund të jetë Metush Krasniqi, pasi që kishte qenë i inforuar se atë e kishim mik shtëpie. Deklarata ime ka qenë bindëse për Ramadan Pllanën nga fakti se kur kemi biseduar me të për LNÇKVSHJ në vjeshten e vitit 1978, Adem Demaçi qe dënuar më herët për herë të tretë me burg në bazë të ligjit jugosllav’’për veprimtari armiqësore’’. Fakti tjetër ishte se unë, si anëtarë i Organizatës së Adem Demaçit, i kisha mbajtur tri vjet(3 vjet dhe 28 ditë) burg gjatë vitit 1964–1967. Këto dy fakte e kanë bindur Ramadan Pllanën se edhe këtë radhë kam qenë i kyqur në Organizatën e Adem Demaçit,( edhe pse nuk i kam thëne¨) por kam shpëtuar nga burgosja. Mu për atë edhe me ’’gëzim’’ ka pranuar propozimin tim që grupi i tij të ‘’shkrihej’’ në LNÇKVSHJ. Këtë që po deklaroj na e vërteton vet Ramadan Pllana me deklaraten etij kur thotë: ’’ ne ishëm të bindur se në krye të udhëheqjes (mendon të LNÇKVSHJ -vërejtja ime) kemi Adem Demaçin….’’ . Ky është argumenti i parë, që i hudhë poshtë gënjeshtrat dhe shpifjet e Ramadan Pllanës se ai ka ‘’vepruar’’ sipas ‘’udhëzimeve’’ dhe’’këshillave’’ të Metush Krasniqit.

Argumentin e dytë: Citojmë disa fragmente të letres së Ramadan Pllanës dërguar Adem Demaçit: ‘’Baca Adem, nuk po të lodhi me mendimet e mia, po kam një kërkesë të madhe që kishte për të qenë shumë e dobishme për mua! Jam duke i përgatitur edhe unë kujtimet e mia për përpjekjet tona dhe para se t’ i bëj pyetjet direkte po të përshkruaj pak themelimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI, shkurt LNÇKVSHJ: Një nga udhëheqësit e kësaj organizate Sabri Novosella na thoshte se kjo organizatë është vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçit dhe me dijeninë tënde; për çka edhe kishim pranuar të jemi anëtarë edhe Jusuf Gërvalla e unë.’’(Siç po shihet vetë Ramadan Pllana pranon se ka pranuar të bëhet anëtarë Lëvizjes, se ka qenë i bindur se në krye të saj është Adem Demaçi e jo Metush Krasniqi. )

Se Ramadan Pllana ka pranuar të bëhet anëtarë i LNÇKVSHJ duke qenë i bindur se ishte vazhdimësi e Organizatës së Adem Demaçit, fare nuk dyshojmë, por si e mur vesh Ramadan Pllana se edhe Jusuf Gërvalla paska pranuar të bëhet anëtarë i LNÇKVSHJ ‘’duke kujtuar se ishte vazhdimësi e Organizates së Adem Demaçit ‘’, kur Ramadan Pllana në intervisten e tij dëshmon se me Jusuf Gërvallen ‘’ kurrë nuk kam pasur një bisedë a ballafaqim të drejpërdrejt me të.?!’’ Edhe një sqarim zotëri Pllanës: Ramadan Pllanës nuk i ka thënë Sabri Novosella se LNÇKVSHJ është vazhdimësi e Organizatës së Adem Demaçit, por i kam thënë unë, në momentin kur e kam njoftuar për egzistimin e saj.

Argumenti i tretë : Për kohën që flet Ramadan Pllana, Metush Krasniqi ka qenë i njohur në opinionin e ish- të burgosurve politikë si nacionalist dhe si ballist. Ai ishte kundërshtar i rrept i Enver Hoxhës, politikës dhe bindjeve ideologjike të tij. Ndërsa Adem Demaqi ishte i njohur si enverist dhe me bindje komuniste. Prandaj bashkimi i këtyre dy personaliteteve në një organizatë ilegale, në kohën dhe rrethanat që po flasim, me dallimet aq të mëdha ideologjike, që kishin në mes veti, ka qenë i pa mundur të realizohej. Prandaj, ’’kujtimet’’ dhe’’dëshmitë’’ e Ramadan Pllanës se ai ishte i ‘’bindur’’se në ‘’udhëheqjen’’ e organizatës e kemi Adem Demaçin, mund të merren si të vërteta. Por, kurrësesi nuk mund të merren si të vërteta’’dëshmitë’’ dhe’’kujtimett’’ e tij në lidhje me Metush Krasniqin. Pra edhe ky argument i hudh poshtë deklaratat e tërthorta të Ramadan Pllanës se ai ka qenë në dijeni për rolin udhëheqës që ka pasur Metush Krasniqi në LNÇKVSHJ.

Argumenti i katërt: A thua kush do t’i besonte Ramadan Pllanës në ’’dëshmitë’’ dhe ‘’kujtimet’’ e tij të pa logjikshme dhe të pa besueshme. Si ka mundësi që unë, pasi që kisha fituar një përvojë organizative gjatë burgosjes dhe vuajtjes së dënimit, t’ia zbuloj fshehtësitë e organizatës një djaloshi anonim, që asgjë nuk dija për biografinë e tij, vetëm me dy-tri takime të mbajtura me të. Por, mbi të gjitha, Rregullorja e Organizatës për pranim të anëtarëve në organizatë, ma ndalonte të flas për organizatën me dikend që nuk e njihja së paku dy vjet më parë. Kush do t’i besonte deklaratave të Ramadan Pllanës, se gjoja unë, edhe pse i kam ditur bindjet e

Metush Krasniqit për komunizmin dhe marksizëm-leninizmin, ia paskam dhënë atij që t’a lexojë pamfletin e tij, pamflet i cili, në fakt, nuk kishte kurrëfarë vlere pos që të përdorej si letër për ta ndezur stufen e ngarkuar me dru. Kush mund t’u besojë përrallave fëminore të Ramadan Pllanës se Metush Krasniqi paska qenë aq naiv, saqë, duke e rrezikuar vetveten dhe shokët, e ka ‘‘këshilluar’’ një djalosh anonim, i cili nuk kishte dhënë kurrëfarë provash më parë se ishte burrë i fjalës dhe i besës, që të heqë dorë nga formimi i ‘’Partisë së Punës së Kosovës’’, dhe të mari pjesë në formimin e ‘’Lëvizjes gjithkombëtare’’për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.

RRENA E RRENËVE TË RAMADAN PLLANES

Siç duket ‘’dëshmitë’’e para të Ramadan Pllanës të botuara në ‘’Albaniapress’’ para dy vitesh e kanë bindur Ramadan Pllanën se nuk janë të mjaftueshme që të shpallet ’’veprimtar i rradhëve të para’’. Mu për atë, në shkrimet e tij të më vonshme kushtuar Metush Krasniqit, të publikuara po ashtu në ’’ Albaniapress’’ dhe në Web faqet tjera të Internetit, i shkeli ‘’dëshmitë ’’ dhe’’kujtimet’’ e mëparshma, duke shpifur’’ kujtime’’ dhe’’dëshmi’’ tjera për të njejtat ngjarrje. Në shkrimin e tij me titull ‘’Metush Krasniqi simbol i rezistences dhe i ribashkimit kombëtar’’ deklaron:

‘’Bacë Metushin, e kisha njohur rastësisht, në vitin 1970, nëpërmes një hoxhe, Imer Rafunës,(… ) Qysh atëherë më kishte lënë përshtypjen e një njeriu zemërgjerë e të thjeshtë, po me një shpirt kombëtar ‘’Më vonë, kur e kuptova në fillim të vitit 1977, nga Shefqet Jashari, se ai e kishte lexuar pamfletin tim «Përpara për krijimin e Partisë së Punës së Kosovës», unë i pranova sugjerimet dhe vlerësimet e tij dhe pritja sinjalin për të bashkëpunuar me të (… ) Me këtë dua të them se Baca Metush, më njihte si një enverist dhe nuk kishte kurrfarë pengese për të bashkëpunuar. Nga arsyeja e konspiracionit që e kam përmendur më lartë, nuk u takuam kurrë nga afër, gjatë aktivitetit tonë në kuadër të LNÇKVSHJ’së, mirëpo na lidhte veprimtaria jonë e përditshme, që të dyve na lidhnin shumë simpatizues, sidomos nga N.T. «Hekurudha», dhe nëpërmes tyre shkëmbenim mendime e këshilla, për këtë do të shkruaj një kujtim tjetër të veçantë’’.

Të shiqojmë se çka ka të vërtetë, e çka është rrenë në këtë ‘’dëshmi’’të Ramadan Pllanës.

Mund të merret e vërtetë delarata e tij se rastësishtë është njohur (takuar) me Metush Krasniqin më 1970, por si t’i besohet deklaratës tjetër që është rrenë mbi rrenë, kur thotë : ‘’Më vonë, kur e kuptova, në fillim të vitit 1977, nga Shefqet Jashari, se ai e kishte lexuar pamfletin tim ’’Përpara për krijimin e Partisë së Punës së Kosovës’’, unë i pranova vlerësimet e tij dhe pritsha sinjalin për të bashkëpunuar me të…’’ . Kjo deklaratë e tij kryekput është rrenë mbi rrenë, sepse nuk ka asgjë të bëjë me të vërtetën. Sa për korrektësi, do t’i numroj me radhë rrenat e Ramadan Pllanës në këtë ‘’dëshmi’’:

Rrena e parë: Deklarata e tij bie në ujra të zeza kur thotë se gjoja unë, Shefqet Jashari, e paskam informuar Ramdan Pllanën ‘’në fillim të vitit 1977’’ se Metush Krasniqi e ka lexuar pamfletin e tij ‘’Pëpara për formimin e Partisë së Punës së Kosovës’’. Si duket Ramadan Pllana ka harruar se çka ka thënë para dy vitesh në intervisten e tij dhënë «Albaniapress»it, më 17 mars 2009, i cili ka thëne¨:’’ Unë kisha kontakt me Shefqet Jasharin, i cili, nga gjysma e vitit 1977, më informoi se i kishin intensifikuar radhët e LNÇKVSH-së…’’ Do ta pysja Ramadan Pllanën të na tregoj se cila deklaratë e tij është gjysmë e vërtetë, dhe cila deklaratë është rrenë mbi rrenë, pa asnjë të vërtetë.

Shtrohet pyetja si kam pasur mundësi ta informoi R. Pllanen ne fillim të vuitit 1977 se ‘’pamfletin’’ e tij e ka ‘’lexuar Metush Krasniqi’’, kur unë për herë të parë jam takuar me të në tetorin e vitit 1977. ( kurse ai dëshmon se është takuar me mua ‘’nga gjysma e vitit 1977.) A nuk tregon kjo se Ramadan Pllanës me doren e tij nënshkruan ( jo vetëm me gojë) faktin se ai është gënejështar, dhe shpifës.

Rrena e dytë: Kurrë nuk i kam thënë Ramadan Pllanës se pamfletin e tij e ka lexuar Metush Krasniqi, sepse as mendja nuk më ka shkuar t’ia japi Metushit ta lexonte atë pamflet, ngaqë, vet titulli i pamfletit do t’a irritonte Metush Krasniqin dhe se, pa një-pa dy, ai do t’a hidhte në shportë të bërllogut. Po zëmë se, si thotë populli “m’i pini sorra mendët’’ dhe ia dhashë atij pamfletin e Ramadan Pllanës për ta lexuar. Me siguri do ta fyja atë shumë rëndë, ndërsa veten do ta veja në pozitë qesharake dhe jo serioze, duke ditur për bindjet e tija që kishte për komunizmin, marksizëm-leninizmin dhe për vet Enver Hoxhën.

Po edhe sikur do ta merrte prej meje pamfletin me siguri se, sapo ta lexonte vetëm titullin: ‘’Përpara për formimin e Partisë së Punës së Kosovës’’, menjëherë do ta hidhte në shportë. Unë do të turpërohesha me veprimin tim shumë naiv dhe të palogjikshëm, sepse ne nuk kishim themeluar organizatë komuniste, të cilën Ramadan Pllana do të na e forconte si kuadër me temel të fort komunist. Për përfundim të kësaj skene tragjiko-komike, as mendja nuk do të më shkonte më për ta pranuar atë antar të Lëvizjes.

Këtë rrenë mbi rrenë të Ramadan Pllanës e hudhë për toke dhe e banë leckë të pa vlerë fakti se, edhe sikur Metush Krasniqi ta kishte lexuar pamfletin e tij, për këtë unë nuk do t’i tregoja kurrsesi Ramadan Pllanës, sepse kjo informatë do ta bindëte R. Pllanen se në udhëheqjen e Organizates është edhe Metush Krasniqi. Kjo gjë do ta dekonspironte atë dhe Organizaten, dhe do të paraqiste rrezik për burgosjen e Metush Krasniqit, në rast se Ramadan Pllana do të bënte gabimin apo lëshimin më të vogël konspirativ.

Rrena e tretë: Ramadan Pllana deklaron në vijim se ’’Unë i pranova vlerësimet e tij dhe pritsha sinjalin për të bashkëpunuar me të…’’.Ramadan Pllana është dashur të na tregoj se me çfar ‘’note’’ e ka vlersuar pamfletin e tij Metush Krasniqi, dhe kush ia ka përclellur atij ato ‘’vlerësime’’. Kurse sa i përket deklaratës së Ramadan Pllanës se ai paska pritur sinjalin nga Metush Krasniqi për të ‘’bashkëpunuar me të’’, është një deklaratë skandaloze, e palogjikshme dhe e pabesueshme, që nuk don koment. Vetëm logjika e rrahagjoksëve të Kosovës arsyeton përdorimin e të gjitha mjeteve të pista për t’u qëndisur me ‘’grada’’ të ’’autoritetit’’, ’’veprimtarit’’, ‘’çlirimtarit’’ , të të ’’merituarit’’ e lavde tjera të sajuara ngeshëm.

A thua Metush Krasniqi paska qenë aq naiv sa që menxi paska pritur t’i ofrojë ’’bashjkëpunim’’ një djaloshi anonim, i cili në bazë të biografisë së tij, me asgjë nuk kishte dëshmuar më parë se ishte një person i njohur për veprimtarinë e mëhershme kombëtare, apo një person që kishte autotitet e ndikim në vendin ku jeton dhe punon?!

Rrena e katërt: Rrahagjoksi i dalluar i Vushtrrisë Ramadan Pllana, shpreson, duke manipuluar me emrin e Metush Krasniqit, do ta përmirësojë biografinë e tij kur thotë: ‘’Nga arsyeja e konspiracionit që e kam përmendur më lartë, nuk u takuam kurrë nga afër gjatë aktivitetit tonë në kuadër të LNÇKVSHJ-së, mirëpo na lidhte veprimtaria jonë e përditshme, që të dyve na lidhnin shumë simpatizues, sidomos nga N.T. « Hekurudha », dhe nëpërmes tyre shkëmbenim mendime e këshilla..’’.

Njerëzit e painformuar kur e lexojnë këtë kryerrenë kuptojnë se Ramadan Pllana e paska njohur rolin e Metush Krasniqit në LNÇKVSHJ, por në saje të ‘’zgjuartësisë’’ së tij , nuk është takuar me të. Por, prapseprap, në saje të ‘’aftësisë ’’ së tij , është gjetur mënyra për të ’’shkëmbyer mendime dhe këshilla’’ në mes tyre nepërmjet’’simpatizuesve të shumtë’’që i kishin,

Më vjen keq ta lodhi Ramadan Pllanën duke kërkuar prej tij të na flas për ‘’mendimet’’ veç e veç të të tij dhe të Metush Krasniqit, për çështje të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse është temë e gjërë. Do ta lusja Ramadan Pllanën që së paku të na tregoj për ‘’këshillat’’që ia kanë dhënë njëri tjetrit. Sidomos e lusim të na tregojë për’’këshillat’’ që ia ka dhënë ai Metush Krasniqit, se ndoshta me ‘’këshillat’’ e tij ka ‘’shpëtuar’’ pa u ‘’burgosur’’ Metush Krasniqi?!.

Unë deklaroj me përgjegjësi dhe e përsëris faktin se lidhje e vetme ndërmjet Ramadan Pllanës dhe KQ me në krye Metush Krasniqin, sipas rregullave organizative dhe sipas hierarkisë, kam qenë unë. Ramadan Pllana ka mundur t’i dërgoi të fala Metush Krasniqit, si ish- i burgosur politik që ishte, nepërmjet njerëzëve që i ka njohur,( që kanë punuar me të) duke e shfrytëzuar takimin e rastësishëm që e ka pasur me të në vitin 1970. Është qesharake dhe shumë e pa logjikshme edhe të mendohej se Metush Krasniqi paska shkëmbyer ‘’mendime dhe këshilla ‘’ me R. Pllanën, ‘’nepërmjet simpatizuesëve’’ (selamxhijve) të tyre. Sikur të kishte qenë Metush Krasiqi aq ‘’mendjelehtë’’ siç mundohet ta paraqes Ramadan Pllana, me siguri ai nuk do të mbetej pa u burgosur së bashku me Ramadan Pllanën dhe me mua, në nëntorin e vitit 1979. Vetëm 1-3 ditë do t’i mjaftonin R. Pllanes të mendohej dhe të pendohej në çelinë e burgut, për ta sjellë Metush Krasniqin dikun afër tij, për të ‘’shkëmbyer mendime dhe këshilla’’ në mes tyre.

SPEKULIMET E RAMADAN PLLANËS ME KOMITETIN E RINISË TË LNÇKVSHJ

Në pyetjen e intervistuesëve se ’’Kur e formuat Komitetin e Rinisë dhe cilët ishin anëtarët e tij? Ramadan Pllana përgjigjet:

‘’Komitetin e Rinisë së LNÇKVSHJ-së, e formuam më 12 mars të vitit 1979, në Tauk Bashqe, me këta anëtarë:1. Ramadan Pllana, absolvent i frenges, kryetar, 2. Abdullah Hoxha, student në degen Gjuhë dhe letërsi shqipe, nënkryetar, 3. Kimete Krasniqi, studente në degen e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, anëtare,5. Musa Neziri, student në Fakultetin Teknik, anëtar, 5. Latif Pllana, student në Fakultetin Juridik, anëtar. Të gjithë këta kishin lidhje të ngushta me shumë studentë dhe shokë të tjerë dhe ishin të dëshmuar në aktivitetin etyre, sidomos në propogandë dhe agjitacion në Univerzitetin e Prishtinës e gjetiu. Rrethi i tyre ishte i gjërë dhe përfshinte të gjitha trojet etnike.

‘’Kështu Komiteti i Rinisë, filloi t’i formoi edhe degët e veta pranë Univerzitetit të Prtishtinës’’.

Në këtë dëshmi ka vetëm një të vërtetë. Ramadan Pllana, me propozimin tonë, e ka formuar Komitetin e Rinisë të LNÇKVSHJ . Është pra një fakt i pa kontestueshëm. Por është rrenë e kulluar kur thotë se ‘’Komiteti i Rinisë, filloi t’i formoi edhe degët e veta në Univerzitetin e Prishtinës’’. Për këtë që e them, mbështetem në faktin se KQ i LNÇKVSHJ nuk ka paraparë të formonte Degë të Organizatës në vend, prandaj, skemës së njejtë organizative duhej t’i përmbahej edhe Komiteti i Rinisë. Zingjiri udhëheqës në vend ka qenë kështu: Komiteti Qëndror (Organi udhëheqës (qendror) i organizatës). Komitetet Qarkore, (të qyteteve-komunave), kanë qenë të lidhura nepërmjet kryetarit të tyre me KQ. Komiteti i Rinisë së LNÇKVSHJ ka qenë në të njëjtin nivel me Komitetet Qarkore. Kryetari i Komitetit ka qenë i lidhur nëpërmjet meje me KQ të LNÇKVSHJ. Pastaj kanë qenë Komitetet Vendore, ( Në fshatra, Organizata punuese, Institute arsimore, fakultete, shkolla, etj. ) të lidhura drejtpërdrejt me udhëheqësinë e Komiteteve Qarkore.

Rrahagjoksi i vonuar i Kosovës e ka hudhur veten e tij në ‘’Pus t’Hamzës’’ me vetlavdërimet shumë naive.

Ai ‘’dëshmon : ‘’Anëtarët tanë dhe simpatizantët tanë, të informuar në kanale konspirative, kur muarën vesh se kishin ‘’Komitetin’’e tyre, nuk mundin ta përmbanin veten. Këndonin këngë patriotike në ndeja e manifestime, apo në dasma, që frymzonin rininë me një entuziazëm të paparë’’. dhe pastaj vazhdon:

‘’Nuk është rastësi që në ngjarjet historike, në demonstratat e 11 marsit 1981, që do të vërshonin mbarë Kosovën, me këto këngë rinia shqiptare do t’u shtin frigën në palc dhe armates jugosllave…’’

A thua kush do t’i besonte kësaj deklarate skandaloze të Ramadan Pllanës, i cili, entuziazmin dhe gadishmerinë e rinisë së Kosovës gjatë vitit 1981 për sakrifica, e lidh me themelimin e ‘’Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ’’ Nuk duhet parë për të madhe rrahagjoksit të vonuar të Vushtrrisë, i cili mundin e të tjerëve mundohet ta përvehtësojë. Kjo është fillozofia jetësore e rahagjoksave të Kosovës. Këto lavde naive të Ramadan Pllanës ma kujtojnë personazhin e një tregimi të gjeniut popullor : “Bubrreci kishte rënë rastësisht mbi gurin e mullinit, që blunte grurë. Ai në pamundësi të largohej nga guri ku kishte rënë me pahirë, ju thonte shokëve të tij që lypnin ushqim aty pari në mulli: ja, shiqoni, si po e sjell unë gurin e mullirit?!’’.

Të shohim në vazhdim spekulimet tjera të Ramadan Pllanës, të cilat i bën në saje të faktit se ai e pat formuar Komitetin e Rinisë së LNÇKVSHJ.

Zotëri Pllana ‘’dëshmon’’: ‘’Pastaj Jusufi u bë mbështetje më e fuqishme në punën time organizative, që kisha me rininë. Unë do të shkruaja pamflete e punime tjera për rininë të cilat do t’i redaktonte, ai. Unë, e kisha marrë edhe detyren për të formuar Komitetin e Rinisë, të cilin e formova më 1979. Me Jusuf Gërvallen, përparonte me vrull dhe zjarr revolucioni.’’

Jam i detyruar t’a shkokloj këtë dëshmi të Ramadan Pllanës: ‘’Pastaj Jusufi u bë mbështetja më e fuqishme në punën time organizative që kisha me rininë’’. Se kjo’’dëshmi’’ e ‘’veprimtarit të orëvetë para’’ është rrenë e kulluar, dëshmon vet Ramadan Pllana, i cili në pyetjen e intervistuesit se ’’ Kur dhe si u njohe me Jusuf Gërvallën, ai vet deklaron: ‘’Jusufin, pasi që ishte personalitet i njohur publik, e njihja kaher, po kurrë nuk kam pasur një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të.’’

‘’Dëshmia’’ tjetër është edhe më skandaloze: ‘’Unë do të shkruaja pamflete e punime tjera për rininë të cilat do t’i redaktonte, ai.’’. Këtë ‘’dëshmi’’ të ‘’veprimtarit të orëve të para’’nuk do ta marrim për ‘’rrenë për hava’’po qe se na e jep një dëshmi me argumente se cilat ‘’pamflete’’ dhe cilat ‘’punime tjera për rininë’’, të shkruara nga Ramadan Pllana, i ka redaktuar Jusuf Gërvalla, përpos pamfletit ’’Rini shqiptare, rini revolucionare’’! për të cilin unë do të shpjegoj mënyrën se si ka rënë në duar të Jusuf Gërvallës.

Të shiqojmë tani mjeshtrinë e spekulimeve dhe falsifikimeve të rrahagjoksit të vonuar të Kosovës, me çfarë mjeshtrie i falsifikon edhe të dhënat që i ka dhënë vet për themelimin e Komitetit të Rinisë të LNÇKVSHJ. Citojmë:

‘’Më 12 mars të vitit 1979 nga KQ m’u ka dhënë detyrë, me gjasë sipas udhëzimeve të Jusuf Gërvallës, që të formoj Komitetin Qëndror të Rinisë së LNÇKVSHJ-së . Një detyrë e tillë nuk i jepet një anëtari të thjeshtë, pos një kuadri të KQ dhe me përvojë e të besueshëm. Për këtë dëshmon si dokument i gjallë shkrimi im, si pamflet :

‘’Rini shqiptare, rini revolucionare’’

Ky shkrim është redaktuar nga Jusuf Gërvalla dhe publikuar në “Lajmëtari i Lirisë”, në janar të vitit 1981’’.

Siç po shihet Ramadan Pllana ka ‘’harruar’’, apo e ka shpallur të pa vlefshme ‘’dëshminë’’, me të cilën na njofton se në Tauk Bashqe e ka formuar Komitetin e Rinisë të LNÇKVSHJ më 12 mars të vitit 1979.

Tani me deklaraten e dytë kuptojmë se Ramadan Pllana e shpall të rreme dëshminë e parë, ndërsa ‘’dëshminë ‘’e dytë e shpall të vërtetë. Pra, rrahagjoksi i Vushtrrisë, ‘’dëshminë’’ e dytë e ‘’qon në pyka’’, e rritë dhe nga ‘’Komiteti i Rinisë’’, që ishte, e shndërron në ‘’Komitet Qendror’’.

Ramadan Pllana duke qenë i vetdijshëm se nuk e ka të lehtë për t’a mohuar ‘’dëshminë ‘‘e parë , që me detale na tregon se kur, ku dhe me kend e kanë themeluar ‘’Komitetin e Rinisë’’, mendon se do t’i ndihmonte përdorimi i faktit se Jusuf Gërvalla ia ka redaktuar pamfletin e tij: ’’Rini shqiptare, rini revolucionare’’. R Pllana nuk bënë kurrëfar shpjegimesh se në ç’ mënyrë dhe si ia e ka dhënë për redektim atë pamflet Jusuf Gërvallës, dhe si u bë që të botohet ai pamflet në ‘’Lajmëari i lirisë’’, nga se më parë ka dëshmuar: ‘’…kurrë nuk kam pasur një bisedë a ballafaqim të drejtpërdrejt me të.’’

Pasi që Ramadan Pllana spekulon me pamfletin e tij: ‘’Rini shqiptare, rini revolucionare’’. E shoh të udhes t’i bëj ca shpjegime për të ndriçuar të vërtetën se si arrijti pamfleti në fjalë të botohet në ‘’Lajmëtarin e lirisë’’. Qysh me themelimin e KQ të LNÇKVSHJ, qe vendosur të bëhen përgaditjet e duhura për botimin e Organit të saj, ‘’Zëri i Kosovës. ’’ Krahas përgaditjeve teknike, anëtarët e KQ, patën marë për detyrë të shkruajnë artikuj për ngjarjet aktuale në vend dhe ato ndërkombëtare. Më kujtohet se Sheremet Saraçi e pat shkruar një shkrim që flitej për veprimtarinë antikombëtare të Mahmut Bakallit. Edhe anëtarit më të ri për nga mosha dhe ‘’stazhi’’në KQ, Ramadan Pllanës ia përcjella atë detyrë. Ai ma pat dhënë pamfletin: ‘’Rini shqiptare, rini Revolucionare’’, dhe unë pastaj e përcjella në KQ. Me siguri ai shkrim dhe shkrimet tjera të anëtarëve të KQ i janë përcjellë Jusuf Gërvallës. Si duket me largimin e tij nga vendi për t’i shpëtuar burgosjes, i ka marë me vedi edhe shkrimet që kanë arrijtur në KQ të Organizatës, apo ato shkrime i janë dërguar më vonë nepërmjet ndonjë anëtari të përkushtuar të Organizates. Jusuf Gërvalla nuk ka pasur idenë për asnjë shkrim se kush i ka shkruar nga anëtarët e KQ, sepse autorët e shkrimeve i kanë firmosur me pseudonimet që ata vet i kanë zgjedhur, sipas dëshirës, e jo me pseudonimet që ua caktuan Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla dhe Shefqet Jashari bashkëpunëtorëve të tyre që ishin anëtarë të KQ të Organizatës.

Unë nuk habitem shumë me këto spekulime, falsifikime dhe manipulime të Ramadan Pllanës, sepse jemi në epokën e rrahagjoksave të Kosovës.

PJESA E DYTË:

DËRGIMI I RAMADAN PLLANËS NË FRANCË DHE TURQI NGA KQ I LNÇKVSHJ

E tash do t’i shohim ’’dëshmitë’’ e Ramadan Pllanës në lidhje me dërgimin e tij në Francë dhe në Turqi.

‘’ Kam udhëtuar dy herë, jashtë atdheut, një herë në Francë me gjasë me propozimin e heroit tonë kombëtar, Jusuf Gërvallës, dhe një herë në Turqi, me gjasë e pa gjasë, me direktivat e Sabri Novosellës…’’, deklaron Ramadan Pllana

Meqenëse unë kam qenë lidhje në mes Ramadan Pllanës dhe KQ të LNÇKVSHJ, jam i detyruar të shpjegoj edhe këtë çështje .

Në gjysmën e dytë të vitit 1979 u bënë konsultime me të gjithë anëtarët e KQ, për gjetjen e një personi të përshtatshëm për dërgimin e tij në Francë, për të kërkuar nga organizatat e OKB-së, dhe ‘’Amnesti Internacional’’, që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të protestojnë për dhunën e policisë jugosllave ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi, dhe të kërkojnë lirimin e Adem Demaçit nga vuajtja e matutjeshme e dënimit në burgjet jugosllave. Duke qenë i binur se Ramadan Pllana është personi i përshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre, unë ia propozova Metush Krasniqit, Ramadan Pllanen si kandidat të mundshëm për atë detyrë. Pasi që nga anëtarët tjerë të KQ-së nuk arrijti ndonjë propozim tjetër, në mbledhjen e KQ-së, në përbëreje të Metush Krasniqit, Sabri Novoselles dhe timen u vendos që ‘’Studenti i frengjishtes’’ të dërgohet në Francë për ta kryer objektivin e KQ të LNÇKVSHJ.

