Shefqet Jashari-STROFCI
Pas marrëveshjes së LAN-it dhe Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës, Xhavit Haliti me SHIK-un dhe pionët e tij, Thaçin e Veselin&compani, me veprimet e tyre destrukëtive dhe uzurpuese ndaj institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dëshmuan se demokracinë e kanë vetëm në gjuhë , por në veprimtari, zemër e shpirt e kanë stalinizmin. Në rrethanat e krijuara, po të kishte vetëm një fije burrnie Kryeministri në largim, do t’i mblidhte plaçkat nga Kryeministria e uzurpuar, për ta përgatitur mbrojtjen e tij me disa avokatë me autoritet ndërkombëtar, sepse arrestimi i tij është i paevitueshëm nga Gjykata speciale që është në formim e sipër. Duke ditur Thaçi se çka po e pret po përpëlitet ‘’si zorrët në prush’’, me shpresën e të mbyturit në ujë, i cili kapet edhe për një fije bari, për ta gjetur shpëtimin.
Keqinterpretimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpresa e rrejshme se me mjete komuniste, do ta uzurpoi së paku edhe për një mandat Kosovën, me synime të errëta që ta shkrryej edhe atë pasuri të saj që ka mbetur e pa shkrryer nga ai dhe jaranat e tij, por edhe ta shtyej burgosjen e tij, e kanë shti të bëjë bllokimin e procedurës për t’ua dorëzuar pushtetin aleancës së partive të opozitës, LAN-it dhe Vetëvendosjes. Ky veprim i tij, sa i pa logjikshëm aq edhe antikombëtar e ka futur atë në një rrugë pa krye, në atë rrugë që Kosova dhe qytetarët e saj edhe më tutje do të jenë objekt i skenarëve të rrezikshëm të përgatitur nga sigurimi sekret serb, i kyqur në të gjitha subjektet politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.
Thaçi dhe këshilltarët e tij duke qen të bindur se bllokada e tyre (ngërrçi politik) nuk mund të jetë i pa fundëshëm e vunë në veprim skenarin për ta destabilizuar Kosovën, duke bërë burgosjen e imamëve më të shquar të BIK-ut, dhe ca të tjerëve që kanë ndikim në opinionin e gjerë, me qëllim që të nxisin revoltën e qytetarëve të Kosovës për të bërë protesta, ku në at rast SHIK-u i PDK-së do t’i degjeneronte ato, siç veproi me protestat e vitit 2004. Por, qytetarët e Kosovës nuk ranë në grackën e keqbërsëve dhe profiterëve të luftës, për të bërë protesta, duke qenë të bindur se së shpejti të arrestuarit do të lirohen pasi që nuk ka as një të vërtetë në akuzat e policëve dhe gjyqtarëve të Thaçit se imamët e nderuar kanë nxitur,, përçarje fetare dhe përçarje kombëtare’’.
Edhe shtyrja e dorëzimit të pushtetit ish opozitës së bashkuar me shpresën se do t’i blej deputetët e LAN-it dhe të Vetëvendosjes, ashtu siç blihen bagëtitë në treg, dhe krijimin e rrethanave për zgjedhje të reja, është skenar për ta përçarë opozitën, që ajo të marrë veprime të ngutshme dhe të pa matura, faktorë këta që do ta ndihmonin Thaçin të bëhet edhe ,,de fakto’’ ,,mbret’’i pa shpallur i Kosovës.
Opinioni ynë e ka të qartë se Thaçi dhe Qeveria e tij (1 dhe 2) gjatë sundimit gati 8 vjeçar, gjithherë kur ishte në vështirësi nga opinioni i gjerë, për shkak të zbulimit të aferave të shumta korruptive dhe kriminele të njerëzve saj , i vinte në ndihmë SHIK-u i ,,Zekës’’, RTK-në e PDK-së, gazetarët ,,sahanlëpirës’’, analistë ‘’kakuda’’ dhe persona sharlatanë e xhambaz politik, argatët e Xhavit Halitit, për të shpifur afera të ndryshme skandaloze, siç u bë tash me burgosjen e lidershipit fetar, që opinioni i gjerë të merret me ta e të mos merret me problemet aktuale të papunësisë, skamjes, mjerimit, të korrupsionit, të krimit të organizuar dhe të krijimit të qeverisë dhe institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Tani edhe ,,zogjtë e malit’’ e kanë të qartë se para lufte dhe gjatë luftës klani i Xhavit Halitit në krye me pionët e tij Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, me vetëdije apo pa vetëdije punuan për realizimin e skenarëve dhe planeve të Sigurimit sekret të Serbisë për pastrimin etnik të Kosovës. Ndërsa pas luftës, Qeveria e Thaçit ( një dhe dy), me tërë kapacitetin e saj punoj në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj. E rjepën Kosovën duke ia uzurpuar po thuajse të gjitha resurset e saja. E shkatërruan arsimin, e shëndetësinë. Siguria e jetës, e pasurisë dhe integritetit moral nuk ekziston. Shteti ligjorë nuk funksionon fare. Korrupsioni dhe krimi i organizuar po lulëzon. Kosova u shendërrua në koloni serbe, burim i pashterrshëm për ta mbushur buxhetin e saj me Euro të fituara nga shitja e mallit të saj. Bisedimet e Thaçit me jaranat e Milloshit bëri që pavarësia e Kosovës dhe funksionimi i shtetit të saj do të jenë me defekte të pa përmirësueshme.
