‘’Komandant Zeza’’ , enigma e atentatit ndaj kolonel Ahmet Krasniqit
Reagim ndaj kujtimeve të Besnik Lajqit
Shkruan : Shefqet Jashari-STROFCI
Kujtimet e Besnik Lajqit të botuar në vazhdime në “Bota sot” (7-13 dhjetor 2012), e kam lexuar me një interesim të jashtëzakonshëm për dy arsye:
E para, duke qenë i bindur se rrëfimet e tij do t’i shtojnë faktet dhe argumentet e shumta që i ka qitur në dritë kombëtarja ’’Bota sot’’ në kohën e duhur për veprimtarinë kriminele të bajraktarëve të farës ruse, nanoistëve të çartur për pushtet dhe ‘’pionierëve të Enverit’’, të cilët duke mbjellë përçarje në popull dhe duke mos lejuar bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak, punuan me vetëdije dhe pa vetëdije në dobi të okupatorëve serbo-jugosllavë e në dëm të Kosovës, të viseve tjera shqiptare dhe popullit shqiptar.
E dyta, duke shpresuar se në këtë shkrim do të zbardhet takimi i organizuar nga Sabri Novosella dhe Besnik Lajqi në mes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe tre përfaqësuesve të UÇK-së që ishin nën komandën e Xhavit Haliti dhe Azem Sylës.
Më vjen keq që Besnik Lajqi atë takim nuk e ka ndriçuar si duhet, përkundrazi, e ka mjegulluar, ndoshta për shkak të harresës apo edhe dezinformimeve që kanë rrjedhë nga njerëzit që kanë marrë pjesë në atë takim e që Besniku iu ka besuar dhe i ka marrë si të vërteta.
Për hir të së vërtetës, jam i detyruar të shpjegoj atë takim që është bërë në Tiranë, në banesën e FARK-ut, në të cilën banonte Ahmet Krasniqi, Hilmi Nebihu dhe unë. Një javë para se të zhvillohej takimi, isha për vizitë në Durrës te Sabri Novosella. Me atë rast u njoha me Besnik Lajqin, i cili edhe ai ishte mysafir i Sabriut. Nga Sabriu u njoftova se Nasim Hajradinaj me disa shok të tij, janë të demoralizuar nga humbjet që i pati UÇK-ja në Kosovë, kur, siç dihet, nga sulmi i ushtrisë dhe policisë serbe njësitë ushtarake të UÇK-së u detyruan t’i lëshojnë pozicionet ushtarake dhe të largohen në Shqipëri, së bashku me një pjesë të popullsisë së Rrafshit të Dukagjinit. Prandaj, më tha Sabriu, ata kanë shprehur gatishmërinë që armatimin që e kanë në dispozicion në Tropojë, t’ia japin FARK-ut. Më tha që ta bisedoj me Ahmetin këtë propozim. Unë e kreva porosinë dhe gjatë asaj jave vjen deri te takimi në mes të Ahmet Krasniqit e Sabri Novoselles dhe Besnik Lajqit. Në atë takim unë nuk kam marr pjesë, por siç duket janë marr vesh që të bëhet takimi me Nasim Hajradinajn . Pas disa ditësh erdhi Besnik Lajqi në Qendrën Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Tiranë, ku unë isha i angazhuar me urdhrin e Ahmet Krasniqit. Më tha që ta lajmëroj Ahmet Krasniqin se gjatë ditës së sotme kur është i lirë për ta mbajtur takimin për çështje të armatimit. Unë e lajmërova Ahmetin dhe u morëm vesh që takimin ta bëjmë pas një ore në banesën ku ne banonim. Edhe pse e ftova Besnikun në atë takim të marrë pjesë, ai nuk erdhi. Në banesë kam mbërri i pari. Pas meje ka ardhur Ahmet Krasniqi me tre bashkëpunëtorët e tij, që ishin anëtarë të Shtabit të FARK-ut. Pastaj kanë ardhur Sabri Novosella me dy vëllezërit e tij, Selatinin dhe Bedriun. Dhe, menjëherë pas tyre kanë ardhur tre personat e UÇK-së, ‘’të demoralizuar’’, që donin ‘’t’ia ‘’japin armatimin që e kishin Ministrisë së Mbrojtjes’’. Prijësi i tyre kishte qenë një burrë i shtyrë në moshë, rreth të 70-vjeçar. I dyti, një burrë me trup mesatar, diku rreth 40-vjeçar dhe, i treti, një burrë me trup mesatar, diku rreth 30-vjeçar. Biseda është zhvilluar në mes të Ahmet Krasniqit dhe atij burrit të vjetër. Ahmeti bëri një shpjegim të shkurtër se është e domosdoshme të bëhet bashkimi i faktorit politik dhe ushtarak i Kosovës, po që se dëshirojmë ta çlirojmë vendin. Ai i ceku përpjekjet e tij për të arritur bashkimin, duke përmendur edhe Marrëveshjen e Oslos. Bashkëbiseduesi i tij i bëri pyetje se pse ju nuk e ndihmoni UÇK-në me mjet financiare, kur dihet se Qeveria e juaj ka fondin për ta ndihmuar luftën. Ahmeti me fakte i tregoi bashkëbiseduesit se Ministria e Mbrojtjes e ka ndihmuar UÇK-në me mjete financiare dhe do ta ndihmojë edhe më tutje. Në atë takim kanë marr pjesë në bisedë Isa Haziri, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe vëllezërit Novosela, Sabriu, Selatini dhe Bedriu. Në përfundim të bisedave Ahmet Krasniqi e luti bashkëbiseduesin të kontribuojë në bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, dhe me kaq përfundoi ai takim.
Unë u habita për së tepërmi që në këtë takim përfaqësuesit e UÇK-së, fare nuk e përmendën çështjen e armatimit që kishin shprehur dëshirë t’ia dorëzonin Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Tani të shohim se si e shpjegon atë takim Besnik Lajqi :
‘’ Ministri Ahmeti më tha : ‘’më duhesh të më takosh me disa njerëz, të cilët merren me furnizim dhe armatime dhe organizim’’.’’ Unë shkova në Tropojë ku i takova disa djem, ku ju tregova situatën dhe bisedën me Ahmet Krasniqin’’. Pas tri ditëve ua organizova takimin. Takimi ishte në banesën e tij, aty prapa Piramidës. Në atë takim merrnin pjesë disa luftëtarë të thjesht, disa komandantë me përvojë të gjatë ushtarake dhe disa të tjerë të vetëshpallur si ‘’komandanta’’. Në mesin e tyre ishte edhe komandant Zeza. Unë nuk kisha dëshirë të marr pjesë aty dhe të dija se çka bisedonin. Pas bisedës u takova me Shefqetin, i cili kishte ardhur nga Zvicra. Ky kishte marr pjesë në atë takim dhe më tregoi pak a shumë mbi bisedën. Sipas tij, Ahmeti kishte thënë se unë dua të jem ushtar i thjesht nën komandën Tuaj. Të bashkohemi të bashkëpunojmë se kemi një armik të përbashkët. E kishin lënë të takoheshin prapë në ditët e ardhshme.’’
Për ta pasur lexuesi të qartë këtë takim, do ta lusja zotëri Lajqin të na i japi ca sqarime përkitazi me deklaratën e tij për atë takim:
Zotri Lajçi thotë se ka shkuar në Tropojë dhe i ka takuar ’’disa djem’’. A ishin ata djem që rastësisht është takuar me ta zotëri Lajqi, apo ishte Nasim Hajradinaj me dy-tre shokët e tij, që kishin shprehur gatishmërinë t’ia dorëzojë armatimin Ministrisë së Mbrojtjes? Po që se ka biseduar me Nasim Hajradinajn, është mirë të na thotë se për çfarë arsye nuk erdhi ai në takim? A i ka treguar zotëri Lajqi Ahmet Krasniqit dhe Sabri Novoselles për bisedat që i ka pasur para se të takohej me ta, me “komandantin’’ e vetëshpallur, që ai e quan në shkrimin e tij ’’komandant Zeza’’. Si është e mundur që zotëri Lajqi ta organizojë një takim në mes një krimineli, siç ishte ’’komandant Zeza’’, dhe Ahmet Krasniqit?! A mos ishte “komandant Zeza’’ shok i Nasim Hajradinit?!
Pse në atë takim nuk u fol për çështjen e armatimit, për të cilën është organizuar ai takim?
Kush ishin, sipas zotëri Lajqit, personat që ai i quan ‘’disa luftëtarë të thjeshtë’’, ‘’disa komandantë me përvojë të gjatë ushtarake’’ dhe ‘’disa të tjerë të vetëshpallur si ’’komandant’’, që në mesin e tyre ishte edhe ‚’’komandant Zeza’’, që ai deklaron se kanë marr pjesë në atë takim?
Do ta lusja zotëri Lajqin të reflektojë për të ardhur deri te e vërteta se kush atë e ka ‚’’njoftuar’’, faktikisht e ka dezinformuar për rrjedhat e atij takimi, pasi që ne nuk jemi takuar pas përfundimit të atij takimi, dhe as ditëve të tjera në vijim, edhe pse kam bërë përpjekje ta takoj. Ai edhe vet dëshmon se e kam kërkuar, dhe ia kam lanë porosinë që të më lyp në vendin ku isha i angazhuar në Ministri. ( Shiko pjesën e fundit të kujtimeve të tij, të botuar në “Bota sot”. ).
Është e palogjikshme dhe shumë qesharake dhe e pabesueshme që Ahmet Krasniqi t’i thotë dikujt që nuk e ka njohur, se kush është, as nuk ka pasur njohuri se çfarë roli ka pasur në UÇK, t’i thotë se ‚’’dua të jem ushtar i thjesht nën komandën Tuaj’’. Kjo është një shpifje e kulluar që askush nuk mund t’i besojë. Fatmirësisht janë shëndosh e mirë shumica prej njerëzve që kanë marr pjesë në atë takim.
Për mua ka qenë një enigmë e madhe pse në atë takim nuk erdhi Nasim Hajradinaj dhe pse nuk u bisedua me asnjë fjalë për armatimin që duhej t’i dorëzohej Ministrisë së Mbrojtjes. Mu për atë kam bërë përpjekje ta takoj Besnik Lajqin, pas atij takimi, por, siç e shpjegon edhe ai në shkrim që i paska thënë ju kam lypur menjëherëë pas atij takimi. Pra, ju vet dëshmoni se unë nuk të kam informuar për rrjedhën e bisedimeve në atë takim, por dikush tjetër të ka dezinformuar.
Siç dihet, vrasja e Ahmet Krasniqt është ndriçuar deri dikund. Tani me sqarimet që i ka bërë zotëri Lajqi, ku në atë takim ka marr pjesë edhe komandanti i vetëshpallur, “komandant Zeza’’, enigma edhe më tepër po më shtohet, ndërsa dyshimet po më rriten se ai takim ka pasur një prapavijë, pra nuk është bërë për t’ia dorëzuar armatimin Ministrisë së Mbrojtjes, por për qëllime të tjera.
Botuar në’’Bota sot’’, më 15. 12, 2012(edicioni për boten e jashtme)
’’Komandant Zeza’’, planifikonte vrasjen e oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes
Përgjigje në reagimin e Besnik Lajqit të botuar në Bota sot më 24 dhjetor
Shkruan: Shefqet Jashari-STROFCI
Lexuesit e rregullt që i kanë përcjellur kujtimet e Besnik Lajqit të botuara në Bota sot (07-13 dhjetor 2012 )kanë kuptuar se takimi i Ahmet Krasniqit me komandant Zezën i organizua nga Besnik Lajqi, nuk ishte ndriçuar sa duhet në kujtimet e tija . Edhe unë që isha ndërmjetës në mes Besnik Lajqit dhe Ahmet Krasniqit në mbarëvajtjen e ati takimi, duke parë se ai takim nuk ishte sqaruar sa duhet prej Besnik Lajqit, me siguri nga harresa, u detyrova të bëj një reagim miqsor dhe t’ia parashtroi disa pyetje, me qëllim që ai takim të ndriqohet si duhet dhe sa duhet nga zotëri Lajqi. E përgzoi dhe e falenderoi zotëri Lajqin, për përgjigjet e tija në disa prej atyre pyetjeve. Ka mbetur të përgjigjet edhe në disa pyetje. Me siguri ka qenë në pyetje harresa momentale, që nuk është përgjigjur menjëherë.
Para se të kalojmë në shqyrtimin e përgjigjeve të zotëri Lajqit, e shoh të udhës, të japi një pasqyrë të shkurtë të veprtimtarisë së tij në Luftën çlirimtare të Kosovës.
Në bazë të kujtimeve të tij, shihet se ai ka qenë nën komandën e klanit të Xhavit Halitit sa ishte ushtar i UÇK-së në Kosovë. Duke i parë veprimet përçarëse dhe kriminele të komandantëve të vetëshpallur të UÇK-së, sa ishte në Kosovë, qe demoralizuar shumë. Por me këthimin e tij në Tiranë, pasi UÇK-ja nën komanden e Xhavit Halitit dhe Azem Syles, e humbi për tri ditë ’’80% të territorit të çliruar të Kosovës’’( sipas llogarisë së SHP të UÇK-se,) qe demoralizuar edhe më tepër. Veçmas pas bisedave dhe shoqërimit të tij me ‘’Komandant Zezën’’ , zotëri Lajqi, bindet se me këta komandantë të vetëshpallur ‘’nuk do të çlirohet Kosova’’.
Në bazë të kujtimeve të zotëri Lajqit, komandant Zeza, ia kishte zbuluar dëshirat dhe planet e tija për të vrarë oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Për atë qëllim kishte porositur syza speciale që ‘’kur të vie koha’’mos t’i huqin plumbat kur t’i godet ‘’ njerëzit e Bukoshit…’’. ‘’ Ne i kemi izoluar ata dhe i kemi kërcënuar me të gjitha mënyrat, se pa lejen tonë ata nuk guxojnë me e shkrep asnjë plumb. Por ata do t’i afrojmë sepse kanë njohuri të madhe mbi artin e luftës dhe në fund do t’i likvidojmë një nga një…’’i kishte pas thënë komandant Zeza, Besnik Lajqit. Po ashtu zotëri Lajqi dëshmon se komandant Zeza në prezencën e tij nga Shqipëria, kishte urdhëruar për të vrarë persona të caktuar në vendlindjen e tij, ku ai ishte shpallur komandant. Se komandant Zeza ishte kriminel me damkë dhe shumë i rrezikshëm shihet nga kujtimet e Besnik Lajqit. Komandant Zeza, me një ish të burgosur politik kishte organizuar vrasjen e një oficeri të Ministrisë së Mbrojtjes në Suedi, i cili kishte marr pjesë në Betejën e Logjes. Fatëmirsisht kishin dështuat përpjekjet e tyre.
