KUSH E KA KEQËPËRDORË DHE KUSH PO E KEQËPËRDORË LUFTËN ÇLIRIMTARE TË POPULLIT TONË?

 

Është e njohur se të gjitha luftat çlirimtare, kudo që janë zhvilluar në botë, kanë filluar me synimet më të mira, për realizimin e qëllimeve madhore të popujve të shtypur. Por në shumicën e rasteve, këto luftëra, në fazat e mëvonshme të zhvillimit, e veçmas në fazën përfundimtare të tyre, janë degjeneruar nga grupe karrieristësh, për qëllime karrieriste, dhe kanë përfunduar pa arritur realizimin e synime për të cilat kanë filluar. Sa për ilustrim mund të mirret lufta çlirimtare të popullit kinez. Lufta për pushtet në mes komunistëve dhe nacionalistëve solli luftën qytetare, që për pasojë pati krijimin e dy shteteve kineze. Të njëjtin fat e pati edhe lufta çlirimtare e popullit vietnamez dhe atij korean. Ndërsa populli algjeran edhe pse i shporri okupatorët franqezë nga vendi i tij para dyzet vitesh, ende nuk po arrin t’i shërojë plagët e degjenerimit të luftës së tij çlirimtare, si pasojë e luftës për pushtet të grupeve rivale. Edhe lufta e popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar dështoi në të gjitha periudhat e zhvillimit të saj, si pasojë e degjenerimit, e kapricive të parisë shqiptare apo ashpërsimit të luftës për pushtet. Po qe se analizojmë luftën e popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore do të shohim se degjenerimi i saj ndodhi mu në fillimin e saj, atëherë kur sigurimi serb arriti të krijojë kolonen e pestë në Shtabin komandues të Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë. Siç dihet Millan Popoviqi dhe Dushan Mugosha u bënë skllavopronarë të udhëheqjes ushtarake të partizanëve shqiptarë, (Enver Hoxha, Koçi Coxe, Fadil Hoxha e të tjerë), që i kontrollonin se a po i kryejnë urdhërat e Titos, Moshe Pijadës, Bakariqit dhe të Rankoviqit. Dhe sot pas gjysmë shekulli mund të thuhet me plot të drejtë se Shqipëria arriti të bëhet koloni greke, arriti të bëhet qendra e krimit të organizuar për gjitha trojet etnike shqiptare, u bë gazi i botës, si pasojë e thyerjes së Marrëveshtjes së Mukjes, që parashihte krijimin e një fronti të përbashkët në mes forcave nacionaliste dhe majtiste të Shqipërisë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Siç dihet këtë marrëveshtje e theu M. Popoviqi dhe D. Mugosha kur e detyruan skllëvin e tyre E. Hoxhën ta shpallë të pa vlefshme. Fatkeqësisht neve shqiptarëve qysh moti na ka "humbur rruga në oborr" që kur po na përseritet historia, po na përsëriten dështimet, dhe nuk po mund të vijmë në veti fare. Ende nuk kemi filluar të ecim me këmbët tona përpara, siç po ecin popujt tjerë të Evropës! Po zhagitem në këmbë e duar, dhe po sillemi rreth vetvehtes, dhe kështu siç jemi, nuk kemi mundesi të merremi me ato forca që në këtë gjandje na prunë. Dhe për çudi, po qe se ndodh të lindë ndonjë burrë nëne, që fillon të eci dhe t’i mësojë të tjerët të ecin përpara, do t’i qitën kurthe nga gjytyrimët dhe sakatët në kokë, nga shpirtëzinjtë, nga kriminelët. Do të pengohën me të gjitha mënyrat, nga ajo fara e keqe që na e mbollën kryedjajtë e Karpateve. Fillimi i viteteve të "90-ta, sollën ndryshime të mëdha në Evropë dhe në botë. Kryedjalli komunist u shtri për tokë! Edhe ne shqiptarët filluam të gëzohemi dhe të shpresojmë se më në fund na erdhi "vera te dera"! I arritëm ca suksese. Në Tiranë u shemb diktatura e kuqe! Në Prishtinë krijoheshin parakushtet për t’i prer prangat e robrisë serbo-jugosllave! Por