Ramadan Pllana edhe çështjen e shkuarjes së tij në Francë me detyrë të KQ-së, e spekulon duke e shpjeguar në bazë të bindjeve të tia të mbështetura në hamendje dhe thotë ‘’KQ më dërgoj në Franncë me gjasë me propozimin e Jusuf Gërvallës’’. E vërteta është krejt tjetër. Siç e shpjegova më parë, me siguri edhe Jusuf Gërvalla është konsultuar dhe është pyetur për çështjen e dërgimit të një përfaqësuesi tonë në Francë, siç janë pyetër edhe anëtarët tjerë të KQ-së, por as Jusuf Gërvalla dhe as një anëtar tjetër KQ nuk kanë pasur ndonjë propozim. Prandaj kjo çështje është zgjedhur me propozimin tim dhe me pëlqimin e Ramadan Pllanës, dhe miratimin e Metush Krasniqit e Sabri Novosellës. KQ ia pat besuar atë detyre duke pasur parasysh se ai kishte punuar në Francë më parë dhe nuk kishte vështirësi të komunikonte me njerëz, dhe me përfaqësuesit e Organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Ai na pat njoftuar se e ka kryer detyrën si duhet dhe ne i patëm besuar.

Sa i përket shkuarjes së Ramadan Pllanës në Stamboll për të biseduar me Tefik e Njazi Strajen, do të japi disa shpjegime që më përkasin mua dhe më duken se janë të rëndësishme.

Ne atëherë në KQ e patëm parë të domosdoshme që organizata jonë t’i formojë degët e saja jashtë Jugosllavisë, në Evropen Perendimore, ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë. Menjëher pas themelimit të LNÇKVSHJ, KQ e pat dërguar në Tiranë njërin prej njerëzve të besueshëm të Sabri Novosellës. As atëher nu kam qenë në dijeni për identitetin e tij dhe as sot nuk e di. Po ashtu nuk më kujtohet se ishte apo nuk ishte anëtar i KQ. Ai qe autorizuar ta dërgoj një letër me të dhënat e nevojshme për Themelimin e LNÇKVSHJ në Tiranë. Në atë letër, po ashtu, kemi kërkuar nga Organet kompetente të Shqipërisë që të na mundësojnë t’i kemi përfaqësuesit tanë në Tiranë. Personat që i patëm propozuar ishin njerëz të besueshëm të Partisë së Punës dhe të Enver Hoxhës, si Ajet Haxhiu, Sali Shatri, ndërsa personi i tretë nuk më kujtohet. Pra donim ta kishim një degë të LNÇKVSHJ në Shqipëri, e qëllimi dihet.

Po ashtu patëm vendosur që të bëjmë përpjekje që në afatin sa më të shkurtër t’i krijojmë degët e lëvizjes në Turqi dhe në Gjermani. Për atë qëllim, e patëm dërguar në Turqi shokun tim’’Mësuesin’’, që në të vërtetë ishte Sheremet Saraçi nga Bivolaku i Vushtrrisë. Ai ishte anëtar i KQ-së që nga themelimi i LNÇKVSHJ. Përfaqësuesi i ynë në Shqipëri e pat kryer detyrën ashtu si është urdhëruar. Ua ka dhënë letrën me propozimet tona dhe kurrëfarë të dhënash nuk ju ka dhënë as për Organizatën dhe as për personin që e ka derguar. Ndërsa, shoku im ‘’Mësuesi’’, Sheremet Saraçi, ka shkuar në Stamboll, por nuk ju ka përmbajtur këshillave tona në tërësi. Njëri prej vëllazërve Straja e ka kushtëzuar ’’Mësuesin’’ për të biseduar. Kishte kërkuar t’ia tregojnte identitetin e personit që e ka dërguar, po qe se dëshëron të bisedonte shtruar për çështjet për të cilat kishte shkuar atje. ‘’Mësuesi’’, duke qenë i bindur se kurrëfar e keqje nuk do të më vinte mua poqese e zbulon identitetin tim, e kishte bërë këtë. Dhe ata në bazë të ‘’hetimeve’’ që i kanë bërë i kanë thënë ‘’Mësuesit’’se Shefqet Jashari është person me pozita shtetërore në Kosovë, njeri i UDB-së jugosllave. Pasi që Sheremet Saraçi ju ka shpjeguar se nuk është fjala për personin nga Mitrovica që bënte pjesë në udhëheqjen komuniste të Kosovës, por se bëhet fjalë për një ish të burgosur politik, i dënuar më 1964 si anëtar i organizates së Adem Demeçit, vetëm atëherë ata kanë pranuar të bisedojnë me të për çështje të ndihmës që ata mund t’i ofronin LNÇKVSHJ, duke mos i premtuar se këtë gjë do ta bëjnë për momentin.

Në shtatorin e vitit 1979, kryetari i LNÇKVSHJ, Metush Krasniqi e pa të domosdoshme të bëhet shqyrtimi me anëtarët e KQ-së se deri ku kanë shkuar përpjekjet për formimin e Degëve të LNÇKVSHJ në Shqipëri, Turqi dhe në Gjermani. Po ashtu e shihte të domosdoshme që të gjithë anëtarët e KQ-së të japin kontributin e tyre në përshpejtimin e këtyre përpjekjeve për realizimin e objektivave që KQ-ja ia kishte vu vetit për detyrë. Prandaj , Metush Krasniqi na dha për detyrë mua dhe Sabri Novosellës që t’a shqyrtojmë këtë çështje me bashkëpunëtorët tanë që ishin anëtarë të KQ-së dhe njëkohësishtë të njohtohen për sukseset dhe mossukseset e përfaqësuesve tanë të dërguar në Shqipëri, Turqi dhe në Francë. Pas konsultimeve dhe bisedave që i pata me Sheremet Saraçin dhe Ramadan Pllanën dhe, poashtu, pas bisedave dhe konsultimeve që i kanë pasur Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella me bashkëveprimtarët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së, në mbledhjen e KQ-së në përbërje të Metush Krasniqit, Sabri Novosellës dhe timen, i shqyrtuam në hollësi përpjekjet e deritashme, ku erdhëm në përfndim se përfaqësuesi ynë i dërguar në Shqipëri e kishte kryer detyrën sipas udhëzimeve tona. Përfaqësuesi ynë në Stamboll nuk e kishte kryer detyrën siç ishte udhëzuar. Ndërsa përfaqësuesi ynë në Francë e kishte kryer detyren siç ishte udhëzuar. Në atë mbledhje Sabriu pat propozuar ta dërgojmë edhe një herë anëtarin e KQ-së ‘’Mësuesin’’ në Stamboll, për të marrë përgjigje nga vëllezrit Straja se sa janë në gjendje të angazhohen për të punuar për qëllimet e LNÇKVSHJ. Unë shpreha rezervat e mia me propozimin e tij dhe propozova që në vend të ‘’Mësuesit’’ ta dërgojmë ’’Studentin e frengjishtes’’, me arsyetimin se pasi e ka kryer detyrën e parë me sukses, t’ia japim mundësinë t’i tregojë aftësitë e tija edhe në Stamboll. Propozimi im u miratua në mbledhjen tjetër të KQ-së, me pëlqimin paraprak të Ramdan Pllanës. Pra unë e kam propozuar Ramdan Pllanën të shkoj në Turqi, e jo siç thotë ai: ’’Pikrisht, në këtë kohë Shefqet Jashari, me propozim të Sabri Novosellës, ma dha detyrën për të shkuar në Stamboll për tu takuar dhe për të biseduar për bashkëpunim me vëllazërit Njazi dhe Tefik Straja’’.

Ramadan Pllana, edhe pse e ka pranuar propozimin tim për të shkuar në Stamboll pa asnjë kundërshtim, ai tani ’’dëshmon’’ se ka shprehur rezerva për shkuarjen e tij në Turqi, me preteksin se ‘’mund të diktohej qarkullimi im jashta vendit’’.(…) Pastaj vazhdon: ’’Atëherë, Shefqeti, duke ma arsyetuar ngurrimin tim, më tha se lidhur me këtë punë ka qenë i paraparë’’Gazetari’’, por meqë ai nuk ka pasaportë, ti je propozuar në vend të tij’’. Dhe, në fund, shtoj se ky kontakt ishte me porosi të bacit Adem.’’ (. ..) Sabriu, pos pseudonimit, ‘’Luani i Prishtinës’’ m’i kishte siguruar edhe adresen edhe të hollat për udhtim.’’

Të shohim tani se çka është e vërtetëë dhe çka gënjeshtër në këto “dëshmi” të Ramadan Pllanës.

Rrena e parë: Ramadan Pllana spekulon me emrin e Sabri Novosellës, ku me mjeshrtinë e falsifikatorit të shkathtë, përpiqet ta bind lexuesin e ‘’dëshmive’’ të tia se kur e ka marrë detyrën për të shkuar në Stamboll e ka njohur identitetin e Sabri Novoselles. Deklaroj me plot bindje se Ramadan Pllana kur ka shkuar në Stamboll, nuk e ka ditur identitetin e Sabri Novoselles dhe as identitetin asnjërit nga anëterët e KQ, përpos meje. Për Sabri Novoselen që ka qenë anëtarë i KQ të LNÇKVSHJ ka mësuar gjatë hetimeve pas burgosjes së tij më 14 nëntor 1979, kurrsesi më heret.

Rrena e dytë: Nuk është e vërtetëë se Ramadan Pllana ka kundërshtuar propozimin tim për të shkuar në Stamboll për të biseduar me vëllezërit Straja për bashkëpunim. Po të kishte kundërshtuar, nuk kemi pasur nevojë t’a bindim për të shkuar, sepse Sheremet Saraçi pat shprehur gadishmërinë të shkonte, siç pat shkuar më parë. Pra kjo gënjeshtër është pa themel.

Rrena e tretë: Nuk është e vërtetë se i kam thënë Ramadan Pllanës se ‘’ka qenë i paraparë ‘’Gazetari”të shkojë, por meqë ‘’ai nuk ka pasaportë, ti je propozuar në vend të tij’’. Ramadan Pllana në intervistën e tij spekulon me emrin e Jusuf Gërvallës në bazë të një shpifjeje që e ka krijuar, duke’’dëshmuar’’ se gjoja në një bisedë që e kam pasur me të, në vitin 1978, gjëja i paskam thënë se ‘’e kemi pranuar ‘’Gazetarin’’ në Komitet dhe së shpejti do të pranohesh edhe ti’’. Prandaj sipas Ramadan Pllanës ‘’përmendja e ‘’Gazetarit’’ nga ‘’ana ime’’, ka qenë e mjaftueshme që ai t’a kuptonte se bëhej fjalë për Jusuf Gërvallën. Është e pa mundshme që R. Pllanes t’i kam thënë ndonjëherë për profesionin apo ngritjen profrsionale të ndonjë anëtari të KQ-së.

Për të hudhur poshtë shpifjen e R. Pllanes se unë gjaja i paskna thënë se ‘’e kemi pranuar Gazetarin…’’ Është e mjaftueshme të shkëputet një fjali nga Intervista ime e botuar në’’Drita’’ të Shefki Osekut, në Suedi në verën e vitit 1997, në lidhje me pranimin e Jusuf Gërvallës së bashku me një bashkëveprimtarë të tij, në Udhëheqjen e ngushtë të LNÇKVSHJ.

DRITA: Eshtë i njohur fakti se Lëvizja ishte tejet konspirative. A ju kujtohen shtyllat themelore në të cilat është mbështetur veprimtaria e juaj ilegale?

Sh.Jashari: Për të mos ardhur te zbulimi i plot i Lëvizjes, siç ka ndodhur në Organizatat e mëparshme, ne vendosëm që konspiracioni të jetë në shkallën më të lartë që është e mundur. Dua ta marrë si ilustrim vetëm një rast prej shumë rasteve tjera të ngjashme. Ta zëmë, rastin kur është futur në udhëheqjen e ngushtë Jusuf Gërvalla. Unë nuk kam ditur se si quhet, çfarë profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku është lindur. Sabriu ka thënë se e njoh një kohë të gjatë, është atdhetarë i mirëfilltë, dmth, i pa infektuar nga ideologjia e djallit të mallkuar, bolshevike. Rrjedhë nga një familje me tradita kombëtare, është i zoti i gishtit dhe i penës. Eshtë i organizuar në një grup prej 5-6 vetësh. Më në fund Sabriu propozoi që në Udhëheqësinë e ngushtë të pranohet përpos tij edhe një bashkëpunëtor i tij.’’

Unë në intervistën time të botuar në ’’Drita’’ të Shefki Osekut, më 1997 e kam shpjeguar rasin si e ka prezentuar Sabri Novosella Jusuf Gërvallën, me rastin e ‘’shkrirjes’’ së grupit të tij në LNÇKVSHJ. Pra deklarata është dhënë para 15 vitesh. Atëher as që më ka shkuar mendja se do të vie një ditë, që ndokush nga anëtarët e KQ-së, do të shpifë për shokët e Organizates. Nuk më ka shkuar kurrë mendja se ndokush nga anëtarët e organizates, do të falsifikojë e do të mohojë fakte dhe argumente, që dëshmojnë për punën dhe mundin e bashkëveprimtarëve të tij. Nuk ka gajle, tani jemi në epokën e ‘’rrahagjoksave’’ që me tërë gërrmazin ’’dëshmojnë’’ se ata dhe vetëm ata ishin’’shpëtimtarët’’e kombit, se vetëm ata janë ‘’të merituarit’’ për çlirimin e Kosovës, se vetëm ata e ‘’meritojnë pushtetin’’ se vatëm ata ‘’meritojnë’’ ta ndajnë Kosovën në sfera të interesit, se vetëm ata meritojnë ‘’grada’’e ‘’nishana’’ , pasuri, pushtet e ryshfet,etj.

Sikurse rrenat e mëparshme, edhe kjo rrenë, nuk ka themel. Shtrohet pyetja: Si ka mundësi që KQ të propozojë nga radhët e tij personin për të shkuar në Turqi, për çështjen e organizatës, duke ditur se ‘’nuk ka pasaport’’. A thua kush do t’i besonte kësaj ‘’përralle’’, se gjoja antarët e KQ nuk kanë qenë në dijeni se kush prej tyre ka mundësi të udhëtojë në botën e jashtme dhe kush nuk ka mundësi, për shkak se i mungonte pasaporta?!

Edhe pse është e panevojshme të numrohen argumente tjera, për ta shkelur këtë shpifje të Ramadan Pllanës, se gjaja unë i paskna thënë se ‘’e kemi pranuar Gazetarin….’’ Duke ditur se Ramadan Pllana i njeh rregullat gramatikore dhe sintaksore të gjuhës, e shoh të udhës ta ceku edhe një argument gjuhësor, për ta bindur R. Pllanën se ’’rrena i ka këmbët e shkurtëra’’. Po të ishte e vërtetë se Ramadan Pllanës i kisha thënë se ‘’e kemi pranuar Gazetarin’’ , kjo nënkupton se bëhet fjalë për një gazetar për të cilin kemi folur më parë, (dmth. identiteti i tij ishte i njohur për dy bashkëbiseduesit). Ramadan Pllana deri tash nuk ka’’dëshmuar’’ dhe as pas tashit nuk mund të dëshmoj se ne kemi folur për Jusuf Gërvallën, as si gazetar, dhe as si anëtar i Organizatës. Prandaj edhe ky fakt e hudhë për toke shpifjen dhe gënjeshtrën e tij, se gjoja i paskam thënë se‘’e kemi pranuar gazetarin në Komitet dhe së shpejti do të pranohesh edhe ti’’. Po e zëme, sikur të kisha pasur unë informatën se është ‘’pranuar në KQ një gazetar’’, dhe rastësisht ia paskna treguar Ramadan Pllanës atë informatë, kush do t’i besonte deklarates së tij , se ai e paska kuptuar se bëhet fjalë për Jusuf Gërvallen. A thua Ramadan Pllana paska pasur aq shumë ‘’aftësi parapsikologjike’’( a thua e kanë informuar egjinët, djajtë apo magjistarët francezë ) sa që ai e paska “deshifruar” menjëherë se ‘’bëhet fjalë për Jusuf Gërvallan’,’ kur dihet se në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare kanë punuar në shtëpi botuese me dhjetra, apo ndoshta me qindra gazetarë shqiptarë. Për të qenë habija më e madhe për këto shpifje e bindje kuturu dhe me hamendje të Ramadan Pllanës, po shënoj dëshminë e tij kur flet për Jusuf Gërvallen. Ai dëshmon se me Jusuf Gërvallën ’’.. kurr nuk ka folur, dhe nuk është ballafaquar drejpërdrejt me të..’’. Besoj se nuk është e nevojshme të përmenden argumentet tjera për ta hudhur për tokë këtë shpifje, shumë naive e të pabesueshme për njeriun që i ka dy kokrra mend në kokë.

Tani do të shohim se çka ka të vërtetëë në’’dëshmitë’’ e Ramadan Pllanës lidhur me shkuarjen e tij në Turqi.

E vërteta e parë: Është e vërtetë se kur i kam propozuar të shkojë në Stamboll për të biseduar me vëllezërit Straja, i kam thënë se ‘’ bisedat që do t’i zhvillosh me vëllezërit Tefik dhe Njazi Straja, bëhen me porosi të Adem Demaçit. Nuk është çudi që disa’’dëshmi’’ të Ramadan Pllanës që e kanë themelin në hamendje, kanë dalur të vërteta, nga se gjeniu popullor na mëson se ‘’edhe pula çorre duke çukitur shumëherë në të thatë, me hamendje se po e çukitë kokrren e grurit, e qëllon ndonjëherë nga një kokërr. ’’ Pra është e vërtetë se Sabri Novosella më ka thënë që t’i them’’Studentit të frengjishtes’’ se bisedat me vëllazërit Straja bëhen me porosi të Adem Demaçit’’. Duke u mbështetur në rregullat e konspiracionit se ‘’sa më pak të dijsh për të tjerët, aq më mirë për ty në rast se burgosesh’’ unë nuk e kam pyetur Sabri Novosellën të më shpjegojë më hollësisht për këtë porosi. Unë pra ia kam përcjellur porosinë Ramadan Pllanës, ashtu siç më ka thëne Sabriu.

E vërteta e dytë: Eshtë e vërtetë se edhe pseudonimin se si duhet të prezentohet’’Studenti i frengjishtes’’ ma ka dhënë Sabri Novosella, por Ramadan Pllana si duket e ka kuptuar gabim kur ia kam thënë, sepse nuk ka qenë pseudonimi’’Luani nga Prishtina’’, apo ‘Luani i Prishtinës’’siç është prezentuar para vëllezërve Straja, por ka qenë ‘’Luan Prishtina’’. Ramadan Pllana nuk e përmend edhe një fakt tjetër të rëndësishëm. Unë i pata thënë atij se kur të pyesin vëllezërit Straja se kush të ka dërguar te ta për të biseduar, mos ju trego për identitetin tim por thuaj se e ka dërguar Bashkim Prishtina. ( Pseudonimi i Sabri Novoselles, por Ramadan Pllana nuk ka pasur njohuri se për kend bëhet fjalë) Këtë fakt Ramadan Pllana e heshtë. A thua pse?!

E vërteta e tretë: Është e vërtetë se adresën dhe paratë i ka siguruar Sabri Novosella. Ai m’i ka dhënë mua, ndërsa unë ia kam përcjellë Ramadan Pllanës.

Çështjen e shkuarjes së tij në Stamboll, Ramadan Pllana e bënë aq problematike dhe aq skandaloze sa që ‘’hetimet’’e tij nuk kanë të ndalur, që nga ‘’burgosja e tij’’, gjatë ‘’vuajtjes së dënimit’’, e deri në ditën e sodit.

Siç dihet Sabri Novosella ka qenë shok i ngushtë dhe anëtar i besueshëm i organizates LRBSH-së të udhëhequr nga Adem Demaçi, qysh në moshën rinore. Është e natyrshme dhe e vërtetë se Sabri Novosella i ka ditur raportet e bashkëpunimit vëllazëror në kuadërt të LRBSH, në mes Adem Demaçit dhe Njazi Strajes, sepse edhe ai kishte qene dënuar si anëtarë i LRBSH, më vititn 1964, së bashku me Adem Demaçin, Sabri Novosellen dhe veprimtarë tjerë. Po ashtu Sabri Novosella ka qenë i bindur se Adem Demaqi po të ishte në liri, ( e jo i burgosur siç ishte), do ta ndihmonte LNÇKVSHJ për të vënë kontakt bashkëpunimi me vëllzërit Straja. Edhe bindja tjetët ka qenë e dret, se në rast se vëllezërit Straja sinqerisht pranojnë të bashkëpunojnë me KQ të LNÇKVSHJ, do të bëjnë një punë të madhe për çështjen madhore kombëtare. Edhe për formimin e Degës së organizatës në Turqi, që kishim vendosur ta bëjmë, nuk do të kishim personalitete më të besueshme dhe më të vyeshëm se vëllezërit Straja. Atëher çfar të keqe ka bërë Sabri Novosella që ka kërkuar bashkëpunim në emër udhëheqësit të LRBSH-së, dhe shokut tij të ngushtë, Adem Demaçit, duke qenë plotësisht i bindur se edhe ai do të kërkonte bashkëpunim dhe ndihmë prej vellezërve Straja po të ishte në liri.

Në letrën elektronike që Ramadan Pllana ia dërgon Adem Demaçit, për këtë çështje, ai si zakonisht, për çdo çështje që flet , e lëshon nga një apo disa rrenë-shpifje, për ta trajtuar çështjen pastaj sipas nevojës dhe shijes personale. Edhe në këtë letër zotëri Pllana e lëshon një rrenë -shpifje skandaloze, duke spekuluar me emrin dhe personalitetin e Jusuf Gërvallës.

Citojmë disa fragmante të letrës së Ramadan Pllanës dërguar Adem Demaçit:

‘’Baca Adem, nuk po të lodhi me mendimet e mia, po kam një kërkesë të madhe që kishte për të qenë shumë e dobishme për mua! Jam duke i përgatitur edhe unë kujtimet e mia për përpjekjet tona dhe para se t’ i bëj pyetjet direkte po të përshkruaj pak themelimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI, shkurt LNÇKVSHJ: Një nga udhëheqësit e kësaj organizate Sabri Novosella na thoshte se kjo organizatë është vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçit dhe me dijeninë tënde; për çka edhe kishim pranuar të jemi anëtarë edhe Jusuf Gërvalla e unë.’’ Rrena e parë: Nuk është e vërtetë se Ramadan Pllana ka folur ndonjëherë me Sabri Novosellen. Për identitetin e tij ka mësuar vetëm pas burgosjes së tij, sa ishte nën hetime , nëntor të 1979 – qershor 1980. Unë nuk e kuptoj R. Pllanën, se për çfarë arsyeje fjalët që ia kam thënë unë ia mveshë Sabri Novosellës. Pra unë, e jo S. Novosella, i kam thënë se ‘’LNÇKVSHJ është vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçit. Arsyen pse i kam thënë kështu e kam shpjeguar më lart.

Rrena e dytë: Ramadan Pllana lëshon një ‘’rrenë për hava’’, kur i thotë Adem Demaçit, për shkak se kemi qenë të informuar se LNÇKVSHJ ka qenë vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçit…’’kishim pranuar të jemi anëtarë edhe Jusuf Gërvalla edhe unë.’’ Sa i përketë ‘’dëshmisë’’ së tij se ‘’Jusuf Gërvalla kishte pranuar të jetë anëtar në LNÇKVSHJ ‘’ për shkak se ka qenë i informuar se LNÇKVSH është ‘’vazhdimësi e LRBSH-së ‘’ është një rrenë skandaloze, sepse Ramadan Pllana për Jusuf Gërvallen ka ‘’dëshmuar’’ se ‘’kurrë nuk kam folur dhe nuk jam ballafaquar drejpërdrejt me të’’. Atëherë me çfar mjetesh ‘’parapsikologjike’’ i kuptonte Ramadan Pllana mendimet dhe bindjet e Jusuf Gërvallës, kur as nuk ka folur kurrë me te dhe as nuk ka qenë në dijeni se ishte në udhëheqjen e LNÇKVSHJ, për kohen që po ‘’dëshmon.’’

Kurse sa i përket ‘’dëshmisë ‘’ tjetër se ai,(Ramadan Pllana) ka pranuar të bëhet anëtarë i LNÇKVSHJ, për shkak se ka qenë i informuar se ’’ LNÇKVSHJ

është vazhdimësi e LRBSH-së ‘’ është e drejta e tij dhe askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë këtë gjë.

Pastaj Ramadan Pllana vazhdon me “dëshmitë” tjera duke publikuar pyetjet që ia bënë Adem Demaçit ?

Pyetjet e Ramadan Pllanës për Demaçin që kanë të bëjnë me çështjen që po e shqyrtojmë janë këto:

1. Sa ka realitet në dijeninë tënde për formimin e LKÇVSHJ-së?

2. Sa është e vërtetëë se ti ke porositur që të kontaktojmë me Tefik e Njazi Strajën?

Ndërkaq Adem Demaçi i përgjigjet kështu:

PIKA NJË:

NUK KAM PASUR ASNJË DIJENI, MIRËPO DËSHIRA IME INTIME KA QENË QË VEPRIMTARIA E LËVIZJES TË VAZHDOHET, PRANDAJ EDHE PO TË MË PYETNIN DO TË KISHA QENË PËR TË VAZHDUAR PUNËN. ËSHTË PUNË TJETËR SE SA NJERËZIT E ANGAZHUAR KANË PASUR KAPACITET TË ARRIJNË REZULTATE EDHE MË TË MËDHA.

PIKA E DYTË:

NUK E KAM POROSITUR SE NUK KAM PASUR SI TA BËJA KËTË PUNË, POR SIKUR TË KISHA PASUR MUNDËSI DO TA BËJA EDHE ATË PUNË. QËLLIMI KRYESOR KA QENË TË VAZHDOHEJ PUNA ASHTU SA KEMI PASUR MUNDËSI.

Shokut i thuaj shok, kur janë dy trupa, e një kokë (Proverb poullor)

Siç po shihet Adem Demaçi, me përgjigjet që ia kthen Ramadan Pllanës, ia bënë të çartë atij, se edhe ai do të vepronte siç ka vepruar Sabri Novosella, me bashkëpunëtorët e tij. Do të kërkonte ndihmë dhe bashkëpuim nga vëllezërit Straja, dhe do të vazhdonte me përpjekjet e më parshme në realizimin e aspiratave të popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar – sikur mos të ishte i burgosur. Pra Adem Demaçi, me asnjë fjalë të vetme nuk e ka kundërshtuar e as kritikuar Sabri Novosellën që ka kërkuar bashkëpunim nga vëllezërit Straja në emër të tij me qëllim që ti shpiente përpara proceset e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Siç duket, Adem Demaçi a paska ‘’doren e lehtë’’, ngase dy flakareshat që ia dha Ramadan Pllananës, për shkak të kritikave që ia bëri Sabri Novoselles, ai fare nuk i muar vesh dhe as nuk i hetoi.

PSE RAMADAN PLLANA NUK KA PASUR SUKSES NË STAMBOLL?

Pse Ramadan Pllana nuk ka pasur sukses në Stamboll, është një temë që duhet studjuar dhe analizuar shtruar. Patjetër duhet pyetyr edhe vëllezërit Straja rreth rrjedhës së ngjarrjeve e bisedave dhe ku ishte shkaku i dështimit të bisedave. Por, e shoh të udhës që me pak fjalë ta jepi mendimin tim në lidhje me këtë temë. Për at mossukses, faji kryesisht është i Ramadan Pllanës, për këto arsye:

Një: Ramadan Pllana nuk është prezentuar si është urdhëruar: Ai është dashur të prezentohet Luan Prishtina, e jo siç është prezentuar’’Luani nga Prishtina’’dhe ‘’ Luani i Prishtinës’’.

E dyta: Është futur në polemika ideologjike. Pasi që LNÇKVSHJ ishte një organizatë kombëtare, pa ngjyrime ideologjike dhe që kishte për qëllim përfshirjen e të gjitha shtresave të popullsisë në Organizatë pa marrë parasysh bindjet politike, ideologjike apo fetare, dhe se, nuk na lejohej të mbonim ngjyra ideologjike, së këndejmi, R. Pllanën nuk e kishim dërguar atje për përhapje të ideve marksiste-leniniste. Prandaj vëllezërit Straja dhe përfaqësuesit e diplomacisë apo të Sigurimit të Shqipërisë, që kanë biseduar me të, më shumë kanë qenë të bidur se Ramadan Pllana ka qenë i dërguar nga UDB-ja jugosllave e jo nga LNÇKVSHJ.

Ramadan Pllana thotë se Tefik Straja i ka prezentuar dy persona që kanë folur me të si ‘’diplomat të shtetit shqiptar, me gjasë Bujar Hoxha, dhe një tjetër me të cilin pata një polemikë të ashpër në lidhje me ndryshimin e pikës së parë të Statutit tonë, dmth, të heqim dorë nga ribashkimi me Shqipërinë. Ata insistonin që, vetëm me udhëheqësinë e atëhershme të KSA të Kosovës, të përpiqeshim për të drejtat tona të barabarta me Republikat tjera në kuadër të RSFJ-së, etj.

Për këtë ‘’polemikë të ashpër’’që i kishte pasur Ramadan Pllana me ‘’diplomatin’’ e shtetit shqiptar, i cili edhe pse ka pasur për detyrë t’ia ‘’ndrroj’’ dhe t’ia ‘’rrotulloj’’ bindjet R.Pllanes, nuk pati sukses. Prandaj dua ta përgëzoj, ( edhe pse me vonesë) I lumtë Ramadan Pllanes se u tregua ‘’luan’’ i vërtetë, që as një milimetër nuk lujti nga qëndrimet e tija ‘’parimore’’. Përndryshe, po të ishte treguar Ramadani ‘’i butë’’, do të ‘’pranonte’’ta ‘’ndryshonte nenin e parë të Statutit të organizates tonë’. Vaj halli pastaj për ne dhe Organizaten tonë. Metushi, Jusufi, Sabriu e bshkëpunëtorët e tyre pastaj, do të ‘’detyroheshin’’ ta ‘’ndryshojnë’’

Statutin e Lëvizjes, ashtu siç ka ‘’pranuar’’ Ramadani. Pra edhe një herë i lumtë Ramadan Pllanës, jo një herë, por 1000 herë, i lumtë për këtë ‘’të mirë’’ që ia bëri Organizates dhe kombit!!! )

Pra përmbajtja e bisedave të ‘’diplomatëve’’ të Shqipërisë, të zhvilluara me R.Pllanen, jepin të kuptojmë se ata kanë qenë të bindur se Ramadan Pllana nuk përfaqësonte LNÇKVSHJ, por ishte një provokator apo agjent i Sigurimin Sekret të Jugosllavisë. Mu për këtë, bisedat e tyre me Ramadan Pllanën ishin’’diplomatike’’ e jo të sinqerta, se gjoja janë munduar t’a bindin se ‘’Shqipëria nuk ka pretendime teritoriale’’ ndaj Jugosllavisë, etj.. Se bisedat e’’diplomatëve’’ të Shqipërisë me R Pllanën, ishin ‘’diplomatike’’ e jo të sinqerta, dëshmojnë po ashtu faktet se Shqipëria asnjëherë nuk e ka mohuar faktin se popullit shqiptar i janë bërë shumë padrejtësi nga fuqitë e mëdha, duke ua plotësuar kërkesat ‘’hienave’’ të Ballkanit, për coptimin e territoreve tona etnike. Por, Shqipëria dhe vet Enver Hoxha, çështjen e çlirimit dhe bashkimit të viseve shqiptare me shtetin amë i kanë lënë të zgjidhen me ngadhnjimin e Revolucionit Proletar në botë, dhe me fitoren e marksizëm-leninizmit në Jugosllavi mbi revizionizmin modern të Titos. Argument tjetër se qëndrimet e’’diplomatëve’’ të Shqipërisë nuk kanë qenë të sinqerta por’’diplomatike’’ është edhe fakti se ata e kanë pasur të qartë se Ramadan Pllana, edhe po të mos ishte i dërguar i Sigurimit jugosllav, por i dërguar i LNÇKVSHJ, nuk ka qenë faktor për të biseduar për çështjen e ndërrimit të nenit të parë të statutit të organizates, por megjithatë, ata kanë biseduar sa për të biseduar, por edhe për të hetuar dhe për t’u bindur se kend realisht e përfaqësonte Ramadan Pllana?

