Shkruan: Shefqet Jashari-Strofci
Duke e lexuar denoncimin e Besnik Lajqit ndaj mikut të tij Xhabir Zharkut “shih http://indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=19674 – Xhabir Zharku denoncohet nga dhëndrri’’, dhe komentet e shumë lexuesëve në lidhje me atë denoncim, po e shoh të nevojshme t’i vej në dukje disa argumente që dëshmojnë se Besnik Lajqi është jo vetëm gënjeshtar por dhe shpifës ‘’me diplomë’’. T’i shohim faktet:
Në denoncimin që Lajqi ia bënë mikut të tij Xhabitr Zharkut, jep këtë deklaratë për Ahmet Krasniqin: ‘’ Duhet te hetohet vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit. Në fillim te shtatorit te vitit 1998 me ra rasti të takoj ketë njeri tek një mik i imi ne Durrës. Duke ja tregu ndodhitë e luftës në Kosovë. Ahmet Krasniqi me thotë se si mundesh të më takosh me disa njerëz qe ti i njeh nga organizimi i juaj. Unë i dërgoj fjalë Zharkut se duhet te vjen ne Tiranë që të kontakton një person. Pas 2 ditëve erdh nga Tropoja Zharku. Takimin e lamë tek një banësë aty pas Piramidës në Tiranë ku e kishte me qira Ahmet Krasniqi. Aty u takuan disa njerëz te cilët nëse vjen momenti do ti tregoj. Unë nuk pranova që të jam në atë takim. Pas ati takimi takova Zharkun dhe më tha se është një takim i mirë për neve. Ky tha se Ahmet Krasniqi dha shume informacione dhe ne fund ja nguli vetit me një bisedë shume te rëndësishme. Ahmeti ju paska than se nëse nuk mi plotëson kushtet qe me ka premtua Bukoshi për furnizim te armatimit unë do të dal ne gazeë, në TV, e do të tregoj për shumë gjera te këqija që i ka berë Bukoshi. Kjo bisedë i kishte gëzuar shumë këta. Zharku tha edhe me vra dikush tash këtë i jetë Bukoshit sepse Ahmeti do t`ja qet dallaveret ne shesh. Pas disa ditëve dëgjova në lajme se është vra Kolonel Ahmet Krasniqi…’’
Të shiqojmë se si e shpjegon atë takim Besnik Lajqi në ‘’kujtimet’’ e tia të botuar në ‘’Bota sot’’ më 12 dhjetor 2012 nën titullin : ‘’E vrasim Ahmet Krasniqin dhe faji i mbetet Bukoshit’’ : ’’Ministri Ahmeti më tha : më duhesh të më takosh me disa njerëz, të cilët merren me furnizim dhe armatime dhe me organizim. Unë shkova në Tropojë ku i takova disa djem, ku ju tregova situatën dhe biseden me Ahmetin. Pas tri ditëve ua organizova takimin.’’
Shtrohet pyetja cila deklaratë e Lajqit është e vërtetë dhe cila gënjeshtër. Lajqi e ka për obligim të ju shpjegon lexuesëve se ishte apo nuk ishte në Tropojë për të biseduar me ‘’komandant Zezen’’-siç e quan ai Zhabir Zharkun ? A nuk është ky një fakt që dëshmon se Lajqi është gënjështarë ‘’me diplomë’’ ?
