1.SHQIPRIA KOMUNISTE NUK ISHTE E INTERESUAR PËR FORCIMIN E NJË ORGANIZATE KOMBËTARE, Siç ISHTE ORGANIZATA QË E DREJTONTE METUSH KRASNIQI, JUSUF GËRVALLA DHE BASHKËVEPRIMTARËT E TYRE
Shkruan : Shefqet Jashari-Strofci
Riokupimi i Kosovës nga serbo-jugosllavët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ; ngadhnjimi i djajve komunist në Shqipëri mbi forcat djathtiste, dhe ardhja në pushtet e bajraktarëve të farës ruse në cilësinë e vazalëve, në gjithë hapsirën tonë kombëtare, i sollën popullit tonë tragjedinë më të rënd gjatë gjithë historisë së tij. Gjysmë shekulli populli ynë u përballë me të ligat e shumta që ju erdhën nga armiqët tanë shekullor nepërmjet ‘’parisë’’ dhe ‘’udhëheqjes’’ së tij, që ishte këmbë e krye të lidhur me Beogradin, Moskvën dhe Pekinin. Këta kokëkrisur për t’i ruajtur interesat e tyre personale dhe klanore u shëndrruan në rrogtarë, vazal dhe skllevër të Rankoviqit, Titos, Stalinit, Hrushqovit dhe të Mau Ce Dunit.
Forcat e shëndosha kombëtare, edhe pse të pakta në numur, nuk u pajtuan me robrinë serbo-jugosllavo-bolshevike, por e kundërshtuan atë të keqe me të gjitha mjetet që mund t’i venin në përdorim, edhepse kushtet për një rrezistencë të mirëfilltë nuk egzistonin. Formimi i organizatave ilegale në Kosovë, menjëherë pas okupimit të saj nga partizanët e Titos, ishte hapi i parë i një rrezistence të organizuar. Burgosjet dhe dënimet e rënda të intelektualëve dhe veprimtarëve të dalluar, që i vuan themelet e rrezistencës ilegale në Kosovë, nga ana e OZN-ës dhe UDB-ës jugosllave, nuk i arritën qëllimet që kishin për demoralizimin e popullit tonë dhe shpërnguljen e tij për në Turqi. Përkundrazi, të gjithë masat e dhunës së organizuar që kryheshin kundër popullit tonë e forcuan shpresen e fitorës së çështjes shqiptare, dhe të ngadhnjimit të drejtësisë mbi padrejtësinë, pasi që ishin të bindur se ‘’zullumi këputet prej së trashuri’’, në një ditë, kur shqiptarëve do tu vie ’’shteku’’. Me burgosjen dhe dënimin e intelektualëve nacionalistë, që i përkisnin NDSH-së, menjëherë pas masakres së Tivarit dhe shuarjes së kryengrirjes së Drenicës, dhe të Ana Moravës së Gjilanit, ishte një goditje shumë e rëndë për nacionalizmin shqiptarë, ishte një humbje e madhe për Kosovën dhe për shqiptarinë. Formimi i Organizatës : ’’Partia Rrevolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë’’, nga Metush Krasniqi më 1957, ishte një përpjekje serioze për rimëkëmbjen e NDSH-së, ishte përpjekje me përkushtim për ringjalljen e nacionalizmit shqiptarë në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, ishte një përpjekje e qëlluar për vuarjen e kontakteve me aleatët e kombit tonë anglo-amerikanët, ishte një përpjekje që Lëvizja jonë për çlirim dhe bashkim kombëtarë të gjej përkrahje nga shtetet demokratike të Evropes Perendimore dhe të SHBA-ve. Burgosja dhe dënimi i veprimtarëve të kësaj organizate në krye me Metush Krasniqin më 1958 do të ketë pasoja të rënda për Lëvizjen tonë kombëtare, pasi që ajo do të marri krejtësishtë tjetër kahje. Zbulimi dhe dënimi i veprimtarëve të organizatave ilegale të Kadri Halimit dhe Ali Aliut më 1961 dhe më vonë të organizatës së Adem Demaçit më 1964 bëri që Lëvizjajonë kombëtare të bëj ndryshime rrënjsore . Ajo tani nuk drejtohej nga djathtistë siç drejtoheshin organizatat e mëparshme,( NDSH-eja dhe dy organizatqë i drejtonte e Metush Krasniqit) por drejtohej nga intelektualë majtistë, që kishin bindje komuniste ( Ali Alija, Adem Demaçi etj. ). Udhëheqësitë e këtyre organizatave të mëvonshme përpos LNÇKVSHJ mbështetjen dhe përkrahjen nuk e pritnin dhe as nuk e kërkonin nga aleatët tanë të natyrshëm anglo-amerikanët dhe shtetet demokratike të Evropës Perendimore, por mbështetjen dhe përkrahjen e pritnin nga kampi i llagerit socialist, nga Shqipëria, BRSS-ja dhe Kina. Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini dhe Enveri ishte udhëheqja ideore e shumicës dërmuese të veprimtarëve të organizatave ilegale që u krijuan në Kosovë. Mbështetjen për veprimtarinë e tyre e gjenin në shpjegimet teorike të Leninit, që i kishte paraqitur në librin e tij : ’’ Revolucioni socialist dhe e drejta e popujve për vetvendosje’’. Partia Komuniste Shqiptare-PPSH-jadhe Radio Tirana luajtën rol antikombëtar duke u bërë autoparlant të Beogradit (1944-1948), të Moskvës (1948-1962) dhe të Pekinit (1962-1976), dhe njëkohësishtë shpërdan egjrën komuniste( ideologjinë komuniste) në gjithë hapsirën tonë kombëtare. Ushqimi i popullit tonë, veçmas i rinisë, me egjrën komuniste pati dhe ende ka pasoja tejet të rënda për Lëvizjen tonë kombëtare, që lufton për çlirim dhe bashkim kombëtar. Në veçanti dëme dhe pasoja të rënda ka pësuar Shqiptaria, pasi që shumica dërmuese e ‘’udhëheqjeve’’shqiptare ende janë në agoninë e egjres komuniste. Nacionalizmi shqiptarë ka pësuar goditje të rëndë dhe është shtru për toke si rrjedhojë e ndjekjes këmba-këmbës të barësëve të tij nga klyshët e Beogradi, të Moskvës dhe të Pekinit, që u bënë ‘’udhëheqje’’ e Shqipërisë dhe e Kosovës. Egjra ( ideologjia) komuniste u bë ushqim shpirtërorë i rinisë shqiptare në dy anët e kufirit, në saje gënjeshtrave dhe manipulimeve që i bënte PPSH dhe Radio Tirana, duke e quar në qiell ideologjin e kamufluar të pansllavizmit rus marksizëm- leninizmin. Duhet kuptuar se vështirësitë me të cilat po përballohet sot populli ynë në gjithë hapsirën tonë kombëtare, nuk janë pasojë e perçarjeve të sotit, por janë rrjedhojë e mbjelljes së farës ruse në të gjitha trojet tona etnike, dhe të politikës antikombëtare të PKSH-PPSH-së, dhe udhëheqjes së saj : Milladin Popoviqit, Enver Hoxhës, Dushan Mugoshës, Lirie Gegës, Mehmet Shehut, Koqi Xoxës, Hysni Kapos, Spiro Kolekës, Ramiz Alisë, Fatos Nanosit etj.
Po qe se dëshërojmë të kemi sa më shumë fakte dhe dëshmi për ndriqimin e gjendjes në të cilën ndodhemi, për të nxjerrë mësime, që do të na shërbenin për tejkalimin e vështërsive në të cilat ndodhemi, është e domosdoshme të njihet veprimtaria e organizatave ilegale që u formuan në Kosovë gjatë sundimit serbo-jugosllav. Duhet cekur se e gjithë veprimtaria ilegale që u zhvillua në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare gjatë sundimit serbo-jugosllav nuk u konsolidua si duhet për t’u bërë një organizatë e fortë, që do të drejtonte dhe do të kryente veprimtari të llojllojshme ilegale, gjysmëlegale, dhe legale, në vazhdimësi, deri sa të na vie shteku për t’i pre prangat e robërisë. Të gjitha organizatat ilegale që janë formuar në Kosovë janë zbuluar nga OZN-a dhe UDB-ja jugosllave menjëherë pas kryerjes së aksioneve të para, dhe se në shumicën e rasteve është zbuluar pothuajse e gjithë struktura udhëheqëse e organizatave ilegale. Duhet cekur se burgosja dhe dënimi i veprimtarëve të veprimtarisë ilegale edhe pse ishte një dështim për Lëvizjes tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar, luajti rol me rëndësi në ngritjen e vetëdijes kombëtare, dhe të forcimit të shpresës te shtresat e gjëra të popullsisë se robëria do të jetë e përkohshme, dhe se një ditë prangat e robërisë do të këputën, pasi që ‘’zullumi këputet prej së trashuri’’, por edhe për faktin se populli shifte se gjenden forca në mesin e tyre që punojnë për reallizimin e synimeve madhore kombëtare.
Duhet pranuar se rrethanat ndërkombëtare,( formimi i Birosë informative) dhe ato jugosllave,( Plenumi i Brioneve) e ndihmuan Lëvizjen tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar në shumë drejtime, për të arrijtur suksese të rëndësishme në ngritjen e vetëdijes kombëtare, si dhe në realizimin e disa të drejtave kombëtare, që përbënin bazën e sukseseve të mëvonshme në të gjitha lëmitë e jetës,( Kushtetuta e 1974, formimi i Univerzitetit të Prishtinës, etj. ).
Lëvizja jonë kombëtare edhe pse nuk kishte Qendër (kokë) vendimmarrëse një pjesë e veprimtarëve të saj ishte e vetëdijshme se me vdekjen e Titos, Jugosllavia do të futej në procesin e ç’bërjes, si rrjedhojë i luftës së pa kompromis që do të zhvillohet në mes shovenizmit serb dhe nacionalizmit kroato-slloven, prandaj ndërrmuarën që ishte e mundur që populli ynë të përgaditej për momentin e duhur ‘’kur t’i vie shteku’’ për ta hjekur nga qafa zgjedhën e robërisë serbo-jugosllave njëherë e përgjithmonë. Kështu në fund të vitit 1976 u krijua ‘’Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi’’(LNÇKVSHJ), kryetarë i së cilës u zgjodh atdhetari demokrat dhe mësuesi i atdhedashurisë Metush Krasniqi. Faktet dëshmojnë se Sigurimi i Shqipërisë nuk ka qenë i kënaqur me platformën e kësaj organizate, sepse ajo nuk mbështetej në ideologjinë e djallit të mallkuar, marksizëm leninizëm dhe as në veprat e kryedjajëve komunist: Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe as të Enverit, por në ideologët e Rilindjes Kombëtare dhe në platformën politike të Lidhjes së Prizrenit.
2.CIA MË VITIN 1999 PATI DALË ME TË DHËNA TË DOKUMENTUARA SE NË ORGANET E LARTA SHTETRORE TË SHQIPËRISË PUNOJNË MË TEPËR SE 150 SPIUNË SERBO-JUGOSLLAVË.
Sigurimi i Shqipërisë qysh me kontaktin e parë që pat me këtë organizatë, tregoi paknaqësi dhe mllefosje ndaj udhëheqjes së kësaj organizate, pasi që, ajo nuk e pat autorizuar përfaqësuesin e saj që qe dërguar në Tiranë (për t’u takuar me përfaqësues të organeve të shtetit të Shqipërisë), t’ua tregonte emrat e udhëheqësëve të organizatës. Ajet Haxhiu kishte këmbngulur që sëpaku të dinte për njeriun që e kishte dërguar, por nuk kishte pas arrijtur sukses. Kontaktet e mëvonshme të përfaqësuesëve të Organizatës, ( Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Sabri Novosellës, Ramadan Pllanës, Sheremet Saraçit, Xhafer Durmishit etj,) me përfaqësues të Organeve shtetrore të Shqipërisë në Tiranë, Stamboll dhe Vjenë e gjetiu treguan se Shqipëria nuk ishte e interesuar për rritjen dhe forcimin e një organizate thjesht kombëtare, siq ishte organizata që e drejtonte Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe bashkëveprimtarët e tyre, por ishte e interesuar për formimin e organizatave komuniste. Menjëher pas formimit të LNÇKVSHJ, Sigurimi i Shqipërisë kishte angazhuar njerëz për formimin e organizatave ilegale, marksiste -leniniste në Kosovë. Njëri ndër të parët që më njoftoi se kishte biseduar me Bujar Hoxhën në Parisë dhe i kishte propozuar për të formuar Partinë komuniste-marksiste-leniniste të Kosovës, ishe Ramadan Pllana. Ky veprimtarë nuk e pat kryer porosinë e B.Hoxhës, pasi që ishte i bindur se Kosovës i duhet një organizatë thjeshtë kombëtare, që do t’i bashkonte të gjitha shtresat e popullësisë në luftë kundër robërisë serbo-jugosllave, prandaj edhe ju bashkangjit Organizatës së Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës me një grup shokësh, sepse aty e gjeti vendin e jo në ndonjë organizatë komuniste. Më vonë me përkrahjen e Sigurimit të mëshefë të Shqipërisë u formuan disa organizata dhe grupe komuniste : Avdullah Prapashtica e pat formuar ‘’Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi,( PKMLSHJ), Hydajet Hyseni Organizatën marksiste-leniniste të Kosovës ( OMLK-në), dikush tjetër e patën formuar’’Partinë e Luftës Kundër Revizionizmit’’, etj. Shtrohet pyetja pse PPSH dhe Sigurimi i Shqipërisë ishin të interesuar për formimin e organizatave komuniste në kohën kur në Kosovëishte formuar një organizatë thjesht kombëtare, programi i sëcilës do të mund t’i bashkonte të gjitha shtresat e popullësisë në luftë kundër robrisë serbo-jugosllave ? Përgjigja është e ditur kur dihet se për Enverin dhe partinë ishte e qartë se ç’far rreziku paraqiste formimi dhe forcimi i një organizate thjesht kombëtare për regjimin dhe pushtetin e tyre, siq ishte LNÇKVSHJ e cila më programin e saj nuk parashihte që zgjedhja e çështjes së Kosovës do të vie me ‘’ngadhnjimin e revolucionit socialist në botë’’, dhe të fitores së marksizëm-leninizmit në Jugosllavi mbi ‘’revizionizmin moderrn’’ të Titos, siq parashihte dhe besonte Enver Hoxha dhe klika e tij. Përgjegja do të ishte edhe më e plotë, po qe se do t’i cekum disa nga faktet që dëshmojnë se Enveri dhe partia nuk e kishte hallin e Kosovës dhe të shqiptarëve, qëedhe për fajin e tij kishin mbetur nënë robrinë serbo-jugosllave, por e kishin hallin e ‘’ngadhnjimit të socializmit dhe komunizmit në botë’’, dhe ‘’forcimit të diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave në Shqipëri’’, që ishin mekanizëm për ruajtjen e pushtetit të tij me çdo mënyrë. Për Enverin dhe klikën e tij do të ishte tradhti ndaj socializmit dhe komunizmit po qe se përkrahet nacionalizmi shqiptarë në Kosovë, kur dihet se ai i përdori të gjitha mjetet( tradhtinë, vrasjen pas shpine, ndihmën e të huajve etj) për t’a luftuar atë në gjithë hapsirën tonë kombëtare. Pra klikës së Tiranës nuk i shkonte për shtati krijimi i organizatave nacionaliste në Kosovë dhe as në botën e jashtme, por i përshtatej krijimi i organizatatave komuniste, sepse nepërmjet tyre e kontrollonte Lëvizjen kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar, dhe sipas nevojës mund të intervenonin me forma të njohura stalinste, që ajo të mos i dali prej dore në as një mënyrë.