egjra komuniste nuk po i lëshonte edhe aq lehtë shqiptarët! Fjalë shumë e punë pak kishin demokratët! Punë shumë dhe fjalë pak kishin komunistët! Komunistët shqiptarë bënë marrëveshtje dhe aleanca në mes tyre për t’ua marrë pushtetin demokratëve. E dinin komunistët se me votën e popullit nuk vinë dot më në pushtet, por nuk mërziteshin ata për votën e tij, se kishin metoda tjera, shumë të sigurta që do t’i sjellin ata përseri në pushtet. Ishte Makjaveli ai që komunistët i udhëzoi se si ta mbajnë pushtetin. Pse të mos kërkojnë prap ndihmën e tij, që prap ta rikthejnë pushtetin, duke u mbështetur në parimin e tij se "qëllimi i arsyeton mjetët?" Dhe ashtu ndodhi. Komunistët e Shqipërisë e dinin se lëpëkistët e diasporës shqiptare kanë fonde. Nanosi bëri përgaditje të duhura. Ishte i zoti në demogagji. I përkdheli krerët e LPK-së sikut të ishin fëmijë qilimi. I ngriti "në pyka", i bëri "subjekt politik" i bëri "palë të barabartë", qëllimi i të cilit ishte, t'ua marrte fondet që i kishin krijuar me djerësën e kurbetçarëve, që i kishin ndarë nga kafshata e gojës, për ta ndihmuar rezistencën që bëhej në Kosovë kundër dhunës serbo-jugosllave. Dhe të dy palët arritën një marrëveshtje. Marrëveshtja u lidh në Zürih (Zvicër) në pranveren e vitit 1993, ku morën pjesë krerët e LPK-së në krye me Xh. Halitin, dhe krerët e PSSH në krye me Fatos Nanosin. Marrëveshtja parashihte që të "dy palët" ta ndihmojnë njëra -tjetren pa hile për të ardhur në pushtet. Lëpëkistët u zotuan se do t’ua japin të gjitha fondet që i kishin, por edhe do të krijojnë fonde të reja, për ta rrëxuar demokratin e brishtë të Shqipërisë, që shumë ngadal forcohej. Ndërsa Nanosi & kompani u zotua se pasi ta rrëzojnë demokracinë dhe Salih Berishën dhe ta forcojnë pushtetin e tyre në Shqipëri do t’u ndihmojnë për ta shkatrruar LDK-në dhe për ta larguar nga skena politike Ibrahim Rugovën, që lëpëkistët pastaj të bëhën padronët e Kosovës, ndërsa LPK-ja forca politike kryesore në viset shqiptare të pushtuara nga serbo-jugosllavët. Të dy palët u ndanë të kënaqur nga kjo marrëveshje, Nanosi i mbushi xhepat me franga zvicërane (kisti i parë përbëhej prej 600.000 frangave), ndërsa lëpëkistët që nuk kishin kurrfarë force politike në Kosovë dhe në diasporë, filluan të azganohën, duke shpresuar se paraja që e investuan në rrëzimin e demokracisë në Shqipëri një ditë do t’i bënte të "fuqishëm". Siç dihet të dy palët thurnin kompllote, ndërskamsa dhe kurthe kundër forcave demokratike shqiptare, por lëpëkistët kishin për të realizuar edhe një detyrë të rëndësishme strategjike. Duhet përvetësuar njësitë guerile të Republikës së Kosovës. Por pa ndihmën e Bukoshit ishte iluzore edhe të mendohet realizimi i këtij objektivi. Bukoshi lidhi bishta me I. Kelmendin, me Qosjen, Hidajetin dhe jaranat e tyre, që i kishte në kabinetin e Qeverisë së tij. Nuk arriti tu përballonte presioneve të tyre. Ia mbushën mendjen t’i tradhtonte shokët e tij më të ngushtë, që e bënë faktorë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës. Më në fund Bukoshi u bë tradhtar! Arsimin nuk e ndihmonte me rregull. Presidencën kohë pas kohe e bllokonte, por kulmin e të gjitha të ligave e arrijti kur njësitë guerile të Republikës së Kosovës nuk ju dha kurrfarë ndihmash edhe pse personalisht i njihte komandantët e tyre. Ai u bë dorëlirë për t’i dhënë tëholla Xh. Halitit me kompani, që në procesverbale e kishin krijuar subjektin ushtarak-UÇK-në, me