Edhe mënyra se si kanë ardhur deri ta zbulimi i idenditetit të tij dëshmon se Ramadan Pllanës nuk i kanë besuar se ishte përfaqësues i LNÇKVSHJ.

Prandaj të gjitha këto fakte që u përmendën këtu, janë të mjaftueshme për të hudhur poshtë thëniet e Ramadan Pllanës se ,,shkuarja ime në Stamboll, ishte një komplot i kurdisur i disa personave zyrtar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që ishin kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në krye të cilit, me gjasë, qëndronte diplomati i shtetit shqiptar Bujar Hoxha. Me plot bindjen dëshmoj se, unë, isha viktima e parë e këtij komploti… ‘’

Është e mjaftueshme të analizohet kjo ‘’dëshmi’’-shpifje e Ramadan Pllanës për ta kuptuar në thellësi shpirtin, dëshiren dhe kompleksin e tij për t’u dukur e për të qenë ai që nuk është e që kurrë nuk mund të jetë. Shtrohet pyetja: ishte apo nuk ishte Ramadan Pllana ‘’autoritet’’ i nivelit kombëtar, që fjala e tij të kishte aq shumë peshë sa që ‘’disa persona zyrtarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri‘’ të cilët ishin ‘’kundër bashkimit kombëtar’’ u detyruan të bëjnë ‘’komplot’’kundër tij, duke ditur për bindjet e tij dhe mënyrën se si do të vie deri te ‘’çlirimi dhe bashkimi kombëtar’’?! Dhe, shih, si ja ‘’kurdisën komplotin’’ Ramadan Pllanës?!! E dërguan në Turqi, për t’ia ndërruar bindjet e tij ‘’nacionaliste’’ me bindje ‘’internacionaliste’’ , duke e përgaditur apostafat Bujar Hoxhën për ato qëllime. Kush do t’i besonte këtyre përrallave dhe kopallave të R. Planes, përpos mendjeshkurtërve dhe atyre që nuk dinë të mendojnë e as të gjykojnë.

Për t’a përfunduar këtë temë, të shkuarjes së Ramadan Pllanës në Stamboll po e përfundoj duke e cituar një ’’dëshmi’’ të tijën me anën e së cilës spekulon jo vetëm me emrin e Jusuf Gërvallës, po spekulon edhe me emrin e Tefik Strajës. Citojmë: ‘’Para nisjes, ai më befasoj edhe me një surprizë tjetër, (mendon në Tefik Strajen), sipas tij, shumë patriotike: tentativa për ta dekonspiruar edhe Jusuf Gërvallën….Tefiku, ma dha një fotografi të njërit djalë, të veshur bukur me kostu kombëtar, duke më propozuar që,’’Gazetari’’ynë, nuk instititonte ta dinte emrin, ta shkrunte një artikull në ’’Rilindje’’për fëmijët shqiptar, që po asimiloheshin në Turqi’’. Sipas’’dëshmive’’të deritashme të Ramadan Pllanës të publikuara në’’Albaniapress’’ dhe në shumë Web faqe tjera, nuk ka fakte se ka qenë në dijeni se kush e përbënte KQ-në . Pra nuk ka ditur as për Jusuf Gërvallën. Por Ramadan Pllana të gjitha spekulimet e tij për Jusuf Gërvallën dhe Metush Krasniqin i ndërton në bazë të hamendjeve dhe vlerësimeve kuturu, apo në bazë të falsifikimit të të dhënave që i ka mësuar më vonë nga autorë dhe burime të ndryshme, por që nuk tregon burimin se ku dhe prej kujt i ka marrë ato të dhëna.

Një vërejtje serioze : Të gjitha këto bindje të Ramadan Pllanës, të ndërtuara në bazë të hamendjes dhe spekulimeve, që i kishte për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës në kuadër të LNÇKVSHJ, po qe se i ka bërë publike me dikend nga anëtarët e Organizatës apo simpatizuesit e tij, kanë mundur të jenë burimi kryesor për zbulimin e Jusuf Gërvallës dhe Komitetit Qarkor në Pejë nga UDB-ja. Prandaj mbetet detyrë e historianëve të vërtetëë e jo historianëve sharllatanë, (që sot po bluajnë aq shumë gënjeshtra dhe shpifje), që kur të vie koha, të shqyrtohet çështja e zbulimit të Jusuf Gërvallës, Sabri Novoselles e të tjerëve. Për këtë qëllim, me siguri do të meren për bazë dokumentet zyrtare të ruajtura në arkivet e Tiranës, Beogradit, Shkupit e qendrave europiane. Por nuk duhet lanë anash edhe mundësia e zbulimit të Jusuf Gërvallës në bazë të bindjeve (llomotitjeve) kuturu të Ramadan Pllanës, që kanë mundur të jenë burim i mirë për UDB-në jugosllave.

PSE PËR BURGOSJEN E TIJ RAMADAN PLLANA, FAJSON DHE SHPIF KQ TË LNÇKVSHJ, VEÇMAS METUSH KRASNIQIN, JUSUF GËRVALLEN DHE SABRI NOVOSELLEN

Parku i qytetit të Prishtinës u caktua të jetë vendtakimi në mes meje dhe Ramadan Pllanës, për të më informuar për rrjedhën e vizitës së tij në Stamboll. Ai më njoftoi për takimin që kishte pasur me vëllezërit Tefik dhe Njazi Straja, si dhe me ‘’diplomatë’’ të shtetit shqiptar. Kuptohet, që mossuksesi i tij më bëri që të mërzitem ndoshta më tepër se vet Ramadan Pllana. Mossuksesi i Ramadan Pllanës ishte edhe mossuksesi im, pasi që, me propozimin tim, KQ i LNÇKVSHJ e kishte dërguar në Stamboll. Por duke qenë në dijeni se puna e deritashme e Lëvizjes kishte hecur përpara me suksese të vazhdueshme, një mossukses në shumë suksese të mëparshme, ishte një pikë ujë në lumin e bjeshkëve shqiptare, i cili bartë ujin në detë, por asnjëherë në ritme të njëjta, si në cilësi – ashtu edhe në sasi. Mossuksesi i Ramadan Pllanës më bëri të kuptojë se çdo gjë që bëhet me nguti, siç kam vepruar me rastin e pranimit të R.Pllane në Organizatë pa i plotësuar kushtet për pranim, do të sjellë të papritura dhe dështime.

Më vjen shumë keq që Ramadan Pllana në intervistën e tij dhe shkrimet tjera të publikuara në Albaniapress, Pashtriku.org, dhe web faqe tjera, në vend që të reflektojë, për t’u marë me gabimet e tij gjatë veprimtarisë së tij në LNÇKVSH, ai nuk i hyri kësaj pune, prandaj edhe e humbi të drejtën morale të merret me “të metat’’ dhe ‘’gabimet’’e të tjerëve, që i përkisnin të njejtës organizatë.

T’i analizojmë tani rrenë-shpifjet skandaloze të Ramadan Pllanës.

Në pyetjen e intervistuesit se si reagoi ‘’Komiteti Qëndror’’ndaj kësaj vizite të pakëndshme në Stamboll, Ramadan Pllana përgjigjet:

‘’Kur u ktheva në Kosovë, shokëve të Komitetit u tregova “kënaqësinë” e bisedave që kisha pasur në Stamboll dhe i sugjerova Sabri Novosellës dhe shokëve të Komitetit që të dal në ilegalitet, sepse, unë nuk ua kisha besën atyre të Stambollit.

Përgjigjja definitive ishte jo; ndaj, u binda se ishte „shkruar“ që të bëhesha edhe unë “kurban” i Lëvizjes. ‘’

Rrenë-shpifja e parë skandaloze

Kjo deklarat e Ramadan Pllanës fund e krye është rrenë-shpifje skandaloze, me përjashtim të shpjegimeve për mossuksesin e bisedave që i kishte pasur me vëllezërit Straja dhe ‘’diplomatët’’ e Shqipërisë. Edhe pse Ramadan Pllana aludon se ka pasur takim-bisedë me ‘’shokët e Komitetit’’, nuk është i vërtet aludimi i tij. Ramadan Pllana ka pasur vetëm një

takim-bisedë për këtë çështje, (çështjen e shkuarjes së tij në Stamboll) me mua. Më kujtohet në detale bisedat që i patëm me R. Pllanen në Parkun e Prishtinës, por me as një fjalë Ramadan Pllana nuk ka shprehur kërkesën për të ‘’dalur në ilegalitet’’.

Kjo deklaratë e Ramadan Pllanës nuk ka asnjë fije logjike, sepse, po të kishte kërkuar të dalë në ilegalitet nga dyshimi se pritej burgosja e tij, as unë dhe as një anëtar i KQ-së nuk do të refuzonte një kërkesë të tillë, duke ditur se burgosja e mundëshme e tij do të më rrezikonte drejtpërdrejt mua, por edhe largimi i tij nga Kosova nuk do ta dobësonte në as një mënyrë LNÇKVSHJ. Prandaj kjo rrenë-shpifje bëhet e pa vlefshme, sepse është pa themel, pra është ‘’rrenë për hava’’

Rrenë-shpifja e dytë skandaloze. Nuk është e vërtet se Ramadan Pllana e ka njohur identitetin e ndonjë anëtari të KQ-së, përpos meje, para dhe pas shkuarjes së tij në Stamboll. Prandaj, deklarata e tij se ‘’i sugjerova Sabri Novoselles dhe shokëve të Komitetit që të dalë në ilegalitet’’ , është një deklaratë pa fije logjike, është rrenë-shpifje, po ashtu e pa themel, pra është rrenë për hava. Për identitetin e Sabri Novosellës, Ramadan Pllana ka mësuar vetëm pas burgosjes së tij në nëntorin e 1979, e kurrësesi më herët.

Rrenë-shpifja e tretë skandaloze .

Ramadan Pllana ’’dëshmon’’ se KQ i LNÇKVSHJ i paska dhënë përgjigje negative në ‘’sugjerimet’’ e tij , ‘’për të dalë në ilegalitet.’’

Si ka mundësi të japin një përgjigje kaq të palogjikshme dhe naive, udhëheqja e Lëvizjes, kur siç dihet burgosja e Ramadan Pllanës nga Sigurimi jugosllav, do të rrezikonte seriozisht burgosjen time, dhe burgosjen e udhëheqësisë dhe anëtarëve të Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ. Se kjo ‘’dëshmi’’ e Ramadan Pllanës nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dëshmon edhe fakti se kur u zbulua nga Sigurimi jugosllav idenditeti i dy anëtarëve të KQ-së, Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës, kryetari i LNÇKVSHJ Metush Krasniqi, urdhëroi që këta të dy sa më parë të largohen nga vendi. I njejti urdhër do të ipej edhe për R.Pllanen po të kishte kërkuar të largohej nga vendi. Pra edhe kjo rrenë-shpifje e Ramadan Pllanës është e pa themel, dhe si e tillë është ‘’rrenë për hava.’’

Rrenë- shpifja e katërt, më debilja dhe më skandalozja, ndër të gjitha shpifjet dhe rrenat e ‘’veprimtarit të orve të para’’

Të shohim se ç’akuzë monstruoze shpifë ‘’veprimtari i radhëve të para’’ dhe ‘’historiani’’ rrahagjokës i Kosovës – Ramadan Pllana:

‘’Komiteti Qëndror , kishte mendimin se duhej të mbusheshin burgjet edhe njëherë me shqiptarë në mënyrë që të njihej edhe bota me shtypjet dhe padrejtësitë që na bëheshin nga RSFJ-ja.’’

Vetëm një kokë që fare nuk gjykon, vetëm një zemër e zezë katran, vetëm një njeri që e ka humbur arsyen, mund ta pjellë një shpifje kaq debile, një shpifje kaq të ligë dhe skandaloze për udhëheqjen e ngushtë të LNÇKVSHJ, Metush Krasniqin, Jusuf Gërvallën, Sabri Novosellën dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë – anëtarë të KQ-së.

Për këto rrenë -shpifje skandaloze të Ramadan Pllanës, po të kisha mundësi ta pysja Maliq Hasanin, një bashkëfshatarin tim, që Zoti i Plotëfuqishëm e pat dalluar me zgjuartësi nga bashkëfshatarët tjerë, do të thoshte: ‘’Hiqu tij, se po i lëshojka fjalët si lopa baglat. ’’

Këtë shpifje të Ramadan Pllanës e hudhin në ujra të zeza këto fakte:

1. Po të kishte ‘’mendimin’’ Komiteti Qendror se ‘’duhej të mbushen burgjet edhe njëherë me shqiptarë’’, nuk do t’ia bënin të obligueshme anëtarëve të LNÇKVSHJ për t’iu përmbajtir Rregullave të konspiracionit ‘’Armiku din për ty , aq sa ti ju tregon atyre’’. Pse atëherë anëtarët e organizatës udhëzohshin për të qenë të qëndrueshëm dhe të pa thyeshëm, për të mos pranuar asgjë në rast se burgosen, për punën e tyre dhe të shokëve të tyre?

2.Në themelimimin e LNÇKVSHJ nuk do të mernin pjesë vetëm 3 vetë, por do të mernin pjesë 9 vetë, të cilët i patën bërë përgaditjet e duhura për themelimin e Organizatës.

3. Rregullat e funksionimit të KQ-së, nuk do të ishin ato që u miratuan ditën e themelimit të LNÇKVSHJ dhe të KQ-së ( që janë shpjeguar në këtë shkrim disa herë), por KQ-ja do të tubohej në përbërje të plotë më shumë se një herë. Me siguri Ramadan Plana do të ishte shumë aktiv si në biseda individuale, për t’i njohur sa më mirë ‘’shokët’’ e organizatës, por edhe në fjalime ‘’të flakta’’ për t’ua dhënë bazat e marksizëm-leninizmit anëtarëve të KQ-së.

4.Do të mbaheshin proces-verbalet e mbledhjeve sipas ‘’regullave të normave organizative’’të Ramadan Pllanës.

5. Nuk do të largoheshin nga vendi Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, por do ta prisin këmbëkryq sigurimin jugosllav për t’i burgosur , siç i priti me “trimëri “ Ramadan Pllana.

6. Do të këshilloheshin anëtarët e Organizatës se në rast të burgosjes, mos ta ‘’marrin vehten në qafë’’ por të pranojnë me ‘’trimëri’’ punën dhe veprën e tyre, në qoftëse se kanë fakte policët-hetues për veprimtarinë e tyre ilegale.

7. Unë Shefqet Jashari-Strofci, dhe Ramadan Pllana që ishim anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ, do të bënim gara se kush prej ne të dyve do ta qonte në vend ‘’planin sekret’’të Organizatës, për t’i ‘’mbushur burgjet me shqiptarë ‘’ jo vetëm ato të Kosovës, por edhe të Sebisë, ’’…në mënyrë që të njihej edhe bota me shtypjet dhe padrejtësitë që na bëheshin nga RSFJ-ja.’’

8. Në ditën e gjykimit nuk do të dilnin para gjyqit vetëm dy anëtarë të KQ-së dhe disa anëtarë të organizates per t’u dënuar për veprimtari, apo propogandë armiqësore, por do të zinin vend në bankat e zeza hiç më pak se 14 anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ. Të gjithë të veshur mirë me kravata kuq e zi. Dhe ‘’të gjithë’’do të tregonin aftësitë e tyre oratorike, për ta kritikuar Titon dhe titizmin dhe për ta lavdëruar Enverin dhe enverizmin.

Ramadan Pllana të gjitha këto rrenë-shpifje të liga të lëshuara për hava, nuk janë asgjë tjetër vetëm se ‘’mekanizma mbrojtës’’, mjete këto, për ta larguar përgjegjësinë nga vetvetja e për t’ia hudhë KQ-së, veçmas Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novoselles dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë që ishin anëtarë të KQ-së, për gabimet e rënda organizative dhe konspirative që i ka bërë, para, e pasi u bë anëtarë i LNÇKVSHJ, dhe veçmas, pasi u bë anëtarë i KQ–së.

Siç dihet( kemi fakte ) se Ramadan Pllana ka qenë i njoftuar prej shokëve të tij më 11 nëntor 1979, ditën e parë që është burgosur shoku i tij S. Q. Por, edhe pse zotëri Pllana i ka pasur edhe 4 ditë në dispozicion për ‘’t’ia therrë’’ kah lindja apo perëndimi, jashta vendit, ai nuk e bëri këtë gjë, por i priti në shtëpi, këmbëkryq, policët dhe udbashët jugosllav, duke shpresuar se vetëm do ta marrin në pyetje ‘’nja dy-tri ditë dhe do ta lëshojnë.’’

Madje, zotëri Pllana, ishte ndër të rrallët anëtar të KQ që posedonte pasaportë dhe mundësi udhëtimi legaisht jashtë Jugosllavie.

Zotëri Pllanës nuk i ka faj Sabri Novosella, Shefqet Jashari dhe ‘’shokët e Komitetit’’ që ai me vetëdëshirë, ndoshta për ta marrë ‘’diplomën e shkaut’’, se është ‘’patriot shqiptar” dhe ‘’armik’’ i vëllazërim –bashkimit jugosllav , nuk ia therri jashtë vendit, pasi që ai në intervisten e tij, në detale na flet se si, për kohë të gjatë –madje nga afër, është vëzhguar dhe është përcjellur kohë të gjatë nga spiujtë e regjimit jugosllav. Për qudi, edhe pse kishte pasaporten jugosllave, edhe pse ishte ‘’i bindur ‘’se do të ‘’burgosej’’, Ramadan Pllana nuk bëri as lëvizjen më të vogël për t’i lanë ‘’me gishta në gojë’’përcjellësit dhe vëzhguesit e tij.

Zotëri Pllanës nuk i ka faj ‘’Flokbardhi ‘’(Tefik Straja) i Stambollit, që ai u burgos, sepse po të ishte ‘’spiun jugosllav’’ siç aludon ai, do të burgosej Sheremet Saraqi, sepse për identitetin e tij ka ditur së paku një vjet, para se të mësoj për identitetin e Ramadan Pllanës, nga se Sheremeti, i pat bërë kontaktet e para me vëllezërit Straja në Stamboll.

Me siguri po t’i kishte pyetur ‘’për të dalur në ilegalitet’’ shokët e KQ-së , ata, jo vetëm se do ta miratonin kërkesën e tij për t’u larguar nga vendi, por edhe do t’i ndihmonin, siç u veprua me rastin zbulimit të identitetit të Sabri Novoselles dhe Jusuf Gërvallës.

Po qe se Ramadan Pllana do të kishte qenë një personalitet i njohur nga opinioni se, në ‘’kacafytjet’’ e tij me Sigurimin jugosllav, me vepra ka dëshmuar, siç ishte dëshmuar Metush Krasniqi – goja e të cilit ishte e mbyllur me shtatë dryna gjatë hetimeve të UDB-ës, atëherë dëshmia e tij do të konsiderohej e vërtetë. Kjo deklaratë e tij edhe mund të hahej disi, sikur të eksistonin bindjet se ‘’shokët e Komitetit’’ kanë pasur besim të plotë se nga burgosja e tij nuk do t’u vie asnjë e ligë shokëve të Organizates. Por, pasi që Ramadan Pllana nuk ka dëshmuar me fakte se i ka ato vyrtyte, atëherë ku e kanë gjetur ‘’arsyen shokët e Komitetit’’ për t’ a penguar R. Pllanen për të ‘’kaluar në ilegalitet’’. Ku ka logjikë në ato që ‘’dëshmon’’ Ramadan Pllana, si ka mundësi që “shokët e Komitetit’’ t’a pengonin anëtarin e KQ-së, për ta shpëtuar vetvehten dhe shokët e tij, anëtarë dhe simpatizues të Organizates me të cilët Ramadan Pllana ka pasur së paku një bisedë me ta.

Jam i mendimit se janë të mjaftueshme këto fakte për t’a bindur R. Pllanën se ‘’rrena i ka këmbët e shkurtëra’’.

Po ashtu, Ramadan Pllana, duhet t’a kuptojë mirë e mirë se përpjekja e tij për t’i shpifur dhe njollosur heronjt e Kosovës dhe të kombit shqiptar Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën, me shpifje sa të liga, aq edhe debile, janë të pa suksesshme. Ramadan Pllana me këto shpifje të liga dhe të zeza, ka aritur vetëm ta nxijë fytyrën e tij dhe të askujt tjetër. Pra, e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë prej gënjeshtari dhe shpifësi ordiner, falsifikatori të shkathtë të fakteve dhe ngjarjeve historike, të një dështaku dhe karrieristi fatzi.

PJESA E TRETË:

RAMADAN PLLANA SHPIFË UDHËHEQJEN E NGUSHTË TË LNÇKVSHJ, VEÇMAS METUSH KRASNIQIN, JUSUF GËRVALLËN DHE SABRI NOVOSELLËN

Duke qenë i vetëdijshëm se opinioni ynë nuk ka shumë të dhëna për LNÇKVSHJ dhe Organin udhëheqës – KQ-në, dhe se shpifjet e gënjeshtrat e Ramadan Pllanës nga njerëzit e pa informuar mund të mirreshin si të vërteta, në këtë kohë të rrahagjoksave të Kosovës, e pashë të domosdoshme që të mirrem me R. Pllanën dhe shpifjet e tij të liga, të cilat, me fakte dhe argumente të mjaftueshme t’i gjuaj aty ku e kanë vendin… Me siguri, po të mos ishin arsyet e lartëpërmedura, nuk do të mirresha fare me to; do t’i injorojsha edhe gënjeshtrat e shpifjet, po edhe autorin e tyre.

Ramadan Pllana me shpifjet që i bëri ndaj udhëheqjes së ngushtë të LNÇKVSHJ, u dëshmua se është falsifikator profesional, u tregua se është gënjeshtar dhe shpifës me përvojë, u tregua se ishte ‘’mish i egër’’ i Lëvizjes sonë dhe, së fundi, u tregua se i përket kopesë së rrahagjoksave të Kosovës – tashmë edhe me fusnotë.

Po të analizohet intervista e Ramadan Pllanës e publikuar në ‘’Albaniapress’’ dhe shkrimet tjera të publikuara në Pashtriku. Org. e shumë Web faqe tjera, shihet mirë se, në vend që ai t’a shtjellojë -me aq sa ka mësuar prej burimeve të sakta, punën dhe vepren e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe bashkëveprimtarëve të tyre të ngushtë , ai e ka pështjelluar, nënçmuar, ç’vlerësuar dhe mohuar plotësishtë punën e tyre me gjakftoftësinë e një njeriu pa ndjenja njerëzore.

Lexuesi i pavëmendshëm nuk do t’i hetojë shpifjet, gënjeshtrat dhe falsifikimet e Ramadan Pllanës. Nga se në shkrimet e tij, ai i ‘’lavdëron’’ sipërfaqësishtë dhe drejtpërdrejt udhëheqësit e LNÇKVSHJ, kurse në anën tjetër, tërthorazi dhe në brendi, i shpifë, i nënçmon dhe i pështynë pa ua përmendur emrin, por, megjithatë, nënkuptohet mirëfilli se për kend e ka fjalën.

Vetëm lexuesit që i njohin rrethanat në të cilat ka vepruar Lëvizja jonë kombëtare, vetëm ata që kanë shumë të dhëna për personalitetet që e drejtuan Lëvizjen dhe vetëm ata që i njohin mirë ngjarrjet që ndodhën në hapësirën tonë kombëtare, në fundin e shekullit të 20 dhe fillimin e shekullit 21, i shohin defektet e falsifikimeve të Ramadan Pllanës; i shohin dhe i kuptojnë rrenat dhe shpifjet shumë të liga që i përdori ai për t’a nënvlerësuar, nënçmuar dhe mohuar punën e personaliteteve që e udhëhoqën LNÇKVSHJ dhe organin udhëheqës, KQ-në.

Të shohim tani faktet për konstatimet e lartshënuara.

Së pari, t’i shohim lavdet sipërfaqësore të Ramadan Pllanës ndaj dy udhëheqësëve kryesor të LNÇKVSHJ, Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, e pastaj do t’i analizojmë shpifjet e tij të tërthorta ndaj këtyre personaliteteve të shquara të Lëvizjes sonë dhe të kombit shqiptar.

‘’Bacë Metushin, e kisha njohur rastësissht, në vitin 1970.(..) Qysh atëherë më kishte lënë përshtypjen e një njeriu zemërgjërë e të thjeshtë, po me një shpirtë kombëtar’’. ‘’Për Metushin, thoshin shokët e tij, se ishte ‘’djathtist’’, demokrat e properendimor, ndërsa për Ademin thoshin që kishte evoluar në ‘’majtist’’, revolucionar e pro marksizmit. Por, e vërteta ishte se edhe Ademi edhe Metushi, ishin me tërë qenjen e tyre për bashkimin e Kosovës me Amën-Shqipëri!’’ etj.

‘’Pastaj, Jusufi u bë mbështetja më e fuqishme në punën time organizative, që kisha me rininë. Unë do të shkruaja pamflete e punime tjera për rininë të cilat do t’i redaktonte, ai. Unë e kisha marrë edhe detyren për të formuar Komitetin e Rinisë, të cilin e formova më 1979. Me Jusuf Gërvallën, përparonte me vrull dhe zjarr revolucioni.’’

Lexuesi do te gjejë edhe shumë lavde tjera të kësaj natyre, por këto i mora vetëm si shembull, pa e zgjatur me shembuj tjerë.

T’i shohim tani se me çfarë mjeshrtie të përsosur e shpifë, e nënçmimon, e çvlërson dhe e mohon veprimtarinë e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës dhe veprimtarëve tjerë të LNÇKVSHJ në kuadër të KQ.

Ramadan Pllana, pa pasur as një fakt, e merr për objekt të falsifikimeve dhe shpifjeve të tija të liga Sabri Novosellën dhe, duke e shpifur atë, bënë shpifje edhe më të liga ndaj LNÇKVSH, organit udhëhës të tij- KQ-së, duke e shpallur atë ‘’fiktiv’’, ‘’të imgjinuar’’ dhe ‘’të trilluar’’, për shumë ‘’arsy’’ të pa njohura të tij. Por njëra ndër ‘’arsyet’’më të vogla që R. Pllanën e futë në këtë – udhë të pa udhë, në këtë shamak të turpit dhe të përbuzjes, mund të konsiderohet mospërmendja e tij, si anëtarë i KQ-së në një libër kujtimesh të Sabri Novosellës.

Të analizojmë tani rrenë-shpifjet debile dhe skandaloze të Ramadan Pllanës për KQ-në dhe anëtarët e tij.

Shpifja debile dhe skandaloze nr. një.

‘’Veprimtari i radhëve të para’’ dhe ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës, zotëri Ramadan Pllana, na shpjegon se në saje të ‘’përjetimeve’’ të tija në Stamboll, ‘’bindet përfundimisht’’ se ‘’Sabri Novosella ishte ‘’themeluesi’’dhe strumbullari i këtij Komiteti fiktiv dhe imagjinar.’’ (E ka fjalën për KQ të LNÇKVSHJ, vërejtja ime).

Është princip i rrahagjoksave të Kosovës, të cilët, në përpjekje për t’a bërë ‘’të vërtetë’’gënjeshtrën dhe shpifjen, e përmendin dhe propogandojnë atë pa rreshtur në mjetet e opinionit publik – sa më shpesh që është e mundur, me qëllimin e vetëm që rrenë- shpifjet e tyre, përmes përseritjeve të shpeshta në opinion, të mirren si të ‘’ vërteta’’nga njerëzit e pa informuar . Për këtë qëllim, rrahagjoksi i vonuar i Kosovës, e ka publikuar ntervistën e tij dhe shkrimet tjera në të gjitha Web faqet e mundshme!

Shtrohet pyetja pse Ramadan Pllana spekulon aq shumë me emrin e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës e të Sabri Novosellës, duke aluduar se ka qenë në dijeni për përgjegjësitë që i kanë pasur këta në kuadër të LNÇKVSHJ. Përgjigja është e qartë si rrezja e diellit: janë përpjekjet e tij të dështuara, për t’a përmirësuar imazhin e tij të rrëxuar për toke, te ish shokët e tij të Organizatës se, gjoja, edhe pse ai ka qenë në dijeni për rolin udhëheqës të Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës, ai e bëri ‘’gojen dry’’ gjatë hetimeve që bënë ndaj tij me rastin e burgosjes në nëntorin e vitit 1979. Deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se ai nuk e ka njohur askend nga udhëheqja e Lëvizjes, as me emër dhe as me pseudonim, përpos meje.

Shtrohet pyetja: me çfarë mjetesh parapsikologjike – me fall, nepërmjet Iblisit, apo nëpërmjet magjstarëve francezë ai e kuptoi se ‘’Sabri Novosella ishte ‘’themeluesi’’ dhe strumbullari i Komitetit fiktiv dhe imagjinarë’’. A thua aq naiv paskan qenë Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla për të mos qenë në gjendje që t’i njohin e dallojnë mashruesit dhe manipuluesit nga veprimtarët e sinqertë, të cilët me vepra treguan se janë të përkushtuar për realizimin e synimeve tona kombëtare, siç ishin djemtë e Ismail Novosellës. A thua nuk e kanë pasur të qartë Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla se familja e Ismail Novosellës nga Prishtina, është njëra ndër familjet më të njohura të Kosovës që ka kontribuar me të gjitha mjetet e mundshme në ralizimin e synimeve tona kombëtare, duke u inkuadrua në Lëvizjen ilegale kundër robërisë jugosllave: Sabri Novosella, Selatin Novosellë, Bedri Novosellën, Igballe Novosella-Mehmeti, Nënë – Lokja Naile me tre nipat e saj, etj.