Të shohim tani se kush e ka takuar Besnik Lajqin me nipin e Aziz Zhilivodës, Ahmet Krasniqin:
‘’Isha në gjumë. Ishte mëngjes. Baci Sabri më trokit në derë të apartamentit tim në Durrës. Kur trokiti u zgjova nga një ëndërr e tmerrshme. Sabriu më tha, eja se dua të takohesh me një njeri që ka dëshirë të të njohë. Ishte fjala për nipin e Aziz Zhilivodës,(fjalen e ka për Ahmet Krasniqin.vërejtja ime) për të cilin kisha dëgjuar shumë herë nga shokët e tij. U takuam aty te Plepat në apartamentin e Bacit (ashtu e thirrshin Sabriun të gjithë). Unë i tregova se në Kosovë luftëtarët janë të bashkuar dhe se nuk kanë ndasi.’’…’’Biseduam disa orë. Ishte fjalë pakt dhe vetëm dëgjonte’’.( Shih Bota sot: 12.12. 2012-edicioni për boten e jashtme)
Lajqi në përgjigjen e tij ndaj reagimit tim të botuar në ‘’Bota sot’’më 12-16 janar 2013 deklaron: ’’Unë, në përgjigjen që ua dhashë paraprakisht në gazetën kombëtare “Bota sot”, nuk ju bëra as një pyetje. Por, tash po ju pyes, i nderuar: Ju në këtë shkrim të fundit pse nuk më tregoni se ju ishit ai që e organizuat takimin tim me Ahmetin?! ( shiko shkrimin e Lajqit me titull:’’Në Hotelin Rogner dhe në Qeverinë Bukoshi ishte UDB-a’’, botuar në ‘’Bota sot’’ më 07.1.2013). A nuk po shihet se Besnik Lajqit ‘’nuk i pret asnjëherë sopata në një vend’’? A nuk tregon edhe ky fakt se kemi të bëjmë me një gënjeshtarë dhe shpifës me namë.
Të shigojmë se si i shpjegon Lajqi mbarëvajtjen e takimit në mes Ahmet Krasniqit dhe tre kolegve të tij ( anëtarë të SHP të FARK-ut) dhe tre përfaqësuesve të UÇK-së, (që njëri prej tyre ishte Xh.Zharku,) në kallximin penal kundër XH.Zharkut: ‘’Takimin e lamë tek një banës aty pas Piramidës nëTiranë ku e kishte me qira Ahmet Krasniqi. Aty u takuan disa njerëz te cilët nëse vjen momenti do i tregoj. Unë nuk pranova që të jam në atë takim. Pas ati takimi takova Zharkun dhe me tha se është një takim i mirë për neve. Ky tha se Ahmet Krasniqi dha shume informacione dhe ne fund ja nguli vetit me një bisedë shume te rëndësishme. Ahmeti ju paska than se nëse nuk mi plotëson kushtet qe me ka premtua Bukoshi për furnizim te armatimit unë do te dal ne gazet ne TV do te tregoj për shume gjera te këqija qe i ka ber Bukoshi. Kjo bisedë i kishte gëzua shume këta. Zharku tha edhe me vra dikush tash këtë i jetë Bukoshit sepse Ahmeti do t`ja qet dallaveret ne shesh. Pas disa ditëve dëgjova ne lajme se është vra Kolonel Ahmet Krasniqi me erdh shume keq për ketë njeri sepse kishte mendime serioze për organizimin e luftës ne Kosovë’’.
Të shohim se si e shpjegon atë takim në’’ kujtimet’’ e tija Besnik Lajqi që i ka botuar në Bota sot: ‘’Takimi ishte në banesën e tij, aty prapa Piramidës. Në atë takim merrnin pjesë disa luftëtarë të thjesht, disa komandantë me përvojë të gjatë ushtarake dhe disa të tjerë të vetëshpallur si ‘’komandanta’’. Në mesin e tyre ishte edhe komandant Zeza. Unë nuk kisha dëshirë të marr pjesë aty dhe të dija se çka bisedonin. Pas bisedës u takova me Shefqetin, i cili kishte ardhur nga Zvicra. Ky kishte marr pjesë në atë takim dhe më tregoi pak a shumë mbi bisedën. Sipas tij, Ahmeti kishte thënë se unë dua të jem ushtar i thjesht nën komandën Tuaj. Të bashkohemi të bashkëpunojmë se kemi një armik të përbashkët. E kishin lënë të takoheshin prapë në ditët e ardhshme. Në mbrëmje takoj ‘’komandant Faqeziun’’. Kur më pa ia nisi të qeshë:’’Haaaaaa valla me njerin që na ke taku, hahaha! Na ke taku me ata që kanë qenë oficera të Titos, eprorë të Jugosllavisë, me ata që na kenë dënu , me ata që edhe sot janë kundër neve . Këta janë të njejt si ushtarët e Milloshit…’’. Shih’’ Bota sot’’ të datës 12 dhjetor 2012-edicioni për botën e jashtme).