Tani nuk është vështirë të kuptohet prapavija e veprimeve të njerëzëve përgjegjës të Shqipërisë kundër LNÇKVSHJ, prandaj ka shumë fakte që dëshmojnë se kundër LNÇKVSHJ dhe platformës së saj politike nuk ishte vetëm Jugosllavia dhe UDB-ja jugosllave por ishte edhe PPSH dhe Sigurimi i Shqipërisë. Njerëzit e pa informuar nuk do të pajtohën me këtë vlerësim, por fatkeqësishtë kjo është një e vërtetë e hidhur ndër shumë të vërteta tjera edhe më të hidhura, për të cilat opinioni ynë ende nuk është plotësisht i njoftuar. Siç dihet komunisto-çetnikët serbo-jugosllav e krijuan Partinë Komuniste të Shqipërisë me disa shqipfolës më 1941. Që nga ajo ditë kur serbo-jugosllavët krijuan struktura udhëheqëse në Shqipëri, që do të punojnë sipas këshillave dhe diktatit të tyre, popullit tonë ju krijuan rrethanat e mbrendshme dhe të jashtme për të ra nën robrinë serbo-jugosllavo-bolshevike. Edhe pse forcat e djathta shqiptare dhe aleatët tanë anglo-amerikanët, bënë përpjekje për të krijuar rrethana tjera, që do të dobësonin faktorin serbo-jugosllav dhe ruso-bolshevik, nuk patën sukses. Kolera komuniste dhe robria serbo-jugosllave e mbuloi hapsirën tonë kombëtare. Kryedjajtë e kuq në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar u bënë spiuj dhe vazal të qendrave komuniste : Beogradit, Moskvës dhe Pekinit. PKSH-PPSH dhe Radio Tirana u bënë autoparlantë të kryedjajve komunistë : Titos, Stalinit, Hrushqovit dhe Mao Ce Dunit. Sigurimi i Shqipërisë, që u krijua nga OZN-a jugosllave, kreu urdhërat e spiujve serb, rus dhe kinez që i krijuan qerdhet (klanet) e tyre në këtë institicion të rëndësishëm shtetrorë, që fatkeqësishtë edhe sot e gjithë ditën veprojnë kundër interesave shqiptare.( CIA- amerikane më vitin 1999 pat dalur me të dhëna të dokumentuara se në organet e larta shtetrore të Shqipërisë punojnë më tepër se 150 spiuj serbo-jugosllav). Se sa spiuj grekë dhe rusë punojnë në Shqipëri nuk dihet, por me siguri numri i tyre nuk është më i vogël se i spiujëve serb. Po ashtu nuk dihet se sa spiujë të shërbimeve të huaja punojnë në Kosovë dhe Viset tjera shqiptare. Fatkeqësishtë edhe pas gjithë këtyre të ligave që e gjetën Shqipërinë, Kosovën dhe Viset tjera shqiptare, një pjesë e madhe e intelegjencisë, dhe politikajve tanë, nuk janë në gjendje të kuptojnë, se burimi i të gjitha tragjedive që e gjetën popullin tonë, burimi i të gjitha përçarjeve që lindën në mes nesh, janë pasojë e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare në Shqipëri dhe ardhjes në pushtet të komunistëve shqiptar. Pra, kolera komuniste që e përfshiu kombin tonë, solli në të njëjtën kohë edhe legalizimin e vijes antikombëtare në të gjitha trojet tona etnike, dhe krijoi rrethanat dhe kushtet që në të gjitha vendbanimet shqiptare dhe në institicionet e tia shtetrore dhe kulturore, të krijohën qerdhet e sigurimeve të mëshefta të çakajve të ballkanit dhe aleatëve të tyre. Pra, të gjitha këto të liga që na gjetën janë rrjedhojë e veprimtarisë antikombëtare të bajraktarëve të farës ruse, që luanin rolin e pushtetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por në fakt ata ishin spiuj dhe vazalë të serbo-sllavo-grekve, kuptohet që ka pasur edhe përjashtime. Nuk mund të shpjegohët me një shkrim gazete e gjithë veprimtaria antikombëtare e bajraktarëve të farës ruse, por duhet veçuar se kreu politik dhe shtetrorë i Shqipërisë pengoi rritjen dhe forcimin e Lëvizjes tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar, mu nga shkaku se spiujtë e armiqëve tanë shekullor patën zënë pozita udhëheqëse në kreun e PKSH-PPSH-në, në Qeverinë, dhe Sigurimin shtetrorë të Shqipërisë. Enver Hoxha, Koqi Xoxe, Mehmet Shehu, Lirije Gega, Hysni Kapo, Ramiz Alija, Fadil Hoxha, Fatos Nanosi, etj, sëbashku me Milladin Popoviqin dhe Dushan Mugoshën e mbollën, e rritën dhe e zhvilluan farën ruse- farën e pansllavizmit rus, që ndryshe quhet stalinizëm-rankoviçizëm në të gjitha trojet tona etnike. Më vonë ‘’dyshi’’ Tito-Kardeli e mbollën një variotet tjetër të farës ruse në Jugosllavi-Kosovë, që quhej ‘’titizëm’’ apo ‘’socializmi vetqeverisës’’. Kjo farë ruse për dallim nga fara e pansllavizmit rus ( stalinizmi-enverizmi-rankoviqizmi ), qytetarët e saj nuk i ushqej vetëm me egjër komuniste,( ideologji bolshevike-leniniste) por edhe me ushqime tradicionale të popujve që e përbënin Jugosllavinë. Pra, edhe Kosova dhe shqiptarët e robëruar arrijtën ca suksese të rëndësishme në saje të zëvendësimit të rankoveqizmit me titizmin. Faktet dëshmojnë se prishja e Enver Hoxhës me Titon nuk ka ardhur për çështje të Kosovës, siq mundohën ta paraqesin disa kokëkrisur shqiptarë, por erdhi si pasojë e prishjes së Titos me Stalinin, për qështje dominimi, dhe për çështje të interesave të tyre shtetrore dhe kombëtare. Enver Hoxha për këta dy kryedjej komunistë nuk paraqiste asgjë tjetër përpos se një piun në tabelën e shahut, lojë e pamshirshme që luhej në mes dy kryedjajve komunistë. Fatkeqësishtë, Enver Hoxha nuk mbledhi mend kurr. Ai mbeti axhami- vazal lojal, her i njërit, her i tjetrit kryedjallë. Në vend që t’i shfrytëzonte konjukturat politike që krijoheshin kohëpaskohe në dobi të kombit tonë, ai mbeti nën ndikimin e spiujve serbo-ruso-grek. E gjithë veprimtaria e tij politike shkonte në dobi të shovenizmit serb. Vetizolimi i Shqipërisë, mbështetja në ‘’forcat e veta’’ , ndalimi me kushtetut i marrjes së kredive nga jashtë, ‘’lufta e klasave’’, ‘’mbrojtja e pastërtisë së marksizëm-leninizmit’’ etj, bënë që klasa politike shqiptare ta qojnë në vend amanetin e Pashiqit, i cili para se të vdiste ju pat thënë bashkëpuntorëve të tij : ‘’ Pasi që nuk mundëm të pengonim bërjen e Shqipërisë, atëherë duhet të punojmë që ajo të jetë sa më e dobët ekonomikisht, pa forcë ushtarake, dhe pa aleatë dhe autoritet të fuqishëm ndërkombëtarë’’.
3.VITET 1979-1981 PARAQESIN FILLIMIN E PERIUDHËS KUR LËVIZJA JONË KOMBËTARE DO TË BËJË NJË HAP DREJT ÇLIRIMIT KOMBËTAR
Pra, kur në Kosovë u krijua Organizata kombëtare : ‘’Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi’’ Shqipëria e Enver Hoxhës nepërmjet Radio Tiranës dhe shtypit të saj bënte një fushatë të egër kundër ‘’ imperializmit amerikan’’, ‘’socialimperializmit rus’’, ’’revizionizmit moderrn jugosllav ’’ dhe ‘’revizionizmit kinez’’. Pra për Enver Hoxhën dhe PPSH-në nuk ishte detyrë parsore mbrojtja e interesave kombëtare, por ‘’mbrojtja e pastërtisë së marksizëm-leninizmit’’, mbrojtja e ‘’internacionalizmit proletar’’ dhe mbrojtja e ‘’diktaturës së proletariatit’’. Këta tradhtar të kombit, çdo ditë betoheshin se rrugën e nisur nuk do ta lëshojnë, po qe se detyrohën në vend buke të hanë edhe bar. Pra, Enver Hoxha në vend se në pleqëri të vie në veti dhe të bëjë përpjekje për ndreqjen e gabimeve të rënda që i pat bërë sa ishte në moshen e re, dhe t’i mëshonte shkelëm poçavrës sëpansllavizmit rus- leninizmit, që edhe vet rusët i kishin mëshuar shkelëm, se i kishte futur në një rrugë të pa krye, diktatori i kuq shqiptar, bënte avantura politike dhe ekonomike, që e qonin në tradhti edhe më të rënda kombëtare. Pra në këto rrethana dhe kushte që e kishte quar Shqipërinë banda kriminele e Enver Hoxhës ishte e pamundur të kryente detyrën që e kishte ndaj pjesës së kombit, që kishte mbetur jashtë kufinjëve shtetrorë të Shqipërisë, me fajin e parisë shqiptare, por më tepër edhe me fajin e tij. Prandaj ishte e pamundur që organet shtetrore të Shqipërisë ta ndihmonin LNÇKVSHJ-në , kur qysh në kontaktin e parë që e patën me përfaqësuesin e saj, kuptuan se nuk ishte organizatë komuniste-leniniste, por ishte një organizatë thjesht kombëtare, që kishte synime çlirimtare, por jo edhe ideologjike, siç dëshironin ata.
Vitet 1979-1981 paraqesin fillimin e periudhës kur Lëvizja jonë kombëtare për çlirim do të bëjë një kërcim cilësor përpara. Veprimtaria ilegale dhe legale do ta plotësonin njëra tjetrën. Vizita e Titos në Prishtinë u parapri me parolla anti titiste dhe anti jugosllave në gjithë Kosovën. UDB-ja jugosllave arrijti t’i zbulonte disa celula tëorganizatave që vepronin atëher në Kosovë, në mesin e të cilave u zbuluan edhe dy-tri bërrthama të Komiteteve Qarkore dhe vendore të LNÇKVSHJ, që për pasoj pati largimin e dy anëtarëve të udhëheqjes qendrore të organizatës, Jusuf Gërvallës për në Slloveni- Gjermani dhe të Sabri Novosellës për në Shqipëri-Turqi. Edhe dy anëtarë të udhëheqjes qëndrore u burgosën, ndërsa në Kosovë edhe mëtutje mbeti të vepronte shumica e udhëheqjes qendrore( Komiteti Qëndror) dhe Komitetet Qarkore, dhe Komitetet e vendit, që drejtoheshin nga kryetari i saj Metush Krasniqi. Burgosjet e fundvitit 1979 dhe fillimit të vitir 1980, patën jehonë të madhe në Kosovë si çdo burgosje tjetër e mëparshme. Njerëzit e thjeshtë që i kishte lodhur robëria serbo-jugosllave, duke u nisur nga dëshira e madhe që veprimtarinë ilegale ta shihnin sa më të fuqishme, çdo burgosjeje që bëhej, nuk e merrnin si dështim, por e merrnin si fitore, se ‘’rrushi sheh rrushin dhe pjeket’’. Në veçanti pati bujë arratisja e Jusuf Gërvallës i cili kishte bërë emër në jetën kulturore dhe publike në gjithë hapsitën tonë kombëtare. Ai u bë legjendë e gjall për gjindëshmerinë, guximin, dhe aftësinë që tregoi për t’i hikur burgosjes së sigurt në momentin e fundit, kur veç ishin bërë përgaditjet e fundit për burgosjen e tij nga udbashëte çartur jugosllav.
Ardhja e Jusuf Gërvallës në Gjermani bëri bujë edhe në diasporën shqiptare. Ishte hera e parë që një intelektual i mirëfilltë, një intelektual dhe atdhetar që kishte bërë emër me veprimtarinë e tij artistike, të merret haptas edhe me veprimtari patriotike. Ardhja e tij në Gjermani igëzoi shumëatdhetarë që donin të punonin, por nuk dinin se si të vepronin, apo dinin çka duhet të punonin, por nuk kishin aftësi t’i kryenin punët që duhej t’i kryenin. Jusufi po sa erdhi në Gjermoni, në saje edhe të vëllaut dhe bashkëveprimtarit të tij Bardhoshit, i cili kishte fituar një përvojë të vëlefshme pune dhe bashkëpunimi me njerëz të gjeneratave dhe shtresave të ndryshme, kuptoi se çka ishte parësore, çka dytësore dhe çka ishte e pa rëndësishme fare në veprimtarinë që duhej të kryhet. Veprimtaria e tij e gjërë kombëtare, publike, politike dhe organizative bënë ndryshime të mëdha sasiore dhe cilësore në rritjen dhe zgjerimin e veprimtarisë patriotike në Gjermani, Zvicër e shtete tjera të Evropes Perendimore. Puna e tij ndikoi shumë edhe në aktualizimin e çështjes së Kosovës në mjetet e opinionit publik në Gjermani dhe atë ndërkombëtar. Ai ishte intelektuali i parë i mirëfilltë i Kosovës i cili e filloi luftën kundër Jugosllavisë haptas pa u maskuar me maska, dhe pa ju trembur syri se po e rrezikonte jeten e tij dhe familjen e tij nga shërbimi sekret jugosllav, që edhe në Evropën Perendimore vepronte nepërmjet emigracionit ekonomik shqiptar dhe emigracionit politik serb. Jusuf Gërvalla duke parë se emigracioni (politik dhe ekonomik) shqiptarë në Evropën Perindimore mund të bëhej një krah i fortë i çështjes madhore kombëtare, nëse punohet me mend dhe me menquri, filloi të punojë me përkushtim, që këtë kapital shqiptarë ta vej në shërbim të Shqiptarisë. Shtëpia e tij u bë shkollë për atdhedashuri. Vinin dhe shkonin njerëz palë palë për të mësuar se si do t’i dilet në skej me Jugosllavinë. Bënin pyetje të llojllojshme, shpeshherë edhe asosh që tregonin se niveli i vetëdijes kombëtare ishte tepër i ultë. Por, Jusufi kishte durim që bashkëbiseduesin ta dëgjonte deri në fund, dhe pastaj dal nga dal i jepte përgjigje të duhur, pa e nënqmuar, apo pa e qortuar atë, që nuk dinte edhe gjërat e thjeshta. Vëllai i tij Bardhoshi dhe bashkëshortja e tij Syzana u bënë bashkëpuntorët e tij më të ngusht. Syzana përpos punëve të shtëpisë dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve, e ndihmoi Jusufin në përgaditjen teknike të revistave dhe gazetave që ai i bënte gati për botim. Bardhoshi ishte një intelektual i zgjuar. Ishte një poliglot i rrallë. I fliste dhe i shkruante shtat gjuhë të huaja : gjermanishten, frengjishten, anglishtën serbokroatishtën, sllovenishten, italishtën dhe turqishten. Qysh nga dita e parë që ka shkuar në Gjermani ka kryer profesionin e Punëtorit social. Një profesion që i mundësonte të kishte kontakte me njerëz të shtresave, moshave dhe profesioneve të ndryshmëm, por edhe të krijonte miqësi të sinqert jo vetëm në mesin e bashkëkombasëve të tij, por edhe në mesin e shtetasëve gjerman dhe të komuniteteve të ndryshme, që punonin dhe jetonin në Gjermani. Ai kryente punë për të cilat duhej t’i vente në veprim të gjitha aftësië e tija në shërbim të zgjedhjes së problemeve që ju dilnin bashkëkombasëve të tij në jetën e përditshme.Pra, Bardhoshi me aftësitë intelektuale dhe organizative, përvojen dhe miqtë që i kishte fituar në mërgim, u bë dora e djatht e vëllait të tij Jusufit, pa të cilin Jusufi nuk do të kishte mundësi të kryente gjithë ato punë që shkonin në dobi të çështjes madhore kombëtare. Pra, Jusufi me punën e tij, të vëllait, bashkëshortes dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, i vuari themelet e veprimtarisë së mirëfilltë kombëtare jashta atdheut. Ai krijoi bazën për nxerrjen e gazetave dhe revistave duke krijuar mjete teknike për shtypjen e tyre. Shkruajti tekste që demaskohej politika antishqiptare e regjimit të Beogradit dhe të kukllave të tyre që i kishin vu në Kosovë. Ua la në disponim një numër të madh shkrimesh Ibrahim Kelmendit dhe Kadri Zekës, për t’i zgjedhur vet ato që ju pëlqenin për organet e organizatave të tyre. (I.Kelmendi ishte themeluesi i ‘’Frontit të Kuq Popullor’’, ndërsa Kadri Zekës ishte përfaqësues i Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës (OMLK-së) në Zvicër. Ai e ndihmoi I.Kelmendin për nxerrjen e organit të organizatës së tij ’’Bashkimi’’. ( në periudhën kohore shkurt 1980- janar 1981, të numrit 2,3 dhe 4. Edhe Kadri Zeken e ndihmoi në nxerrjen e organit të OMLK-së ‘’Liria’’. Për këtë më së miri na flet bashkëveprimtari i Jusufit, Xhafer Durmishi i cili sëbashku me Jusufin dhe Bardhoshin ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ, ( Jusufi bënte pjesë në udhëheqjen ngusht tëorganizatës). Xhafer Durmishi në një shkrim të pabotuar jep të dhëna të shumta për veprimtarinë e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe veprimtarëve tjerë.
4.JUSUFI NUK ISHTE NGA ATA QË VETËM JEPTE URDHRA DHE KËRKONTE LLOGARI PËR KRYERJEN E TYRE
Për bashkëpunimin e Jusuf Gërvallës me Kadri Zekën thotë :’’ Ai,( fjalën e ka për Jusufin.vërejtja ime) Kadri Zekës i ofroi ndihmë ashtu siç i kishte ndihmuar më parë Ibrahim Kelmendit. I la në disponim disa artikuj Kadri Zekës që të zgjedh për numrin e tretë të Lirisë, i cili doli në mars 81, nën mbikqyrjen teknike të Jusuf Gërvallës, i cili e radhitë dhe bëri të gjithë punën grafike për nxerrjen e numrit të tretë. ….Jusufi përgaditi teknikisht numrin 4-5 të Lirisë që doli në korrik dhe kontriboi me artikuj’’.
Veprimtaria e tij ishte e gjërë. Kontaktet e tija me bashkombas bën që shumë individ të kyqën në veprimtarinë ilegale, që zhvillohej në botën e jashtme. Faridin Tafallari, njëri ndër antarët e parë të LNÇKVSHJ që dha betimin para Jusuf Gërvallës në Gjermani, dhe pastaj me aktivitetin që kreu u bë njëri ndër bashkëveprimtarët e ngusht të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në librin e tij :’’Terror, Dhimbje, Qëndresë’’ jep shumë të dhëna që kanë të bëjnë me veprimtarinë patriotike dhe veprimtari ilegale, të Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Sabri Novosellës, Ibrahim Kelmendit, Xhafer Durmishit, Xhafer Shatrit, Hasan Malës, Faredin Tafallarit, Emrush dhe Mustafë Xhemajli, Saime Zeka- Isufi, dhe aktivistëve të shumtë të LPK-së, kontributi i të cilëve një ditë do të vehet në peshojën e historianit ( shkencëtarit) të paanshëm, dhe do të dihet saktësisht se kush nga ta qoj ujë në mullinin e shqiptarisë e kush në mullinin e armiqve tanë shekullorë. Jusufi dhe Bardhoshi shumicën e kohës së lirë ia kushtuan kontakteve me bashkëkombas. Bisedat e tyre me ta ndikuan në rritjen e veprimtarëve që do të merren me çështje kombëtare. Zotëri Tafallari tregon kontaktin e parë që e kishte pasur me Jusufin dhe Bardhoshin. ‘’ Sokoli( pseudonimi i Jusufit) më pyeti për shumë gjëra dhe nuk ma ndante shikimin. Fliste si një intelektual dhe poet atdhedashës. Po ashtu edhe Bardhi. Jusufi më foli se si duhet të jetë një patriot shembull në gjithçka për të tjerët. Veç dashurisë për atdheun ,( thoshte Jusufi) nevoitet vendosmëria, guximi, gatishmëria për sakrifica, etj.’’. Tafallari tregon se më vonë, kur ai u bë antarë i organizatës së Jusuf Gërvallës- LNÇKVSHJ, e ka shoqëruar në shumë takime, që pati me puntorë shqiptarë, që jetonin dhe punonin në Gjermani. Ai thotë : ‘’Së bashku me Jusufin shkonim dhe takonim puntorë kosovarë. Kudo që ishte i pranishëm Jusufi lente përshtypje të mirë te punëtorët. Ishte i menqur, i ditur dhe i thjeshtë. Nuk përtonte të udhëtonte edhe me qindra killometra vetëm e vetëm për të sqaruar punëtorët kosovarë dhe për t’i përgaditur ata për të ardhmen’’. Por Jusufi nuk ishte prej atyre që vetëm jepte urdhëra dhe kërkonte llogari për kryerjen e tyre. Ai raportet ndërnjerëzore i kuptonte reciproke dhe të ndërsjallta. Njerëzit me të ishin të lirë t’i shprehnin mendimet e tyre, sepse Jusufi i dëgjonte dhe i rrespektonte pa marrë parasysh se a pajtohej me botkuptimet e tyre apo jo. Siq tregon Tafallari, në një takim tjetër që kishte pasur me Jusufin, kishte kërkuar nga ai ta shkruaj një dramë. Tafallari shpresonte se me shokët e tij do të arrijnë ta përgadisin për ta qfaqur me rastin e festimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit (1980)). Jusufi ishte një intelektual zemërbardh. Ai i gëzohej suksesit të çdo shqiptari që arrinte suksese në jetën e përditshme, në familje dhe në shoqëri. Veçmas e gëzonte suksesi i veprimtarëve të lamive të ndryshme kur venin një gurë të qmueshëm në kalanë e Shqiptarisë. Jusufi mbrenda një kohe të shkurtër e shkruan një dramë dhe ia jep z.Tafallarit. Tafallari me një grup shokësh e përgaditën dramën, por qfaqja nuk u dha, për shkak se dy persona që kishin role me rëndësi në atë dramë nuk erdhën ditën që duhej të qfaqej drama dhe kështu e gjithë puna e Tafallarit me shokë ra në ujë. Megjithatë kremtimi i festës u bë. Përgaditjet tjera nuk dështuan. Bardhoshi kishte pas siguruar një aparat projektimi filmash. Ai e qfaqi filmin shqiptar ’’Gunat mbi tela’’, ndërsa Jusufi ju kishte folur të pranishëmëve për jetën dhe vepren e lavdishme të Skënderbeut, dhe për krijimin e perspektivës për realizimin e synimet tona kombëtare. Pati recitime dhe në fund edhe pyetje nga të pranishmit, që Jusufi me ëndje i sqaronte bashkombasit për paqartësitë e tyre në lidhje me çështje të ndryshme të aktiviteteve patriotike dhe gjendjes aktuale në Kosovë.