Edhe pse Ramadan Pllana e shpreh urrejtjen patologjike kundër Sabri Novosellës, duke u munduar me shpifje dhe gënjeshtra ta fyej e ta nënçmojë, ai qëllimin e vërtetë e ka tjetërkund. Në fakt, ai i fyen dhe nënçmon, më tepër se Sabriun, Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallën, ngase këta të dy, duke qenë të vdekur, nuk mund të mbrohen nga shpifjet e tij debile. Pra, ‘’veprimtari i radhëve të para’’ Ramadan Pllana, e nënçmon, zvoglon dhe e mohon veçmas punën dhe veprën e Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, duke e shpallur KQ të LNÇKVSHJ ‘’fiktiv apo të imagjinuar’’ dhe ‘’të trilluar’’. Me këtë shpifje që ia bënë KQ, Ramadan Pllana kritikon tërthorazi, pa ua përmendur emrat, në rend të parë Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallen, e pastaj Sabri Novosellen me bashkëpuntorët e tyre që ishin anëtarë të KQ –së, që përcaktuan mënyrën e funksionimit të KQ-së dhe komunikimin në mes anëtarëve të ati organi udhëheqës të Lëvizjes.

Pasi që po jetojmë në epokën e rrahagjoksave të Kosovës, nuk është habi e madhe, konstatim-shpifja e Ramadan Pllanës, ‘’se të gjitha Komitetet që i ka përmendur Sabri Novosella, ‘’de facto dhe de jure’’ kanë qenë fiktive, të trilluar. ’’

Ishte apo nuk ishte ‘’fiktiv ‘’apo i’’ trilluar’’ KQ i LNÇKVSHJ, i kam dhënë shpjegimet e mia. Po ashtu për Komitetet Qarkore dhe Vendore janë dhënë shpjegimet e duhura. Kanë mbetur të shpjegohen dy Komitetet e Degëve të LNÇKVSHJ, që i patën formuar Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla, njërin në Turqi dhe tjetin në Gjermani, të formuara në bazë të vendimeve të KQ të LNÇKVSHJ, shumë kohë para se të bëhej anëtar i Lëvizjes sonë Ramadan Pllana.

Nuk ka dyshim se këto dy Komitete të LNÇKVSHJ kanë vepruar dhe funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Është qesharake dhe shumë naive vetëm po të mendohej se ishin ‘’fiktive apo të imagjinuara’’. Edhepse kam fakte të mjaftueshme për veprimtarinë e atyre Komiteteve, e shoh të udhës të mos flas për to, pasi që janë më kompetent se unë dy bashkëpunëtorët e ngusht të Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, të cilët ishin të kyçur drejtpërdrejt në ato Komitete.

Me siguri po të ishte gjallë Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla, Ramadan Pllana nuk do të ‘’çohej peshë’’. Edhe më tutje do të strukej e nuk do të dëgjohej për së gjalli, siç qe strukur deri para dy-tre vitesh, në një fshat të vogël afër Lozanës. Ku me dijtë se kush ia ka ‘’zënë bishtin me derë’’ zotëri Pllanës, që t’a detyrojë atë për të pështyer e shpifur mbi Lëvizjen tonë, Metush Krasniqin, Jusuf Gërvallën, Sabri Novosellen dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, të cilët pa e njohur mirë se kush ishte Ramadan Pllana, në bazë të propozim-gabimit tim, e bënë atë anëtar të KQ.

Shpifja debile dhe skandaloze nr. 2.

Të shohim tani ‘’zbulimin’’ tjetër të ‘’veprimtarit të orëve të para’’. Mendoj se shpifja e radhës është edhe më debile se shpifja e mëparshme, ngase na i ’’zbulon shkaqet’’ e ndërtimit të ‘’komiteteve’’ ‘’fiktive’’ dhe të ‘’trilluara.’’

‘’Pra, de juro e de facto, del se të gjitha « Komitetet » që i ka përmendur Sabri Novosella kanë qenë fiktive, të trilluar, për interesa të tij private e klanore dhe se na ka gënjyer rrastë të gjithëve…’’.

Për këtë deklaratë debile, skandaloze dhe shumë të ligë, Ramadan Pllana mund të arsyetohet, po qe se ka dëshmitarë të pa kontestueshëm, se ai e ka bërë këtë shpifje pa vetëdije, nga përdorimi i pa masë i shlivovicës serbe. Përndryshe, po qe se i mungojnë dëshmitarët, qysh tash po më dhimbset së tepërmi, se çka do ta gjejë kur një ditë do të këndellet e t’i ’’zgjohet’’ vetëdija nga ‘’rrahjet’’ me’’gugjuma’’( argumente) kresë për shpifjet e bëra.

Me këtë shpifje kaq të ligë Ramadan Pllana bënë përpjekje t’a nënçmoj dhe ta fyej jo vetëm Sabri Novosellen, njërin prej udhëheqësëve kryesor të

LNÇKVSHJ, por ai, me këtë shpifje kaq debile, bëri ”përpjekje’’ t’i nënçmojë, t’i shpifë dhe t’i poshtrojë për së vdekuri, edhepse nuk ua përmend emrat, Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën të cilët i krijuan dhe ju përmbajtën rregullave të reja të konspiracionit.

Do ta pyesja ‘’veprimtarin e radhëve të para’’ se çfarë ’’përfitimesh private dhe klanore’’ paska pasur Sabri Novosella me ndërtimin e ‘’komiteteve fiktive’’, të “trilluar” e ‘’të imagjinuar’’?! Këtë gjë duhet të na e sqarojë në një shkrim tjetër ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës – Ramadan Pllana.

Është e ditur se Sabri Novosella, për t’iu shmangur burgosjes, si pasojë se Ramadan Pllana dhe Sh. Jashari nuk iu përmbajtën si duhet rregullave të konspiracionit, u detyrua për t’a lënë gruan me pesë fëmijët e vegjël e pa kurrëfarë burimesh për egzistencë në Prishtinë e për t’u larguar nga Kosova, në mënyrë që t’a vazhdonte punën e lanë gjysmë në kushte dhe rrethana të pa njohura dhe shumë të rënda për veprim. Po qe se kjo sakrificë e Sabri Novosellës konsiderohet ‘’përfitim privat dhe klanor’’nga Ramadan Pllana, ai meriton të futet në Librin e Ginisit, për sharlatanizëm të ‘’klasit të parë’’.

Por i Madhi Zot e ndihmoi familjen e madhe të Ismail Novosellës, që fëmijët e Sabriut dhe të Selatinit, (që her njëri, herë tjetri burgoseshin ) të shkollohen dhe të bëjnë një jetë të denjë, si u ka hije njerëzve të vërtetë, falë punës së pa kursyer të vëllaut të tyre Bedriut, i cili, edhe pse kishte marrë pjesë në të gjitha organizimet ilegale të vëllëzërve të tij në luftë kundër okupatorit, mbetej i pazbuluar, sepse nuk shkeli asnjëherë në ‘’dërrasë të kalbur’’, ngase Zoti i Plotfuqishëm e mbrojti për t’u kujdesur për vëllezërit e burgosur dhe familjet e tyre.

Shpifja debile dhe skandaloze nr: 3

Sipas Ramadan Pllanën, Sabri Novosella në Organizatë ‘’ pranonte kë donte dhe pastaj, po kështu, ai, e largonte apo e diferenconte sipas dëshirës së tij. Duke mos lënë hapësirë jashtë kontrollit të vet, ai, ishte në gjendje që ta trajtonte si armik çdo kundërshtar ideologjik dhe çdo kundërthënie në një arsye për një’’shkurorëzim’’ fatal. ’’

Në këtë rrenë – shpifje të Ramadan Pllanës vie në shprehje parimi themelor i rrahagjoksave të Kosovës se ‘’qëllimi i arsyeton mjetet.’’

E shpif Ramadan Pllana Sabri Novosellën pa fije turpi dhe pa snjë fakt. Le të na i thotë Ramadan Pllana argumentet se kur dhe kend e ka pranuar Sabri Novosella në Organizatë dhe pastaj e ka larguar ‘’sipas dëshirës së tij’’. Kjo që thotë Ramadan Pllana për Sabri Novosellën është shpifje skandaloze dhe asgjë tjetër! Pra, nuk ka të bëjë fare me të vërtetën. Askush nga udhëheqësia e ngushtë e KQ të LNÇKVSHJ, nuk ka mundur t’a pranojë, apo t’a largojë ‘’sipas dëshirës së tij’’ askend, pa pëlqimin edhe të anëtarëve tjerë.

Ramadan Pllana deri tash nuk na ka dhënë asnjë fakt se Sabri Novosella ‘’pranonte kë donte dhe pastaj, po kështu, ai, e largonte apo e diferenconte sipas dëshirës së tij…’’.

A nuk është fakt i pa mohueshëm se nuk ishte Sabri Novosella ai i cili bënte diferencimin e anëtarëve të organizatës, por ishte Ramadan Pllana ai i cili bëri përpjekje për t’a ‘’diferencuar’’ dhe shpifur udhëheqjen e ngushtë të LNÇKVSHJ, duke e ‘’larguar’’ (mënjanuar) Sabri Novosellën nga bërthama dhe shtylla kryesore e LNÇKVSHJ, kur deklaroi: ‘’Pra, de jure e de facto, del se të gjitha «Komitetet» që i ka përmendur Sabri Novosella kanë qenë fiktive, të trilluar, për interesa të tij private e klanore dhe se na ka gënjyer rrastë të gjithëve. Megjithatë, KQ i LNÇKVSHJ-së në përbërje të Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Shefqet Jasharit, Ramadan Pllanës si dhe të anëtarësisë së gjerë, të cilën e kam përmendur në kujtimet e mija ka bërë punë të sinqertë dhe pa hile.’’

Ramadan Pllana bie në pozita qesharake dhe shumë naive, për të mos thënë kalon në çmenduri, kur me logjikën, fantazinë dhe dëshirën fëmijërore mundohet të bëjë shpifje shumë debile për raportet dhe besimin që ka egzistuar në mes bërthamës së parë, shtyllës kryesore të Komitetit Qendror, bërthamë të cilës ai në asnjë mënyrë nuk i ka takuar.

A ka logjikë në këtë që thotë Ramadan Pllana kur dihet se ‘’Lëvizja Nacional çlirimtate e Kosovës dhe Viseve shqiptare në Jugosllavi’’ është themeluar, rritur dhe forcuar nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, që ishin anëtarë të KQ-së, së bashku me anëtarësinë e gjërë të saj. Po ashtu është fakt i pa mohueshëm se LNÇKVSHJ dhe Organi drejtësues i saj, KQ-ja nuk ka pasur kurrëfarë fraksioni në procesin e themelimit dhe as më vonë.

Sa i përket shpifjes tjetër të Ramadan Pllanës se ‘’të gjitha komitetet që i ka përmendur Sabri Novosella kanë qenë ‘’fiktive’’ të ‘’trilluara’’, nuk qojnë fare peshë te njerëzit që kanë arsye dhe që dijnë të mendojnë, ngase janë gënejshtra dhe shpifje shumë debile.

A nuk është Ramadan Pllana ai, që në bazë të ‘’fakteve’’ të shpifura ‘’historike’’ bëri diferencimin e anëtarëve të KQ-së, duke i ‘’fshirë’’ me gjuhë nga lista e anëtarëve të KQ-së, nëntë (9) bashkëpunëtorët e ngushtë të Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe Shefqet Jasharit, për të vetmen arsye se veprimtaria e tyre nuk u zbulua nga sigurimi jugosllav; pra pse ata mbetën pa u burgosur dhe pa u dënuar nga gjykatat sero-jugosllave. Prandaj, mbetën pa i fituar ‘’diplomat e shkaut’’, se ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ, siç i fitoi Ramadan Pllana se ishte anëtar i KQ-së ( kur u dënua për herën e parë) , dhe ‘’diplomen’’ tjetër se ishte ‘’armik i vëllazërim-bashkimit jugosllav’’ në burgosjen e dytë.

Jam pak i habitur me qëndrimin shumë ‘’parimor’’ të ‘’historianit’’ të rrahagjoksave të Kosovës, zotëri Pllanës, i cili nuk i muar parasysh faktet e pamohueshme që ia dhash gazetes DRITA, në cilësinë e pjesëmarësit në themelimin e LNÇKVSHJ dhe të KQ, për numrin e anëtarëve të KQ; pastaj se kush ishte në krye të lëvizjes, etj.

Po ashtu jam i habitur, por nuk jam i hatruar me qëndrimin ‘’parimor’’ të ‘’veprimtarit të orëve të para’’ se dëshmitë e mia për mënyrën e funksionimit të KQ, i hudhi poshtë dhe i shkeli ‘’me këmbë’’, pasi që edhe dëshminë e Jusuf Gërvallës se Xhafer Durmishi ishte anëtarë i KQ-së, e shpalli të ‘’pa vlefshme’’ dhe e bëri ‘’paqavure’’. Pra ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës tregoi me ‘’fakte’’ se nuk është për dikend ‘’nënë’’ dhe për dikend ‘’njerkë’’, sepse është ‘’parimor’’, kur ka të bëjë me shqyrtimin e ‘’fakteve historike’’. Pasi që ai i konsideron ‘’fakte historike’’ vetëm ‘’diplomat e shkaut’’, madje ato me dy vula: me vulën e rrumbullaktë dhe vulën katrore, në bazë të ‘’normave organizative’’ dhe ‘’pasqyrimit historik’’, ( studime këto që i bëri zotëri Pllana sa ishte duke vuajtur dënimin), jam i detyruar të ‘’pajtohem’’me qëndrimin e tij. Prandaj le t’i bëjë ‘’paqavure’’ të gjitha dëshmitë e mia të cilat ia dhash revistës DRITA për LNÇKVSHJ, pasi, që, sipas kriteriumeve të tij, nuk janë ‘’fakte’’ historike ngase nuk i kam dhënë aty ku ‘’është dashur t’i japi’’, para UDB-ashëve serbo-jugosllav, gjatë hetimeve me rastin e burgosjes time.

Prandej ‘’faji’’ është te ‘’unë’’ e ’’ jo ‘’te Ramadan Pllana, i cili ato dëshmi i shpalli të ‘’pa vlefshme’’. Edhe pse më ka ‘’rrafur’’ Ramadani-Dani më së shumti prej të tjerëve, duke më shpallur ‘’gënjështar’’, ngase i bëri të ‘’pa vlefshme’’, i bëri ‘’leckë’’të pa vlerë dëshmitë e mia për numrin e anëtarëve të KQ-së, ja kam bërë ‘’hallall’’ . Po ia bëra ‘’hallall’’ edhe pse më ‘’rrafi’’ pa rahmet, me ca ramje jo të pastërta ‘’boksa shpinës’’, nga se më ‘’rrafi’’ me ‘’mjeshtri’’, pa ‘’zhurmë’’, pa e bërë ‘’të madhe’’, pa ma përmendur emrin dhe pa e kuptuar po thuajse askush, që ‘’rrastë’’më ka ‘’rrafur’’. Po ia bera ‘’hallall’’ edhe pse pa të drejtë më ‘’rrafi’’, por prap se prap u bë ‘’burr i forë’’, ngase edhe ‘’më lavdroi’’ me ca ‘’fjalë’’ të mira në shkrimet e tia, duke qenë i bindur se ato ‘’lavde’’ do të më bëjnë indifirent ndaj ‘’dëshmive’’ dhe ‘’kujtimeve’’ të tia për KQ të LNÇKVSHJ, dhe udhëheqësit e saj. Por, Ramadani , ‘’Dani’’, edhe pse më shpalli ‘’gënjështar’’ dhe ‘’shpifës’’duke i mohuar dëshmitë e mia për shumë çështje që kishin të bënin me LNÇKVSHJ, nuk po e kam gajle, sepse lexuesit nuk ia bënte me die se dëshmitë e kujt po i bënë ‘’poqavure’’.

Siç e ceka më lart, Ramadan Pllana diferencon dhe largon nga lista të gjithë anëtarët e KQ të LNÇKVSHJ, të cilët nuk i fituan ‘’diplomat e shkaut’’ se ishin anëtar të KQ-së. Këtë çështje e kemi të qartë, por nuk e kemi të qartë pse Ramadan Pllana, i cili, edhe pse i kishte në dispozicion faktet e pa mohueshme ( Letrën e Jusuf Gërvallës, etj, ) se Xhafer Durmishi ishte anëtar i KQ të LNÇKVSHJ, ai i shtyer nga xhelozia, apo nga qëllimi për ta ’’ lënë’’ KQ të LNÇKVSH ‘’fiktiv’’ apo të ‘’imagjinuar’’, vetëm me 5 anëtarë, fshiu me gjuhë nga lista e anëtarit të ngusht të KQ edhe Xhafer Durmishin.

Ramadan Pllana e ‘’fshiu ‘’me gjuhë nga lista e anëtarit të KQ-se edhe Asllan Muharremin, për të vetmin shkak se Sabri Novosella e paska ‘’komunikuar’’ vendimin nga Turqia, por edhe në ‘’kohën e pa përshtatshme’’ kur Asllani ishte në ‘’ilegalitet’’?!! Prandaj, dhe Asllanit ‘’mirë ia bëri’’ që po shpallë ‘’jo legjitim’’ pranimin e tij anëtar të KQ të LNÇKVSHJ, nga se Sabri Novosella e ka komunikuar vendimin e KQ-së nga Turqia. Pse nuk ‘’vinte’’ Sabri Novosela në Prishtinë, për ta ‘’takuar ‘’ Metush Kraniqin dhe për ta ‘’tubuar KQ-në, në përbërje të plotë’’. Ta gjente mundësinë që edhe Ramadan Pllana të pyetet në ‘’KPD’’-omet jugosllave, dhe pastaj të mirret vendimi ‘’legjitim’’, për pranimin e Asllan Muharremit për anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ.

Ramadan Plana e ‘’fshiu’’me gjuhë dhe me ‘’svedokë’’ nga lista e anëtarit të udhëhqësisë së ngusht të KQ të LNÇKVSH, Sheremet Saraçin, me ‘’faktin’’ se ai nuk iu ka rrëfyer atij, pra vet rrahagjoksit të vonuar të Kosovës e një ‘’veprimtari të radhëve të para’’ për veprimtarinë e tij në kuadërt të LNÇKVSHJ.

Duke ditur se Sheremet Saraçi ka qenë shumë modestë për veprmtarinë e tij në dobi të çështjes madhore kombëtare, ‘’dëshmitë’’ e zotëri Pllanes nuk pijnë ujë. Vetëm dëshmitë e shokëve të tij të ngusht, me të cilët punoi në realizimin e synimeve të LNÇKVSHJ, siç ishte Ismet Saraçi, Xhafer Durmishi, Asllan Muharremi, Shefqet Jashari e shumë të tjerë, janë dëshmi të vërteta që si luan topi. Sheremet Saraçi nuk ishte vetëm anëtarë i KQ-së, por ai ishte – para se të bëhet anëtarë i KQ-së, themelues i LNÇKVSH dhe i KQ, së bashku me Metush Krasniqin, Sabri Novosellën, Jusuf Gërvallën dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. Sheremet Saraçi ka marrë pjesë në përgaditjet për themelimin e LNÇKVSHJ. Ai ka mar pjesë, po ashtu, në shqyrtimin dhe miratimin e të gjitha akteve normative të organizatës. Pra, ka marrë pjesë në themelimin, forcimin , rritjen dhe zgjerimin e LNÇKVSHJ. Sheremet Saraçi i ka krijuar disa çelula së bashku me Ismet Saraçin (në përbëre prej 3-5 vetë), ende pa e formuar organizatën. Është përfaqësuesi i parë i Lëvizjes tonë, që i ka vu kontaktet me vëllezërit Straja në Stamboll. Sheremet Saraçi nuk ka folur me përbuzje dhe urrejtje për vëllaezërit Straja, siç ka folur Ramadan Pllana, por ka folur me admirim dhe rrespekt. Po ashtu edhe pas burgosjes tonë, ka mbajtur lidhjet e komunikimit në mes Organizatës në Kosovë dhe në Turqi – drejtpërdrejt me Sabri Novosellën. Qysh në fillim të aktiviteteve në kuadër të Lëvizjes, ka shprehur gatishmërinë që t’a shes lopën e vetme të qumështit që e kishte, për nevoja të Lëvizjes. Kopjet e para të Statutit të Organizates i ka shtypur Sheremet Saraçi me makinën e tij të shkrimit ‘’Olimbia’’ . Pastaj atë makinë ia ka falur Lëvizjes tonë, pa e ditur as unë dhe as ai se do ta përdorte Jusuf Gërvalla në shërbim të LNÇKVSHJ.

Sheremet Saraçi, si anëtarë i udhëheqësisë së ngushtë të LNÇKVSHJ, u tregua se ka merituar vendin që e pat zënë afër oxhakut të Organizatës, me faktin se ishte ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Ismet Saraçin, dy djemt e tij, Kujtimin dhe Gëzimin, si dhe me shumë nipa dhe kusheri, bashkëfshatarë dhe bashkëvendas të tij, për t’i quar në vend objektivat e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare në Jugosllavi.

Shpifja debile dhe skandaloze nr. 4. Ramadan Pllana po na tregohet se është edhe falsifikator i shkathtë. Të shohim si përgjigjet ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës në pyetjen e intervistuesve: ‘’Sa anëtarë kishte Komiteti Qendror dhe kush ishin në krye të tij?’’

Përgjigja e Ramadan Pllanës.: ‘’Deri më tani, historikisht, është vërtetuar se në këtë Komitet kanë qenë të angazhuar Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla dhe, unë, Ramadan Pllana.’’

Intervistuesi nuk e ka pytur R. Pllanën se ‘’kush ishte i angazhuar në KQ-në’’, por ‘’Sa anëtarë kishte Komiteti Qëndror’’ Pra don t’a dijë numrin e anëtarëve të KQ-së, e jo identitetin e tyre.( kjo ishte pyetja e parë). Dhe pytja e dytë: ‘’kush ishte në kry të tij’’. Pra, don t’a dijë identitetin e personaliteteve që e drejtonin LNÇKVSHJ dhe organin udhëheqës KQ. Në bazë të dëshmisë time dhënë gazetës DRITA, (që flet për numrin e anëtarëve të KQ-së) Ramadan Pllana i ka pasur të gatshme përgjigjjet. Por, duke pasur për qëllim falsifikimin e këtyre të dhanave, ai jep përgjigjen e klonuar të lartshënuar.

Me këtë përgjigje të klonuar, ‘’historiani’’i rrahagjoksave të Kosovës, nuk jep numrin e anëtarëve të KQ-së që e kërkon ntervistuesi dhe as nuk jep përgjigjen se ‘’kush ishin në krye të tij ( të KQ). Me këtë përgjigje që e jep Ramadan Pllana, aludon (u jep mesazhin lexuesëve të kopallave të tij) se, pesë anëtarët e ‘’angazhuar ’’në KQ, njëkohësishtë ishin edhe anëtarë të KQ-së, po se edhe ishin në krye të KQ. Pra, Ramadan Pllana, me një spekulim dhe falsifikim të shkathtë, arrinë të ‘’bëhet’’ i ‘’barabartë’’ me Udhëheqjen e ngushtë e të cilët e themeluan dhe e drejtuan LNÇKVSHJ dhe KQ. Pra, në hiearkinë e Organizatës, nga i fundit që ishte, i katërmbëmëdhjeti me radhë, kërceu shumë larg dhe u bë i pesti!!!?

‘’Historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës, zotëri Pllana, është i vetdijshëm se nuk është leht për t’a mbajtur vendin e pestë në hiearkinë e KQ-së, pa e gjetur ndonjë ‘’rregull’’ apo ‘’fakt’’ madje qoftë edhe të shpifur, për t’i mohuar kolegët e tij të KQ-së të cilët ishin bërë para tij anëtarë të KQ-së.

Dhe, në bazë të “analizave shkencore’’dhe ‘’fakteve historike’’, e sipas ‘’kuptimit të normave organizative’’ ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës, përfundon se “në KQ të LNÇKVSHJ kanë qenë të angazhuar: Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, Shefqet Jashari dhe Ramadan Pllana’’. Dhe, në bazë të këtyre ‘’fakteve’’ të ‘’angazhimit në KQ’’, zotëri Pllana, e ‘’vë vulën dhe nënshkran’’ se KQ, në përbërjen e tij, ka pasur vetëm 5 anëtarë dhe se, po ashtu, po të njëtit anëtarë e përbënin kreun e KQ.

‘’Historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës nuk e pranon dëshminë time për numrin e anëtarëve të KQ-së, që ia kam dhënë revistës DRITA, edhe pse isha pjesëmarrës në themelimin e LNÇKVSHJ dhe të KQ. Po t’i pranonte ato dëshmi, atëherë qëllimi i tij për t’a bërë KQ ‘’fiktiv’’ të ‘’imagjinuar’’ dhe të ‘’trilluar’’ do të dështonte, ngase një organ udhëheqës prej 14 anëtarëve nuk mund të shpallet ‘’fiktiv’’ i ‘’imagjinuar’’ dhe as i ‘’trilluar’’ sepse vet numri 14 e dëshmon veprimtarinë e Organzatës, si në sasi, ashtu edhe në cilësi.

A nuk është kjo mjeshtri e përsosur për t’i falsifikuar të dhënat dhe, nepërmjet tyre, pastaj, të falsifikohen edhe ngjarrjet historike. Pra, a nuk është një falsifikim i shëmtuar i Ramadan Pllanës, që bashkëveprimtarët e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe të Shefqet Jasharit, që ishin anëtarë të KQ që nga themelimi i ati Organi udhëheqës, të mos konsiderohen as anëtarë të thjeshtë e lëre më anëtarë të udhëheqjes së ngushtë të KQ të LNÇKVSHJ?! Ndërsa veten e tij Ramadan Pllana t’a konsiderojë si njërin nga ‘’pesë anëtarët e KQ-së’’ që ishin ‘’në krye të KQ-së’’, edhe pse ishte anëtari i 14- të i KQ, që don të thotë ishte më i riu nga ‘’stazhi’’në atë organ udhëheqës.

Ramadan Pllana ka ardhur në këtë përfundim në bazë të dy parimeve jetësore të rrahagjoksave të Kosovës.

Një: Duke u mbështetutr në parimin se ‘’ qëllimet i arsyetojnë mjetet’’, ai shpifi gënjeu dhe falsifikoi fakte, të dhëna dhe ngjarrje që kishin të bënin me punën dhe veprën e shumicës absolute të veprimtarëve të LNÇKVSHJ.

Dy: Duke u mbështetur në parimin tjetër të rrahagjoksave të Kosovës se ‘’çdo gjë që bëhet pa dijeninë apo pjesëmarrjen e tyre, nuk vlenë dhe mohohet’’.

A thua Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, nuk arritën t’a angazhojnë askend në KQ të LNÇKVSH, (që nga vera e vitit 1976 deri në vjeshtën e vitit 1979)- deri në kohën kur u burgosën 2 anëtarë të KQ dhe dy të tjerë u larguan nga vendi, duke mbetur fillikat në KQ të LNÇKVSHJ?!

Shih këtu, edhe njëherë, logjikën e marrë të rrahagjoksit të vonuar të Kosovës, i cili vetëm mua më favorizoi – si ‘’vushtrriali’’ që isha, mbi të gjithë anëtarët e KQ, pra edhe mbi kryetarin e Organizatës, sepse vetëm unë isha vet i treti në kuadër të KQ-së, së bashku me Sheremet Saraçin dhe Ramadan Pllanën. Edhe pse Sheremet Saraçin nuk po ma ‘’pranon’’ për anëtar të KQ zotëri Pllana, për shkak të mungesës së ‘’diplomave të shkaut’’, prapseprap, po në bazë të ‘’diplamave të shkaut’’, Ramadan Pllana i plotësoi kushtet të jetë me mua vet i dyti anëtar i KQ.

Ndërsa Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, sipas kritereve të Ramadan Pllanës mbetën fillikat, pa asnjë bashkëpunëtorë në përbërje të KQ të LNÇKVSHJ.

Po të ishin të vërteta këto shpifje djallëzore të Ramadan Pllanës, jo vetëm KQ-ja por edhe LNÇKVSHJ do të konsideroheshin me plot të drejtë fiktive dhe të trilluara, ashtu siç i ka shpallur ai.

Këto shpifje aq të rënda dhe aq të liga që i bënë Ramadan Pllana kundër Metush Krasniqit ( dhe KQ të LNÇKVSHJ), do t’i hudhi në ujëra të zeza (se vetëm aty e kanë vendin), nëpërmjet fakteve të pa mohueshme që gjenden në librin :’’ METUSH KRASNIQI Personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare’’, të bashkëveprimtarit të Metush Krasniqit, Selatin Novosellës.

‘’Pas formimit të organizatës LNÇKVSHJ, themeluesit e saj filluan punën me këmbëngulje për përgaditjen dhe anëtarësimin e anëtarëve të rinj të gatshëm për dhënien e kontributit të tyre në realizimin e qëllimeve programore të Organizates. Pas shumë konsultimeve u vendos që të mos shkohet në riorganizimin e anëtarëve të mëparshëm, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë, por të punohet në organizimin e anëtarëve të rinj’’.(…)

‘’Kështu, Metush Krasniqi, për një kohë të shkurtër kishte arritur t’i antarsonte historianin Ramiz Avdyli, veprimtarin politik Ramadan Hazirin, Liman Ahmetin ( i cili, pas arratisjes së Sabri Novoselles në Turqi, i mbante lidhjet e rregullta në mes Metush Krasniqit dhe Sabri Novosellës. Po këtë lidhje mbante edhe Osman Krasniqi nga Prishtina)…’’

‘’Metush Krasniqi, mbante lidhje të rregullta edhe me patriot të dëshmuar, siç ishin: Bitër Dejhalla, Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Mulla Ramë Govori, Shemsi Perani, Qemajl e Nysret Nivokazi, Ali Boletini, Hyrije Hana, Ahmet Haxhia, etj.’’

Pra, siç po shihet në bazë të fakteve të pa mohueshme që gjanden në librin e lartshënuar të Selatin Novosellës,( të cituara më lart) për identitetin e bashkëveprimtarëve të Metush Krasniqit, në periudhën 1976-1979, plotësishtë po përputhen me të dhënat që ia kam dhënë gazetës DRITA për numrin e anëtarëve të KQ-së, për atë periudhë.

