KOHA E FUNDIT ËSHTË QË PDK-JA TË BËJË NDRYSHIME RRËNJSORE

Shkruan : Shefqet Jashari-STROFCI

Këto ditë nanoistët e Kosovës në krye me Xavit Halitin do ta mbajnë kongresin e partisë së tyre. Se ç’far rruge dhe ç’far drejtimi do të marrë kjo parti ”e dalur nga lufta” varet nga shumë faktorë. Por, njëri ndër faktorët më të rëndësishëm do të jetë përbërja e delegatëve pjesëmarrës të atij kongresi. Po qe se padroni i PDK-së Xhavit Haliti, ka arritur që nëpërmjet pionit dhe krye argatit të tij Hashim Thaçin t’i bëjë delegatë kongresi rrogëtarët dhe pionët e tij, që i ka futur në të gjitha degët dhe pipat e PDK-së, me siguri kjo parti nuk do të bëjë kurrfarë ndryshimesh, dhe kështu, edhe më tutje do ta vazhdojë politikën e deritashme kriminele dhe antikombëtare.

Po qe se zgjedhjet për delegatë kongresi nëpër degët dhe pipat e kësaj partie kanë qenë demokratike,( mundësitë janë shumë të vogla) fitorja e Xhavit Halitit me kompani nuk është e sigurt, kur dihet se në radhët e kësaj partie përpos enveristëve axhami, nanoistëve dredhaxhi dhe anëtarëve të regjur të ish- sigurimit serbo-jugosllav, të cilët si kusht për ” t’ua ,,zbardhur” biografinë e tyre, u detyruan të ju nënshtrohen urdhrave të policisë sekrete të ish-UÇK-së( që udhëheqej nga Xhavit Haliti) për të bërë krime të llojllojshme. Është edhe rryma tjetër që përbëhet nga ish të burgosur politikë dhe qytetarëve të ndershëm profesionesh të ndryshme, të cilët qenë manipuluar me parulla ”patriotike” gjatë kohës së luftës dhe pas luftës nga “trojka” : “Haliti-Thaçi-Krasniqi” dhe rrogëtarët e pionët e tyre, por që sot e kanë kuptuar veprimtarinë e tyre kriminele.

Është shumë e arsyeshme që këto dy rryma( rryma antikombëtare dhe rryma demokratike) ta luftojnë njëra tjetrën. A do të fitoj Xhaviti me pionët e tij, për ta vazhduar edhe më tutje veprimtarinë e deritashme ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, apo do të fitojnë forcat demokratike, që do të punojnë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj, së bashku me forcat tjera demokratike të Kosovës, do ta shohim. Por duhet shpresuar se kjo kategori e njerëzve të manipuluar gjatë luftës dhe pas luftës me mjete dhe mënyra të ndryshme, e që sot janë forcat demokratike të kësaj partie, nuk do të pranojnë në as një mënyrë që edhe më tutje të mbesin dekor partie, dhe as të burgosurit e saj, por do të bëjnë përpjekje me të gjitha mënyrat për të bërë ndryshime të rëndësishme dhe rrënjësore në këtë parti. Pra do të ishte në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, të PDK-së dhe aleatëve të saj, po qe se forcat demokratike që gjenden në PDK-në, të fitojnë në këtë kongres, ndaj forcave të djallit të mallkuar, forcave të së keqe e të shëmtuarës, forcave të krimit të organizuar.

Duhet cekur se Xhavit Haliti dhe klani i tij është dobësuar shumë pas rrëzimit nga pushteti të Fatos Nanosit dhe bandës së tij kriminele. Veçmas pas aferave të ndryshme korruptive të argatët e tij që janë nën hetime, apo po dënohen për krime të shumta dhe të llojllojshme. Pra ky është një tregues i mirë se epoka e rrahagjoksave, kriminelëve, hajnave, përvetësuesëve të pasurisë shoqërore dhe privete, falsifikuesve të historisë, po perëndon.

Xhavit Halitin dhe argatët e tij po i pret dënimi! Përfundim i keq po i pret !

Bota sot: 24 janar 2013

Loading