Shruan: Shefqet JASHARI-STROFCI
Gjygji i Hages me strategjinë largpamëse, politiken e menqur dhe punën e tij konkrete të deritashme arriti suksese të lakmueshme për përgaditjen e aktpadive, burgosjen dhe dënimin e një numri të cakruar të kriminelëve të luftes që i polli shovenizmi serb, nacionalizmi kroat dhe mbeturinat e ideologjisë së dështuar staliniste. Burgosja e kryekasapit të Ballkanit dhe fillimi i procedurës për t’ia dhënë dënimin e merituar këtij krimineli-djall, dëshmon se ky Gjygj do ta kryej me nderë dhe me përgjegjësi punën që ia ka besuar OKB-ja. Siç dihet krimet e luftes dhe krimet ndaj njerzimit nuk vjetrohen, prandaj nuk do të vonojë dhe në burgun e Hages do të gjenden tok përpos kriminelëve doras edhe kriminelët e mdhenj-udhëheqja politike dhe ushtarake e formacioneve ushtarake që bënë krime lufte ndaj civilëve dhe robëve të luftës.
.Mjetet e opinionit publik e kanë për detyrë ta përkrahin Gjygjin e Hages në luftë kundër kriminelëve të luftës, sepse kjo është e vetmja rrugë që kjo pjesë e Evropes( Gadishulli Ilirik) të bëhet vend i paqes, përparimit dhe i stabilitetit (politik, ekonomik, social, etj) . Është e qartë se nacionalshovenizmi serb nga kajta bëri krime të luftes dhe krime ndaj njerzimit, për të krijuar ”Serbinë e madhe”. Janë të qarta edhe synimet e nacionalizmit kroat, ata bëne krime të luftës për të arrijtur zgjerimin e teritoreve të tyre në dëm të viseve boshnjake. Ndërsa nacionalizmi maqedon me ndihmën edhe të argatëve të Nanosit bëri skenare perfide, bëri edhe avantura ushtarake, që shqiptarët t’i hjeku qafe, duke ua dhënë të drejten e shkëputjes nga Maqedonia, me një kusht, që vistet shqiptare që janë më pjellore dhe me të bukura tu mbesin trashigim sllavëve të Mqedonisë.
Por shtrohet pyetja, është reale që edhe shqiptarët e Kosovës të kenë bërë krime të luftës, kur dihet se UÇK-ja kishte synime çlirimtare? Të akuzohën shqiptarët për krimre të luftes nga Gjygji i Hages nuk mund të konsiderohet jo reale kur dihet se çfar pasojash pati populli ynë në Kosovë nga hordhitë serb. Edhe shkenca vërteton dhe arsyeton se dhuna sjell dhunën, prandaj në kushte që u zhvillua lufta në Kosovë, nuk përjashtohet mundësia që individ apo grupe individësh të kenë bërë krime të luftes por në përmasa shumë të vogla ndaj bartësëve të dhunës serbe. Por si të arsyetohen individët dhe grupe individësh të UÇK-së që bënë krime të luftes kundër bashkëkombasve të tyre, duke i burgosur, keqtrajtuar dhe pasi ua vuan etiketen ” bashkëpuntorë të okupatorit” i vranë, jo se me të vërtetë ishin të tillë, por vetëm pse ishin kundërshtarë të tyre politikë. Fatkeqësishtë kjo ka ndodhur në shumë vise të Kosovës. Shtrohet pyetja pse u bëne këto vëllavërasje, ku janë shkaqet dhe motivet e këtyre vrasjeve?
Dihet se me rrximin e diktaturës së Enver Hoxhës në Shqipëri, forcat staliniste të Shqipërisë dhe enveristët e Kosovës nuk e pranuan dështimin e komunizmit dhe krijimin e realitetit të ri. Krerët e PSSH dhe krerët e LPK-së (organizatë kjo gjysmëilegale e krijuar nga Sigurimi i Shqipërisë në Perendim), të kryesuar nga Fatos Nano dhe Xhavit Haliti gjatë bisedave që i zhvilluan në Shqipëri dhe në Zvivër gjatë viteve 1992-1993 arritën marrrëveshjen për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke, që parashihte rrximin nga pushteti të Salih Berishës dhe partisë së tij, dhe largimin nga skena politike të Ibrahim Rugovës dhe shkatrrimin e LDK-së, për të ardhur ata në pushtet. Siç dihet LPK-ja e ndihmoi me të holla por edhe me banda Nanosin për ta rimarrë pushtetin me mjete komuniste gjatë vitit 1997, ndërsa LPK-ja me ndihmën e Siguruimit të Shqipërisë( i cili i la të lirë të veprojnë në Shqipëri) dhe të B.Bukoshit( i cili nuk i ndihmoi me mjet finansiare Adem e Hamzë Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Salih Çekun) arritën t’i përvehtësojnë njësitë guerile të Republikës së Kosovës, me mjetet e marjes së kalasë nga mbrenda. Ndërsa kompllotistët e LDK-së në krye me Hydajet Hysenin në bazë të bisedave që i patën në Zvicër me krerët e LPK-së (Xhavit Halitin, Ibrahim Kelmendin dhe Azem Sylën e të tjerë ) dhe në Tirasnë me Mejdanin, Nanosin dhe Klosin ( R. Qosja dhe Hydajet Hyseni) gjatë viteve 1997/ 98 e pranuan Marrëveshjen e Zürihut që qe lidhur në mesë krerëve të LPK-së dhe krerëve të PSSH, ( viti 1992/93). dhe pranuan se do të punojnë në realizimin e asaj marrëveshjeje, me kusht që ta ndajnë pushtetin së bashku me LPK-në. Ja pra ku e kanë burimin burgosjet, keqtrajtimet dhe vrasjet e shqiptarëve nga ana e pjestarëve të një pjese të UÇK-së që udhëheqej dhe komandohej nga Fatos Nanosi-Xhavit Haliti&Compani.