Veprimtaria e Metush Kraniqit po ndriqohet me fakte të pamohueshme edhe për periudhën 1980-1985, në saje të dëshmive të pa mohueshme të Selatin Novosellës. Për këtë periudhë të veprimtarisë së tij dhe të bashkëveprimtarëve të tij që e përbënin KQ të LNÇVSHJ, nuk kam folur për shkaqe objektive, spse isha i burgosur dhe më mungonin faktet. Por kurrë nuk më ka shkuar mendja se Metush Krasniqi dhe bashkëveprimtarët e tij të ngushtë, me largimin nga vendi të Sabri Novosellës dhe të Jusuf Gërvallës dhe burgosjen e Ramadan Pllanës dhe timen, veprimtaria e LNÇKVSHJ do të dobësohet. Kjo bindje më bënte të fortë për t’a vuajtur burgun me krenari pa u dobësuar në asnjë mënyrë shpirtërisht dhe fizikisht, edhe pse kushtet e jetesës në burg ishin jashzakonisht të vështira.

Se ajo veprimtari e Metus Krasniqit, dhe bashkëveprimtarëve të tij kishte qenë shumëfish më e madhe dhe më e fuqishme, vërtetojnë faktet e zbuluara deri më tash nga burime të besueshme dhe të sakta që i publikoi Selatin Novosella në librin e tij të lartshënuar. Citojmë dëshminë e Selatin Novoselles:

’’Bashkëveprimtarët e Metush Krasniqit në Kosovë, gjatë vitit 1980-1985, ishin, Zeqir Gërvalla, Hyrije Hana, Mulla Ramë Govori, Fehmi Baftiu, Fehmi Bajrami, Selatin Novosella, Igballe Novosella-Mehmeti, e shumë tjerë….’’

Duke ditur se Metush Krasniqi i pat krijuar celulat e veprimtarisë së Organizates tonë edhe në Viset tjera shqiptare para se të themelohej LNÇKVSHJ, dhe po ashtu duke i marrë për bazë edhe faktet tjera që dëshmojnë se ai edhe mëtutje zgjeroi dhe rriti rrjetin e organizatës jo vetëm në Kosovë, por edhe në Viset tjera shqiptare nën okupimin serbo-jugosllav, ( shih mënyren si e ka formuar Komitetin Qarkor të Tetovës), tregojnë se ai dhe bashkëveprimtarët e tij e patën shtuar, rritur dhe zgjeruar veprimtarinë e LNÇKVSHJ, shumëfish më tepër se sa që ajo ishte në periudhën e parë 1976-1979. Me siguri, pas përfundimit të ‘’epokës’’së rrahagjoksave të Kosovës, edhe shumë fakte tjera do të dalin në dritë për veprimtarinë e tij dhe bashkëveprimtarëve të tij.

Por, janë të mjaftueshme faktet e deritashme të zbuluara nga burime të sigurta dhe të sakta që ndriqojnë punën e Metush Krasniqit dhe bashkëveprimtarëve të tij, duke i hudhur poshtë të gjitha shpifjet dhe gënjeshtrat e Ramadan Pllanës për LNÇKVSHJ, Organet udhëheqëse të organizates, Metush Krasniqin, Sabri Novosellën, Jusuf Gërvallën, Shefqet Jasharin dhe bashkëveprimtarët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së, por që nuk i fituan ‘’diplomat e shkaut’’ se ishin anëtarë të Komitetit Qendror dhe armiqë të Jugosllavisë.

Kam shumë ‘’frigë’’ se ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës Ramadan Pllana, nuk do t’i pranojë as këto dëshmi, që flasin për identitetin e bashkëveprimtarëve të Metush Krasniqit, siç nuk i pranoi dëshmitë e mia për numrin e anëtarëve të KQ së, që ia pata dhënë gazetës ‘’DRITA’’ , me vet faktin se atyre ju mundgojnë ‘’diplomat e shkaut’’ se ishin bashkëveprimtarë të Metush Krasniqit dhe anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ.

E kuptoj ish-kolegun tim R. Pllanën për detyrën që ka marë nga ish kolegët e tij të LPK-së, për t’a shpallur KQ të LNÇKVSHJ ‘’fiktiv ’’, të ‘’imagjinuar’’ dhe të ‘’trilluar’’, sepse sot jemi në epokën e rrahagjoksave të Kosovës. Shokët e tij të ‘’idealit’’, kanë shkuar lart në pozita dhe në pasuri, ndërsa ish- kolegu im, Ramadan Pllana, është vonuar tepër shumë, për të marrë pjesë dhe hise në përfitimet e ‘’sakrificës’’ së tij. Do të shpresoj se pas kësaj ‘’pune kolosale’’ të ish kolegut tim, i cili me shkrimet e tij ‘’shumë të vlefshme’’ për t’i ‘’nivelizuar” ( për t’i bërë të barabarta) organizatat ilegale në suksese, mossuksese dhe gabime, do të përparojë në hiearkinë e rrahagjoksave të Kosovës, duke e caktuar kështu, së paku, diplomat të Kosovës me fusnotë, në ndonjë kryeqenedër të ndonje shteti që ende nuk e ka njohur pavarësinë e sajë.

KUSH ISHTE KRYETAR I LNÇKVSHJ- METUSH KRASNIQI APO RAMADAN PLLANA

Ramadan Pllanës, në intervistën e tij të publikuar në Albaniapress dhe në shumë web-faqe tjera, askund dhe asnjëherë nuk ia thotë goja se Metush Krasniqi ishte kryetar i LNÇKVSHJ. Jam i bindur që këtë mohim nuk e bëri se kishte urrejtje kundër Metush Krasniqit, për shkak të bindjeve të tij ideologjike. Por, po t’a pranonte Ramadan Pllana Metush Krasniqin për kryetar të LNÇKVSHJ, ai do të binte në kundërshtim me ‘’studimet’’ e tia ‘’shkencore’’: ‘’të kuptuarit e normave organizative’’ dhe ‘’ të pasqiruarit historik’’ të ngjarrjeve.

Siç kam sqaruar në këtë reagim, Ramadan Pllana, në bazë të ‘’kritereve’’ të tij, i shpalli ‘’fiktive apo të imagjinuar’’ dhe të ‘’trilluara’’ të gjitha organet udhëheqëse të LNÇKVSHJ siç ishin: Komiteti Qendror, Komitetet Qarkore, Komitetet Vendore dhe Komitetet e Degëve të LNÇKVSHJ. Po ashtu, në bazë të po atyre ‘’kriterev shkencore’’, Ramadan Pllana i shlyu me gjuhë të gjithë anëtarët e KQ-së të cilët nuk u zbuluan nga Sigurimi jugosllav dhe nuk u dënuan me burg nga gjyqet jugosllave për ‘’veprimtari armiqësore’’. Edhe ata burra të fortë të shqiptarisë të cilët nuk pranuan në huetuesi se i takonin LNÇKVSHJ, siç ishte rasti i dënimit me grupin tonë të Isa Demajt, e që u dënua për ‘’propogandë armiqësore’’, Ramadan Pllana nuk e pranon për anëtarë të LNÇKVSHJ për të vetmin shkak se nuk e fitoi ‘’diplomat e shkaut’’ se ishte anëtarë të LNÇKVSHJ.

Pasi që Ramadan Pllana po tregohet së është shumë ’’parimor’’, si ta pranonte Metush Krasniqin kryetar të LNÇKVSHJ, kur atij i mungonin ‘’faktet historike’’, i mungonin pra ‘’diplomat e shkaut’’ të lëshuara nga gjykatat jugosllave se ai ishte kryetar i LNÇKVSHJ?!.

Por, Ramadan Pllana nuk është krejt i pa rahmet. E falënderoj nga zemra ‘’veprimtarin e radhëve të para’’ që së paku ndaj Metush Krasniqit u tregua i ‘’kujdesshëm’’ dhe ‘’rahmetxhi’’, sepse e la mundësinë që ai – ose të ketë qenë ‘’anëtarë’’ i organizates, ose të ketë pasur ‘’lidhje me ne’’, d.m.th. me Lëvizjen.

Lidhur me këtë le të citojmë sihariqin e ‘’historianit’’ të rrahagjoksave të Kosovës:

‘’Pra për mungesë faktesh nuk po mundem të konstatojë se ky grup a këta të gjykuar ishin pjesë të Organizates sonë, por po i ceku edhe këta persona që u denuan ose u mbajtën në burg( në hetuesi e të izoluar), shumë herë, nga viti 1979, e sidomos, pas demonstratave të ’81-it, që ishin anëtarë, ose, kishin lidhje me ne, këta ishin: Metush Krasniqi, Ahmet Haxhiu, Ismail Gashi, Mustafë Shyti, Fadil Shyti, Fevzi Beqiri, Ismet Beka, Xhemajl Pllana, Ferki Morina, Asllan Muharremi, Rexhep Ahmeti, Nisret Ahmeti( vëllai i Rexhepit) Azem Musliu, Ali Zejnullahu, Qemajl Aliu, Burim Zagërxha, Idriz Gërvalla, Nasim Hajradinaj, Sheremet Saraçi, Ismat Saraçi, Sabit Kadriu, Demë Jashari, Abdullah Hoxha, Musë Neziri, Latif Pllana, Fadil Beqiri, Behxhet Krasniqi, Ismail Krasniqi, e shumë tjerë të cilët nuk më kujtohen.’’

Deri sa Ramadan Pllana, kur kishte të bënete me ’’pranimin’’ apo ‘’mospranimin’’ e mundësisë të ketë qenë ‘’anëtar ’’ apo të ketë ‘’pasur lidhje me ne Metush Krasniqi,’’ u tregua ‘’rahmetxhi’’, pse atëherë u tregua i pa ‘’rahmet’’ ndaj ‘’disa celulave në formim’’dhe ‘’disa simpatizuesëve’’, që i kishin formuar grupet e veta, të mos i pranoj si anëtare të Lëveizjes sonë.

Por na habit fakti se Ramadan Pllana në cilësinë e ‘’prokurorit’’ apo të kryetarit të Organizates, punën dhe veprimtarinë e të gjitha ‘’grupeve’’ e hudhI në baltë, me përjashtim të ‘’Grupit të Deçanit ‘’. Citojmë sihariçin e Ramadan Pllanës, nga intervista e tij ’’Dëshmi kohe’’:

‘’-Dua të shtoj se, pas rënjes sonë në burg dhe pas daljes së Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës në mërgatë, disa celula në formim dhe disa simpatizues, duke i humbur lidhjet me ne, ishin anëtarësuar në organizata tjera, ose, kishin formuar grupet e veta dhe për këtë arsye nuk po i konsideroj si anëtarë të Lëvizjes sonë.Vetëm Grupi i Deçanit, bënte përpjekje për bashkimin e radhëve në nivel kombëtar, sepse, kishte lidhje të ngushta me udhëheqësin e LNÇKVSHJ-së, me Jusuf Gërvallën.’’

Po, sikur të kishte qenë Ramadan Pllana kryetar i Lëvizjes, patjetër ‘’dëshmia’’e tij do të pranohej si e vërtetë, sepse vetëm kryetari i organizates i ka ditur të gjitha fshehtësitë e LNÇKVSHJ. Pra ka qenë i informuar për punën dhe veprimtarinë e të gjithë anëtarëve të KQ-së dhe, nëpërmjet tyre, për veprimtarinë e Komiteteve Qarkore dhe Komiteteve të Degëve të LNÇKVSHJ.

‘’Dëshmia’’e ‘’historianit’’ të rrahagjoksave të Kosovës, Ramadan Pllanës, ështe një gënjeshtër me bisht, është një shpifje skandaloze. A thua se, me largimin e Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës dhe, me burgosjen e Ramadan Pllanës dhe Sh. Jasharit, në Kosovë përfundoi veprimtaria e LNÇKVSHJ?

Sipas shpjegimeve të Ramadan Pllanës, këti ‘’historiani’’sharllatan të rrahagjoksave të Kosovës, “vetëm Grupi i Deçanit’’ paska bërë përpjekje ‘’për bashkimin e radhëve në nivel kombëtar’’(?!).

Shtrohet pyetja: çka u bë me 10 anëtarët tjerë të KQ të LNÇKVSHJ, të cilët nuk u zbuluan nga Sigurimi Jugosllav? Çka ndodhi me kryetarin e Organizates – Metush Krasniqin? A thua burgosja dhe dënimi i Ramadan Pllanës dhe Sh. Jasharit, ua futi frigën në palcë, sa që ata u detyruan t’i shtijnë ‘’veshët në lesh’’ e të mos bëzajnë për asgjë???!!!…

Se nuk është ashtu siç shpifë dhe gënjen ‘’historiani’’ sharllatan i Kosovës, tregojnë faktet e shumta që gjenden në librin e veprimtarit të shquar të lëvizjes sonë kombëtare Selatin Novosella: “ METUSH KRASNIQI Personalitet Unifikues i Lëvizjes Kombëtare.’’( Prishtinë 20011). Citojmë faktet nga libri i lartpërmendur:

a). ‘’Nuk më kujtohet saktë koha, vazhdon më tutje Hydajet Hyseni, por diku gjatë verës së vitit 1981, kur unë po vazhdoja jetën dhe veprimtarinë time nga ilegaliteti, kishim përgaditur me kujdes maksimal dhe fshehtësi të plotë takimin me Metush Krasniqin, ose siç e quanim, Bacën Metush. Nepërmjet shokëve, pas përgaditjeve të duhura, kishim vendosur kontakte me dajen Sejdë, përndryshe një nga miqtë më të ngushtë të Metush Krasniqit, dhe nepërmjet tij edhe me Metush Krsniqin.(… )Ndonjëherë takimet mbahesin në ndonjë banesë, bazë, por ndodhte që i mbanim edhe në natyrë, në periferi të Prishtinës. Që në takimin e parë dhe në vazhdim, në të gjitha takimet, kishim pajtim të plotë me Bacën Metush, madje edhe përtej asaj që prisnim, në të gjitha çështjet e biseduara.(…) . Baca nuk fshihte faktin se ishte në lidhje me radhë të organizuara nga rrethi i tij dhe ndonjë rreth veprimtarësh nga Ferizaji e qytete tjera si dhe në mërgatë. Përmendte, madje, edhe emra jo vetëm nga radhët e veprimtarëve të njohur të Lëvizjes Kombëtare me të cilët ishte në lidhje, por edhe emra intelektualësh e emra të njohur edhe nga strukturat pushtetore, të cilët ai i konsideronte si ‘’të tanët’’.

b). ’’ Kapitull i veçant i angazhimeve të Metush Krasniqit ishte bashkëpunimi me atdhetarin dhe poetin e mirënjohur Zeqir Gërvalla. Këta dy atdhetarë kishin miqësi të ngusht dhe të gjatë.(…) Prandaj, Zeqir Gërvalla ishte njoftuar nga Metush Krasniqi edhe për idenë e themelimit të organizates LNÇKVSHJ-së, edhe për veprimet e saja, edhe për largimin e Sabri Novoselles në Turqi dhe të Jusuf Gërvallës në Gjermani, edhe për përpjekjet që po bëheshin, në fillim të viteve të ’80-ta, për bashkimin e forcave atdhetare në një Lëvizje apo Front të përbashkët. Lirisht mund të konstatohet se, thënë figurativisht, Metush Krasniqi e kishte pasur Zeqir Gërvallen dorë të djathtë gjatë tërë kohës.’’

A nuk janë këto fakte të mjaftueshme, edhe pse ka edhe shumë fakte tjera, për ta hudhur edhe këtë shpifje të R, Pllanës në ujra të zeza. ?

T’a shikojmë tani shpifjen tjetër të ‘’historianit’’ sharllatan të rrahagjoksave të Kosovës, Ramadan Pllanës, kundër LNÇKVSHJ dhe kryetarit të saj Metush Krasniqit:

‘’Unë kisha formuar Komitetin Vendor të Lypjanit me Avdi Kelmendin si kryetar, ndërsa, kisha paraparë edhe formimin e Komitetit të Drenasit, me Bajram Gashin, në krye, Komitet të cilin ai do ta formojë pas burgosjes tonë. Po ashtu, do të formohet edhe Komiteti Vendor i Deçanit, të cilin e kishte formuar Jusuf Gërvalla me Ismail Haradinajn, si kryetar. Komitete të tjera nuk do të formohen, sepse, Shefqet Jashari dhe unë, Ramadan Pllana si anëtarë të «Komitetit Qendror», do të arrestoheshim nga Sigurimi jugosllav, Jusuf Gërvalla e Sabri Novosella do të arratiseshin jashtë, kurse, Metush Krasniqit do t’i kufizoheshin mundësitë e veprimtarisë ilegale pas rënies sonë në burg në Nëntorin e vitit 1979.’’

Siç dihet ‘’veprimtari i radhëve të para’’ të gjitha organet udhëheqëse të LNÇKVSHJ ( Komitetin Qendror , Kmitetet Qarkore, dy Komitetet e Degëve të Organizates, (në Turqi i themeluar nga Sabri Novosella dhe në Gjermani nga Jusuf Gërvalla) i ka shpallur ‘’fiktiv apo të imagjinuar’’ dhe ‘’të trilluar’’. Por prap se prapë, ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës, u ba ‘’rahmetxhi’’, si duket ‘’ju zbut zemra’’, pasi që ‘’Komitetin Vendor’’ të Lipjanit dhe ‘’Komitetin Vendor’’ të Deçanit, na i shpëtoi pa i shpallur ‘’të imagjinuar’’ dhe të ‘’trilluar’’.

Askush deri më tash, nuk i ka bërë nënçmim e çvlerësim aq të shëmtuar dhe shpifje më të ligë Metush Krasniqit se sa që i ka bërë ‘’historiani’’ sharllatan i Kosovës Ramadan Pllana. A thua aq ‘’frigacak’’ dhe aq i ‘’pa organizuar’’paska qenë Metush Krasniqi sa që me burgosjen e Ramadan Pllanës dhe Sh. Jasharit, dhe largimin nga vendi të Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës, veprimtaria e tij kombëtare paska ‘’vdekur’’ – ende pa vkeur ai fizikisht. Sipas ‘’historianit’’ të rrahagjoksave te Kosovës, edhe veprimtaria e Lëveizjes paska marrë ‘’fund’’ me burgosjen e tij, sepse sipas ‘’dëshmisë ‘’së tij ‘’tjera Komitete nuk do të formohen.’’

Edhe këtë shpifje të ligë do ta hudhi në ujra të zeza, në bazë të fakteve të pamohueshme që gjenden në librin e lartëshënuar të veprimtarit të dalluar të Lëvizjes sonë Selatin Novosellës. Citojmë:

c). ‘’Metush Krasniqi e kishte angazhuar si avokat të tij Fehmi Baftiun, një jurist i njohur në Prishtinë, mik i ngushtë i Ismail Dumoshit, ideatorit të demostratave të vitit 1968, si dhe mik shumë i afërt i Metush Krasniqit. Metushi dhe Fehmiu njiheshin që nga viti 1971. Fundja edhe Fehmi Baftiui kisht qenë anëtarë i LNÇKVSHJ. Ai, si anëtar i kësaj organizate kishte shkuar në Tetovë me porosinë e Metush Krasniqit me qëllim formimin e Komitetit të Qarkut në Tetovë. Atje kishte kontaktuar me atdhetarin Mustafë Reçi. Pas marrëveshtjes së përbashkët në mes Fehmi Baftiut dhe Mustafë Reçit për formimin e Degës së Lëvizjes në Tetovë, Fehmiu i kishte përcjellur vlerësimin e tij përkitazi me Mustafë Reçin, se ai ishte një veprimtar i përkushtuar për çështje kombëtare, por ai ishte në rrethin e tij tepër i dekonspiruar. Më vonë, me ndërmjetësimin e Fehmi Baftiut, takohen Metush Krasniqi dhe Mustafë Reçi. Për nivelin e njohjes dhe veprimeve të përbashkëta në mes Metush Krasniqit dhe Fehmi Baftiut, flet edhe një takim i mbajtur në Prishtinë në vitin 1978, ku marrin pjesë: Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Azem Beqiri dhe Fehmi Baftiu. Në atë takim, përveç tjerash, është konstatuar se do të ishte shumë mirë që në gazetën ‘’Rilindja’’, që dilte në Prishtinë, të ishin si gazetarë njerëz të besuar dhe kombëtarisht të formuar. Aty janë përmendur emrat e Jusuf Gërvallës dhe të Nehat Islamit, si dy prej gazetarëve të mundëshëm për angazhimin e tyre në këtë gazetë.’’

Duke qenë i bindur në qëndrimet e deritashme shumë ‘’parimore’’ të Ramadan Pllanës, i cili tregoi me ‘’fakte’’ se nuk është për dikend ’’nënë ‘’ dhe për dikend ’’njerkë’’, ai, edhe këto fakte dhe argumente që gjenden në librin e Selatin Novosellës, (dëshmitë e Hydajet Hysenit, Fehmi Baftiut dhe Selatin Novosellës) do t’i ‘’hudhi poshtë’’, ‘’do t’i shkeli me këmbë ’’, pra nuk do t’i pranojë për ‘’fakte historike’’, siç nuk i pranoi për ‘’fakte’’ historike shumicën e dëshmive të mia, shumicën e dëshmive të Sabri Novosellës dhe një pjesë të dëshmive të Xhafer Durmishit dhe të Jusuf Gërvallës, jo se na e ka marrë inati Ramadan Pllana, se asgjë të keqe nuk i kemi bërë, por për shkak se na ‘’përlau’’ ‘’lima shkencore’’ e ‘’studimieve’’ të tia mbi ‘’të pasqyriarit historik’’ të ngjarrjeve, dhe ‘’të kuptuarit e normave organizative’’ të organizimit ilegal.(organizatave ilegale ).

Po qe se Ramadan Pllana i pranon për të vërteta dëshmitë e Hydajet Hysenit, Selatin Novosellës dhe Fehmi Baftiut( të cituara më lart), që dëshmojnë për veprimtarinë e Metush Krasniqit, atëherë, Ramadan Pllanës nuk i mbetet asgjë tjetër përpos të dali para opionit të gjërë për ta shprehur sinqerisht pendimin e tij për të gjtha gënjeshtrat dhe shpifje që i bëri ndaj LNÇKVSHJ, Komitetit Qendror, Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës, Shefqet Jasharit, Xhafer Durmishit, Sheremet Saraçit, Asllan Muharremit dhe anëtarëve tjerë të KQ të LNÇKVSHJ.

Deri sa në Intervistën e tij Ramadan Pllana arrijti të bëhet ‘’i pesti’’ në hierarkinë udhëheqëse të LNÇKVSHJ, në saje të ‘’kritereve’’ të tia të njohura të ‘’të pasqyruarit historik’’të ngjarrjeve dhe të ‘’të kuptuarit e normave organizative’’(të organizatave ilegale), ishte një ‘’fitore’’ e shkëlqyeshme e tij, për të mos mbetur mbrapa ish -shokëve të LPK-së, në karrierën ‘’udhëheqëse’’ të organizatave që bënin pjesë.

Si duket, më vonë u kujtua ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës, se ka mbetur mbrapa në ‘’karrierën ushtarake’’ karshi ish shokëve të tij të ‘’idealit’’, që i përkisnin LPK-së.

Se kush ia zbuloi faktin Ramadan Pllanës se Metush Krasniqi ka pasur kontakte me përfaqësues të subjekteve shtetërore të Shqipërisë, ai nuk tregon, siç nuk i ka treguar burimet e të dhënave tjera për veprimtarinë e LNÇKVSHJ dhe personaliteteve që e drejtonin atë. Siç duket, ky fakt, ia çeli horizantin Ramadan Pllanës për t’u ‘’ngritur’’ në ‘’grada ushtarake’’, për të mos mbetur ‘’përfundi’’ shokve të tij të ish- LPK-së, të cilët e ‘’graduan’’ vetveten me grada ushtarake ‘’komandantësh’’ e ‘’gjeneralësh’’ (e përtej gjeneralësh), që ushtarakët e karrierës të shpallen të ’’pa nevojshëm’’, të ‘’pa përshtatshëm’’ dhe të ‘’pa besueshëm’’ për UÇK-në.

Ramadan Pllana në shkrimin e tij: Metush Krasniqi-Hero yni kombëtar’’ të publikuar këto kohët e fundit , lëshon rrenë -shpifjen më skandaloze dhe njërën ndër ‘’dëshmitë’’ e tia më skizofrene:

‘’Metush Krasniqi edhe si udhëheqës i organizatës së Re, LNÇKVSHJ-së, i kishte projektuar formacionet ushtarake, një ushtri çlirimtare, si paraardhëse e UÇK-së. Ai, kishte lidhje konspirative edhe me disa udhëheqës shtetëror të shtetit shqiptar, konkretisht ishte i lidhur me atdhetarin me origjinë nga Vaganica e Mitrovicës, me Ajet Haxhiun. Në marrëveshje me te kishte filluar të bëjë skicën për formacionet ushtarake, të ndara në bazë të qarqeve apo rretheve sipas administrimit të Kosovës. Nëpërmes Shefqet Jasharit, si ndërlidhës në mes meje e Metush Krasniqit, jam informuar se mua më kanë caktuar në Shtabin e Qarkut të Mitrovicës, si zëvendës i Ajet Haxhiut, në Ushtrinë e ardhshme që do të formohej. Për qarqet tjera nuk kam qenë i informuar. Por me burgosjen e grupit tonë, prej tetë vetash, në nëntorin e vitit 1979, dhe me daljen jashtë vendit të Jusuf Gërvallës e Sabri Novosellës, LNÇKVSHJ-ja u dëmtua shumë’’.

Nuk e kam të qartë pse Ramadan Pllana në Intervistën e tij, e la anash, pa e publikuar këtë ‘’dëshmi ’’ që atë do ta ‘’bënte’’njërin nga ‘’anëtarin më të priviligjuar ‘’ të KQ-së, me ‘’faktin’’e shpifur se Metush Krasniqi e ‘’paska ngarkuar’’ atë me një ‘’detyrë’’ dhe ‘’përgjegjësi’’ shumë të rëndësishme, në saje të ‘’aftësive’’ të tia ‘’ushtarake’’ dhe ‘’komanduese’’ që i ‘’paska pasur’’Ramadan Pllana, e që unë dhe as shokët e tij të ngushtë nuk i kemi ditur.

Si duket ‘’aftësitë’’ e tia ‘’ushtarake’’dhe ‘’komanduese’’ Ramadan Pllana, ia paska treguar ‘’në besë ‘’ vetëm Metush Krasniqit gjatë ‘’shkëmbimt të mendimeve’’ dhe ‘’këshillave’’ në mes ‘’njëri tjetrit’’ nepërmjet ‘’selamxhijve ‘’( simpatizuesve) të tyre, sa punonte Metushi në Drejtorinë e Hekurudhës në Fushë Kosovë. Prandaj Metush Krasniqi, edhe pse e kishte autorizuar bashkëveprimtarin e tij të ngusht Ahmet Krasniqin që të merrej me çështjet ushtarake në kuadër të LNÇKVSHJ, ‘’ia paska përzier dorëzat’’, dhe ‘’pa një , pa dy’’e paska caktuar Ramadan Pllanën ‘’në Shtabin e Qarkut të Mitrovicës, si zëvendës i Ajet Haxhiut, në Ushtrinë e ardhshme që do të formohej…’’

Do ta shkoklojmë këtë rrenë-shpifje skizofrene të ‘’komandant’’ Ramadan Pllanës, për t’a bindur ‘’veprimtarin e radhëve të para ‘’ se e ka mbytur vetveten në ‘’Pusin e Bullit’’, (që nuk është shumë larg nga ‘’Pusi i Hamzës’’). Prandaj mos të ankohet se i ka faj ‘’filani’’ dhe ‘’shejtani’’, se ‘’faji është jetim’’. Por qysh tash le ta fajson vetveten, për këtë avanturë mediatike të pa arsyeshme dhe shumë qesharake, e cila atij do t’i sjelli pendim dhe kokëqarje, po sa ta kuptoi se nuk e kishte menduar dhe as ‘’zier’’ mirë, rrenë- shpifjen, që kishte për qëllim për t’i manipuluar dhe bindur njerëzit që nuk e njohin, së ai paska qenë njeriu më i ‘’besueshëm’’ i Metush Krasniqit, në saje të ‘’aftësive’’ të tia ‘’ushtarake’’, ‘’poitike’’dhe ‘’komanduese’’.

Me përgjegjësinë më lartë dëshmoj se, për kohen që fletë Ramadan Pllana, KQ i LNÇKVSHJ dhe as udhëheqja e ngushtë, asnjëherë nuk ka biseduar për ‘’skicimin e formacioneve ushtarake’’ se a do të bëhen në bazë të ‘’qarqeve’’ apo ‘’rretheve’’ dhe as për atë se kush do të jetë ‘’komandant’’ apo ’’zv. komandant’’i ‘’Shtabeve’’ apo ‘njësive’’që do të formohen. Për objektivat që i ka pasur LNÇKVSHJ i kamë shpjeguar shkurtimisht në Intervisten që ia kam dhënë gazetes DRITA. Prandaj, kjo rrenë-shpifje e Ramadan Pllanës, jo vetëm që është e pa logjikshme, debile, skandaloze dhe skizofrene, por është edhe rrenë-shpifje me prapavijë politike.

Metush Krasniqi nuk ka qenë personalitet i ëndërrave dhe fantazive fëmijërore, siç e konsideron Ramadan Pllana, duke ia mveshur shpifjen se gjoja ai e paska caktuar R. Pllanën’’zëvendës të Ajet Haxhiut, në Shtabin e Qarkut të Mitrovicës në Ushtrinë e ardhshme që do të formohej’’. Shih logjikën e ‘’veprimtarit të orëve të para’’se çfar shpifje debile ia mvesh Metush Krasniqit. A thua aq i ‘’pa logjikshëm’’, aq ‘’kokëkrisur’’, aq i ‘’padijshëm’’ paska qenë Metush Krasniqi, sa që ende pa i formuar njësitë ushtarake,( ‘’fërterja në zjarrë e peshqit në det’’) e paska caktuar ‘’komandantin’’ dhe ‘’zëvendës komandantin’’, për Qarkun e Mitrovicës, territor ky më i rëndësishmi strategjik dhe ekonomik i Kosoves. Dhe kend paska ‘’zgjedhur’’ se, dy analfabetë ushtarakë. ‘’Komandant’’, Ajet Haxhiun, shkrimtar, dhe ‘’zëvendës komandant ‘’Ramadan Pllanën, student. Dhe çka do të ndodhte pas ndeshjes së parë në mes ‘’njësive ushtarake’’ të komanduara nga‘’strategu ushtarak’’- analfabet Ramadan Pllana, dhe gjeneralëve serbë që do t’i komandonin njësitë elite të ushtrisë serbe?! Kërkojmë të na përgjigjet në këtë pyetje ‘’komandant’’ Ramadan Pllana.

A thua nuk i ka pasur të qarta Metush Krasniqi këto gjëra të thjeshta ushtarake, që i përmenda. Kush do ta arsyetonte R. Pllanën se kjo shpifje e tij nuk ka pasur edhe prapavijë politike?! A nuk tregon kjo shpifje dhe shumë shpifje tjera se Ramadan Pllana ka qenë ‘’mish i egër’’ në KQ të LNÇKVSHJ.

