KRIJIMI I NJË GJYKATE NDËRKOMBËTARE PËR T’I DËNUAR KRIMINELËT E LUFTES NUK E PRISHIN POR DO TA ZBARDHIN IMAZHIN KOSOVËS DHE TË UÇK-SË.

,,…Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disave të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimt.’’( Kur’an; surja: 2, ajeti : 251)

Shefqet Jashri-Strofci

Para një kohe e mur dhenë një lajm i mirë që i gëzoj shumicën absolute të qytetarëve të Kosovës, kur murrën vesh se BE-ja dhe SHBA-të kanë vendosur të themelojnë një Tribunal ndërkombëtar, që do të merret me krimet e luftës që u bënë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, por edhe më vonë. Ky lajmë i gëzuar u bë shpresëdhënës për të gjithë qytetarët që u dëmtuan gjatë luftës, nga policia dhe ushtria serbe dhe nga kriminelët e SHIK-ut të veshur me uniformat e UÇK-së, duke qenë të bindur se kriminelët e Kosovës do ta marrin dënimin e merituar nga ai Tribunal ndërkombëtar i cili është në formim e sipër nga miqtë e kombit tonë. Por ky lajm i bëri ,,pelim’’! I bëri për të folur me vetveten! I hallakati mendësisht të gjithë ata zemërzi që e kanë ,,mizën pas veshit’’. Veçmas u zunë ngushtë, kriminelët e mëdhenj, urdhëruesit e krimit të organizuar të cilët nuk u mjaftuan me krimet e shumta që i bënë gjatë luftës, por vazhduan të njëjtën vepër të ndytë edhe pas luftës. Veçmas u treguan të untë ndaj pasurisë shoqërore dhe private, duke e përvetësuar atë për veti dhe argatët e tyre sikur t’ua kishin lënë trashëgim prindërit.

Fatëmirësishtë faktori ndërkombëtarë që popullin e shumëvuajtur të Kosovës e shpëtoi nga gjenocidi serb, nuk ua la në dorë gjithë pushtetin stalinistëve të çartur për pushtet dhe enveristëve naiv të Kosovës, të cilët gjatë luftës të verbuar nga lakmia për pushtet dhe pasuri, e të manipuluar nga Sigurimi serb, jo vetëm që e penguan luftën çlirimtare të popullit tonë, por edhe e shëmtuan Kosovën duke ia vra veprimtarët e devotshëm të saj. Me siguri po ta kishte lanë faktori ndërkombëtarë Kosovën në dorën a Xhavit Halitit dhe argatëve të tij, pa mbikëqyrjen e tyre, Kosovën do ta shëndërronin në një Kamboxhë të dytë në miniaturë. ,,Pol-Potat’’ shqiptarë të LPK-së dhe LBDK-së, nëpërmjet kriminelëve ordinerë të instaluar në SHIK-un e tyre, nuk do të lenin pa ia dhënë dënimin e ,,merituar’’ të gjithë qytetarëve tëKosovës që i njihnin institucionetshtetërore të Republikës së Kosovës në krye me president Rugovën. Shumë do t’i dënonin me burgje të gjata. Ndërsa për ata burra që ishin të bindur se do tu nxjerrin problemi do t’ua ,,falnin’’ nga disa plumba në ballë, apo nga një rafal plumbash pas shpine dhe në kokë, siç i pushkatuan gjatë luftës dhe pas luftës shumë veprimtarë të shquar të Kosovës, ushtarak dhe veprimtarë të LDK-së. Por të zezat e tyre nuk u ndaluan për as një ditë deri në ditën e sodit.

Fatmirësisht faktori ndërkombëtarë i vëzhgoi dhe i regjistroi krimet e tyre që ia bënë Kosovës dhe popullit të saj. Dhe tani ,, po ua mbledhin betë ’’ se Kosovën do ta bëjnë shtet ligjorë, për të sunduar ligji i shtetit ligjorë e jo për të sundoj ligji i xhunglles, ligji i mafisë dhe ligji i krimit të organizuar, që ata e instaluan gjatë qeverisjes së tyre në Kosovë.