Nanoistët e dinin mirë se me mjet demokratike nuk do të mund të realizojnë Marrëveshjen e Zürihut, prandaj për ta marë pushtetin u detyruan ta kopjonin në tërsi teorinë dhe praktikën e komunistëve të Shqipërisë, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore i vranë kundërshtarët e tyre politik, shpianikët dhe nacionalistët e Shqipërisë, vetëm për të ardhur në pushtet.. Pra të njejtën gjë e bënë dhe po e bëjnë nanoistët e Kosovës, (duke filluar nga fillimi i vitit 1998 dhe po vazhdojnë me mjete perfide edhe në ditët e sotit). Pra tehu i luftes së tyre nuk ishte i drejtuar kundër okupatorit serb, por ishte i drejtuar kundët LDK-së dhe forcave tjera demokratike. Pas këtyre akuzave është e natyrshme të shtrohet pyetja, ku janë argumentet dhe dëshmitë në bazë të cilave vërtetohet se me të vërtetë nanoistët e Kosovës nuk e kishin qëllim kryesor çlirimin e Kosovës, siç përbehen çdo ditë, por qëllimi i tyre kryesor ishte realizimi i marrëveshjes së Zürihit. Njeriu që ka arsye të shëndosh dhe dinë të mendoi mirë po të analizoi veprimtarinë e bajraktarëve të fares ruse dhe të pehlivanave të Nanosit gjatë kohës së luftes dhe pas lufte, nuk e ka vështirë për të gjetur fakte dhe argumente të pa mohueshme që dëshmojnë se ata më tepër e luftuan LDK-në se sa okupatorin, se ata ishin instrument i politikës antishqiptare të F.Nanosit, ishin (me vetëdije apo pa vetëdije )rrogtarë të sigurimit të msheft serb, që vepronte në kuadër të Sigurimit të Shqipërisë. Të shiqojmë disa prej fakteve që do të jenë të mjaftueshme edhe për naivët për t’u binden se me të vërtetë nanoistët e Kosovës e kanë dëmtuar shumë rënd kombin shqiptarë, e kanë keqëpërdorë dhe e kanë penguar tepër shumë luften çirimtare të popullit tonë. E kanë shëmtuar Kosovësn. Ishte në dobi të Kosovës dhe të kombit shqiptarë apo në dobi të Beogradit përçarjet ndëshqiptare, mosnjohja e institicioneve shtetrore të Republikës së Kosovës, tentimi për shkatrrimin e LDK-së dhe krijimi i i LBDK-së, mosinstiticionalizimi i UÇK-së, mosnjohja e zgjedhjeve të dyta parlamentare dhe mosnjohja e organeve shtetrore të dala nga ato zgjedhje, mos pranimi për krijimin e Qeverisë së Kosovës prej spektrit të gjërë politik dhe ushtarak të Kosovës, shkelja e Marrëveshjes së Osllose, mosnënshkrimi i marrëveshtjes së Rambujesë( variantit të parë) që parashihte pas tri vitesh të zgjidhet statusi i saj në basë të vudhnetit të popullit të saj-në bazë të referendumit, krijimi i QPK-së në Tiranë nga argatët e Fatos Nanosit, krijimi i enklavava serbe në bazë të marrëveshtjeve të mshefta të QPK dhe të Beogradit, plaqkitja dhe uzurpimi i pasurisë shoqërore dhe private të Kosovës nga pararoja staliniste e LPK-së, krerët e LBDK-së dhe argatët e tyre, vrasjet politike të njëpasnëshme, krimet ekonomike, shkatrrimi i Elektronomisë së Kosovës, shkatrrimi i shëndetësisë ( spitaleve) dhe shkollimitë lartë ( Univerzitetit) të Kosovës, etj.etj. që u bënë prej bajraktarëve të farës ruse, pehlivanave të Nanosit dhe argatëve të tyre.
Nuk është objektë i këtij shkrimi të pasqyrohet e tërë veprimtaria antikombëtare e pehlivanave të Nanosit dhe bajraktarëve të fares ruse. Ne do të kufizohem vetëm në një temë, kanë bërë apo nuk kanë bërë krime të luftes pehlivanat e Nanosit kundër bashkombasëve të tyre? Me burgosjan dhe dënimin e komandantëve të vetshpallur të UÇK-së, të të ashtuquajturit ”Grupi i Dukagjinit ”dhe ”Grupi i Llapit” opinioni ynë dhe ai ndërkombëtarë e kanë të qartë se në radhët e krahut ushtarak të UÇK-së që udhëheqej nga F.Nanosi –Xh.Haliti & kompani, ka pasur individë dhe grupe individësh që e kanë keqpërdorurë Luften çlirimtare të popullit tonë. Ata për qëllime karrieriste kanë burgosur, keqtrajtuar dhe kanë vrarë pjestarë të UÇK-së, që i përkisnin krahur institicional të UÇK-së, dhe kanë burgosur, keqtrajtuar dhe kanë vrarë civil shqiptarë, me arsyetimin se ishin ”bashkëpuntorë të okupatorit”, edhe pse për këto akuza nuk kanë pasur dhe nuk kanë fakte dhe argumente.
