PSE KA KRIM TË ORGANIZUAR NË KOSOVË DHE A MUND TË ÇRRËNJOSET AI NGA TROJET TONA ETNIKE?

 

Me çlirimin e Kosovës dolën në shesh shumë dukuri të shëmtuara si pasojë e robrisë së dyfishtë komunisto-serbojugoallave që më parë nuk egzistonin në shoqërinë shqiptare. Duke marrë për bazë traditën, zakonet dhe trashëgiminë tonë kulturore, krimi i organizuar që po lulëzon në gjithë hapsirën tonë kombëtare, është e keqja dhe e liga më e madhe që e ka goditur kombin tonë. Eshtë futa e zezë që po e nxin çdo shqiptar, është kulmi i çmendurisë dhe degjenerimit shqiptar.

Çka po ndodhë me ne shqiptarët, është pyetja më e shpeshtë që dëgjohet ndër shqiptarë (në këto vitet e fundit), kur mjetet e opinionit publik lajmërojnë për vrasjet që bëhen sot në gjithë hapsirën tonë kombëtare, nga dorasë të porositur profesionistë. U vranë dhe po vriten atdhetarë, veprimtarë e  Burra të Dheut, por edhe gra, djem, vasha e fëmijë, që në momentin e egzekutimit gjendeshin së bashku me ta. U rrëmbyen dhe po rrëmbehen fëmijë e vasha për t’ia shitur mafisë ndërkombëtare. U helmuan dhe po helmohen dhe çoroditen të rinj dhe të rritur në forma të ndryshme. U kërcnuan dhe po kërcënohen, por edhe po blehen si bagëti,  persona e personalitete nga mafia e kuqe shqiptare.

Se armiqtë tanë po punojnë kundër interesave tona, siç kanë punuar edhe më parë, është e ditur dhe normale, kur dihet se të gjithë popujt e shtypur, edhe pse e kanë fituar "pavarësinë", nuk po mundin të ecin me këmbët e tyre, se okupatorët i lënë krimbat dhe këlyshët e tyre, kur u detyrun të ikin nga vendet e huaja. E njëjta gjë ka ndodhur dhe po ndodh me ne shqiptarët qe 20 shekuj. Vazalë e tradhtarë, krimba e këlyshë, që punuan për të huaj, pati në vazhdimësi atdheu ynë. Dhe çka është më e keqja, këta degjenerikë na u bënë dhe po na bëhen "të parë", "shtetarë", "çlirimtarë,", "shpëtimtarë", edhe pse ishin dhe janë dorë e zgjatur dhe rrogtarë të çakajve të Ballkanit dhe aleatëve të tyre. Ne shqiptarët e ndarë dhe të përçarë, ne shqiptarët e robëruar e të sëmuar nga shumë sëmuarje kronike si komb, nuk mund të ecim përpara dhe as të ndryshojmë gjendjen tonë në të mirë, përderisa të "mos e ndryshojmë vetveten", përderisa të mos i luftojmë me të gjitha mënyrat kriminelët e mëdhenjë (politikanët që japin urdhrin për krime) dhe kriminelët e vegjël(dorasit e mjerë) që po manipulohën nga qendra e krimit.

 Shtrohet pyetja : a mundemi apo nuk mundemi ta luftojmë krimin e organizuar ne shqiptarët që po e quajmë veten"nacionalistë", "nacionaldemokratë", "djathtistë",  "forca demokratike", në mënyrën siç vepruan më parë këto forca, dhe siç po veprojnë sot. Përgjigjja gjithseqysh do të jetë negative për këto arsye : Derisa forcat antishqiptare (forcat e krimit të organizuar) kanë një qendër komanduese (nga sigurimet e mshefta serbo-ruso-greko-shqiptare) që veprojnë në gjithë hapsirën tonë kombëtare, forcat tona " djathtiste", "nacionaliste" dhe "demokratike"-me një fjalë "forcat e durimit" nuk kanë qendër komandimi.

 Derisa forcat antishqiptare kanë përkrahje (të drejtëpërdrejtë dhe tërthorazi) nga mafia e kuqe ndërkombëtare dhe nga armiqtë tanë shekullor, forcat e "durimit"nuk kanë kurrfarë përkrahje nga forcat djethtiste të shteteve të Bashkësisë Evropiane.