Kontaktet që i pati me bashkëkombas e bindën Jusufin se është e nevojshme nxerrja e një reviste me anën e sëcilës do të ndihmonte bashkëkombasit për ta kuptuar sa më mirë gjendjen në të coilën ndodhej kombi ynë, dhe për të propoganduar domosdonë e organizimit për ngjarrje të bujshme që i parashihte se do të ndodhën pas vdekjes së Titos. Për këtë qëllim nxorri revistën ‘’Lajmëtari i lirisë’’ ( numri i parë doli në gusht të 1980, numri dy në tetor dhe numri tre në janar të 1981).Një titull simbolik, me një përmbajtje që do të forconte shpirtinliridashës dhe luftarak të bashkëkombasëve të tij; një rëvistë që do të pranohet aq mirë,jo vetëm në diasporën shqiptare, por edhe në Kosovë e gjetiu ku arrijti të shpërndahej dorë pas dore. Jusufi pra, ua solli bashkëkombasëve të tij ‘’Lajmëtarin e lirisë’’- një revistë kombëtare, një revistë, që me aq përkushtim mbrojti shqiptarinë, dhe të të drejtat e shqiptarëve të përkëmbur nga robëria e dyfisht jugosllavo-bolshevike, një revistë që do të bëhet e kërkuar dhe e dashur për të vjetrin dhe për të riun, një revistë familjare. Dhe më të vërtetë Jusuf Gërvalla me revistën e tij u bë Lajmëtari i Lirisë, jo vetëm për gurbetçarët, që jetonin jasht atdheut, larg familjes, por edhe për shqiptarët që ëndrronin, e donin, e gjakonin dhe punonin pa kursim për Lirinë e shqiptarëve. Jusuf Gërvalla i nxjerri vetëm tre numra të Lajmëtarit të lirisë, në periudhën kohore gusht 1980- janar 1981. Me siguri botimi i revistes nuk do të ndërpritet po të mos e kishte botuar OLMK-ja rëvistën ‘’Liria’’. Jusufi mbronte qëndrimin e tij personal dhe të organizatës së tij( LNÇKVSHJ-së ) se të gjitha organizatat ilegale duhet të bashkohën në një organizatë të vetme, me një udhëheqje të vetme, me një statut, me një program dhe me një organ të vetëm. Prandaj me botimin e dy numrave të parë të organit të OLMK-së ‘’Liria’’, Jusufi e ndërpreu revistën e tij. Ndërprerja e Lajmëtarit të lirisë u bë për shkakun se filluan bisedimet për bashkimin e organizatave, prandaj Jusufi donte që të japi shembullin konkret, se bashkimi nuk vjen vetvetiu, por për të duhet të gjithë të kontribojnë me punë konkrete. Ai duke ‘’matur me kandarin e vet’’ mendonte se bashkimi i organizatave në një organizatë të vetme do të bëhet shumë shpejtë, por ashtu nuk doli. Edhe pse Jusufit ju kishin lënë duart e lira për të vendosur kur do nxjerrte organin e LNÇKVSHJ-së ‘’Zëri i Kosovës’’ ai e zhagiti daljen e tij duke shpresuar se do të kontribonte në përshpejtimin e bashkimit të organizatave në një organizatë të vetme. Vetëm kur dështuan bisedimet për bashkimin e LNÇKVSHJ dhe OMLK-së, që u mbajtën në Stamboll në tetorin e vitit 1981 në mes Kadri Zekës, që e përfaqësonte OMLK-në, dhe Sabri Novosellës dhe Bardhosh Gërvallës, që e përfaqësonin LNçKVSHJ-në , Jusuf Gërvalla e nxerri organin e LNÇKVSHJ-së, ‘’Zëri i Kosovës’’ në nëntor të 1981, ndërsa numri dy del nga shtypi në janar të 1982. Edhe Kadri Zeka me veprimtarinë e tij ilegale në Zvicër, me bisedat që i pati me punëtorë dhe me botimin e revistës ‚’Liria’’krijoi një rreth aktivistësh që kryen një punë të mirë në organizimin e demostratave gjatë vitit 1981 në Zvicer.
Shovenizmi serb ishte përgaditur të bënte ndryshimmin e Kushtetutës së vitit 1974 qysh më heret, kur udhëheqja politike e Serbisë kishte dalur me të ashtuquajturin ‘’Libri i gjelbërt’’, ku paraqitnin paknaqësitë e tyre me ndryshimet kushtetutare që u bënë pas fitorës së klanit të Titos mbi klanin e Rankoviqit. Demonstrata e studentëve të 11 marsit për përmirësimin e kushteve të studentëve, krijuan kushtet për organizimin e demostratave të mëdha të 1 dhe 2 prillit të po ati viti, kur policia jugosllave vrau, plagosi dhe burgosi qytetarë të Kosovës. Shqiptarët hyjnë në një luftë të pabarabart me Jugosllavinë, që më tepur ju shkonte në interes Serbisë se sa shqiptarëve, që ishin nënë thundren e okupatorëve serbo-jugosllav. Klasa politike shqiptare e Kosovës në atë periudhë kohore, si edhe më heret, më tepër i mbronin interesat serbe se sa interesat shqiptare, ndërsa një pjesë e intelegjencisë së lartë shqiptare, kreu punën e robit kur i përkrahnin haptas masat serbe për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Studentët dhe rinia shkollore ishte ajo shtresë e popullësisë, që luajti rol me rëndësi duke mbajtur të ndezur zjarrin e rrezistencës kombëtare kundër robërisë serbo-jugosllave. Organizatat ilegale që vepronin në Kosovë në situatën e krijuar nuk patën mundësi t’i bashkërëndisin akcionet dhe veprimet e ndryshme ilegale dhe legale, për shkak se nuk patën arrijtur të bëjnë bashkimin e tyre në një organizatë të vetme me një qendër komanduese të vetme.
Masat e dhunës dhe të terrorit që i ndërrmuar Jugosllavia në Kosovë, ngjallën shpirtin luftarak tek veprimtarët, intelektualët dhe puntorët shqiptarë që jetonin dhe punonin në Evropën Perendimore për t’u solidarizuar me kërkesat e studentëve shqiptarë të Univerzitetit të Prishtinës, duke organizuar demonstrata në qendrat politike kryesore të Gjermanisë, Zvicrës dhe të Belgjikës. Këto demonstrata i organizuan Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe bashkëveprimtarët e tyre. Demonstrata u mbajtën në Munih, Shtutgard, Bon, Dyseldorf, Bern, Zurih,Gjenevë dhe Bruksel. Rëndësia e këtyre demonstratave ishte se nepërmjet tyre njoftohej opinioni i gjër i Evropes Perendimore me padrejtësitë që i bëhej popullit Shqiptar në Jugosllavi; njihej me dhunën serbe në Kosovë, dhe me kërkesat e studentëve dhe të popullësisë shqiptare në Kosovë. Gjatë mbajtjes së demostratave shpërndaheshin pamflete në gjuhën gjermane, franqeze etj, me anën e të cilave jipeshin të dhëna të sakta për shkeljen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe të Viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Këto demonstra patën një rëndësi të madhe edhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare tek puntorët shqiptarë, që punonin në Evropën Perendimore dhe gjetiu jasht atdheut. Patën bërë jehonë të madhe në Kosovë, Jugosllavi dhe shtete tjera të Evropës dhe të Amerikës. UDB-ja jugosllave, që i kishte qerdhet e saja kudo nepër Evropë, bëri përpjekje të mëdha për t’i penguar punëtorët shqiptarë, që të mos marrin pjesë në demonstrata, në radhë të parë, duke i friguar ata për pasojat që do t’i kanë kur të kthehën në vendlindje. ( marrja e pasaportës, burgosjet etj). Faredin Tafallari në librin e tij : ‘’Terror, dhembje, qëndresë’’ në mes tjerash, na trgon edhe për luftën e ashpër që bëhej në mes veprimtarëve shqiptarë, që i prinin masës nepër demonstrata për t’ihudhur në ujë planet e spiujve serbojugosllav, që puntorët shqiptarë të mos marrin pjesë në demostrata.
5.POSA I PAMË SPIUNËT JUGOSLLAVË QË FOTOGRAFONIN DEMONSTRUESIT, DISA PREJ NESH NË KRYE ME BARDHOSHIN, IU SULËM, UA RRËMBYEM APARATET DHE I SHKELMUAM
Ai thotë :’’Në një demonstratë që u organizua në Shtutgard nëprill 1981 nga Jusufi, njerëzit e UDB-ës dhe të konsullatës Jugosllave në Shtutgard kishin përgaditur njerëzit e tyre që të filmonin e të fotografonin pjesëmarrësit në demonstratë, dhe, që pastaj t’i merrnin në pyetje kur të këtheheshin në Kosovë…Kështu ata donin të frikësonin bashkatdhetarët tanë në mërgim që të mos merrnin pjesë në demonstratë….Në një shtëpi të përfaqësisë Jugosllave ishin grumbulluar 7-8 vetë me lloj lloj aparatesh. Porsa i pamë, disa prej nesh me në krye me Bardhoshin, ju sulëm shkallëve përpjetë dhe u futëm brenda. Ua rrëmbyem aparatet ; aty ishte edhe një i quajtur Bashkim Hisari, shqiptar që në atë kohë punonte në konsullatë. Ky u mundua që të na sulmonte, por nuk ia arrijti dot sepse Bardhi dhe të tjerë prej nesh, shkelmuam Bashkimin. Edhe ca të tjerë nga ata me aparate hangrën disa grushta si dhuratë për ‘’punën’’policore, kurse aparatet i thyem’’. ’’.
Duhet cekur se kërkesa kryesore që dëgjohet gjatë mbajtjes së demonstratave nëpër Kosovë dhe gjetiu jashtë Kosovës ishte ‘’ Kosova republikë’’, që binte në kundërshtim me kërkesën e LNÇKVSHJ, e cila luftonte për çlirimin e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin amë- Shqipërinë. Njerëzit kishin paqartësi të shumta dhe nuk kuptonin se cila kërkesë është më reale dhe më e drejtë.
Këto paçartësi dhe keqkuptime tejkaloheshin në tubimet që mbaheshin pas përfundimit të demostratave apo gjatë tubimeve festive, kur bashkëkombasit tuboheshin në ndonjë sallë që rezorvohj që më parë. Zotëri Tafallari në librin e tij i jep të plota përgjigjet e Jusuf Gërvallës dhe të Kadri Zekës( që vet i ka inqizuar) në pyetjet e bashkëkombasëve, që i shtruan në tubimin festiv të mbajtur më 28 nëntor 1981, për të festuar Ditën e Flamurit. Tafallari tregon se ‘’Jusufi kishte gjetur një sallë të madhe dhe të bukur afër Ludwigsburgut për të festuar 28 Nëntorin ; Për këtë kishte përgaditur edhe fletë-thirrjet. Ne ato i kemi shpërndarë te shumë bashkatdhetarë, në Gjermani por edhe në Zvicër….Pat ardhur edhe Kadri Zeka me të fejuarën e tij, Saime Jusufi, ( Bulja) dhe me shokë të tjerë….Kadriu ishte shumë i dashur dhe i afërt me shokët….Në Zvicër ai i kishte zhvilluar ndërgjegjen kombëtare të punëtorëve shqiptarë dhe i kishte aktivizuar ata për çështjen e Kosovës…’’. Do t’i citojë disa pjesë nga përgjigjet e Jusuf Gërvallës dhe të Kadri Zekës, që i kam nxerr nga libri i lartpërmendut i z.Tafallarit. Nga përgjigjet e Jusuf Gërvallës mësojmë për qëndrimin e tij ndaj kërkesës ‘’Kosova republikë’’. Ai thotë : ’’ …Populli ka bërë një hap të drejtë, një hap të ligjshëm ; ai ka bërë një hap që tani i lejon që të kthehet dhe të pres përgjegjen përfundimtare të Qeverisë shoveniste të Beogradit. Populli pa dyshim që ështe ai që din më së miri se deri kur duhet të pres që të realizohet kërkesa Kosova republikë. Populli është i pagabueshëm. ; unë, ti, ai tjetri mund të gabojmë të gjithë me radhë, për arsye se jemi njerëz, jemi individ. Populli, i cili po tregohet kaq i durueshëmpër për realizimin e kërkesës, pa kurrfar dyshimi do të dijë se deri ku shtrihen kufijtë e durimit për fitimin e statusit të republikës, ’’Kosova republikë. ( durtrokitjet për një kohë e ndërprejnë bisedën e Jusufit) Prandaj ne si bij të popullit që jemi, kurrsesi nuk duhet ta vem në gjumë mendjen tonë. Të jemi syqel, ta matim pulsin e popullit dhe të presim prej tij ato rrugë që na i cakton ai dhe të jemi gjithmonë të gatshëm që t’ju përgjigjemi. Nuk ka kurrfar dyshimi se kur të tregohet jo-objektive pritja e mëtejshme për Kosovën republikë, populli do ta dijë vetë ta hedhë poshtë një kërkesë të tillë dhe të dal me kërkesa tjera, me një fjalë me qëllimin e tij të fundit që është, ka qenë dhe do të jetë bashkimi i gjithë shqiptarëve, bashkimi i ligjshëm, bashkimi i ligjshëm i gjithë shqiptarëve me shtetin e tyre kombëtar’’.
Përgjigja tjetër ka të bëjë me çështjen se çfar të mire i sjell shqiptarëve realizimi i kërkesës ‘’Kosova republikë’’: ‘’Në qoftë se më lejoni do të këthehesha shkurtimisht, përsa i përket asaj pyetjeje që shtroi një shok pak më parë ;d.m.th. se çka do t’i sjellë, ç’farë të mirash do të kemi ne shqiptarët nga statusi i republkës. Ne duhet ta analizojmë e ta shtrydhim mendjen , të mendojmë ditë e natë për këtë…se një njeri i menqur thotë se mendimi është e vetma parajsë nga e cila nuk mund të na përzënë. Një pikëmbështetje nga e cila mund të nisemi kur të analizojmë se ç’farë të mirash do të sjellë statusi i republikës, është konkretisht vet armiku ynë. Po të ishte një kërkesë boshe, një kërkesë në ajr, një kërkesë mendje-lehtë, një kërkesë që e kanë bërë avanturierët, një kërkesë që e kanë bërë ata që ëndrrojnë pa baza, pa kurrfarë dyshimi se Beogradi qysh me 11 mars të këtij viti do të dilte me dokumentin për statusin e republikës së Kosovës. Dhe do të na thoshte : shqiptarë, urdhëroni, ja ku e keni republikën. Por a është kështu, ne po e shohim që afër 9 muajsh. Të gjitha forcat , gjithë plehun , gjithë vrerin shovenistë shtatëdhjetë e kusur vjetëve, apo edhe të qindra vjetëve të mëparshëm, Beogradi tash e ka akumuluar , e ka grumbulluar për ta shtypur kërkesën Kosova republikë. …Po të ishte kjo kërkesë me rëndësi të vogël, ose pa rëndësi, pa dyshim që Beogradi do të shfrytëzonte rastin dhe do të na bënte qejfin. Por kjo është një kërkesë shumë vitale për popullin shqiptar dhe prandaj qeveria e Beogradit, si qeveri e tërbuar në kulm, na e mohon me kaq këmbngulje. A do të mund të na mohojë, apo jo, këtë do ta tregojë e nesërmja. Shenja se si do të përfundojë kjo punë, kemi qysh sot. … . ..Ç’do të thotë kjo ? Vetë kërkesa që Kosovës t’i njihet statusi i republikës, është një kërkesë e cila flet qartë se më këtë moment populli shqiptar në Jugosllavi ka përqafuar idenë e luftës për një autonomi të vërtetë të shqiptarëve në Jugosllavi. Po a është e drejtë kjo ? Le të kthehemi mbrapa në histori, në kohën e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në kohën e kryengritjeve të mëdha të Kosovës më 1909-1912. Asokohe kushtet objektive nuk lejonin që populli ynë të dilte menjëherë me kërkesen e një pavarësie të plotë të Shqipërisë. Por populli në atë kohë u detyrua që të dalë me kërkesen për një autonomi…Sado që historia nuk përseritet, por një rrugë e tillë na imponohet sot ne shqiptarëve në Jugosllavi dhe gjithë kombit tonë, kur është fjala për realizimin e të drejtave tona , qoftë në kuadër të kufijve të Jugosllavisë, qoftë për bashkimin e plotë të mbarë shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre, gjë që nesër do të realizohet patjetër’’.