Në bazë të dëshmive të zotëri Lajqit, shihet se ai e ka organizuar takimin në mes Ahmet Krasniqit dhe komandant Zezës. Për mua është i pa kapshëm, i pa arsyeshëm, i pa logjikshëm e shumë i rrezikshme organizimi i takimit në mes Ahmet Krasniqin e komandant Zezës, kur është ditur qëndrimi armiqësor dhe urrejtja patologjike e komandant Zezës, ndaj oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.
Të shohim se si e shpjegon dhe si e arsyeton në reagimin e tij zotëri Ljqi takimin e mbajtur në mes Ahmet Krasniqit me bashkëpuntorë dhe komandant Zezës dhe dy personave tjerë, që ishin përfaqësues të UÇK-së( që komandohej nga Xhvit Haliti). Ai deklaron:
‘’E pyeta vehten a mund të çlirohet Kosova me këta njerëz? Me siguri se jo! ( mendon në komandantat e vetëshpallur-vërejtja ime) Për luftë Kosova kishte nevojë për njerëz të cilët e kishin profesion artin e luftës. Ndaj, ky ishte qëllimi im, që t’i ndihmoj kolonel Ahmet Krasniqi, që ta takoj me ata njerëz për të cilët ai kishte nevojë?! Pas bisedës në Tropojë, pashë se këta ishin komandantë të shpallur nga njerëzit e caktuar , për t’ua rritur mendjen. Ranë dakord që të takohen. Fatkeqsishtë çdo gjë dështoi. Pas shtatorit të vitit 1998, armët e grumbulluara mbetën nëpër kulla, shtëpia e stane të ndryshme në Tropojë.(…) Qëllimi i tyre ishte që të bashkohen e t’i kanë armët së bashku me Qeverinë e Bukoshit. Por kur arritën në Tiranë, ky plan dështoi. Dështoi sepse shefat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i qortuan dhe i kërcënuan se nuk duhet të bashkohen. Pra ndryshoi çdo gjë’’.’’Më mirë të zgjas lufta 5 vjet, se sa të jemi të bashkuar me njerëzit e Qeverisë’’, thoshin disa nga ata. Unë të erdha në zyrën tënde , ku ishte Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe të tregova për takimin që do të bënin në atë kohë. Zotëri Nasim Hajradinaj nuk erdhi sepse ai nuk e njihte Qeverinë e Kosovës, as Ministrinë e Mbrojtjes dhe as Ministrin e Mbrojtjes. Ky ishte një mendim i tij personal. Kryesori ishte komandant –Faqeziu. Se kush është ky, lexuesi që ka ndjekur shkrimet e mia e dinë fare mirë. Këtij ia kishin ‘’mprehur veshin’’mirë, që të mos marri vendime të tilla pa ra në dakort me shefin më të madh të shtabit në Tiranë.’’
Siç kam shpjeguar në reagimin e parë në takim patën ardhur tre persona si përfaqësues të UÇK-së. Dy të rinj e një i vjetër. Njëri nga të rinjët paska qenë komandant Zeza. Për të dytin zotëri Lajqi nuk na jep as një të dhënë, kurse për plakun 70 vjeçar na i jep këto të dhëna.
‘’Plaku 70 vjeçar, ishte një kosovar i cili banonte në Shqipëri mbi 40 vjet, dhe i cili u gëzua shumë kur dëgjoi se do të bashkohen armët, dhe ishte mik i mirë i axhës së Ahmet Krasniqit të ndjerë, pra të Aziz Zhilivodës. Po at ditë e kam takuar, aty te hyrja e ndërteses. Edhe vëllazërit Novosela( Sabriun dhe Selatinin), kurse sa për atë tjetrin nuk më ka rënë në sy ta shoh. Unë nuk desha të marr pjesë, sepse aty u ndërruan dhe ngatërruan fjalët. Nuk erdhën ata njerëz të cilët kishin ra dakort të marrin pjesë. Pra, për mua ky takim kishte pakë vlerë. ‘’
Shtrohet pyetja, kur zotëri Lajqi e kuptoi se takimi nuk do të ketë kurrfarë suksesi dhe ‘’kishte pak vlerë’’. Kur kuptoi se ‘’ata njerëz të cilët kishin ra dakort të marrin pjesë ‘’nuk kishin ardhur. Atëherë pse Besnik Lajqi nuk më porositi mua t’ia transmetoi Ahmet Krasniqit ato të dhëna që ai i kishte mësuar . Me siguri po të ishte informuar ai me ato të dhëna, që sot po na i tregon zotëri Lajqi, ai nuk do të pranonte të takohej në as një mënyrë me komandant Zezën.
Për mua është i pa kapshëm, jo i logjikshmëm dhe shumë i rrezikshëm takimi i komandant Zezës me Ahmet Kraniqin, kur dihej qëndrimi i tij armiqësor dhe kriminel ndaj oficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Besnik Lajqi nuk ka bërë mirë që në reagimin e tij nuk është përgjigjur në pyetjen që ia kam parashtruar që të na tregoi se a ka biseduar me Sabri Novosellen dhe Ahmet Krasniqin për bisedat dhe ndejat që i ka pasur me komandant Zezën, para se të organizonte takimin e Ahmet Krasniqit me komandant Zezen? A i ka njoftuar për planet e Faqeziut për t’i likuiduar ‘’njerëzit e Bukoshit’’.
Më vjen keq që zotëri Lajqi nuk ka dhënë përgjigje të sinqertë dhe të vërtetë në kërkesën që ia bëra në reagimin tim. Edhe në këtë reagim do ta përserisë të njejten kërkesë: Do ta lusja zotëri Lajqin të reflektojë për të ardhur deri te e vërteta se kush atë e ka’’njoftuar’’, faktikisht e ka dezinformuar për rrjedhat e atij takimi, pasi që ne nuk jemi takuar, nuk jemi parë dhe as nuk kemi folur fare pas përfundimit të atij takimi, dhe as ditëve të tjera në vijim, edhe pse kam bërë përpjekje ta takoj.
Të shohim se ç’farë përgjigje na japë në reagimin e tij Besnik Lajqi:
‘’Pasi që ka përfunduar ai takimi juaj, unë u ngjita lart që ta marr plakun 70 vjeçarë, e ta dërgoj në shtëpi. Plaku ishte aty që të jetë si ndërmjetësues, që të bashkohen.(…) Pasi që nisën të dalin nga banesa, unë e ti u takuam aty në korridor, ku i ndërruam disa fjalë. Të pashë se nuk ishe në gjendje të mirë. Pash një brengë e një shqetësim në shpirtin tuaj. Më tregove se asgjë nuk ishte arritur, asnjë marrëveshje. Ti ishe i habitur me sjelljen e disave nga ata. Fjalët tuaja ishin: Kosova po digjet, kurse ne s’po mundim me u bashku, as armët me i bashku. Besnik, më duket se po bëhemi ushtarë të thjeshtë…Dhe më kujtohen pastaj fjalët tuaja: Veç të bashkohemi, t’i bashkojmë armët kundër armikut. Pranojmë edhe nën komandën e tyre. veç të jemi të bashkuar. Se lufta çdokujt ua jep pozitat. Kjo shprehje e juaj nuk donte të thotë, se të jeni nën komandën e çiftit të komandant Faqeziut. I nderuar Shefqet! Ju kuptoj se ndjeheni keq kur e dëgjoni këtë fjali që Ahmeti të jetë nën komandën e tyre. Por ishte një shprehje e Ahmet Krasniqit, që të jemi të bashkuar. E lamë që të takohemi te Ministria e Mbrojtjes. Unë erdha të ju takoj, por nuk ishit aty, në mbrëmje. ’’
Deklaroi me bindjen më të plotë se pas përfundimit të takimit, as nuk e kam parë Besnik Lajqin, e lere më të kem nderuar ndonjë fjalë. Të parët kanë ikur nga banesa së bashku plaku me dy komandantët e vetëshpallur. As nuk i kam përcjellur dhe as që jam përshëndetur me ta në banesë. Menjëherë pas tyre kanë dalur vëllezrit Novosela, dhe pastaj ka ikur në punë kolonel Ahmet Krasniqi me bashkëpunëtorët e tij. I mbrami e kam lëshuar banesen unë për të vazhduar punën në Qendren Informative të Ministrisë së Mbrojtjes, në detyrën e gazetarit, që bënim përgaditjet për botmin e dy numrave të ‘’Revista ushtarake’’, organ i Ministrisë.
Po ku ka logjikë në atë të thotë zotëri Lajqi, se gjëja ‘’në korridor’’, kur ai ka ardhur ‘’ta marr plakun për ta dërguar te shtëpia ’’, e paskna informuar, në prezencën e plakut 70 vjeçar, jo vetëm për rrjedhën e bisedës, por edhe për brengat që i kisha ‘’në shpirt ’’që nuk erdhi deri te ‘’bashkimi’’. A nuk do të ishte një fymje e rënd për plakun 70 vjeçar, që ne të bisedojmë e plaku i gjorë të pret aty afër nesh si i mjerë, deri sa të ‘’informoi’’ unë ty, për rrjedhën e bisedimeve, kur plaku do të informonte njësoj si unë, e ndoshta edhe më mirë. Shtrohet pyetja si e mur vesh Besniku Lajqi momentin kur u krye takimi? Ishte në korridor të dy apartamanteve që ishin ngjit për tërë kohen sa zgjati takimi, për të qenë në gjendje gadishmerie, që po sa të hapet dera e banesës ta marr plakun për ta dërguar në shtëpi? Po ku ka logjikë në këtë që thotë Lajqi, kur dihet se Plakun nuk e solli në takim Besnk Lajqi, po ai erdhi së bashku me komandant’’Zezen’’ dhe atë shokun e tij. Edhe kur përfundoi takimi Plaku nuk u nda nga ’’komandantët e vetspallur’’, por së bashku me ta u largua. Zotëri Lajqi po shihet se nuk e keni kamcuar mirë gënjeshtrën!
Për ta përfunduar këtë çështje, se kush e ka informuar për rrjedhën e bisedimeve zotëri Lajqin , do të shtroja këtë pyetje: Ku ka logjikë në ‘’dëshminë’’ e zotëri Lajqit, i cili thotë se unë paskna deklaruar në korridor në prezencën e plakut 70 vjeçar në mënyrë solemne : ‘’Veç të bashkohemi, t’i bashkojmë armët kundër armikut. Pranojmë edhe nën komandën e tyre. Veç të jemi të bashkuar. Se lufta çdokujt ua jep pozitat’’. Shtrohet pyetja se ç’far faktor isha unë në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ç’far faktori ishe Besnik Lajqi në UÇK-në e Xhvit Halitit , që unë të zotohem para tij për një çështje që nuk më takonte dhe as që do të mund ta realizoja atë zotim?! A thua ende nuk e ka të qartë zotëri Lajqi se as Ahmet Krasniqi që ishte Minisër i Mbrojtjes dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, nuk do të mund ta binte ndonjë vendim pa pëlqimin e anëtarëve të SHP të FARK-ut. Shtrohet pyetja pyetja a ka qenë e mundur të bihet vendimi për ‘’bashkimin e armëve’’ kur përfaqësuesit e ati takimi nuk ishin të një niveli?! Pse nuk e kupton zotëri Lajqi dhe ustallarët e tij, se kanë rënë në kontradita të pa shpjegueshme dhe shumë qesharake me fjalët e tyre, kur dihet se Besnik Lajqi ka shkuar në Tropojë të bisedoj me Nasim Hajradinajn dhe shokët e tij që t’ia dorëzojnë armatimin që ishte nën kujdesin e tyre Ministrisë së Mbrojtjes. Pra nuk ka shkuar Besnik Lajqi në Tropojë të organizon takimin për bashkimin e dy subjekteve ushtarake, Ministrisë së Mbrojtjes dhe UÇK-së( që drejtohej nga Shtabi i Xhavit Halitit.) Siç dihet bashkimin e këtyre subjekteve ushtarake, e kanë bërë një herë Ahmet Krasniqi dhe Adem Demaçi në Osllo, me bashkëpunëtorët e tyre, por atë bashkim pas një muaji e prishi Xhavit Haliti. Një bashkim të dytë mund ta kishin bërë vetëm dy Shtabet e dy subjekteve ushtarake, të FARK-ut dhe të UÇK-së( së Xhavit Halitit). Bashkimin nuk do mund ta bënte Besnik Lajqi, as komandant Zeza, që ishte një kriminel-vegël e Xhavit Halitit, as plaku 70 vjeçar, që paska qenë ‘’mik i Aziz Zhilivodës ?’’ dhe as Ahmet Krasniqi, e lere më Shefqet Jashari Strofci.
Zotëri Lajqi, duhet të mediton dhe të reflektoj seriozisht se kush e ka informuar, faktikisht kush e ka dezeinformuar për rrjedhën e bisedimeve. Shpresoj se me sqarimet që i bëra, zotëri Lajqi është bindur se unë nuk e kam informuar asnjëherë me rrjedhat e bisedimit për takimin që e ka organizuar ai. Unë e shoh mundësinë që zotëri Lajqit ju kanë përzier ëndrrat me zhgandrra. Me siguri ka parë ndonjë ëndërr që unë e kam informuar me rrjedhat e bisedave të takimit, dhe pastaj ëndrra ju ka përzier me zhgandërr, dhe kështu është bindur se unë e kam informuar për takimin. Por duhet ta përgëzoi zotëri Lajqin, i cili e bëri të pa vlefshme një pjesë të dëshmisë së tij kur pat deklaruar se Ahmet Krasniqi i ka thënë plakut 70 vjeçar se ‘’dua të jemë ushtar i thjesht nën komanden tuaj’’. Këtë radhë në reagimin e tij ia hjeku Ahmetit atë ‘’barrë’’nga shpina dhe ma ‘’gjujti’’ mua, pasi që sipas tij i paskna thënë zotri Lajqit, e jo plakut 70 vjeçar, se ‘’Veç të bashkohemi, t’i bashkojmë armët kundër armikut. Pranojmë edhe nën komandën e tyre.’’ Po shpresoj se në reagimin tjetër, Besnik Lajqi do të ma largoi atë ‘’barrë’’ që ma gjujti në shpinë, e do t’ia ‘’gjuaj’’tjetërkujt në qafë.
