KUSH DUHET TË MARRË MËSIME NGA NGJARJET E FUNDIT NË KOSOVË ?

Shkruan: Shefqet JASHARI-STROFCI

Nuk ka dyshim se çdo njëri që i ka së paku dy kokrra mend, ka arsye dhe logjikë të shëndosh dhe i beson Zotit të Madhërueshëm dhe shpirtin nuk ia ka shitur djallit të mallkuar, ngjarjet e fundit të dhunshme që ndodhën në Kosovë do t’i vlerësojë pa kurrfarë hamendjeje se ishin ngjarje antinjerëzore, antihumane antidemokratike dhe mbi të gjitha antishqiptare.
Një muaj e sa pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, bie një barrë e rëndë mbi subjektet shtetërore të Kosovës dhe të subjekteve civile dhe policoro-ushtarake ndërkombëtare të japin një vlerësim të drejtë dhe të vërtetë për ato ngjarje, duke mos i kursyer nga kritika dhe përgjegjësia udhëheqjet e subjekteve vendëse dhe ndërkombëtare, që me moskryerjen e detyrave për të cilat janë zotuar, kontribuan drejtpërdrejt apo tërthorazi në ato ngjarje.
Opinioni ynë dhe ai ndërkombëtar, si dhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare presin me padurim përgjigje në këto pyetje : Pse ndodhi kjo që ndodhi në Kosovë ? Cilat forca politike dhe individë qëndrojnë prapa këtyre ngjarjeve dhe për çfarë qëllimi e shëmtuan kaq rëndë Kosovën ? Kush kontribuoi (me vetëdije apo pa vetëdije) në këto ngjarje ? Cilat masa duhet ndërmarrë për zbulimin jo vetëm të bandave kriminele që i keqpërdorën protestat e arsyeshme dhe paqësore të qytetarëve të Kosovës, por të zbulohet edhe qendra e krimit të organizuar, që në Kosovë po forcohet dhe organizohet çdo ditë e më mirë ?

CILAT FORCA POLITIKE DHE INDIVIDË QËNDROJNË PRAPA KËTYRE NGJARJEVE ?
Nuk ka dyshim se qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe populli ynë e kanë të qartë se cilat forca politike qëndrojnë pas këtyre ngjarjeve të fundit që ndodhën në Kosovë. Janë të njëjtat forca që Kosovën dhe çështjen madhore kombëtare e dëmtuan tepër rëndë, para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Janë nanoistët e Kosovës, mbeturinat e sistemit komunist shqiptarë dhe atij serbo-jugosllav, njerëz të manipuluar nga ish sigurimet e fshehta shqiptaro-serbo-jugosllave(Ish Sigurimi shqiptar dhe ish UDB-ja jugosllave e krijuan së bashku SHIK-un e kuqaloshëve të Kosovës). Këto forca antikombëtare pranuan të bëhën vazalë, rrogtarë e skllevër të Nanosit-Mejdanit dhe Klosi, vetëm që të përkrahen dhe të ndihmohen për ta marrë pushtetin mbi shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë. Dhe siç dihet, e tërë veprimtaria e tyre e paraluftës e gjatë luftës dhe tash e pasluftës, ka shkuar në dëm jo vetëm të çështjes sonë madhore kombëtare, por edhe në dëm të të drejtave elementare njerëzore, e në dobi të armiqëve tanë shekullor. Është e mjaftueshme të numërohen vetëm disa prej të bëmave të tyre, ( që mos t’i qesim nga mendja dhe të dijmë se kush janë) për të kuptuar se deri ku janë futur në shamakun e tradhtisë kombëtare. Kur Drenica kallej flakë, H.Hyseni, R.Qosja dhe A.Demaçi pasi pranuan të bëhën rrogtarë, argatë dhe skllevër të Nanosit me kompani, bënë përçarje të thellë kombëtare, duke tentuar ta shkatërrojnë LDK-në. Krijuan krijesën e tyre të shëmtuar LBDK-në dhe i mblodhën në të të gjitha mbeturinat e komunizmit shqiptarë dhe të atij serbo-jugosllav( riforcohet