Shtab Qendror, me udhëheqje politike, por u bë dorështërnguar për njësitë guerile të Republikës së Kosovës që i komandonin Adem dhe Hamzë Jashari, Salih Çeku dhe Zahir Pajaziti dhe kështu mbetën pa përkrahjen materjale të Qeverisë së Kosovës. Ky ishte një komplot perfid i Bukoshit, Xh. Halitit, H. Hysenit dhe i R. Qosjes që këto njësi dhe këta komandantë të futën nën komandën e njerëzëve të besueshëm të tyre. LPK-ja ishte e vogël me anëtarësi por sherrin e kishte të madhë. Ajo menjëherë pas arritjes së Marrëveshtjes së Zürihit e krijuan në procesverbalet e tyre subjektin ushtarak dhe e pagzuan UÇK, duke shpresuar se emni i bukur dhe tërheqës, dhe ndihma materjale që ju ofruan komandantëve të parë të njësive guerile që vepronin në Kosovë do t’i qesin në kurthë, dhe pastaj me mjete perfide do t’i përvehtësojnë ata së bashku me njësitë e tyre. Më vonë u bënë edhe shumë komplote tjera, (që natyra e këtij shkrimi nuk lejon të përmendën të gjitha, kur veç njëherë më herët janë thënë). ARGATË TË NANOSIT DHE TË KLOSIT E KRIJUAN QENDRËN E KRIMIT (SHIK-un) NË KOSOVË Dhe pas katër vitesh pune me përkushtim, stalinistët shqiptarë arritën ta rrëzojnë demokracinë e brishtë në Shqipëri, por u rrëzua edhe Shqipëria "me krye për dhe". Ia shtinë flakën Shqipërisë komunistët së bashku me bandat greke, të ndihmuar edhe nga paraja e shkaut dhe e lëpëkistave të Kosovës. Viti 1997 do të jetë viti më kobzi në historinë tonë kombëtare! Shqipëria u mbulua me të zeza! Kosova mbet pa krah! Asaj i përgaditej humnera! Në këto kushte tejet të vështira për kombin shqiptarë LPK-ja arriti të bëjë përvehtësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës. Bukoshi haptas kaloi në anën e komplotistëve të Kosovës. "Pionerët e Enverit" që ishin futur në LDK për ta marrë "kalanë nga mbrenda" nuk lan gjë pa bërë vetëm ta shkatërrojnë LDK-në. Drenica kallej flakë, si pasojë e veprimtarisë antishqiptare të argatëve të Nanosit, të cilët donin ta fusnin në luftë frontale komandantin legjitim të njësive guerile të Republikës së Kosovës, Adem Jasharin, që Serbia t’ua hiqte qafe, sepse nuk arritën ta hasmojnë me subjektet shtetrore të Republikës së Kosovës edhe pse i përdorën të gjitha mjetet e presionit. Dhe ashtu ndodhi siç planifikuan strategët e LPK-së. Adem dhe Hamzë Jashari me familje u bënë kurbanë të çështjes madhore kombëtare, çëndruan si burrat jo vetëm ata, por edhe fëmijët edhe gratë e fisit. Ademi, Hamza, Mixha Shaban me nipa e mbesa e mbajtën frontin e luftës çlirimtare me Serbinë tri ditë të gjata, por zëri i pushkës së lëpëkistëve askun nuk u dëgju! Tradhtia nuk ka fund! Kosova përjetonte ditë të vështira! Në ato kushte Qosja me Hydajet Hysenin dhe me Bajram Kosomin krijuan LBDK-në, e cila së bashku me Beogradin nuk i njohën institicionet shtetrore të dala nga vota e lirë e popullit! Tani ndryshuan raportet ndërshqiptare dhe ato regjionale! Faktori shqiptar nuk kishte kurrfarë rëndësie praktike për Beogradin, sepse tehu i luftes së shqiptarëve nuk ishte i drejtuar kundër Serbisë, por ishte i drejtuar kundër njëri tjetrit! Nanosi që ishte miku i grekëve dhe i serbëve dhe padroni i lëpëkistëve, e dirigjonte frontin e luftës në Kosovë, në bazë të marrëveshtjes së Zürihut dhe më vonë edhe në bazë të marëveshtjes së Kretës (që u lidh në mes Nanosit dhe Milloshit). Në anën tjetër oficerët tanë që ishin shkolluar jashtë Kosovës, e dinin se ishte koha t’i tregojnë aftësitë e tyre