Habitem shumë edhe me nje deklaratë të Besnik Lajqit i cili shpif dhe gënjen kur thotë: ‘’janë disa gjëra që duhet t’i sqaroj pasi që nuk patëm as një takim pas vitit 1998, përveçse në vitin 1999, kur isha musafir te ju për ngushllime të një nipi, nëse nuk gaboj, i vrarë në luftë. Aty nuk patëm mundësi që t’i bisedojmë ato ndodhi të asaj kohe, të vitit 1998. Për hirë të opinionit dhe respektit ndaj familjeve të vrarëve duhet të jemi sa më të sinqertë e korrektë.’’
Pikëspari dëshmoj se që nga viti 1993 nuk kam çelur të pame për vdekjen e ndonjë anëtari të familjes time të ngushtë dhe të gjer, sepse nuk më ka vdekur askush nga rrethi që ai e përmend. Pra, Besnik Ljqi, asnjë herë për të pame dhe as për gëzim nuk e ka qenë muasfiri im. Unë nuk e di kah i ka ardhur kjo ide dhe për ç’far arsye thotë diçka që nuk përkon me të vërtetën?! Por duhet ta ketë të qartë zotëri Lajqi se unë me aftësitë e mia modeste, që nga viti 1998 e më herët, kam bërë përpjekje ta luftoj të keqen, ta them të vërtetën dhe t’i luftoj planet antishqiptare të bajraktarëve të farës ruse, pehlivanëve të Nanosit, dhe pionerve të Enverit. Edhe reagimi im i nderuar zotri Lajqi, ka për qëllim që ta ndriçojmë si duhet dhe qysh duhet takimin që e organizove time Sabri Novoselen në mes Ahmet Krasniqit dhe ‘’komandant Zezes’’. Ia kemi borç Ahmet Kraniqit i cili pabasishtë u vra në Tiraë, nga të gjithë komplotistët e kombit shqiptar: bajraktarët e farës ruse, naoistët e çartur për pushtet dhe pionerët e Enverit, që patën rol komandues në LPK-në, UÇK-në ( e Xhavit Halitit), në Qeverinë e Kosovës, në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe në Shtabin e Përgjithshëm të FARK-ut etj.
Pasi që Besnik Lajqi, më ‘’lutet’’ që t’i ndriçoj ‘’bisedat e atij takimi’’, do të përpiqem t’i kujtoj shkurtimisht bisedën e Bedri Novoseles dhe disa të dhëna që i qiti në shesh Ahmet Krasniqi, përkitazi me Qeverinë e Bukoshit, e që unë i kam publikuar në disa shkrime të botuara më herët. Është e vërtet se Ahmet Krasniqi, kur e bëri të ditur marrëveshjen e Osllos që u arrit në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe UçK-së, dhe ndihmat që Ministria ia kishte dhënë UÇK-së, bëri kritika ndaj Bukoshit dhe SHP të UÇK-së. Ai pat cekur se Bukoshi ende se kishte legalizuar Ministrinë e Mbrojtjes në organet përgjegjëse të Shqipërisë, ndërsa SHP i UÇK-së nuk po e respektonte Marrëveshjen e Osllos. Bedri Novosela qe habitur me ato të dhëna që i dëgjoj nga Ahmet Krasniqi. Ai i tha Ahmetit se ‘’ekzistenca e Juaj në Shqipëri është e rrezikuar’’ prandaj i tha duhet sa më parë që është e mundur ‘’të legalizohej Ministrija e Mbrojtjes në Shqipëri’’. Fatkeqësisht nuk jam në gjendje t’i transmetoj bisedën e Isa Hazirit, të Sabri e Selatin Novoselles, ngaqë nuk jam i sigurt se do t’i transmetoi saktë dhe të plota. Askush tjetër nuk ka biseduar në at takim. Komandant Faqeziu dhe shoku i tij vetëm kanë vëzhguar dhe i kanë përcjellur bisedat, por as një fjalë nuk e kanë folur.
Edhe unë do ta lusja zotëri Lajqin që të më përgjigjet në pyetjen e shtruar edhe më herët, se i ka treguar apo nuk i ka tregua Ahmet Krasniqit dhe Sabri Novoseles për bisedat që i ka pasur me komandant Zezën, para se ai të shkonte në Tropojë të bisedonte me Nasim Hajradinajn dhe shokët e tij, për kërkesën e tyre që t’ia dorëzojnë armatimin që e kishën fshihet me nofkën-pseudonimin ‘’komandant Zeza’’?. Si quhet plaku 70 vjeçar që mur pjes në bisedime? Si quhet dhe kush ishte personi i tretë i UÇK-së, që mur pjesë në at takim. Shpresoj se frika nuk do të jetë shkak për të mos u përgjigjur zotëri Lajqi në këto pyetje që ia shtrova. Mendoj se ka kaluar ajo kohë kur SHIK-u i Xhavit Halitit i vrante kundërshtarët e tij politik dhe veprimtarët e dalluar të Kosovës, ditën dhe natën, me maska dhe pa maske, me qëllim që pa pengesa ta merr pushtetin mbi Kosovën dhe qytetarët e saj t’i shëndrrojë në robotë. Pra mos ki frikë, se as ti dhe as unë nuk mund të jemi në as një mënyrë pengesë për Xhavit Halitin dhe pionët tij: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Kadri Veselin, Bajram Rexhepin dhe argatët e tyre, që edhe më tutje ta shkretojnë e ta rjepin Kosovën, shumëfish më tepër se që e shëmtoj dhe e rjepi Serbia.
Botuar: Bota sot, më 02-05, janar 2013 ( edicioni për boten e jashtme)
Cila ishte e vërteta e takimit të ministrit të Luftës me krahun e UÇK-së?
KOLONEL KRASNIQI:MINISTRIA E MBROJTJES E KA NDIHMUAR UÇK-NË ME MILIONA
Reagim ndaj reagimit të Besnik Lajqit:’’Në Hotelin Rogner dhe në Qeverinë Bukoshi ishte UDB-a( Botuar: Bota sot, 07-08, janar 2013)
Shkuan : Shefqet Jashri-STROFCI
Me siguri do të shtrohet pyetja nga lexuesit e nderuar të ‘’Bota sot’’, që nuk janë të informuar sa duhet ( për shkak të moshës së re të tyre) për rrjedhat e ngjarjeve të dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit të kaluar. Pse po zhvillohet një polemikë e tillë në mes dy personave, të cilët si njëri, si tjetri, deklarojnë se kanë për qëllim zbulimin e kriminelëve që e vranë Ahmet Krasniqin. Si njëri, si tjetri, shprehin respekt dhe dashuri për Ahmet Krasniqin ?! Ku qëndron dallimi dhe shkaku i mosmarrëveshjeve! Lexuesit që kanë pasur mundësi t’i lexojnë kujtimet e Besnik Lajqit të botuara në “Bota sot”, reagimet e mia ndaj atyre kujtimeve dhe, pastaj reagimet e zotëri Lajqit, e kanë të qartë deri diku, por jo plotësisht. Pasi që zotëri Lajqi në reagimin e tij të fundit, të botuar në “Bota sot” (07-08. 1. 2013) spekulon me vrasjen e Ahmet Krasniqit, por edhe me emrin tim, jam i detyruar t’i hedh poshtë me argumente spekulimet e tij. Po ashtu është e domosdoshme të bëjë një shpjegim të plotë për çfarë arsye bëhet kjo polemikë në mes meje dhe zotëri Lajqit.
Duke qenë i vetëdijshëm se kjo polemikë ka zgjuar kureshtjen e lexuesve të “Bota sot”, veçmas të atyre që nuk i kanë lexuar kujtimet e Besnik Lajqit dhe reagimet tona, e shoh të udhës t’i citoj disa pjesë nga kujtimet e Besnik Lajqit, si dhe disa citate nga reagimet e mia dhe reagimet e zotëri Lajqit , që kanë të bëjnë me takimin e mbajtur në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe tre përfaqësuesve të komandantëve të vetëshpallur të UÇK-së (që udhëhiqej nga Xhavit Haliti), që është mbajtur në shtatorin e vitit 1998 në Tiranë.
Besnik Lajqi e fillon reagimin e tij të fundit me një ankesë, që ‘’nuk e ka pasur lehtë t’i kalojë 32 vjet jashtë Kosovës pa shkuar 18 vjet në Kosovë’’. Por, prapë se prapë ngushëllohet me faktin se ka ’’huazuar diçka të mire’’nga populli i atij vendi ku jeton: ’’të jetë sa më i sinqertë ndaj të vërtetës, kur vjen në pyetje jeta e njerëzve, sidomos të atyre që e dhanë më të vlefshmen, jetën për lirinë e Kosovës.’’
Më vjen mirë që zotëri Lajqi ka huazuar diçka të mirë nga kurbeti, por më mirë kishte qenë sikur ai ta kishte mbjellë atë virtyt në zemrën dhe shpirtin e tij prej prindërve të tij sa ishte në Kosovë. Çdo gjë që mbillet te njeriu nga vegjëlia, ajo mbetet për tërë jetën e gjallë dhe e fortë. Pasi që çdo gjë që huazohet është e përkohshme, edhe huazimi i zotëri Lajqit po shihet se ka qenë i përkohshëm. I ka vdekur apo i ka mbetur atje ku e ka huazuar, është një çështje që vetëm zotëri Lajqi e din. Por, në bazë të kujtimeve dhe reagimeve të tij të botuara në “Bota sot”, shihet se nuk është i sinqertë ndaj të vërtetës, edhe pse e reklamon me të madhe në kujtimet dhe reagimet e tij. Ai po tregon me fakte se për t’i realizuar qëllimet e tij, po mbështetet në parimin ’’qëllimi i arsyeton mjetet’’. Pra, për t’i realizuar qëllimet e tij, zotëri Lajqi është në gjendje t’i përdorë të gjitha mjetet, të lejueshme dhe te pa lejueshme, në veçanti mjetet e pa lejueshme, siç janë: gënjeshtra, shpifja, mashtrimi, përkëdhelja dhe futja e thikës pas shpine etj. etj.
Se a kam të drejtë apo nuk kam të drejtë në këto vlerësime, do ta shohin lexuesit e rregullt të “Bota sot”, po sa të kuptojnë se për çfarë arsye jemi duke bërë këtë polemikë. Se cili nga ne është i sinqertë ndaj të vërtetës, lexuesi do ta vlerësojë nëpërmjet fakteve dhe argumenteve që do t’i ketë në dispozicion, e jo konstatimeve të mbështetura në hamendje, gënjeshtra, shpifje dhe spekulime.
Pra, polemika dhe mosmarrëveshjet në mes meje dhe zotëri Lajqit kanë dalë nga mospërputhja e të dhënave në mes meje dhe Besnik Lajqit, në lidhje me takimin që është mbajtur në mes Ahmet Krasniqit me bashkëpunëtorë, dhe tre përfaqësuesve të UÇK-së (në komandën e Xhavit Halitit), në krye me komandant Zezën, në shtatorin e vitit 1998.
Besnik Lajqi në kujtimet e tij na i jep këto të dhëna për atë takim:
‘’ Ministri, Ahmeti, më tha : ‘’ më duhesh të më takosh me disa njerëz, të cilët merren me furnizim dhe armatime dhe organizim’’. ’’Unë shkova në Tropojë, ku i takova disa djem, ku ju tregova situatën dhe bisedën me Ahmet Krasniqin. Pas tri ditëve ua organizova takimin. Takimi ishte në banesën e tij, aty prapa Piramidës. Në atë takim merrnin pjesë disa luftëtarë të thjesht, disa komandantë me përvojë të gjatë ushtarake dhe disa të tjerë të vetëshpallur si ‘’komandanta’’. Në mesin e tyre ishte edhe komandant Zeza. Unë nuk kisha dëshirë të marr pjesë aty dhe të dija se çka bisedonin. Pas bisedës u takova me Shefqetin, i cili kishte ardhur nga Zvicra. Ky kishte marr pjesë në atë takim dhe më tregoi pak a shumë mbi bisedën. Sipas tij, Ahmeti kishte thënë se unë dua të jem ushtar i thjesht nën komandën Tuaj. Të bashkohemi të bashkëpunojmë se kemi një armik të përbashkët. E kishin lënë të takoheshin prapë në ditët e ardhshme’’ Pastaj vazhdon:
‘’Në mbrëmje takoj komandant Faqeziun. Kur më pa, ia nisi të qeshë: Haaaaa, valla me njerin që na ke taku, hahaha! Na ke taku me ata që kanë qenë oficera të Titos, eprorë të Jugosllavisë, me ata që na kanë dënu, me ata që janë edhe sot kundër neve. Po ne nuk i hajmë ato mashtrime të tina. Këta janë të njëjtë si ushtarët e Milloshit. Ky e ata si ky me shefat e tyre, duhet me i vra e me i zhdukë sa më shpejt. Nuk do të ju shkojë larg, kemi me jau ba me be Shqipninë me e pa me sy, le ma Kosovën!’’(…)
‘’E pyeta si kaluat. Ky nisi të më tregojë se shumë mirë kaluam, dhe se më mirë s’ka, duke shtuar:’’ Ky kolonel i Serbisë ra vet në kurth’’. E pyeta në çfarë kurthe? Nisi të tregojë më tej: ’’Koloneli ishte shumë i zhgënjyer nga Qeveria e Bukoshit e nga vet Bukoshi’’. (Shiko: “Bota sot”, 12.12.2012)
Koment: Nga kujtimet e Besnik Lajqit, shihet se ai me as një fjalë nuk e kundërshtoi komandant Zezën, së paku nuk u mundua ta bind se nuk e ka mirë, që shprehet aq keq për Ahmet Krasniqin dhe kolegët e tij. A thua në këtë mënyrë mbrohet e vërteta ?!
Pasi i lexova këto kujtime të Besnik Lajqit, e pash të udhës të reagoj. Po e citoj një pjesë të reagimit për ta pasur të qartë lexuesi, se për çka filloi kjo polemikë në mes meje dhe zotëri Lajqit.
