KUSH JANË KALEMXHINJTË QË FSHIHEN PAS EMRIT TË BESNIK LAJQIT ?

Argatët e Xhavit Halitit nuk e lejuan të luftonte Brigada 141 të FARK-ut

Shefqet Jashari-Strofci

Më në fund, pas botimit të shkrimit: “Përgjigje për Shefqet Jashar Strofcin”, të botuar në “Bota sot”, më 11-12 shkurt 2013, të nënshkruar nga Besnik Lajqi, e kuptova se të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet e botuara në “Bota sot”, që nga 7 dhjetori i 2012 deri më 12 shkurt të këtij viti, në emër të Besnik Lajqit, kanë qenë shkrime të fabrikuara nga kalemxhinjtë e Qendrës së krimit të organizuar. Besnik Lajqi nuk i përket elitës së kriminelve kalemxhinj. Siç po shihet, ai po e luan rolin e një meshe, rol edhe jo aq i lehtë, nga se lexuesit e rregullt të “Bota sot”, nuk e kan harruar se sa gugjuma ia dhash kresë( fakte) për gënjshtrat dhe shpifjet që në emërin e tij i fabrikoi SHIK-u i Xhavitit dhe i PDK-së, kundër meje dhe Ahmet Krasniqit.

Siç duket, Qendra e faqeve të zeza, për një kohë ishin në dilemë: Ta vazhdojnë, apo të mos e vazhdojnë betejën për shpifje. Më në fund vendosën ta vazhdojnë betejën. Këtë radhë në shkrim-shpifje-sharjen e tyre të botuar në “Bota sot”, më 11-12 shkurt 2013, që ishte edhe më skandaloze se të gjitha shkrimet e mëparshme, të botuar me nëntitullin: “Përgjigje për Shefqet Jashar Strofcin”. Elita e kalemxhinjve kriminelë u treguan se janë aq të shkathët për gënjeshtra, shpifje dhe sharje, sa që do të meritonin të regjistrohshin në Librin e Genisit, po që se do të lejonin rregullat e atij libri.

Derisa në shkrimet e mëparshme kishin për qëllim që me shpifje dhe gënjeshtra debile ta dëmtonin para opinionit të gjërë personalitetin e Ahmet Krasniqit, por edhe punën time në ndriçimin e rrethanave të vrasjes së Ahmet Krasniqit, në shkrimin e fundit, (të botuar më 11-12 shkurt të këtij viti) shpifjet ishin edhe më debile dhe më skandaloze se të parat, ndërsa sharjet ishin të ndyra e të zeza katran, ashtu siç i kanë zemrat dhe fytyrat kalemxhijtë kriminelë dhe pronarët e tyre. Për dallim nga shkrimet e mëhershme, në këtë shkrim-shpifje-sharje, frontin e shpifjeve e zgjeruan. Tani objekt i shpifjeve u bë edhe Fuad Ramiqi, ish-oficer i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, i cili me urdhërin e Ahmet Krasniqit u caktua komandant i Brigadës 141 të FARK-ut dhe Shefqet Krasniqin, dr. i Sheriatit të fesë Islame. Shtrohet pyetja se pse të bëhen objekt i shpifjeve Fuad Ramiqi, dhe dr. Shefqet Krasniqi, kur në të gjitha polemikat e mëhershme në mes meje dhe kalemgjinjve kriminelë, që fshiheshin pas emrit të Besnik Lajqit, nuk janë përmendur asnjëherë nga asnjëra palë. Përgjigje përafërsiht duhet të jetë kjo: Siç dihet, Fuar Ramiqi me Brigadën e tij, pati tentuar të hyjë në Kosovë në bazë të urdhrit të Ahmet Krasniqit, për ta mbrojtur Junikun nga rrethimi i ushtrisë serbe, por argatët e Xhavit Halitit nuk e patën lejuar të hyjë, duke gjuajtur pozicionet e ushtrisë serbe për ta alarmuar hyrjen e Brigadës së Fuad Ramiqit në Kosovë. Është e ditur se ky oficer i FARK-ut, në Kosovën e pasluftes e formoi shoqatën “Bashkohu”, nepërmjet së cilës ka bërë përpjekje t’i mbrojë të drejtat fetare të femrave myslimane, (në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe Konventave ndërkombëtare), të cilat e kanë vënë mbulesën për t’i mbuluar pjesët e trupit, siç ka urdhërua Krijuesi, Zoti Fuqiplot. Qevereitarët dhe “dukatorët” e këtij rexhimi të pasluftës, duan t’i kenë nxënset dhe studentet e zhveshura, gjysmëlakuriq. Fuad Ramiqi deri para disa javësh, ka bërë përpjekje t’i pengojë në vepra të shëmtuara “edukatorët” e rexhimit të cullakhanës, duke kundërshtuar largimin e vajzave me mbulesë nga shkollimi, që të mos zë fill aparthejdi në shkollat e Kosovës. Siç po shihet, kohëve të fundit nga veprimtaria legale dhe ligjore e zotëri Ramiqit, po frikohet SHIK-u i Xhavitit, ngase ai e paska regjistruar në KQZ një partithonë myslimane, e po frikohen se do t’ua përgjysmojë pruarjen e votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Pra, këtu është shkaku pse Fuad Ramiqi zuri vend në shkrim-shpifjet e kalemxhijve- shpirtshiturit të Qendrës së krimit të organizuar, duke e shpallur “eksponent i radikalizmit islaik” e akuza të tjera debile, të huazuara nga kuzhina serbo-slavo-grke, e nuk e dinë të gjorët se shpifjet e tyre më nuk i “han pazari”. Ka kaluar koha e shpifjeve debile. E dinë qytetarët e Kosovës se vëllezërit e tyre nga gjuha dhe gjaku të besimit krishter, i kanë të formuara dy parti në baza fetare: krishtetero-demokratike dhe krishtero- integruese, dhe askush nga shqiptarët myslimanë nuk ua panë për të madhe. Kush është ai gomar i gomarëve që i kundërshton shqiptarët e Kosovës të krijojnë parti në baza të fesë Islame, siç i kanë disa popuj të Evropës, si italianët, gjermanët etj.