organizative dhe komanduese. Kur u kall Shqipëria nga komunistët shqiptar dhe grupet kriminele greke, shprehën gatishmerinë t’i dalin në ndihmë Shqipërisë po qe se forcat greke futën në Shqipëri. E krijuan subjektin ushtarak që do t’i kordinonte të gjitha punët rreth mbrojtjes së Kosovës nga forcat serbe. Kjo punë e tyre e qitën para aktit të kryer Bujar Bukoshin, kur delegacioni i përbërë nga ushtarakët që i përfaqësonin të gjitha grupet ushtarake në diasporë dhe në Kosovë e caktuan kolonel Ahmet Krasniqin kordinator për të gjitha grupet ushtarake që ishin krijuar në të gjitha shtetet ku jetonin dhe punonin shqiptarët. Ministria e Mbrojtjes u krijua në krye me Ahmet Krasniqin, por LBDK-ja dhe LPK-ja nuk donin kurrfar bashkëpunimi me LDK-në dhe as me institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës, Presidencën-Presidentin, Parlamentin, Kryeparlamentarin, ndërsa me Qeverinë e Kosovës kishin kontakte të mshefta dhe kontakte të hapta. Këto forca të përçarjes shqiptare, këta plangëprishës të Kosovës, këta argatë të Nanosit na e dëmtuan shumë çështjen kombëtare, kur e shkelën marrëveshtjen e Osllos që u lidh në mes Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit, që parashihte bashkimin e faktorit ushtarak shqiptar (Ministrinë e Mbrojtjes dhe UÇK-në) në një forcë të vetme në FARK. Shkelja e kësaj marrëveshjeje nga Xh. Haliti, LPK-ja dhe krerët e LBDK-së, pati dhe do të ketë pasoja tepër të rënda për Kosovën, për Shqipërinë dhe çështjen madhre kombëtare, siç pati pasoja për Shqipërinë dhe për shqiptarë thyerja e marrëveshtjes së Mukjes nga ana e komunistëve shqiptarë. Siç dihet komunistët në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptarë, duke u nisur nga parimi se "qëllimi i arsyeton mjetet" i vranë kundërshtarët e tyre politik gjatë luftës së Dytë Botërore. Të njëjtën rrugë e ndoqën nanoitët e Shqipërisë më 1997 dhe nanoistët kosovarë gjatë periudhës 1998/ 2003. Të gjitha vrasjet politike që u bënë në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës duhet kërkuar te krerër e ish- LBDK-së dhe te krerët e dy bishtave të Partisë Socialiste të Shqipërisë që u krijuan pas lufte në Kosovë, (PDK-ja dhe AAK-ja). Ndërkaq qerdhën e kriminelëve duhet kërkuar në TMK-në e A. Çekut. Këta argatë të Nanosit dhe të Klosit e krijuan qendren e krimit (SHIK-un) në Kosovë. Ka shumë fakte se SHIK-u i tyre i ka shtrirë rrënjët në të gjitha vendbanimet e Kosovës, por edhe jashtë saj, ku pjesëtarët e tij merren me tubimin e informatave, me kërrcënime, por kur të jepen urdhëra prej së larti, bëjnë përgaditjet e duhura që kriminelët profesional pe pengesa( pa vështirësi)  të realizojnë detyrën që ua ka dhënë qendra e krimit për t’i pushkatuar kundërshtarët politik të padronëve të tyre. Ka shumë fakte se në krime janë të përzier kreu i ish -LBDK-së, kreu i PDK-së, AAK-së, dhe i TMK-së. Shtrohet pyetja, pse edhe pas katër vitesh nuk u shtrua çështja e zbulimit të sigurimsave të Serbisë (nga krerët e subjekteve politike dhe të sigurisë civile që u përmendën më lart), që u futën në njësitë e UÇK-së, për t’i qitur në prita ushtarët dhe komandantët e vërtetë të UÇK-së në Shqipëri dhe në Kosovë. Asnjë fjalë nuk e flasin krerët e subjekteve politike dhe të sigurisë cuivile të cekura më lartë, se kush e zbuloi Zahir Pajazitin dhe kush e qiti në pritën e shkaut! As një fjalë nuk e flasin plangprishësit e Kosovës për të mësuar se si dhe kush e qiti në pritën e UDB-së