Jam i bindur se po të hapte konkurs Drejtoria e ‘’Librit të Genisit’’ për ‘’shpifjen më debile’’ , me siguri, po të merrte pjesë Ramadan Pllana me këtë shpifje, ky do t’a zinte vendin e parë.

Po të kishte qenë ashtu Metush Kraniqi, siç po mundohet ta paraqes Ramadan Pllana, emri dhe puna e tij nuk do të përmendej më larg se sa në fshatin e tij të lindjes. Kjo shpifje skizofrene e Ramadan Pllanës do të më detyronte ta bëjë publike ditën kur do të shkoj te varri i Metush Krasniqit, për t’i kërkuar falje për shpifjet e rënda dhe të liga që i bëri Ramadan Pllana ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe Organizates që ai e drejoi, sepse me propozimin-gabimin tim, ia bëra të mundshme të futet në mesin e personaliteteve, që në asnjë mënyrë nuk e ka pasur vendin aty. Këtë vlersim që e bëra për R. Pllanën tash, ma ka thënë i ndjeri Metush Krasniqi, diten që unë e propozova anëtarë të KQ-së, me arsyetimin se i njeh disa persona ‘’me mbiemër Pllana, që janë spiuj me damkë’’. ‘’Kam parandjenjen’’- më tha Metush Krasniqi- ‘’se nuk do të kemi kurrëfar dobie prej këtij studenti me mbiemër Pllana, që po na e propozon anëtarë të KQ-së. .’’

Kemi fakte të pamohueshme se Metush Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, çështjen e kuadrit ushtarak, e kanë trajtuar me kujdesin dhe rëndësinë më të madhe. Është kërkuar nga anëtarët e Organizatës të ndikojnë në rrethin e tyre familjar dhe gjetiu, për të dërguar sa më shumë të rinj në akademitë ushtarake, që kur të na ‘’vie shteku’’ për t’i pre prangat e robërisë, t’i kemi oficerët tanë të gatshëm t’i dalin zot vendit, me aftësitë e tyre profesionale dhe gadishmërinë për sakrifica së bashku me popullësinë e parapërgaditur, për ta fituar Lirinë e shumëpritur.

Do ta ceku vetëm një fakt nga shumë fakte tjera, i cili edhe e hudhë poshtë rrenë-shpifjen skizofrene të rrrahaxhoksit të vonuar të Vushtrrisë- Kosovës, se gjoja Metush Krasniqi paska planifikuar të krijonte kuadrin ushtarak të ushtrisë së ardhshme të Kosovës me analfabetë- ushtarakë, e jo me oficerë të shkolluar, tamam ashtu siç vepruan shokët e tij të LPK-së: Trojka: I. Kelmendi, A. Syla, Xh. Haliti me Shtabin e tij & nën mbikqyerjen e SHIK-ut të LPK-së-PDK-së.

Po të ishte ashtu siç gënjen dhe shpif Ramadan Pllana, Metush Krasniqi nuk do të jepte kontributin e tij së bashku me djemtë e Aziz Zhilivodës për t’a bindur dhe për t’a përgaditur në shumë aspekte Ahmet Krasniqin, nipin e Aziz Zhilivodës, për t’i kryer dy akademi ushtarake në akademitë e njohura ushtarake të Jugosllavisë, që në momentin e duhur ‘’kur të na vie shteku’’ t’i ndërtonte dhe komandonte Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Ky fakt dhe shumë fakte tjera të përmendura, apo të pa përmendura, dëshmojnë se Metush Krasniqi edhe çështjen ushtarake e ka trjtuar dhe shqyrtuar mirë dhe drejt.

Sa i përket ‘’dëshmisë’’ së Ramadan Pllanës se gjoja unë e paskam informuar( thënë ndryshe, i paskam marrë ‘’myzhde’’), se atë e kanë ‘’caktuar në Shtabin e Qarkut të Mitrovicës, si zëvendës i Ajet Haxhiut në Ushtrinë e ardhshme që do të formohej…’’mund të them me bindje të plotë se Ramadan Pllana ka parë ëndërr, e pastaj, ‘’pa vetëdije’’ ju kanë përzier ëndërrat me zhgandrra. Dhe kështu , ëndrrën e ka marrë për zhgandërr. Kjo është mundësia e parë.

Mundësia e dytë mund të jetë se ai është manipuluar nga ndonjë dosje falso e Sigurimit serbo-jugosllav, që gjambazët politik i kanë qitur

në treg, për t’i çvoshur dhe për t’i mashtruar shqiptarët e gjorë, të cilët donë të kenë ‘’dëshmi’’ të ‘’veprimtarisë’’ së tyre nga Sigurimi serbo-jugosllav. Pra duan të kenë ‘’diploma të shkaut’’se kanë qenë ‘’armiq të rrezikshëm të vëllazrim-bashkimit jugosllav’’ e gjëra të ngjajshme, duke shpresuar se ato ‘’fakte’’ të sigurimit jugosllav, do t’i detyrojnë ‘‘miqtë’’ dhe anëtarët e familjeve të tyre t’i ‘’respektojnë’’ dhe ‘’nderojnë’’ për të bamat dhe të pa bëmat e tyre

PJESA E IV

RAMADAN PLLANA SPEKULON ME KQ TË LNÇKVSHJ, DUKE MOHUAR DHE FALSIFIKUAR SHUMË TË DHËNA DHE ARGUMENTE QË KANË TË BËJNË ME FUNKSIONIMIN E TIJ

Të shikojmë se ç’mjeshtri perfide përdorë Ramadan Pllana për t’i falsifikuar ngjarrjet dhe të dhënat që kanë të bëjnë me LNÇKVSHJ dhe organin udhëheqës të saj Komitetin Qendror. Ramadan Pllana, duke keqpërdorur faktin se edhe ai vet për 7-8 muaj( prill-nënetor 1979) ishte anëtarë i KQ-së, të LNÇKVSHJ, me intervistën e tij si dhe shkrimet tjera që kanë të bëjnë me LNÇKVSHJ , përpiqet t’i arrijë dy qëllime: Në njërën anë mundohet për ta ngritur vetvehten (me pyka) , kurse në anën tjetër për t’i ulur, nënçmuar dhe mohuar shumë të tjerët, të cilët i ka njohur , apo si ka njohur fare personalisht, e as që e ka e njohur punën dhe veprën e tyre në kuadër të LNÇKVSHJ dhe të KQ, para se të jetë burgosur në nëntor të vitit 1979.

Sa i përket çështjes së themelimit të LNÇKVSHJ, Ramadan Pllana e trajton këtë çështje në bazë të të dhënave kontradiktore që i ka hasur nëpër shkrime të autorëve të ndryshëm dhe në bazë të të dhënave që i ka sajuar dhe përpunuar vet, për të ardhur kështu në përfundimin që atij ju ka dukur më i saktë, më i drejtë dhe më i përshtatshëm. Pra ai e merr për datë të themelimit të Lëvizjes verën e vitit të 1977. Edhe unë deri para pak kohe, deri sa nuk e kam lexuar të plotë dhe me vëmendje intervistën e Ramadan Pllanës, kam qenë në dilemë për datën e formimit të Lëvizjes. Tash, pas krahasimit të ngjarrjeve që kanë ndodhur gjat vitit 1976/77 dhe pas një meditimi të nevojshëm për këtë çështje, e kam të qartë dhe me siguri të plotë dëshmoj se themelimi i LNÇKVSHJ është bërë në verën e vitit 1976, e kurrësesi në verën e vitit 1977. Por, për këtë çështje, nuk është e nevojshme të bëhen polemika e as të brengoset kush, ngase dokumentin për themelimin e LNÇKVSHJ e pat dërguar përfaqësuesi i KQ i LNÇKVSHJ në Shqipëri, pranë organeve përkatëse, menjëherë pas themelimi të organizatës dhe se, me siguri, ai dokument gjendet në njërin nga arkivet e rujtura mirë të Shqipërisë.

Të shikojmë se si përgjigjet Ramadan Pllana në pyetjen e intervistuesit: ‘’Sa anëtarë kishte Komiteti Qëndror dhe kush ishin në kry të tij’’

Intervistuesi kërkon nga Ramadan Pllana t’i përgjigjet qartë dhe shkurt në dy pyetje: sa anëtarë kishte KQ-ja( pytja e parë) dhe pyetja e dytë: kush ishin në krye të tij.

Ramadan Pllana edhe pse i ka pasur të gatshme përgjigjet, në bazë të dëshmive të mia që ia kam dhënë revistës ‘’DRITA’’, të botuar më 1997 në Suedi, po edhe të letrave që i kemi shkëmbyer me zotëri Sheradin Berishën gjatë vitit 2003 për çështjen e themelimit të LNÇKVSHJ dhe të KQ-së. ( Ramadan Pllana ka pranuar se është shërbyer me të dhënat e këtyre dy burime ), ai nuk është shërbyer me to, apo është shërbyer duke i manipuluar faktet.

Pasi që Ramadan Pllana kishe për qëllim të spekulonte me numrin e anëtarve të KQ-së dhe me kreun e organizates, ai, në vend se të japi përgjigjen e kërkuar, kalon në çështje tjera të KQ-së, pastaj bëri ca shpifje dhe, në fund, jep një përgjigje të klonuar për dy pyetjet e interveistuesit.

Citojmë ‘’dëshmitë’’ e ‘’veprimtarit të orve të para’’:

Dëshmia e parë: ‘’Tani po flas për ‘’Komiitetin Qëndror’’të LNÇKVSHJ-së. ‘’Në fillim, ne nuk dinim për atë Komitet asgjë, sepse, në Organizatë ishim shumë konspirativ.’’ (Fjala në fillim, na jep të kuptojmë se ai më vonë paska mësuar shumë gjëra për KQ-në, por asnjë herë nuk tregon burimin e të dhënave dhe as kohën( muajn, vitin) kur ka mësuar për ato të dhëna.)

Rrena e parë: Kjo është një rrenë e kulluar, sepse Ramadan Pllana që nga dita kur ai e ka shkri grupin e tij ’’Shkëndiat e kuqe’’në vjeshten e vitit 1978 në LNÇKVSHJ, është bërë anëtar i Organizates, së bashku me anëtarët e grupit të tij. Për të qenë anëtarë i organizatës , kandidatët është dashur ta lexojnë dhe ta pranojnë Statutin e Organizatës dhe ta bëjnë betimin. Këto dokumente ( Statutin dhe Betimin) ia kam dhënë Ramadan Pllanës. Prandaj, Statuti i ka përcaktuar detyrat e anëtarit të organizatës dhe detyrat e anëtarit të KQ të LNÇKVSHJ etj. Pra është rrenë e kulluar të thuhet se në ‘’fillim nuk dinim për atë Komitet asgjë’’.

Dëshmia e dytë: ‘’ Shefqet Jashari (…)ishte kordinatori kryesor në mes meje e Sabri Novoselles dhe, poashtu në mes meje e Metush Krasniqit. Me Jusuf Gërvallen, Shefqeti nuk njihej. Sabriu, ishte kordinatori në mes nesh.d.m.th.në mes meje e Shefqetit, me Jusufin. Për vijen Metush –Sabri- Jusuf, nuk kam ditur as ather dhe nuk di as sot’’

Po kush, atëherë, paska qenë koordinatori dytësor (jo kryesor) mes Ramadan Pllanës e S. Novosellës???!!!

Rrena e dytë: A thua kush mund ta ketë të qartë këtë pshtjellim të fjalëve të Ramadan Pllanës, i cili, në vend se të përgjigjet në pyetjen e tntervestuesit për numrin e anëtarëve të KQ-së, ai spekulon me funksionimin e KQ-së. Ai i përmend disa prej personaliteteve që e kanë drejtuar LNÇKVSHJ, por, për kohen që flet, pra për aq sa ishte anëtar i KQ-së( prill-nëntor 1979) Ramadan Pllana nuk ka ditur për identitetin e tyre, (as me emra të vërtetë dhe as me pseudonime), përpos meje( Shefqet Jasharit), që isha lidhje komunikimi në mes tij dhe një anëtari të KQ-së, kur kishim të bënim me marrjen e ndonjë vendimi, apo shqyrtimin e ndonjë propozimi që kishte të bënte me veprimtarinë e LNÇKVSHJ. Por, çështjen e funksionimit të KQ-së, tashmë, e kam shpjegar më herët në këtë shkrim, prandaj nuk e shoh të udhës t’a trajtojëj edhe një herë.

Sipas ’’dëshmive’’ të Ramadan Pllanës, shifet se ai është munduar, duke hargjuar kohë dhe franga, për të ardhur deri të ‘’argumentet’’ se sa anëtarë kishte Komiteti Qendror i LNÇKVSHJ.

Citojmë’’dëshmitë’’ e tij: ‘’Dhe në bazë të veprimtarisë sime në LNÇKVSHJ, të lidhjeve të mia, të tërthorta apo të dretpërdrejta, me këtë ’’Komitet Qëndror’’sipas të dhënave që jep Shefqet Jashar, në revisten’’Drita’’ të vitit 1997, botuar në Suedi, pastaj pas bisedave, si private në Kosovë, si me telofonata me disa shokë të Lëvizjes sonë, me Sheremet Saraçin, Ismet Saraçin, Asllan Muharemin, Rexhep Ahmetin dhe Xhafer Durmishin, që të pestit të lidhur drejtpërsëdrejti me mua ose me Shefqet Jasharin apo Sabri Novosellen, kam arritur në përfundim se në këtë ‘’Komitet Qëndror’’ ishin: Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvala dhe Ramadan Pllana”. Në intervistën e përmendur të Shefqet Jasharit, përveç tjerash thuhet: “Ideja për themelimin e LKÇKVSHJ-së ka lindur në pranverën e vitit 1976, ndërkaq, pas disa takimesh me veprimtarë të shumtë në pushimet e verës (korrik-gusht) të atij viti, në shtëpinë e Sabri Novoselllës, është mbajtur Mbledhja për formimin e kësaj Organizate. Në këtë mbledhje ishin prezentë : Metush Krasniqi, Sabri Novosells dhe Shefqet Jashari. Aty, u raportua për formimin e disa celulave. Metushi, ka formuar 5 celula (prej tyre, një në Shkup), Sabriu, 3 celula dhe Shefqeti, 2 celula”. -Fakte të tjera nuk ka.’’

Është për t’u habitur me qëndrimin mohues dhe injorues të Ramadan Pllanës ndaj meje dhe të dhënave që i kam publikuar në gazeten

‘’Drita’’, duke ditur se edhe unë kisha marrë pjesë në themelimin e LNÇKVSHJ dhe organit udhëheqës të saj – KQ-në. Madje, Ramadan Pllana, ka pasur mundësi të bisedojë me mua për këtë çështje, sepse jetojmë jo larg njëri tjetrit në Zvicër, madje edhe për faktin se, siç e din edhe ai vet, unë kam pasur të dhëna për KQ-në e LNÇKVSHJ me tepër se të gjitha ata së bashku me të cilët është konsultuar zotëri Pllana, jo se kam pasur dije, merita apo aftësi superiore ndaj tyre, por për shkakun e vetëm se rrethanat historike apo fati m’a mundësuan që t’i kem ato të dhëna.

Për ta pasur të qartë lexuesi se është apo nuk është e vërtetë dëshmia e R. Planes, mbi të dhënat e LNÇKVSHJi që gjenden në gazeten DRITA, jam i detyruar t’i publikoj disa të dhëna (dëshmi) nga letrat e shkëmbyera (nga letra e parë) gjatë vitit 2003, në mes meje dhe zotëri Sharadin Berishës, i cili kishte dëshirë të tubonte të dhëna për të shkruar për veprimtarinë e LNÇKVSHJ. Citojmë disa fragmente nga letra e parë që ma dërgoi Sheradin Berisha, në maj të vitit 2003, me rastin e leximit të Intervistes time, të botuar më 1997 në gazeten DRITA: ‘’Z. Shefqet, Më 9 maj 2003 përmes postes e mora disketën, në të cilën ma kishit përcjellur Intervistën tuaj të botuar në revistën’’Drita’’që del në Suedi.(..)’’Zotëri Berisha i thekson disa prej të dhënave që i ka gjetur në atë Intervisë: .’’Ditën e formimit të LNÇKVSHJ-së Komiteti Qëndror i saj ka patur 9 anëtarë: Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari dhe 6 kryetar të Komiteteve Qarkore të LNÇKVSHJ-së.’’ ‘’Pas një kohe në Komitetin Qëndror të LNÇKVSHJ-së janë pranuar edhe 6 anëtarë të rinj dhe numri i udhëheqjes qëndrore ka arriturnë 15 anëtarë….’’ ‘’LNÇKVSHJ-ja kishte: a) Komitetin Qëndror ; b) Komitetet Qarkore (të qyteteve); dhe, c) Komitetet e Vendit (në fshatra, organizata punuese etj)’’. (…)

Në bazë të të dhënave që na i jep zotëri Sheradin Berisha, hudhet poshtë dëshmia e R. Pllanes, se ‘’fakte tjera nuk ka’’ në Intervisten e lartëshënuar përpos atyre që i shënon Ramadan Pllana për LNÇKVSHJ.

Për t’u dhanë argumente tjera plotësuese lexuesëve të kopallave të R. Pllanes, se nuk është e vërtet se në Intervisten time ‘’fakte tjera nuk ka ‘’ përpos atyre që i shënon Ramadan Pllana për LNÇKVSHJ, e shoh të udhës t’i nxjerri disa fragmente nga Intervista ime dhënë gazetes ‘’DRITA’’.

DRITA: Gjatë viteve të 70-ta ishte një frymë paksa më liberale në Kosovë. Gjatë kësaj kohe lindi edhe LNÇKVSHJ-a. Meqë Ju jeni njëri nga themeluesit e LNÇKVSHJ-së a ka mundësi të na thuani për gazetën Drita se kur u krijua ajo Lëvizje, kush mori pjesë në themelimin e saj, si u organizua Lëvizja në fjalë dhe cili ishte qëllimi i themelimit të saj.

Sh.Jashari: ( … )Duke ditur se me vdekjen e Titos nuk do të ketë personalitet që do t`i mbajë nënë kontroll nacionalizmin kroato-slloven dhe shovenizmin serb, dhe si rrjedhim i kësaj gjendje do të vijë deri te shkapërderdhja e Federatës Jugosllave, Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe unë, pas bisedave të shumta që i zhvillonim herë në shtëpinë e Sabriut e herë në shtëpinë e Metushit, por duke u konsultuar çdo njëri prej nesh edhe me shokë me të cilët kishim besim të plotë, vendosëm ta formojmë një Organizatë, thjeshtë kombëtare, pa ngjyrime ideologjike. Donim të ishim të përgaditur, që në momentin e duhur Lëvizja jonë të jetë e zonja t`i prijë popullit për t`i prerë prangat e robërisë dhe për të realizuar ëndrrën e shenjët për çlirimin e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare, dhe bashkimin e tyre me Nënën Shqipëri. Parapërgaditjet kanë filluar në pranverë të vitit 1976 dhe kanë zgjatër disa muaj. (….)U muarëm vesh, që çdonjëri prej nesh t`i zgjedhi shokët me të cilët do të punojë në formimin e celulave të para. Celulat duhet të formoheshin prej njerëzve që s`kanë qenë të burgosur politik, që për pushtetin kukull të Kosovës të mos jenë të përcjellur, të jenë autoritativ në vendet ku jetojnë dhe punojnë, të kenë aftësi organizative, përvojë jetësore, dhe mbi të gjitha të jenë atdhetarë të mirëfilltë. (…)Mbledhjen për formimin e Organizatës e bëmë në shtëpinë e Sabri Novosellës. Çdo njëri raportum për punën tonë: Nga sa çelula i kemi formuar(…)Bilansi i përgjithshëm i punës tonë ishte kështu: Unë i pata formuar dy çelula, Sabriu tri çelula, kurse Metushi pesë çelula. Një çelulë e kishte pas formuar në Shkup. Shumica e njerëzve të pyetër nga ne kishin shprehur dëshirën që Organizata ta merrë emrin:’’Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi’’. U vendos që Metush Krasniqi të jetë kryetarë i Lëvizjes, që vetëm atij t`ia tregojmë emrat e vërtetë të përgjegjësve të Celulave dhe të gjitha msheftësitë tjera. U vendos që Celulat e formuara t`i shëndrrojmë në Komitete Qarkore(Komitete të komunave), dhe përgjegjësit e atyre të jenë kryetarë të Komiteteve Qarkore. Që udhëheqja e Komiteteve Qarkore të jetë prej tre anëtarëve. Që çdo antarë i tyre të formoi Komitete të Vendit, ku ata kanë mundësi, (në qytete,fshatra,organizata punuese etj.) me kujdesin më të madhë, që mos të depërtojnë në radhët tona njerëz që do t`i sjellin dëme Lëvizjes drejtëpërdrejtë apo tërthorazi. U muarëm vesh që antarët e udhëheqësive të Komiteteve Qarkore të mos ia tregojnë njëri tjetrit emrat e përgjegjësëve të Komiteteve të vendit, si dhe u muar vendimi që askush nuk guxon ta pranoj askend për antarë Lëvizjeje pa e njohut mirë më së paku dy vjet. Po ashtu u vendos që në vend të emrave të përdoren pseudonimet. Atë ditë u krye edhe betimi, tekstin e të cilit e pat përgaditur Sabriu. Betimi u bë para fotografisë së Skenderbeut dhe Flamurit kombëtarë. U morëm vesh që Projektstatutin e Lëvizjes t’a përgaditë Metushi. Takimi tjetër për aprovimin e Statutit u vendos ta bëjmë në shtëpinë e Metush Krasniqit. Për qështjet që diskutuam atë ditë e kishim edhe mendimin e të gjithë përgjegjësve të çelulave të formuara. Prandaj vendimet e marra atë ditë ishin në përputhje të plotë me mendimet e përgjegjësve të celulave të formuara(….) Në fund të mbledhjes unë dhe Sabriu veç e veç ia kemi treguar emrat e vërtetë të përgjegjësve të celulave. Me këtë akt Metush Krasniqi (përkundër rrefuzimit të tij që zgjedhja e kryetarit të bëhet në këtë çast) faktikisht u bë kryetar i Lëvizjes.

Pas dy muajve, u mbajt Mbledhja për shqyrtimin e Projektstatutit. Janë bërë ca ndryshime të vogla me kërkesën e Sabriut dhe dy kryetarëve të Komiteteve Qarkore.

DRITA: Eshtë e njuhur ajo se Lëvizja ishte tejet konspirative. A ju kujtohen shtyllat themelore në të cilat është mbështetur veprimtaria e Juaj ilegale?

Sh.Jashari: Për të mos ardhur te zbulimi i plot i Lëvizjes, siç ka ndodhur në Organizatat e mëparshme, ne vendosëm, që konspiracioni të jetë në shkallën më të lartë që është e mundur. Dua ta marrë si ilustrim vetëm një rast prej shumë rasteve tjera të ngjashme. Ta zëmë, rastin kur është futur në Kryesinë e ngushtë Jusuf Gërvalla. Unë nuk kam ditur se si quhet, çfarë profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku është lindur. Sabriu ka thënë se e njoh një kohë të gjatë, është atdhetarë i mirëfilltë, dmth, i pa infektuar nga ideologjia e djallit të mallkuar, bolshevike. Rrjedhë nga një familje me tradita kombëtare, është i zoti i gishtit dhe i penës. Eshtë i organizuar në një grup prej 5-6 vetësh. Më në fund Sabriu propozoi që në Kryesinë e ngushtë të pranohet përpos tij edhe një bashkëpunëtor i tij.

Veprimtaria jonë ilegale ka hecur në këto drejtime:

1. Që në gjithë Kosovën dhe në të gjitha Viset shqiptare nën okupimin Jugosllav ta kemi një strukturë udhëheqëse dhe organizative të përbërë nga atdhetarë të zot, që në momentin e duhur tu dalin zot Viseve shqiptare, dhe t`i prijnë popullit në Luftën çlirimtare për t`i prerë prangat e robërisë;

2. Që kuadri udhëheqës i Lëvizjes dhe antarësia e saj të ngritën në pikpamje kombëtare, intelektuale, dhe ushtarake, nepërmjet leximit të literaturës përkatëse; 3. Armatimi i çdo antari të Lëvizjes me pushkë automatike dhe mjete tjera lufte, ka qenë detyrë parësore; 4. Të dijmë se ku ruhet armatimi i Mbrojtjes Teritoriale, lloji i armatimit dhe sasia që

disponon çdo komunë; 5. Të dijmë për kuadrin udhëheqës (oficirët) të Mbrojtjes Teritoriale; 6. Që njerëzit tanë t`i fusim nëpër organët udhëheqëse të pushtetit në të gjitha nivelet, që nga Komitetet Komunale, Komitetin Krahinorë, e duke i përfshirë edhe Sekretariatet e Punëve të Brendshme; 7. T`i zbulojmë spiujtë dhe në momentin e përshtatshëm t`i neutralizojmë ata; 8. Kemi shkruar punime të ndryshme duke rrahur çështje politike dhe kombëtare, që ishin në atë kohë aktuale; 9. Kemi bërë përgaditje për nxerrjen e Organit të Lëvizjes ’’Zëri i Kosovës”; 10. Kemi ndikuar te familjet e mira që t`i dërgojnë fëmijtë e tyre nëpër shkolla ushtarake për të studjuar artin ushtarak; 11. Kemi pasur kontakte me përfaqësuesit e Shqipërisë në Konzullatën e Shqipërisë në Stamboll; 12. U kemi dërguar protesta me shkrim Organizatave të ndryshme të OKB për gjendjen e shqiptarëve nën okupimin serbo-Jugosllav dhe kemi kërkuar lirimin e Adem Demaçit nga burgu, 13. Nëpëmjet njerëzve tanë që kanë pasur shokë të ngushtë në udhëheqësinë e KK të Kosovës, jemi njohtuar për debatet dhe vendimet që ka marrë Komiteti Krahinorë i Kosovës, etj..

DRITA: Po thua se Jusufi u fut në udhëheqjen e ngushtë të LNCKVSHJ-ës, sipas propozimit të Sabriut, por me gjithatë thuani se nuk e keni njohur fare ? A nuk merrte Jusufi pjesë në mbledhjet tjera të udhëheqjes, ku tashma ishte zgjedhur ? A ka mundësi t`i përmendni me emra se kush merrte pjesë në mbledhjet e juaja dmth të udhëheqjes të ngusht. (Nese mendoni se janë në rrezik njerëzit, mos i cekni emrat por NN dhe numrin total të ksaj udhëheqje ). Si quhej ajo udhëheqje dhe sa antarë i kishte ?

Sh.Jashari: Për shkak të konspiracionit u vendos që për një kohë të caktuar të mos tubohet e tërë udhëheqja qendrore, por ne të tretë : Metushi, Sabriu dhe unë të jemi lidhje e komunikimit të të gjithë antarëve të udhëheqësisë qendrore, kur kemi të bëjmë për të shqyrtuar ndonjë propozim, apo për të marrë ndonjë vendim. Siç e kam cekur edhe në një pyetje të shtruar më parë, për strukturën udhëheqëse, për emrin e Organizatës, për shqyrtimin e Projektstatutit dhe aprovimin e tij, janë bërë diskutime dhe është marrë mendimi i të gjithë përgjegjësve të celulave dhe për çdo gjë kemi vendosur në bazë të mendimit të shumicës. Edhe pas formimit të Lëvizjes, kemi punuar në të njëjtën mënyrë. Dua t’ua tregoi një rast që tregon se me çfar fanatizmi u zbatua konspiracioni te ne. Në një mbledhje Sabriu e bëri kërkesën t`ia gjejmë një makinë shkrimi për nevoja të Lëvizjes. Një shok imi që ishte kryetar i një Komiteti Qarkor dhe anëtar i udhëheqësisë së ngusht që nga dita e themelimit të organizates (SH.S) ma dha makinën e tij të shkrimit. Sabriu ma caktoi ditën, kohën parullën (pseudonimin) dhe vendin që do t`ia dorëzoj makinën shokut të Lëvizjes të cilën edhe ia dorzova. Tek pas 10-12 vitesh, pra në shkurt të 1990, kur erdh Sabriu të më vizitojë nga Malmo në Zurih, (që ato ditë kisha hikur nga Kosova- praktikisht nga Zagrebi) më tregoi se makinën e shkrimit në fjalë unë ia paskësh dorzuar Jusuf Gërvallës. Kjo tregon se çfar konspiracioni i thellë është mbajtur në mes nesh. Ndonëse unë e kam njohur Sabriun me dhjetra vite, pastaj së bashku i kemi vuajtur dënimet në burgun e Goli Otokut, ishim në përbërje të udhëheqjes së ngushtë të LNÇKVSHJ-ës, mirpo kur ishte fjala për rregullat e konspiracionit, ato i kemi zbatuar me rigorizitet të tillë që rrallherë ka ndodhur në veprimtarinë ilegale të Kosovës.

-Ditën e formimit të LNÇKVSHJ, udhëheqësia qendrore, që ne e patum quajtur Komitet Qendror, ka pasur nëntë anëtarë: Metush Krasniqi me dy kryetarë të Komiteteve Qarkore, Sabri Novosella dhe unë po ashtu me nga dy kryerarë të Komiteteve Qarkore. Në këtë Udhëheqësi pastaj janë pranuar me propozimin e Sabriut Jusuf Gërvalla vet i dyti, Ramadan Pllana, i propozuar nga unë në cilësinë e kryetarit të Rinisë së LNCKVSHJ, dhe tre kryetarë të Komiteteve Qarkore të propozuar nga Metush Krasniqi. Pra gjithsejt 15 anëtarë. Natyrisht, edhe në këtë rast, nuk janë përmendur me emra ata që s’ishin të pranishëm në mbledhje.’’

SQARIM: rreth numrit të anëtarëve të KQ të LNÇKVSHJ:

Unë Shefqet Jashari-Strofci, kam bërë një gabim kur e kam dhënë numrin e përgjithshëm të anëtarëve të KQ të LNÇKVSHJ. Pra KQ në prag të burgosjes time nuk i ka numruar 15 anëtarë, por 14 anëtarë. Në Intervistën time të botuar në ‘’DRITA’’ më 1997, kam dhënë sqarime se bashkëpunëtori im Shaban Kelmendi, i cili me propozimin tim u bë anëtar i KQ-së, ditën e themelimit të LNÇKVSHJ dhe të KQ-së. Por, pastaj pasi i kreu disa detyra, duke ndihmuar në përgaditjet teknike për ta botuar ‘’Zëri i Kosovës’’, Organin e LNÇKVSHJ, e ca detyra tjera. Ai na bindi se për shkaqe objektive, pat kërkuar largimin e tij si anëtar i Organizata dhe si anëtar i KQ-së. Kuptohet që ne e patëm arsyetuar dhe e patëm pranuar kërkesen e tij. Por, kur kam bërë llogaritjen e anëtarëve të KQ-së, (se sa anëtarë numëronte në ditën e formimit të tij), e kam llogaritur edhe Shaban Kelmendin, të cilin me kërkesen e tij e patëm larguar. Pastaj, kur i kam numëruar anëtarët e KQ-së, të cilët janë pranuar më vonë, në mënyrë që t’a bëjë publik numrin e përgjithshëm të anëtarëve të KQ-së në prag të burgosjes sime më 15 nëntor 1979, kam gabuar në llogaritje duke dhënë kështu numrin 15 në vend të numrit 14, (për shkak se kam harruar t’a largoj nga lista e anëtarëve të KQ-së Shaban Kelmendin).