Derisa forcat antikombëtare (forcat e krimit të organizuar) duke u mbështetur në parimin e Makiavelit "se qëllimi i arsyeton mjetet" i përdorën dhe po i përdorin të gjitha mjetet (shpifjet, kërcnimet, plaçkitjet, rrëmbimet, vrasjet, etj.) për ta marrë pushtetin në Kosovë siç e muarën në Shqipëri më 1997, forcat e "durimit" nuk po i përdorin as mjetet legjitime (demokratike dhe institicionale) për t’i luftuar këto forca të djallit. Forcat e durimit në vend se t’i sulmojnë me fakte forcat antikombëtare (forcat e krimit), për dëmet e mëdha që ia sollën atdheut dhe kombit tonë, (para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte), janë kthyer në "aman"-xhi- lutës, për t’i shtënë në "gjynah" kriminelët që ta "ndalin dorën" dhe të "mos bëjnë më krime".

Deri sa forcat antikombëtare (forcat e krimit) po forcohen ekonomikisht me punë të pista, dhe as që po e kanë gajle për fytyrë (se fytyrë kanë me hektarë) dhe as që po ua ndien për ligj, (se kanë blerë apo ua kanë "shti lepujt në bark" një numri të konsiderueshëm të autoriteteve të UNMIK-ut, SHPK-së, TMK-së, etj,), forcat e durimit as nuk tentuan së paku të bijnë ligjin për caktimin e prejardhjes së pasurisë, dhe as që kërkuan ndonjëherë nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare që të shkarkohën udhëheqës të UNMI-kut, SHPK-së, TMK-së, për shkak të aferave të shumta (që u komprimituan se po bashkëpunojnë me qendrën e krimit të organizuar) dhe moskryerjes së detyrave për të cilat janë përcaktuar. 

Derisa forcat antikombëtare po blejnë "intelektualë"dhe "veprimtarë" si bagtinë në treg, forcat e durimit nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë intelektualët e vërtetë me as një ndihmë materjale, së paku për botimin e veprave shkencore (kapitale), që do të ndihmoheshin qendrat e vendosjes dhe opinioni ndërkombëtarë për ta kuptuar drejt dhe mirë problemin e Kosovës dhe çështjes së pazgjedhur shqiptare.

 Derisa forcat antikombëtare i kanë përvehtësuar (uzurpuar) të gjitha mjetet e informimit publik (të shkruara dhe elektronike), përpos "Botës sot", (dhe ndonjë revistë javore) forcat e durimit as që planifikojnë ta kanë së paku një kanal televiziv dhe një radio, siç i kanë forcat djathtiste dhe demokratike në Evropë e vende tjera të botës.

Derisa forcat antikombëtare e shtruan për toke Elektroenerxhetikën e Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe Qendren Spitalote, forcat e durimit po bëjenë seri dhe asgjë nuk po ndërrmarin që sëpaku t’u bëhet me gisht bartësve të varrmihësëve të këtyre institicioneve të rëndësishme (të kulturës- ekonomisë- dhe shëndetësisë) së Kosovës.

Derisa forcat antikombëtare po bashkëpunojnë në gjithë hapsirën tonë kombëtare dhe në diasporë, forcat e durimit nuk po kanë nevojë për një bashkëpunim të tillë!

Derisa forcat antikombëtare po bëjnë finansimin e familjave dhe individëve që u vuan në shërbimin e tyre, forcat e durimit nuk po kanë mundësi të kujdesen as për fëmijët jetimë të heronjve dhe martirëve tanë, që u vranë pas shpine apo me atentate nga shqipfolësit e marrë, që u bënë sharovë serbi dhe klyshë greku.

Derisa forcat antikombëtare po bëjnë plane dhe skanare për atentate të reja politike, forcat e durimit po vajtojnë dhe po u bëjnë "aman" kriminelëve me kravata kuq e zi, që të mos bëjnë më krime, dhe nuk po e dinë apo nuk po duan të dinë se kriminelët nuk e kuptojnë gjuhën e arsyes, të mirëkuptimit dhe tolerancës, por e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës.