së Tiranës Ilir Konushefcin në Tropojë! Asnjë fjalë nuk folet për të zbuluar se kush e qiti në pritën e shkaut komandant Tonin me shokë në Rahovec. Nuk flasin as për atentatet dhe komplotet që iu bënë komandantëve të njësive operative të UÇK-së, që ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosoovës. Asnjë fjal nuk e flasin këta mjeranë për të mësuar se kush i qiti në pritën e ushtrisë serbe qindra djem, që ende nuk i kishin rënë brisk ftyrës, të cilët nga diaspora shqiptare ktheheshin në vendlindje për ta ndihmuar luftën çlirimtare të Kosovës. Dhe krerët e "shoqatave të dala nga lufta" byrytën nepër tubimet që ata i organizojnë, për ta mbrojtur Fatmir Limën, të mos i nënshtrohet hetimeve për dyshimin se ai është përgjegjës për rrëmbimin, maltretimin dhe vrasjen e civilëve serb dhe shqiptar. A thua nuk e dinë këta argatë të Xh. Halitit e të H.Thaçit se Fatmir Limaj është përgjegjës së bashku me Musë Jasharin, H.Thaçin, J. Krasniqin dhe Xh. Halitin për masakren e Rahovecit, sepse e thyen marrëveshjen që e lidhën me komandant Tonin, që të mos qelet kurrfarë front lufte në Rahovec, por ata e shfrytëzuan mungesen e tij (që kishte shkuar për armë në Shqipëri) dhe e filluan avanturën, që i kushtoi shumë shtrenjtë Rahovecit dhe Kosovës. Siç dihet avantura e tyre ushtarake i solli jo vetëm tragjedi Rahovecit por i solli tragjedi gjithë Kosovës kur me kaqikun e tyre të streincës në dijet e artit ushtarak, e bënë planin për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë në afërsi të Morinës, me emrin "Shigjeta". Një avanturë edhe më e trashanike se e Rahovecit. Vetëm mëshira e të Madhit Zot i shpëtoi me mijëra djelmosha tanë, që i komandonin analfabetët ushtarakë: Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Musa Jashari, Hashim Thaçi etj, nga vdekja e sigurt, kur në momentet kur jeta e ushtarëve tanë ishte vu në bahe nga "eprorët e tyre ushtarak" aeroplanët e NATO-s i sulmuan njësitë elite serbe që i kishin rrethuar njësitë e "strategut" dhe "komandantit"më të "suksesshëm të UÇK-së", "komandant çelikut"- pshtjellakut dhe bërblaqit Fatmir Limës. Dhe si të mos habitesh me paftyrësinë e krerëve të "shoqatave të dala nga lufta", që në vend se të mirrëm me problemet sociale të shtreses së popullësisë që më së shumti janë dëmtuar nga lufta, për çka edhe janë formuar ato shoqata, (a thua sa të holla i kanë derdhur në fondet e këtyre shoqatave pasanikët e Kosovës-komandantët e UÇK-së, që po i mbrojnë krerët e këtyre shoqatave?!) ata po kryejnë punën e rrogtarëve dhe të shërbëtorëve të pasanikëve të Kosovës, që u bënë të pasur në saje të punëve të pista dhe në saje të përvehtësimit të luftës, mundit dhe gjakut të burrave më të mirë të kombit. Zhurma që këto ditë u bë nga mjetet e opinionit publik që drejtohen nga rrogtarët e Xh. Halitit me kompani dhe të sorrosëve të Kosovës, se me burgosjen e "çlirimtarëve" të Kosovës nga Gjykata e Hagës po "shkelet gjaku i dëshmorëve" dhe po "shkelën vlerat e luftës", ka një prapavijë që ka për synim mbylljen e dosjeve të luftës, që do të qonte në amnestimin e spiunëve dhe kriminelëve të ndryshëm që hynë në radhët e UÇK-së. Vetë fakti se strukturat udhëheqëse të TMK-së, krerët e ish -LBDK-së, krerët e PDK-së dhe të AAK-së nuk e ngritën çështjen e zbulimit të spiunëve që i qitën në prita të shkaut komandantët e vërtetë të UÇK-së, (që nuk pranuan të bëhën shërbëtorë të nanoistëve) tregon se në dosjen e krimit janë të