Ja edhe disa fragmente të përgjigjeve të Kadri Zekës : ‘’Ndoshta po zgjatem pak, por u shtrua një pyetje nga një shok. Erdhi puna deri atje sa t’i vehen një qyteti me tradita të lashta patriotike, emri i kryeudbashit Tito. Kam dëgjuar se këtu se punëtorët në Gjermoni kanë vendosur që kush e përmend emrin e Titos, dënohet me 5 marka gjermane. Prandaj unë s’do ta përmend shpesh që të mos dënohem aq shumë. Në kuadrin e masave që kanë marrë, si në shkollat, dhe në çdo fushë tjetër, tani kanë arrijtur ta pengojnë edhe radio-televizionin shqiptar, ta pengojnë me qëllim që në Kosovë te shqiptarët mos të mund të depërtojë asnjë ideologji tjetër, por vetëm ajo që na servisin dhe na imponojnë shovenistët jugosllav. Në kuadrin e e këtyre masave, për të zhdukur çdo gjë shqiptare , çdo ndjenjë liridashëse tek shqiptarët, ata vendosën t’i vënë edhe një qyteti kosovar emrin e tij(të Titos)…’’. ‘’Po bëhën shumë pyetje : ç’bënë Shqipëria ? Duhet të jemi të sigurt se ka njerëz që shohin më larg se ne. Një çështje që ne në fillim na duket jo e drejt, është menduar është studjuar dhe është përtej bregut. Kështu që neve na takon t’i kryejmë detyrat tona ; që shqiptarët të mos i lëshojnë vatrat e t’i themi serbit : jemi në tokën tonë. T’i themi serbit : në se don të rrish si njeri, rri. Në qoftë se nuk do, atëherë shko kah të duash. Ky është qëndrimi ynë. Padrejtësive tu bëjmë ballë. ; t’i fitojmë të drejtat tona me luftë . Përsa u përket të tjerëve që kanë obligime ndaj nesh, si komunistët e botës dhe proletariati ndërkombëtar, qoftë dhe vëllazërit tanë në Shqipëri, ata do t’i kryejnë detyrat e veta. Rroftë populli ynë heroik’’. Edhe Viti i Ri 1982 tregon Tafallari, u festua nga bashkëkombasit e shumtë që jetonin dhe punonin në Shtutgart me rethinë. Tafallari i përmend se në mesin e shumë aktivistëve ishin edhe Shaban Klaiqi, Islam Rafuna, Mejdi Rexhaj, Shaban Bobaj, Selim Koca, Nuhi Sylejmani etj. Ai thotë: ‘’Punëtorët tanë na e kishin siguruar një sallë dhe u mbledhëm për të festuar vitin e ri. Jusufi dhe Bardhoshi i binin çiftelisë dhe sharkisë; Jusufi edhe këndonte. Kurse baca Jahir na bënte shumë për të qeshur me humorin e tij të këndshëm. Në këtë banesë kishte edhe njerëz me origjinë sllave; një nga këta hyri tek ne pa marr leje dhe na foli në gjuhën sllave. Jusufi tha:’’Ju lutem mos lejoni sante të dëgjoj gjuhë sllave’’Dhe ashtu u veprua. Mbrëmja kaloi në një atmosferë knaqësie. Aty nga mbarimi i mbrëmjes së Vitit të Ri, Jusufi na afroi dhe na tha:’’Ju e dini se Kadri Zekana na ka ftuar në dasmën e vet dhe ne duhet të shkojmë. Por ne në dasmë nuk kemi pse të përziejmë mosmarrëveshtjet tona organizative. Ne do të shkojmë si miq’’. Tafallari na jep edhe të dhëna tjera se si janë organizuar për të shkuar në dasëm, si kanë kalar dhe si ka përfunduar dasma. Ai thotë: U vendos të shkojmë me makina. Bardhoshi në makinën e vet mori të shoqen e Jusufit dhe shoqen time ; ne të tjerët, Jusufi, Nuhi Sylejmani, dhe disa të tjerë udhëtuam me një minibus. Kadriu na priti mirë. Dasma u bë në një shtëpi malore. Dasma si dasëm me këngë e valle, por bëhej në një vend të largët dhe të huaj, vetëm pjesëmarrja e bashkatdhetarëve e bënte atë thjesht shqiptare. Në mëngjes u kthyem; nuk donim të j’ja ndalnim këngës në minibusin që po na binte sërish në qytet. Jusufi ishte më i lodhur se ne sepse ai punonte edhe për nxerrjen e gazetës ‘’Zëri i Kosovës’’. Atë e mundonte edhe mosmarrëveshtja me organizatën tjetër ku kishte edhe anëtarë që nuk pranonin ta merrnin dhe ta shpërndanin Zërin e Kosovës’’.
6.JUSUF GËRVALLA ISHTE I BINDUR SE VETËM NË BAZË TË BASHKËPUNIMIT VËLLAZËROR NË MES PËRFAQËSUESVE TË ORGANIZATAVE ILEGALE DO TË KRIJOHESHIN KUSHTET PËR BASHKIMIN E TË GJITHA ORGANIZATAVE NË NJË ORGANIZATË TË VETME
Kryetari i LNÇKVSHJ Metush Krasniqi, që vepronte në Kosovë, duke ditur se në Kosovë vepronin edhe organizata tjera ilegale, bëri përpjekje për bashkimin e tyre në një organizatë te vetme. Bisedat që u zhvilluan gjatë vitit 1980/ 81 në mes tij dhe Hydajet Hysenin që i pëfaqësonin dy organizata ilegale : LNÇKVSHJ dhe OLMK-në nuk arrijtën sukses, përshkakun e vetëm se Hydajet Hyseni dhe Metush Krasniqi kishin qëndrime të kundërta në lidhje me çështjen e bashkimit të organizatave. Metush Krasniqi mbronte qëndrimin se bashkimi i organizatave në një organizatë të vetme, nënkupton krijimin e një fronti të përbashkët veprimi, me një udhëheqje, me një program, me një statut, dhe me një organ të vetëm, me qëllim të krijimit të kushteve për të qenë të përgaditur sa më mirë, që në momentin e duhur kur të na ‘’vie shteku’’ t’i presim prangat e robrisë, me dëme sa më të vogla për popullin tonë. Ndërsa Hydajet Hyseni e mbronte qëndrimin se duhet krijuar një front i përbashkët veprimi ku do të bashkohën të gjitha masat e gjëra popullore dhe organizatat ilegale, por atë front nuk mund ta udhëheqi askush tjetët përpos ‘’marksistët- leninistëve të Kosovës’’. Metush Krasniqi duke parë se nuk ja vlenë të hargjojë kohë dhe energji me një komunist injorant, i cili nuk kuptonte apo nuk donte të kuptonte, se si vie bashkimi dhe çfar rëndësie kishte ai për Lëvizjen tonë kombëtare i ndërpren bisedimet për këtë çështje. E vetmja gjë për të cilën u muarën vesh dy udhëheqësit e dy organizatave ilegale ishte, që përfaqësuesit e organizatave të tyre që vepronin në boten e jashtme t’i vazhdojnë bisedimet e ndërprera për gjetjen e gjuhës së përbashkët, për bashkimin e organizatave të tyre në një organizatë të vetme.
Siç dihet nga udhëheqja qendrore e LNÇKVSHJ që vepronte në Gjermani ishte : Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Xhafer Durmishi, kurse në Turqi ishte Sabri Novosella. Ndërsa udhëheqjen qendrore të OMLK-së në Zvicër e përbënin : Kadri Zeka, Hasan Malaj, Saime Zeka. Pas atentatit të Shtutgartit Xhafer Shatri edhe pse i kishin mbetur edhe disa muaj për ta kry vuajtjen e dënimit, pat hikur nga burgu i Prishtinës dhe me ndihmën e shokëve(HasanMalës etj.)pat ardhër në Zvicër dhe kështu ai e zuri vendin e Kadri Zekës.
Jusuf Gërvalla ishte i bindur se vetëm në bazë të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe vëllazëror në mes përfaqësuesëve të organizatave ilegale do të krijoheshin parakushtet për bashkimin e të gjitha organizatave në një organizatë të vetme. Ai me punën e tij konkrete tregoi se ishte për një bashkim të mirëfilltë dhe parimor kur ndërpreu daljen e revistën e tij ‘’Lajmëtari i lirisë’’ dhe zhagiti botimin e organit të organizatës së tij ‘’Zëri i Kosovës’’. Të njëjtën gjë duhej ta bënin edhe përfaqësuesit e organizatave tjera, për të krijuar kushtet e një marrëveshtjeje për bashkimin e tyre në një Organizatë të vetme, me një udhëheqje, me një program, me një statut dhe organ të vetëm. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e OMLK-së, deri pas atentatit të Shtutgardit nuk treguan as gjestin më të vogël se janë për bashkimin e organizatave në bazë të parimit të rrespektit reciprok dhe bashkpunimit vëllazëror.
Edhe pse Hydajet Hyseni ishte ‘’pajtuar’’ me Metush Krasniqin që përfaqësuesit e dy organizatave që ishin në botën e jashtme t’i vazhdojnë bisedimet për bashkim, H. Hyseni i bllokoi bisedimet kur ua dërgoi përfaqësuesëve të organizatës së tij në Zvicër ’’Tezat (e OMLK-së ) rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës’’. Sipas atyre ,,tezave’’( vendimeve të H.Hysenit) : ‘’Fronti Popullor për Republikën e Kosovës’’ duhettë jetë jo një koalicion i paqëndrueshëm i krerëve të forcave të ndryshme politike, por një bashkim luftarak i pathyeshëm i të gjitha masave tona popullore ; jo marrëveshtje me fjalë në letër, por një bashkim në luftë e sipër…..’’. Pra, H.Hyseni me anën e atyre ‘’tezavet’’ e bënë të pamundur bashkimin e LNÇKVSHJ-së dhe të OMLK-së, në një organizatë të vetme, me një udhëheqje, me një statut dhe me një organë të vetëm. Pra ai nuk e don ‘’bashkimin e krerëve të forcave të ndryshme politike’’( pra nuk e don bashkimin e Jusuf Gërvallës dhe të Kadri Zekës, vërejtja ime) dhe as nuk don të nënshkruhet kurrfar marrëveshtje në mes ‘’krerëve të forcave të ndryshme politike’’( pra nuk donë të bëhet kurrfar marrëveshtje në mes Kadri Zekës dhe Jusuf Gërvallës) por e don një ‘’bashkim luftarak të gjitha masave tona popullore’’. Pra ai nuk e don atë bashkim që OMLK-në do ta vente në pozitë të barabartë me LNÇKVSHJ, me atë organizatë që në programin dhe statutin e saj askund nuk përmendej marksizëm-leninizmi dhe as internacionalizmi proletar. H.Hysenit me ‘’tezat’’që ia dërgon Kadri Zekës në Zvicër dëshëronte të bëjë përçarje dhe të krijojë mosmsrrëveshje dhe ngatrresa në mes veprimtarëve të dy organizatave që vepronin në në Evropen Perendimore :LNÇKVSHJ dhe OMLK-së, kur në një paragraf të ‘’tezave’’ thuhet : ‘’Bazë e Frontit duhet të jetë aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë, nënë udhëheqjen e klasës punëtore dhe të pararojes marksiste-leniniste të vërtetë, që do të dal nga lëvizja komuniste në Kosovë, e cila po rritet, bashkohet e forcohet çdo ditë’’. Nga kjo që u citua shihet se sipas ‘’tezave’’ udhëheqja e Frontit duhet të dali nga ‘’pararoja komuniste-leniniste e vërtetë’’. Pra sipas ‘’tezave’’ të gjitha organnizatat, pra edhe LNÇKVSHJ duhej të shkrihën në ‘’Frontin Popullor për Republikën e Kosovës’’, kurse OMLK-ja të mbes organizatë pararojë me program, statut dhe organ të vetin, për ta udhëhequr ‘’Frontin…’’. Dhe, kush mund të jetë në krye të ‘’frontit’’ përpos krerëve të OMLK-së, që sipasH.Hysenit ishte ‘’pararojë komuniste-leniniste e vërtetë’’. Se ç’far politike do të bëjë ‘’Fronti…’’për realizimin e synimeve të tija, do të shihet nga ky pasus i marr nga ‘’Tezat rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës’’ : Po e citoj:’’ Duhet ndjekur një politikë konsekuente internacionaliste, Fronti do ta lidhë luftën e tij me luftën që bëjnë popujtë e të gjithë botës për liri e socializëm dhe do të luftojë kundër imperializmit me atë amerikan në krye, kundër socialimperializmit sovjeti, kundër fashizmit dhe reakcionit të të gjitha ngjyrave’’. Shtrohet pyetja ku e gjente gjithë atë forcë dhe energji Hydajet Hyseni dhe marksistët-leninistët e OMLK-së për t’i ‘’luftuar’’ përpos regjimit të Beogradit, edhe dy superfuqitë botërore SHBA-të dhe BRSS-në, fashizmin dhe reakcionin në botë ?!
Siç tregon z.Tafallari në të gjitha tubimet apo takimet e rastit që puntorët kishin me Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe me Kadri Zekën, dhe udhëheqës tjerë të organizatave që i përfaqësonin ata, e kanë shtruar çështjen e bashkimit të organizatave në një organizatë të vetme. Vetë Tafallari tregon se në verën e vitit 1981 kur është parë për herë të parë me Kadri Zekën e ka pyetur për çështjen e bashkimit të organizatave. Ai tregon se në këtë pyetje ‘’Zeqa’’( pseudonimi i Kadri Zekës) i ka dhënë këtë përgjigje : ‘’Po, Faridin nuk ka dyshim që duhet të bashkohemi. Por ja që akoma nuk po gjendet një mendim i përbashkët. Po dhe kjo do ta gjej momentin. Ne me ‘’Frontin e Kuq Popullor’’ jemi bashkuar dhe tani na duhet të gjejmë një mundësi bashkëpunimi edhe me Lëvizjen (LNÇKVSHJ)’’. Njerëzit kudo që takoheshin shtronin këtë pyetje : A thua vallë ku janë pengesat që nuk po vie deri te bashkimi i LNÇKVSHJ dhe të OMLK-së, kur siq dihet pas demostratave të 1981-shit, të dya këto organizata ilegale e pranuan kërkesën gjithpopullore’’Kosova republikë’’. Pra këtë kërkesë e pat pranuar edhe LNÇKVSHJ, edhe pse binte ndesh me statutin e saj,( që parashihte jo statusin e Kosovës republikë në federatën jugosllave, por çlirimin e saj dhe të viseve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin amë-Shqipërinë.) Se nuk ishte pengesa për bashkim te përfaqësuesit e organizatave (LNÇKVSHJ dhe të OMLK) që vepronin në botën e jashtme tregon bashkëpunimi vëllazëror në mes Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, si në nxerrjen e shtypit ilegal ashtu edhe në organizimin e demostratave në Evropën Perendimore, por edhe vrasja e tyre nga UDB-ja jugosllave, që me siguri u ndihmua edhe nga dora tradhtare e shqipolësëve të gjorë, tregon se Jusufi dhe Kadriu së shpejti do ta bënin bashkimin e Organizatave të tyre. Pengesa duhet kërkuar te udhëheqja e OMLK-së që vepronte në Kosovë, te H.Hyseni e të tjerë, kur Kadri Zekës ia dërguan ‘’Tezat rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës’’, dhe kërkuan prej tij që në as një mënyrë të mos shkelem ato nga ana e tij. Sipas z.Tafallarit, Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka patën bashkëpunuar në mes veti shumë mirë, por në radhën e veprimtarëve të OMLK-së që vepronin në Evropën Perendimore kishte edhe asish që krijonin pengesa dhe mosmarrëveshtje në mes këtyre dy organizatave. Për këte na tregon zotëri Tafallari kur në librin e tij të cekur shumëherë më parë thotë :’’Unë di një rast të tillë : Jusufi me Bardhoshin sollën organin e Lëvizjes(LNÇKVSHJ) Zërin e Kosovës në Nagold. Në makinën e tyre e kishin edhe organin ‘’Liria’. Kur më dha Zërin e Kosovës , Jusufi m’i dha edhe disa numra të ‘’Lirisë’’, duke më thënë : ‘’ Faridin, shpërndaj edhe këto ; edhe pse ata të OMLK-së nuk po pranojnë të marrin Zërin e Kosovës për ta shpërndarë, ne do të shpërndajmë si Zërin e Kosovës ashtu edhe Lirinë. ‘’
7.NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS DHE TË KADRI ZEKËS KA MARRË PJESË, PËRPOS SIGURIMIT TË FSHEHTË SERBO-JUGOSLLAV, EDHE SIGURIMI I FSHEHTË I SHQIPËRISË
Edhe pse Metush Krasniqi dhe Hydajet Hyseni nuk arritën marrëveshtjen për bashkimin e organizatave të tyre në një organizatë të vetme, përpjekjet për bashkim i vazhduan veprimtarët që i përkisnin udhëheqësive qendrore të LNÇKVSHJ-së dhe të OMLK-së, që vepronin në botën e jashtme. Si rrjedhim i gjithë këtyre përpjekjeve me propozimin e Jusuf Gërvalles në tetor të vitit 1981 vie deri te takimi në mes përfaqësuesëve të LNÇKVSHJ dhe të OMLK-së në Stamboll. Në atë takim murrën pjesë : Kadri Zeka në emër të OMLK-së, ndërsa Sabri Novosella dhe Bardhosh Gërvalla në emër të LNÇKVSHJ. Xhafer Durmishi në një shkrim të pa botuar na e shpjegon këtë takim në bazë të asaj se çka i ka thënë Bardhosh Gërvalla, që ishte pjesëmarrës në ato bisedime : Ai thotë: ‘’Bardhoshi u kthye aty kah 9 tetori 81, më saktësisht një ditë para se të hapej panairi i librit i Franfurkut, 81. Rrugës për panair na u dha rasti së pari ta dëgjojmë Bardhin të tregoi për takimin e Stambollit….Thelbin e bisedimeve ai e tregoime këto fjalë : ‘’Sabri Novosella : Mund të fillojmë bisedimet përçkajemi mbledhur, bashkimin e organizatave në një të vetme ? Kadri Zeka : Ne jemi për krijimin e një fronti në bazë të këtyre tezave, i cili do të udhëheqet nga OMLK-ja ! S.N : Ne kemi menduar se do të vijshë për çështjen e bashkimit të organizatave. Është çështja e këtyre bisedimeve për shkak të të cilave ne e kemi pezulluar nxerrjen e ‘’Zërit të Kosovës’’ qe disa muaj. ! K.Z : Unë nuk kam autorizime me bisedue për bashkimin më shumë se ajo që thash, e që është në teza !….’’ Bardhi vazhdon se, menjëherë pas mbylljes së bisedimeve u vendos që të fillohet me nxerrjen e Zërit të Kosovës, si organ i LNÇKVSHJ. Jusufi u befasua nga mosrezultati i takimit, por edhe ishte i kënaqur që gjërat ishin qartësuar. Puna në nxerrjen e Zërit të Kosovës qe e shpejtë dhe numri i parë doli pas njëzet ditësh, pra në fillim të nëntorit 81 ’’. Pra, siç po shifet bisedat për bashkim dështuan sepse përfaqësuesi i OLMK-së Kadri Zeka nuk kishte pasur autorizim nga organizata e tij të bëjë biseda për bashkim, por kishte pasur për detyrë të bëjë komentin e ‘’tezave’’ dhe t’ua bëjë të çartë udhëheqjes së LNÇKVSHJ-së, se tëgjitha organizatat dhe grupet ilegale që nuk i përkasin ‘’lëvizjes komuniste në Kosovë’’- OMLK-së, pra edhe LNÇKVSHJ-ja duhet të shkrihën në ‘’Frontin për Republikën e Kosovës’’, ndërsa OLMK-ja duhet ta udhëheqi ‘’Frontin…’’.