            Derisa forcat e durimit me fjalë dhe me punë (deri dikund) po punojnë për pavarësinë e Kosovës, forcat antikombëtare me fjalë janë shumë të zëshëm për pavarësinë e Kosovës, por me punë dhe vepra janë armiqtë më të mëdhenj të pavarësisë së saj.

INSTITICIONET NACIONALE TË PAFUQISHME TA LUFTOJNË KRIMIN

Këto forca të djallit e dëmtuan rënd Luftën Çlirimtare të popullit tanë, (atë fazën e parë- paqësoren dhe fazën e dytë - luftën e armatosur) kur nuk lejuan bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, ndërsa me krimet e rënda politike dhe ekonomike që i bënë dhe po i bëjnë në vazhdimësi, po e ndihmojnë shumë propogandën serbo-greke se "shqiptarët nuk janë popull shtetformues" dhe "nuk dinë të bëjnë dhe të mbajnë shtet ligjor" dhe kështu po ia përgadisin humnerën Kosovës dhe çështjes shqiptare. Këta mendjeshkurtër dhe kokëkrisur, duke punuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat vetëm për interesat e tyre personale, klanore dhe partiake, po i dëmtojnë tepër rënd  interesat madhore kombëtare, duke e bërë Kosovën pikën më të zezë në Evropë, pas Shqipërisë. Pra stalinistët e Shqipërisë dhe nanoistët e Kosovës me veprimtarinë e tyre antikombëtare po e ndihmojnë shumë makinerinë propoganduese dhe diplomatike të Beogradit, Moskves dhe të Athinës, kundër interesave tona madhore.

Edhe institicionet e përkohshme nacionale të Kosovës janë të pafuqishme për ta luftuar krimin e organizuar, kur siç dihet Qeveria e Kosovës është vënë në shërbim të dy bishtave të PSSH-së : PDK-së dhe AAK-së. Në veçanti, Kryeministri dhe ministrat që i kanë caktuar kryepehlivanat e Nanosit, po punojnë në dobi të subjekteve të tyre e jo në dobi të Kosovës. Parlamenti, siç dihet, i ka arritur ca suksese në saje të punës vetmohuese të disa personaliteteve të shquara të kombit tonë në krye me Nexhat Dacin, dhe Fadil Gecin. Radiotelivizioni i Kosovës, SHPK-ja dhe TMK-ja plotësisht janë vënë në shërbim të PDK-së dhe AAK-së. Gazetarët, policët dhe ushtarakët më të aftë të Kosovës janë penguar dhe po pengohën me të gjitha mënyrat për të mos i zënë vendet e merituar në këto institicione të rëndësishme të Kosovës. Fatmirësisht Presidenca dhe kryetari i Kosovës kanë punuar dhe po punojnë me përkushtim në realizimin e synimeve tona kombëtare, por sharovët e Xh. Halitit dhe baloshët e Nanosit me të gjitha mjetet po mundohen për ta penguar veprimtarinë shtetrore dhe diplomatike të burrështetit dhe diplomatit më të shquar të kombit tonë dr. Ibrahim Rugovës.

            Siç dihet populli ynë në Kosovë tregoi pjekuri dhe vetëdije të lartë politike dhe kombëtare, kur në të gjitha zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë (para lufte dhe pas lufte) besimin dhe voten e tij ua dha forcave demokratike (forcave të durimit), dhe kështu i pengoi forcat e territ, forcat e krimit, forcat antikombëtare, pra i pengoi rrogtarët e Nanosit për ta realizuar një variant të "revolucionit të vonuar bolshevik të Qosjes-Shqipërisë"në Kosovë. Kjo fitore e rëndësishme e popullit tonë u bë në saje të kombëtarës "Bota sot", e cila  i ndihmoi qytetarët e Kosovës për ta kuptuar të vërtetën. Ajo me përkushtim e mbrojti Kosovën dhe forcat demokratike të saj, por edhe i luftoi me të gjitha forcat armiqtë e kombit dhe veglat e tyre- (bajraktarët e farës ruse, dhe pehlivanët e Nanosit). Punë të madhe në mbrojtjen e Kosovës nga stalinistët e çartur të Shqipërisë dhe nanosët mendjeshkurt të Kosovës bëri  dhe KFOR-i.