përzirë edhe shumë mjeranë të këtyre subjekteve politike që kanë ndikim të madh në subjektet e lartëpërmendura. Pas çlirimit të Kosovës, lufta e popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtarë u keqëpërdor në shumë mënyra, mu nga ato forca dhe individë që e keqëpërdorën dhe e penguan atë, para, gjatë dhe pas luftës. Pra gjakun e dëshmorve e shkelën dhe po e shkelin ata individ dhe grupe individësh që sot po rrahin gjoks se ata janë që e " çliruan Kosovën", edhe pse është e ditur se ishin dorë e djatht e Beogradit, pasi që nuk lejuan të bashkohet faktori politik dhe ushtarak i Republikës së Kosovës. Ata e thyen marrëveshtjen e Osllos që i bashkonte forcat ushtarake të Republikës së Kosovës në një subjekt të vetëm ushtarak, në FARK. Ata nuk lejuan të bëhet UÇK-ja ushtri e institicionalizuar, ushtri kombëtare e Republikës së Kosovës, ushtria më e madhe e Ballkanit e cila do të bënte vetë çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, kuptohet me ndihmën morale, materjale dhe diplomatike të miqve dhe aleatëve tanë. Pra, se kush e keqpërdori luftën çlirimtare të Kosovës dhe e shkeli gjakun e dëshmorëve tanë është shumë lehtë për ta kuptuar. Mjafton një vizitë t’i bëhet Kosovës. Në qytete dhe fshatra bijnë në sy pallatet shumëkatshe dhe veturat e bukura të ish komandantëve të UÇK-së. Dhe shtrohet pyetja kah i bënë gjithë këto pasuri azilantët e Kosovës që sa jetonin në shtete të Evropës Perendimore jatonin prej ndihmave sociale?! Përgjigja është e qjartë dhe e lehtë, sepse siç thotë dr. Mehmet Rrukiçi :,,Populli është kamerë e fshehtë". Populli i vëzhgoi të "merituarit e Kosovës" që na e "çliruan Kosovën" dhe nuk ju bëri zë dhe as nuk i çortoi, edhe pse i shihte se e kanë rrokur kajten. Përvehtësuan, lokale, pasuri private dhe shoqërore. Zapunë troje, punishte dhe fabrika. Ju qitën tatime të varfërve që i mbanin shitoret në shtëpitë e tyre. U lidhën me "afaristët" që Jugosllavia pak para luftës i bëri pasanikë të Kosovës, dhe së bashku me ta (dhe me ndërkombëtarë të komprimituar) e bënë mafinë e Kosovës (ekonomike dhe politike) që më lehtë të bëjnë kontrabandë me kontrabandistë serbë, bullgarë, turq e djaj të ndryshëm ndërkombëtarë. Një pyetje për krerët e shoqatave të dala nga lufta, avokatët e rrugës. A thua kështu siç po veproni ju mbrohen vlerat e luftës çlirimtare, mbrohën dëshmorët?! Athua kështu siç veproni ju mbrohet drejtësia, mbrohën invalidët e luftës, jetimët, familjet e dëshmorëve dhe të masakruarëve?! Jo zotëri gjeniu popullor na mëson se s’ka mal pa ujq dhe mësimi tjetër se shtëpia duhet pastruar nga bërllogu. Pra zotërinjë UÇK-ja ishte një mal, ku përpos luftëtarëve të lirisë kishte në mesin e tyre edhe ujq, dhelpra dhe çakaj. Po qe se shiqohën gjërat me arsyen e juaj të verbuar, edhe spiunët serbë që u futën në radhët e UÇK-së me uniforma dhe grada dhe tituj të lartë të komandimit, do të amnastohën vetëm që i bajtën uniformat e UÇK-së, dhe do të mbajnë edhe më tutje pozitat e larta që i kanë zapuar në institicionet partiake, shtetrore dhe shoqërore të Kosovës. Pra ata edhe pse i bënë shumë kurtha dhe ndërskamsa Luftës Çlirimtare të popullit tonë, edhe pse bënë përçarje të thella në mes subjekteve shqiptare, edhe pse e penguan UÇK-në në të gjitha mënyrat, edhe pse kërrcnuan, rrëmbyen, maltretuan, burgosën, dhunuan, dhe vranë qytetarë të Kosovës, për shkakun e thjeshtë se nuk i përkisnin kopesë së tyre komuniste, (por i përkisnin