Lajqi me këtë deklaratë më shpifë mua dhe nëpërmjet meje Ahmet Krasniqin, kur gënjen se është takuar me mua pas përfundimit të takimit dhe se gjëja e paskna informuar seAhmet Krasniqi paska deklaruar se ‘’ unë dua të jem ushtar i thjesht nën komandën Tuaj’’( të ‘’komandant Zezes’’) Po të kishte thënë Ahmet Krasniqi diçka të tillë, që mendja dhe arsyeja e shëndosh nuk e pranon, me siguri ‘’komandant Zeza’’ do ta informonte Besnik Lajqin me gëzim se Ahmeti ka pranuar të jetë ‘’nën komanden e tij’’. Kjo pra është një shpifje debile dhe një rrenë ‘’për hava’’.
Do ta ceku edhe një gënjeshtër dhe shpifje tjetër të besnik Lajmit që e bëri ndaj meje: Ai në ‘’kujtimet’’ e tia deklaron: ‘’Janë disa gjëra që duhet t’i sqarojë, pasi që nuk patëm asnjë takim pas vitit 1998, përveç se në vitin 1999, kur isha mysafir te ju për ngushëllime të një nipi, nëse nuk gaboj, i vrarë në luftë. Aty nuk patëm mundësi që t’i bisedojmë ato ndodhi të asaj kohe, të vitit 1998…’’ Kur në reagimin tim të botuar në ‘’Bota sot’’ e hudhi posht atë gënjeshtër të Lajqit me faktin se ‘’që nga viti 1993 e deri më sot nuk kam hapur të pame për vdekjen e ndonjë anëtari të familjes sime të ngushtë dhe të gjerë, dhe as të ndonjë nipi i vdekur në luftë( se nuk kam pasur as një nip dhe as ndonjë anëtarë të familjes të vdekur në luftë) dhe se Besnik Lajqi, asnjëherë për të pame dhe as për gëzim nuk ka qenë mysafiri im’’. Besnik Lajqi del me një deklaratë tjetër që bie në kundërshtim me deklaratën e tij të parë kur thotë: ’’Nuk pranon se kam qenë në vizitë tek ai dhe e kam bërë një natë konak te zotëri Shefqeti në Zvicër. Vallë nuk kanë dëshirë të dinë edhe të tjerët atë që di unë. Shejtanin e kam përcjellë dhe i kam qenë në konak. Pse e heshtë këtë të vërtetë vallë?’’ (shih Bota sot: 4 mars 2013-ediconi për botën e jashtme)
Siç po shihet Lajqi në deklaratën e dytë e mohon deklaratën e tij të parë, se ishte te unë ”në të pame’’. Po ashtu kishte harruar se çka kishte thënë më parë: ‘’ se nuk patëm mundësi të bisedojmë për ndodhitë e vitit 1998’’. Tash Lajqi deklaron se te unë paska ardhur në vizitë dhe jo për të pame dhe se e paska bërë një konak te unë në Zvicër. Një gjë nuk e kam të çartë: Si ka mundësi mysafiri ta përcjellë të zotin e shtëpisë nga shtëpia e tij?! Besnik Lajqi deklaron se ai më paska ‘’përcjell’’ kur ‘’paska qenë te unë në Zvicër?!’’. Shtrohet pyetja si ka mundësi që mysafiri ta përcjell të zotin e shtëpisë? Lajqi duhet të jep sqarime se ‘’me dhunë më përzani nga shtëpia ime’’, apo ‘’e bleu prej meje’’ dhe pastaj ‘’më përcjelli’’ për ta ‘’thyer qafen kah më shohin sytë’’. ( Shih:’’Bota sot’’ më 04. 03. 2013)’’.
Siç po shihet në bazë të këtyre argumenteve që na i ka dhënë vet Besnik Lajqi vërtetohet se ai është edhe gënjeshtarë edhe shpifës’’me diplomë.’’ Për ta pasur lexuesit ende më të qartë se në realitet kush është Besnik Lajqi u propozoj lexuesëve të nderuar t’i lexojnë reagimet e mia të plota ndaj shpifjeve dhe gënjeshtrave të Besnik Lajqit, tij të botuara në Bota sot, të cilat do t’i gjejnë në Web faqen time të internetit: www.shefqet-jashari-strofci.ch
Më 07. 11. 2013