Qytetarët e Kosovës ende nuk i kanë kryer detyrimet që i kanë ndaj vendit të tyre, për- derisa të mos zhduket krimi i organizuar. Duhet të jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk do ta fitojë pavarësinë për derisa të lulëzojë krimi i organizuar. Qendrat e vendosjes ndërkombëtare i kanë të qarta rrethanat në të cilat ndodhet kombi ynë. Ata në asnjë mënyrë nuk do të krijojnë një shtet të ri në Gadishullin Ilirik, kur e dijnë se "shteti" do të bëhet qendër e krimit të organizuar evropian. Pra, është e pamundshme dhe joreale t’i jepet pavarësia Kosovës në këto kushte kur kriminelët e mëdhenj (që japin urdhra për krime) kanë zënë pozita të larta shtetërore dhe partiake, ndërsa kriminelët e vegjël (dorasët) lirshëm po sillën nëpër Kosovë dhe kohë pas kohe edhe nëpër Evropë për të bërë ahengja pas kryerjes së atentateve.  Pra, vetëm atëherë kur ne t’i vëmë para drejtësisë kriminelët dhe ta shkatrrojmë qendren e krimit, do të fitojmë pavarësinë dhe lirinë e vërtetë, dhe do të hapën dyert e përparimit dhe realizimit edhe të synimeve tona tjera madhore, që sot për sot nuk kemi mundësi t’i realizojmë.

Shtrohet pyetja çka duhet të bëjnë forcat demokratike – forcat e durimit, që ta mundim krimin dhe kriminelët t’i vëmë para drejtësisë për të dhënë llogari për krimet e bëra, që është parakusht kryesor për të ecur përpara në realizimin e synimeve tona kombëtare. Përgjigjja nuk është aq lehtë dhe e thjeshtë kur, siç dihet, këto forca antikombëtare në gjithë hapsirën tonë kombëtare janë forcuar (me punë të pista dhe vepra të liga) ekonomikisht dhe politikisht, por edhe kanë përkrahje të fuqishme jo vetëm nga armiqët tanë shekullor por edhe nga struktura të caktuara të UNMIK-ut, që i komprituan me ryshfet (i blenë si bagtinë në treg) ose i frigëuan me kërcnime të llojllojshme.

            Luftën kundër kësaj të keqeje që po e ngulfatë kombin tonë çdo ditë e më shumë, duhet ta marim seriozisht, kur dihet sekryekriminelët e kuq- nanoistët dhe pionerët e Enverit janë kriminel të regjur. Po t’i bëjmë një vështrim të thjeshtë veprimtarisë së tyre kriminele, do të përfundojmë se të gjithë të "zgjedhurit"e tyre që i kanë vënë në " lista të zeza" për vrasje, kanë luajtur dhe po luajnë rol me rëndësi në Lëvizjen tonë për bashkim dhe çlirim kombëtar. Nanoistët dhe LBDK-istët e Kosovës duke ditur se janë kurrkushi, se janë të padijshëm dhe të paautoritet, se për të parë nuk i njeh as mëhalla e lere më Kosova, e vunë në përdorim strategjinë dhe taktikën e prijësve të tyre ideorë : E. Hoxha, K. Xoxe, M. Popoviqi dhe F. Nano.  Të vetmen mëryrë për t’u bërë "të parë" e shihnin duke i vrarë (me shpifje dhe me plumba) burrat më të mirë të kombit, që, pastaj, me mjetet e njohura komuniste të vihen në krye të vendit. Pengesë e parë për ta u bë intelektuali dhe gazetari i shquar- zëdhënsi i parë i UÇK-së, Ali Ukaj. E vrau në Tiranë pararoja e LPK-së, sepsa ai nuk e përkrahu strategjinë e tyre të përvehtësimit të Ushtrisë së Kosovës (" Ushtria e Kosovës",  i quante Adem Jashari njësitë guerile që drejtoheshin nga ai, Salih Çeku dhe Zahir Pajaziti), me mjete komuniste, me marrjen e kalasë nga mbrenda. E vranë Enver Malokun mbrojtësin më të zëshëm të institicioneve shtetërore të Republikës së Kosovës. Pas shumë atentateve e vranë Azem Hajdarin, se i demaskonte dhe i luftonte spiunët serbo-ruso-grek dhe bënte përpjekje që me të gjithamënyrat dhe mjetet ta ndihmonte forcimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe krijimin e Shqipërisë etnike. E vranë LPK-istët së bashku me nanoistët e LBDK-së Ahmet Krasniqin pasi që punonte për ta bërë UÇK-në ushtri të institicionalizuar të Republikës së Kosovës- ushtrinë më të madhe dhe më të fuqishme të Gadishullit Ilirik, ushtri kjo që do ta çlironte vet Kosovën dhe visevt tjera shqiptare.