Kriminelët e gjorë ende po shpresojnë se do të ju shitet demagogjia bajate e pështjellur me,, romantizëm’’ dhe ,,patriotizëm’’ duke kundërshtuar krijimin e një Gjygji special për trajtimin e krimeve të luftës që u bënë në Kosovë. Arsyetimi i tyre i shkret, sa është i pa arsyeshëm, aq është edhe i pa logjikshëm dhe qesharak, kur thonë se themelimi i atij Tribunali ndërkombëtarë do të prishte imazhin e Kosovës dhe të UÇK-së. Shtrohet pyetja a thua aq imazh të mirë i dhanë Kosovës dhe UÇK-së, Qeveria 1 dhe 2 e Thaçit dhe qeveritë e mëhershme?! A thua janë të verbëruar nga luksi dhe pasuria marramendëse që e krijuan me punë të pista, dhe janë matufosur duke menduar se edhe qytetarët e Kosovës e kanë standardin e tyre të jetesës. A thua nuk e kanë të qartë se Kosovën me punën e tyre kriminele e kanë radhitur në mesin e vendeve më të korruptuara dhe më të kriminalizuara të botës. Edhe ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës e kanë kthyer në vitet e’’50, në epokën e sundimit të Rankoviqit.

Sa i përket imazhit të UÇK-së qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se kush ia dëmtoi dhe shëmtoi imazhin e saj. Dihet se LPK-ja, SHIK-u i ,,Zekës’, SHIK-u i Klosit, dhe Sigurimi serb, nuk lejuan institucionalizimin e UÇK-së, duke e shkelur marrëveshjen e Oslos, sepse kishin frikë se do të bëhet e zonja për ta bërë çlirimin dhe bashkimin kombëtarë të popullit shqiptar. Populli i gjorë e di mirë se ,, partitë të dalura nga lufta’’( që i polli LPK-ja dhe i edukoi PPSH.së,) e çarmatosën UÇK-në, për ta fituar besimin e UNMIK-ut për t’ua dhënë ca vende udhëheqëse në qeverisjen e Kosovës. Dhe demagogjia e tyre perfide i mashtroi ushtarët e UÇK-së dhe shumicën e popullsisë se UÇK-ja po shëndërrohet në Trupa të Mbrojtjes të Kosovës,( TMK). Pra një emër me një kuptim shumë të përshtatshëm për manipulim. Manipulimi tjetër ishte edhe më perfidë dhe shumë i marrë, pasi që pjesëtarët e TMK-së i veshën me uniformë ushtarake dhe i graduan po ashtu me grada ushtarake prej rreshterit e deri në grada gjeneralësh pa pasur kurrfarë dije nga artit ushtarak. Veprim ky që ushtarët e UÇK-së dhe lidershipi i partive të dala nga lufta u bënë objekt talljeje nga faktori ndërkombëtar që vepronte në Kosovë. Siç dihet TMK-ja nuk kishte armë për ta mbrojtur integritetin e tyre personal e lere më për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, por mbushjav mendjen njerëzve që ua kishin pastruar trurin kriminelët e SHIK-ut të ,,Zekes’’ dhe lidershipi i partive të dala nga lufta. Siç dihet UÇK-ja me bekimin e Thaçit u shëndrrua në TMK, për ta pastruar boren dhe lloqin nëpër rrugët e Kosovës, por edhe në rastë të fatkeqësive natyrore për t’u dalur në ndihmë qytetarëve të Kosovës nga vërshimet e ujit dhe dëmet e zjarrit.

Është e pa mundur të regjistrohen të gjitha ,,të mirat’’ që ia ngarkuan në shpinë UÇK-së, Kosovës dhe qytetarëve të saj profiterët e luftës.