aleanca envero-titisto-rankoviçiste). I përvehtësuan njësitë guerile të Republikës së Kosovës me mjete të marrjes së kalasë nga brenda. Tradhtohen, dhe pastaj edhe vriten me mjete perfide komandantët e atyre njësive Adem dhe Hamzë Jasharin dhe Zahir Pajazitin. Edhe Salih Çeku tradhtohet nga Bukoshi kur nuk i përmbushi zotimet që i mori se ‘’do t’i finansonte njësitë guerile të Republikës së Kosovës’’. Tradhtia e këtyre plangprishësve të Kosovës thellohet dhe rritet, kur nuk i pranuan këshillat e miqëve tanë për krijimin e një qeverie të përbashkët nga të gjitha forcat politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës gjatë vitit 1998. Edhe mosnjohja e zgjedhjeve të dyta parlamentare dhe presidenciale, si dhe mosnjohja e organeve shtetërore të dala nga ato zgjedhje, ishte një tradhti e rëndë e tyre. Edhe thyerja e Marrëveshtjes së Osllos që u lidh ndërmjet Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit ishte një tradhti e rëndë kombëtare. Vrasja e komandantëve të UÇK-së që i njihnin institicionet shtetërore të Kosovës dhe e veprimtarëve të dalluar të LDK-së gjatë luftës dhe pas luftës, si dhe vrasja e institicioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, është një vepër e shëmtuar, është kulmi i tradhtisë kombëtare. Nuk mund të quhet ndryshe përpos tradhti kombëtare mosnënshkrimi i Marrëveshtjes së Rambujesë me kohë nga ana e mendjeshkurtëve dhe plangprishësve të Kosovës, kur ata me mosnënshkrimin e Marrëveshtjes në afatin e parë i dhanë Serbisë kohë për ta mbushur Kosovën me armatime të rënda dhe ushtri elite. Edhe veprimtaria e tyre pas zgjedhjeve të para lokale e deri në ditën e sotme nuk mund të vlerësohet ndryshe përpos veprimtari antikombtare. Veçmas duhet cekur ngjarjet e fundit që ndodhën në Kosovë. Dihet, protestat e qytetarëve të Kosovës ditën e parë ishin të arsyeshme dhe paqësore, por ditën e dytë u bënë të dhunëshme, sepse argatët e kryepehlivanave të Nanosit që i udhëhiqnin tri shoqatat e dala nga lufta, së bashku me sigurimin e fshehtë serb, që sipas Beogradit vepron në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, kallën shtëpi të romëve dhe kisha, shtëpi dhe banesa të serbëve dhe kështu Beogradit ia bënë shërbimin më të mirë për t’i vënë në shërbim të gjitha mekanizmat shtetërorë, në luftë kundër Kosovës e kombit shqiptarë.
Pra edhe populli ynë edhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare e kanë të qartë se kush gjendet pas veprimtarisë antidemokratike, antinjerëzore, antihumane dhe antishqiptare, por kjo nuk mjafton për ta luftuar këtë të keqe që e ka mbuluar Kosovën, që ia ka zënë frymën dhe po bën përpjekje ta ngulfatë për vdekje.

KUSH KONTRIBOI ( ME VETËDIJE APO PA TË) NË KËTO NGJARJE
Faktet dëshmojnë, pra, se drejtpërdrejt morën pjesë në këto ngjarje forcat e Nanosit në Kosovë( SHIK-u me tri shoqatat e dala nga lufta) dhe sigurimi i fshehtë serb. Por çështje me rëndësi është të dihet edhe se kush kontribuoi tërthorazi në këto ngjarje. Është e ditur se qendrat e vendosjes ndërkombëtare nuk kanë bërë trusni të fuqishme në kriminelët e Beogradit për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës dhe për të mos e keqpërdorin pakicën serbe në Kosovë për qëllimet e tyre shoveniste dhe kriminele.