Nanoistët dhe LBDK-istët pasi nuk arritën t’i vrasin gjatë luftës të gjithë ushtarakët e zotë që i njihnin institicionet e Republikës së Kosovës dhe që treguan aftësi dhe suksese në luftën çlirimtare të Kosovës, po i vrasin pas çlirimit të Kosovës. E vranë ushtarakun e shquar Ekrem Rexhën (komandant "Drinin"),  se gjatë lufës nuk pranoi të bëhej argat i tyre, ndërsa pas lufte i frikësoheshin autoritetit dhe të dhënave që ai i kishte për veprimtarinë e tyre antikombëtare. Për të njëjtat qëllime i veranë edhe komandantët e UÇK-së  dhe veprimtarët e shquar të LDK-së Smajl Hajdaraj dhe Ukë Bytyqin.

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR ËSHTË ME RËNDËSI TË MADHE KOMBËTARE

Ndërkaq, lista e veprimtarëve të shquar të LDK-së dhe njerëzve të penës që u vranë nga nanoisto-çetnikët e gjorë nuk ka të sosur. U vra intelektuali dhe veprimtari i shquar Xhemail Mustafa në pikë të ditës, para derës së shtëpisë, dhe organet e policisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare dhe të vendit as që bënë përpjekje për t’i qitur para drejtësisë dorasit ekësaj vrasje të rënd politike. U vra gazetari i " Botës sot" Bekim Kastrati, dhe pjesëtari i Presidencës së Kosovës Besim Dajaku, si dhe u plagos për vdekje bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Gani Geci, ndërkaq organet e hetuesë po i lanë të lirë kriminelët për të bërë edhe mëtutje krime. U rrëmbye dhe u vra Haki Imeri nga policia sekrete e UÇK-së, që e komandonte Sabit Geci, dhe organet e ndjekjes në Kosovë nuk ndërmorën asgjë për t’i dënuar kriminelët, edhe pse kanë mjaft të dhëna për ta. U vranë dhe po vriten dëshmitarët që e thanë të vërtetën në procesin gjyqsor të "Grupit të Dukagjinit" dhe Derek Çapell nuk do, apo nuk guxon të thotë të vërtetën,  se vrasjet e dëshmëtarëve nuk mund të konsiderohen ndryshe, pos vrasje politike. Pra, kush ka logjikë dhe arsye të shëndosh, e ka të qartë se dëshmëtarët po vriten nga kriminelë profesionistë, të paguar nga familjet e të dënuarëve në procesin e "Grupit të Dukagjinit". Por, zotëri D. Çapel  me vetëdije i jep tjetër karakter dhe kahje kësaj vrasje të rënd politike kur thotë se "nuk di për motivin e këtyre vrasjeve".

Vritet Burri i madh i kombit kolonel Tahir Zemaj me gjithë djalë dhe nip në mes të rrugës, para dhjetëra njerëzëve, dhe policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja nuk paskan" informata" se kush duhet të jenë kriminelët, dhe nuk po "ditkan" se për çfar motivesh është bërë ky krim, krimi më i rëndë pas luftës. UNMIK-u i paguan shumë shtrenjtë informatat që bëjnë të mundëshme kapjen e kriminelëve që bënë disa vrasje mbi pjestarë të pakicës serbe në Kosovë, por të njëjtën gjë nuk e bën edhe për vrasjet e burrave më të shquar të kombit tonë. Zotëri Çepelli (dhe të tjerët) duhet ta kenë të qartë, se po ta luanin këtë rol, që po e luajnë sot në Kosovë, në vendin e tyre, opinioni i vendeve të tyre do t’ua bënte jetën e padurueshme dhe do t’i detyronte së paku të japin dorëheqje.