Edhe procedura gjygjësore kundër F.Limajt dhe dy ish ushtarëve të tij në Gjygjin e Hages po i qet në dritë burgosjet, keqtrajtimet dhe egzekutimet e civilëve shqiptar, pranmdaj Gjygji i Hages e ka për detyrë të gjej përgjigjen e plotë se kush dha urdhër për krijimin e burgjave, kush dha urdhër për burgosjen e qytetarëve civil, kush dha urdhër për vrasjen e veprimtarëve të shquar( politik dhe ushtarak) dhe aktivistëve të dalluar të LDK-së,( që i njihnin institicionet shtetrore të Republikës së Kosovës dhe i përkrahshin forcat demokratike në krye me LDK-në.) Temë në veti është vrasja e Ali Ukajt, Ahmet Krasniqit dhe Azem Hajdarit në Tiranë. Gjygji i Hages shumë gjëra të paqarta do ti ketë të qarta po qe se e analizon shtypin e kuqaloshëve shqiptarë dhe ”agjensinë e lajmeve” në faqen e internetit ”Kosovapres”-in, që janë vu nën kontrollin e pehlivanave të Nanosit. Gjygji i Hages do të vijnë në përfundim se redaktorët dhe gazetarët e tyre janë të lidhur ngusht me Qendren e kimit. Nuk mund të jetë rastësi se të gjithë veprimtarët e dalluar( politikë dhe ushtarakë) të Kosovës para se të vrahen apo të bëhet tentim vrasje mbi ta, u shpifën nga këto gazeta. Po të merren parasysh edhe ”listat e zeza” që u përpiluan nga anëtarë të SHP i UÇK-së, dhe pastaj vrasjet dhe tentim vrasjet që u bënë në bazë të atyre listave, shihet se Qendra e krimit i ka futur nën kontrollin e saj përpos të ashtuquajturat ”shoqatat e dala nga lufta” edhe mjetet e opinionit publik që kontrollohen nga majtistët e Kosovës. Sa për sqarim do t’i vejmë në dukje disa fakte që tregon lidhshmërinë dhe bashkëpunimin në mes Qendrës së krimit( SHIK-ut, ZKZ-së, PU të UÇK-së) dhe gazetarëve që i drejtojnë gazetat pandëla të majtistëve shqiptarë. Edhe pse Ahmet Krasniqi ishte i përkushtuar për bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovë, bajraktarët e farës ruse kur nuk arritën ta kthejnë atë kundër Ibrahim Rugovës dhe institicioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ata e shpifën në gazetën e tyre ”Zëri i Kosovës”. Të shohim se çfarë shpifje bënte gazetari i ”Zërit të Kosovës” Gëzim Mataj për Ahmet Krasniqin dhe Tahir Zemajn:”Shkurt e shqip: Tahiri, me gjasë me dije dhe përgaditje të Ahmet Krasniqit dhe padronëve të tyre, ka hyrë si diversionist, që ta godas UÇK-në në Dukagjin nga brenda, me armë të blera me të hollat e kurbetçarëve, të paguara në ”Fondin e qeverisë”, deri sa forcat pushtuese serbe e bombardonin nga jashtë. Sinkronizim i dy fronteve: i forcave pushtuese nga jashtë dhe kolaboracionistit të saj nga brenda”.
Të shohim tani se kjo shpifje e gazetarit të ”Zërit të Kosovës” nga ku e ka burimin: Në librin ”Kështu foli Tahir Zemaj” Tahir Zemaj shpjegon se në takimin që e kishte pasur me anëtarët e SHP të UÇK-së , Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, dhe Bislim Zyrapin në gusht të vitit 1998, Hashim Thaçi e kishte kërcnuar Tahir Zemajn me këto fjalë : ” Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë e tua ” (Shiqo faqen 96 të librit ” Kështu foli Tahir Zemaj”).
Gjatë ati takimi që ka pasur me Tahir Zemajn, Hashim Thaçi nepërmjet telefonit e kishte kërcënuar edhe Ahmet Krasniqin me këto fjalë: ” Me ty shpejt do ta kryej misionin” (i njejti libër dhe e njëjta faqe). Siç dihet një muaj pas kërcënimeve të H.Thaçit, Ahmet Krasniqi vrahet në Tiranë, ndërsa Tahir Zemajt gjatë atij viti i përgaditën dy atentate por të dyjave ju shpëton.
Nuk duhet harruar rastin e ish deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të cilët me rastin e vizitës që ia bënë Drenicës pas masakrave të para serbe gjatë vitit 1998, u rrëmbyen nga PU e UÇK-së, u keqtrajtuan, u rrafën, ua vuan etiketën” bashkëpunëtorë të Jugosllavisë” dhe vetëm me intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare shpëtuan pa u pushkatuar. Në rrafje ka marr pjesë edhe vet Hashim Thaçi.
Duhet cekur se para se të vriten, apo të bëhet tentim vrasje, në gazetat ,,pandla’’ të majtistëve shqiptarë u shpifën, u shanë dhe u kërcënuan edhe Gani Geci, Ukë Bytyqi, Smajl Hajdaraj, Ekrem Rexha-Komandant ”Drinit”, Tahir Zemaj, Rrok Berisha, Zekeria Cana, Haki Imeri, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Fetah Rudi, e shumë veprimtarë të shquar dhe aktivistë të dalluar të LDK-së. Prandaj këto fakte (dhe shumë fakte që për shkaqe objektiove nuk u cekën ) dëshmojnë se burgosjet, keqtrajtimet dhe ekzekutimet e ushtarëve( që i përkisnin krahut institucional të UÇK-së) , civilëve , veprimtarëve të shquar dhe aktivistëve të dalluar të LDK-së, janë bërë në bazë të një politike të përpunuar mirë nga krerët e pjesës së UÇK-së që komandohej nga F. Nanosi& Xh.Haliti me kompani, që mbështetej në strategjinë e shkatërrimit të forcave demokratike të Kosovës, duke krijuar psikozën e frikës dhe të pasigurisë tek veprimtarët dhe qytetarët e Kosovës që e përkrahnin LDK-në dhe forcat tjera demokratike.
