KONFERENCA E RAMBUJËS PËRFUNDOI ASHTU  SIÇ DËSHËROI KASAPI I BALLKANIT

 

 Opinioni ynë dhe ai i huaj për sa zgjati Konferenca e Rambujës i kishte drejtuar sytë dhe mendjen në atë kështjellë të lashtë historike, duke shpresuar se më në fund do të dënohet, siç e meriton kasapi i Ballkanit për masakrimin, shfarosjen dhe spastrimin etnik të popullit shqiptar të Kosovës, që ka për synim ta bëjë Kosovën tokë serbe siç e bëri krahinën shqiptare Toplicën tokë serbe para 120 vitesh.  Populli ynë gjatë këtij dhjetëvjeçari të fundit të shekullit 20-të përjetoi të papritura dhe anomali të shumta nga prijësit e tij, por ajo që ndodhi më 23 shkurt të këtij viti në Rambujë,arrinë kulmin të gjitha anomalive të mëparshme. Si të mos merret për anomali dhe potez politik i papjekur, që delegacioni i Kosovës në momentet vendimtare kur duhej ta nënshkruante Marëveshjen e Grupit të Kontaktit, të përçahet dhe të kërkojë shtyrjen e bisedimeve, ashtu siç i konvononte më së miri diplomacisë serbo-ruse për të fituar kohë, dhe për t`ia mundësuar pastaj Moskës dhe Beogradit për të bërë ç' është e mundur për të dështuar kjo Konferencë, për të dështuar diplomacia amerikane dhe Pakti i NAT-os, që ishin zotuar se do t`i godasin objektet ushtarake serbe në Serbi dhe në Kosovë po qe se pala shqiptare e nënshkruan ndërsa pala serbe nuk e nënshkruan Marrëveshjen.  Nuk duhet për të shkrirë shumë mend për të kuptuar gabimin e rëndë të delegacionit shqiptar në Rambuje, që refuzoi ta firmosë Marrëveshjen, pasi që, nënshkrimi i saj nga pala shqiptare do ta vënte në sprovë të rëndë diplomacinë evro-amerikane dhe paktin e NAT-s, për kërcnimet që ia bënë regjimit komunist të Beogradit, ku me siguri pakti i NAT-s, dhe diplomacia amerikane nuk do ta humbnin autoritetin e tyre dhe nuk do të kurseheshin për ta shkatërruar forcën ushtarake të një regjimi kriminel, që aq shum u solli vuajtje dhe mjerin fqinjëve të saj: kroatëve, boshnjakëve dhe së fundi sdhe shqiptarve.  Nuk mund të mirret i arësyeshëm arësyetimi i zotri Bukoshit se delegacioni i Kosovës ka bërë kërkesë për shtyrjen e bisedimeve në mes Beogradit dhe Prishtinës për dy javë për arësye të"konsultimeve me Institucionet shtetërore të Kosovës", apo arsyetimi i zotëri Thaçit se duhet "konsultuar me komandantët e UÇK-së dhe popullin" sepse delegacioni ishte kompetent për nënshkrimin e Marrëveshjes, pasi që përfaqësonte forcat kryesore politike dhe ushtarake të Kosovës. Shkakun e shtyrjes së bisedimeve duhet kërkuar në ca individ, që duan ta përgadisin terrenin, për marrjen e pushtetit nga faktori ndërkombëtar në momentin e duhur, jo me mjete të votës së popullit, por me manipulime dhe mjete jodemokratike.  Të mos nënshkruhet një Marrëveshje, që faktikisht Serbisë ia heq duart nga Kosova pothuajse plotësisht në periudhën kalimtare tre vjeçare, dhe që garanton se: "Tre vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshtjeje, do të thirret një takim ndërkombëtar për të përcaktuar një mekanizëm për zgjedhjen përfundimtare për Kosovën, në bazë të vullnetit të shprehur të popullit... " që do të ishte garant Pakti i NAT-os, dhe SHBA-të, për t`i hudhur në ujë të gjitha planet djallëzore të Serbisë, për pastrimin etnik të Kosovës dhe ndarjen dhe coptimin e saj, është e pa kuptueshme. Kështu do t'i mundësohej Kosovës t`i krijojë Institucionet shtetërore legjitime të pavarura nga Serbia, duke forcuar gjendjen matrjale të shqiptarve dhe forcuar qenjën së tyre kombëtare me kthimin e gjysmë milioni shqiptarësh që sot gjenden në Evropën Perendimore, dhe shumë gjëra tjera që kanë rëndësi të madhe kombëtare. Shtrohet pyetja se kujt do t`i shkonte për shtati, Kosovës apo Serbisë për realizimin e aspiratave kombëtare pas një periudhe kalimtare trevjeçare, kur dihet se Kosova do ta kishte: Presidentin, Qeverinë, Parlamentin, Gjygjin, dhe Policin e saj, që do të ishin plotësisht të pavatura nga Serbia. Ndërsa Pakti i NATO-s do të ishte faktor i stabilitetit politik dhe ekonomik i Kosovës, jo vetëm për tri vjet sa është planifikuar, por deri sa të zgjedhet përfundimisht çështja e Kosovës në bazë "të vullnetit të shprehur të popullit".  Me mos nënshkrimin e Marrëveshjes nga ana e përfaqësuesve të subjekteve shqiptare në Rambujë, shqiptarve të Kosovës, në vend se t`i shkurtohën vuajtjet e sakrificat, asaj tani do t`i shumohen, shtohën, por edhe është vu në rrezik tërësia toksore e Kosovës, është vu në rrezik të dështoj Marrëveshja e Grupit të Kontaktit, është rrezikuar përkujdesi i diplomacisë amerikane për zgjedhjen e drejt të çështjes së Kosovës. Përgjegjësinë për dështimin e saj duhet kërkuar tek personat që e penguan nënshkrimin e saj në afatin e përcaktuan nga çendrat e vendosjes ndërkombëtare. Pra, përgjegjës do të jenë ata që nuk kuptuan apo nuk deshën të kuptojnë për strategjinë dhe taktikën amerikane, për t`i dhënë dënimin e merituar piunit rus të Ballkanit, e për ta ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës për ta hjekiur nga qafa zgjedhen serbe. Deri sot nuk njihet një rast që SHBA-të të mos e realizojnë premtimin që ua kanë dhënë aleatëve të tyre, prandaj edhe delegacioni ynë është dasht të tregoi më tepër mirëkuptim, rrespekt dhe besim ndaj përfaqësuesve të SHBA-ve, që ishin dhe janë aleatë të sinqert të popullit tonë.

Botuar: "Bota sot" 26.02.1999