Pra, faktori ndërkombëtar i ka përgëdhelur përsëtepërmi krerët e Beogradit, ku për pasojë pati që më tepër se 10.000 banorë të Mitrovicës veriore nuk u lejuan të shkojnë në banesat dhe shtëpitë e tyre. Kjo politikë e gabuar e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, ka bërë që pakënaqësia ndaj qarqeve të caktuara të UNMIK-ut të rritet. Duhet cekur se mosangazhimi i UNMIK-ut për zbulimin e qendres së krimeve dhe të kriminelëve që e përgjakën dhe po e përgjakën Kosovën në vazhdimësi është njëri ndër shkaqet e shumëta që autoriteti i UNMIK-ut ka rënë dhe po bie dita -ditës edhe më shumë në Kosovë dhe jashtë saj. Edhe pushteti civil dhe policorë ndërkombëtar ka zhvilluar dhe po zhvillon një politikë të gabuar në Kosovë. Politika e sigurisë dhe ajo e zhvillimt që po udhëhiqet nga UNMIK-u po shkon në dëm të Kosovës, e në dobi të fqinjëve tanë, veçmas Serbisë. Nga kjo politikë po kanë përfitime të mëdha materiale afaristët kosovarë, të njohur nga opinioni ynë si bashkëpunëtorë të kriminelëve serbë, të cilët pas luftës u lidhën me krerët e PDK-së dhe të AAK-së, dhe së bashku e krijuan mafinë e tyre ekonomiko-politike, që vepron jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë. Kësaj aleance iu bashkangjitën edhe ca personalitete të UNMIK-ut, dhe kështu aleanca antishqiptare : PSS-PSSH-PDK-AAK në bashkëpunim me zyrtarë dyftyrësh të UNMIK-ut, u forcua dhe po forcohet çdo ditë e më tepër. Ngjarjet e fundit dëshmojnë se po të mos funksiononte si duhet kjo aleancë antishqiptare, demostratat paqësore të qytetarëve të Kosovës nuk do të shëndroheshin në ngjarje tragjike dhe antishqiptare, siç u shëndërruan me fajin pra, edhe të faktorit ndërkombëtar.

CILAT MASA DUHET NDËRRMARRË PËR ZBULIMIN E ÇENDRES SË KRIMIT TË ORGANIZUAR.
Detyrë mbi të gjitha detyrat për forcat demokratike të Kosovëres dhe për subjektet ndërkombëtare që po ’’qeverisin’’ Kosovën është që të analizohet e tërë veprimtaria kriminele e nanoistëve të Kosovës gjatë periudhës së luftës dhe pas luftës. Të kërkohet prej ideologëve të PDK-së dhe AAK-së- Xh.Halitit, H.Thaçit dhe R.Hajradinajt ta zbulojnë udhëheqjen politike dhe egzekutive të qendres së krimit- SHIK-ut, dhe të qiten para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtarinë e tyre të vazhdueshme kriminele dhe antishqiptare. Është e qartë se kryerja e këtyre detyrave nuk është aq e lehtë dhe as e thjeshtë, kur dihet se këto forca të Nanosit, e të djallit e kanë përkrahjen e qarqeve të caktuara ndërkombëtare, por edhe kanë përkrahjen e individëve që punojnë në institicionet ndërkombëtare ( civile-politike dhe policore )në Kosovë. Ka fakte të mjaftueshme për të pohuar se nanoistët edhe në SHPK-në kanë njerëz me pozita të larta komanduese( e të mos flitet për polic të thjeshtë) që janë vënë në shërbimin e tyre. Ndërsa TMK-ja , tri shoqatat e dala nga lufta, analistët ’’kakuda’’, gazetarët ’’sahanlëpirës’’ dhe rrogëtarët ’’intelektualë’’të Sorrosit me përkushtim po punojnë për interesat e kryepehlivanave të Nanosit e të kasapëve të Kryekasapit të Ballkanit. Po ashtu duhet marrë parasysh se këto forca të Nanosit qeverisin me mjete të mëdha finansiare, pasi që kanë krijuar mafinë e tyre ekonomike,(që udhëheqet nga mafija e tyre politike).