Për njerëzit që kanë arsye dhe dinë të mendojnë janë të mjaftueshme këto fakte se pehlivanët e Nanosit dhe bajraktarët e ,,farës ruse’’, nuk e kanë pasur për qëllim çlirimin e Kosovës dhe aq më pak bashkimin kombëtar, por e kanë pasur për qëllim marrjen e pushtetit në Kosovë, që ua ka garantuar Fatos Nano, po qe se i kryejnë urdhrat e tij. Por ata nuk e dinin se rrethanat në botë dhe në Evrop nuk ishin siç ishin gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur llumperproletariati shqiptarë në bazë të përkrahjes serbo-jugosllave u armatos për të bërë masakra mbi nacionalistë, intelektualë dhe shpianikë në dy anët e kufirit. Nanoistët e Kosovës si duket i kishte mashtruar F.Nanosi me pollavra se pas intervenimit të faktorit ndërkombëtarë, bajraktarët e farës ruse do ta marin pushtetin në Kosovë. Prandaj edhe ky duhet të jetë njëri ndër shkaqet që këta argatë të Nanosit nuk e ndalën dorën e krimit mbi bashkëvendasit e tyre, duke shpresuar se ishin aq të fuqishëm sa që askush nuk do të guxonte t’ua shpalojë të zezat që po i bënin kudo në Kosovë.
Sa çudi, baballarët e pa shkollë të bajraktarëve të farës ruse, për t’i kryer punët e bujqësisë i bashkonin forcat fizike( bënin argatshti) ndërsa bijtë e tyre, që as ushtrinë nuk e kishin të kryer, u luluan me grada kolonelësh dhe gjeneralësh për ta ”luftuar” Jugosllavinë, me djelmosha që nuk i kishin ra brisk fytyrës, ndërsa ushtarakët dhe burrat e pjekur për luftë nuk i donin duke i bllokuar në Dursë, Kukës dhe në Tropojë, vetëm pse e njihnin Ibrahim Rugovën për kryetar të Republikës së Kosovës. Sa çudi, populli i pa shkollë në emër të Zotit për ta shpëtuar Kosovën nga kthetrat serbët i fali më tepër se 1000 xhaçe dhe shumë e shumë ngatërresa, për t’u bërë një trup i vetëm në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ndërsa Hydajet Hyseni me kompani mbjellën përçarje, kur tentuan për ta shkatërruar LDK-në. Sa çudi, kur Serbia bëhej gati për ta bërë Kosovën ”djep të serbizmit”, bajraktarët e ,,farës rus’’ në krye me Adem Demaçin nuk donin as të bisedonin për çështje të Kosovës(” çështje politike”) me Rugovën, edhe pse e dinin se LDK-ja e udhëhequr prej tij, ishte forca politike më e madhe në Kosovë. Sa çudi, kur Junuku ishte i rrethuar nga forcat serbo-jugosllave, gjeneralët e UÇK-së së Fatos Nanosit& Xhavit Halitit nuk lejuan të futet në Kosovë njësia e FARK-ut, Brigada 141 e UÇK-së, që e komandonte Fuad Ramiqi , për t’i ndihmuar ushtarët dhe popullësinë e Junuikut. Sa çudi me këta bajraktarë të,, farës ruse’’ që nuk po mbushën mend për të kuptuar premtimin e Zotit :” Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën, dhe ajo ( e vërteta) triumfon mbi të, ndërsa ajo( gënjeshtra) zhduket” (Kur’an-El-Enbija,18)
Tash më është e ditur në bazë të shumë fakteve, se krahu ushtarak i UÇK-së që udhëheqej nga F.Nanosi-Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli. Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, etj, me vetëdije dhe pa vetëdie ndihmuan realizimin e skenarëve antishqiptarë të qendrave antishqiptare: Beograd-Moskë-Athinë, ( të cilat pas realizimit të kalljes së Shqipërisë, dhe shëndërrimit të saj në koloni greke) për pastrimin etnik të Kosovës, realizimin e ëndrrës serbe që Kosova të bëhet tokë serbe, siç u bënë Sanxhaku i Nishit, Toplica, Peshterri dhe Tregu i Ri, tokë serbe. Këta bajraktarë të ,,farës ruse’’ dhe argatët e tyre që po i udhëheqin të ashtuquajturat ”shoqatat e dalura nga lufta ”, e dëmtuan dhe po e dëmtojnë rënd Kosovën, duke i kryer drjtpërdrejt apo tërthorazi urdhrat e Beogradit nëpërmjet ish ,, udhëheqësëve” të UÇK-së, të cilët ishin dhe janë të lidhur me sigurimin serb drejtpërdrejt apo nëpërmjet Sigurimit të Shqipërisë-klanit të Oznes jugosllave që ia pat ndërtuar Sigurimin Shqipërisë.
Prandaj lufta kundër krimit të organizuar nuk është punë e lehtë dhe aq e thjesht. Kosova duhet të marri mësim nga Shqipëria e Fatos Nanosit. Kosova do të futet në një krizë edhe më të thellë politike dhe ekonomike po qe se,, pehlivanat’’ e Nanosit që i kanë përgjakur duart me gjakun e shqiptarëve i ruajnë edhe mëtutje pozitat udhëheqëse që i kanë zënë në organet shtetërore dhe partiake të Kosovës. Ata pa tjetër duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë së Kosovës dhe para Gjygjit të Hagës për dëmet që ia sollën Kosovës dhe popullit të saj me përçarjet ndërshqiptare që i bënë, me dëmet që ia sollën UÇK-së, që e përvehtësuan me mjetet e marrjes së kalasë nga mbrenda, që nuk lejuan institucionalizimin e saj, dhe me luftën e hapur dhe të msheftë që bënë kundër LDK-së dhe forcave tjera demokratike, por dhe me krimet politike dhe ekonomike që i bënë. Shqiptarët e Kosovës nuk do të kenë paqë, liri qetësi dhe perspektivë zhvillimi e përparimi, pa shkatrrimin e Qendres së krimit të organizuar. Ndërsa pavarësia dhe krijimi i shtetit ligjor mund të ëndërrohet e kurrsesi të realizohet, për deri sa ata nuk e marrin dënimin e merituar.