Ndërsa Shefqet Krasniqin dhe mua shefqet Jashrin- Strofcin, ka vendosur SHIK-u i Xhavitit të na i nërsej kelemxhitë e tyre, të na shpifin me një shpifje që është pjellë e trunit shkizofren, e zemrës së prishur katran, shpitrit- vampir, njerëzëve plotësisht debil. Ja se kush jemi unë dhe Shefqet Krasniqi, për kalemgjitë e shitur dhe mashës së tyre Besnik Lajqit: ‘’Fundamentalistët islamik të Shefqet Krasniqit e të Shefqet Jashar Strofcit, ishin në gjendje t’i vrasin 1 milion shqiptar në se nuk shkonin sipas urdhërave të tyre…’’. I shtrohet pyetja kokë shkizofrenit të Qendres së krimit të organizuar, dhe kalemxhinjve të shitur, pse nuk i vram a thua 1 miljan shqiptarë unë e Shefqet Krasniqi. Athua shpëtuan shqiptarët pa u vra vetëm pse i kryen urdhërat tona?! Nuk kam përgjigje më të mirë se t’i uroj këta patriotë të Serbisë: Lum Kosova dhe lum Qendra e krimit të organizuar se shka ka mbrenda. He toka e Kosovës ju lëshoftë me tesh e koteshë, si ‘’shpëtblim’’ për gjithë këto të zeza që ia sollët Kosovës dhe kombit shqiptar.

Kalemxhinjtë shpirtshitur mendojnë se duke më sharë me fjalorin e rrugaçëve, më poshtrojnë. Përkundrazi, ata e poshtrojnë vetvehten, ndërgjegjen e tyre, mos tash, dikur do t’iu ringjallet, sepse tash e kanë të vdekur. Populli e tregon një anekdotë, duke e marr shembull dhelprën. Asaj iu kishte kallur bishti dhe mendonte se ishte kallur krejt bota. Pra, sikur dhelpra, ashtu edhe kalemxhijtë shpirtshitur, së bashku me shefat e SHIK-ut të Xhavitit dhe të PDK-së, pasi ia kanë shitur shpirtin e ndërgjegjen dhe çdo gjë njerëzore djallit të mallkuar, për të përfituar pasuri, pozita e tituj “shkencorë” me faqe të zeza, mendojnë të gjorët se atë sistem të jetës së tyre, po t’u vie rasti, e përdorin të gjithë njerëzit. Shih për çfarë më akuzojnë kriminelët: “Por e vërteta është se t’i ke krijuar një përvojë specifike të pangopshmërisë ballkanike për të lëpirë pjata, duke ngrënë nga disa kazanë të disa partive politike dhe konfensioneve fetare, pjata dhe kazanë që po i përdorni edhe sot!” Nuk e dinë të gjorit se “populli është kamerë e fshehtë”, ka thënë veprimtari i shquar i Drenicës dhe i Kosovës, dr. Mehmet Rrukiqi. Popullit nuk i shpëton asgjë pa e parë dhe vëzhguar, qoftë e mirë apo e keqe edhe sa grimca. Sa më të zeza që janë shpifjet e kriminelëve të të gjitha niveleve ndaj meje, aq më mirë dhe më të fortë e ndij vetën, se është tregues i sigurt se jam në rrugë të drejtë. Kur kriminelët e Kosovës më harrojnë nga shpifjet e tyre, kjo tregon se nuk jam në rrugë të drejtë. Me këto shpifje dhe sharje të liga dhe të ndyra të “hoteleve luksoze”, “ndërrimit të zogzave” dhe “ngrënie nga disa kazana, e lëpirje pjatash” të “disa partive politike dhe konfesioneve fetare”, që mi mveshni mua, është e kundërta e asaj që thoni, sepse “kamera e fshehtë e popullit” ato maskrallaqe dhe punë të ndyra i sheh për çdo ditë te ju kriminelë të ndyrë dhe as shenja më e vogël nuk gjendet tek unë dhe shokët e mi. Sikur të kishin qenë te unë ato punë të liga që mi mveshni, nuk do të isha kundërshtar i juaj, por do të isha aleat i juaj në ato punë dhe vepra të liga që e shëmtuan Kosovën, duke i dokumentuar të gjitha shpifjet serbe se shqiptarët nuk janë popull shtetformues, se janë kriminelë e mafiozë, destabilizues të vendit të tyre dhe të rajonit. Ju, o kriminel të të gjtha kategorive, urdhërues të krimit dhe ekzekutorë të krimit të organizuar, ju – dora e zgjatur e Miloshit, ju që e nxitë letrën e bardhë të gazetës kombëtare “Bota sot” me shpifjet tuaja të liga, duke menduar se do të ma nxini biografinë time të bardhë si biluri, u gabuat rënd. Në asnjë mënyrë, nuk mund ta nxini të kaluarën, por as të tashmen time, nuk mund ta nxini as “Botën sot”, sepse këto janë të dëshmuara. Ju vetëm dëshmuat për vetën tuaj se sa të ligj, sa të poshtër, sa të mjerë e sa maskarenj jeni!

Bota sot 19 shkurt 2013

Ju elita e kriminelëve, jeni kanceri i kombit shqiptar

Sa i përketë “këshillave” të kalemxhinjve kriminelë, veglave primitive që ua shitën shpitrin hajnave dhe kriminelëve të Kosovës, për t’i lëpirë ca eshtre që ua hedhin si qenve batallë, se “njeriu nuk duhet të tallet me fjalën publke, por duhet të mendojë mirë se çka flet, çka shkruan, e çka shpif”, mund të ju them me plot bindjen time se deri tash, në këtë ditë të bardhë, kam pasur kujdes ta them vetëm të vërteten. Asnjë shkrim dhe asnjë fjalë nuk e kam shkruar kuturu, shkel e shko, por vetëm në bazë të fakteve dhe të dhanave të sigurta për ngjarjet dhe personat që kanë qenë objekt i shkimeve të mia. Deri tash, vetëm dy njerëzve iu kam hyrë në hak. Pse dhe qysh ju kam hyrë në hak, e kam shpjeguar në ballinën e ueb-faqes sime në internet. Deri më sot, çka i kam thënë para 15 vjetëve e deri në ditën e sotme, kanë dalur plotësisht të sakta dhe të vërteta. Sa i përket këshillës suaj kriminel të mjerë, kalemxhij të shitur, se duhet të kem kujdes se “çka shpif”, atë këshillë ruane për vete. Unë nuk jam marrë kurrë me gënjeshtra dhe me shpifje, dhe as që do të merrem ndonjëherë. Për këtë e kam dëshmitar opinionin publik. Po juve si nuk ju vjen turp, të paraqiteni para opinionit publik me gënjeshtra dhe shpifje aq debile dhe skandaloze, sa që mendja e njeriut nuk e kap. Nuk do t’i ceku gënjeshtrat dhe shpifjet e mëhershme që i botuat në emër të Besnik Lajqit, nga dhjetori i vitit të kaluar e deri me botimin e shpifjeve të fundit më 11-12 shkurt të këtij viti në “Bota sot”. Do t’i analizoj disa prej shpifjeve të fundit që i botuat në “Bota sot” më 11-12 shkurt të këtij viti, që do të ju rrëzojnë përmys në ujra të zeza, aty ku e keni vendin, për të ju ngulfatur ashtu siç e meritoni, që gazetat e shqiptarëve të mos i ndyni me ndytësirën e shpirtit tuaj të shitur!