Organet shtetrore jugosllave, në veçanti ato serbe, u befasuan me rritjen dhe zgjerimin e Lëvizjes tonë kombëtare, që për shkaqe taktike përkrahte kërkesën ‘’Kosova republikë’’, por nuk kishte hjekur dorë nga synimet për krijimin e Shqipërisë etnike. Ata ishin të njoftuar me veprimtarinë e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës dhe të veprimtarëve tjerë që bënin përpjekje për bashkimin e organizatave të tyre dhe organizatave tjera në një front të përbashkët, që do të sillte ngritjen cilësore dhe sasiore të veprimtarisë ilegale dhe legale të lëvizjes tonë kombëtare që punonte për realizimin e të drejtave tona legjitime. Një bashkim të tillë e pengoi jo vetëm UDB-ja e Beogradit, por e pengoi edhe UDB-ja e Tiranës. Se pse Beogradi ishte kundër bashkimit të organizatave ilegale në një organizatë të vetme është e qartër, por pse edhe Shqipëria ishte kundër bashkimimit të organizatave ilegale siç mendonte udhëheqja e LNÇKVSHJ( të gjitha organizatat të bashkohën në një organizatë, me një program, me një statut,me një organ dhe me një udhëheqje që do të dilte nga veprimtarët e shquar të të gjitha organizatave ilegale) nuk është e qjartë edhe sot e kësaj dite prej një pjese të popullësisë së Kosovës, sepse nuk i dinin dhe nuk i dijnë objektivat madhore të PPSH dhe të udhëheqjes së Shqipërisë. Për ta ishte parësore fitorja e socializmit në botë, mbrojtja e marksizëm-leninizmit dhe internacionalizmit proletar. Formimi i një organizate të fuqishme që do t’i mbronte interesat e Kosovës dhe të kombit shqiptarë para interesave ideologjike për të cilën aq shumë ishte lidhur PPSH dhe Enver Hoxha, do të shkonte në kudershtim me interesat e ngushta partiake të klasës politike të Shqipërisë, sepse do të domtoheshin dhe rrezikoheshin ato interesa. Prandaj, qysh në takimet e para që u bënë për bashkimin e LNÇKVSHJ dhe të OMLK-së, muarrën masa të pengojnë bashkimin e këtyre organizatave në bazë të propozimeve konkrete që vinin nga udhëheqja e LNÇKVSHJ. Por diplomatët e Shqipërisë, që vepronin në Evropën Perendimore, përpos që bënin përçarje në mes të veprimtarëve të këtyre organizatave, ata në një mënyrë përkrahnin bashkimin e organizatave në bazë të ‘’Tezave’’ të OMLK-së, që udhëheqjen e organizatës së bashkuar do ta merrte ‘’pararoja komuniste-leniniste’’( udhëheqja e OMLK-së) që faktikisht ishte një dorë e zgjatur e sigurimit të mësheftë të Shqipërisë. Ky farë lloj ‘’bashkimi’’ do t’ia siguronte PPSH-së kontrollin mbi organizatën e bashkuar dhe do ta shëndrronte atë në një autoparlant i PPSH-së, që ajo të mos bëhet një qendër e fuqishme veprimi që do të merrej me çështje madhore kombëtare. Prandaj është më se e sigurt se në vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës kanë marrë pjesë përpos sigurimit të mësheft serbo-jugosllav edhe sigurimi i mësheftë i Shqipërisë.
Njëri ndër të parët që kërkoi ndihmë prej Jusufit ishte Ibrahim Kelmendi, një ish student i dështuar i Univerzitetit të Prishtinës, i cili në mënyrë demonstrative e kishte pas lëshuar univerzitetin, duke ua ‘’dhënë fjalën’’ profesorëve se kanë për të parë se kush është Ibrahim Kelmendi. Ai pasi ‘’nuk pati fat’’ për ta kryer fakultetin, vendosi ‘’të provojë fatin në gurbet’’ dhe kështu ia mësyu Gjermanisë. Atje ai bie në kontakt me prijs të emigracionit kroat, me ‘’diplomat’’ të Shqipërisë dhe me avanturjerë dhe anarkistë të ndryshëm. Tregoi shkathtësi të rrallë kur i bindi bashkëbiseduesit se ishte i ‘’ndjekur’’ nga policia serbo-jugosllave, ndërsa pas ‘’formimit’’ të organizatës ilegale ‘’ Fronti i Kuq Popullor’’ju hapën rrugët për të ‘’bashkëpunuar’’ me përfaqësuesit e organizatave ilegale që ishin formuar në Kosovë dhe i kishin degët e tyre në Evropen Perendimore ( siq ishte rasti me LNÇKVSHJ dhe OLMK-në) Siç dihet I.Kelmendi gjatë veres së vitit 1979 e pat nxjerr numrin e parë të organit të organizatës së tij që e quante’’Bashkimi’’. Jusuf Gërvalla edhe pse nuk përputhej me asgjë me I.Kelmendin e ndihmoi në nxerrjen e nr.2, 3 dhe 4 të ,,Bashkimit’’. Kur Jusufi ia ndërpreu ndihmën I.Kelmendit ( janar 1981) ‘’Bashkimi’’ pushoi së botuari. Shtrohet pytja pse Jusuf Gërvalla nuk e ndihmoi mëtutje I. Kelmendin ? Siç dihet, me kalimin e kohës, njerëzit vet diferencohën dhe tregojnë se kush janë. Edhe I.Kelmendi rastësishtë i ‘’shplon këmbët’’, kur Jusufit i tregon se si ua ka ‘’lëshuar mjekrrën’’ ustashëve kroat, kur ua kishte marrë 50.000 DM ! Fjala është për një mashtrim të thjesht të I. Kelmendit i cili ustshëve kroatë ju paraqitet si ‘’udhëheqës’’ i një organizate ilegale shqiptare që e ‘’lufton komunizmin’’ dhe ‘’regjimin titist të Jugosllavisë’’. Organizata e ustashëve kroat, duke shpresuar se do të krijojnë një aleancë të fortë në mes shqiptarëve dhe kroatëve për ta luftuar armikun e përbashkët, shovenizmin serb, vendosën ta ndihmojnë ‘’organizatën e shqiptarëve’’duke ia dorzuar I.Kelmendin në dorë një shumë prej 50.000 DM. I.Kelmendi ato tëholla në vend se t’i përdorë për çështje për të cilat ia kishin dhënë ustashët, ai ato tëholla ia dërgon familjes së tij në Pejë. Jusufi kurrsesi nuk mund ta arsyetonte një veprim kaq të lig të I.Kelmendit, prandaj jo vetëm që nuk endihmon më, por edhe kërkoi prej tij që ‘’më kurr të mos ia shkeli pragun e shtëpisë’’. Faredin Tafallari ishte njëri ndër bashkëveprimtarët e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës i cili më së miri i njeh rrethanat që e shtynë Jusuf Gërrvallën t’ia ndërpresin ndihmat Ibrahim Kelmendit. Ai në librin e cekur më parë thotë : ‘’Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t’i tregonte se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate ( emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë markash gjermane, që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se ‘’kur gjen budallenj pse të mos përfitosh’’ . Jusufi ja ktheu : ‘’Ato para janë marrë për diçka tjetër dhe për një çështje tjetër, dhe janë përdorur për interesat tuaja. Për tjetër janë kërkuar dhe për tjetër janë shfrytëzuar’’. Pastaj vazhdon Tafallari : ‘’ Veç kësaj për një farë kohe Rizah Salihu ja ka kontrolluar korrenspodencën Jusufit ; se me çfarë mënyre ja ka arritur kësaj, nuk e di. Por më pas u krijuan dyshime mbi Ibrahimin se vetëm ai ia dinte odresën Jusufit. Rizah Salihu pas vrasjes së shokëve tanë, është burgosur nga policia gjermane. Pas demostratës së organizuar në prill 1981 në Shtutgart, ne shkuam në një sallë ; aty erdhi edhe Riza Salihi, por pjesmarrja e tij nuk është mirëpritur as nga Jusufi as nga Kadriu’’. Se kush ishte anonimi Riza Salihu, nuk është didur plotësishtë atëher dhe as sot nuk dihet . Dihet me siguri se Ibrahim Kelmendi dhe Hysen Gega kanë qenë shokë të pandashëm të tij, dhe kanë pasur bashkëpunim të ndërsjellt dhe vëllazëror. Sipas fjalëve që qarkullonin atëher thuhej se Rizah Salihu e kishte pas formuar një grup komunist, dhe se e kishte nxjerr një fletushkë me titull : ’’Zëri i Kosovës’’. Po ashtu është e sigurt se anonimi Riza Salihu, ka bërë shpifje të liga kundër Jusuf Gërvallës, duke e shpallur ‘’bashkëpuntorë të UDB-ës’’. Sipas z. Tafallarit, shpifjet e Rizah Salihut paskan ndikuar në Hysen Gegën aq shumë sa që ai paska shprehur gadishmerinë ta vras Jusufin po qe se është e vërtet ajo që thonte Salihu për te. Hyseni takohet me Jusufin dhe me bisedën e parë që e pati me te kupton se të gjitha ato që i kishte thënë Salihu për te ishin shpufje. I tregon Jusufit se çka flitej për te në rrethin e ngusht të Rizah Salihut. Ai i tregon edhe për mendjelehtësinë e tij, kur shpifjet në një moment ia kishin prishën shpirtin dhe ia kishin helmuan zemrën. Dhe në fund ndahën si vëllazër
8.KUSH KANË QENË ATA QË KANË FORMUAR ‘’KOMITETIN…’’PËR LIKUIDIMIN FIZIK TË JUSUF GËRVALLËS?
Por në Evropën Perendimore tek bashkëkombasit tanë qarkullon edhe një varjant tjetër i kësaj ngjarrje. Thuhet se Ibrahim Kelmendi, Rizah Salihu dhe Hysen Gega e paskan formuar një Komitet që do të merrej me likvidimin fizik të Jusuf Gërvallës, ndërsa Hysen Gega qenka zotuar se do ta kryente vet ekzekutimin e dënimit. Thuhet se për atë qëllim paska shkuar në banesën e Jusufit dhe se me bisedat që i zhvilluan atë natë sëbashku, Hyseni e kupton se të gjitha ato që i ka dëgjuar për Jusufin nga anëtarët e atij Komiteti nuk kishte asgjë të vërtetë, por ishin gënjeshtra dhe shpifje. I tregon Jusufit fill e për pe çka flitej për te, dhe për çka kishte ardhuri te ai. Ky takim përfundon siç është më së miri, Hyseni dhe Jusufi bëhën miq dhe shokë të sinqert, por Hysen Gega pati pasoja që nuk e kreu detyrën, u burgos nga policia jugosllave, po sa pat shkuar në Kosovë për ta vizituar familjen. Faredin Tafallari na i jep ca të dhëna të rëndësishme se kush ia ka përgaditur kurrthen Hysen Gegës për të ra në duar të policisë jugosllave.. Ai thotë : ‘’Një mbasdite Dema ( Demë Demaj kishte qenë shok i ngusht i z.Tafallarit, dhe të dytë ishin bërë anëtarë të LNÇKVSHJ) erdhi në shtëpinë time dhe më tha se ka ardhur një shok nga Kosova, i cili është shumë i aftë…’’. Tafallari paska shkuar te Dema që të njifet me shokun e tij, dhe pastaj paskan dalur në një restorant. Gjatë kohës sa Dema bisedonte me telefon me Jusuf Gërvallën, Sadik Blakaj e paska pyetur Tafallarin për organizatën që bënte pjesë, për udhëheqësit e saj, sa antarë i ka dhe kush është në ball të saj, a jeni të organizuar në grupe apo në celula, me cilat organizata dhe me cilët njerëz bashkëpunojmë ? etj, por Tafallari i shmangej pyetjeve dhe nuk i jep kurrfar përgjigje, në rend të parë se e kishte parë këtë njeri për të parën herë, por edhe në bazë të disa të dhënave biografike që ia kishte dhënë Dema për Sadik Blajkën. Tafallari thotë : ‘’Dema më kishte thënë për Sadikun se ishte patriot dhe i zgjuar shumë, por se kishte edhe ndonjë të keqe. Më tha se ishte i dhënë pas femrave dhe i ndrronte ; bile edhe këtë që e ka tani si dashnore, e ka pasur dikur nxënësen e vet, kurse gruan me 5-6 fëmijë e ka te shtëpia. Shtoj se edhe paratë i pëlqejnë. Por Faredin, ky aty ku rri dhe ha nuk bënë kësi punësh, kurrsesi Nuk ka më të zotin dhe më pateriot se ky ; ua kalon shumë të tjerëve’’. Me t’i dëgjuar të gjitha këto, unë iu pata përgjegjur Demës :’’Po si mund të jetë i vendosur për patriotizëm një njeri që ka kësi të metash ? Unë këtij nuk i besoj dhe nuk e njoh për patriot edhe pse ti i beson…’’. Tafallari vazhdon :’’ Kur erdhën Jusufi me Bardhoshin, dëgjova se Sadik Blakaj i thoshte Jusufit : ‘’Në vendet ku kam qenë, kam pasur shumë shokë dhe më dhimbsen, sidomos miqt e mi në Francë e në Belgjikë. Por tani që kam ardhur këtu, dëshëroj të bashkëpunoj me ju. Shumë libra më kanë mbetur në Bruksel, ndër të tjera edhe veprat e shokut Enver’’. Jusufi ju përgjegj : ‘’Në se ke pasur shokë, ata duhet t’i kesh shokë edhe këtej e tutje, përgjithnjë’’. Duke biseduar Sadikut i rridhnin lotë. Jusufi tha : ‘’Lotët nuk janë për burra ; vetëm kur dy të rinjë dashurohën dhe u vjen koha e prishjes, ata me lot mundohen ta zgjasin dashurinë’’. Sadiku u pëpoq që të merrte vesh nga Jusufi se sa anëtarë kishte në organizatën e tij dhe kush i ndihmonte. Por Jusufi nuk i dha as një informatcion : nuk pranoi që kishte ndonjë organizatë dhe as që ai merrej me punë të tilla’’. Nuk vonoi as një muaj kur Sadik Blakaj arrijti suksesin e parë në dobi të UDB-ës jugosllave. Demën e bindi që të mos shkonte për të marrë pjesë në tubimin festiv të 28 Nëntorit ( të 1980) me qëllim që drama e përgaditur nga Tafallari dhe Dema me shokë të mos qfaqej atë natë. Por Sadik Blakaj nuk ishte i kënaqur vetëm me kaq. Tash e kishte radhën Hysen Gega të dënohet për ‘’tradhtinë’’ që ia kishte bërë Rizah Salihut me shokë, kur detyrën që e kishte marrë për ta kryer nuk e kreu. Se si ia mbushin mendjen Hysen Gegës të shkonte në Kosovë, për ta parë familjen dhe për t’i dërguar statutet dhe programet e organizatës së Ibrahim Kelmendit( që edhe vetë ishte antarë i saj) ‘’ Fronti i Kuq Popullor’’, e dinë më së miri vet H.Gega, por para se të udhëtojnë për Kosovë, Sadiku ia kishte dhënë fjalën Hysenit se ‘’bashkë do shkojmë dhe bashkë do të kthehemi’’. Por Sadik Blakaj para se të nisej me Hysen Gegën për Kosovë, një mbrëmje udhëtoi për diku. E kishin pas përcjellur Faredin Tafallari dhe Demë Demaj deri në stacion të trenit në Nagold. Dhe para se të nisej treni Sadiku i paska thënë Demës: ‘’ Shikoi duart e mia ; këto nuk punojnë si duart e tua e të Faridinit, por fitojnë, ja kështu, të pa prishura’’. Kur treni u nis Sadiku paska thënë :’’Demë, për atë bisedë, mos të dijë kush veç ti dhe unë’’. Sadiku me Demën shkuan në Kosovë. Se qysh e qiti në kurrthën e UDB-ës Sadik Blakaj bashkëudhëtarin Hysen Gegën din më së miri të na tregoi H.Gega, por Sadik Blakaj u këthye në Gjermoni në janar të 1981, pa pasur kurrfar problemi gjat udhtimit, ndërsa Hysen Gega u dënua 10 vjer burg nga gjykata e okupatotit serb në Kosovë.