Sa i përket çështjes së Gjygjit të Hages dhe UÇK-së, nuk duhet futur në një thes këto dy çështje, siç i përzin lypsi në një strajcë drithin e miellin bashkë. Ky Gjygj e ka autorizimin ndërkombëtarë të bëjë hetime në gjithë territorin e ish- Jugosllavisë për zbulimin e krimeve të luftës, për burgosjen dhe dënimin e kriminelëve të të gjitha niveleve, urdhëruesëve të krimit dhe dorasëve. Është e ditur se edhe në Kosovë pati krime të luftës shumë të mëdha nga hordhitë serbe, por fatkeqësisht krime të luftërs (jo me përmasa aq sa të serbëve ), bënë edhe ,,pehlivanat’’ e Nanosit dhe bajraktarët e ,, farës ruse’’, por më tepër kundër shqiptarëve se sa kundër serbëve.
Gjygji i Hagës si duket nuk do të ngutet për ta përfunduar procesin gjyqsor ”Fatmir Limaj” duke i kryer punët ”shkel e shko”. Me siguri dëshmia e Jakup Krasniqit do t’ia lehtësonte punët këtij Gjygji për të kuptuar përgjegjësinë e Fatmir Limajt dhe varësve të tij, por ky Gjygj nuk do të ketë mundësi të bëjë gjykim të drejt pa dëshmitë e ,, trojkës ” Xhavit Haliti& Azem Syla& Hashim Thaçi”, të cilët e përbënin kokën komanduese të UÇK-së, (së pa institucionalizuar). Kur e them këtë mbështetem në deklaratat publike që u botuan në libra reveista dhe gazeta, të atyre që janë jo vetëm dëshmitarë, por edhe disa prej tyre ishin pjesëmarrës të drejtëpërdrejt të proceseve degjeneruese që e përfshinë një pjesë të UÇK-së.
Ti shohim pra disa prej atyre deklaratave: Xhavit Haliti në intervistën e tij të botuar në gazetën ”Zëri” , më 8 shkurt 2001 për formimin e UÇK-së ( kuptohet në procesverbalet e LPK-së) thotë: ”Vendimet konkrete për ngritjen e saj janë marrë nga Kryesia. Kjo edhe ngarkoi Azem Sylen dhe Hashim Thaçin që të merren me organizimin e UÇK-së në Kosovë dhe Xhavit Halitin dhe Ali Ahmeti janë emëruar të veprojnë në Perendim dhe në Shqipëri për organizimin e UÇK-së dhe për ndihmën që duhet t’i bëhet”.
Muhamet Kelmendi ish nënkryetari i LPK-së në librin e tij ”Pse nuk u ndërtua Fronti për çlirimin e Kosovës”( Botuar në Tiranë më 1999) tregon për veprimtarin destruktive të Xhavit Halitit kur thotë: ”Në vitin 1996 shqyrtuam kërkesën e Fehmi Lladrofcit të cilën e paraqiti Ali Ahmeti ( Ditari i MK) . Ai kishte kërkuar lejen nga Kryesia për të shkuar brenda vendit për vete, për bashkëshorten e vet dhe më se 10 shokë. Ne si Kryesi e kemi shqyrtuar këtë kërkesë disa herë, por kundër shkuarjes së grupit të Fehmi Lladrofcit brenda vendit ishte kryesisht Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Me arsyetimin se, ky njeri dhe shokët e tij janë karrieristë, njerëz që shkojnë atje për të udhëhequr luftën e jo për të luftuar. Ky bllokim kuptohet se bëhej në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Deri në maj të vitit 1997 e bllokuan vendimin e dërgimit të Fehmi Lladrofcit me shokë”. ( Shiqo në faqen 37 të librit të cekur më lartë). Muhamet Kelmendi pastaj vazhdon: ”Por, e përbashkët është se, përkundër dobësimit të radhëve të ushtrisë, me bllokimin e vullnetarëve e kuadrove, u veprua edhe kundër kërkesave të shokëve të tjerë të Kryesisë a të KP të Degës j.v. të cilët e shprehën gadishmërin për të shkuar brenda vendit. Çdo kërkesë që bëhej në Kryesi nga dy anëtarët e sektorit ( Xhavit Halitit dhe Azem Syles), u refuzua kategorisht, në emër të UÇK-së, e, gjoja se nuk kishin nevojë, ndërsa dërgonin persona të tjerë, anëtarë që i kishin nën kontrollin e tyre. Këtë e refuzonte Ali Ahmeti, duke treguar se ato nuk ishin vendime të UÇK-së( Ditari i MK)” . Se qysh dhe kush e ngriti Hashim Thaçin në krye të UÇK-së na e shpjegon me fakte Muhamet Kelmendi në librin e tij të lartpërmendut. Ai thotë: ”Në ndërkohë nga këta dy anëtarë të sektorit, paraqitet kërkesa për gjetjen e ndërlidhjeve midis Kryesisë së Degës dhe UÇK-së. Nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla u paraqitën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, si kuadro të vyshëm e të sakrificës për detyrën e tillë. Ne nuk i njihnim, por me propozimin e sektorit Kryesia i pranoi dhe ata nga sektori u dërguan si ndërlidhës nga Cyrihu i Zvicrës, ku ishin vendosur brenda vendit. Kjo, natyrisht, ishte e drejtë, por e keqja është se kështu nga këta paraqiteshin dy kute krejtësisht të kundërta: ai i refuzimit të shokëve që nuk i kishin nën kontroll Xhavit Haliti e Azem Syla, si dhe të pranimit nga ata të dy për të dërguar të tjerë brenda vendit, kuptohet sipas raporteve që kishin ata”. Muhamet Kelmendi në librin e tij na tregon edhe mënyrën se si e pëvhtësuan