Ju, elita e kriminelëve shpirtshitur, së bashku me Besnik Lajqin, me shpifjet që i bëtë ndaj Ahmet Krasniqit, Fuad Ramiqit, dr. Shefqet Krasqit dhe ndaj meje, edhe pse keni figurë njeriu, po tregoni se nuk keni kurrfar njerëzie. Edhe pse nga mosha jeni burra, jeni pa fije burrërie, edhe pse i përkisni popullit shqiptar, po punoni me mish e me shpirt për synimet e armiqve tanë shekullorë. Ju jeni kancer, ju jeni mish i egër në trupin e kombit shqiptar. T’i shohim faktet:

Fakti i parë: “Kur më dërgoi Shefqet Jashari në banesën e Ahmet Krasniqit, aty te Piramida, ishte me veshje ushtarake ky Fuad Ramiqi me mjekërr. Unë desha të flas me të, por Ahmeti më këshilloi të kem kujdes e të mos flas me të, duke më thënë: “Hiqu prej tij se nuk din mirë me fol shqip”. Duke më parë se m’i pëshpëriste këto fjalë me një ton të ulët, erdhi Fuad Ramiqi dhe më tha disa fjalë shqipe, por të përgjysmuara me një dialekt si të ishte sllav. Isha edhe nja dy herë tjera aty ku ishte Fuad Ramiqi. Ma merr mendja se ishte si një farë truproje, apo ndonjë që e kontrollonte banesën e Ahmet Krasniqit, duke u interesuar se kush po hyn e kush po del…’’

Vetëm krijesat njerëzore që nuk kanë fije njerëzie, vetëm ata që kanë zemër katili, vetëm ata që janë shpirtshitur, vetëm debilët pa fije logjike mund të bëjnë një shpifje kaq të ulët dhe skandaloze për njërin ndër personalitetet e shquara të kombit shqiptar, siç ishte kolonel Ahmet Kraniqi. Po kush ju detyroi o të gjorë! O të mjerë! O mjeranë të shkretë, të bëni këtë shpifje kaq të ligë e kaq të shëmtuar, he ju shëmtoftë i Madhi Zot! Pikësëpari, Ahmet Krasniqi nuk do të ishte personalitet i shquar dhe hero i Kosovës, po të kishte pasur ato veti që po mundohet t’ia mveshni mjeranët e mjeranëve, kalemxhijtë masha të Qendres së krimit të organizuar. Kriminelët janë të vetdijshëm se Ahmet Krasniqi ka qenë një Lis vigan i Kosovës. E dinë se ishte personalitet që e çmon dhe e don populli ynë, dhe tani mundohen të gjorët që për së vdekuri, t’ia ulin personalitetin e tij nëpërmjet shpifjeve shumë të liga, debile e të pabesueshme për njeriun që i ka dy kokrra mend. Po të ishte Ahmet Krasniqi i tillë, siç mundohet ta paraqesë elita e kalemxhijve të shitur të Qendrës së krimit të organizuar, ai do të bëhej argat i SHIK-ut të Xhavit Halitit, siç u bënë shumë “burra” të Kosovës, që populli i ka dashur dhe respektuar shumë për burgjet e gjata që i mbajtën në ish-Jugosllavinë e Titos. Por, Ahmeti ishte personalitet i dalluar i Kosovës. Si i tillë që ishte, kriminelët e të gjitha niveleve nuk arritën ta tundin as me lajka, as me premtime, dhe as me kërrcnime, sepse ishte i vetëdijshëm se vetëm institicionalizimi i UÇK-së, bashkimi i faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës dhe bashkimi i të gjitha resurseve njerëzore, financiare e morale të shqiptarve, do të mundësonte realizimin e synimeve tona kombëtare, çlirimin e Kosovës, të viseve tjera shqitare dhe bashkimin e tyre me shtetin amë, pra do të sillte bashkimin tonë kombtarë të shumëpritur. Dhe, tani dora e zgjatur e Serbisë, don ta vrasë edhe njëherë për së vdekuri Ahmet Krasnqin, me dorën e një mjerani, të ashtuquajtur Besnik Lajqi, i cili për t’u bërë pasanik sa qel e mshel sytë, me punë të pista, pranoi të bëhet legen i kriminelve të Kosovës dhe tani dashti apo nuk dashti, duhet t’i kryejë urdhrat. Tash për tash e detyruan të bëhet mashë në dorën e kalemxhinjve të shitur të SHIK-ut të Xhavitit, duke i nënshkruar shpifjet e tyre. Çka do të bëjnë me të më vonë, nukdihet. Besniku e ka të qartë se çka do ta gjente, po që se nuk i kryen urdhërat e atyre që e bënë pasanik të Kosovës. Le të na shan dhe le të na shpif Qendra e krimit të organizuar, me emrin e Besnik Lajqit, por me kusht që Besnikun të na e ruan, të mos na demoralizohet e të bëj ndonjë të papritur, ndonjë “vetëvrasje”, siç po e bëjnë disa “trima” që ishin argat të pushtetarëve.