Kur Jusuf Gërvalla mëson për burgosjen e H.Gegës kërkon shpjegime të hollsidhme nga Tafallari. Tafallari ia shpjegoi rrjedhen e ngjarrjeve, por për të qenë të dhënat sa më të plota se si kanë rrjedhur ngjarrjet organizon një takim në banesen e tij ku marrin pjesë: Jusuf Gërvalla, Faredin Tafallari, Sadik Blakajt dhe Demë Demaj. Po e japim një pjesë të dialogut që është zhvilluar në mes Jusuf Gërvallës dhe Sadik Blakës(që po e nxerri prej librit të F.Tafallarit): ‘’Po si ju ndodhi që Hysenin e zunë dhe ti u ktheve. Me sa di unë, kur jeni nisur fjalët i keni pasur ndryshe dhe i keni dhënë besën njëri tjetrit se nuk do të ndaheni. Si ndodhi pra?’’. Sadiku mundohej ta linte në gabim Hysenin, se gjoja nuk ka ditur të ruhet meqë ishte i pa përvojë dhe se paska pasur qejf të burgosej. Me mënyra e fjalë shumë të ulta mundohej ta bindte Jusufin se Hyseni ishte i paaftë. Por Jusufi që e njihte mirë, ju drejtua: ’’Pasi Hyseni, nuk paska qenë i aftë, ado të kishe pranuar të shkosh me ndonjë tjetër?’’.- ‘’Ah, po-tha Sadiku.-Do të kishapranuar me ndonjë si ti, se me cilin do nuk do të kisha shkuar .’’ –‘’Po me mua a pranon?’’-e pyti Jusufi. Po si, bile do të isha nisur qysh sante’’.. –‘’Po a mundesh të garantosh për këtë kalimin e kufirit?’’- e pyeti Jusufi. Po – tha ‘’Po të garantoj që asnjë gjembë nuk ka për të hyrë në këmbë. Bile me shumë qejf do të kisha shkuar me ty’’. Siç po shifet Jusuf Gërvalla me pyetjet që ia shtroi Saduik Blakës , dhe përgjigjet që i muarr prej tij u bë e qartë se Sadik Blakaj punonte për Sigurimin e mësheft serbo-jugosllav. Pra u bë e qartë se ai e kishte dorzuar Hysen Gegën në policinë jugosllave, dhe shprehu dëshirën e flaktë që edhe Jusufin ta dorzonte si Hysenin. Nuk mërzitej Sadiku se premtimet dhe garancat e tija dalin të rrejshme kur arrinte qëllimin. Pas këtij takimi dikund në shkurt të 1981 Demë Demaj pat vendosur të shkonte në Kosovë për ta vizituar familjen. Siç thotë Tafallari ky qe konsulltuar me Jusuf Gërvallën. Tafallari shënon këtë dialog që është bërë në mes Jusufit dhe Demës: ‘’Baca Jusuf, unë dua të shkoj te shtëpia. Po ti si po më thua?’’-‘’Unë të them të mos shkosh’’, u përgjegj Jusufi. Por Dema u tregua këmbngulës për këtë. Ai i kërkoi Jusufit materjale nga shtypi ilegalqë t’i merrte me vete dhe t’i shpërndante në Kosovë. Jusufi tha: ‘’Nuk të jap asnjë nga materjalet ; dhe ti, meqë nuk po më dëgjon, bënë si të duash’’. Dhe shtoi: ‘’Po të mungon disiplina’’. Këtë e tha me keqardhje . Jusufi nuk donte që shokët të rrezikoheshin pa qenë nevoja dhe kjo ikje pas asaj që kishte ndodhur me Hysenin e brengoste fort’’. Dema shkon në Kosovë dhe dikund kah fundi i marsit i bënë telefon F.Tafallarit dhe kërkon prej tij:’’Thuaj Bardhoshit që të vijë të më marrë dhe ti jepja pasaporten tënde se më duhet që të kaloj kufirin për aty . Bardhoshi e njeh terrenin dhe ai duhet të vijë’’. Siç thotë Tafallari edhe Ibrahim Kelmeni interesohej të dij se si po bëhet puna e Demës , pasi që ai e kishte pyetur Tafallarin se ‘’si po vendos për Demën’’, kjo donë të thotë I.Kelmendi ishte në dijuni me kërkesat e Demës. Tafallari edhe pse ishte kundër shkuarjes së Bardhoshit në Slloveni ai ia përcjellë porosinë e DemësBardhoshit. Por Bardhoshi i jep këtë përgjigje Tafallarit: ’’ Ai kur shkoi, nuk na dëgjoi ne dhe tani kërkon ndihmë. Unë nuk shkoj, por as ti të mos rrezikosh edhe pse e di që e ke shok të ngusht ; por ama kurrsesi të mos shkosh’’. Por siq thotë Tafallari:’’Ditët shkonin; nga Dema merrja telegrame. Një herë më thoshte se punën e kishte keq, një herë tjetër më lajmëronte se çdo gjë ishte në rregull. Telegramet ndryshonin nga njëri tjetri brenda pak kohe’’. Dema u këthye në Gjermani, por siq thot Tafallari ardhja e tij ‘’…zgjoi interesim të madh te shokët, por njëherit edhe dyshim se ai ishte në lidhje me Sadik Blakën’’.
UDB-ja jugosllave çdo herë kur planifikonte zhdukjen fizike të shqiptarëve që i pengonin planet dhe programet e saja në lidhje me Kosovën dhe Viset tjera shqiptare, bënte parapërgaditjet e duhura dhe pastaj bënte vrasjen e tyre. Kështu ndodhi edhe me vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës. Shpifjet e Rizah Salihut kundër Jusuf Gërvallës, ishin shenjat e para se UDB-ja po i bënë përgaditjet për vrasjen e tij. Ardhja e Sadik Blakës te Demë Demaj në Shtutgard, dhe njofja e tij me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Faridin Tafallarin dhe veprimtarë tjerë, nepërmjet Demë Demës si dhe bashkëpuniumi i ngusht në mes Sadik Blakës , Rizah Salihut dhe Ibrahim Kelmendit, ishin shenjat e sigurta se diçka e lig po përgaditej kundër prijësëve tëorganizatave ilegale që vepronin në botën ejashtme. Edhe burgosja e Hysen Gegës në Kosovë në saje të ndihmës së Sadik Blakës, dhe tentimi për ta burgosur Bardhoshin apo Tafallarin në Slloveni kur ata do të shkonin për ta ndihmuar Demë Demën për ta kaluar kufinin Jugosllavi-Austri, tregonin se sigurimi i mësheft jugosllav i kishte vu në veprim të gjitha mekanizmat e saj që i kishte mbrenda dhe jasht që të vie deri te burgosja apo te zhdukja fizike e veprimtarëve që punonin kundër interesave serbo-jugosllave. F.Tafallari tregon se ‘’Nisën të dalin fjalë se UDB-ja do të kryente akcione konkrete kundër lëvizjes patriotike kosovare në mërgim dhe se donte të vriste prijësit, organizatorët. Më dendur përmedej emri i Jusufit. Këtë fjalë e kishte dëgjuar edhe vëllai im gjatë pyetjeve në sigurimin e Prizrenit. Ne ia treguam këtë gjë edhe Jusufit, por ai si gjithmonë…nuk u dha rëndësi këtyre paralajmërimeve. Bile një herë më tha: ‘’Pse ty të dhimbset jeta për atdhe?’’. Unë u zura ngushtë dhe iu përgjigja:’’Jo, mua nuk më dhimbset, por po flitet për ty’’. Jusufi nuk i dha rëndësi kësaj çështjeje.’’ . Se kundër Jusufit po përgaditej atentat dinin edhe shumë veprimtarë në Kosovë. Tafallari në librin e tij:’’Terror, dhimbje, qëndresë’’tregon se edhe Metush Krasniqi nepërmjet Isah Demit, që ishin takuar në Prishtinë, i kishte dërguar të fala dhe porosi Jusufit. Tafallari thotë: ‘’Isah Demi kur u kthye nga Kosova na tha se atje ishte takuar me Metush Krasniqin. Metushi e kishte porositur që t’i bënte shumë të fala Jusufit dhe t’i thoshte që të kishte kujdes, se armiku e ka në shënjestër, prandaj të ruhej. Bashkë me Isahin shkuam dhe e takuam Jusufin dhe Isahi i tregoi për Metush Krasniqin. Jusufi pyeti: ‘’Po si e njeh ti Metushin?’’Dhe dëgjoi me interesim të madh shpjegimet e Isahit . Në fund Jusufi tha: ’’ Isah, kur të shkosh përsëri në shtëpi, të më lajmërosh dhe unë kamë për të dhënë porosi për Metushin’’. Tafallari tregon se para se të bëhej atentati i Shtutgartit ‘’flitej me të madhe se diç do të ndodhte(se do të vritej dikush). Më së shumti përmendej emri i Jusuf Gërvallës. Shokët e tij ndjenin ankth, e njoftonin Jusufin, por ky nuk shqetësohej, vazhdonte punën patriotike’’.
9.NË CILAT RHETHANA U KRY ATENTATI NDAJ VËLLAZËRVE GËRVALLA DHE KADRI ZEKËS NË SHTUTGARD? KUSH MUND TË JETË I PËRZIRË NË KËTË ATENTAT
Pas përgaditjeve të duhura Sigurimi i msheft jugosllav, realizoi planin dhe skenarin për zhdukjen fizike të tre udhëheqësëve të dy organizstave ilegle që vepronin në Kosovë dhe jasht atdheut. Vrau Jusuf Gërvallën, njërin ndër udhëheqësin kryesor të KQ të LNÇKVSHJ; Bardhosh Gërvallën, anëtarin e KQ të LNÇKVSHJ, dhe Kadri Zekën njëri ndër udhëheqësit kryesotr të OMLK-së.
Siç dihet pas demostratave të mars-prillit 1981 situata politike në Kosovë dhe në Jugosllavi shkonte në dobi të polikës serbe për ndryshimin e Kushtetutës së 1974. Në Kosovë kukllat e tyre Fadil Hoxha, Azem Vllasi e të tjerë, i shpallën demonstratat ‘’kondrarevolucionare’’ dhe kështu ia mundësuan Serbisë dhe federatës jugosllave ta mbushin Kosovën me forca policore speciale, për të kryer dhunë dhe teror mbi popullësinë e Kosovës. Në Evropën Perendimore vepronin qerdhet e sigurimit të msheftë jugosllav, që kishin për detyrë t’i fusin njerëzit e tyre në organizatat ilegale që vepronin në Gjermani, Zvicër e gjetiu, për të krijuar përçarje dhe grindje në radhët e antarësisë së gjërë të organizatave ilegale. Këtë punë e ndihmuan edhe përfaqësuesit e diplomacisë së Shqipërisë, që punonin në Vjenë, Paris, Stamboll dhe Ankara, që i përkrahnin edhe përfaqësuesit e LNÇKVSHJ edhe përfaqësuesit e OMLK-së për të mos lëshuar pe njëra tjetrës, sa i përket çështjes së bashkimit të organizatave të tyre, dhe në këtë mënyrë bënin pengimin e bashkimit të tyre në një organizatë të vetme. Për këtë çështje ka folur Sabri Novosella me një shkrim të botuar me rastin e dhjetvjetorit tëformimit të LRSHJ me titull: ’’Si e krijuam Lëvizjen përRepublikën Shqiptare në Jugosllavi’’ që gjendet i shtypur si dokument në librin e z.Tafallarit (të cekur më parë). Do t’i citoi disa fragmente nga ai shkrim, ku shifet se diplomacia e Shqipërisë pengonte bashkimin organizatave ilegale në një organizatë të vetme, duke i përkrahur të dy palët në qëndrimet e tyre për çështjen e bashkimit të organizatave, qëndrime këto që ishin në kundërshtim me njera tjeten. Sabri Novosella thot:’’ Para se të vinin shokët nga Evropa( e ka fjalën për Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën të cilët së bashku me Sabri Novosellën i zhvilluan bisedimet në Stamboll për bashkimin e LNÇKVSHJ dhe OMLK-së, – vërejtja ime) e kisha njoftuar prof. Bujar Hoxhën se do të vijnë disa shokë nga Evropa për të biseduar rreth bashkimit të organizatave egzistuese…Bujar Hoxha shprehu dëshirën që edhe ai të takohej me ata shokë…Posa arrijtën shokët në ajroport i njoftova për kërkesën e Bujar Hoxhës dhe kërkova mendimin e tyre se a ta lajmërojmë. Që të dy propozimin e aprovuan, bile Kadri Zeka më njoftoi se para se të nisej e paska pasur një takim me Engjëll Kolanecin, i cili ishte diplomat në Vjenë…Të nesërmën, sipas marrëveshtjes në një restorant të Stambollit u takuam ne të tre me prof. Bujar Hoxhën dhe me një njeri të Ambasadës që e shoqëronte, të cilin e quante Rauf….Në fund të ati takimi prof.Bujari propozoi që Raufi të shkonte t’imerrte disa pako me cigare dhe shishe me konjak për t’ua dërguar shokëve në Evropë për përshëndetje. Pasi u ngrit Raufi, i propozoi edhe Kadriut që ta shoqëronte, menjëherë i propozoi edhe Bardhoshit që edhe ky t’i shoqëronte. U kuptua se Bujari dëshëronte të më thonte diçka vetëm mua. Pasi mbetëm vetëm ju drejtova: ‘’Çka po na thua profesor?’’. M’u përgjegj tekstualisht:’’Mos lëshoni pe’’. Bisedimet vazhduan edhe në mbrëmje të asaj dite. Kadriu ishte kurreshtar se çka më tha prof. Bujari, por edhe unë u bëra kurreshtar se çka i kishte thënë Engjëll Kolaneci para se të vinte Kadriu në Turqi. Që të dy ‘’dekonspiruan’’. Kadriu na njoftoi se Engjell Kolaneci i kishte thënë : ‘’mbaj qëndrimet e tua’’, po ashtu edhe unë e njoftova për atë çka më tha prof. Bujar Hoxha. Që të tre u dëshpruam keq’’. Këto mosmarrëveshtje që u krijuan në mesin e udhëheqjes së dy organizatave që vepronin në Kosovë , Gjermoni, Zvicër dhe shtete tjera, krijuan paqartësi dhe huti në mesin e punëtorëve tanë, dhe në të njëjtën kohë krijuan terrenin e përshtatshëm për spiujtë serbo-jugosllav për të mbjellin përçarje dhendasira në mesin e punëtorëve dhe veprimtarëve që jetonin dhe vepronin në botën e jashtme. Mosshpërndarja e Zërit të Kosovës nga ana e veprimtarëve të OMLK-së, ishte një fitore e madhe e sigurimit të mësheftë jugosllav, pa marr parasysh, se a e realizuan njerëzit e saj drejtpërdrejtë, apo tërthorazi, nepërmjet spiujve të saj që i kishin futur në organizatat ilegale, apo spiujve të saj që i kishte futur në Sigurimin e msheft të Shqipërisë dhe në diplomacinë shqiptare. Duhet cekur se të padijshmit që nuk kuptonin asgjë nga polituka dhe atdhedashuria shumë lehtë manipuloheshin nga demogagjia perfide e spiujve të regjur jugosllav, dhe kështu pa vetëdije kryenin urdhërat e tyre, për të shkatrruar çdo organizim të mbarë të bashkëkombasëve të tyre që punonin me përkushtim për shqiptari. Punëtorët tanë nuk kuptonin se për ç’far arsye shtyhej bashkimi i organizatave. Faktikisht udhëheqja e organizatave ilegale ( Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka e të tjerë ) nuk ua tregonin antarëve të organizatës dhe as punëtorëve shkaqet e mosbashkimit të organizatave të tyre, nga friga se do të politizohet anëtarësia e gjërë, që do të qonte në ndarjen e bashkëkombasëve në dy taborre kundërshtare, ashtu siç dëshëronte UDB-ja jugosllave. Me siguri ndarja do të vinte po të kuptonin bashkëkombasit tanë që jetonindhe vepronin në botën e jashtme, se mosbashkimi i organizatave në një organizatë të vetme vinte për shkqe të pa rëndësishme fare( për momentin) . Faktet dëshmojnë se zhagitja e bashkimit të organizatave në një organizatë të vetme nuk është bërë për shkaqe parsore por për shkaqe dytësore, pasi që ato ishin çështje të pushtetit, çështje se kush do ta marri pushtetin e Kosovës pas realizimit të kërkesës: ‘’Kosova republikë’’. ‘’Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi’’ (LNÇKVSHJ), mbronte qëndrimin se të gjitha organizatat ilegale duhej bashkuar në një organizatë të vetme; me një udhëheqje që i përfaqësonte të gjitha organizatat që pranonin bashkimin, me një statut, me një programdheme një organ të vetëm. Në këto qëndrime nuk kishte synime karrjeriste, dhe ishte e vetmja mënyrë për të arrijtur bashkimin e organizatave egzistuese në një organizatë të vetme. Në anën tjetër përfaqësuesit e ‘’Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës’’ (OMLK-ja) që vepronin në Zvicër, i kishin marr ‘’Tezat rreth frontit Popullor për Republikën e Kosovës’’ nga Hydajet Hyseni dhe ishin urdhëruar që në as një mënyrë të mos i shkelin ‘’Tezat…’’ në lidhje me bashkimin e organizatave. Sipas ‘’Tezave…’’ shifet se ‘’ Bazë e Frontit duhet të jetë aleanca e klasës puntore me fshatarësinë, nënë udhëheqjen e klasës punëtore dhe të pararojës marksiste-leniniste të vërtetë, që do të dal nga lëvizja komuniste në Kosovë’’. Nga ky pasus i citua shifet se OMLK-ja mbronte qëndrimin se duhet krijuar ‘’Fronti Popullor për Republikën e Kosovës’’nga aleanca e fshatarësisë me klasën punëtore, por ‘’Frontin…’’ do ta udhëheqte ’’pararoja marksiste-leniniste’’ që do të dal nga ‘’lëvizja komuniste në Kosovë’’. Pra, sipas ‘’Tezave…’’që i kishte përpiluar Hydajet Hyseni, ‘’pararojë komuniste-leniniste evërtetë’’ ishte OMLK-ja, organizata, që ai ishte vu në krye të saj. Prandaj sipas logjikës komuniste vetëm H.Hysenit i takon udhëheqja e ‘’Frontit…’’ dhe askuj tjetër. Dhe, vetkuptohet, se kush do ta udhëheqte ‘’Frontin’’ atij do t’i takonte ta merrte pushtetin e Kosovës, pasi që ajo ta fitonte statusin e republikës në federatën jugosllave. Ja, pra, këto ishin shkaçet që e shtynë Hydajet Hyseni të mos bashkohej me LNÇKVSHJ, të cilën e udhëheqte Metush Krasniqi, që për shumicën dërmuese të ish burgosërva politik, që kishin bindje politike komuniste e konsideronin të mbrapambetur, dhe reakcionar, për shkak të bindjeve të tia nacionliste, demokratike dhe properendimore.
Bashkëpunimi i Jusuf Gërvallës me Kadri Zekën ishte vëllazëror, përkundër faktit se Kadri Zeka ishte vu në një situatë të palakmueshme nga udhëheqja e organizatës së tij, kur e kishin autorizuar të bisedonte me përfaqësues të LNÇKVSHJ për bashkëpunim, por jo edhe për bashkimin e organizatave të tyre në një organizatë të vetme. Me siguri spiujtë serb që kishin depërtuar të futën në radhët e këtyre organizatave, kishin kuptuar se Kadri Zeka në një moment të përshtatshëm, edhe pa pëlqimin e organizatës do të merret vesh me Jusuf Gërvallën për bashkimin e dy organizatave në një organizatë të vetme, prandaj edhe vendosën t’i vrasin së bashku për të penguar bashkimin e organizatave që ata i përfaqësonin në Evropën Perendimore. Pra të gjithë faktorët që u përmendën më lartë ndikuan drejtëpërdrejtë apo tërthorazi të vie deri te atentati i Shtutgartit, por duhet cekur se edhe faktori i jashtëm ndihmoi Jugosllavinë në realizimin e këtij atentati makabër.