UÇK-së Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ai thotë: ”…Gjatë kësaj kohe, në Shoqatën e Shkrimtarëve të Shqipërisë, ku ishim duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë, u futën në mbledhje Azem Syla e Xhavit Haliti, Hashim Thaçi e Kadri Veseli si pëfaqësues të SHP të UÇK-së. Ne këta i njihnim si ndërlidhës midis LPK-së dhe UÇK-së, ndërsa tani na delnin si anëtarë të të atij organi(…) Dhe për më tepër vinin për të thënë se UÇK-ja e ka bazën e vet politike, prandaj asaj nuk i duhej asnjë organizim tjetër politik, aq më pak Fronti”. ( Shënim nga puna e Kryesisë.). Kelmendi dëshmon se Xhavit Haliti dhe A.Syla i kishin marr të gjitha kompetencat në Shqipëri. ”Zeka”(Xhavit Haliti) nuk linte as një kontakt me asnjë nga zyrtarët , pavarësisht nivelin”. Kelmendi shpjegon se ” Edhe për mjetet që vinin nga bota e jashtme u bë një luftë e ashpër. Ato kalonin vetëm nepërmjet dorës së Xhavitit dhe Azemit. Xhaviti kisht leje për të marrë në dorëzim mjetet në kufi. Të tjerët nuk lejoheshin nga organet e shtetit për tu futur mbrenda dhe për t’i pranuar mjetet e mallin, spse nuk lëshohej leje tjetër.”. Kelmendi e akuzon Tiranën zyrtare që e ndihmoi Xhavit Halitin për ta përvehtësuar UÇK-në. Ai thotë: ”Përkundrazi, ajo ndihmoi Xhavitin dhe ai e kapi UÇK-në dhe LPK-në për fyti me urdhërin e saj. Me këtë veprim, ky grup fitoi dhe u devijua lufta në Kosovë, ndërsa korrën sukses anët tjera, ato që kombi ynë të mos arrinte të bashkohej në Front dhe të çlironte Kosovën. Ajo e humbi karakterin e vet popullor-çlirimtar”.
Dihet se Xhavit Haliti me përkrahjen e Fatos Nanosit u bë patroni i UÇK-së, së pa institucionalizuar( ndërsa tash është patron i PDK-së). Ai i zhvoshi parat e ”Fondit ”Vendlindja thrret”. I shkuan si ”hutit në zgur” afër 8 miljan DM nga Bukoshi, dhe me dhjetra miljana dollarë e valluta tjera nda diaspora. Dhe shumicën prej tyre i bëri Xhaviti ,,rrush e kumblla’’ me Fatosin e me Kloson dhe rrogëtarët e tij. Dhe, a thua për çfar arsye deri tash nuk e falenderoi as një shoqatë dhe as një person për paratë që ia dorëzuan atij apo Azem Sylës! Çka është më e keqja , po i lamë falenderimet, ai nuk e foli një gjysmë fjale se kush ishin ata persona që tubuan ndihma për UÇK-në, se kush ishin ata burra që dhanë para pa kursim për UÇK-në. Ai nuk foli dhe as që do të flas vetë, por po shpresojmë se një ditë do të japi llogari para drejtësisë së shtetit të Kosovës.
Siç dihet Xhavit Haliti dhe Azem Syla e shfrytëzuan logjistikën për ta futur UÇK-në nën sjetllat e tyre. Ramush Hajradinaj në intervisten e tij të botuar në librin e Bardh Hamzaj ” Rrëfimi për luften dhe lirinë”( Dialog me komandantin Ramush Hajradinaj) thotë: ” Xhavit Haliti dhe Azem Syla kanë kushtëzuar furnizimin me armë me dëgjushmerinë tonë ndaj tyre”. Pastaj Haradinaj shpjegon se ata kërkonin prej nesh që ”veprimet dhe deklarimet të bëhen vetëm në formën që ata e konsiderojnë të arsyeshme, të mos u nxerrim teleshe në organizimin e Shtabit të Përgjithshëm, por t’i lëmë aty satelitët e tyre. Domethënë, është kërkuar të ishim të dëgjueshëm ndaj argatëve që i kishin Azemi dhe Xhaviti në terren. (…) Kërkohej të vepronim në bazë të urdhërave të ”shokëve” që nuk dihej se kush janë. Na thoshin: ”Kanë thënë shokët, kanë thënë shokët!” Cilët shokë? Aludohej në Shtab të Përgjithshëm. Në fakt, kjo ishte një mënyrë për mbajtjen e makanizmit ushtarak nën kontroll me diçka të ”hijes” të ”nëntokës” , me diçka misterjoze.” Ramush Haradinaj vazhdon: ” ”Asnjë komandant zone nuk ishte anëtar i SHP të UÇK-së. Edhe kur mblidhej shtabi, aty mblidheshin Drjtoria politike, zëdhënësit, shërbimet, dhe ata diskutonin dhe mirrnin vendime”.
Nga kurreshtja njerëzit donë të dinë se kush ishte ideologu i UÇK-së së pa institicianilizuar, pra kush ishte babai i i saj? Po qe se mbështetemi në deklaratat e Xhavit Halitit, të Ramush Hajradinajt dhe njeriut që më së miri i dinë të gjitha rrjedhat e ngjarrjeve në LPK dhe në UÇK, zotëri Muhamet Kelmendit, i cili bëri përpjekja të mëdha për formimit të ”Frontit për çlirimin e Kosovës”, Front ky që do të krijohej prej të gjitha subjekteve politike të Kosovës, nën udhëheqjen e LPK-së. Për dallim nga rryma tjetër e LPK-së që udhëheqej nga Xhavit Haliti me kompani, të cilët nuk donin kurrfarë bashkimi dhe as kurrfarë fronti me LDK-në, ishte shumëfish më i mirë, sepse zotëri Kelmendi donte bashkimin e të gjitha subjekteve politike dhe ushtarake në atë Front. Por tjetër çështje ishte puna se a ishte e aftë LPK-ja për ta udhëhequr atë Front. Faktet po dëshmojnë se jo.