Fakti i dytë: Kurr dhe asnjëherë Besnik Lajqin nuk e kam dërguar në banesen e Ahmet Krasniqiit. Me te krejt dy-tri herë jam takuar, dy herë në banesën e Sabri Novosellës në Durrës dhe një herë në hyrje të Qendrës Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, pa pasur biseda të gjata, sa që edhe emrin ia pata harruar. Vetëm kur ia pash surratin në “Bota sot”, ia gjeta emrin e humbur nga kujtesa ime.

Bota sot: 20 shkurt 2013

Berisha ta mbajë premtimi, ta zbardh vrasjen e kolonel Krasniqit

Fakti i tretë: Për kohën që gënjejnë dhe shpifin shpifarakët e Qendrës së krimit të organizuar, nëpërmjet emrit të Besnik Lajqit, Fuad Ramiqi nuk ka qenë fare në Tiranë, e lëre më të ishte në banesën e Ahmet Kraniqit, te Piramida “si njëfarë truproje…”. Është fakt i pamohueshëm se Fuad Ramiqi, me urdhër të komandantit të përgjithshëm të FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqit, është caktuar komandant i Brigadës 141, që ishte e vendosur në Kalimash. Se kalemxhijtë e shitur në emër të Besnik Lajqit e kanë pjellur këtë shpifje kaq debile, është poshtërsia e tyre, që nuk zgjedhin mjete dhe mënyra për ta njollosur cilindo që iu pengon në realizimin e qëllimeve të tyre kriminele. Shpifjet e fundit kundër Ahmet Krasniqit, tregojnë se kriminelët e Kosovës po i përcjellë frika dhe trishtimi, se me ndriçimin e vrasjes së tij do të hapet rruga e ndriqimit edhe të vrasjeve tjera politike, pasi që Prorukoria e Tiranës i ka të gjitha faktet e personave që u dhanë urdhër personave doras dhe personat që morën pjesë në përgatitjen e vrasjes.

Pse Salih Berisha nuk po e mban fjalën që disa herë ka premtuar se do të dalin para drejtësisë kriminelët që e vran Ahmet Krasniqin, mbetet në ndërgjegjen e tij. Por, duhet ta dijë Salih Berisha, se nuk do të ketë qetësi dhe as përparim, jo vetëm Kosova, por as Shqipëria pa dënimin e kriminelve që morën pjesë në vrasjene Ahmet Krasniqit dhe vrasjet tjera politike në Shqipëri dhe Kosovë, në dekadën e fundit të shekullit 20 dhe të dekadës së parë të shekullit 21. Qeveria e Shqipërisë, në krye me Salih Berishën, kanë obligim kombëtar dhe ndërkombëtar, që sa më parë të kërkojnë nga organet e drejtësisë të Shqipërisë, të kryejnë hetime sa më të plota për vrasjen e Ahmet Krasniqit. Po ashtu, Salih Berisha duhet të kërkojë nga organet e Drejtësisë të Shtetit shqiptar, që të dënohen pa hezitim e pa mëshirë, të gjithë kriminelët që dhanë urdhër për vrasjen e Ahmet Krasniqit, të dënohen dorasit dhe ata që ndihmuan të bëhet ai atentat në Tiranë, pa marr parasysh se çfarë pozitash shtetërore dhe partiake kanë zënë ata në institicionet shtetërore të Kosovës apo edhe të Shqipërisë, përndryshe, historia do ta bëjë Salih Berishën bashkëfajtor me kriminelët e Kosovës.

Fakti i katërt: Truproja e parë e Ahmet Krasniqit, nga qershori-shtatori i vititi1998, ka qenë Naim Muja, i caktuar nga suita e Xhavit Halitit, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes së Osllos për bashkimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së në një subjekt të përbashkët, në ‘’Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës’’( FARK) . Ai ka qenë truproja i parë i Ahmet Krasniqit deri një javë para se të vritet në Tiranë. Me siguri, po të pytej edhe zotëri Naimi, do t’i hedh poshtë shpifjet e kalemxhinjve të shitur, se gjëja Fuad Ramiqi ka qenë “truproje e Ahmet Krasniqit në banesen e tij te Piramida”.

Të shohim tani një fakt prej shumë fakteve tjera, se Besnik Lajqi nuk është autor i shkrimveve të botuara në “Bota sot” në emrin e tij, por janë elita e kalemxhinjve kriminelë të SHIK-ut të Xhavitit. Këta kalemxhij të shitur në shkrim-shpifjen e tyre të fundit të botuar në emër të Besnik Lajqit në “Bota sot”, më 11-12 shkurt të këtij viti, shih për çka më akuzojnë: “Më kujtohet se ju dikur na mbajshit ligjërata për Enverin dhe Partinë e Punës. Pastaj e braktise Enverin dhe partinë e tij dhe u bëre vegël e ndryshkur e sigurimit…në zemër të Tiranës…” Si duket, kanë harruar se çka kanë folur më herët në shkrim-shpifjen e botuar më 07.01. 2013 në “Bota sot”:”Ju në këtë shkrim të fundit pse nuk më tregoni se ju ishit ai që e organizuat takimin tim me Ahmetin? Unë shpreha dëshirën që t’ju ndihmoj! Jo për hatrin tuajin, sepse nuk ju njihja fare, por për hatër të çështjes kombtare të çlirimit të Kosovës nga Serbia”.

A nuk tregon ky fakt se Besnik Lajqi nuk është autor i këti shkrimi dhe as i shkrimeve të mëhershme. Shtrohet pyetja se cilën deklaratë duhet lexuesi ta marrë të vërtetë. Në njërën deklaratë kalemxhinjtë e shitur në emër të Besnik Lajqit thonë se unë dikur iu kam mbajtur ligjërata për Enverin dhe Partinë e Punës, ndërsa në deklaratën tjetër thonë se nuk më kanë njohur fare. Pra deklarata e parë e kundërshton deklaratën e dytë. Shtrohet pyetja: Cilën deklaratë duhet ta marrin të vërtetë dhe cilën shpifje dhe gënjeshtër?! Apo, të dyjat shpifje dhe gënjeshtra? Le të gjykojnë vetë lexuesit e nderuar të “Bota sot”.