‘’Më vjen keq që Besnik Lajqi atë takim nuk e ka ndriçuar si duhet, përkundrazi, e ka mjegulluar, ndoshta për shkak të harresës apo edhe dezinformimeve që kanë rrjedhë nga njerëzit që kanë marrë pjesë në atë takim e që Besniku iu ka besuar dhe i ka marrë si të vërteta.
Për hir të së vërtetës, jam i detyruar të shpjegoj atë takim që është bërë në Tiranë, në banesën e FARK-ut, në të cilën banonte Ahmet Krasniqi, Hilmi Nebihu dhe unë. Një javë para se të zhvillohej takimi, isha për vizitë në Durrës te Sabri Novosella. Me atë rast u njoha me Besnik Lajqin, i cili edhe ai ishte mysafir i Sabriut. Nga Sabriu u njoftova se Nasim Haradinaj me disa shokë të tij, janë të demoralizuar nga humbjet që i pati UÇK-ja në Kosovë, kur, siç dihet, nga sulmi i ushtrisë dhe policisë serbe njësitë ushtarake të UÇK-së u detyruan t’i lëshojnë pozicionet ushtarake dhe të largohen në Shqipëri, së bashku me një pjesë të popullsisë së Rrafshit të Dukagjinit. Prandaj, më tha Sabriu, ata kanë shprehur gatishmërinë që armatimin që e kanë në dispozicion në Tropojë, t’ia japin FARK-ut. Më tha që ta bisedoj me Ahmetin këtë propozim. Unë e kreva porosinë dhe gjatë asaj jave vjen deri te takimi në mes të Ahmet Krasniqit dhe Sabri Novosellës e Besnik Lajqit. Në atë takim unë nuk kam marr pjesë, por siç duket janë marr vesh që të bëhet takimi. Pas disa ditësh erdhi Besnik Lajqi në Qendrën Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Tiranë, ku unë isha i angazhuar me urdhrin e Ahmet Krasniqit. Më tha që ta lajmëroj Ahmet Krasniqin se gjatë ditës së sotme kur është i lirë për ta mbajtur takimin për çështje të armatimit. Unë e lajmërova Ahmetin dhe u morëm vesh që takimin ta bëjmë pas një ore në banesën ku ne banonim. Edhe pse e ftova Besnikun në atë takim të marrë pjesë, ai nuk erdhi. Në banesë kam mbërri i pari. Pas meje ka ardhur Ahmet Krasniqi me tre bashkëpunëtorët e tij, që ishin anëtarë të Shtabit të FARK-ut. Pastaj kanë ardhur Sabri Novosella me dy vëllezërit e tij, Selatinin dhe Bedriun. Dhe, menjëherë pas tyre kanë ardhur tre personat e UÇK-së, ‘’të demoralizuar’’, që donin ‘’t’ia japin armatimin që e kishin Ministrisë së Mbrojtjes’’. Prijësi i tyre kishte qenë një burrë i shtyrë në moshë, rreth të 70-vjeçar. I dyti, një burrë me trup mesatar, diku rreth 40-vjeçar dhe, i treti, një burrë me trup mesatar, diku rreth 30-vjeçar. Biseda është zhvilluar në mes të Ahmet Krasniqit dhe atij burrit të vjetër. Ahmeti bëri një shpjegim të shkurtër se është e domosdoshme të bëhet bashkimi i faktorit politik dhe ushtarak i Kosovës, po që se dëshirojmë ta çlirojmë vendin. Ai i ceku përpjekjet e tij për të arritur bashkimin, duke përmendur edhe Marrëveshjen e Oslos. Bashkëbiseduesi i tij i bëri pyetje se pse ju nuk e ndihmoni UÇK-në me mjet financiare, kur dihet se Qeveria e juaj ka fondin për ta ndihmuar luftën. Ahmeti me fakte i tregoi bashkëbiseduesit se Ministria e Mbrojtjes e ka ndihmuar UÇK-në me mjete financiare dhe do ta ndihmojë edhe më tutje. Në atë takim kanë marr pjesë në bisedë Isa Haziri, bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit dhe vëllezërit Novosella, Sabriu, Selatini dhe Bedriu. Në përfundim të bisedave, Ahmet Krasniqi e luti bashkëbiseduesin të kontribuojë në bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, dhe me kaq përfundoi ai takim.
Botuar:Bota sot, 12 janar 2013
PSE NUK U FOL PËR ARMATIMIN QË DUHEJ T’I DORËZOHEJ MINISTRISË SË MBROJTJES?
Unë u habita për së tepërmi që në këtë takim përfaqësuesit e UÇK-së, fare nuk e përmendën çështjen e armatimit që kishin shprehur dëshirë t’ia dorëzonin Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës’’ (Shiko “Bota sot”, më 15.12.2012).
Për ta pasur lexuesi të qartë këtë takim, do ta lusja zotëri Lajqin të na i japi ca sqarime përkitazi me deklaratën e tij për atë takim:
Zotëri Lajçi thotë se ka shkuar në Tropojë dhe i ka takuar ’’disa djem’’. A ishin ata djem që rastësisht është takuar me ta zotëri Lajqi, apo ishte Nasim Haradinaj me dy-tre shokët e tij, që kishin shprehur gatishmërinë t’ua dorëzonin armatimin Ministrisë së Mbrojtjes? Po që se ka biseduar me Nasim Haradinajn, është mirë të na thotë se për çfarë arsye nuk erdhi ai në takim? A i ka treguar zotëri Lajqi Ahmet Krasniqit dhe Sabri Novosellës për bisedat që i ka pasur para se të takohej me ta, me “komandantin’’ e vetëshpallur, që ai e quan në shkrimin e tij ’’komandant Zeza’’. Si është e mundur që zotëri Lajqi ta organizojë një takim në mes një krimineli, siç ishte ’’komandant Zeza’’, dhe Ahmet Krasniqit?! A mos ishte “komandant Zeza’’ shok i Nasim Haradinajt ?!
Pse në atë takim nuk u fol për çështjen e armatimit, për të cilën është organizuar ai takim?
Kush ishin, sipas zotëri Lajqit, personat që ai i quan ‘’disa luftëtarë të thjeshtë’’, ‘’disa komandantë me përvojë të gjatë ushtarake’’ dhe ‘’disa të tjerë të vetëshpallur si ’’komandant’’, që në mesin e tyre ishte edhe ’’komandant Zeza’’, që ai deklaron se kanë marr pjesë në atë takim?
Do ta lusja zotëri Lajqin të reflektojë për të ardhur deri te e vërteta se kush atë e ka ‚’’njoftuar’’, faktikisht e ka dezinformuar për rrjedhat e atij takimi, pasi që ne nuk jemi takuar pas përfundimit të atij takimi, dhe as ditëve të tjera në vijim, edhe pse kam bërë përpjekje ta takoj. Ai edhe vet dëshmon se e kam kërkuar, dhe ia kam lanë porosinë që të më lyp në vendin ku isha i angazhuar në Ministri. ( Shiko pjesën e fundit të kujtimeve të tij, të botuar në “Bota sot”. )
Për mua ka qenë një enigmë e madhe pse në atë takim nuk erdhi Nasim Haradinaj dhe pse nuk u bisedua me as një fjalë për armatimin që duhej t’i dorëzohej Ministrisë së Mbrojtjes. Mu për atë kam bërë përpjekje ta takoj Besnik Lajqin pas atij takimi, por pa sukses. Edhe zotëri Lajqi dëshmon se më ka kërkuar në Ministri, në bazë të porosisë që ia kam lënë, por nuk më ka gjetur. Me këtë zotëri Lajqi dëshmon se unë nuk kam pasur si ta informoj për takimin, pasi që nuk jemi takuar fare.
Është e palogjikshme dhe shumë qesharake dhe e pabesueshme që Ahmet Krasniqi t’i thotë dikujt që nuk e ka njohur se kush është, as nuk ka pasur njohuri se çfarë roli ka pasur në UÇK, t’i thotë se ’’dua të jem ushtar i thjesht nën komandën Tuaj’’. Kjo është një shpifje e kulluar që askush nuk mund t’i besojë. Fatmirësisht janë shëndosh e mirë shumica prej njerëzve që kanë marr pjesë në atë takim.
Siç dihet, vrasja e Ahmet Krasniqit është ndriçuar deri diku. Tani me sqarimet që i ka bërë zotëri Lajqi, ku në atë takim ka marr pjesë edhe komandanti i vetëshpallur, “komandant Zeza’’, enigma edhe më tepër po më shtohet, ndërsa dyshimet po më rriten se ai takim ka pasur një prapavi, pra nuk është bërë për t’ia dorëzuar armatimin Ministrisë së Mbrojtjes, por për qëllime të tjera’’.
(Shiqo: “Bota sot”, më 15.12. 2012)
Koment: Kush nga ne të dy, zotëri Lajqi apo unë bëmë përpjekja ta ndriçojë dhe kush nga ne bëri përpjekja ta mjegullojë dhe ta errësojë atë takim? Cili nga ne ishte i sinqertë ndaj të vërtetës dhe cili jo i sinqertë, gënjeshtar dhe shpifës? Lexuesi do ta japë mendimin e vet.
Besnik Lajqi në reagimin e tij, në disa pyetje më përgjigjet e në disa jo. Ai thotë: ‘’E pyeta veten a mund të çlirohet Kosova me këta njerëz? Me siguri se jo! ( mendon në komandantët e vetëshpallur – vërejtja ime) Për luftë Kosova kishte nevojë për njerëz, të cilët e kishin profesion artin e luftës. Ndaj, ky ishte qëllimi im, që t’i ndihmoj kolonel Ahmet Krasniqit, që ta takoj me ata njerëz për të cilët ai kishte nevojë?! Pas bisedës në Tropojë, pashë se këta ishin komandantë të shpallur nga njerëzit e caktuar , për t’ua rritur mendjen. Ranë dakord që të takohen. Fatkeqësisht, çdo gjë dështoi. Pas shtatorit të vitit 1998, armët e grumbulluara mbetën nëpër kulla, shtëpia e stane të ndryshme në Tropojë.(…) Qëllimi i tyre ishte që të bashkohen e t’i kanë armët së bashku me Qeverinë e Bukoshit. Por, kur arritën në Tiranë, ky plan dështoi. Dështoi sepse shefat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së i qortuan dhe i kërcënuan se nuk duhet të bashkohen. Pra, ndryshoi çdo gjë’’. ’’Më mirë të zgjas lufta 5 vjet, sesa të jemi të bashkuar me njerëzit e Qeverisë’’, thoshin disa nga ata. Unë të erdha në zyrën tënde, ku ishte Ministria e Mbrojtjes së Kosovës dhe të tregova për takimin që do të bënin në atë kohë. Zotëri Nasim Haradinaj nuk erdhi sepse ai nuk e njihte Qeverinë e Kosovës, as Ministrinë e Mbrojtjes dhe as Ministrin e Mbrojtjes. Ky ishte një mendim i tij personal. Kryesori ishte komandant –Faqeziu. Se kush është ky, lexuesi që ka ndjekur shkrimet e mia e dinë fare mirë. Këtij ia kishin ‘’mprehur veshin’’mirë, që të mos marri vendime të tilla pa ra në dakord me shefin më të madh të shtabit në Tiranë’’. ‘’Plaku 70 vjeçar, ishte një kosovar, i cili banonte në Shqipëri mbi 40 vjet, dhe i cili u gëzua shumë kur dëgjoi se do të bashkohen armët, dhe ishte mik i mirë i axhës së Ahmet Krasniqit të ndjerë, pra të Aziz Zhilivodës. Po atë ditë e kam takuar, aty te hyrja e ndërtesës. Edhe vëllezërit Novosela( Sabriun dhe Selatinin), kurse sa për atë tjetrin nuk më ka rënë në sy ta shoh. Unë nuk desha të marr pjesë, sepse aty u ndërruan dhe ngatërruan fjalët. Nuk erdhën ata njerëz të cilët kishin ra dakord të marrin pjesë. Pra, për mua ky takim kishte pakë vlerë…. ‘’. . (Shiko: “Bota sot”, më 24.12.2012.)
Koment: Shtrohetpyetja: Sipas zotëri Lajqit, në takim ‘’nuk erdhën ata njerëz të cilët kishin ra dakord të marrin pjesë’’. Atëherë në vend të tyre kë e pruri zotëri Lajqi. Tre personat që erdhën në atë takim i dërgoi SHIK-u i Xhavit Halitit, apo shefat e SHP të UÇK-së?! Kur zotëri Lajqi e kuptoi se takimi nuk do të ketë sukses dhe ‘’kishte pak vlerë’’. Kur kuptoi se ‘’ata njerëz të cilët kishin ra dakord të marrin pjesë nuk kishin ardhur’’, pse Besnik Lajqi nuk më porositi mua t’ia transmetojë Ahmet Krasniqit ato të dhëna që ai i kishte mësuar? Me siguri, po të ishte informuar ai me ato të dhëna që sot po na i tregon zotëri Lajqi, ai nuk do të pranonte të takohej në asnjë mënyrë me komandant Zezën.
Besoj se lexuesi nuk e ka të vështirë të kuptojë se cili nga ne është i sinqertë ndaj të vërtetës dhe cili nuk është i sinqertë.
Se Besnik Lajqi po bën përpjekje ta dezinformojë opinionin për atë takim, duke i fshehur ca të dhëna e duke shpifur të dhëna të paqena, tregon se diçka nuk është në rregull me te. Si duket është duke fshehur diçka të ligë në lidhje me atë takim. Unë kam kërkuar prej tij, edhe tash kërkoj, që të na tregojë: Para se të shkonte në Tropojë për të biseduar me Nasim Haradinajn dhe shokët e tij të bisedonte për çështjen e armatimit, a ka biseduar Besnik Lajqi me Sabri Novosellen dhe Ahmet Krasniqin për ndejat dhe bisedat që i ka pasur me komandant Zezën, dhe a iu ka treguar për urrejtjet e tij patologjike që i kishte ndaj oficerëve të FARK-ut. Lajqi duhet të na japë të dhënat e vërteta për tre personat që na i solli në takim, se ishin nga Tropoja apo nga SHIK-u i Xhavit Halitit apo SHIK-u i Fatos Nanos – Fatos Klosit, pasi që vet deklaron se në takim ‘’Nuk erdhën ata njerëz të cilët kishin ra dakord të marrin pjesë’’.