Po qe se merren parasysh deklaratat e Ramush Haradinajt dhe Muhamed Kelmendit, mund të thuhet me plot të drejt se Xhavit Haliti ishte ideologu dhe babai i UÇK-së së pa institucionalizuar. Këtë e ka pohuar edhe vetë Xhavit Haliti në intervistën që ia ka dhënë Blerim Shalës, e cila është botuar në ,,Zëri” prej 5 shkurtit deri më 16 shkurt 2001. Në pyetjen Blerim Shalës shtruar Xhavit Halitit se ” Gjatë gjithë kohës autoritet suprem i UÇK-së në Shqipëri keni qenë ju personalisht? Xhavit Haliti i përgjigjet :”Po Unë dhe Azem Syla”. Pra, ai që ishte ”autotitet” suprem i UÇK-së në Shqipëri, ishte po ashtu edhe në Kosovë, kur dihet roli i Shqipërisë dhe i Fatos Nanosit në përçarjet ndër shqiptare në Kosovë dhe viset tjera etnike. Po të merret parasysh edhe roli antishqiptarë i Nanosit dhe klikës së tij që nga viti 1992/93, kur u lidh marrëveshtja për bashkëpunuim dhe ndihmë reciproke në mes PSSSH-së dhe LPK-së, mund të thuhet me plotë të drejtë se autoriteti suprem i UÇK-së( së pa institucionalizuar) nuk ishte ”dvojka” Xhaviti-Azemi, por ishte ,,trojka ” Fatos Nano-Xhavit Haliti- Azem Syla”. Por në rangun e dytë të udhëheqjes së UÇK-së( së pa institicionalizuar) vijnë pastaj: ”petica”: Jakup Krasniqi, ( në cilësisnë e Zëdhënësit të SHP të UÇK-së), Hashim Thaçi, ( në cilësinë e Drejtoriit të Drejtorisë Politike të UÇK-së), Adem Demaçi në cilësinë e Përfaqësuesit të përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli pioni i ,,Zekes’’ për ta udhëhequr SHIK-un e LPK-PDK-së. Ndërsa Ramë Buja ishte pjesë rezervë të stafit politik të UÇK-së. Prandaj Gjygji i Hagës po qe se donë të gjykojë me drejtësi Fatmir Limajn dhe dy ish ushtarët e tij, duhet t’a marri në pyetje ”Peticën” e UÇK-së: Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin, Adem Demaçin, dhe Ramë Bujen. Numri 3 i ”peticës” Jakup Krasniqi si ”dëshmëtarë i detyruar” e tha e nuk tha, çka është dashur të thotë. Do të jetë shumë e rëndësishme për historinë dhe për të vërtetën të merren në pyetje edhe katër numrat tjerë të ”peticës” së UÇK-së ( së pa institucionalizuar), sepse do të dali e vërteta e hidhur në shesh. Do të dali e vërteta në shesh se pse jemi sot në këtë gjendje kaq të ndërlikuar, se pse jemi sot në buzë të greminës dhe kush na qoj te ajo humnerë. Dhe së fundi do të kuptojnë edhe naivët, edhe mendjeshkurtrit, edhe ahmakët, edhe të marrët, edhe tradhtarët që pa vetëdije u bënë tradhtarë, se pehlivanat e Nanosit dhe bajraktarët e ,,farës ruse’’ ishin ata që punuan dhe po punojnë për interesa të huaja, për interesa të Beogradit, Moskës, Athinës e të koftlargëtit-djallë.
Fatkeqësisht edhe pse Fatmir Limaj pat deklaruar (me rastin e burgosjes) se ”do ta mbroj UÇK-në” dhe Kosovën në Hagë, nuk dual ashtu. Procesi gjyqësor që po zhvillohet kundër tij dhe dy ish ushtarëve të tij ( gardianëve të burgut), dëshmoi se ai nuk e mbrojti vetveten, nuk e mbrojti UÇK-në dhe nuk e mbrojti as Kosovën. Fatmir Limaj do ta mbronte vetveten, UÇK-në dhe Kosovën vetëm po qe se do të sqaronte se me urdhrat e kujt është krijuar burgu dhe me urdhrat apo udhëzimet e kujt janë burgosur dhe keqtrajtuar të burgosurit. Kjo është e vetmja mënyrë për t’i ndriçuar shkaqet e deformimeve që ndodhën në UÇK-në, ( e Xhavit Halitit &Co,)e vetmja mënyrë për t’i zbuluar përgjegjësit kryesor të krimeve të luftës që u bënë gjatë luftës në Kosovë nga persona dhe grupe individësh të UÇK-së. Po qe se Fatmir Limaj edhe më tutje vazhdon me këtë ”mrojtje” duke e mbyllur gojën, ai po e ngarkon në shpinë fajin e individëve që ishin dhe janë të lidhur me sigurime të huaja, dhe kështu, në vend se t’i demaskoi armiqtë e UÇK-së dhe të kombit shqiptarë, që janë vënë nën komandën e spiunëve të Beogradit dhe të Athinës. Ai fajin e tyre po e merr vet, dhe atyre po ua bënë një shërbim të mirë, duke i lënë të lirë për të bërë komplote edhe më tutje kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Fatmir Limaj duhet të kuptoj njëherë përgjithmonë se çdo njeri është i gabushëm, ndonjëherë edhe shumë rënd, por mospranimi i fajit e dyfishon fajin. E vetmja rrugë që do ta nxirrte Fatmir Limajn nga kjo humnerë, që e futën të tjerët në bazë të kiearkisë ushtarake( armiqët e UÇK-së dhe të popullit shqiptarë), e që po sorollaten duke rrahur gjoks se janë ”krijuesit e UÇK”-së, se janë ”krijuesit e SHP të UÇK së, dhe të Drejtorisë politike të UçK”-së, se ishin ”përfaqësues politik të UÇK-së”, se ”nuk kanë dijeni për keqpërdorimet që janë bërë nga pjestarë të UÇK-së” etj, edhe pse dihet se përfaqësuesit politik janë ata që i kanë krijuar