Bota sot 21 shkurt 2013

Analfabetët ushtarak’’gradat ushtarake’’i japnin me rafal plumbash në kokë

Lexuesit e vëmendshëm të ‘’Bota sot’’, që dinë të lexojnë edhe ’’në mes rreshtave’’, me siguri e kanë vërejtur aftësinë e kalemxhinjve kriminelë, për ta ‘’dënuar’’ veprimtarinë e Ahmet Krasniqit, për institucionalizimin e UÇK-së dhe respektimin e marrëveshjes së Oslos për formimin e FARK-ut. Në bazë të asaj marrëveshjeje, Ahmet Krasniqi në Tiranë i pati formuar organet e domosdoshme që marrëveshja e Oslos të funksiononte. Edhe Qendra Informative e Ministrisë së Mbrojtjes ishte një institucion që i duhej Ministrisë. Gazetarët e asaj Qendre, në mesin e të cilëve isha edhe unë, pos detyrave të përditshme, merreshim edhe me përgatitjen e organit të Ministrisë: ‘’Revista ushtarake’’. Për botimin e asaj reviste pati dhanë urdhër Ahmet Krasniqi. Por, kalemxhinjtë e shitur edhe pse sipërfaqësisht e ’’përkëdhelin’’ Ahmet Krasniqin, duke e ‘’lavdëruar’’se ‘’Ahmet Krasniqi ia ktheu shpinën armatës Jugosllave, ashtu siç ia ktheu shpinën Skënderbeu armatës turke, dhe para se të vihet në shërbim të kauzës kombëtare shqiptare, ishte në anën e kroatëve gjatë luftës. ’’Shih se sa e çmojnë Ahmetin? Ata mirë po e dinë se Ahmet Krasniqi u vu në shërbim të kauzës kombëtare, por pse nuk e lanë t’i shërbente me aftësitë e tij ushtarake asaj kauze? SHIKU, nëpërmjet argatëve të tij, i patën qitur kushte Ahmet Krasniqit. Ata e donin kolonel Ahmet Krasniqin, të futej vetëm si ushtar i thjeshtë në UÇK-në e Xhavitit, “nja gjashtë muaj, për të hapur llogore’’, dhe pastaj analfabetët ushtarakë t’ia caktonin ‘’gradat ushtarake’’ me një rafal plumbash në kokë, duke e shpallur ‘’bashkëpunëtor të okupatorit’’. Për këtë e donin kriminelët e SHIK-ut dhe përkrahësit e tyre ‘’patriotët’’ me nam të Kosovës. Shih sa ‘’respekt’’ kanë pasur dhe kanë ende sot kriminelët e Kosovës ndaj Ahmet Krasniqit. ‘’Dashurinë’’ e tyre ndaj tij, e thonë nëpërmjet kalemxhinjve të shitur, në emër të mashës së quajtur Besnik Lajqi: ’’Ti thua se botoje një revistë ushtarake, kur Kosova ishte duke u djegur në flakë, pa e përmendur faktin se ato fletushkat tua kishin një mision përfitues për t’i hedhur hi në sy popullatës dhe atyre që japin kontribut për luftë…’’. A nuk është ky një fakt i pamohueshëm se çdo përpjekje e Ahmet Krasniqit për ta bashkuar faktorin politik dhe ushtarak të Kosovës, me qëllim që t’i dalim zot vendit e ta çlirojmë vet Kosovën, me ndihmën edhe të aleatëve tanë, kundërshtohej atëherë dhe kundërshtohet sot nga pionët e këtyre spiunëve serbë, që sot kanë zënë poste në institucione të Kosovës.

Të shohim edhe një fakt tjetër, që formimin e FARK-ut, i cili u bë në bazë të marrëveshjes së Osllos, e konsiderojnë kalemxhinjtë e shitur të SHIK-ut dhe patronët e tyre, thikë pas shpine ndaj Kosovës. Edhe pse mirë e dinë se vetëm ato njësi operative që ishin në komandën e Ahmet Krasniqit, ia sollën ushtrisë serbe dy humbje në dy betejat e zhvilluara: Në atë të Loxhës dhe në thyerjen e kufirit Shqipëri-Kosovë. Siç dihet, ish oficerët shqiptarë të armatës jugosllave e përbënin kuadrin komandues të FARK-ut. Kalemxhinjtë e shitur e marrin si pretekst Fuad Ramiqin për ta sulmuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un, duke e konsideruar si ‘’thikë’’ pas shpine për Kosovën: ‘’Rreshtimi i tij( Fuad Ramiqit) në forcat e Bukoshit asokohe nuk ka rëndësi, sepse kohëve të fundit tenton përsëri t’ia ngulë thikën në shpinë Kosovës përmes krijimit të një partie talibaniste, siç i konvenon Serbisë, ndoshta edhe i paguar nga shërbimi sekret serb?!’’

A nuk tregojnë këto fakte, dhe shumë fakte të tjera që i kamë cekur në reagimet e mëhershme, se kalemxhinjtë e shitur së bashku me mashën e tyre Besnik Lajqin, dhe pronarët e tyre që e përbënin SHIK-un, nuk e duan dhe as nuk e respektojnë Ahmet Krasniqin, përkundrazi, e urrejnë me shpirt, vetëm pse nuk arritën ta bëjnë argat të tyre!