Duke i marrë për bazë të gjitha këto fakte dhe rrethanat ekzistuese del përfundimi se organet ekzistuese të drejtësisë ( prokurorë, hetues, dhe gjyqtarë të vendit e ndërkombëtarë) nuk kanë mundësi t’i vejnë para drejtësisë barësit e krimit të organizuar, kur dihet se një pjesë prej tyre po kërrcnohen, ndërsa pjesa tjetër është korruptuar. Duhet veçuar veprimtarinë e avokatëve kriminelë, të cilët po i përdorin të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara, duke e keqpërdorur profesionin dhe etiken njerëzore, që klientët e tyre kriminelë të shpallën të pafajshëm.
Qendrat e vendosjes ndërkombëtare e kanë për detyrë që në Kosovë të dërgojnë policë, prokurorë dhe gjyqtarë të njohur për kah zotësia, trimëria dhe drejtësia, që nuk ka mundësi askush t’i frikojë dhe as t’i korruptojë në as një mënyrë. Nuk duhet të veprohet si deri tash që ekspertët që merren me zbulimin dhe denimin e kriminelëve të ndërrohen, siç veprohet me policë dhe ushtarë. Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja duhet të kërkojnë nga SHBA-të dhe Anglia që të dërgohën në Kosovë ekspertë të sigurimeve të fshehta të këtyre shteteve, me qëllim që të kontribuojnë me punë konkrete dhe me informata për zbulimin e qendres së krimit të organizuar dhe të kriminelëve ordiner( bashkëpunëtorë të sigurimit të fsheftë serbo-jugosllav dhe argatë të kryepehlivanave të nanosit dhe rrogtarëve të tyre).
Po ashtu çendrat e vendosjes ndërkombëtare duhet të vetëdijësohen se nuk do të ketë sukses intervenimi i tyre ushtarak dhe as ai ekonomik për të fituar demokracia, drejtësia dhe ligji mbi dhunën, mafinë, shovenizmin dhe mbeturinat e kumunizmit në Evropen Juglindore, po qe se nuk e çrrënjosin krimin e organizuar, që udhëheqet nga sigurimet e fëshefta të Beogradit dhe Athinës dhe filijaleve të tyre në Tiranë, Shkup e Prishtinë. Për të keqen e shqiptarëve SHISH-i Fatos Nanosit dhe SHIK-u i Xh. Halitit &H.Thaçit & R.Hajradinajt, janë filijale ( pjellë ) të sigurimit të fsheft serb. Pra, është papjekuri politike dhe mosdije elementare e qendrave të vendosjes ndërkombëtare, kur nga shqiptarët kërkohet( po kush më tepër se shqiptarër është dëmtuar dhe përgjakur nga komunizmi dhe mbeturinat e komunizmit titisto-enverist, që sot po përkrahet dhe përgëdhelet nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare ?!) që ngjarjet e marsit të këtij viti të mos përseritën më kurrë.
Duhet ta kenë të qartë personalitetet me ndikim në rrjedhat e ngjarjeve ndërkombëtare, se pa rrëzimin nga pushteti të Fatos Nanosit ( klikës së tij në Shqipëri dhe argatëve të tij në Prishtinë), pa zbulimin e qendres së krimit (që udhëhiqet nga njerëzit e tij), dhe dënimin e kriminelëve që japin urdhëra për ta tollovitur dhe përgjakur Kosovën sa herë që e do interesi i Beogradit, Athinës dhe Moskvës, pa dënimin e kriminelëve doras,( që vranë veprimtarë të shquar shqiptarë, por vranë edhe civilë shqiptarë e joshqiptarë gjatë kohës së luftës por edhe pas luftës), gjithnjë së bashku me spiunë serbë, por edhe pa rrëzimin nga pushteti të kriminelëve të Beogradit ( Koshtunicës & compani) dhe përkrahësve të Kryekasapit të Ballkanit( Qoliqi & Compani), Evropa Juglindore do të jetë edhe mëtutje ’’fuqi baroti’’, njollë e zezë e njerëzimit.