Krijimi i aferës së ,,përçarjes fetare dhe kombëtare’’ që ua mëveshi Thaçi dhe kryepolicët e tij imamëve më të shquar të Kosovës, edhe pse është një gënjeshtër dhe shpifje shumë e ligë, kur dihet se shqiptarët nuk kanë pasur dhe as nuk kanë përçarje fetare, i bëri një shërbim të çmuar propogandës serbo-sllavo- greke për të përhap shpifjen ndaj popullit tonë. Se shqiptarët nuk kanë pasur kurrë dhe as sot nuk kanë përçarje fetare e din tërë bota. Këtë e dëshmoi më së miri edhe Papa gjatë vizitës së tij në Shqipëri, me çka i bëri paçavura shpifjet e Thaçit, SHIK-ut të Halitit dhe pushtetarëve serb. Faktet e shumta dëshmojnë se Thaçi me kompaninë e tij ka bërë përçarje të thella kombëtare dhe përçarje fetare. Është një fakt që se luan topi se vet Thaçi është nxitës i përçarjes fetare e jo imamët e nderuar, pasi që në dy qeveritë e tija nuk e pa të arsyeshme ta kyqi në qeverinë e tij një personalitet që i përket vëllezërve tanë të besimit krishterë për ta udhëhequr së paku një ministri. A nuk dëshmon ky fakt se Thaçi është jo vetëm përçarësi ndërfetar por edhe mohues i ekzistimit të vëllezërve tanë të besimit krishterë. Sa i përket përçarjeve kombëtare, që Thaçi dhe gjyqtarët e tij ua mveshën po ashtu imamëve të shquar të qyteteve kryesore të Kosovës, janë gënjeshtra ‘’për hava’’, pasi që është e ditur se mësuesit e fesë, hoxhallarët dhe priftërinjtë shqiptar kurrë në historinë tonë të gjatë nuk kanë bërë kurrfarë përçarje, por të bashkuar kanë punuar për synime tona kombëtare. Atë përçarje të shëmtuar, përçarjen kombëtare dhe ndërnjerëzore e dinë shqiptarët dhe e gjithë bota se e bënë në mënyrë profesionale spiunët serb, duke i manipuluar bajraktarët e ,,farës ruse’’, profiterët e luftës, ateistët, të padijshmit-sakatët në tru, karrieristët e sëmuar për pushtet, në krye me Xhavit Halitin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Qosjen, Adem Demaçin, Bujar Bukoshin, Hydajet Hysenit, Ibrahim Kelmendin e shumë te tjerë, që opinioni i njeh mirë se kush janë.
Fatkeqësishtë të gjitha këto të liga që ia bëri Kosovës dhe qytetarëve të saj Xhavit Haliti me argatët dhe pionët e tij, Serbia po i shfrytëzon për ta bindur opinionin e gjerë dhe faktorin ndërkombëtar në shpifjet e saja shekullore se ,,shqiptarët nuk janë popull shtetëformues, janë destabilizues të vendit të tyre dhe të regjionit’’.
Qytetarët e Kosovës po presin me pa durim që seanca e ardhshme e Parlamentit të Kosovës të jetë frytëdhënse, duke shpresuar se deputetët që e kanë marrë votën e tyre, me zgjuarsi e durim dhe me fakte ta bindin klikën e Xhavit Halitit se janë të dështuara përpjekjet e tyre që me mjete komuniste t’i përvetësojnë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, kur dihet se nuk kanë vota për ta zgjedhur kryeparlamentarin nga radha e deputetëve të tyre dhe as formimin e Qeverisë së Kosovës.
Botuar : Bota sot, 01.10. 2014