Siç po shihet Ramadan Pllana nuk ka pasur nevojë të lodhet, të mundohet e të bëjë hargjime të pa nevojshme për të ‘’mësuar’’ për numrin e anëtarëve të KQ të LNÇKVSHJ, ngase këtë fakt e ka pasur të qartë në intervistën time të botuar në ‘’Drita’’ të Shefki Osekut.

Edhe pse Ramadan Pllana ’’dëshmon’’ se në shkrimet e tij është shërbyer me argumentet që gjenden në intervistën e lartëshënuar, edhe pse “dëshmon” se është mbështetur edhe në letrat që i kemi shkëmbyer për çështjen e organizatës me zotëri Sheradin Berishën, ai nuk është shërbyer me to, por përkundrazi i mohon, ose i falsifikon shumicën e atyre argumenteve.

Jam i bindur se lexuesi i ’’dëshmive’’ të Ramadan Pllanës tani e ka të qartë qëllimin e shpifjeve, gënjeshtrave dhe falsifikimin e të dhënave dhe ngjarjeve nga R. Pllaana, të cilat kanë të bëjnë me LNÇKVSHJ dhe organin udhëheqës – KQ-në. Siç po shihet, Ramadan Pllana e gënjen lexuesin e tij kur ’’dëshmon’’ se në intervistën time të lartëshënuar ‘’fakte tjera nuk ka’’. Me fragmentet që i nxora nga ajo Intervistë, shihet se ka argumente të mjaftueshme për numrin e anëtarëve të KQ-së, ditën e themelimit. (që numëronte nëntë anëtarë), dhe ka argumente se në prillin e vitit 1979, kur Ramadan Pllana u bë anëtarë i KQ-së, arriti në numrin 14. Po ashtu ka fakte se në krye të LNÇKVSHJ ishin : Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Sabri Novosella dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë që ishin anëtarë të KQ-së. Po ashtu kishte fakte për Strukturën organizative të Organizates, e çështje tjera.

Të shiqojmë se në cilat ’’fakte’’ dhe ‘’analiza’’ ’’shkencore’’është mbështetur ‘’historiani’’dhe ‘’veprimtari i orëve të para’’, zotëri Ramadan Pllana, për të mohuar argumentet e themelimit dhe funksionimit të KQ të LNÇKVSHJ. Citojmë:

‘’Në realitet, sipas kuptimit të normave organizative, ky «Komitet Qendror» do të mbetet fiktiv apo i imagjinuar, madje, i pasqaruar historikisht edhe deri më sot, sepse nuk do të mbajë asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij edhe pse premtohej se në një ditë më të favorshme do të realizohej një mbledhje e tillë, d.m.th. e « Komitetit Qendror ».

Rrena e parë: Nuk është e vërtet se ‘’ KQ, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij ’’. Ia kujtoj Ramadan Pllanës, faktin se në Mbledhjen Themeluese të LNÇKVSHJ, janë marë vendime të rëndësishme nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari,

në bazë të konsultimeve që i patëm bërë më parë me bashkëpunëtorët tanë. Njëri ndër ato vendime ka qenë themelimi i LNÇKVSHJ: Vendimi tjetër i rëndësishëm ishe themelimi i Organit udhëheqës të Organizatës, që ne e quajtëm Komitet Qendror. Antarët e parë të atij Organi udhëheqës ishin Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari. Po në atë ditë KQ-ja u zgjerua edhe me nga dy bashëpunëtorë të secilit nga ne të tre. Pra, gjithësejt, KQ-ja numëronte nënntë anëtarë.

Ia kujtoj ’’historianit’’të rrahagjokës të Kosovës se atë ditë, në bazë të konsultimeve që i kishim bërë më parë me bashkëpunëtorët tanë, janë marrë edhe disa vendime që kishin të bënin me funksionimin e Komitetit Qendror. U vendos që për shkak të knspiracionit, për një kohë të caktuar të mos mbahen mbledhet e KQ-së, (në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend) në përbërje të plotë, po ne të tre: Metushi, Sabriu dhe unë, të jemi lidhje e komunikimit të të gjithë anëtarëve të Udhëheqësisë qendrore, (çdo njëri nga ne të komunikojmë me bashkëpunëtorët e tij që ishin anëtarë të KQ-së, kur kemi të bëjmë për të shqyrtuar ndonjë propozim apo për të mar ndonjë vendim, që kishte të bënte me veprimtarinë e LNÇKVSHJ. Ne i morëm këto vendime për të pamundësuar zbulimin e gjithë udhëheqjes së Organizartës, apo edhe të anëtarëve të saj, në rast se ndonjëri nga anëtarët e KQ-së do të shkelte në ‘’drrasë të kalbur’’. Ia kujtoj ’’historianit’’ dhe ‘’veprimtarit të orëve të para’’ se atë ditë është pru edhe një vendim tjetër shumë i rëndësishëm, e që kishte të bënte po ashtu me konspiracionin. U vendos që vetëm kryetari i organizatës, Metush Krasniqi, duhet të dijë për identitetin e të gjithë anëtarëve të KQ-së. Pra, unë nuk e kam ditur identitetin e bashkëpunëtorëve të Sabri Novosellës dhe as të Metush Krasniqit që ishin anëtarë të KQ-së. Po ashtu Sabri Novosella nuk e ka ditur identitetin e bashkëpunëtorëve të Metush Krasniqit dhe të bashkëpunëtorve të mi, që ishin anëtarë të KQ. Vetëm Metush Krasniqi ka qenë i njoftuar nga ne për identitetin e bashkëpuntorve tanë që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ. Këto shpjegime u detyrova t’i bëjë për shkak të lexuesëve të manipuluar dhe të mashtruar nga Ramadan Pllana. Këto të dhëna , të pulikuara në intervistën time të botuar në ’’ Drita’’, zotëri Pllana i përdorë ashu si i konvenojnë atij për të “dëshmuar”.

Është e rëndësishme t’ia kujtoj Ramadan Pllanës edhe një fakt: kur e njoftova se është pranuar anëtar i KQ, u gëzua shumë dhe u bë shumë kurreshtar. Donte sa më parë të takohej me udhëheqjen e organizatës. Pyetjen e parë që ma shtroi ishte ’’kur do të marr pjesë në mbledhjen e KQ-së’’. Ia sqarova mënyrën e funksionimit të Komitetit Qendror, duke i thënë se unë do të jem lidhje komunikimi në mes teje dhe një anëtari të udhëheqësisë qendrore; në rast se kemi për të shqyrtuar ndonjë propozim apo për të marë ndonjë vendim që ka të bëjë me çështjet e LNÇKVSHJ. Po ashtu ia sqarove se vendimet mirren në bazë të mendimit të shumicës së anëtarëve të KQ-së. I thash se vetëm një anëtar i KQ-së do të dijë për identitetin tënd, kurse për ty dhe punën tënde do të njohtohet udhëheqja e Organizates, jo nepërmjet emrit tënd, por nepërmjet pseudenimit ‘’Studenti i frengjishtes’’.

Atëherë, R Pllana, me asnjë fjalë të vetme nuk e ka kundërshtuar mënyrën e komunikimit në mes tij dhe KQ-së, dhe me asnjë fjalë nuk e ka kundërshtuar mënyrën e funksionimit të KQ-së. Ia kujtoj ’’historianit’’ dhe ’’veprimtarit të orëve të para’’ se për kohën sa ishte anëtar i KQ ( prill -nëntor 1979) nëpërmjet meje është pyetur nga KQ-ja për të gjitha çështjet për të cilat janë pyetur edhe anëtarët tjerë të KQ-së, që kishin të bënein me çështjet e Organizatës.

Ramadan Pllana nëpërmjet meje e ka dhënë mendimin e tij për çështjet për të cilat është pyetur:

a). Dikush nga anëtarët e KQ-së, pat propozuar që të shkruhej parulla’’Nini rren, Ylli nuk rren’’, gjatë verës së vitit 1979. E kam pyetur zotëri Pllanën, është apo nuk është dakord që të shkruhet parulla? Ai qe pajtuar që Komiteti i Rinisë i LNÇKVSHJ të marri pjesë në shkruarjen e parullës në disa vende në Prishtinë me rrethinë.

b). Ramadan Pllana po ashtu është pytur për propozimin e KQ-së, që të kërkohet lirimi i Adem Demaçit nga vuajtja e dënimit të mëtutjeshëm nga organizatat joqeveveritare dhe ato të OKB-së në Francë. Ramadan Pllana e ka parë të arsyeshme dhe të domosdoshme një kërkesë të tillë, prandaj edhe e ka pranuar propozimin tim , që ai të shkojë në Francë për ta kryer atë detyrë.

c). Edhe propozimin tim, dhe pastaj të KQ-së për të shkuar në Stamboll për të biseduar me vëllezërit Njazi dhe Tefik Straja, për bashkëpunim, Ramadan Pllana e sheh të dobishëm dhe me shumë zellë pranon të shkojë edhe pse tani i han fjalët e veta e thotë se gjoja paska shkuar ‘’pa dëshirën e tij’’?! Po kush ka mundur që t’a dërgojë në Stamboll pa dëshirën e tij?!…

d). Po ashtu ia kujtoj Ramadan Pllanës se ai, nëpërmjet meje , ia ka shtruar këtë pyetje KQ të LNÇKVSHJ: ‘’Kur do të marr pjesë në mbledhjet e KQ-së’’. Përgjigja ka qenë e qartë dhe e shkurtër: ‘’KQ do të tubohet në përbërje të plotë, vetëm në rast se ka për të marrë ndonjë vendim shumë të rëndësishëm’’.

T’i shikojmë edhe disa fakte tjera që dëshmojnë se KQ ka funksionuar sipas rregullave të konspiracionit të caktuara nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla së bashku me bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ edhe pas burgosjes së Ramadan Pllanës dhe Shefqet Jasharit dhe largimit nga vendi të Sabri Novosellës dhe Jusuf Gërvallës.

dh. Jam i njoftuar nga familja e Metush Krasniqit se ai disa herë e ka dërguar në Turqi vëllaun e tij Osmanin për të komunikuar me Sabri Novosellën.

e. Sheremet Saraçi, anëtar i KQ që nga dita e formimit të ati organi udhëheqës të Organizates, ka shkuar edhe pas burgosjes tonë në Turqi disa herë për të komunikuar me Sabri Novosellën (këtë fakt e përmend edhe Ramadan Pllana) . Në bazë të vlerësimeve të larta që Sheremet Saraqi kishte për veprimtarin e LNÇKVSHJ, Xhafer Durmishin, Sabri Novosella ia propozon Jusuf Gërvallës që ta afroj afër vetes si shok besnik dhe veprimtar të përkushtuar të organizatës. Ky fakt dëshmon se puna dhe vepra e çdo anëtari të Organizatës është përcjellur dhe vlersuar nga udhëheqja e LNÇKVSHJ.

f. Pranimi i Asllan Muharremit për anëtar të KQ të LNÇKVSHJ, si rezultat i veprimtarisë së tij të çmuar në Kosovë, pas burgosjes së Ramadan Pllanës e Sh. Jasharit dhe largimit nga vendi të Jusuf Gërvallës e Sabri Novosellës, është fakt i pa mohueshëm se KQ-ja e ka përcjellë punën e çdo anëtari të Organizatës dhe ka marë vendime të duhura për ta vlersuar punën e tyre.

f. Komunikimi në mes Sabri Novosellës dhe Jusuf Gërvallës me anë të letrave është ndriquar shumë mirë nga veprimtarët e dalluar të LNÇKVSHJ, Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi.

g. Faridin Tafallari në librin e tij ‘’Dhimbje krenare’’ dëshmon se Metush Krasniqi e ka porositur Jusuf Gërvallën, nëpërmjet një shoku të besueshëm, që të ruhet nga ‘’klyshët’’ e Sigurimit Jugosllav.

gj.Sipas dëshmisë së Salatin Novoslles, Liman Ahmeti pas arratisjes së Sabri Novoselles në Turqi, mbante lidhjet e rregullta në mes Metush Krasnqit dhe Sabri Novoselles.

Mendoj se janë të mjeftueshme faktet e cekura se KQ i LNÇKVSHJ ka funksionuar shumë mirë, duke i marrë parasysh kushtet dhe rrethanat shumë të vështira në të cilat ka veprua lëvizja ilegale në Kosovë dhe në Viset tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. Po ashtu në bazë të këtyre fakteve vërtetohet se komunikimi në mes anëtarëve të KQ-së ka funksionuar në bazë të rregullave të posaçme të konspiracionit që i përdorën prijësit e Oganizatës. Është e kuptueshme se komunikimi ka qenë i vështirësuar. Por të gjitha vendimet KQ i LNÇKVSHJ i ka marrë pas konsultimeve paraprake në mes të tre udhëheqësve kryesor të organizatës: Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, pa i anashkaluar edhe mendimet e bashkëpunëtorëve të tyre që ishin anëtarë të KQ-së, sa herë që ka pasur mundësi për komunikim me ta.

Rrenë – shpifja e dytë:

R .Pllana ‘’dëshmon’’ se ‘’KQ ishte fiktiv apo i imagjinuar’’.

Në shqyrtimin e ‘’dëshmisë’’së parë të Ramadan Pllanës se KQ nuk ka mbajtur ‘’asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij’’, me fakte të mjaftueshme i hudha poshtë “dëshmitë” e Ramadan Pllanës. Prandaj në bazë të atyre argumenteve edhe kjo shpifje e Ramadan Pllanës ‘’se KQ ishte fiktiv apo i imagjinuar…’’ bie, po ashtu në ujra të zeza…

Por, Ramadan Pllana për t’i mohuar argumentet e shumta që dëshmojnë për egzistimin e KQ-së dhe funksionimin e tij, mbështetet ‘’në kuptimin e normave organizative’’. Pra, sipas ’’kuptimit të normave organizative’’ të Ramadan Pllanës, (apo literaturës serbo-slavo-komuniste) KQ ishte ’’fiktiv apo i imagjnuar’’, sepse “nuk ka mbajtur as një mbledheje’’ në prezencën e Ramadan Pllanës. E çdo gjë që është bërë pa ‘’dijeninë’’ dhe ‘’prezencën’’e rrahagjoksit të Kosovës, (në këtë rast të Ramadan Pllanës ) duhet të shpallet ‘’e paqenë’’ ’’fiktiv’’ apo ‘’e imagjinuar’’.

Ramadan Pllana edhe pse e ka të qartë mënyrën e funksionimit të KQ; edhe pse e ka të qartë se KQ ka funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme; edhe pse e ka të qartë se Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë e ndërtuan KQ-në në saje të përvojës dhe dijes së fituar në frontin e luftës, ( me mjete dhe forma të ndryshme) me qëllim që LNÇKVSHJ të bëhet një Organizatë me themel të fortë, të cilën Sigurimi Jugosllav të mos ketë kurrëfar mundësie për ta zbuluar në tërësi udhëheqjen dhe anëtarësinë e saj, siç ka ndodhur më herët me organizatat tjera; ai na bëhet një Susllov i LNÇKVSHJ, duke e shpallur KQ-në ‘’fiktiv’’ apo të ‘’trilluar’’vetëm pse atij nuk iu dha mundësia për t’a njohur gjithë udhëheqësinë e LNÇKVSHJ, vetëm pse nuk ju dha mundësia për t’a mbajtur së paku një fjalim të flaktë (ideologjik!) para anëtarëve të KQ.

Dhe çka do të ndodhte pastaj pas burgosjes së Ramadan Pllanës me KQ e LNÇKVSHJ, sikur KQ të mos ‘’ishte fiktiv apo i imagjinuar’’ sipas kritereve dhe ‘’normave organizative’’ të Ramadan Pllanës?! …

Unë nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje, por po ia lë pëgjigjen vet Ramadan Pllanës.

Të gjitha këto fakte që i përmenda dëshmojnë se KQ i LNÇKVSHJ ka funksionuar shumë mirë, në bazë të rregullave të konspiracionit, që u përcaktuan dhe u miratuan ditën e formimit të KQ të LNÇKVSHJ. Sipas atyre rregullave të konspiracionit, Komiteti Qendror, për të shqyrtuar propozimet e anëtarëve të saj për një çështje të Organizatës, apo për të marrë vendime, nuk do të takohej ( nuk do të bënte mbledhje) në përbërje të plotë, në një vend dhe në të njejtën kohë. U vendos që Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Shefqet Jashari, të jenë lidhje komunikimi me bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ. Dhe vetëm atëherë kur anëtarët e KQ-së do të japin mendimet e tyre, do të bihen vendimet në bazë të mendimit të shumicës së anëtarëve të KQ-së. Prandaj bijnë në ujra të zeza shpifjet e Ramadan Pllanës se KQ i LNÇKVSHJ ka qenë ’’fiktiv apo i imagjinuar’’ apo ‘’i trilluar’’ se ‘’nuk do mbajë asnjë mbledhje gjatë veprimtarisë së tij…’’

Do t’a pysja R.Pllanen të na tregojë se me rastin e formimit të grupit ’’Shkëndiat e kuqe’’në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, keni miratuar ndonjë dokument bazë të ciit anëtarët e atij grupi kanë qenë të detyruar t’i përmbahen. Bëhuni i sinçertë dhe na thuani, zotëri Pllana, ishin apo nuk ishin të detyruar t’u përmbahen dhe t’i rrespktojnë ato rregulla anëtarët e ati grupi? Po qe se thoni po dhe nuk keni tjetër përgjigje, atëherë, a kanë vlejtur për ju, si anëtar e pastaj edhe si anëtar i KQ-së të LNÇKVSHJ, t’i respektoni dhe t’u përmbahuni dokumenteve bazë të organizates siç ishin: Statuti i LNÇKVSHJ, rregullorja për pranim të anëtarëve në organizatë, si dhe rregullat për funksionimin e KQ-së që i kishte miratuar organi udhëheqës i LNÇKVSHJ, Komiteti Qendror?

Zotëri Pllana, në bazë të ’’dëshmive’’dhe deklaratave të tij, tregon se nuk i ka respektuar e as përfillur dokumentet bazë të LNÇKVSHJ. Dhe tani, për të lënë përshtypjen te njerëzit e pa informuar, e të cilët nuk e njohin, se sa ‘’hjekë në kandar”, dhe për të lënë përshtypjen se ka qenë dhe është ‘’faktor i rëndësishëm’’, se është ‘’personalitet’’ që kur është çështja për t’a ‘’mbrojtur të vërteten’’ është aq ‘’parimor’’ dhe i ‘’paluhatshëm’’, sa që u çepon pa mëshirë edhe personaliteteve të shquara të kombit, siç janë Metush Krasniqi e Jusuf Gërvalla, e lëre më të tjerëve, që sipas tij ‘’nuk hjekin fare në kandar’’, sidomos kur kanë ‘’gabuar’’në veprimtarinë e tyre për çështje kombëtare .

Me siguri Ramadan Pllanës nuk do t’i pëlqejnë këto konstatime.

Është fakt i pa mohueshëm se Ramadan Pllana, kur bëri shpifjen skandaloze ndaj KQ të LNÇKVSHJ, duke e shpallur atë ‘’fiktiv’’ ‘’të ‘’imagjinuar’’ apo ‘’të trilluar’’, që sipas tij ‘’ nuk do të mbaj as një mbledhje gjatë veprimtarisë së tij’’, kjo s’ka s’i të kuptohet ndryshe pos si kritika të drejtuara në rend të parë ndaj Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, edhe pse nuk përmenden emrat e tyre.

A nuk tregon kjo se Ramadan Pllana ka guxuar për të shpifur kundër udhëheqjes së organizates, veçmas Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, ngase ata më nuk flasin. Shpifja e Ramadan Pllanës ndaj Sabri Novosellës, Shefqet Jashrit dhe anëtarëve tjerë të KQ-së, nuk konsiderohet shpifje tepër e rëndë, duke marrë parasysh faktin se këta janë ende gjallë dhe se këta mund të flasin, t’i demantojnë me fakte shpifjet dhe gënjeshtrat e zotëri Pllanës.

Ndonjëri nga veprimtarët edhe mund t’a injorojë krejtësisht autorin e shpifjeve së bashku me shpifjet e tia.

Ramadan Pllana, kur i mohon rregullat e konspiracionit dhe mënyrën e funksionimit të KQ, të cilat i përcaktuan dhe punuan sipas tyre Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Sabri Novosella dhe bashkëpunëtorët e tyre -njëherit edhe anëtarë të KQ-së, a nuk donë të thotë kjo se Ramadan Pllana për së vdekuri po ua çvlerëson, mohon dhe pshtynë punën dhe veprën e Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës.

Dhe tani, ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës dhe ‘’veprimtari i orëve të para”, për Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallën – të vrarë e të mbytur me torturë nga UDB, shpifë për së vdekuri; e jo vetëm për Sabri Novosellën dhe bashkëpunëtorët e tjerë se gjoja e paskan ‘’mashtruar’’ dhe ‘’gënyer’’ R.Pllanen, se kinse ekziston Komiteti Qëndror i LNÇKVSHJ, pasi që, sipas tij, ai ishte ‘’fiktiv apo i imagjinuar’’, apo i ‘’trilluar’’.

Nga gjithë këto fakte që u cekën më lart, a nuk është e pakuptimt, qesharake dhe shpifje naive mohimi i realitetit nga Ramadan Pllana, pos tjerash, edhe për mënyrën e komunikimit në mes anëtarëve të KQ të LNÇKVSHJ. A nuk është kjo mënyrë e përsosur e funksionimit të KQ-së, duke marrë për bazë kushtet dhe rrethanat shumë të vështira në të cilat vepronte lëvizja ilegale në Kosovë dhe Vise tjera shqiptare, për t’i shpënë përpara proceset e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar?!

Por, për ‘’veprimtarin e orëve të para’’ dhe ‘’historianin” rrahagjoks të Kosovës, kjo mënyrë e komunikimit në mes anëtarëve të KQ-së, dhe funksionimit të KQ-së të LNÇKVSHJ, ‘’nuk ‘’pranohet’’, sepse është bërë në kundërshtim me rregullat e ‘’normave organizative’’të tij. Dhe në bazë të atyre normave që na i përcakton Susllovi (ideologu dhe komesari polotik) i vetshpallur i LNÇKVSHJ, është dashur që anëtarët e KQ të mbajnë mbledhje në përbërje të plotë dhe përherë në të njejtin vend (?!…). Dhe aty, pastaj, do të kishin rastin që të gjithë pjesëmarrësit t’i tregonin aftësitë e tyre oratorike, duke mbajtur fjalime të ‘’flakta’’ të atdhedashurisë. Dhe, së fundi, aty do të merreshin vendime për çështje edhe të rëndësive dytësore.

Për këto ‘’mësime’’ dhe ‘’kritika gjeniale’’që Ramadan Pllana ua jep për së vdekuri Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, nuk kam çka të them tjetër përpos t’a uroj dhe ta përgëzoj zotëri Pllanen: Hallall i qoftë çorba me bri derri, dhe buka me kimet, që e hangri në ‘’kapedomat’’ e Jugosllavisë, për studimet ‘’shumë të vlefshme’’ teorike që i bëri për ‘’normat e organizimit’’gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit.

Në bazë të fakteve të shumta që i ceka, u vërtetua se KQ i organizates ka funksionuar në mënyrë të përpiktë, ashtu siç kishin vendosur Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla me bashkëpunëtorët e tyre të ngusht , të cilët ishin anëtarë të KQ. Atëherë, konstatimet e Ramadan Pllanës se KQ i LNÇKVSHJ ishte ‘’fiktiv apo i imagjinuar’’ mbeten shpifje e ndyrë e skandaloze dhe ‘’rrenë për hava’’.

Shtrohet pyetja: kend e përfaqëson Ramadan Pllana, dhe kush i qëndron pas shpine, që e gjeti atë trimëri të marrë për të hudhur baltë dhe për t’i pështyrë vendimet dhe personalitetin e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe bashkëpunëtorëve të tyre (që ishin anëtarë të KQ-së,) të cilët vendosën për mënyrën e funsionimit të KQ të LNÇKVSHJ?!

Zotëri Pllana, kur e quan KQ ‘’fiktiv apo të imagjinuar’’ ai e ka mohuar Komitetin Qëndror. Dhe kur e mohon KQ dhe vet LNÇKVSHJ, ai e mohon edhe Metush Kraniqin, edhe Jusuf Gërvallën, edhe Sabri Novosellen, edhe Shefqet Jasharin, edhe bashkëpunëtorët e tyre që e themeluan dhe e ndërtuan Lëvizjen e tyre në baza të forta që mos të shembej në rast se njëri nga anëtarët e KQ-së do të shkelte në ‘’drrasë të kalbur’’.

Ramadan Pllana e mohon edhe vetveten si ish- anëtarë të KQ, me mohimin e ati organi udhëheqës të LNÇKVSHJ.

Unë e përgëzoj R. Pllanën, i cili publikisht e ka mohuar vetveten si ish- anëtar i KQ, ‘’fiktiv apo të imagjinuar”, Pra tash e tutje, ai e ka humbur të drejtën morale t’i thotë dikujt se ka qenë anëtar i KQ të LNÇKVSHJ.

Por, Ramadan Pllana nuk mund t’i mohojë Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallen dhe bashkëveprimtarët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së, e që, Ramadan Pllana nuk dinte për identitetin e tyre. Ramadan Pllana nuk mund ta mohojë Sabri Novosellën e Shefqet Jasharin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ. Ramadan Pllana nuk mund ta mohoj Sheremet Saraçin, që ishte anëtarë i KQ që nga dita e themelimit të ati organi udhëheqës të LNÇKVSHJ. Ramadan Pllana nuk mund t’i mohojë Xhafer Durmishin dhe Asllan Muharremin që ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ.

KQ i LNÇKVSHJ ka funksionuar në bazë të regullave që i ka përcaktuar udhëheqja e Lëvizjes, duke konsideruar se janë të mira e të domosdoshme për Lëvizjen; ndërkaq të këqia për Sigurimin Jugosllav dhe njerëzit e tij. Faktet dëshmojnë se Metush Krasniqi, Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla me bashkëpunëtorët e tyre që ishin aëtarë të KQ, e përparuan përvojën dhe mënyrën e organizimit të veprimtarisë çlirimtare ilegale. Ata, duke ndryshuar mënyrën e funksionimit të KQ-së, që vetëm Metush Krasniqi, Sabri Novoselle dhe Shefqet Jashari të jenë lidhje komunikimi me anëtarët tjerë të KQ, në rast se shqyrtohen propozime dhe bihen vendime, pa pasur nevojë të takohej e gjithë udhëheqja e Organizatës në një vend dhe në të njëjtën kohë, bënë që Sigurimi Jugosllav të mos ketë mundësi t’a zbulonte të gjithë udhëheqjen e Organizates.

Ramadan Pllanën, askush nuk e ka pyetur se a janë apo nuk janë të mira ato rregulla. Nuk është pyetur, po ashtu, se a janë ato rregulla që i plotësojnë apo nuk i plotësojnë standardet e tij të ‘’normave organizative’’.

Ramadan Pllana është distancuar nga Komiteti Qendror i themeluar nga Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla, Sabri Novosella dhe bashkëpunëtorët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së.

Pra, Ramadan Pllana e ka ‘’mohuar’’ KQ të LNÇKVSHJ.

Por Ramadan Pllana nuk ka mundësi dhe as aftësi, nuk ka kredibilitet dhe as autoritet, pra nuk ka as ‘’kaçik’’ të mohoj asgjë tjetër përpos ta mohoj vetveten. Pra, Ramadan Pllana e ka mohuar vetvehten si ish- anëtar të KQ dhe askend tjetër, dhe ka bërë shumë mirë, ngase po shihet se aty nuk e ka pasur vendin.

Për përfundim po bëj vetëm një krahasim në mes KQ të LNÇKVSHJ, i cili nuk veproj sipas ‘’normave organizative’’ të Ramadan Pllanës, dhe si i tillë u shpall ’’fiktiv apo i imagjinuar’’ dhe Komitetit të Rinisë të LNÇKVSH të formuar nga Ramadan Pllana, e i cili funksionoi në bazë të ‘’normave organizative’’të Ramadan Pllanës.

Nga KQ i LNÇKVSHJ u burgosën dy anëtarë: Ramadan Pllana dhe Shefqet Jashari, ndërsa u detyruan të largohen jashtë vendit edhe dy anëtarë të KQ-së: Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla, të cilët u zbuluan nga Sigurimi Jugosllav, sepse nuk u rrespektuan rregullat e konspiracionit nga Ramadan Pllana, Shefqet Jashari dhe Hysen Gërvalla. Kryetari i organizatës, Metush Krasniqi, me pesë anëtarë të KQ-së, që ishin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, mbetën të pa zbuluar. Dy bashkëpuntorë të Sabri Novosellës, të cilët njëherit ishin anëtarë të KQ, mbetën të pa zbuluar. Një bashkëpunëtor i Jusuf Gërvallës, i cili ishte njëherit anëtar i KQ, mbeti i pa zbuluar. Një bashkëpunëtor imi, i cili njëherit ishte anëtar i KQ, mbeti i pa zbuluar. Mbetën të pa zbuluar edhe të gjithë anëtarët e LNÇKVSHJ, të cilët u anëtarësuan në Organizatë nëpërmjet anëtarëve të KQ-së –themelues të LNÇVSHJ të cekur më lart.

Për sa jam në dijeni, Komiteti i Rinisë i LNKVSHJ që e pat formuar Ramadan Pllana , ‘’ sipas kuptimit të normave organizative’’ me studentë të dalluar të Universitetit të Prishtinës, të gjithë u zbuluan me fajin e Ramadan Pllanës, dhe një pjesë e tyre u dënuan, sepse zotëri Pllana nuk i përfilli rregullat e konspiracionit të elboruara nga KQ i LNÇKVSHJ. Edhe anëtarësia e atij Komiteti u zbulua. Shumë anëtarë u burgosën, disa u torturuan e dënuan, ndërsa pjesa më e madhe, kush më shumë e kush më pak, u rrahën e kërcënuan, u shantazhuan dhe u futën në ‘’lista të zeza’’ të Sigurimit Jugosllav. Pra, me pasoja shumë të rënda u përballën studentët më të zotë të Universitetit të Prishtinës, të cilët kishin kapacitete intelektuale që të bëhen shkenctarë të dalluar të Kosovës, po të mos zbuloheshin nga Sigurimi Jugslav, si pasojë e mos respektimit rregullave të konspiracionit nga ana e Ramadan Pllanës. Por edhe këtë gjë, përsëri po ia lëmë që fjalën e vet të na e thotë vet Ramadan Pllana.