Lexuesit e kanë të qartë se Besnik Lajqi po bënë pengesa për zbardhjen e këtij takimi. Ngurrimin e tij për të mos u përgjigjur në disa pyetje që kanë rëndësi të veçantë për zbardhjen e atij takimi, ai e arsyeton me këto fjalë: ’’Polemika e ekzagjeruar kaplon përmasat e dyshimit që krijon përshtypjen se diçka nuk është në rregull, ndaj kush e kapërcen gardhin me lloj-lloj pyetjesh, e bezdisë lexuesin, duke u shndërruar në një hetues mbi të cilin bie dyshimi.’’
Jam i bindur se lexuesi e ka kuptuar, në bazë të polemikave të deritashme, se diçka nuk është në rregull me Besnik Lajqin, i cili nuk do ta ndriçojë atë takim, duke mos u përgjigjur në pyetjet e mia. Po ashtu, mendoj se lexuesin nuk e kam bezdisur me pyetjet që ia kam shtruar zotëri Lajqit, sepse sa jam i interesuar unë të zbardhet plotësisht ai takim, po aq është i interesuar edhe kureshtar lexuesi i nderuar i “Bota sot”.
Botuar: 14 janar 2013
KOMANDANTËT E VETËSHPALLUR ISHIN VEGLA TË’’DAJES’’ DHE TË ‘’ZEKES’’
Besnik Lajqi në reagimin e tij të fundit, në vend se të përgjigjet në pyetjet e mia të shtruara më parë për ta ndriçuar si duhet takimin e organizuar nga ai dhe Sabri Novosella, në mes Ahmet Krasniqit dhe të komandant Zezës, ai iu përbishtnon pyetjeve me arsyetiminse , gjëja nuk ia lejojka ’’etika gazetareske dhe ligji’’, por edhe për shkak se vrasja e Ahmet krasniqit ’’është duke u zbuluar nga drejtësia dhe shteti shqiptar’’, është e pa vend dhe e paarsyeshme. Sa për etiken gazetareske që po ia ndalojka Besnik Lajqit të përgjigjet në pyetjen time se i ka treguar apo nuk i ka treguar Sabri Novosellës dhe Ahmet Kraniqit për ndejat dhe bisedat që ai i kishte pasur me ‘’komandant Zezën’’, realisht është e kundërta që ai e thotë, nga që etika e gazetarit të mirë është që të gjurmojë të ligën dhe të shëmtuarën e shoqërisë, anëtar i së cilës është gazetari. Lajqi është dashur ta ketë mësuar se shumë qeveri dhe ministra të shteteve të ndryshme të botës kanë qenë të detyruara nga opinioni publik të japin dorëheqje, për shkak se gazetarët e zgjuar, trima dhe të drejtë i kanë zbuluar aferat në të cilat janë përfshirë qeveritarët. Kurse sa i përket hetimeve që gjëja po i bëka drejtësia e shtetit shqiptarë, përgjigjja e saktë e Besnik Lajqit në pyetjen që ia shtrova, do t’i ndihmonte organe e drejtësisë të Shqipërisë, e kurrsesi nuk do t’i pengonte të bëjë hetime për të ardhur deri te e vërteta e plotë se kush dha urdhër për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe kush ndihmoi në organizimin e atij atentatit të turpshëm që u bë Tiranë. Sa i përket bindjes së Besnik Lajqit se pyetjet që unë po ia shtroi atij ‘’janë e drejtë legjitime e prokurorëve shqiptarë nga Shqipëria’’, pajtohem plotësisht, po qe se është i sinqertë në deklaratën e tij. Por, lexuesit e kanë të qartë se vetëm në bazë të shpjegimeve të mia dhe pyetjeve që ia shtrova Besnik Lajqit, u ndriçuan shumë çështje të atij takimi, që Besnik Lajqi bëri përpjekje ta errësojë në vend se ta ndriçojë. Kjo tregon se Besnik Lajqi nuk është i sinqertë kur flet, veçmas nuk është aspak i sinqertë ndaj të vërtetës që aq shumë e reklamon.
Sa i përket dyshimeve të tij se ‘’në Hotelin Rogner, si dhe në Qeverinë e Bukoshit ishte UDB-a, ‘’i jap të drejt se ashtu ishte. Për ankesën e tij që në Hotel Rogner ishte UDB-ja, nuk i jap të drejtë të ankohet, pasi që hotelet janë vende publike, dhe në to mund të hyjë i miri dhe i keqi. Hynë njerëzit e UDB-së e të SHIK-ut të PDK-së për të bashkëpunuar, hynë edhe veprimtarë të çështjes madhore kombëtare, por hyjnë edhe mafiozët e kriminelët që të merren vesh në mes veti, nuk ka dyshim. Por, zotëri Lajqi e ka tjetërkund fjalën. E ka fjalën te Ahmet Kasniqi dhe te FARK-u. Pasi që ai nuk ishte i angazhuar në njësitë e UÇK-së që drejtoheshin nga oficerët e FARK-ut, po ishte i angazhuar në UÇK-në, që e udhëhiqte Xhavit Haliti dhe Azem Syla, këtu e ka fjalën zotëri Lajqi. Edhe pse nuk ka pse të turpërohet dhe të arsyetohet, pasi që të gjithë ushtarët e UÇK-së, pa marrë parasysh se ishin të angazhuar në komandën e komandantit suprem të UÇK-së, komandant Dajes – Azem Sylës dhe Xhavit patriotit, apo në komandën e Ahmet Krasniqit, të gjithë duhet respektuar dhe nderuar njësoj për guximin dhe gatishmërinë e tyre për t’i dalë zot vendit të tyre. Sa i përket individëve të caktuar të UÇK-së, e që ishin manipuluar nga mosdija, apo urdhëruar nga eprorët e tyre, për të kryer vepra penale, duke u bërë vegla të ‘’Dajës’’dhe Xhavit patriotit, siç ishte rasti me komandant Zezen e shumë komandantatë tjerë, është tjetër çështje, që nuk guxon të përgjithësohet, për t’i njollosur ushtarët e UÇK-së.
Por, kur thotë zotëri Lajqi se ‘’unë aty nuk isha dhe as doja të kem punë me ta’’, (mendon në Qeverinë e Bukoshit dhe në Hotel Rognerin) nuk ka të drejt për këtë arsye: Ju zotëri Lajqi kur ishit të interesuar që Qeveria e Bukoshit të marrë përsipër ndërtimin e objektit tuaj të posafilluar në Durrës, që planifikoje se do të përdorej ‘’për shokë, njerëzit hallexhinj që vinin për çështje të Kosovës, të kenë një vendstrehim’’, pranove të ‘’kesh punën’’ me Qeverinë e Bukoshit. Por, pasi Ahmet Krasniqi e shqyrtoi mundësinë e ndërtimit dhe meremetimit të atij objektit tënd, me organet përgjegjëse të Qeverisë së Bukoshit, dhe ata nuk pranuan të investojnë në atë objekt, u binde se nuk bënë të kesh punë me Qeverinë e Bukoshit! Pra, u binde se nuk bën ”të kesh punë me Qeverinë e Bukoshit’’, vetëm atëher kur nuk mujte ta shkrryjsh Fondin e Qeverisë Bukoshi, siç arriti ta shkërryje, Xhavit Haliti në emër të UÇK-së. Koment: Ky fakt zotëri Lajqin e rrëzon për tokë, pasi që dëshmon se ai nuk është i sinqertë ndaj të vërtetës, dhe as nuk mërzitet se i dalin rrenat në fushë. (Shiko “Bota sot” , 12.12. 2012)
Edhe pse në kujtimet dhe në reagimin e parë të Zotëri Lajqit i ceka me fakte gënjeshtrat dhe shpifjet e tij, jam i detyruar të ia dokumentoj edhe dy gënjeshtra dhe shpifje që i polli në reagimin e tij të dytë: Të shikojmë deklaratën e Besnik Lajqit: ’’Unë, në përgjigjen që ua dhashë paraprakisht në gazetën kombëtare “Bota sot”, nuk ju bëra as një pyetje. Por, tash po ju pyes, i nderuar: Ju në këtë shkrim të fundit pse nuk më tregoni se ju ishit ai që e organizuat takimin tim me Ahmetin? Unë shpreha dëshirën që t’ ju ndihmoj! Jo për hatrin tuajin, sepse nuk ju njihja fare, por për hatër të çështjes kombëtare të çlirimit të Kosovës nga Serbia.’’( shiko “Bota sot”, më 07.1.2013) .
Kjo deklaratë e zotëri Lajqit, që thotë se nuk më ka parashtruar asnjë pyetje në shkrimin paraprak të tij, është gënjeshtër me bisht. Po e citojmë të plotë pyetjen që ma shtroi zotëri Lajqi: ‘’I nderuar Shefqet! I thonë një fjale ‘’ra kjo vdekje e u pamë.’’ ‘’Ra ky artikull imi dhe i juaji, e po dalin në shesh të mejdanit disa gjëra që nuk janë të njohura për opinionin. Unë ju kisha lutur që ta bëni të ditur për opinion bisedën që është bërë atë ditë në mesin e krahut Tuaj dhe të krahut tjetër. Do të ishte një ndihmë e madhe për drejtësinë, për zbardhjen e vrasjes së Ahmetit. Kaq sa për sot, me shpresë se së shpejti do të dalë në shesh e vërteta mbi këtë vrasje makabre. Ishin në luftë me shqiptarë, e jo me Serbinë ’’. ( Shiko “Bota sot’’, më 24. 12. 2012)
Koment: Derisa për Besnik Lajqin është e rëndësishme ‘’të bëhen të ditura për opinionin biseda që është bërë atë ditë në mesin e krahut Tuaj dhe të krahut tjetër, që do të ishte një ndihmesë e madhe për drejtësinë për zbardhjen e vrasjes së Ahmetit’’, por në anën tjetër nuk është fare e rëndësishme të përgjigjet në pyetjen time se ’’a i ke treguar zotëri Lajqi, Sabri Nvosellës dhe Ahmet Krasniqit, para se ta angazhojnë atë, të shkojë në Tropojë për të biseduar me Nasim Haradinajn për çështjen e armatimit, i cili kishte shprehur gatishmërinë t’ia dorëzojë FARK-ut, armatimin që ishte në mbikëqyrjen e tij dhe shokëve të tij.’’ Pra kjo pyetje nuk ka rëndësi sipas tij, prandaj edhe nuk përgjigjet! Po ashtu nuk dëshiron të na përgjigjet se kush ishte komandant Zeza, plaku 70 vjeçar dhe ai tjetri 40 vjeçar që morën pjesë në takimin që po bëhet fjalë, me arsyetimin: ’’ Jemi në shtyp e jo në hetuesi, ndaj nuk është në rregull ta luani rolin e hetuesit.’’ Edhe pse Besnik Lajqi thotë se komandant Zeza ishte kryesori, nuk është e vërtet, pasi që në takim nuk e ka folur as një fjalë. Pra plaku 70 vjeçar ishte kryesori, pasi që vetëm ai ka folur në emrin e tij dhe të dy a komandantëve të vetëshpallur që ishin me te, e që ishin vegla të ‘’Dajes’’- (Azem Sylës )dhe Xhavit patriotit , të dërguar në atë takim nga SHIK-u i Xhavitit-LPK-së, apo nga SHP i UÇK-së dhe Drejtoria Politike e Hashim Thaçit. A nuk tregon kjo se Besnik Lajqi, nuk është aspak i ’’sinqertë ndaj të vërtetës, kur vjen në pyetje jeta e njerëzve. Sidomos e atyre që dhanë më të vlefshmen, jetën për lirinë e Kosovës.’’, parim ky që e paska huazuar Besnik Lajqi nga populli i shtetit ku jeton, e që ky e përmend në kujtimet e tij, se gjëja qenka parim jetësor i tij.
Habitem shumë edhe me nje deklaratë të Besnik Lajqit i cili shpif dhe gënjen kur thotë: ‘’janë disa gjëra që duhet t’i sqaroj pasi që nuk patëm as një takim pas vitit 1998, përveçse në vitin 1999, kur isha musafir te ju për ngushllime të një nipi, nëse nuk gaboj, i vrarë në luftë. Aty nuk patëm mundësi që t’i bisedojmë ato ndodhi të asaj kohe, të vitit 1998. Për hirë të opinionit dhe respektit ndaj familjeve të vrarëve duhet të jemi sa më të sinqertë e korrektë.’’
Pikëspari dëshmoj se që nga viti 1993 nuk kam çelur të pame për vdekjen e ndonjë anëtari të familjes time të ngushtë dhe të gjer, sepse nuk më ka vdekur askush nga rrethi që ai e përmend. Pra, Besnik Ljqi, asnjë herë për të pame dhe as për gëzim nuk e ka qenë muasfiri im. Unë nuk e di kah i ka ardhur kjo ide dhe për ç’far arsye thotë diçka që nuk përkon me të vërtetën?!