Kalemxhinjtë e shitur të SHIK-ut, me gojën e Besnik Lajqit, më shtrojnë ca pyetje të drejtpërdrejta, për punën time në dobi të UÇK-së. Më vjen shumë rënd të flas për vetveten, edhe po të ishte ajo punë kolosale. Fatkeqësisht, ajo është aq e vogël sa që është edhe turp të përmendet. Rregullat e polemikës kërkojnë t’u japi përgjigje: Të shohim çka më pyet masha e kalemxhinjve të shitur Besnik Lajqi. Ai thotë: ‘’Nuk shkova me xhepa thatë në Shqipëri. Rrugën time për në luftë dhe disa luftëtarëve ua pagova unë nga xhepi im. I strehova disa ditë në Tiranë me shpenzimet e mia. Armatimin e blemë me paret e mia. Të pyes ty Shefqet: Kush ta pagoi ty rrugën, strehimin, ushqimin, hotelet, e tjera në Shqipëri? Të pyes ty sa herë iu afrove kufirit Shqipëri-Kosovë gjatë luftës? Jam i sigurt se asnjëherë.’’ Më vjen shumë mirë që Besnik Lajqit nuk ia paskan ‘’shpërla’’me themel trurin argatët e Xhavit Halitit dhe të Azem Sylës. Kur është fjala të harxhimet që i paska bërë për luftën në Kosovë, para 13 vitesh, po i mbajtka shumë mirë në mend, kurse kur ka të bëj për deklaratat ‘’e tija’’ që po botohen në “Bota sot”, njëra-tjetrën po e kundërshtojnë? Por prapë se prapë, fjala para sysh është hallall. Mendoj se edhe në këtë rast Besniku na e lëshoi një rrenë për hava. Ia kujtoj Benikut se restorant-hotel ‘’Drenica” ishte në Durrës. Të gjithë vullnetarët të ardhur nga katër anët e botës në Tiranë për t¨’ju bashkangjitur UÇK-së, kanë qene ”të detyruar dy-tri ditët e para t’i kalojnë në atë hotel, ku e kanë pasur fjetjen dhe ushqimin falas. Pra, strehimit dhe ushqimit biri vi ( shlyje) . Nuk të pranohet ajo dëshmi. Do të bënte mirë Besniku të na japi numrin e kafeve dhe çajave që ua ka paguar bashkudhëtarëve të tij. Ato të gjitha do t’ia pranojmë pa fije dyshimi. Sa i përket shpenzimeve për armatim që po i përmend zotëri Lajqi, edhe këtu na e lëshoj një rrenë të vogël, kur dihet se në Tropojë shef i logjistikës ishte miku i tij i shtëpisë dhe miku i luftës, ‘’komandant Qorri’’. Nuk besoj se i ka marrë lek për kallashët e Nanos të dalë nga përdorimi. Jo zotëri, këto që thua janë gënjeshtra. Deri para pak kohe keni ngrënë në një sahan bashkë me Xhabir Zharkun. Tani po e quan komandant Faqeziu, pasi je prishur me të ndoshta për punë të faqeve të zeza. Pse nuk ia zbuloje ato të zeza menjëherë pas lufte, atëherë kur ishte koha, por tash kur e kuptove se prej tij nuk ke më kurrfarë përfitimi? Nëpërmjet tij dhe disave që ishin kryekriminelë të SHIK-ut, u bëre njëfarë pasaniku i Kosovës sa qel e mshel sytë. Tani po del se jeni ‘’djathtist’’ e përtej djathtisti! Po pse të mos bëhesh ‘’djathtist’’, bile edhe në organin e djathtizmit në ‘’Bota sot’’, duke frazuar ca gjëra të ditura qysh moti, për krimet e Enverit dhe të SHIK-ut, të Xhavitit. Sa për Enverin që ke rrëzuar gurë – dru mbi të, askush se ka gajle, por për ta sulmuar SHIK-un e Xhavitit, ke marr lejen e kryekriminelit të vet SHIK-ut, që ty të ndihmoi të bëhesh njëfarë pasaniku i Kosovës, me qëllim që të shiten shpifjet ndaj Ahmet Krasniqit dhe ndaj meje, dhe pastaj edhe ndaj Fuad Ramiqit dhe Shefqet Krasniqit.

Bota sot :22 shkurt 2013

Përballja me nanoistët e çartur dhe me’’ pionierët’’ e Enverit

Se kalemxhinjtë kriminelë lozin rol me rëndësi në SHIK-un e Xhavitit, tregon fakti se ata nëpërmjet mashës së tyre Besnik Lajqit, paralajmëruan se partia e Xhavitit do të rrotullohet për 90, apo 180 shkallë. Por rrotullimi nuk ju shkoi aq mbarë. Kur dha urdhër Hashimi të rrotullohen delegatët e kuvendit, në vend se të rrotullohen në 180 shkallë, u rrotulluan për 360 shkallë. Pra mbetën aty ku ishin. Por në bazë të fjalimit dhe urdhrit, anëtarët e PDK-së, nga stalinistë e llumproletarë që ishin, u ’’bënë’’ sa qel e mshel sytë ‘’djathtistë’’, edhe atë djathtistë të qendrës. Shih beter me sy: Në shekullin e 21, në Kosovë po na paraqiten në skenë politike alkimistët e dikurshëm që Evropa i ka harruar fare. Nuk është mahi me bajraktarët e farës ruse, me nanoistët e çartur për pushtet dhe me ‘’pionierët’’ e Enverit. Edhe Stalini, Enveri e Pol Poti, do t’i admironin për aftësitë e tyre për ta grabitur dhe mbajtur pushtetin. Ma merr mendja se me pak fjalë e komentova mundin e Besnik Lajqit për luftën në Kosovë, dhe përfitimet që i pati nga ajo luftë.

Tash jam i detyruar të jap edhe për vetën time një koment të shkurtër. Me 22 qershor të vitit 1998 arrita në Tiranë, i ngarkuar me veshje dhe mbathje ushtarake, për t’u paraqitur në Përfaqësinë e Republikës së Kosovës. Është e palogjikshme sikur të kisha kërkuar prej dikujt t’i mbulonte shpenzimet e rrugës dhe të veshmbathjes ushtarake, se askush me dhunë nuk më detyroi të bëhem ushtar i UÇK-së. Pastaj u takova me ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqin, që e kisha bashkëvendës, shok shkolle dhe bashkëveprimtar në LNÇKVSH. Pasi e kisha ndërprerë marrëdhënien e punës në Zvicër, normalisht shpenzimet e banimit (në banesë e jo në hotel siç rren Lajqi) dhe të ushqimit i ka marr për sipër Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, siç i ka marr edhe për ushtarët dhe oficeret tjerë të Ministrisë. Por, edhe për ushtarët dhe komandantët e vetëshpallur të UÇK-së, duke ia dorëzuar 1.5 milion marka Xhavit Halitit, për ato qëllime. Ministria e Mbrojtjes, kuptohet me urdhër të Ahmet Krasniqit, më caktuan, pa dëshirën time, gazetar në Qendrën Informative të Ministrisë së Mbrojtjes, për pak kohë, derisa të shkonte ndonjë brigadë në frontin e luftës në Kosovë. Gjatë asaj kohe sa isha gazetar, me urdhër të Ahmet Krasniqit, kam shkuar për një javë ta vizitoj Qendrën për Stërvitjen e Kuadrit Komandues dhe të Ushtarëve në Vuçidoll, dhe në Garnizonin e FARK-ut në Papaj, që ishin në afërsi të Tropojës dhe kufirit Shqipëri – Kosovë. Për ato ditë sa isha me ushtarët e njësive operative të UÇK-së, në këto dy qendra ushtarake, kem qenë i veshur me uniformë ushtarake, kam ushtruar gjuajtje me plumba ushtarak, dhe një herë më ka ardhur rendi të bëjë roje gjatë natës në Qendrën ushtarake në Vuçidoll. Komandant i asaj Qendre ka qenë ushtaraku me akademi të kryer Jahir Zeneli, ndërsa zëvendës komandant për logjistikë ka qenë Brahim Ukëhaxhaj.

