QEVERIA DHE PARLAMENTI I KOSOVËS ME PUNËN E TYRE PO DËSHMOJNË SE JANË TË UZURPUARA NGA PATRIOTËT E SERBISË

Shefqet Jashari-Strofci

Me mos përfshirjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FARK-ut në Projektligjin e veteranëve të luftës nga Qeveria e Hashim Thaçit, patriotit të Serbisë, dhe miratimi i atij ligji nga Parlamenti i Kosovës u dëshmua se këto dy institicione shtetërore të Republikës së Kosoves* ( por edhe institicionet tjera) janë shëndërruar në autoparlant të politikës së Beogradit, për t’i poshtruar e rrëxuar me ftyrë për toke shqiptarët, që kurrë të mos ngritën në këmbë për të hecur përpara siç hecin të gjithë popujt e lirë të rruzullit toksorë.

Mohimi i egzistimit të FARK-ut nga Xhavit Haliti, po ashtu dëshmon se ai është ,,kallauzi’’ i të gjitha të ligave që e kanë gjetur Kosovën gjatë luftës dhe pas saj, se është dorë e zgjatur e Beogradit.

Është e ditur se Xhavit Haliti, me pionët e tij Hashim Thaçin, Kadri Veselin, SHIK-un e LPK-UÇK-PDK-së, i luftuan institicionet shtetërore të Republikës së Kosvës, pra edhe të Ministrisë së Mbrojtjës dhe të FARK-ut. Lufta e tyre ua bëri të mundur Millosheviqit pa vështirësi ta realizoi projektin e pastrimit etnik të Kosovës. Por lufta e Xhavitit me patriotët tjerë të Serbisë, siç po shihet e dhe nga’’zogjtë e malit’’ ende nuk është ndërfunduar. Tani është në përfundim e sipër projekti serb për ta gjunjëzuar popullin shqiptarë të Kosovës me skamje dhe mjerim, duke ia shkatrruar të gjitha të mirat materjale, arsimore, kulturore, shëndetsore etj, që i arriti me gjak, mund dhe djersë sa ishte nën okupimin klasik të serbo-jugosllavëve.

Xhaviti&Compani, pasi e rjepën Kosovën, kanë mar për detyrë nga Daçiqi dhe Sigurim sekret serb, që nepërmjet veprimtarisë së tyre kriminele t’i bindin qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe miqt e popullit tonë se kanë gabuar tepër rënd që intervenuan me NATO-n në dobi të shqiptarve. Nuk ka dyshim se diplomacia serbe, krimet e pushtetarëve të Kosoves së pasluftës ia mëveshë popullit shqiptarë duke ua përkujtuar atyre bindjet( shpifjet) e tyre të ma hershme për t’ua mbushur mendjen ( me siguri edhe ua kanë mbushur mendjen) se ,,shqiptarët janë popull që nuk di të bëjë shtet ligjor’’. Pra, sipas tyre, janë popull’’jo shtetformues.’’, ,,destabilizues’’ të vendit të tyre dhe të Ballkanit.

Edhe pse e di Xhavit Haliti se është e pa mundur të mohohet lufta e lavishme e FARK-ut për çlirimin e Kosovës, ai e mohon edhe egzistencen e tij, se ashtu e urdhëron Beogradi, që ka për qëllim të qitet benzin në zjarrin e përçarjeve ndërshqiptare të ndezuar para lufte nga Qosje, Demaçi, Nano-Millo-Majko dhe Haliti&Compani, që faktori politik i Kosoves të mos merret me hallet e shumta të qytetarëve të tyre dhe as forcimin e shtësisë së Kosovës por të vazhdoi edhe më tutje për të punuar në realizimin e planeve dhe skenarëve të Beogradit në dëm të kombit shqiptar.

Me siguri opinioni ynë i gjërë nuk është habitur nga shpifjet e Xhavit Halitit përkitazi me FARK-un, por është habitur me disa konstatime të Anton Çunit që i publikoi gjat polemikes që e kishte pasur me Xhavit Halitin. Shih botimin e shkrimit me titull: ,,Lufta e antirugovistëve kundër FARK-ut’’të botuar në ,,Bota sot’’ më 15.03.2014. Anton Çuni duke e kundërshtuar shpifjen e Xhavit hHalitit për FARK-un, sipas autorit të shrimit paska thëne: ‘’Njësitë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, janë themeluar nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, por ato janë kontrolluar dhe urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së….’’ Konstatimi i Anton Çunit se FARK-u është themeluar nga Ahmet Krasniqi është i vërtet, por është shpifje e rënd konstatimi se ,, Njësitë e FARK-ut janë kontrolluar dhe urdhëruar nga SHP i UÇK-së.’’ Jam i bindur se Anton Çuni gjatë polemikes pa vetdie i ka dalur ,,llapsusi’’, me të cilin e ka përzier SHH të FARK-ut me SHP të UÇK-së, dhe kështu gabimisht i ka dalur konstatimi se njësitë e FARK-ut i ka kontrolluar dhe urdhëruar SHP i UÇK-së. Po të kishte qenë e vërtet që njësitë e FARK-ut i ka kontrolluar dhe urdhëruar SHP i UÇK-së, atëherë nuk do të ishte vra nga SHIK-u i LPK-UÇK-së Ahmet Krasniqi, Salih Çekaj, Agim Ramadani, Komandant Drini, kolonel Tahir Zemaj,etj, e shumë veprimtarë të LDK-së dhe gazetarë që e demaskuan veprimtarin kriminele të SHIK-ut të Xhavit Halitit.

Lexuesit e nderuar të,,Bota sot’’, të pa informuar sa duhet për FARK-un, presin me padurim nga Anton Çuni të sqarohet si i rrodhi ai ,,llapsus’’ me të cilin u shpif ( me siguri pa qëllim) FARK-u dhe Ahmet Krasniqi.

,, Bota sot’’ më 18.03.2014

 89 total views