Shtrohet pyetja se kush mund të jetë i përzier në këtë atentat drejtpërdrejtë dhe kush tërthorazi; kush e ndihmoi Sigurimin e msheft serbo-jugosllav me vetëdije dhe kush e ndihmoi pa vetdije? Po qe se merren në shqyrtim të gjitha ngjarrjet dhe aktivitetrt që ndodhën në Shtutgart dhe rrethinë para se të ndodhte atentati, dhe pasi u bë krimi, do të vijmë në përfundim se në vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, përpos Sigurimit të msheft Jugosllav, kanë marrë pjesë tërthorazi edhe Sigurimet e mëshefta të Gjermonisë dhe ai i Shqipërisë. Me keqardhje duhet thënë se shqiptarët e ligj dhe tradhtarët e kombit luajtën rol me rëndësi në përgaditjen e terenit për këtë atentat, duke mbledhur informata për t’ua lehtësuar punën kriminelëve për të kryer krimin pa pengesa. Nuk është e nevojshme të zgjatëm për t’i numëruar të gjhitha shkaqet që ndikuan në kreun e UDB-ës Jugosllave të ndërrmarin një akcion aq të rrezikshëm, në një teritor të një shteti, që aq shumë e ndihmonte Jugosllavinë, duke ia punësuar forcen e lirë punëtore, po të mos ishin në pyetje interesa madhore shtetrore. Është më se e sigurt se Sigurimi i msheft gjerman ia ka dhënë dritën e gjelbërt Sigurimit të msheft Jugosllav për të bërë këtë krim, duke u nisur nga interesat globale të ruajtjes së tërsisë teritoriale të Jugosllavisë, e cila me politikën e saj ‘’të pa angazhuar’’ bënte një balansim në mes Rusisë dhe Amerikës dhe dy pakteve ushtarakeegzistuese, ku edhe Gjermonia kishte interesat e saja strategjike në atë mes. Fatkeqësishtë edhe Sigurimi i msheft i Shqipërisë, që ishte ‘’arma e partisë’’ mos drejtpërdrejt, tërthorazi ka gisht gjithseqysh, pasi që ajo nuk donte në as një mënyrë të ndryshonte status-quon në Ballkan, nga friga se do tahumbin pushtetin. PPSH-ja ishte kundër formimit të një Organizate të fortë me synime të çarta çlirimtare, që do t’i bashkonte shqiptarët në baza kombëtare, sepse shumë lehtë ajo organizatë do të mund të krijonte aleancë me anglo-amerikanët ( Metush Krasniqi ishte i njohur për qëndrimet e tia pro anglo-amerikane) rrjedhojë e së cilës do të vinte ndrrimi e status-quos në Shqipëri. Por dihet mirë se OZN-a Jugosllave e ka krijuar Sigurimin e Shqipërisë, prandaj është plotësishtë e arsyeshme dhe e logjikshme që Sigurimi Jugosllav i ka lënë bishtat e saj aty. Ka shumë fakte që dëshmojnë se këto dy sigurime ( nanë e bijë) gjithmonë kanë bashkëpunuar ndërmjetveti, prandaj do të ishte e pa logjikshme që të mohohej mundësia a bashkëpunimit ndërmjet veti edhe në këtë atentat ku të dy klikat ( e Beogradit dhe e Tiranës) i mbronin interesat e tyre sunduese dhe partiake. A thua nuk dinte asgjë Sigurimi i Shqipërisë për përgaditjet që i bënte UDB-ja për atentat, kur për te dinin dhe flisnin edhe puntorët tanë që punonin në Gjermani dhe veprimtarët në Kosovë ? Pse vallë diplomatët e Shqipërisë nuk ndërrmuarën kurrfar masash për ta penguar një akt kaq mizor të Jugosllavisë ?
10.POROSIA E JUSUFIT:’’NË QOFTË SE VRASËSIT JANË SHQIPTARË, MOS U ZBULOFSHIN KURRË!’’
Nuk ka dyshim se urdhërin për atentat, ku do të vrahet Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, e ka dhënë kreu i lartë i Sigurimit shtetrorë të Jugosllavisë, ndërsa kryerjen e urdhërit e ka realizuar Sigurimi i msheft serbo-jugosllav. Shtrohet pyetja a do të kishte pasur mundësi ta kryente këtë atentat sigurimi i msheft serbo-jugosllav pa ndihmën e spiujve të tij që i kishte futur në organizatat ilegale që vepronin në Kosovë dhe në botën e jashtme? Përgjigja është negative. UDB-ja jugosllave nuk do të kishte kurrfarë mundësi t’i tubonte tre udhëheqës kryesor të dy organizatave ilegale që vepronin dhe jetonin në Gjermani dhe Zvicër, për t’i vra të tretë për njëher. Pra organizimin e takimit të tyre në banesën e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës nuk ka mundur ta bënte sigurimi i msheftë serbo-jugosllav, në kohën kur ata dëshironin, pa ndihmën e spiujve të tyre, që kishin depërtuar në organizatat ilegale, dhe pa ndihmën e Qendrave të spiunumit që ajo i kishte krijuar në qytetet ku jetonin dhe vepronin Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Sipas fakteve të njohura nga opinioni ynë i gjërë, vijmë në përfundim se në parapërgaditje të atentatit të Shtutgartit kanë marrë pjesë edhe shqiptarë tradhtarë që jetonin dhe vepronin në Gjermoni dhe në Zvicër, të cilët kishin pasur, apo edhe ende kishin kontakte dhe bashkëpunim me udhëheqësit e dy organizatave( LNÇKVSHJ dhe OMLK-së ) Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Këta shqipëfolës, që ende rrafin gjoks për ‘’atdhedashuri’’ e kanë ndihmuar Sigurimin e msheft serbo-jugosllav duke i njoftuar me të dhëna që kishin të bënin me jetën dhe veprimtarinë patriotike të Jusufit, Bardhoshit dhe të Kadriut; ku banojnë; me çfar aktivitetesh të lira merren; me kend shoqërohën, etj. Fatkeqësishtë në mesin e veprimtarëve shqiptarë ka të atillë që nuk kuptojnë apo nuk don të kuptojnë se nuk është njerëzore, nuk është humane dhe nuk është e drejtë të keqpërdoret shpirtmadhësia dhe zemërgjërësi e Jusuf Gërvallës dhe të kërkojnë të mos bëhen hetime për vrasjen e tre Burrave të Dheut, duke e keqëpërdorur porosinë e Jusufit i cili menjëher pas atentatit, ( edhe pse me vështitësi fliste nga pasojat e plagëve dhe të gjakderdhjes së tepruar,) shprehu brengen e tij të thellë se mos vrasja e tyre do ta pengonte bashkimin e shqiptarëve dhe të organizatavetë tyre, kur i tha bashkëshortes dhe bashkëveprimtarës së tij Syzanës se ‘’Në qoftë se janë ( kriminelët-vërejtja ime ) shqiptarë mos u zbulofshin kurrë !’’ Ajo vrasje makabre, e cila i pat troditur atëherë shpirtërisht shqiptarët kudo që jetonin, sot pas çlirimit të Kosovës, është bërë brengë e veprimtarëve dhe e atdhetarëve që veprojnë në katër anët e botës, për t’i gjetur shqipfolësit që ndihmuan drejtëpërdrejt dhe tërthorazi në vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe të Kadriut. Është detyrë njerëzore dhe kombëtare e Prokurorisë së Kosovës, por dhe e Shoqatës së Avokatëve të Kosovës, të ngrisin padinë kundër personave të dyshuar, që kanë mundur të marrin pjesë në atentatin e Shtutgartit. Por për t’ju ra në fërkem kriminelëve shqiptarë që u vuan në shërbim të UDB-së së Beogradit, lypen përgjigje në këto pyetje: 1). Kush e organizoi ndejen për të shiquar filma shqiptarë në shtëpinë e Murat Kryeziut në Bernhausen, qëgjendet në afërsi të Shtutgartit, një ditë para se të ndodhte atemtati? 2). Kush i ka sjellur filmat shqiptar nga Shqipëria në Gjermoni, dhe kuj ju kanë dërguar ata filma? 3. Kush e pruni Kadri Zekën nga Zvicëra në Gjermoni, që edhe ai t’i shiqonte filmat shqiptarë sëbashku me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën. Për dy pyetjet e para opinioni ynë nuk din asgjë, ndërsa sa i përket pyetjes së tretë dihet se Ibrahim Kelmendi ka shkuar nga Gjermonia në Zvicër për ta marrë Kadri Zekën. E dhe kjo qështje nuk është e qartë sa duhet deri sa të dihet përgjigja në këtë pyetje: Si ndodhi kjo, që, Kadri Zeka që kur u fejua me Saime Isufin, kudo që shkonte( edhe në Gjermoni ) e merrte të fejuarën e tij. Ndërsa tani kur qenë martuar? ç’farë pengesash lindën që Saime Jusufi të mos shkonte me burrin e saj në Gjermoni si herat tjera? Saime Isufi ka për detyrë të përgjigjet edhe në një pyetje po qe se dëshëron të zbardhet kjo vrasje nga organet e drejtësisë së Kosovës: Nga shumë burime flitet se kur është nisur Kadri Zeka për Gjermoni, bashkëshortja e tij e ka porositur, që kur të shkojë në Gjermoni të lajmërohet nepërmjet telefonit se si ka kaluar rrugës. Plotësishtë ka qenë e drejtë dhe e arsyshme brenga e Saimes për bashkëshortin e saj. Por Saimja duhet të tregoi se kur ia ka thënë atë porosi Kadriut, a ishte aty pari Ibrahim Kelmendi apondokush tjetër ? A ka pasur njohuri Ibrahim Kelmendi se Kadri Zeka ishte i detyruar t’i lajmërohet bashkëshortes së tij me telefon nga Gjermonia për t’i treguar se si ka kaluar rrugën. Dihet se një natë para se të bëhet atentati, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Ibrahim Kelmendi, Faredin Tafallari shumë të tjerë janë tubuar në shtëpinë e Murat Kryeziut për t’i parë ( nepërmjet videokasetave) këta filma shqiptar: ‘’Gërrsheti i luftrave’’, ‘’Plumbat e perandorit’’ dhe ‘’Udha e shkronjave’’. Siq shpjegon Tafallari nga mesnata është kry ndeja. Kadriu ka shkuar për të bujtur te Jusufi. Ndërsa për Ibrahim Kelmendin thotë:’’Nuk më kujtohet a i thanë apo jo( fjalën e ka te Jusufi dhe Kadriu-vërejtja ime.) edhe Ibrahim Kelmendit që edhe ai të shkonte me ta, por di se Ibrahim Kelmendi u tha: ‘’Mua më duhet të udhëtoj për Dyseldorf, pasi edhe atje dua t’i tuboi bashkatdhetarët për të shfaqur këta filma’’. Dhe ashtu u bë. Kadriu shkoi me Jusufin e Bardhoshin, kurse Ibrahim Kelmendi me Sylë Nuhën shkuan për Dyseldorf’’. Kjo që e thotë z..Tafallari bie ndesh me ate që ka thënë I.Kelmendi në një reagim të tij të botuar në Republika nr. 1 të vitit 1997. I. Kelmendi në atë shkrim pranon se me 16 janar ( deri kah ora 22.00) ka marr pjesë në bisedimet që i zhvilluan Jusufi dhe Kadriu për bashkimin e organizatave të tyre, dhe vetëm dy orë para se të bëhej atentati e merr hiken për Dyseldorf. Pra kjo donë të thotë se I.Kelmendi nuk ka shkuar për Dyzeldorf në natën e 15/16 janarit të 1982( menjëherë pasi i kanë shiquar filmat në shtëpinë e Murat Kryeziut) siç thotë Tafallari, por ka bujtur te Jusufi apo dikund tjetër në afërsi të Shtutgartit. Për të ardhur deri te e vërteta e plotë se kush nga shqiptarët e ndihmuan Sigurimin e msheft Jugosllav për t’i vra udhëheqësit e shquar të organizatave ilegale Jusufin, Bardhin dhe Kadriun, duhet të merren në shqyrtim edhe këto çështje: a) Si erdhi Sigurimi i msheft Jugosllav deri te informata se Kadri Zeka do të dali te kabina e telefonit për të biseduar me bashkshorten e tij Saime Jusufin ?!( Organizimi i pritës në afërsi të banesës së Jusufit tregon se UDB-ja ka ditur se Kadriu Jusufi dhe Bardhi do shkojnë deri te kabina e telefonit) b) Kush ua shpjegoi kriminelëve serbo-jugosllav që e planifikuan krimin se traditat shqiptare nuk lejojnë në as një mënyrë që Kadriu të dilte vetëm te kabina e telefonit, por me te kanë për të dalur edhe Jusufi dhe Bardhi për ta shoqëruar. Mënyra se si është kryet atentati, dhe si u zhvilluan ngjarrjrt para se të bëhet atentati, tregojnë se ky krim është organizuar në mënyë perfide me ndihmën e njerëzëve që kanë qenë në kontakt me Jusufin, Bardhoshin, dhe Kadriun. Plani për vrasjen e tyre është shkoqitur nga ekspert të lartë të lamive të ndryshme serbo-jugosllav, por pa ndihmën e shqiptarëve tradhtar nuk do të realizohej dot. Dhe ndodhi saktësishtë ashtu siç e kishte paraparë Sigurimi i msheft serbo-jugosllav. Kriminelët e porositur kishin marrë udhëzime të sakta se ku duhet ta vënojnë pritën. Ndoshta nuk e kanë paraparë se koha e pritjes do të jetë më e gjatë se sa që e kanë paramenduar. Kishte kaluar mesi i natës i 16 janarit dhe kishte filluar pjesa tjetër e natës e 17 janarit të 1982, kur Kadri Zeka i tregon Jusufit se pa tjetër duhet të dalë deri te kabina telefonike për të folur mebashkëshorten e tij, pasi që Jusufi nuk kishte telefon në shtëpi. Jusufi nuk mund të kundërshtonte atë dëshirë të musafirit, që ishte e arsyeshme dhe e natyrshme. Ngritën përnjëher në këmb dhe dalin jasht, por Bardhoshi nuk durohej ta lente vëllaun dhe musafirin vetëm në pikë të natës, pas gjithë atyre fjalëve që dëgjohën ndër shqiptarë se do vrahet Jusuf Gërvalla nga UDB-ja e Beogradit. Fatkeqësishtë ndodhi siç e kishte planifikuar Sigurimi i msheft Jufosllav( në saje të ndihmës së pakursyer të shqiptarëve tradhtarë) Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi ranë në pritën e UDB-së së Beogradit afër garazhes ku e kishte pasur veturën Bardhoshi. Kriminelët e krynë krimin në teritorin e një shteti të huaj, pa u friguar se do të zbulohën, dhe hikën. Shtypi gjerman ka folur shumë për atë ngjarrje që i tronditën shqiptarët kudo që jetonin ata. Janë dhënë shumë varianta se kush ka munder ta bëjë këtë krim, por variantin më të besueshëm e ka dhënë gazeta gjermane ‘’Shtern’’. Ajo gazetë i ka publikuar disa fakte që në asnjë mënyrë nuk mund të hudhën posht. Sipas gazetes, një shofer që i përkiste ambasades Jugosllave, duke u kthyer nga Austria për në Gjermoni ishte ndalur nga Sigurimi i msheft Gjerman, dhe pas hetimeve të para, shoferi ka deklaruar se nga Gjermonia i ka përcjell deri në Austri tre vetë , njëri prej tyre i kombësisë shqiptare, të cilët në kabinën e parë telefonike që e kanë hasur gjatë rrugës e kanë leammëruar dikend në Beograd se ‘’e kanë kryer punën për të cilën ishin zotuar’’. Shoferi i paska lanë në Ausri dhe qenka këthyer për Gjermoni. Se pse Gjermania nuk i ka quar deri në fund hetimet për t’i gjetur kriminelët është qështje tjetër, por shtrohet pyetja a do të kishin mundësi të kryenin krimin ata tre kriminel pa ua përgaditur terenin shqiptarët e ligj, pa ju ndihmuar tradhtarët e kombit shqiptarë. Për të ardhur deri te e vërteta e plotë se kush nga ‘’shqiptarët’’ndihmuan Sigurimin e msheft Jugosllav drejtpërdrejt dhe kush tërthorazi, kush me vetëdie dhe kush pa vetëdie për t’i vra Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën është e domosdoshme që opinioni i gjërë të kërkoi sqarime të nevojshme prej njerëzëve që më së shumti ishin të përfolur pas atentatit të Shtutgardit:
1). Rizah Salihu, duhet të sqaroi se për ç’farë arsye e pat shpifur Jusuf Gërvallën se ’’ ishte i dërguar nga UDB-ja’’, dhe pse u mundua ta bindi Hysen Gegën që duhet ta vras Jusuf Gërvallën. Kush propozoi ( Rizah Salihu, apo Ibrahim Kelmendi) që të formohet ‘’Komiteti për vrasjen e Jusuf Gërvallës? Si e lexonte postën sekrete të Jusuf Gërvallës, kur odresen e tij e dinte vetëm Ibrahim Kelmendi?
11.IBRAHIM KELMENDI DUHET TË SQAROJË SE KUSH E KA ORGANIZUAR TAKIMIN NË SHTËPINË E MURAT KRYEZIUT PËR T’I SHIKUAR FILMAT SHQIPTARË
2). Ibrahim Kelmendi; duhet sqaruar se kush e ka organizuar takimin në shtëpinë e Murat Kryeziut për t’i shiquar filmat shqiptar? Me propozimin e kujt shkoi në Zvicër ai për ta marr Kadri Zekën për t’i shiquar filmat shqiptar? Kur ka shkuar ai në Dyseldorf, më 16 apo 17 janar 1982. Ku ka bujtë ai më 16 janar 1982? Duhet të ndriqojë faktin se në çfar rrethanash ai u gjind natën e kobshme të 16 janarit 1982 me Jusuf dhe Bardhodh Gërvallën dhe me Kadri Zekën deri dy orë para se të bëhet atentati mbi ta, dhe pastaj arrijti të hiku pa pasur kurrfar pasojash..
3). Sadik Blakaj, duhet sqaruar burgosjen e Hysen Gegës ? Pse dhe qysh e bindi Demë Demajn që të mos marri pjesë në tubimin festiv të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit ku siqç dihet ka penguar të shfaqet shfaqja e përgaditur nga Tafallari me shokë. etj.
