LETËR E HAPUT KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, DR. SALIH BERISHA

Shkruar nga Shefqet JASHARI-STROFCI

I nderuari Kryeministër i Shqipërisë,

Shumë i respektuari dr. Sali Berisha,

Ardhja në pushtet e forcave demokratike të Shqipërisë në krye me Ju, popullit të Shqipërisë i hapi rrugët e zhvillimit dhe përparimit, Shqipërisë integrimin në strukturat euroatlantike, ndërsa me ndihmën e Zotit Fuqiplotë, kombi shqiptarë do të bëhet faktorë i rëndësishëm i sigurisë, stabilitetit, përparimit dhe paqes në Gadishullin Ilitik.

Siç dihet, populli shqiptar i Kosovës qëkur e përlau robëria serbo-jugosllave, është mbshetur dhe ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë për realizimin e synimeve të tij madhore. Kosova edhe pse pati peripeti të shumta dhe rreziqe të mëdha, arriti të hyjë në fazën e proçeseve që do të sjellin njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj, kuptohet me përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme të tuajen dhe të diplomacisë së shtetit shqiptar. Por Kosova ka edhe shumë kërkesa dhe nevoja tjera për t’u ndihmuar nga ana e shtetit shqiptar. Me siguri njëra ndër më kryesoret është që ajo të ndihmohet për ta luftuar krimin e organizuar, e keqe kjo që Kosovën e ka bërë pikë të zezë në globin e rruzullit toksot. Është e ditur se Kosovës iu vranë veprimtarë të dalluar dhe burra të fortë të shqiptarisë ( gjatë luftes dhe pas pas luftes), ndërsa kriminelët e të gjitha niveleve( urdhërues dhe egzekutues) nuk u ndëshkuan nga drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombtare. Përkundrazi ata po forcohen, duke u bërë pasanikë dhe duke zënë pozita udhëheqëse në subjektet e ndryshme të Kosovës.

Fatmirsisht shumë kriminelë që bën krime të llojllojshme në Shqipëri me luften e tuaj të pa kompromis janë burgosur, shumë të tjerë po e presin radhën të burgosen, dhe me siguri do ta fitoni këtë luftë sa të vështirë aq edhe të rrezikshme kundër krimit të organizuar, me një kusht, që ajo luftë të zgjerohet në gjithë hapsirën tonë kombtare, kur dihet se ajo e ka një qendër të përbashkët dhe disa nënqendra që e ndihmojnë njëra -tjetrën në krime. Fatkeqësisht Policia e Kosovës ende nuk është e përgaditur profesionalisht dhe nuk ka përkrahje politike dhe materjale të mjaftueshme për ta filluar dhe për ta fituar luftën kundër krimit të organizuar. Me siguri ndihma e Juaj dhe ndihma e organeve kompetente të Shqipërisë do t’i ndihmonte organet kompetente të Kosovës për t’i zbuluar barësit e krimit të organizuar, po qe se organet kompetente të Shqipërisë do të mirren seriozisht me dy raste të vrasjeve politike që u bënë në Tiranë. Rishqyrtimi i dokumentacionit hetimor dhe gjyqsot me rastin e vrasjes së Ali Ukajt, zëdhënësit të parë të UÇK-së, dhe fillimi i hetimeve të plota për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ish -ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, do të jetë një ndihmë shumë e madhe për zbulimin e barësëve të krimit të organizuar në Kosovë. Opinioni ynë është i njohur me deklarat tuaja se do të bëni ” atë që është e mundur” që kriminelët që e vranë Ahmet Krasniqin të ”përballen me drejtësinë” . Kosova pret me padurim të realizohen zotimet e Juaja zotëri Kryeministër! Opinioni ynë është i njohur edhe me deklaratën e magjistër Jonuz Tërstenës, ish- ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës, i cili në qershorin e vitit 1999 pati deklaruar, në një tubim të bashkatdhetarëve shqiptarë të qytetit të Vjenes: ”Ne e dimë saktsisht se kush e ka vrarë kolonel Ahmet Krasniqin. Ne i kemi ofruar Prokurisë së Tiranës të gjitha të dhënat e sakta për personat që kanë gisht në kët vrasje, por kjo Prokuri i ka pezulluar hetimet rreth kësaj vrasje. Dhe ne e dimë pse janë pezulluar hetimet, sepse prapa këtij akti terrorist fshihet një klan i madh politik shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë”. Kjo dëshmi e magjistër Tërrstenës tregon se sa e rëndësishme është fillimi i hetimeve, zbulimi dhe dënimi i atij klani të madh politik shqiptar, që përbën qendrën e krimit të organizuar të gjithë hapsires tonë kombtare. Kjo dëshmi e njeriut kompetent të ish-Qeverisë së Republikës së Kosovës, është një argument i fortë se dosja për zbulimin e qendres së krimit të organizuar është e kompletuar dhe gjendet e mbyllur( po qe se nuk është zhdukur) në sirtarët e Prokurinë e Tiranës. Ky fakt dëshmon se krimi i organizuar shqiptarë mund të zhduket shumë leht, nëse Ju dhe faktori ndërkombtarë në Kosovë tregoni vullnet dhe gadishmëri për ta luftuar pa hile krimin e organizuar në gjithë hapsirën tonë kombtare. Po qe se drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombtare i amnestojnë urdhëruesit e krimit të organizuar në Kosovë ”për hirë të situatës politike”, duke u knaqur vetëm në denimin e kriminelëve të rangurt të dytë dhe të tretë, pra ekzekutuesve, lufta kundër krimit të organizuar do të jetë e pjesëshme, jo e plotë. Pasojat do të jenë tepër të rënda për Kosovën dhe popullin e saj. Mafia politiko dhe ekonomike që veç është krijuar, do të forcohet në atë shkallë sa që do të bëhet shtet mbi shtet. Kriminelët e luftës dhe të pasluftës me krevata kuq e zi, siç u treguan deri më sot, do të jenë shumfishë më kriminelë, dhe shumfishë më të pa shpirtë sesa kriminelët e kuq të periudhës së sundimit të Enverit- Nanosit dhe të Rankoviqit-Titos. Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve dhe mundi i shumë gjeneratave që luftoi për synime madhore kombtare do të shkojë huq.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe kriminelëve është luftë e shenjt. Kush ka zemër të dëlirë dhe shpirt të bardhë e ka për detyrë, me mundësitë, aftësitë dhe kompetencat që i ka, të mos kursehet në luftë kundër kësaj të keqeje të shëmtuar. Qytetarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, duhet të jenë bindur se krimi i organizuar dhe kriminelët e të gjitha rangjeve janë turpi i kombit, është priftim, kancer dhe verem i shoqërisë shqiptare, prandaj lypset që të mos manipulohen prej tyre.

Botuar: “Bota sot” 19 qershor 2006

 350 total views