Siç po shihet, Kosova dhe çështja shqiptare janë të rrezikuara nga shumë drejtime. Duhet ta kemi të qartë, se e keqja vetvetiu nuk largohet. Po qe se deri tash nuk e kemi kuptuar se forcat antikombëtare janë të organizuara në nivelin më të lartë për të na sjellë humbje dhe dështime dhe po qe se forcat e durimit nuk organizohen sa më parë, në nivelin më të lartë, për ta fituar luftëm mbi të keqën dhe të ligën që po mbretëron në gjithë hapsirën ton kombëtare, ne nuk meritojmë të hami buk, por duhet të hamë dushk e barë.

 Forcat demokratike, forcat që i krijuan themelet e shtetsisë së Kosovës dhe e ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës, pra me një fjalë forcat e durimit, duhet të bashkëpunojnë me forcat demokratike në gjithë hapsirën tonë kombëtare dhe ta ndihmojnë njëra -tjetren në të gjitha lëmitë e jetës. Të caktohën detyrat parësore dhe dytësore. T’i gjejnë aleatët në Bashkësinë e shteteve evropiane dhe të kërkojnë përkrahjen e tyre morale dhe materjale. Të demaskohën kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptar, se kriminelët janë vëllezër, e kanë një gjuhë të përbashkët, e kanë gjuhën e forcës dhe kanë kerakterin e dhelpëres dhe të qenit. Të përkrahen moralisht dhe materjalisht familjet e dëmtuara nga kriminelët e të gjitha ngjyrave. Në veçanti, të përkrahën familjet shqiptare, të cilave iu rrëmbyen të dashurit e tyre nga këmishëzinjtë e UÇK-së së XH. Halitit & H.Thaçit-R. Haradinaj, pasi që xhambazët e PDK-së dhe AAK-së, të tubuar në  "tri shoqatat e dalura nga lufta", po bëjnë presione të llojllojshme mbi to për ta mbyllur gojën. Forcat demokratike që gjenden në Parlamentin e Kosovës e kanë për detyrë që sa më parë të nxjerrin ligjin (të bëjnë përpjekje maksimale) për ta caktuar prejardhjen e pasurisë së qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës do ta humbin besimin shumë shpejt në subjektet politike dhe shtetrore, po qe se të zgjedhurit e tyre i mbyllin sytë dhe veshët para keqpërdoruesve të funksionit të një pjesë të lidershipit shqiptar që u bënë pasanikë të fuqishëm të Kosovës, edhe pse para luftës nuk kishin asgjë, ishin proletarë që i ushqenin shoqatat humanitare të shteteve të Evropes Perendimore. Të krijohen lidhje bashkëpunimi me afaristë demokrat dhe atdhetarë, kudo që gjenden në vend dhe jasht vendit, që edhe ata ta japin kontributin e tyre për realizimin e synimeve tona kombëtare. Të demaskohen dhe të ndiqen penalisht barësit e krimit ekonomik në Elekrtroenergjetikën e Kosovës. Të demaskohën dhe të shkarkohen nga vendet udhëheqëse të Univerzitetit të Prishtinës rrogtarët e H.Thaçit dhe R. Haradinajt, që këtë institicion të rëndësishëm të kulturës dhe të arsimit e bënë pronë personale të klaneve dhe subjekteve të tyre politike. Të mbrohet ministri ligjitim i Shëndetësisë zotëri Baliqi, të cilin pa kurfarë të drejte e shkarkoi argati i H.Thaçit, Bajram Rexhepi, vetëm pse muar hapa të guximshëm për ta nxjerrë Shëndetësinë e Kosovës nga humnera që e futi Plerat Sejdiu&compani dhe që nuk pranoi të bëhet argat i PDK-së dhe AAK-së. Të mblidhen të dhënat dhe dëshmitë e qytetarëve që u kërcënuan ose ua rrëmbyen të afërmit e tyre kriminelët e huaj ose kriminelët tanë. Të përkthehet i tërë matrjali propogandistik i shërbëtores së Beogradit, Athinës dhe Moskvës- Kosovapres-i, dhe t’i dërgohet organeve të ndjekjes, sepse të gjitha vrasjet politike që u bën, iu parapriu një propoganë dhe shpifje e shfrenuar nga gazetarët-sahanlëpirës të Kosovapres-it, të gazetave të Sorrosit, dhe të mafisë së kuqe ndërkombëtare, që botohen dhe shpërndahen në Kosovë e diasporë, për t’i helmuar dhe verbuar mendjeshkurtit, zemërzinjtë dhe shpirtkatilët. Të krijohet sa më parë një shoqatë humanitare në gjithë hapsirën tonë kombëtare dhe në diasporë, që do të mirret me përkujdesjen e familjeve të heronjëve dhe martirëve tanë, (edhe për shkollimin e fëmijëve të tyre) që u vranë që nga viti 1997 (gjatë luftës dhe pas luftës) nga naoisto-çetnikët e gjorë, me atentate ose me tradhti.