Bota sot 15 janar 2013
KOLONEL KRASNIQI NË SHTATOR DO T’I FUSTE TË GJITHA BRIGADAT E FARK-ut NË KOSOVË
Ta analizojmë tani gënjeshtrën dhe shpifjen e dytë që ia rrodhi goja e tij në shkrimin e tij të botuar në ‘Bota sot’’ më 24 dhjetorit të vitit të shkuar. Ai thotë:
‘’Ju në këtë shkrim të fundit pse nuk më tregoni se ju ishit ai që e organizuat takimin tim me Ahmetin? Unë shpreha dëshirën që t’ ju ndihmoj! Jo për hatrin tuajin, sepse nuk ju njihja fare, por për hatër të çështjes kombëtare të çlirimit të Kosovës nga Serbia’’. Këtë gënjeshtër dhe shpifje Zotëri Lajqi e bën të qartë me një fjali tjetër, sepse nuk ishte aq e qartë. Në fjalinë tjetër e bënë shumë të qartë gënjeshtrën dhe shpifjen e tij, duke thënë:
‘’Zotëri t’i kthehemi takimit në Tiranë, me komandantët e vetëshpallur, ku ishe vet ti iniciatori kryesor për këtë takim! ‘’
Shtrohet pyetja, si kamë pasur mundësi të organizoj një takim në mes dy palëve, Ahmet Krasniqit, që e njihja, dhe palës tjetër, komandantëve të vetëshpallur, që nuk kam pasur kurrfarë komunikimi me ta?! Duhet cekur se prej komandantëve të vetëshpallur e kam njohur vetëm Nasim Haradinajn, me të cilin jam takuar gjithsej tri herë. Herën e parë jam takuar rastësisht në Australi më 1997, kur pata shkuar për vizitë te Besnik Krasniqi, djali i Metush Krasniqit. Herën tjetër jam takuar te Sabri Novosella, në korrikun e vitit 1998, në kohën kur isha i angazhuar gazetar në Qendrën Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Me atë rast i theva fjalët me Nasim Haradinajn. Në bisedë e sipër i thash se UÇK-ja duhet të ketë besimin e plotë në Ahmet Krsniqin, duke pasur parasysh virtytet e tij morale dhe aftësitë profesionale, kur dihet se rrjedh nga një familje me tradita të larta të atdhedashurisë. Me atë rast e përmenda Aziz Zhilivodën, i cili është prej të burrave të parë që ia ktheu pushkën tradhtisë komuniste. Po ashtu, e përmenda faktin se me iniciativën e Metush Krasniqit, Ahmeti i ka kryer studimet e artit ushtarak, dhe se ai së bashku me Metushin, ishin në krye të LNÇKVSHJ-së. Ai më pati dhënë këtë përgjigje: ‘’Ahmetit do t’i besojmë kur t’i vret fëmijët dhe gruan e tij, dhe pastaj të vjen te na për nja gjashtë muaj si ushtar i thjesht, për të hapur istikame, dhe pastaj ne do t’ia japim gradën ushtarake që e meriton’’. ‘’Mjerë Kosova e shkretë, kush i ka dal në ballë, për ta mbrojtur prej Serbisë’’, i thash! U prish muhabeti dhe ai pas pak, pasi hyri brenda Sabriu, pasi që në atë moment nuk ishte aty kur i ndërruam ato fjalë me Nasimin, lypi izen, doli jashtë pa u përshëndetur me askënd që ishim aty. Dhe, herën e tretë jemi takuar në aeroportin e Tiranës, kur unë dhe familja e Ahmet Krasniqit pritnim aeroplanin për t’u larguar nga Tirana, pasi e varrosëm Ahmetin në varrezat e Tiranës. Nasim Haradinaj kishte qenë në mesin e njerëzve që i përcillnin të dashurit e tyre për të dalë jashtë Shqipërisë. Kur ai më pa mua dhe familjen e Ahmetit, filloi të zgërdhihet, duke shprehur gëzim dhe hare të pakufishme, që vetvetiu kuptohej se e kishte për vrasjen e Ahmetit.
Po që se ju besojmë kujtimeve të Besnik Lajqit, pasi që i ka bërë drithë e miell bashkë, ai na jep këtë shpjegim:
‘’Isha në gjumë. Ishte mëngjes. Baci Sabri më trokit në derë të apartamentit tim në Durrës. Kur trokiti u zgjova nga një ëndërr e tmerrshme. Sabriu më tha, eja se dua të takohesh me një njeri që ka dëshirë të të njohë. Ishte fjala për nipin e Aziz Zhilivodës, për të cilin kisha dëgjuar shumë herë nga shokët e tij. U takuam aty te Plepat në apartamentin e Bacit (ashtu e thirrshin Sabriun të gjithë). ..’’Unë i tregova se në Kosovë luftëtarët janë të bashkuar dhe se nuk kanë ndasi.’’…’’Biseduam disa orë. Ishte fjalë pakt dhe vetëm dëgjonte. Në fund më tha: ‘’Siç kuptova unë, atij populli i duhet armatimi i kohës. Kosovës i duhet armatimi profesional dhe udhëheqësit e luftës, njerëz të ndershëm, që duhet ta kenë guximin dhe profesionin e luftës!’’
Dikur shkuam tek objekti im në Durrës, tek i cili sa filloi lufta unë i pata ndërprerë punimet. Bënë disa fotografi dhe të nesërmen u takuam në Tiranë, ku e kishte një banesë me qira, aty pas Piramidës. Më tha se ‘’objekti ishte në vend të mirë, por Qeveria nuk ka pare ta bëjë gati që të jetë në përdorim… ’’. Baci Sabri tha se ai e ka shtëpinë aty afër ’’dhe e keni në dispozicion për spital, apo për çka do që është nevoja’’. Ministri Ahmeti më tha:’’ më duhesh të më takosh me disa njerëz, të cilët merren me furnizim dhe armatime dhe me organizim’’. ‘’Unë shkova në Tropojë, ku i takova disa djem, ku ju tregova situatën dhe bisedën me Ahmetin. Pas tri ditëve ua organizova takimin.’’
Koment: Shiko se në çfarë kontradiktash bie Besnik Lajqi?! Do ta pyesim zotëri Lajqin, cila dëshmi e tij është e vërtetë dhe cila dëshmi është e pa vërtetë dhe shpifje. Është e vërtetë dëshmia e tij kur thotë: ‘’Ministri më tha’’: ‘’Më duhesh të më takosh me disa njerëz, të cilët merren me furnizim dhe armatime dhe me organizim’’, apo dëshmia tjetër, e cila e kundërshton dëshminë e parë kur thotë: ‘’Zotëri t’i kthehemi takimit në Tiranë, me komandantët e vetëshpallur, ku ishe vet ti iniciatori kryesor për këtë takim! ‘’ Siç po shihet nuk ka mundësi të jenë dy deklaratat të vërteta, sepse njëra tjetrën po e kundërshtojnë.
Të shikojmë se çfarë aftësie ka Zotëri Lajqi të manipulojë me vrasjen e Azem Hajdarit.
Ai thotë: ’’Pse ju me disa shokë tuaj, ditën e nesërme pas vrasjes së Azem Hajdarit, në atë kaos e rrëmujë, e latë vetëm Ahmetin e ndjerë? Ishte e pakuptueshme dhe e papritur që ju ta leni shokun tuaj vetëm në atë tollovi e në atë kaos të çuditshëm ato ditë, sepse nuk shkuan as 10 ditë dhe u vra Ahmeti.’’
Ahmet Krasniqi muajin shtator e kishte shpallur muaj të përgatitjeve përfundimtare për t’i futur të gjitha brigadat e FARK-ut në frontin e luftës në Kosovë. Pasi që si ushtar i UÇK-së, më kishte sistemuar në Qendrën Informative të Ministrisë së Mbrojtjes, më 22 qershor të vitit 1998, si gazetar, e kishte parë të udhës që të më jap një pushim të shkurtët prej një jave për ta vizituar familjen në Zvicër, para se të shkojmë në Kosovë. Më 13 shtator të vitit 1998 me aeroplan u ktheva në Zvicër. Të nesërmen, më 14 shtator, u vra Azem Hajdari. Po që se është i ruajtur dokumentacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, këto shënime me siguri gjenden në regjistrin e urdhëresave. Sepse çdo vendim është lëshuar në bazë të urdhëresës së ministrit të Mbrojtjes.
Bota sot 16 janar 2013
PËRÇARJET I MBOLLI DORA SERBE E INSTALUAR NË SHP të UÇK-së
Pra, nuk është e vërtet se unë jam kthyer me disa shokë në Zvicër një ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit, por jam kthyer një ditë para se të vritet Azem Hajdari, pra i vetëm, më 13 shtator 1998. Deklarata e zotëri Lajqit është shpifje e ligë.
Sa i përket deklaratës tjetër se unë e paskam lënë shokun tim Ahmet Krasniqin ‘’vetëm’’ në ‘’kaos’’ dhe ‘’rrëmujë’’, është po asht spekulim dhe shpifje e rëndë. Ministria e Mbrojtjes i ka pasur të gjitha organe e domosdoshme që duhet t’i ketë Ministria e Mbrojtjes në kushte dhe rrethana të luftës. Unë nuk kam qenë truproje e Ministrit të Mbrojtjes, nuk kam pasur ndonjë pozitë udhëheqëse në Ministri dhe as në Qeverinë e Bukoshit dhe as në Qendrën Informative të Ministrisë së Mbrojtjes. Isha njëri nga 4 gazetarët që i kishte kjo qendër informative. Asgjë më tepër. Qendra e ka pasur drejtorin, që ishte oficer me akademi ushtarake të kryer, por edhe ishte shkrimtar. Ishte një qendër e vogël me një komandë ushtarake. Edhe pse e kam pasur shok Ahmet Krasniqin, në vendin e punës nuk kisha asnjë privilegj prej kolegëve të mi. Ahmet Krasniqi, si ministër i Mbrojtjes, i ka pasur dy truproje dhe një shofer. Unë nuk kam pasur as aftësi dhe as detyrë të kujdesem për mbrojtjen fizike të tij, siç spekulon Besnik Lajqi. Sikur të kishte qenë Ahmet Krasniqi në spital në një gjendje të rëndë shëndetësore, do të ishte turp ta leja në atë gjendje dhe të shkoja në Zvicër për ta vizituar familjen.
Habitem shumë me Besnik Lajqin, i cili mundohet ta mohoj faktin se ai ishte ushtar i UÇK-së, që udhëhiqej nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla, sa ishte në Shqipëri dhe në Kosovë.
Besnik Lajqi edhe vet dëshmon se gjatë kohës sa ishte në Kosovë, ka kryer detyrën e intendentit – kuzhinierit, ku qenkan ushqyer me mijëra ushtarë të UÇK-së në saje të kuzhinës që ai e kishte udhëhequr në Gllogjan. Ai thotë: ‘’Sa i përket asaj se unë paskam qenë nën komandën e Xhavirt Halitit, kjo është një gënjeshtër e kulluar …’’. ‘’Nga viti 1998, unë nuk kam pas asnjë lidhje me kësi lloj njerëzish. Nga kjo kohë kur nisën të komunikojnë me një bashkëpunëtor të ambasadës jugosllave.’’ Po deri më 1998 me kënd ishe, zotëri Lajqi? Ishe pra me Xhavit Halitin, dhe piunët e tij! Në kujtimet e tua vet dëshmon se ishe me piunët dhe argatët e Xhavit Halititi dhe Azem Sylës edhe gjatë vitit 1998, por edhe gjatë vitit 1999. Zotëri Lajqi në kujtimet e tij tregon se me komandant Zezën i ka ra Tiranës kryq e tërthor. Shtrohet pyetja: kur zotëri Lajqi e kuptoi se komandant Zeza ishte një kriminel dhe bëhej gati të vriste oficerët e FARK-ut, pse nuk bënte përpjekja ta bindë komandant Zezën, se nuk e ka mirë. Ndoshta është frikuar prej tij, pasi që nuk e ka pasur guximin qytetar ta thotë të vërteten, duke i kundërshtuar me fakte bindjet e tij qyqare, por një gjë është e pakuptueshme. Pse atëherë Besnik Lajqi shoqërohej me atë kriminel?! Kjo e hedhë poshtë deklaratën e tij se ‘’që nga viti 1998 nuk kam pasur as një lidhje me kësi lloj njerëzish’’. Po komandant Zeza, a nuk ishte piun i Azem Sylës dhe i Xhavit Halitit?!. Të shikojmë faktet: Komandant Zeza kërkon një shërbim prej zotëri Ljqit në një restorant të Tiranës, ku kanë qenë duke pirë bashkë. Ai i thotë: ‘’Eja me mua deri te rruga e Kavajës, se po du me i porositë një palë syza, se me këto që i kam nuk po shoh mirë kur po e përdori snajperin. ’’ Kur hyjnë brenda te okulistja, Besnik Lajqi, e lut femrën që punonte aty: ‘’Zonjë! Të lutem bëri ashtu siç dini ju të mira, sepse me këto syza tuaja do të precizohet shenja kundër ushtarëve serbë.’’ Ky farë komandanti tha: ‘’Një herë duhet me i vra disa shqiptarë dhe pastaj serbët.’’ Kjo fjali e tij më çuditi thotë zotëri Lajqi. ’’ Jo zotëri, të përdoren syzat e mia kundër shqiptarëve , por kundër ushtarëve serbë që po ju masakrojnë’’. Thotë okulistja. ’’Rrugës duke ecur e paska pyetur këtë farë komandanti, zotëri Lajqi: ‘’Më fal, çka ishte kjo bisedë e jotja me atë zonjën që i the se do ta përdori snajperin për shqiptarë’’. Komandant Zeza i tha Lajqit: ‘’ Njëherë duhet me i zhdukë disa njerëz këtu. Disa njerëz që janë kundra neve, do t’i zhdukim do t’i vrasim dhe pastaj do të fillojmë me serbin.’’ Cilët janë ata, të lutem më trego!’’ Ata janë qita të Bukoshit që po mundohen me na lanë anash tue na përbuzë si jo profesionalista për luftë. Po ne i kemi me i izolua ata dhe i kemi kërcënuar me të gjitha mënyrat, se pa lejen tonë ata nuk guxojnë me e shkrep asnjë plumb. Por këta do t’i afrojmë se kanë njohuri të madhe mbi artin e luftës dhe në fund do t’i likuidojmë një nga një. Për atë i porosita syzat 200 dollarë, që t’i kem të mira , kur do të fillojë aksioni kundër tyre.‘’ Ajo bisedë shumë më shqetësoi. Isha në gjendje shumë të keqe në ato momente. Si të mendojë dhe si të veprojë njeriu ashtu?’’mendonte Lajqi, por me asnjë fjalë nuk e kundërshton komandant Zezën. ‘’Mezi që pritsha të shkëputem nga ky njeri’’, mendon Besnik Lajqi, dhe duke biseduar përfundojnë te kafe ‘’Nikolino’’. Aty thotë zotëri Lajqi u ndamë, duke lanë që të ‘’të takohemi nga mbrëmja po në atë vend, që të shkojmë t’i marrim syzet.’’ Si të shpjegohet kjo deklaratë e zotëri Lajqit, edhe pse ‘’mezi pret të ndahet’’ nga ai njeri, prapë e lanë të takohen me te?!!!, Nga ora 5 pas dite u takuam me komandant Zezën e vetëshpallur, thotë zotëri Lajqi. ‘‘Syzat kanë shumë rëndësi për mua, sepse nuk duhet të më huq fisheku kur ia ven syrin dikujt me snajper.’’, i lavdërohet komandant Zeza Besnik Lajqit. Por Besniku e bënë gojën dry. Me as një fjalë nuk e qorton apo e kundërshton komandant Zezën. Edhe pse Besnik Lajqi e pranon se ishte kuzhinier i UÇK-së në Kosovë, kuzhinier i njësive të Tahir Zemës nuk ishte. Sa di unë në Kosovë kanë qenë njësitë e UÇK-së në komandën e Ahmet Krasniqit, gjegjësisht, Tahir Zemës, Agim Ramadanit, Salih Çekut etj. Po ashtu kanë qenë njësitë e UÇK-së të komanduara nga shefi i SHP të UÇK-së, Xhavit Haliti, dhe komandanti i SHP të UÇK-së komandant, Azem Syla. Po që se Besnik Lajqi ka qenë ushtar i jashtëtokësorëve, do t’i besojmë se ai nuk ka qenë ushtar në komandën e Xhavit Halitit, përndryshe ishte dhe s’ka pse të skuqet për atë gjë. Një herë në këtë shkrim e kam shpjeguar se ushtarët nuk guxon askush t’i njollosë se ishin të atij krahu apo të këtij krahu. Nuk ishin ushtarët që mbollën përçarje ndërnjerëzore dhe ndërpartiake, por ishte dora serbe që ishte instaluar në SHP të UÇK-së të Xhavit Halitit dhe Drejtorinë Politike të Hashim Thaçit. Pra, Besnik Lajqi nuk ka pse të arsyetohet dhe të turpërohet tani se ishte nën komanden e Xhavit Halitit dhe piunve të tij. Besnik Lajqi duhet të skuqet dhe të turpërohet po qe se ka shkrepur rafall plumash gëzimi kur është vra Ahmet Krasniqi. Ai mirë e dinë, se më shumë janë shkrepur plumba gëzimi nga argatët e Haitit, se sa që janë shkreur pluma kundër policisë dhe ushtrisë serbe, për tërë kohen sa zgjati lufta.