Pse nuk mu dha rasti të luftoj me ndonjë brigadë të FARK-ut në Kosovë, do ta shpjegoi ish -nënkryetarin e LPK-së mr. Muhamet Kelmendi në librin e tij ‘’Pse nuk u ndertua fronti për çlirimin e Kosovës’’: ZotëriKelmendi jep fakte të pamohueshme se askush nuk ka arritur të hyj në Kosovë pa lejen e argatëve të Xhavit Halitit. Pra kushti i parë ka qenë të pranosh të jesh argat i Xhavitit. Sipas zotëri Kelmendit, grupi i Xhavit Halitit bëhet aq i fuqishëm sa që ”Askush nuk mund të depërtonte në radhët e UÇK-së pa u vënë në shërbim të klikës”, e ka fjalën për UÇK-në që e komandonte Xhavit Haliti dhe Azem Syla. ‘’Në këtë kohë u bllokua edhe dërgimi i kuadrit politik e ushtarak, përveç atyre që vinin në shërbim të tyre, apo që kishin lidhje të ndryshme, krahas atyre familjare edhe shoqërore, me këta anëtarë. Askush nuk mund të depërtonte në radhët e UÇK-së pa u vënë në shërbim të klikës, ose pa pasur lidhje individuale me zonat në vend.”A nuk janë këto fakte se nuk ishte lehtë të futesh në frontin e luftës në Kosovë pa pëlqimin e argatëve të Xhavit Halitit, të cilët e vëzhgonin natë e dit kufirin Shqipëri-Kosovë, që të mos hynë kush pa lejen e tyre. Edhe Fuad Ramiqin që aq shumë po e urrejnë pionët e Xhavit Halitit, ishte njëri nga ata që me forcë provoi të shkonte në Frontin e Luftës në Kosovë me brigadën e tij, por kriminelët e SHIK.-ut të Xhavitit nuk e lejuan.

Kur të gjithë komplotistët që i bashkoi marrëveshja e Zurich-it, e vranë Ahmet Krasniqin së bashku, e kuptova se për mua nuk mbeti vend në atë Ministri. Pasi e varrosëm Ahmetin në varrezat e Tiranës, unë së bashku me familjen e Ahmetit, u kthyem mbrapa ku jetonim. Pas një kohe të shkurtër, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës bëri thirrjen për mobilizim për frontin e luftës në Kosovë. Menjëherë kam shkuar në Tiranë. Në Laprakë kishte kaluar Ministria e Mbrojtjes. Halil Bicaj si ministër i Mbrojtjes, më ka pritur në zyrën e tij, për një bisedë të shkurtër. Ndërsa ushtaraku madhor Sylejman Kollqaku, m’i ka marrë shënimet dhe më ka regjistruar në regjistrin e ushtarëve vullnetarë, duke më premtuar se atë ditë që të plotësohet numri i ushtarëve për ta formuar një brigadë do të më telefonon, për t’iu bashkangjitur brigadës për të shkuar në frontin e luftës në Kosovë. Siç dihet me vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ministria e Mbrojtjes ra nën komandën e argatëve të Xhavit Halitit. Vetëm njësitë operative të UÇK-së, nën komandën e Agim Ramadanit, Salih Çekut, Rrustem Berishës, Anton Çunit dhe ushtarakëve tjerë, mbetën pa u tundur në vijën institucionale dhe komanduese të Ahmet Krasniqit, të cilët siç dihet e realizuan synimin e komandantit të FARK-ut, për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Dhe, së fundi, mendoj se Lajqi duhet ta ketë të qartë se me përpjekjet e mia modeste dhe të gazetarëve largpamës të “Bota sot”, i kemi ndriçuar planet dhe skenarët e armiqve tanë shekullorë, që çështjen shqiptare ta zgjidhin sipas interesave të tyre strategjike para përfundimit të shekullit të 20. Edhe pse dora e zgjatur e Serbisë, në krye me SHIK-un e Xhavit Halitit, LBDK-në e Qosjes, PPK-së së Demaçit, SHP të UÇK-së të Azem Sylës, Drejtorinë Politike të Hashim Thaçit, Qeverinë e Bukoshit, i ndihmuan planet dhe skenarët serbe që Kosova të bëhet djep i Serbisë, All-llahu, Zoti i Plotfuqishëm, ua bëri hi e pluhur ato plane, duke ua mbushur mendjen dhe duke i detyruar Burrat e shteteve të fuqishme të botës, që nëpërmjet NATO-s, ta detyrojnë Serbinë t’i largojë forcat okupuese nga Kosova. Ja pra përgjigja ime në pyetjet e mashës së kalemxhinjve të shitur të SHIK-ut, zotëri Lajqit.

Se SHIK-u, i Halitit – Veselit, nuk ka dalë në “pension”, siç gënjejnë kryekriminelët e tij, dëshmojnë shumë fakte. Unë do ta ceku njërin prej atyre fakteve, që tregon se SHIK-u nuk ka dalë në “pensin”, por është organizuar në mënyrën më të përsosur në sektorë të ndryshëm. Çdo sektori ua kanë siguruar kuadrin e përgatitur për t’i dalë zot punës që kanë pranuar ta kryejnë.