organet udhëheqëse të UÇK-së, dhe sa ata e kanë përcaktuar dhe e kanë udhëhequr politiken e UÇK-së. Pra nuk mund të jenë fajtorë komandantët e njësive ushtarake për krimet e luftës para udhëheqësve politikë. Fatmir Limaj nuk bënë të bëhet kurban i spiunëve serbo-grek, që u futën në udhëheqjen e UÇK-së( së pa institucionalizuar). Fatmir Limaj po qe se donë ta mbrojë të vetveten, Kosovën, dhe UçK-në, duhet ta thotë të vërtetën e plotë për çka akuzohet. Mos ta kursej askend nga ”shokët” e tij, sepse i Madhi Zot, na detyron ta tregojmë të vërtetën ”edhe nëse ajo shkon në dëmin tonë, edhe në se ajo shkon në dëmin e familjes dhe të afërmve tanë”. E vërteta e plotë për keqpërdorimet që u bënë gjatë luftës, për të ligat që ju bënë UçK-së, Kosovës dhe shqiptariasë, do të dalin në shesh një ditë, edhe në se e mbyll gojën Fatmir Limaj. Por atëherë Fatmir Limajn nuk do të mund askush ta pastroi nga fajësia (gjynahet), sepse do të konsiderohet fajtor i dyfishtë, pasi që u mundua ta mshefi të vërtetën dhe e muar mbi shpinë barrën e huaj që nuk i takonte. Duhet ta dijë Fatmir Limaj se në të gjitha luftërat që u zhvilluan në rruzullin tokësor, të drejta qofshin ato apo të pa drejta, janë bërë keqpërdorime të luftës nga individ dhe grupe individësh për shkaqe karrieriste. Por puna e ushtrisë, puna e atyre burrave dhe djelmoshave që luftuan për ideale çlirimtare, nuk mund të mohohet nga askush, edhe po qe se një grup mjeranësh për qëllime karrieriste e keqpërdori luftën.
UÇK-ja nuk mbrohet duke i mbrojtur keqpërdoruesit e saj, pa marr parasysh se çfarë pozite ushtarake apo politike kishin dhe kanë. Ajo mbrohet duke i luftuar kepërdoruesit me mjete ligjore. Vetëm kur të arrijmë ti qesim para drejtësisë për të dhënë llogari për dëmet që ia sollën UçK-së, Kosovës dhe shqiptarisë, mund të thuhet se është mbrojtur UÇK-ja, është mbrojtur gjaku dhe amaneti i dëshmorëve tanë.
Kosova dhe forcat demokrarike të saj pa ndihmën e KFOR-it, policisë së UNMIK-ut, Gjygjit të Hagës dhe ekspertëve të sigurimeve shtetrore amerikane dhe angleze nuk do të ketë kurrfarë mundësie ta shkatrrojë Qendren e krimit të organizuar që është krijuar në Kosovë. Faktori ndërkombëtarë ka bërë një lëshim të rënd që në standardet që duhet plotësuar Kosova para se të fillojnë biseduimet për statusin e saj, nuk figuron edhe kjo çështje, pra çështja e shkatrrimit të Qendres së krimit të organizuar. Po qe se faktori ndërkombëtarë nuk i shkatrron Qendrat e krimit në Serbi, në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë, që udhëhiqen nga sigurimi i mësheft rus, duke i qitur para drejtësisë jo vetëm kriminelët e vegjël por edhe kriminelët e mëdhenj- urdhëruesit e krimit, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe gjithë Gadishulli Ilirik nuk do të kenë kurrë stabilitet politik, përparim ekonomik dhe as demokratizim, por do të jetë qendër e krimit të organizuar për krejt Evropen. Do të jetë Bolivi e Evropes, kancer i pa shëruar në truallin strategjik të Evropes. Prandaj SHBA-të, NATO-ja, dhe Bashkimi Evropian nuk guxojnë të bëjnë marrëveshje me kriminelët, duke shpresuar se ata do të përmirësohen, por duhet t’i detyrojnë të përballën me drejtësinë, për të dhënë llogari për krimet e bëra gjatë kohës së luftës dhe pas kohës së luftës. Faktori ndërkombëtar ka forcë të mjaftueshme, ka dije dhe eksperiencë të mjeftueshme për shkatërrimin e mbeturinave të komunizmit dhe të monizmit i cili po e drejton dhe po e kontrollon krimin e organizuar në Gadishullin Ilirik. Gjygji i Hages ka nevojë të përkrahet sinqerisht nga SHBA-të, Bashkimi Evropiane, KFOR-i dhe qendrat tjera të vendosjes ndërkombëtare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrihet demokratizimi, përparimi dhe stabiliteti politik dhe ekonomik i kësaj pjese të Evropës.
Vetëm atëherë kur të gjithë kriminelët e luftës ( urdhëruesit e krimit dhe dorasit) që bën krime lufte në territoret e ish-Jugosllavisë do të gjenden tok në Burgun e Hagës dhe presin radhën për të dhënë llogari mund të thuhet me plot gojën se Gadishullit Ilirik po i hapet perspektiva për demokratizim, po i hapën rrugët të bëhet pjesë e familjes së madhe e Bashkësisë Evropiane, po i krijohet perspektiva për plotësimin e kushteve për të zënë vendin e merituar në strukturat Veri-atlantike dhe në Qendrat e vendosjes ndërkombëtare, synime këto të gjakosura të gjithë popujve të kësaj pjese të Evropës, që aq shumë përjetoi vuajtje dhe mjerime nga pasojat e luftës së Rusisë dhe aleatëve të saj për dominim, për koloni dhe dalje në det.
Botuar: “Bota sot”, 3-7 mars 2005