Po që se i analizojmë shkrimet e Besnik Lajqit në mes rreshtave, do të bindemi se ai ishte me Xhavit Halitin dhe pionët e tij para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. T’i shohim faktet:
‘’Kur hyra në shtab, aty dëgjova një zë të lartë duke bërtitur ‘’O njerëz, a jeni njerëz, apo jo! A e dini se këtu nuk kemi armë!…O pisa, o turista ku jeni ju bre! U kënaqët ju atje nëpër hotele e restorante, në se keni vithe hajdeni këtu o pisa! Thuaj ati Lepurit, se s’ka faj Ademi që e ka quajtur Lepur, se ka ikë si Lepur!…’’
Të shohim se çfarë mesazhi na jep Besnik Lajqi me këtë tregim: ‘’Një mik imi… më thotë: ‘’Komandantë janë ata që u prijnë ushtarëve, e jo ata që rrinë nëpër llogore duke dhënë ”urdhra’’. ‘’Në Kosovë pashë njerëz të tillë’’. ‘’Kosova dallohej nga Tirana. Në Tiranë ishin të gjithë komandantë dhe ministra’’.
‘’ Në atë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes, siç e quani ju, aty kishte njerëz të dyshimtë që dilnin dhe hynin. Njerëz që me dekada kishin qenë të lidhur me pushtetin serb’’ ( e ka fjalen për ushtarakët e FARK-ut). Kjo deklaratë e Besnik Lajqit plotësisht përputhet me deklaratat e Xhavit patriotit, Nasim Haradinajt dhe patriotëve të tjerë të Serbisë, të cilët i shpifnin oficerët tanë, duke mbjell mosbesim dhe përçarje tek njerëzit që nuk ishin të informuar sa duhet.
Besnik Lajqi po tregon se është mjeshtër i spekulimeve. Ai spekulon me emrin e Ahmet Krasniqit, me vrasjen e tij dhe spekulon me emrin tim.
Ai thotë: ‘’Unë ju pyes juve dhe njerëzit që e njihnin Ahmetin me vite, si ia mbushët mendjen për ta prurë në Shqipëri, e pastaj të vritej me dorën e miqve të tij, duke e lanë pa asnjë siguri të mbrojtjes personale! Apo e emëruat ministër të Mbrojtjes, veç të ketë emër dhe të manipulohet me këtë emër, e njerëzit për rreth të manipulojnë me mjete financiare. ’’
Besnik Lajqi edhe pse shtiret se e ka çmuar Ahmet Krasniqin, kjo shpifje-deklaratë ia çjerri maskën. Këto janë shpifjet e spiunëve serbë. Pra edhe Besnik Lajqi, me vetëdije apo pa vetëdije u bë spiun serb, sepse po e shpërndan shpifjen serbe.
Bota sot 17 janar 2013
UDB-ja ISHTE DHE ENDE ËSHTË NË TË GJITHA INSTITICIONET SHTETRORE DHE PARTIAKE NË GJITHË HAPSIREN KOMBËTARE TË SHQIPTARVE
Me këtë deklaratë Besnik Lajqi dhe mësuesit e tij, po bëjnë një shpifje shumë të ulët ndaj Ahmet Krasniqit. Pikësëpari, ai ka qenë një personalitet i kompletuar në pikëpamje kombëtare, profesionale, kulturore dhe politike. Si i tillë që ishte, nuk ka pasur mundësi as një njeri, pa marr parasysh se çfarë pozite apo autoriteti që kishte, të ia ndërronte bindjet për një çështje që ai ishte i sigurt se ka të drejtë. Prandaj, askush nuk ia ka mbushur mendjen ‘’për ta prurë në Shqipëri’’, por ia kanë ‘’mbushur mendjen’’ rrethanat e krijuara.
Opinioni e ka të njohur se në bazë të bisedave që u zhvilluan në Oslo të Norvegjisë, në mes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, që përfaqësohej nga Ahmet Krasniqi e Agim Mehmeti, dhe SHP të UÇK-së, që përfaqësohej nga Xhavit Haliti dhe Adem Demaçi, u arrit Marrëveshja për bashkimin e dy institucioneve ushtarake në një subjekt të vetëm, që do të quhej Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës(FARK). Pra, ajo marrëveshje ia ka hapur rrugën Ahmet Krasniqit që, brenda një kohe të shkurtër, të krijojë: Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të FARK-ut dhe disa qendra për stërvitjen e kuadrit ushtarak dhe ushtarëve të UÇK-së në Shqipëri. U krijuan edhe njësitë e para operative të UÇK-së, brigadat: 134, 131, 133, të cilat më 21 qershor të vitit 1998, e filluan marrshin luftarak nga Tropoja për të hyrë në frontin e luftës në Kosovë, në komandën e ushtarakut madhor Tahir Zema.
Kemi edhe shumë fakte të tjera, por besojmë se edhe këto fakte që i ceka janë të mjaftueshme për t’ia bërë poçavër Besnik Lajqit dhe mësuesve të tij, mendimet, bindjet dhe shpifjet e tyre debile, se gjëja dikush prej shokëve të tij ia ’’mbushën mendjen’’ Ahmet Krasniqit, ’’për ta prurë në Shqipëri’’.
Të shikojmë tani shpifjen tjetër edhe më debile:
‘’Apo e emëruat ministër të Mbrojtjes, veç të ketë emër dhe të manipulohet me këtë emër, e njerëzit përreth të manipulojnë me mjete financiare’’.
Siç dihet, Ahmet Krasniqin e kanë emëruar kolegët e tij oficerët shqiptarë të ish-Armatës Jugosllave, të cilët pas fillimit të zhbërjes së Jugosllavisë, dezertuan ushtrinë dhe kaluan për të jetuar në disa vende të Evropës Perëndimore. Ata u organizuan duke i formuar grupet e ushtarakëve në bazë të shtetit ku jetonin. Duke parë se kishte ardhur koha për t’i treguar zotësitë e tyre ushtarake, për t’i dalë zot vendit të tyre, më 6 mars të vitit 1998 organizuan një mbledhje në klubin shqiptar ’’Pëparimi’’ në Zurih ( Zvicër). Në atë mbledhje zgjidhet Ahmet Krasniqi, koordinator i ushtarakëve të diasporës dhe të Kosovës, jo në bazë të njoftësive, por në bazë të aftësive të tij ushtarake dhe vlerave kombëtare që i posedonte. Më 7 mars 1998, ushtarakët Agim Mehmeti, Bajram Syla dhe Shaban Shkreli e njoftojnë Bujar Bukoshin me vendimin e ushtarakëve. Pasi që Bukoshi u gjend para aktit të kryer nga ushtarakët, ai me ministrat e tij, vendosin që Ahmet Krasniqi ta kryejë detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Që nga 8 marsi i vitit 1998, Ahmet Krasniqi fillon punën me përkushtim për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe organeve tjera ndihmëse që kishte nevojë Ministria. A thua Ahmet Krasniqi u zgjodh nga kolegët e tij sepse ishte më qyqari prej tyre, që kishin për qëllim për ta bërë ‘’bajraktar’’ sa për sy e faqe, e vet pastaj të ‘’manipulojnë me emrin e tij si ministër’’, dhe të ‘’mjeteve financiare’’ të Ministrisë?! Ku ka logjikë në këtë shpifje kaq debile të zotëri Lajqit dhe mësuesve të tij. Ahmet Krasniqi nuk ka qenë njeri i kalibrit të Besnik Lajqit dhe mësuesve të tij, që i vlerësojnë gjërat në bazë të interesave të tyre të ngushta, dhe pastaj mendojnë se si ata janë të gjithë njerëzit. Qeveria për çdo muaj i ka derdhur të hollat sipas llogarisë së saj, në llogarinë e Ministrisë, në ’’Dardania Bank’’ në Tiranë. Ndërsa Sektori i financave, që udhëhiqej nga zotëri Afrim Beka, që ishte ndihmësministër për financa, e ka udhëhequr me profesionalizëm dhe përkushtim atë sektor. Asnjë lek nuk është harxhuar pa vendimin përkatës dhe pa mbulesë. I tërë dokumentacioni ka qenë i ruajtur derisa ishte Ahmet Krasniqi ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut.
Sa i përket vrasjes së Ahmet Krasniqit, Besnik Lajqi dhe mësuesit e tij po shpifin dhe po spekulojnë me qëllim që ta dezinformojnë opinionin publik, duke ia varur në qafë vetëm Bujar Bukoshit aktakuzën se ai e ka vrarë Ahmet Krasniqin. Zotëri Lajqi deklaron: ’’…në Qeverinë e Bukoshit dhe në Hotelin Rogner ishte UDB-ja, prandaj unë aty nuk isha dhe as nuk doja të kem punë. Ngjarjet e asaj kohe në Shqipëri mbetën të çuditshme… Shqiptarët e paguar nga serbët atje na e vranë Bajram Currin, po Ahmet Krasniqin kush e vrau?’’ Besnik Lajqi dhe kapoja i tij kanë ardhur në një përfundim të tillë në bazë të një shpifjeje që ata e kanë shpikur, se gjoja Ahmet Krasniqi, në takimin që është mbajtur në mes tij dhe komandantëve të vetëshpallur, (në mesin e të cilëve ishte edhe komandant Zeza) paska thëne: ’’Nëse Bukoshi nuk m’i plotëson kushtet që m’i ka premtuar për ushtri, unë do të dalë në media e do t’i tregojë të gjitha dallaveret që i kanë bërë e po i bëjnë.’’ “Kjo fjali i kushtoi me jetë Ahmetit¨’’- thotë zotëri Lajqi. ( Shiko “Bota sot”, më 08.01.2013).
Po të mos ishte UDB-ja në Qeverinë e Bukoshit, hajnat dhe rrugaçët e diasporës shqiptare ende do të mbeteshin atje ku ishin, përfitues të ndihmave humanitare të organizatave joqeveritare, siç ishte Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shumë të tjerë. Atë, UDB-ën që po e qon vetëm në derën e Qeverisë së Bukoshit dhe në Hotelin Rogner, nuk e keni mirë zotëri Lajqi. Ajo ishte në kreun e LPK-së, me adresë dhe pa adresë, në Komitetin e Xhafer Shatrit , në LBD-në e Qosjes dhe në partinë e Demaçit. Dihet zotëri Lajqi se OZN-a, UDB-a, ka krijuar ‘’rrjetin e merimangës’’ në të gjitha territoret etnike shqiptare. Ajo ka vepruar në mënyrë të organizuar që nga dita kur Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugsha ia krijuan Sigurimin-armen e partisë, Enver Hoxhes, dhe e mbollën farën ruse në Shqipëri dhe në Viset shqiptare.
Veçmas, UDB-ja u tregua e suksesshme kur me anën e patriotit të saj e krijoi SHIK-un e LPK-së, dhe pastaj ia krijoi atë krijesë të shëmtuar edhe PDK-së. Dihet mirëfilli se Patrioti i Serbisë, arriti ‘’Alamet burrat’’ që i kaluan shumë vite nëpër burgjet e Serbisë, t’i bëjë argatë e rrogëtarë të tij. Disave iu dha grada e nishane, disave iu dha poste dhe pasuri, disave ua la ‘’këmbët e arushës’’, duke i bërë pari në SHIK-un e tij, e disa të tjerë i la me gishta në gojë, se nuk iu nënshtruan.
Zotëri Lajqi mos u friko, thuaje haptas një të vërtet të pamohueshme, se UDB-ja ishte në krye të LPK-së, se UDB-ja ishte, edhe ende është, në të gjitha institucionet shtetërore dhe subjektet politike në gjithë hapësirën kombëtare të shqiptarëve. Por, shtrohet pyetja se sa iu lehet hapësirë të veprojnë këlyshët serbë në ato institucione. Pra, mos e lyp UDB-në vetëm në derën e Qeverisë së Buoshit.