Pra, po qe se rrethanat nuk ndryshojnë në dobi të forcave demokratike të popullit shqiptarë dhe të popujve të Evropes Juglindore, ngjarjet e marsit në një mënyrë apo në një tjetër do të përsëritn sa herë që do Beogradi, kur dihet se vetë ka pranuar se spiunët e tij veprojnë në të gjitha institicionet e Kosovës( politike, ekonomike, kulturore dhe shtetërore). Për të qenë e keqja edhe më e madhe Beogradi nepërmjet Nanosit & Compani, i komandon edhe forcat majtiste shqiptare në përgjithësi, dhe ato të Kosovës në veçanti siç janë : PDK-ja, AAK-ja, TMK-ja, SHIK-u, tri shoqatat e dala nga lufta dhe disa struktura udhëheqëse të SHPK-së. Ja pra, se në ç’ farë rrethanash të komplikuara dhe vështirësish të mëdha gjendet sot Kosova, Shqipëria dhe Viset e tjera shqiptare, gjendje kjo, shumë e komplikuar dhe e rrezikshme jo vetëm për forcat demokratike shqiptare dhe ballkanike, por edhe për kombin shqiptarë dhe popujt tjerë të Gadishullit Ilirik.
Është koha e fundit të ndërrmerren të gjitha masat e duhura nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga forcat demokratike të vendit për ta demaskuar veprimtarinë kundërnjerëzore, kundërdemokratike, kundërshqiptare dhe kriminele të stalinistëve të Shqipërisë, të nanoistëve të Kosovës dhe të kriminelëve të Beogradit, dhe të detyrohën të japin llogari para organeve të drejtësisë së vendit dhe atyre ndërkombëtare për të gjitha të zezat, të ligat dhe të këqiat që ua bënë shqiptarëve dhe proceseve demokratike të vendeve të tyre.
Qendrat e vendosjes ndërkombëtare duke i ditur rrethanat ekzistuese në të cilat gjendet kombi ynë, në asnjë mënyrë nuk guxojnë ta njollosin popullin tonë me etiketa të ndryshme, që nuk kërkojnë me të vërtetën. Shqiptarët kanë treguar më tepër se njëherë, se është një komb me zemër të madhe. Është një komb ndër të rrallët, që i ka rujtur vlerat më të çmuara të trashigimisë përparimtare njerëzore, siç është solidariteti e toleranca ndërnjerëzore dhe fetare, mikëpritja, besa, respekti ndaj mikut, zemërgjerësia edhe ndaj armikut kur ai kërkon falje. Dhe si përfundim, pa përmendur të gjitha faktet tjera, duhet cekur se shqiptarët janë të vetmit në bortë, që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mbrojtën jo vetëm jahuditë dhe romët, por i mbrojtën edhe serbët, edhe pse në të kaluarën jo edhe të largët ata kishin bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve.
Dihet botërisht se shqipëtarët me voten e tij të lirë kanë treguar se nuk e duan komunizmin dhe mbeturuinat e tij – nanoizmin. Është e njohur se këto forca antishqiptare kanë pasur dhe po e kanë përkrahjen e hapur dhe të fshehtë të armiqve tanë shekullorë dhe të vëllezërve të tyre ideologjikë. Mu për atë edhe e morën pushtetin me mjete dhune në Shqipëri dhe po bëjnë përpjekje të shumëta ta marrin atë edhe në Kosovë. Populli ynë në Kosovë në të gjitha zgjedhjet i dënoi këto forca, por jo edhe sa duhet. Sivjet vota e tij është vendimtare. Vetëm vota e tij do të ketë fuqi për t’i rrëzuar përtokë, që të mos ngritën më kurrë në këmbë, për të gjitha të zezat që ia bënë shqiptarëve dhe shqiptarisë. Ngjarjet e fundit duhet t’i vetëdijësojnë edhe rrethin më të ngushtë të nanoistëve kosovarë se duhet të distancohën, bile edhe të leqitën prej tyre, sepse ata janë ndellakëqinjtë e Kosovës, janë kobi i familjeve të tyre, janë vegla të thjeshta në dorën e të huajëve që nuk ia donë të mirën Kosovës dhe as qytetarëve të saj
Situata e krijuar në Kosovë nuk u lejon forcave ndërkombëtare dhe as forcave demokratike të vendit të sillen siç janë sjellur deri më tash indeferentë ndaj krimit të organizuar, apo duke e luftuar atë simbolisht për të mos thënë vetëm verbalisht.