Me siguri, lexuesit e’’Bota sot’’ e kanë vërejtur se sa të aftë në pikëpamje profesionale dhe sa të ligë e maskarenj në pikëpamje morale, i kanë gjetur kuadrot e Sektorit të propagandës dhe shpifjes, për t’i sulmuar kundërshtarët politikë të kreut të SHIK-ut, me shpifje e gënjeshtra të llojllojshme, pa e treguar shkakun e vërtet të sulmeve të tilla, por gjithmonë duke e shpifur një shkak të paqenë. Është e ditur se unë e kam sulmuar SHIK-un dhe do ta sulmoj, pasi që në bazë të fakteve, jam i bindur se veprimtaria e tij ka shkuar në dobi të Serbisë e në dëm të Kosovës dhe kombit shqiptar. Ndërsa SHIK-u, nëpërmjet pionëve dhe argatëve të tij më shpifin dhe sulmojnë se gjoja unë po tentoj të ‘’hedh baltë kundër çdo kujt që ka bërë diçka të mirë për kombin dhe Atdheun.’’. Pra, nuk e thonë shkakun e vërtet, se atëherë shpifjet e tyre nuk do të “pinë ujë. Të shohim tani shpifjen e “qëndisur” me helm gjarpri, kundër Ahmet Krasniqit e Fuad Ramiqit. Mjeshtrit e shpifjeve e konstruktojnë vendngjarjen dhe bisedat e paqena, në mes Ahmet Krasniqit, Besnik Lajqit dhe Fuad Ramiçit, që kishin për qëllim ta shpifin, në rend të parë Ahmet Krasniqin, siç e kishin shpifur në të gjitha shkrimet e botuara më parë, të botuara në “Bota sot”, në mënyrën më perfide, gjithnjë në emër të Besnik Lajqit. Këtë radhë Ahmet Krasniqin e shpifën me një shpifje shumë të poshtër, duke ia mveshur një ves të ligë të grave të këqija, që autoriteti, respekti dhe dashuria e tij në popull të ulet sa më shumë. Ndërsa shkaku i vërtet pse e shpifën Fuad Ramiqin në mënyrën më të ligë, nuk është fare çështja fetare, siç kamuflojnë ata, por janë inatet e mëhershme ndaj punës së tij në dobi të çështjes madhore kombëtare. Janë inatet e krijuar gjatë vitit 1998/99, nga që Fuad Ramiqi, me urdhër të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqit, kishte kryer disa detyre të rëndësishme që kishin të bënin me njësitë operative të UÇK-së: Kishte themeluar Brigadën 141 në Papaj; Kishte hapur Qendrën Stërvitore në Kolsh; Kishte tentuar të hynte në frontin e luftës në Kosovë me forcë, por për ta anashkaluar planin dhe skenarin e dorës serbe që ishte futur brenda në SHP dhe Drejtorinë Politike të UÇK-së, për ta ndezur luftën qytetare në mes forcave institucionale dhe forcave jo institucionale të Kosovë, Fuad Ramiqi qe detyruar ta kthej Brigadën në selinë e saj.

Shtrohet pyetja se pse dr. Shefqt Krasniqi dhe unë shpifemi me një shpifje që mendja e njeriut nuk e kap. Pse më shpifin mua e shpjegova më herët. Por, pse u shpifet dr. Shefqet Krasniqi, kur dihet se ai ka treguar trimëri të rrallë, i cili edhe pse ishte në përfundim e sipër të studimeve posdiplomike në Medine të Arabisë Saudite, i pat lanë fëmijët e vegjël, gruan, studimet e pa përfunduara, për t’iu përgjigjur kushtrimit të Lirisë. U bë ushtar i UÇK-së, duke marr pjesë në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar ( Kosovë-Shqipëri), vepër madhështore që duhet të krahasohet me rrëzimin e Murit të Berlinit, që pastaj solli me mençurinë dhe dijen e lidershipit gjerman, bashkimin e kombit të madh gjerman, për t’u bërë superfuqi ekonomike botërore me punë, mund e djersë të të të gjitha shtresave të popullsisë.

Shtrohet pyetja me çka i ka hidhëruar dr. Shefqet Krasniqi zotërinjtë e SHIK-ut. Është e ditur se Shefqet Krasniqi, në këto dy vitet e fundit, e ka kritikuar me vend Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, PDK-në, të pa fetë etj. Edhe pse këto janë shkaqet e vërteta pse Shqfqet Krasniqi u shpif nga kalemxhinjtë e SHIK-ut, ata i fshehin ato shkaqe duke shpifur shkaqe të tjera të paqena, edhe pse janë aq debile, sa që nuk do të besonte asnjë njeri që ka dy kokrra mend në shpifjet e tyre.

Edhe pse kalemxhinjtë e gjorë dhe masha-njeri Besnik Lajqi, i meritojnë edhe nga disa gugjuma kresë ( argumente), po e la me kaq. Në veçanti i drejtohem Besnik Lajqit, të reflektojë për punën dhe veprën e tij. Ende nuk është vonë të pendohet për të gjitha punët e liga që i ka bërë ndaj x.y. njerëzve, ndaj vetvetes dhe njerëzve të tij të dashur. Në asnjë mënyrë nuk i falen Lajqit gjithë ato shpifje që i bëri për Ahmet Krasniqin, por edhe për gjërat e mia më sublime, gjërat e shenjta, siç është besimi im në Krijuesin e Vetëm, All-llahun, Zotin e Plotfuqishëm, Haxhin, Synetin e Pejgamberit ( a.s) dhe familjen time të nderuar. Le ta ketë të qartë Qendra e krimit të organizuar dhe kalemxhinjtë e tyre të gjorë, veçmas, masha e tyre Besnik Lajqi, se puna ime dhe vepra ime nuk më turpëron para fëmijëve, nipërve, mbesave, njerëzve të mi të dashur dhe as para asnjë njeriu në botë. Po ashtu, unë nuk turpërohem me punën dhe veprën e fëmijëve dhe as familjes time të ngushtë dhe të gjerë.

Po ju zotërinj si i keni hallet? Kur do të bëni vetëvrasje? Apo kur do t’ju detyrojnë të bëni vetëvrasje? Po afrohet koha të jepni llogari para organeve të drejtësisë. Pastaj ju pret dënimi i Zotit të Plotfuqishëm. Por do ta keni edhe dënimin tjetër! Dënimin e historisë! Dënim ky që do t’ju mallkojnë shumë gjenerata, që do të rritën, punojnë dhe jetojnë në trojet tona të bukura që i madhi Zot na i bëri tapi, e që ju o të mjerë punuat t’ua shtini përgjithmonë në dorë hordhive të karpateve të Rusisë! Mos harroni se kriminelët janë të humbur. Përfundim i keq po ju pret!

Bota sot: 23-25 shkurt 2013

Loading