A THUA DO TI SHPËTOJNË NJOLLËS SË TRADHTISË ISA MUSTAFA DHE RAMUSH HAJRADINAJ

Shefqet Jashari-STROFCI

Njerëzit që dinë të mendojnë e kanë të qartë se e gjithë makineria propagandistike dhe diplomatike e Serbisë po punon me kapacitet të plotë për ta bindur faktorin ndërkombëtarë, përfshi edhe miqtë tanë tradicional se intervenimi i tyre ushtarak kundër tyre për shkak të Kosovës ishte i gabuar.

Është ma se e logjikshme se Serbia nëpërmjet kanaleve të saja diplomatike ju ofron miqve të saj, si dhe miqve tanë dokumente sekrete për veprimtarinë kriminele të lidershipit të Kosovës, (por edhe të Shqipërisë) pasi që në ato vepra kriminele janë të përfshirë edhe njerëzit e saj me qëllim që t’i jipet material Serbisë për ta luftuar pavarësinë e Kosovës dhe neve shqiptarëve si popull dhe si komb me shpifjet e saja tash më të njohura.

Mjerisht propagandën serbe po e ndihmojnë edhe ,,patriotët’’tanë fjalamanë, të cilët tjetër flasin e tjetër bëjnë. Krijesa këto që bëhen argat të thiut e të birit të thiut, zagarë të çakajve të Ballkanit, vetëm që të ju ndihmojnë ata në mënyra të ndryshme për ta marr pushtetin mbi shqiptarët. Me këtë kategori të llumit-tumit shqiptarë kanë punuar, po punojnë dhe do të punojnë sigurimet e huaja sekrete, për t’i bërë pari të shqiptarëve. Dhe pastaj nëpërmjet veprimtarisë së tyre kriminele ta na shpifin neve se jemi popull ,, jo shtetformues’’, hajna e kriminel, destabilizues të vendit tonë dhe të regjionit’’. Po sikur të mos kishte fakte të shumta për paaftësitë tona , për veprimtarinë kriminele të klasës politike shqiptare, me disa përjashtime, presidenti i Serbisë Nikoliq nuk do të bënte atë shpifje të zezë siç e bëri para opinionit publik ( të vendit të tij dhe atij ndërkombëtar), pas përfundimit të ndeshjes futbollistike Shqipëri-Serbi.

Me siguri edhe faktori ndërkombëtarë që vepron në Kosovë nuk ka fjalë të mira për klasën politike të Kosovës. Do të mjaftonte të merret në shqyrtim vetëm ngërçin politik që e krijoi Qeveria në detyrë e Hashim Thaçit, nëpërmjet E. Hasanit dhe A. Jahjagës, për të kuptuar të vërtetën e hidhur se në dorë të kujt kanë rënë qytetarët e Kosovës për t’i qeverisur. A nuk tregon ky fakt se Kosova ende nuk ka shpëtuar nga skenarët e rrezikshëm të sigurimeve sekrete të fqinjëve tanë.

Fatmirësisht skenarin e fundit ogurzi të PDK-së së Xhavit Halitit, që kishte për synim ta destabilizonte Kosovën, për t’ia zgjatur jetën qeverisë në detyrë të Hashim Thaçit, e shkatërroj me themel faktori ndërkombëtarë në krye me ambasadoren shumë të respektuar të SHBA, Tracey Ann Jackobson, shkatërrim ky shumë i mbarë për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi që u krijuan rrethanat që shumë shpejt të themelohen institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht këtë atmosferë të mirë që na e krijoi faktori ndërkombëtar, e prishën ekstremistët e LDK-së dhe AAK-së duke bërë luftë mediatike në mes veti se kush duhet të jetë kryeministër i vendit, në vend se të bisedojnë për atë çështje shtruar dhe qetë krerët e VLAN-it. Do të ishte mirë që Xhavit Haliti t’i falënderonte përzemërsisht këshilltari numër një i Ramush Hajradinajt dhe krerët e disa degëve të LDK-së, që i frynë përçarjes, me çka i anashkaluan qëllimet për çka është krijua shumica parlamentare nga VLAN-i.

Dihet se Isa Mustafa dhe Ramush Hajradinaj, siç çdo njeri tjetër, gjatë veprimtarisë së tyre kanë pasur suksese dhe mossuksese. Vendimin që do ta marrin këto ditë për zgjedhjen e mosmarrëveshjes që kanë lindur në mes lidershipit të partive të tyre, e përcaktojnë vendin që do ta zënë në historinë tonë më të re.

Po qe se as njëri prej tyre nuk lëshon pe, për ta tejkaluar mosmarrëveshjen dhe si përfundim, VLAN-i përçahet për shak të tyre, është një dëshmi dhe argument shumë i fortë se qëllimet e tyre për krijimin e VLAN-it, nuk kanë qenë të sinqerta kur kanë thënë se po bashkohen për ta shpëtuar Kosovën nga qeverisja e keqe dhe kriminele e Hashim Thaçi. Pra, vet po dëshmojnë se ata kanë pasur për qëllim të vijnë në pozitën e kryeministrit, që do tua mundësonte plaçkitjen dhe përvetësimin e asaj pasurie që ka mbetur pa u përvetësuar nga klani i Xhavit Halitit dhe Hashim Thaçit. Por duhet ta kenë të qartë se në rast se nuk merren vesh së bashku me lidershipin tjetër të VLAN-it, se kush prej tyre do ta udhëheq qeverinë, si njëri si tjetri do ta njollosin vetëveten me njollën e tradhtarit, njollë që do t’u jetë trashëgim pasarësve të tyre. Ndërsa ajo njollë e zezë që ia vunë vetit në ballë do t’i bëjë të vdekur për së gjalli.

Kriminelët janë të humbur! Përfundim i keq po i pret!

La Chaux-de Fonds, Boturar në “Bota Sot” më 18.11.2014

Loading