Po ashtu edhe ‘’Komiteti Vendor’’ i Lipjanit, ( siç e quan Ramadan Pllana) i formuar prej R. Pllanes, u zbulua në tërësi me fajin e R.Pllanes

Shtrohet pyetja pse KQ i LNKVSHJ, të cilin Ramadan Pllana e shpalli ‘’fiktiv apo të imagjinuar’’ nuk përjetoi fatin (katrahurën) e Komitetit të Rinisë së LNÇKVSHJ, kryetar i të cilit ishte Ramadan Pllana, dhe Komitetin Vendor të Lipjanit që e formoi Ramadan Pllana ?! A thua Sigurimi Jugosllav ishte i bindur se, me burgosjen e dy anëtarëve të KQ-së, dhe me largimin e dy anëtarëve tjerë nga vendi, e kanë shkatërruar edhëheqjen e LNÇKVSHJ?!

Jo, kurrësesi! Por mënyra e funksionimit të KQ, bëri që Sigurimi Jugosllav, për herë të parë gjatë historisë së tij të gjatë, të dështojë. Dështojë, pra, se nuk e zbuloi gjithë udhëheqësinë e LNÇKVSHJ. Ai ishte vënë para një enigme të madhe, ngase nuk mund të kuptonte se si ishte e mundur të krijohej një organizatë dhe organi udhëheqës i saj, pa u takuar së paku një herë, në përbërje të plotë, anëtarët e KQ?!

Me siguri, Ramadan Pllana, nuk ka harruar se, deri sa ishim në vuajtje të dënimit në Zajeçar, Sigurim Federativ i Jugosllavisë, pati bërë përpjekje për t’i përseritur hetimet ndaj meje, sepse, sipas tyre, gjatë hetimeve të bëra kundër meje në Prishtinë, ‘’nuk kam zbuluar asgjë’’ për Organizatën dhe anëtarët e Komitetit Qendror të LNÇKVSHJ.

DËSHMITË E RAMADAN PLLANËS PËR STRUKTURËN ORGANIZATIVE TË LNÇKVSHJ, JANË TË PA SAKTA DHE TË GABUARA.

Me themelimin e LNÇKVSHJ dhe organit udhëheqës -Komitetit Qëndror; pastaj, me miratimin e Statutit( e jo siç thotë Ramadan Pllana Projektstatutit), janë vënë bazat e strukturës organizative të organizatës. Komiteti Qëndror ishte organi më i lartë i organizatës. Unë me bashkëpuntorët e mi gjithmon e kam përdorë termin Udhëheqja e ngushtë, në vend të Komiteti Qendror.

Edhe pse struktura organizative e LNÇKVSHJ ka qenë e njohur nga Ramadan Pllana nepërmjet Statutit të Organizates, por edhe nepërmjet meje, ai edhe me këtë çështje spekulon.

Duhet cekur se në bazë të rregullave të konspiracionit, disa çështje që kanë të bëjnë me formimin e LNÇKVSHJ, Komitetit Qëndror, Komiteteve Qarkore, Ramadan Pllana nuk i ka ditur para burgosjes dhe gjatë vuajtjes së burgut. Për ato çështje ka mësuar pasi e ka lexuar Intervisten time të botuar në gazeten ‘’DRITA’’ më 1997, kurrsesi më heret. Nga ajo Intervistë ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës ka mësuar se si është krijuar Komiteti Qendror. Po ashtu ka mësuar se celulat e para të LNÇKVSHJ janë krijuar nga Metush Krasniqi( pesë celula), Sabri Novosella(tri celula), Shefqet Jashari ( dy celula) dhe se prej 10 celulave të formuara 6 celula janë shëndrruan në Komitete Qarkore( komitete të qyteteve-komunave). Po ashtu ka mësuar se kryetarët e gjashtë Komiteteve të Qarkut i bëmë anëtarë të Komitetit Qendror. KQ i LNÇKVSHJ, në programin e tij ka vendosur t’i formonte degët e tij jashtë vendit, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, e jo brenda vendit, siç fantazon Ramadan Pllana. Përpjkjet e para për t’i krijuar Degët jashtë vendit janë bërë me dërgimin e përfaqësuesve tonë në Shqipëri ( një bashkëpunëtorë i Sabri Novosellës) dhe në Turqi ( bashkëpunëtori im Sheremet Saraçi)

Në strukturën organizative, Komiteti i Rinisë së LNÇKVSHJ ka qenë në nivelin e Komiteteve Qarkore ( qyteteve-komunave).

Komitetet Qarkore kanë pasur për detyrë t’i formojnë Komitetet Vendore , në fshatra, organizata punues, fabrika, punishte, institicione kulturo-artistike dhe edukativo- arsimore, lagje të qyteteve të mëdha, etj. Komitetet Qarkore janë paraparë që të formohen në të gjitha qytetet e Kosovës dhe në qytetet e viseve shqiptare që ishin nën sundimin serbo-jugosllav.

Siç po shifet të gjitha këto të dhëna Ramadan Pllana i ka pasur në Intervisten time të botuar në gazeten’’DRITA’’. Po ashtu ai dëshmon se është shërbyet me të dhënat e asaj Interviste(pra e ka pasur Intervisten time në disponim). Pse Ramadan Pllana nuk i ka mar për të verteta këto të dhëna, kur dihet se unë isha pjesëmarës në ato ngjarrje, është puna e tij, por është dasht të japi një shpjegim. Pasi që ai nuk ka dhën kurfar shpjegimi konkret për to, por thjesht i ka mohuar, është dëshmi se ai don të spekuloi me të gjitha çështjet e Organizates.

Strukturën organizative të vendosur nga KQ i LNÇKVSHJ ia kam shpjeguar Ramadan Pllanës, por jo më shumë se një herë, duke qenë i bindur se e ka pasur të qartë. Egziston mundësia se disa çështje (që unë ia kam shpjeguar) nuk i ka pasur të qarta sa duhet. Por, duke u mbështetur në rregullat e konspiracionit se ‘’sa më pak të kesh dijeni për të tjerët dhe punën e tyre, aqë më mirë për ty në rast se burgosesh’’, as mendja nuk më ka shkuar që t’ia shpjegoj mënyrën se si i kemi krijuar gjashtë Komitetet e para Qarkore dhe si është krijuar Komiteti Qendror. Por kjo nuk i jep të drejten të shpekuloj më këto çështje, pasi që para se ta shkruaj intervisten e tij i ka pasur të qarta të dhënat e strukturës organizative dhe udhëheqëse të LNÇKVSHJ.

Në pyetjen e Interventuesit (që ia bënë Ramadan Pllanës) :’’Deri më tani i ke përmendur vetëm ‘’Komitetin Qendror’’dhe ‘’Komitetet Vendore’’e celulat e tyre, po a nuk kishit ndonjë Komitet Qarkor?

Ramadan Pllana ‘’dëshmon’’: ‘’Pyetje shumë me vend. Në të vërtetë ne kemi biseduar edhe për formimin e Komiteteve Qarkore dhe kishim planifikuar që aty kah fundi i vitit 1979, kur kishim propozuar që ta mbanim një mbledhje të ‘’Komitetit Qëndror’’, të fillonim edhe në jetësimin e këtij plani. Jusufit iu kishte dhënë detyra që të formonte Komitetin Qarkor në Pejë, mua për formimin e Komitetit Qarkor të Mitrovices, kurse, për të tjerat do të bisedonim në mbledhjen eventuale të ‘’Komitetit Qendror’’. Kaq kam qenë i informuar nga Kryesia. Kurse, për Komitete tjera vendore a qarkore në formim nga ‘’Komiteti’’nuk kam qenë i informuar kurrë.’’

Të shohim se në këtë ‘‘dëshmi’’të Ramadan Pllanës çka ka të vërtetë, çka ka gënjeshtër dhe çka ka mosdije nga ana e tij.

E vërtetë është se Ramadan Pllana ka propozuar ta mbajmë një mbledhej të KQ në përbërje të plotë. Propozimin e tij e kam përcjellur në KQ dhe po ashtu, përgjigjen e KQ ia kam këthyer Ramadan Pllanës. Kjo çështje si dhe çështja e pyetjes së shtruar nga R. Pllane dhe përgjigja e dhënë nga KQ është shpjeguar në këtë reagim.

Nuk është e vërtetë se Ramadan Pllana ‘’ka qenë i informuar nga Kryesija ‘’, se gjeja atij i ishte dhënë detyra për ‘’formimin e Komitetit Qarkor të Mitrovicës’’ dhe Jusufit ‘’që ta formonte Komitetin Qarkor në Pejë’’.

Vetë termi ‘’Kryesija’’ që e përdor Ramadan Pllana dëshmon se nuk e ka ‘’zier’’ mirë rrenën, pasi që organi i vetëm udhëheqës i LNÇKVSHJ ka qenë Komiteti Qendror. Pra nuk ka pas kurrëfar organi udhëheqës i quajtu ‘’kryesi’’ ( Me siguri ju ka pshtjell me Kryesinë e KQ të LKJ) Siç kam shpjeguar disa herë, Ramadan Pllana nuk e ka njohur askend nga KQ me emër të vërtetë dhe as me pseudonim, përpos meje, dhe se vetëm unë kam qenë lidhje komunikimi në mes tij dhe një anëtari të KQ, në rast të shqyrtimit të ndonjë propozimi apo marrjen e ndonjë vendimi nga anëtarët e KQ. Prandaj spekulimi me emrin e Jusuf Gërvllës, në këtë rast dhe në shumë raste tjera nga Ramadan Pllana, është e pa kuptueshme e pa arsyeshme dhe e pa moralshme.

Është e ditur se çdo informatë apo detyrë që ka marë Ramadan Pllana nga KQ e ka marë nëpërmjet meje. Por, përmes meje asnjëherë nuk ka qenë i informuar për detyrat apo për përgjegjësitë që i kanë marrë anëtarët tjerë të KQ. Prandaj ‘’dëshmia’’e Ramadan Pllanës se ‘’ai ka qenë i informuar nga ‘’Kryesija’’, që ‘’Jusufi ta formonte Komitetin Qarkor në Pejë’’ është rrenë e kulluar, siç është rrenë e kulluar edhe ‘’dëshmia’’ e tij se ai ka marrë detyren ‘’të formonte Komitetin Qarkor të Mitrovicës’’.

Shtrohet pyetje: pse atëherë Ramadan Pllana nuk e kreu detyrën që ia dha ‘’Kryesia?!’’ Përgjigja është e lehtë. Ramadan Pllana po të kishte marrë detyrë nga KQ për t’a themeluar Komitetin Qarkor të Mitrovicës, me siguri do t’a themelonte, mos qysh është më së miri, atëherë në shpejtësi e palavala, si e ka pasur ai shprehi. Por pasi’’dëshmon’’ se e ka marrë atë ‘’detyrë’’ prej ‘’kryesisë’’, dhe nuk tregon se prej ‘’krryesisë’’së cilit subjekt të Kosovës e ka marë, ‘’dëshmia’’ e tij merret jo vetëm rrenë e pa ‘’zier’’mirë, por edhe shpifje e shëmtuar.

Dua t’i ceku edhe dy argumente që e hudhin poshtë këtë rrenë të Ramadan Pllanës:

Argumenti i parë. Vetëm përmes meje R.Plana ka pasur mundësi të merrte detyra nga KQ e prej askujt tjetër, sepse unë kam qenë lidhja e vetme e komunikimit në mes KQ dhe tij. Prandaj nuk është e vërtet dëshmia e tij se ai ka qenë i ‘’informuar nga Kryesia’’ se i është dhënë detyrë të ‘’formante Komitetin Qarkor të Mitrovicës. ’’

Argumenti i dytë: Me bisedat që i kemi pasur me Sheremet Saraçin, anëtarin e KQ të LNÇKVSHJ, për themelimin e Komitetit Qarkor të Mitrovices, ai më pat propozuar ‘’Studentin e xehtarisë’’, të cilin e vlersonte shumë lart. Unë e pata miratuar propozimin e tij, por pastaj nuk ka shkuar kohë e gjatë dhe unë jam burgosur. Tek më 1991 kur nga Kroacia kalova ilegalisht në Zvicër për të gjetur punë, mësova se ’’Studenti i xehetarisë’’ kishte qenë Xhafer Durmishi. Prandaj edhe kam qenë i bindur se Xhafer Durmishi e ka formuar Komitetin Qarkor të Mitrovicës. Dhe në bazë të atyre bindjeve kam qenë i sigurt se Xhefer Durmishi ka qenë anëtar i KQ, ( që nga tetori i vitit 1979) nga se marrëveshtja ka qenë që kryetarët e Komiteteve Qarkore të jenë edhe anëtarë të Komitetit Qendror.

Por, Ramadan Pllana bie në kundërthënie me ‘’dëshmitë’’ e tija nga se disa herë ‘’dëshmon’’ se e ka formuar ‘’Komitetin e Rinisë të LNÇKVSHJ’’, kurse një herë tjetër duke spekuluar me emrin e Jusuf Gërvallës, thotë se ‘’Më 12 mars të vitit 1979 nga KQ m’u ka dhënë detyrë, me gjasë sipas udhëzimeve të Jusuf Gërvallës, që të formoj Komitetin Qëndror të Rinisë së LNÇKVSHJ-së .‘’

Dëshmoj, siç ka dëshmuar edhe vet zotëri Pllana, se ai ka qenë i autorizuar të formonte Komitetin e Rinisë së LNÇKVSHJ; Ai Komitet ka ka qenë në nivelin e Komiteteve Qarkore, prandaj në as një mënyrë nuk ka mundur të ketë Komitet Qendror. Tjetër detyrë Ramadan Pllana nuk ka marrë nga KQ, sepse ka qenë një ngarkesë dhe përgjegjësi e mjaftueshme, për të mos thënë e tepërt, për një student që ka pasur edhe obligime tjera. Është fakt se Ramadan Pllana e ka themeluar një komitet në Lipjan. Por në bazë të vendimit të KQ, për formimin e Strukturave udhëheqëse dhe rganizative të LNÇKVSHJ, Ramadan Pllana nuk e ka formuar Komitetin Vendor në Lipjanit, siç thotë ai, por e ka themeluar Komitetin Qarkor të Lipjanit. Prandaj ky fakt dëshmon se Ramadan Pllana nuk e ka njohur strukturën organizative të Organizatës sa duhet.

Se Ramadan Pllana nuk e ka pasur të qartë Strukturën organizative të LNÇKVSHJ, tregon edhe ky fak. Ai na i jep dy vlerësime kundërthënëse për formimin e Komitetit Qarkor në Pejë. Në ‘’dëshminë’’ e parë ai thotë se ‘’është informuar nga ‘’Kryesija’’ se Jusufit iu kishte dhënë detyra që të formonte Komitetin Qarkor në Pejë ’’, kurse në ‘’dëshminë ‘’ tjetër, ai e shkel atë dëshmi dhe thotë: ‘’Grupi i Pejës është themeluar nga Jusuf Gërvalla në vitin 1978. Udhëheqës i Grupit ishte Hysen Gërvalla, vëlla i Jusufit.(…).

Se Ramadan Pllana nuk e ka pasur plotësishtë strukturën organizative të LNÇKVSHJ, vërteton edhe ky fakt: Në pyetjen e intervestuesit se ‘’…si vazhdonte puna organizative dhe ku janë formuar Komitetet e Vendit, ose celula, etj? Ramadan Pllana ‘’dëshmon’’: …. ‘’Ngritja organizative në nivel kmbëtar me formimin e celulave, komiteteve vendore, komiteteve punëtore dhe fshatare.’’ Siç po shihet nga ‘’dëshmia’’ e Ramadan Pllanës, ai ka menduar se përpos komiteteve vendore, organizata jonë do të formonte edhe ‘’komitete fshatare’’ dhe ‘’komitete punëtore’’.

Shtrohet pyetja pse Ramadan Pllana i bënë këto shpifje dhe gënjeshtra, kur siç dihet e ka pasur Statutin e LNÇKVSHJ, por edhe e ka pasur Intervistën time të botuar në gazetën DRITA . Pra, as në Statutin e Lëvizjes dhe as në intervistën time, nuk figurojnë të ashtuquajturat ‘’komitete fshatare’’dhe ‘’komitete punëtore. ’’

Të shiqojmë tani se shka na ‘’zbulon’’ Ramadan Pllana: Ai në intervistën e tij ‘’dëshmon’’se ‘’Komiteti i Rinisë së LNÇKVSHJ ka filluar të formonte degët e tij në fakultetet e Universitetit të Prishtinës. ’’ Shtrohet pyetja si ka mundësi të bëjë një shpifje kaq naive dhe qesharake R Pllana, kur në shkolla dhe fakultete, fshatra dhe ndërmarrje të ndryshme është paraparë ( vendosur) të formohen Komitetet Vendore, e kursesi Degët e Lëvizjes. Degët e Organizates janë paraparë të formohen jashta vendit ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë me shumicë. .

Duhet cekur, se, në bazë të vendimit të KQ të LNÇKVSHJ, në të gjitha qytetet-komuna të Kosovës dhe të Viseve tjera shqiptare në Jugosllave, do të formohem Komitetet Qarkore. Prandaj Jusuf Gërvalla në Pejë nuk ka formuar ‘’Komitetin Vendorë’’ dhe as ‘’Grupin e Pejës’’, por ka formuar Komitetin Qarkor të Pejes.

Po ashtu edhe ‘’Komiteti i Deçanit’’ është emërtuar gabimisht. Në fakt ai ka qenë Komiteti Qarkor i Deçanit, e jo siç na thotë Ramadan Pllana ‘’Komiteti Vendor i Deçanit’’, apo ‘’Komiteti i Deçanit’’.

Po ashtu edhe Komiteti i Drenasit është emërtuar gabimisht, pra ai nuk ishte Komitet Vendi, por ishte Komitet Qarku i Drenasit.

Sa i pëket strukturës organizative të organizatës, ëshëtë biseduar shtruar me të gjithë themeluesit e çelulave të para, gjatë përgaditjeve për themelimin e LNÇKVSHJ. Në bazë të atyre bisedave kanë dalur dy propozime.

Propozimi i parë: Struktura udhëheqëse- organizative e LNÇKVSHJ të të ndërtohen në bazë të struktures organizative të administrates serbo-jugosllave në komuna dhe qarqe. Komitetet Vendore të ndërtohen nepër qytete, fshatra, organizata edukativo-arsimore , organizata punuese etj. Ndërsa Komitetet Qarkore të ndërtohen në pesë qarqet egzistuese të administratës serbo jugosllave në Kosovë. Organizimi i njejtë do të vlente edhe për viset shqiptare nën sundimin serbo-jugosllav.

Sipas këtij propozimi, Komitetet Vendore udhëhiqen (varen ) nga Komitetet Qarkore, ndërsa Komitetet Qarkore udhëhiqen (varen) nga Komiteti Qendror. Ky propozim u hodh poshtë nga shumica e veprimtarëve që murën pjesë në përgaditjen e themelimit të Organizatës për shumë arsye.Arsyeja kryesore ishte se në rast se zbulohet veprimtaria e një Komiti Qarkor nga sigurimi jugosllav, rrezikohet struktura udhëheqëse dhe organizative e disa qyteteve e qindra fshatrave dhe organizatave të ndryshme.

Propozimi i dytë: Të mos merret për bazë ndarja administrative serbo-jugosllave për formimine Komiteteve të Organizatës në komuna dhe qarqe. Sipas këtij propozimi Komitetet Vendore do të themelohen nepër fshatra, organizata edukativo- arsimore si dhe në ndërrmarje të ndryshme, etj. Këto komitete do të udhëhiqen nga Komitetet Qarkore, që do të formohen në të gjitha qytetet-komunat e Kosovës dhe në qytete –komuna në Viset tjera shqiptare. Komitetet Qarkore do të udhëheqen ( do të jenë të lidhura drejtpërdrejt) nga Komiteti Qendror, nepërmjet kryetarit. U pranua ky propozim nga shumica e veprimtarëve që muarën pjesë në themelimin e Organizatës LNÇKVSHJ për disa arsye, por arsyeja kryesore ishte se organizimi në këtë bazë është më i lehtë, ndërsa pasojat e zbulimit të një Komiteti Qarkor, nuk do të jenë në përmasat e propozimit të parë. Pra do të jenë shumëfish më të vogla.

Para se ta përfundoj këtë reagim, e shoh të udhës që t’ia bëjë edhe një kritikë Ramadan Pllanës. Athua pse nuk u konsultua me mua për ‘’dyshimet’’ e tia se Komiteti Qendror i LNÇKVSHJ, paska qenë ‘’fiktiv apo i imagjinuar’’ dhe i ‘’trilluar’’, po edhe për dyshimet tjera që ‘’djalli’’ apo ‘’insani’’ ia kishin ‘’ngulitur’’ në kokë para se ai t’a shkruante intervisten e tij.

Siç po duket Ramadan Pllana e ka parë të nevojshme të ‘’këshillohet’’ me ‘’shokët e Lëvizjes’’, por edhe me të tjerë, me telefona, por edhe duke hargjuar kohë e të holla për të bërë udhtime të gjata nëpër Zvicër dhe në Kosovë, për të ardhë deri te ‘’faktet’’ se sa anëtarë i kishte KQ i LNÇKVSHJ e gjëra tjera, kurse mua që më ka pasur ‘’te dera’’, dhe isha lidhja e vetme e komunikimit në mes tij dhe Komitetit Qendror, nuk më ‘’bëri hesap” fare. Pra nuk e pa të arsyeshme të konsultohet fare me mua për ato çështje, edhe pse ka qenë i bindur se unë kam pasur më shumë të dhëna të sakta se të gjithë ata së bashku me të cilët është ‘’konsultuar’’ Ramadan Pllana.

Shtrohet pyetja: pse Ramadan Pllana nuk u konsultua me mua, kur ndaj tij kam treguar respekt dhe mirëkuptim, duk e vizituar disa herë vetëm dhe me familje në banesën e tij në një fshat afër Lozanës ( në Zvicër.) Po ashtu me as një fjalë nuk e kam nënçmuar, çortuar dhe as injoruar për lëshimet dhe gabimet e tia serioze që i pat bërë gjatë hetimeve dhe gjatë vuajtjes së dënimit. Pra në një mënyrë e kam ‘’arsyetuar’’.

Siç po shihet Ramadan Pllana e keqpërdori ( e shkelmoj) atë respekt dhe mirëkuptim që pata ndaj tij dhe familjes së tij për këto arsye:

Ka qenë i informuar se nuk komunikojmë me Sabri Novosellën që nga janari i vitit 2001, për shkak të qëndrimeve të kundërta që i kishim ndaj LDK-së, e Ibrahim Rugovës dhe komandantëve të vetshpallur të UÇK-së, bajraktarëve të ‘’farës ruse’’ dhe LBDK-së. Si duket ky fakt e ka bindur R. Pllanën , se ‘’i ka ra shiu në kallamoq’’ për të shpifur e për të folur zi e terr, (pa pasur as një fakt ) për Sabri Novosellën, e nëpërmjet tij, edhe për KQ të LNÇKVSHJ dhe udhëheqjen e tij, duke shpresuar se ato shpifje do t’a ndihmonin për t’u futur në rrethin vendimmarrës të rrahagjoksave të Kosovës që, sipas bindjes së tij, do t’i sjellin përfitime të mëdha materiale dhe pozita shtetërore dhe partiake.

Ramadan Pllana ishte i vetdijshëm se nuk do të rifitonte besimin e plotë te ish- shokët e LPK-së, pa i prishur plotësishtë marrëdhëniet me mua dhe me bashkëveprimtarët e Metush Krasniqit e të Jusuf Gërvallës. Prandaj e vetmja mënyrë për t’i kënaqur bajraktarët e ‘’farës ruse’’ të ish -LPK-së ishte shpifja ndaj LNÇKVSH, organit udhëheqës KQ dhe udhëheqjes së ngushtë të Lëvizjes sonë.

Me siguri tash e tutje Ramadan Pllana do t’a fitojë besimin e humbur te ish-shokët e tij të LPK-së, të cilët e injoruan; nuk mbeti me ta ku e kishte vendin, duke mos e ‘’arsyertuar’’ atë që rastësia e gjujti në ‘’krahun tjetër’’- të para luftës, që përfaqësohej nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, Ahmet Krasniqi, Shefqet Jashari dhe bashkëveprimtarët e tyre të ngushtë. Ai u dënua, pra, nga shokët e tij të LPK-së, duke mos i afruar atij as një post në organet shtetrore dhe as partiake, për shkak se e ‘’tradhtoi’’, ‘’krahun e luftës’’ që udhëheqej nga bajraktarët e ‘’fares ruse’’: Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti, Azem Syla me kompani.

Edhe dëshira për t’u shfajsuar nga gabimet e tija serioze të organizimit dhe të konspiracionit, ishte faktor i rëndësishëm i cili ndikoi që ai t’a përdori rrenën dhe shpifjen si mjet të përshtatshëm që fajet e tija t’ua hudhë ‘’shokëve te Komitetit’’, Sabri Novosellës, vëllezërve Straja, e të tjerëve. .

Dhe së fundit, mendoj se dëshira për t’u dukur, për tu ngritur ‘’në pyka’’ për ta paraqitur rolin e tij në LNÇKVSHJ si ‘’dominues’’ dhe të ‘’rëndësishëm’’, bëri që Ramadan Pllana të trumbetojë shpifje aq të liga deri në masën sa t’i mohojë të gjithë anëtarët e KQ të LNÇKVSHJ, që ishin bashkëveprimtarë të Metush Krasniqit, Sabri Novosellës, Jusuf Gërvallëss, Shefqet Jasharit që nga themelimi i LNÇKVSHJ dhe i KQ-së. Këtë përpjekje të ligë, Ramadan Pllana e bëri me qëllim që vetit t’i sigurojë vendin e pestë në hiarkinë udhëheqëse të LNÇKVSHJ edhe pse ishte i fundit, i 14-ti, sipas radhës së pranimit. Pra edhe ky faktor duhet të merret parasyshë që R. Pllanën e shtyri të bënte shpifje djallëzore dhe shume të liga ndaj Metush Krasniqit, Sabri Novosellës, Jusuf Gërvallës, Sheremet Saraçit, Shefqet Jasharit, Xhafer Durmishit, Asllan Muharremit dhe anëtarëve tjerë të KQ të LNÇKVSHJ.

Më në fund , dua të konstatoi se ‘’pallati’’ i rrenave dhe i shpifjeve i konstruktuar nga Ramadan Pllana, nëpërmjet firmës made in ‘’Dëshmi kohe’’, së shpejti do të rrënohet, ( shembet), sepse u ndërtua në një vend pa themel të shëndosh, u ndërtua në breg të lumit, uji i të cilit shumë shpejt ia grryu themelet e brishta pa asnjë armaturë. Edhe ‘’muri’’ i cili ishte ndërtuar shkel e shko me ‘’çerpiq të pa pjekur’’, ka filluar të çahet. Si duket edhe Ramadan Pllana e ka kupuar se çfar përfundimi po e pret ‘’pallatin’’ e tij të konstruktuar me gënejshtra dhe shpifje, të lanë përgjysmë. Paralajmërimi i tij se ‘’ së shpejti do të filloj’’ ndërtimin e ‘’pjesës së dytë’’ të ‘’pallatit’’- ‘’kulmit’’dhe ‘’fasadës’’, nuk u realizua siç ai premtoi. Kjo është një shenjë e mirë se zotëri Pllana është vetëdijsuar, se, nuk bënë të shkohet mëtutje në dështim pas dështimi.

Jam i bindur se me këtë reagim, gënjeshtrat dhe shpifjet e Ramadan Pllanës i kam hudhur poshtë me forcën e argumenteve. Më vjen keq që disa prej shpifjeve të tija që ishin shumë të liga, më kanë detyruar të jemë ndoshta më i ashpër në kritika, se sa që është dashur të jem. Për këtë, kërkoj mirëkuptim nga lexuesit e nderuar të këtij reagimi, ngase, asnëherë nuk e kam nxitur apo provokuar R. Pllanën me ndonjë shkrim, apo me ndonjë fjalë të shprehur gojarisht kundër tij, që do të ishte ‘’arsyetim’’ nga ana e tij, të më konsideronte ‘’gënejështar’’dhe ‘’shpifës’’, siq më shpalli në intervistën dhe shkrimet tjera të tij, jo drejtpërdrejt por tërthorazi.

Ramadan Pllana duhet të reflektojë për veprimtarinë e tij. Dhe vetëm atëherë kur do të jetë i sinçertë, pikësëpari ngaj punës së tij, duke mos i mëshefur dhe injoruar të metat dhe gabimet e tija, me siguri se vlerësimet e tia për punën e tij në kuadër të LNÇKVSHJ do të ndryshojnë. Do të ndryshojnë po ashtu qëndrimet jo të drejta, akuzat shumë të liga kundër anëtarëve të KQ të LNÇKVSHJ, të cilët punuan me përkushtim për realizimin e synimeve tona kombëtare.

Këtë reagim timin po e përfundoj duke konstatuar se ‘’dëshmitë’’ e Ramadan Pllanës ishin si puna e atij bariut, i cili, për t’i sprovuar bashkëfshatarët, krijoj rrenën se llava e ujqëve po ja sulmon kopenë e deleve. Thirrjes së tij iu përgjigjën tok bashkëfshatarët ; vrapuan për t’i ndihmuar, por asgjë kundi nuk shifeshin gjurmët e sulmit të ujqëve në kopenë e tij. Edhe një herë tjetët të njëjtën gje e bëri, por prap bashkëfshatarët nuk vrejtën asnjë shenjë të sulmit të ujqve. U kthyen në shtëpitë e tyre, duke e kuptuar të vertetën se bariu i fshatit ishte gënjeshtar. Herën e tretë, kur me të vërtetë llava e ujqëve ia sulmuan kopenë e deleve bariut , ai i thirri në ndihmë bashkëfshatarët, por asnjëri nuk ju përgjegje thirjes së tij. Dhe vetëm kur bariu u dëmtua shumë nga ujqit e uritur, kuptoj se rrena nuk është e mirë dhe u bind se ajo askujtë nuk i sjellë dobi e dëfrim, por sjell vetëm të liga, të këqija dhe poshtrim.

Le Locle (Zvicër) më 24.03.2012

Loading