Vetëm organizimi ynë (i forcave të durimit) në nivelin e duhur, duke i kryer detyrat me përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë, do të na sjellte fitorën mbi forcat e krimit të organizuar në gjithë hapsirën tonë kombëtare, pra mbi nanoisto-çetnikët e çartur. Por, është ligj i Zotit se pa punë nuk ka suksese. Pra, forcat demokratike të Kosovës- forcat e durimit, në krye me LDK-në, kanë përgjegjësi njerëzore, politike dhe kombëtare, që luftën kundër krimit të organizuar ta organizojnë dhe ta bëjnë të fuqishme, që kriminelët e mëdhenj dhe të vegjël t’i vëmë para organeve të drejtësisë. Populli ynë u tregua dhe po tregohet largpamës, i drejtë dhe intelegjent, kur kriminelët, vasalët dhe tradhtarët që punuan dhe po punojnë për interesa të huaja i rrahiu dhe po i rrah me mjete shumë të përshtatshme, me votën e tij të lirë. Populli ynë i rrahu dhe i rrëzoi nga pushteti stalinistët e Shqipërisë, këtë farë të keqe ruse, me demonstrata dhe me voten e tij të lirë. Fatkeqësisht udhëheqja e PDSH-së bëri gabime të rënda dhe me fajin e saj e rimorën pushtetin stalinistët, në krye me Nanosin. Edhe në Kosovë, populli ynë i rrahi bishtat e Nanosit në tri zgjedhjet e pasluftës që u bënë në Kosovë. Sivjet do të mbahen zgjedhjet e katëta, zgjedhejt vendimtare që do të vendosin se a do të ecë përpara Kosova drejt realizimit të synimeve, ose do të shkojë drejt humnerës. Fitorja e thellë e forcave të durumit në krye me LDK-në, Kosovës dhe popullit të saj do t’ia hapë dyert e zhvillimit dhe përparimit. Qytetarët e saj do ta gëzojnë lirinë. Forcat antikombëtare, forcat e krimit të organizuar, rrogtarët e Nanosit, të Sorrosit dhe të Xhinxhiqit, do t’i rrahë populli me gugjuma kres, që më kurrë të mos u bjerë ndërmend të kërkojnë pushtet. Kryekriminelët dhe kriminelët do ta marrin denimin e merituar. Ata ia kanë siguruar vetes, sa të jenë gjall, mallkimin, injorimin, faqen e zezë, dhe veshmbathjen dhe ushqimit pa pagesë në shtëpinë përmirësuese të Dubrvës. Populli ynë është i urtë, i zgjuar dhe human. Ai do të gjejë forma dhe mjete për t’i shëruar këta kodoshë, ahmakë, të sëmuarë psikikë dhe të marrë, që të huajt dhe djalli ua kanë mbushër mendjen se duhet të jenë të parë, shtetarë, pushtetarë, pasanikë të Kosovës, se ata duhen të bëjnë çka të duan me Kosovën, me njerëzit dhe pasurinë e saj. Pra, fitotja e forcave demokratike- forcave të durimit, do të ndikonte te qendrat e vendosjes ndërkombëtare për t’ia njohur Kosovës pavarësinë e shpallur Pra, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kësaj të keqeje të madhe që e ka kapluar kombin tonë, është me rëndësi të madhe kombëtare. Ajo do të jetë e rëndë dhe e vështirë, por gjithsesi do ta fitojmë, se në anën tonë është i Madhi Zot, i cili garanton se,…kriminelët do t’i poshtërojë dhe do t’i dënojë në këtë botë dhe në botën tjetër."

 

Botuar :"Bota sot", më 10-12. Janar 2004