4).Hysen Gega, të japi shpjegime në lidhje me shpifjet e Rizah Salihut përkitazi me Jusuf Gërvalën. Të tregoi për kontaktet dhe bisedat që i pat me Rizah Salihun, Ibrhim Kelmendin, Sadik Blakën, Demë Demën që kishin të bënin me Jusuf Gërvallën etj, ; Të tregoi për takimin e parë që e pati me Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën në banesën e tyre. Të tregojë si u burgos dhe a ishte fajor Sadik Blakaj që ra në duar të UDB-jugosllave ; Të japi sqarime se a ështe e vërtetë apo gënjeshtër se ai i përkiste një ‘’komiteti’’ që merrej me vrasjen e Jusuf Gërvallës, etj.
5). Demë Demaj, duhet sqaruar marrëdhëniet që i kishte me Sadik Blakën, Ibrahim Kelmendin, dhe Rizah Salihun. Në veçanti duhet t’i sqaroi shkaqet e prishjes së tij me Faradin Tafallarin. Pse nuk u burgos në Kosovë edhe pse ishte burgosur Hysen Gega tre muaj para se ta merrnin në pyetje policët e Sekretariati i Punëve të Brendshme të Kosovës, në marsin e vitit 1981, kur siq dihej Sadik Blakaj i kishte zbuluar raportet e H.Gegës me Demë Demën ?
Opinioni shqiptarë e ka të qartë nga përvoja e hidhur gati 100 vjeçare se Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën na i ka vra ‘’parja e shkaut’’ me dorën tradhtare shqiptare. Fatkeqësisht prej Luftës së Dytë Botërore, artak me ‘’ dorën e zezë’’serbe për të vrarë shqiptarë u bënë edhe bajraktarët e farës ruse të njohur përtej kufiri si stalinistë-enveristë të përbetuar, ndërsa këndej kufiri si rankoviçefc-jugosllav pa kombësi,( llumi i shoqërisë shqiptare) të cilët për idealet komuniste nuk lan të zez pa e bërë . Po ata vran shqiptarë që nuk e dashtën ideologjin komuniste ; vran shqiptarë që nuk e dashtën vëllazërim-bashkimin me serbin ; vran shqiptarë që nuk donin kolektivizimin e pasurisë së tyre ; vran shqiptarë që nuk pranonin zakonet ruse në familje ; vran shqiptarë për t’ua marrë pasurinë që e kishin krijuar me djersen e ballit ; vran shqiptarë që e donin më tepër shqiptarinë se sa ideologjinë komuniste ; Sidomos u bë i ashpër llumperproletariati shqiptarë kundër arstokracisë shqiptare, që i kishte vu bazat e një shteti moderrn demokratik në Shqipëri, ndërsa në Kosovë u bë i ashpër kundër shpianikëve dhe pleqnarëve shqiptarë që krijuan bazën e fillozofisë dhe të Drejtës( Kanunit) shqiptar.
Pas vrasjes me atentat të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në afërsi të Shtutgartit, presioni i veprimtarëve mbi organizatat e tyre për t’u bashkuar në një organizatë të vetme u shumfishuan. Si rrjedhojë e gjithë atij presioni në kryeqytetin e Turqisë në Ankara më 17 shkurt 1982, pra njëmuaj pas atentatit, erdhi deri te takimi në mes përfaqësuesëve të Lëvizjes Nacional çlirimtare të Kosovës (LNÇKVSHJ) dhe të ‘’ Partisë Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi’’( PKMLSHJ), për të biseduar për bashkimin e këtyre organizatave në një organizatë të vetme. Nga ana e LNÇKVSHJ muarrën pjesë: Sabri Novosella dhe Xhafer Durmishi. Ndërsa nga ana e PKMLSHJ muarrën pjesë : Avdulla Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli. Në këto bisedime, ( dhe më vonë), LNÇKVSHJ nguli këmbë që të ruhet emri i gazetës së LNÇKVSHJ-‘’Zëri i Kosovës’’ dhe emri Lëvizje, ku fjalët e asaj kohe si Parti Komuniste e Organizata marksiste –leniniste u zëvendësuan me emrin Lëvizje për Republikë. Ky ka qenë një orjentim nga ai klasor në kryesisht në atë kombëtar. Më në fund përfaqësuesit e dy organizatave njëzërit pruan këto vendime : a) Formohet ‘’Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi’’( LRSHJ)nga bashkimi i organizatave të lartëpërmendura, b) Udhëheqjet e dy organizatave që u bashkuan do ta përbënin udhëheqjen e LRSHJ deri në zgjedhjet e rregullta. C) Organi i LRSHJ do të jetë ‘’Zëri i Kosovës’’( më parë ishte organ i LNÇKVSHJ). d). Të dilet me një komunikatë në Kosovë dhe në botën e jashtëme për t’u njoftuar opinioni i gjërë për formimin e LRSHJ. Pas tre muajsh më 15 maj të 1982 kësaj organizate i bashkohet edhe OMLK-ja dhe kështu u vërtetua se qëndrimi i LNÇKVSHJ në lidhje me bashkimin e organizatave ishte më i arsyeshëm dhe më i drejt. Xhafer Durmishi në një shkrim të pabotuar i ndriqon rrethanat dhe pengesat që lindën pas formimit të LRSHJ. Aithotë :’’ Unë e Osman Osmani u këthyem në Gjermani më 22 shkurt 1982. ‘’Zëri i Kosovës’’ , numri i tretë, ishte në fazën përfundimtare. Unë pritja se ai do të del si organ i LRSHJ. Ndërrimi në kokën e organit nga LNÇKVSHJ në LRSHJ ishte një qështje tepër e thjesht. Osman Osmani ndërhyri duke thënë :’’Le tëdel edhe ky numër siorgan i LNÇKVSHJ në mënyrë që armiku të mos kujtoj se mbas atentatit u shkatrrua LNÇKVSHJ. Si intrigant i talentuar e me udhëzime nga Stambolli, ne në rrethin e Shtutugartit nuk e kundërshtuam në këtë pikë. Ne e shtypëm komunikatën në 2000 egzemplarë për ta komunikuar bashkimin por Osmani prap ndërhyri me arsyetimin : ‘’Komunikata nuk bënë të shpërndahet njëkohësisht me Zërin se mund të lindin keqkuptime..…Por të gjitha këto ishin dredhi e intriga të cilat kishin për qëllim të vononin çështjen deri më 15 maj në mënyrë që aty të shtrohej prap çështja e emrit të gazetës për LRSHJ . Pra në këtë pikë ku ata vetëm nuk kishin mundur të bënin asnjë ndryshim, shpresonin tani më 15 maj se me ndihmën e Xhafer Shatrit do të bënin ndrrimin e emrit të organit’’. Pra, nga rrëfimet e Xhafer Durmishit po shifet se pas nxerrjes së vendimin për formimin e LRSHJ, menjëherë filluan komplotet për moskonstituimin e saj nga Osman Osmani,( përfaqësues i PKMLSHJ) që për pasojë pati mosinformimin me kohë të opinionit të gjërë për vendimet e takimit të Ankarasë, dheZëri i Kosovës të dal edhe një numër ( numri tre) si organ i LNKVSHJ, edhe pse ai duhej të dilte si organ i LRSHJ. Xhafer Durmishi në shkrimin e tij të cekur më parë na jepë një kronologji të shkurtër të veprimtarisë së organizatave dhe veprimtarëve që vepruan në Evropën Perendimore. Ai kur bënë fjalë për veprimtarinë që u krye pas atentatit të 17 Janarit të 1982, me pika të shkurtëra do t’i i jep këto të dhëna :’’ Mars 82 : Del numri i Zërit të Kosovës ( pas atentatit të 17 janarit) nga Xhafer Durmishi, i cili u ndihmua nga Syzana Gërvalla e aktivistë të rrethit të Shtutgartit… ; Demonstratë e shqiptarëve në Vjenë. Prill 82: Demonstratë e shqiptarëve në Bon. Maj 82 : Në Biel-Bien takohën Xhafet Shatri, Oaman Osmani, dhe Xhafer Durmishi . Përkundër kërkesave të Osman Osmanit dhe të Xhafer Shatrit për ndryshimin e emrit të organit, ‘’Zëri i Kosovës’’ mbetet organ i LRSHJ. Në takim ndahën detyrat, ku Xhafer Durmishi ngarkohet të vazhdoi me nxerrjen e organit të Lëvizjes, punë të cilën e bëri gjerë në mars 83. Takimi i 15 majit 82 është i pari dhe i fundit ku ishte e pranishme ajo pjesë që rrjedhte nga PKMLSHJ. Qershor 82 : Del në Shtutgart numri i parë i Zërit të Kosovës si organ i Lëvizjes përRepublikë.( e përgaditë Xh:Durmishi-Vërejtja ime). Më 26/6 demostratë shqiptare në Bern, ditën e fillimit të punimeve të Kongresit XII të LKJ. Janar 83 : Mbledhje në banesën e Hafiz Gagicës. Marrin pjesë : Xhafer Shatri, Hasan Mala, Ibrahim Kelmendi, Xhafer Durmishi. Zgjedhet Qendra Ekzekutive( emër i propozuar prej Xhafer Shatrit) e Lëvizjes. Ndahën këto detyra : Xhafer Shatri- nxerrjen e gazetës, Faredin Tafallari-arkatar, Hasan Mala –lidhjet me Kosovën, Ibrahim Kelmendi lidhjet me organizata të jashtme, Xhafer Durmishi-çështjet organizative në mërgim, relacionet me klubet shqiptare. Mars 83 : Del numri i dytë i Zërit të Kosovës në Gjenevë nga Xhafer Shatri dhe Xhafer Durmishi, dhe pas përfundimit të punimeve bëhet një mbledhje e Qendres Ekzekutive. Hasan Mala dhe Faredin Tafallari votojnë për pikpamjet e Xhafer Durmishit lidhur me qëndrimin ndaj klubeve shqiptare në mërgim. Korrik 83 : Në një shtëpi malore në Zvicër bëhet një tubim i madh i aktivistëve më të dalluar të Lërvizjes në Evropë si dhe përfaqësues klubesh. Mirret një vendim për themelimin e një Bashkësie të klubeve shqiptare dhe demaskohet puna intriguese e PKMLSHJ. Në mbledhjen e Qendres Ekzekutive që mbahet pas tubimit Xhafer Durmishi kërkon dorheqje për shkak të pikëpamjeve të kundërta me Ibrahim Kelmendin e Xhafer Shatrin në çështjen e klubeve shqiptare dhe punën e tyre’’.
12.PSE U IDEOLOGJIZUA LËVIZJA, KUR NË JANAR TË VITIT 1985, NË NJË MBLEDHJE TË REDAKSISË VENDOSËN QË NGA BALLINA E ORGANIT TË LËVIZJES TË HIQET CITATI I JUSUF GËRVALLËS?
Edhe z.Tafallari në librin e tij shkruan për mbledhjen e janarit të 1983, edhe pse për shkaqe objektive nuk kishte marrë pjesë në te. Ai thotë : ‘’Xhafer Shatri, Hasan Mala, Xhafer Durmishi dhe Ibrahim Kelmendi ishin tubuar në banesë të Hafiz Gagicës në Ludswigsburg për të formuar Komitetin Qëndror të LRSHJ. Pra u formua KQ dhe detyrat u ndanë kështu : Xhafer Shatri kryetar, Xhafer Durmishi për organizimin, Hasan Mala për lidhje brenda në Kosovë, Ibrahim Kelmendi për organizatat e huaja dhe unë si arkatar. Të nesërmën erdhi në spital për të më vizituar Xhafer Durmishi që më tregoi për mbledhjen dhe më uroi për detyrën e arkatarit. E falenderova për besimin dhe e urova edhe atë për detyrën. Ky forum pra do të ishte përgjegjës për Lëvizjen në botën e jashtme’’. Siç shifet z.Tafallari e quan KQ, Qendren Ekzekutive, ( që e ka të njejtin funkcion-kuptim, ), por e plotëson Xhafer Durmishin kur thotë se Xhafer Shatri përpos që është zgjedhur përgjegjës për gazetë është zgjedhur edhe kryetar i Lëvizjes për jasht.
Pra, u nevoit të kalojnë plot 11 muaj nga takimi i Ankarës, për ta zgjedhur udhëheqjen e Lëvizjes, por siç po shifet në atë udhëheqje mungonte përfaqësuesi i PKMLSHJ. Kjo tregon se forcat rrënuese në Lëvizje (LRSHJ) ishin shumë të fuqishme se sa forcat e mirëfillta kombëtare, dhe se bashkimi i organizatave është bërë sa për sy e faqe për ta neutralizuar presionin e anëtarësisë së organizatave që kërkonin bashkimin e organizatave në një organizatë të vetme, sepse interesat grupore dhe ideologjike ishin shumë më të theksuara se sa interesat e pergjithshme kombëtare. Merre me mend se ku e qon njeriun logjika moniste-komuniste. Sipas kësaj logjike ai që bëhet kryetar duhet t’i ketë nën dominimin e tij të gjitha mekanizmat e dominimit, në rend të parë mjetet e opinionit publik. Dhe në bazë të kësaj logjike, pasi që Xhafer Shatri u bë kryetar i Lëvizjes, medomos është dashur të jetë edhe përgjegjës i Zërit të Kosovës. Prandaj është dashur të sillet makina e Jusuf Gërvallës nga Gjermonia në Zvicër-Gjenevë ( me plot rreziqe); është dashur të vijë Xhafer Durmishi nga Gjermania në Zvicër për ta mësuar Xhafer Shatrin se si punohet me makinë, dhe si përgaditet teknikisht gazeta, në vend se të mbetet teknika e shtypit ku ishte në Gjermani, dhe ta nxjerrte organin e Lëvizjes Xhafer Durmishi, siq i kishte nxerrë më parë dy numra të Zërit të Kosovës. Kjo tregon se interesat grupore-ideologjike mbisundonin qysh nga momenti kur është krijuar udhëheqja e Lëvizjes, dhe se qysh nga ai moment kur është vendosër të krijohet Lëvizja, po nga ai moment ka filluar për ta brejtur atë krymbi i interesave personale-klanore. Pra që nga ajo mbledhje,( Mbledhja në banesën e Hafiz Gagicës) selia e Lëvizjes kalon nga Gjermania-Shtutgarti në Zvicër-Gjenevë-Bil-Bien, dhe OMLK-ja e merr udhëheqjen e Lëvizjes,( pasi që i pari i saj i merr dy postet kryesore të organizatës , pra bëhet përgjegjës-kryetar i Lëvizjes për jasht dhe kryeredaktor i Zërit të Kosovës). Faktet tregojnë se Lëvizja çdo ditë që kalonte futej në një rrugë të pa krye, kur interesi personal, klanor dhe ideologjik dominonte mbi atë kombëtar. Dredhitë, ndërskamcat dhe mashtrimet u bënë vyrtyte të një pjese të udhëheqsisë së Lëvizjes. Siq thotë z.Tafallari ‘’Me ndihmën e Xhafer Shatrit arritën të dalin jashtë vëllazërit Emrush dhe Mustafë Xhemajli. Xhafer Shatri i koptoi në redaksinë e Zërit të Kosovës si dhe në udhëheqjen e Lëvizjes. Mirëpo këta të dy të ndihmuar edhe nga Ibrahim Kelmendi u përpoqën që ta ideologjizojnë Lëvizjen.’’. Faktet dëshmojnë se përpjekjet e tyre nuk shkuan huq. Lëvizja plotësisht u ideolozua kur në janar të 1985 në një mbledhje të redaksisë vendosën që nga ballina e organit të Lëvizjes të hiqet citati i Jusuf Gërvallës :’’Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme’’ . dhe në vend të këtij citati të vendosej : ‘’Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni !’’. Se si kanë rrjedhur ngjarrjet e mëtutjeshme në lidhje me veprimtarinë e aktivisëve që vepronin në LRSHJ-LRSSHJ-LPK-në dhe përçarjet ethella që u krijuan gjatë vitit 1983- 1999 është një temë në veti dhe nuk e ka vendin në këtë shkrim, por duhet thënë se me vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës nga UDB-ja e Beogradit dhe nga UDB-ja e Tiranës, të ndihmuar nga tradhtarë dhe burra të ligj shqiptar, Lëvizja jonë kombëtare muar një goditje tepër të rëndë, goditjen më të rëndë pas shkatrrimit të NDSH-së. Ajo (LRSHJ) qysh me formimin e saj muar goditje të rënda prej UDB-ës së Tiranës kur futën përçarje në mesin e bajraktarëve të Lëvizjes, ndërsa UDB-ja e Beogradit si çdo herë më parë dinte ku të godas. Gjeniu ynë popullor na mëson se ‘’rrufeja nuk godet në fshisa por në lisa’’. UDB-ja vazhdoi me vrasjen e Burave të Dheut, që punonin për shqiptari. Ajo nuk u ndali veprimtarinë e saj vrastare pas atentatit e Shtutgardit, por e vazhdoi edhe më tutje të veras burrat më të mirë të kombit. E mbyti në burgun Qendror të Beogradit Zija Shemsiu, një veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare. Në Prishtinë pas një qëndrese heroike i vrajtën Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën. Nuk vonoi shumë e vran atdhetarin Bajram Baftirin, etj. Në tetor të 1986 vdes në Spitalin e Prishtinës Metush Krasniqi nga pasojat e maltretimeve që ju bënë sa ishte në Burgun hetues të Prishtinës.Më 1990 e vranë Enver Hadrin kur ishte në vlugin e punëve për t’ua treguar ftyrën e vërtetë kriminelëve të Beogradit, etj. Fatkeqësisht Lëvizja (LRSHJ-LRSSHJ-LPK-ja) nuk qe e zonja të bënte pastrimin e radhëve të saja nga element përçarës dhe spiujve të UDB së Beogradit dhe spiujve të UDB së Tiranës. Sot vetëm kokëkrisurit dhe naivët nuk janë duke e parë veprimtarinë antikombëtare të Lëvizjes-LPK-dhe të derivateve të saj: PDK-së dhe të AAK-së . Koha po punon për shqiptarët dhe për shqiptarinë! Të Madhin Zot dhe Amerikën e fuqishme e kemi në anën tonë. Krypehlivanat e Nanosit, shërbëtorët e tyre dhe bajraktarët e farës ruse e kanë fatin e zi! Përfundimin e kanë të trishtueshëm! Të gjithë do të përjetojnë fatin e ,,Babës së farës ruse’’! Do të jenë të vdekur për së gjalli!
Botuar: Bota sot, 26 shkurt -9 mars 2002