Ja ky është imazhi ,,i mirë’’ i Kosovës, që po bëjnë përpjekje t’ia ruan Thaçi me qeverinë e tij dhe profiterët e shumtë të luftes, duke kundërshtuar krijimin e Tribunalit ndërkombëtar, që do të merret me krimet e SHIK-ut të LPK-UÇK-PDK-së.

Siç dihet arsyet e Thaçit, Kuqit, Rexhepit e përkrahësëve të tyre se krijimi i Tribunalit ndërkombëtarë që do të merren me krimet e luftes që u bënë në Kosovë, do ta dëmtojnë imazhin e Koosvës dhe të UÇK-së sa janë të pa arsyeshme, janë edhe aq qesharake, kur dihet se janë bërë shumë krime të rënda nga SHIK-u i LPK-UçK-PDK-së ndaj veprimtarëve të dalluar të Kosovës, që ishin kundërshtar politik të Xhvit Halitit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt &Compani.

Populli ynë liridashës e dinë mirë se vetëm atëherë kur të dënohen të gjithë kriminelët që e shëmtuan Kosovën, pa marrë parasysh se ç’far pozite kanë pasur në uzurpimin e UÇK-në, apo çfar pozite kanë në organet shtetërore të Kosovës, pa marr parasysh se të cilit nacionalitet apo subjekt politik i përkasin, do të përmirësohet imazhi i UÇK-së, i Kosovës dhe popullit shqiptarë para faktorit ndërkombëtarë. Pra, dënimi i kriminelëve që e nxin Kosovën, UÇK-në dhe populli shqiptarë para faktorit ndërkombëtarë është parakushi kryesor pa të cilin nuk mund të bëhet Kosova shtet ligjor.

Po qe se mbetën edhe më tutje kriminelët për ta qeverisur Kosovën, pasojat e qeverisjes së tyre do të jenë edhe më katostrofale për qytetarët e saj. Por do të jetë edhe një dështim shumë i rënd për faktorin ndërkombëtarë pasi që edhe pse aq shumë investuan për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk arritën ta bëjnë atë shtet ligjor, por e bënë një vend që lulëzon krimi i organizuar me mos reagimin e duhur të tyre. Siç po shihet ,,Zeka’’ dhe argatët e tij e kthyen Kosovën 70 vjet mbrapa, në epokën e bashkim- vëllazërimit të Enverit me Titon. A nuk është plotësisht identike kjo epokë e sundimit të Xhavit Halitit dhe argatëve të tij me epokën e sundimit të garniturës udhëheqëse të vasalëve serbo-jugosllav në krye me Fadil Hoxhën dhe Ali Shukrin?!

Sa çudi që neve shqiptarëve të gjorë po na përsëritet historia pa ndërprerë.

Shqiptarët e kanë të qartë, me siguri edhe faktori ndërkombëtarë se organet e drejtësisë të Kosovës nuk kanë kurrfarë mundësie ta luftojnë krimin e organizuar të pas luftës dhe as krimin e luftës pasi që në ato organe si dhe në organet tjera shtetërore janë instaluar kriminelët e SHIK-ut, të ,,Zekës’’- LPK-UÇK-PDK-së. Prandaj, vetëm themelimi i Tribunalit ndërkombëtarë dhe puna e tij me përkushtim në një vend jashtë Kosovës dhe me prokurorë dhe gjykatës të aftë që kanë autoritet ndërkombëtarë, mund ta kryejnë detyrën me sukses duke ua dhënë dënimin e merituar të gjithë kriminelëve të Kosovës, me çka do të krijohen kushtet paraprake që Kosova të bëhet shtet ligjor. Dhe vetëm atëherë mund të flitet për përmirësimin e imazhit të UÇK-së, të Kosovës dhe qytetarëve të saj që aq shumë e nxinë keqëbërësit dhe kriminelët e Kosovës.

Kriminelët janë të humbur! Përfundim i keq po i pret!

Botuar: ,,Bota sot’’, më 8 prill 2014

Loading