Është më se e domosdoshme të mirren të gjitha masat për zbulimin dhe dënimin e bandave kriminele që në Kosovë janë të krijuara nga Sigurimi i fsheftë serb( që dirigjohet nga Beogradi) dhe nga SHIK-u- (organizatë ilegale e krijuar prej spiunëve serbë që punuan në Sigurimin e Shqipërisë, apo që kanë luajtur rol të rëndësishëm në udhëheqjen e LPK-së, LBDK-së dhe UÇK-së). Këto banda kriminele e përgjakën dhe do ta përgjakin Kosovë, për- derisa nuk gjenden prapa grilave të burgut. Por qendrat e vendosjes ndërkombëtare si dhe UNMIK-u dhe KFOR-i e kanë për detyrë t’i blokojnë dhe t’i shkatrrojnë të gjitha mekanizmet serbë( politikë, diplomatikë, shtetrorë) për të pamundësuar shëndrrimin e pakicës serbe në instrument të politikës së tyre kriminele dhe shoveniste.
Çendrat e vendosjes ndërkombëtare duhet ta kenë të qartë se në rast se nuk e luftojnë krimin e organizuar me të gjitha format dhe mënyrat me përkushtim, Kosova do të futet në një krizë edhe më të madhe, ku si rrjedhim do ta ketë dështimin e faktorit ndërkombëtarë, jo vetëm në Kosovë por në gjithë Gadishullin Ilirik e gjetiu. Shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare janë para një provimi të rëndë historik. Vetëm së bashku në luftë kundër krimit të organizuar, mun të ecet përpara drejt realizimit të synimeve të përbashkëta për të fituar liria mbi robërinë, drejtësia mbi padrejtësinë, e vërteta mbi gënjeshtrën dhe të pavërtetën, demokracia mbi diktaturën dhe monizmin, e mira mbi të keqen, vyrtyti mbi vesin dhe njeriu besimtar mbi njeriun djall.
Siç dihet pararoja e tradhtisë kombëtare, të ‘’vdekurit për së gjalli’’ : Mejdani, Qosja, Demaçi, Bukoshi dhe pishpirikët e tyre, po sillën e pështillen kudo ku ka tubime apo manifestime të ndryshme, për t’u dukur se ende janë gjallë, edhe pse e dinë se më kurrë nuk do të fitojnë besimin e votuesëve shqiptarë për tu bërë të parët e saj. H. Hyseni edhe pse është edhe ai i ‘’vdekur për së gjalli’’, po luan rolin e të gjallit, pasi jaranat e H.Thaçit e afruan afër tyre, duke ditur se ka lidhje të forta me faktorë të sigurimeve të mëshefta të fqinjëve tanë. Por a thua edhe ca kohë do të luajnë rolin e të gjallëve kryepehlivanat e Nanosit : Xh.Haliti, H.Thaçi, R. Hajradinaj, A. Çeku dhe argatët e tyre me ‘’tituj shkencorë’’ e me ‘’grada ushtarake’’ të pa vlefshme ?! Duhet shpresuar se i Madhi Zotë sivjet do t’ua japë hakun, do t’i ndëshkoi siç i ndëshkoi më parë baqushkat e fares ruse E. Hoxhen, M. Shehun, Qosjen, Demaçin, Bukoshin, etj.

Botuar : Bota sot më 21. 04. -24.04. 2004

Loading