Bota sot:18 janar 2013
Tradhtia e dyfishtë e Adem Demçit ndaj Ahmet Krasniqit
Për ta shpjeguar hisen e Bujar Bukoshit në vrasjen e Ahmet Krasniqit duhet njohur veprimtarinë antishqiptare të Sigurimit serbo-jugosllav në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Përçarja ishte mbjellë nga Sigurimi i fshehtë serb dhe argatët e tij në gjithë hapësirën tonë kombëtare, ishte njëra ndër armët më të fuqishme të Serbisë, që nuk i kushtonte edhe aq shtrenjtë, kur dihet se spiunët te ne nuk lypin edhe aq shumë shpërblime. Siç duket, pas vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, diaspora shqiptare që e kishte qendrën në Zvicër, ra në dorë të spiunëve serbo-jugosllavë. Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi u përça në tri klane. Klani i Xhavit Halitit dhe i Ibrahim Kelmendit kishin përkrahjen e Fatos Nanos. Xhavit Haliti u bë mbreti i LPK-së në Shqipëri, në saje të Marrëveshjes që ai e arriti me Fatos Nanon, që parashihte ndihmën reciproke ne mes të LPK-së dhe PSSH-së. Nano dhe Xhaviti u pajtuan që LPK-ja ta ndihmonte Partin Socialiste dhe Nanon me mjete financiare, ta rrëzonte Sali Berishën nga pushteti, kurse Partia Socialiste, veçmas Fatos Nano, pasi të vinte në pushtet, do ta ndihmonte LPK-në, ta shkatërronte LDK-në, dhe ta largonte nga skena politike Ibrahim Rugovën. Atë marrëveshje e miratuan delegacionet e dy subjekteve politike, që u takuan në Zurih, në pranverën e vitit 1993. Me atë rast Fatos Nanos iu dhanë 600.000 CHF në dorë, si ndihmë e parë. Është e ditur si e muar pushtetin Nano në Shqipëri më 1997. Edhe pararoja staliniste e LPK-së në krye me Ibrahim Kelmendin, murën pjesë në kalljen e Shqipërisë dhe shkatrrimin e institicioneve shtetrore të shtetit shqiptar. Deri në vitin 1998, Xhavit Halitit ia rrihnin krahët anëtarët e Kryesisë të LPK-së, se i shkonte fjala në Shqipëri. Por, kur Kosova përgjakej dhe masakrohej nga policia dhe ushtria serbe, filluan mosmarrëveshjet në mes “Zekës & Dajës”, në njërën anë, dhe shumicës së anëtarëve të Kryesisë të LPK-së. Kryesia donte të krijonte Frontin për Çlirimin e Kosovës, me të gjitha subjektet politike, pra edhe me LDK-në, por LPK-ja të jetë në krye të Frontit. Xhavit Haliti nuk e donte atë Front. Ai nuk donte kurrfarë bashkëpunimi me LDK-në, sepse, sipas tij, ishin ’’spiunë serbo-jugosllavë’’. Kryesia e LPK-së kishte informata se Xhavit Haliti po manipulon me emrin e UÇK-së dhe të SHP të UÇK-së. Por, Xhaviti u tregua pehlivan i vërtetë. Ai nëpërmjet Hashim Thaçit e Kadri Vselit, SHIK-ut të tij, dhe përkrahjes pa rezervë të Fatos Nanos, e kapi për fyti LPK-në, e qiti prej loje Kryesinë e saj, i përvetësoi Njësitë guerile të Republikës së Kosovës, duke u bërë “ndrikull-kumbar”, pa pëlqimin komandantëve të tyre. Pastaj ua krijoi kushtet dhe rrethanat që policia dhe ushtria serbe t’i vrasë apo t’i burgosë. Njëherë ato i emëroi në UÇK, pastaj e krijoi SHP të UÇK-së me piunët e tij dhe me të zgjedhurit e Jakup Krasniqit, në bazë të Marrëveshjes që e kishte bërë Hydajet Hyseni më 1977 në Zvicër me Azem Sylën dhe Xhavit Halitin, i cili iu bashkua aleancës LPK-PSSH. Pastaj, Aleanca forcohej në saje të Rexhep Qosjes, që ishte ideologu shpirtëror i saj, ndërsa Adem Demaçi u bë lokomotiva e asaj aleance të shëmtuar antishqiptare. Edhe Bukoshi ju bashkangjitë aleancës pas shantazheve të Sigurimit serb, dhe lutjes së pa ndërprerë të Demaçit. Siç dihet, kryeshtriganat e kësaj aleance u bënë dorë e djathtë e Serbisë, me veprimtarinë e tyre përçarëse ndaj faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës. Nuk i njohën zgjedhjet e dyta parlamentare të Republikës së Kosovës. Nuk pranuan formimin e një Qeverie të re, të krijuar nga të gjitha subjektet politike dhe ushtarake të Kosovës, që kërkonin diplomatët e shquar të SHBA-së, etj, dhe kështu kontribuan( me vetëdije apo pa vetdije ) për realizimin e planit dhe skenarit serb për pastrimin etnik të Kosovës.
Të shikojmë tani kontributin e të gjithë kryeshtriganave të Marrëveshjes së Zurihut, që u bënë anëtarë të aleancës LPK – PSSH, që kishte synim shkatërrimin e LDK-së dhe largimin e dr. Ibrahim Rugovës nga skena politike e Kosovës.
Kontributi i Bujar Bukoshit ishte ky: Nuk e institucionalizoi Ministrinë e Mbrojtjes te institucionet përkatëse të Shqipërisë. Nuk ia lëshoi vendimin Ahmet Krasniqit se ai ishte ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës. Disa marrëveshje për blerjen e armatimit që i arriti Ministria e Mbrojtjes me Bosnjën dhe Hercegovinën, nuk u realizuan për shkak se Bukoshi nuk pranoi të japi mjete financiare, me arsyetimin se janë të shtrenjta, etj.
Kontributi i Adem Demaçit në vrasjen e Ahmet Krasniqit është i jashtëzakonshëm. Ai e tradhtoi Ahmet Krasniqin, duke pranuar ‘’bashkimin’’ e UÇK-së me Ministrinë e Mbrojtjes, sa për sy e faqe, por në fakt ai ‘’bashkim’’ishte bërë sa për ta dërguar Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, që të mos ketë mundësi të veprojë për realizimin e synimeve të tij, bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, që do të mundësonte krijimin e një ushtrie të institucionalizuar, e aftë për çlirimin e Kosovës dhe të gjitha Viseve shqiptare të robëruara nga çakajtë e Ballkanit. Në bazë të besimit dhe respektit të tepruar që kishte Ahmet Krasniqi për Adem Demaçin, pranoi marrëveshjen me gojë, që parashihte bashkimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe UÇK-së në një subjekt të vetëm në FARK, pa e qitur në letër, duke e pranuar arsyetimin e Demaçit se ai rrezikohej po qe se Marrëveshja shkruhet në letër. Ky veprim i Demaçit ishte tradhtia e dytë në të njëjtën kohë që iu bë Ahmetit nga Demaçi.
Xhavit Halitit kontribuoi më së shumti në vrasjen e Ahmetit, pasi që ishte babai shpirtëror e praktik i Marrëveshjes së Zurihut. Të gjitha të zezat, kurthet, pengesat me policinë rrugore, pengesat në dërgimin e armatimit në garnizonet e FARK-ut dhe në Kosovë e në Shqipëri nga shtetet mike, vinin nga Xhavit Haliti, nëpërmjet SHIK-ut të tij dhe emisarëve të tij ushtarakë, që i kishte dërguar me detyra speciale në Ministrinë e Mbrojtjes për ta vëzhguar dhe penguar Ahmet Krasniqin.
Qosja ishte babai shpirtëror i aleancës. Ai me shkrime e mbante të freskët urrejtjen patologjike kundër Rugovës dhe Sali Berishës, ndërsa e lavdëronte veprimtarinë antikombëtare të Fatos Nanos e të spiunëve të tjerë të Serbisë, të cilëve iu shkonte fjala në Shqipëri.
Shtrohet pyetja se kush ka dhënë urdhër për vrasjen e Ahmet Krasniqit, e kush është doras, dhe pse nuk u vra Ahmet Krasniqi më herët, por më 21 shtator, atëherë kur vendosi me kolegët e tij të FARK-ut të hyjnë në frontin e luftës në Kosovë me të gjitha njësitë operative të UÇK-së që ishin bërë gati për luftë. Se kush dha urdhër për vrasjen e tij dhe kush është doras, duhet të merren organet e drejtësisë të Shqipërisë, se e kanë obligim moral, kombëtar dhe ndërkombëtar. Pse nuk u vra më herët, po atë ditë kur u vendos për të hyrë në Kosovë, është e ditur, pasi që do t’i prisheshin planet e Serbisë për pastrimin etnik të Kosovës në ditën që Ahmet Krasniqi do të hynë në frontin e luftës në Kosovë me njësitë e FARK-ut. Dhe, më në fund, kur Ahmet Krasniqi vendosi që para se të përfundonte muaji shtator t’u prijë njësive operative të UÇK-së në frontin e luftës në Kosovë, më 21 shtator të vitit 1998, u vra në mënyrën më të ligë, me tradhti të shumëfishtë, jo vetëm nga aleatët që e përbënin aleancën LPK – PSSH, por edhe nga shokët dhe kolegët e tij ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, të cilët ishin bërë argatë të spiunëve serbo-jugosllavë, që e krijuan aleancën LPK-PSSH.
Botuar :Bota sot 19 janar 2013
A e hodhën në kurrthë Ahmet Krasniqin ndihmësit e tij?
Shtrohet pyetja se pse kolegu i tij Agim Mehmeti, që ishte zëvendësministër i Mbrojtjes, Hilmi Nebihu, që ishte ndihmës i ministrit të Mbrojtjes për Shërbim Informativ dhe Ismet Ibrahimi, që ishte kryeshef i Sigurimit në kuadër të Shërbimit Informativ, ia ndërruan banesën Ahmetit, pa pëlqimin e tij, në kohen kur ai nuk banonte në banesën e tij në Tiranë, por ishte për t’i kontrolluar njësitë operative të UÇK-së, që ishin përgatitur për të hyrë në frontin e luftës në Kosovë. Ahmet Krasniqi banonte në një banesë që ishte në qendër të Tiranës pas Piramidës. Aty nuk ishte vendi i përshtatshëm për ta pushkatuar Ahmet Kraniqin, pa prezencën e këmbësorëve të shumtë që aty kishte me shumicë ditën dhe natën. Kjo banesë iu ndërrua me një banesë tjetër, që ishte në ndërtesën e Qendrës Informative të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërtesa ishte nja 200 metra në brendësi të një rrugice të ngushtë dhe pa drita. Vend shumë i përshtatshëm për ta pushkatuar pa prezencën e njerëzve. Duhet shënuar edhe një fakt tjetër, që kolegët e tij të lartshënuar do të përgjigjen një ditë për pjesëmarrjen e tyre në vrasjen e Ahmet Krasniqit, sepse përpos ndërrimit të banesës, e lanë pa rojën e tij personale në natën e kobshme, që dorasët pa frikë dhe pa pengesa ta realizojnë vendimin e UDB-së së Beogradit që të pushkatohet në kryeqytetin e shqiptarëve, në Tiranën e Fatos Nanos dhe Xhavit Halitit, në Tiranën e aleancës antishqiptare të LPK – PSSH – PLK – LBD – SHIK-ut, të Xhavitit dhe SHIK-u i Fatos Klosit, Demaçi – Bukoshi – Qosja – Haliti – Veseli – Syla, Nebihu, Ibrahimi, Mehmeti e ndonjë tjetër.
Jam i bindur se Besnik Lajqi i ka ditur të gjitha këto fakte që i përmenda për vrasjen e Ahmet Krasniqit, por ka bërë përpjekje që ta dezinformojë opinionin publik, si dhe të pengojë hetimet për vrasjen e Ahmet Krasniqit.
Sa i përket pyetjes së Besnik Lajqit se ‘’pse nuk treguat nëpërmjet shtypit për atë takim’’, e ka fjalën për takimin mes Ahmet Krasniqit dhe komandantëve të vetëshpallur, për të cilën u bë kjo polemikë në mes meje dhe Besnik Lajqit, besoj se e ka të qartë zotëri Lajqi, por edhe lexuesi. Arsyeja e parë pse nuk kam shkruar për atë takim ka qenë, sepse kam qenë i bindur se diçka e ligë fshihet në atë takim, sepse nuk u fol me asnjë fjalë çështja e armatimit për të cilën u organizua takimi. Po ashtu, ka qenë enigmë pse nuk erdhi në atë takim Nasim Haradinaj, i cili kishte shprehur gatishmërinë t’ia japë FARK-ut armatimin që e kishte në mbikëqyrje. Enigma tjetër ishte plaku 70 vjeçar, dhe dy të rinjtë, të cilët nuk e treguan identitetin e tyre. Veçmas qëndrimi i ftohtë dhe injorues i plakut 70 vjeçar ndaj Ahmet Krasniqit, më bëri të dyshoj edhe më tepër se ai takim ishte bërë për një çështje të ligë. Duke shpresuar se një ditë do ta takojë Besnik Lajqin, për të më njoftuar për çështjet që dyshoja, por edhe duke qenë i bindur se së bashku do ta diskutonim sinqerisht dhe pa dorëza çështjen e dyshimeve të mia, e kam lënë në heshtje atë takim. Jo për tjetër gjë, vetëm se nuk isha i sigurt se do ta zbardhi para opinionit si duhet atë takim.
Pas vrasjes së Ahmet Krasniqit, shpesh kam menduar se njëri prej atyre të rinjve, që tash po i quan zotëri Lajqi, ‘’komandant të vetëshpallur”, e njërin prej tyre po e dallon me epitetin ‘’komandant Zeza’’, ka mundur të jetë njëri prej tre kriminelëve të cilët e vranë Ahmet Krasniqin në rrugicën pa drita, kur përgatitej për të hyrë brenda në banesën e re që ia kishin përgatitur kolegët e tij, që dorasit ta vrasin pa vështirësi. Në fund, zotëri Besnik Lajqi të falënderojë sinqerisht për të dhënat që na i dhe për atë takim. Edhe pse ishin jo të plota, edhe pse më shpife mua dhe përmes meje Ahmet Krasniqin, edhe pse spekulove me vrasjen e Ahmet Krasiqit dhe me emrin tim, nuk ka gajle, sepse me të dhënat që na i dhe, ia ke siguruar vetes të jeshë dëshmitar i mbrojtur nga organet e hetuesisë që do ta hetojnë vrasjen e Ahmet Krasniqit. Kujtimet tuaja, të botuara në “Bota sot”, reagimet e mia dhe reagimet tuaja, gjithsesi do t’i kompletojë në një dosje të përbashkët, dhe do t’ia dërgoj Prokurorisë së Tiranës, për ta shfrytëzuar për hetimet që do të bëhen një ditë për të zbardhur vrasjen e Ahmet Krasniqit. Fund
Botuar: Bota sot, 21, janar, 2013( Edicioni për boten e jashtme)