forcave demokratike që i njihnin institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës) duhet të janë të paprekshëm dhe të konsiderohën vlera të luftës çlirimtare. RROGTARËT E NANOSIT PO ORGANIZOJNË DEMONSTRATA DUKE I MANIPULUAR MENDJESHKURTËRIT. Sot kur Gjykata Ndërkombëtarë e Hagës i arrestoi shqiptarët e parë të dyshuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, siç janë arrestuar dhe po arrestohën në gjithë hapsirën teritoriale të ish Jugosllavisë, kryepehlivanët e Nanosit nepërmjet rrogëtarëve të tyre që i kanë vënë në krye të "shoqatave të dala nga lufta" po organizojnë demonstrata nepër qytetet e Kosovës, duke i manipuluar mendjeshkurtërit dhe ata që "hunda nuk i lejon të hanë barë", me anë të parullave demogagjike, se me arrestimin e "çlirimtarëve" (ushtarëve dhe komandantëve të vetëshpallur të UÇK-së) nga Gjykata e Hagës, "po shkelen vlerat e luftës" dhe po "shkelet gjaku i dëshmorëve" tanë. Siç dihet kryepehlivanat e Nanosit në të njejtën mënyrë, si tash, organizuan demostrata kundër arrestimit (nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i) të ish - "komandantëve" të vetshpallur të UÇK-së siç ishte rasti me burgosjen e Sabit Gecit, kryshefit të Policisë sekrete të UÇK-së, Salih Veselit & kompani, Grupit të Deçanit dhe Grupit të Llapit, që disa prej tyre janë duke i vuajtur dënimet dhe të tjerët së shpejti do ta marrin dënimin e merituar për krimet që i bënë kundër bashkëkombasve të tyre, që nuk i përkisnin kopesë së tyere ideologjike të pansllavizmit rus. Për njohësit e rrethanave ballkanike dhe ndërshqiptare nuk janë të papritura këto veprimtari antishqiptare të kryepehlivanëve të Nanosit, që nën sundimin e tyre i kanë futur përpos ish-sigurimsat e ish -UDB-ës jugosllave, edhe shumë mjeranë "intelektualë", ish - "atdhetarë" karrjeristë, dhe "gazetarë"sahanlëpirës, të cilët për të arritur synimet e tyre personale, pranuan të bëhën shërbëtorë pa gojë e pa bosht kurrizor (në politikë, ekonomi dhe në mjetet e opinionit publik). Fatkeqësisht këto mbeturina të robërisë serbo-jugosllave, këta qyqarë, nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që i sollën dhe po i sjellin luftës sonë çlirimtare, Kosovës dhe synimeve madhore të qytetarëve të saj, me veprimtarinë e tyre kriminele dhe destabilizuese, duke u mbështetur në parimin e Makiavelit se "qëllimi i arsyeton mjetet". Të demostrosh nepër rrugët e qyteteve të Kosovës dhe të kërkosh lirimin e të dyshuarëve për krime të luftës, pa përfundimin e procedurës hetimore, (që mbështetet vetëm në fakte të dokumentuara mirë) nuk është "vepër kombëtare", apo "mbrojtje e vlerave të luftës dhe mbrojtje e gjakut të dëshmorëve tanë" siç thonë plangprishësit e Kosovës, (që e udhëheqin qendrën e krimit në Kosovë) dhe shërbëtorët e tyre "papagaj", por përkundrazi është një vepër antishqiptare, është një vepër e shëmtuar, që kanë për qëllim ta njollosin edhe luftën çlirimtare të popullit tonë edhe gjakun e derdhur rrëke të dëshmorëve dhe martirëve tanë, vetëm që ta shpëtojnë lëkurën e tyre prej gjarpri, vetëm të shpëtojnë nga dënimi që po i pretë, për të ligat që ia sollën Kosovës, shqiptarisë dhe qytetarëve të Kosovës. Por ata edhe pse janë të vetëdijshëm se nuk mund t’i shpëtojnë dënimit, se e "vërteta vonon por nuk harron", po bëjnë përpjekje ashtu sikur se ai i mbyturi në lum, që kapet edhe për një fije bari, që kapet edhe për shkumë, duke shpresuar se e ka gjetur shpëtimin. ME PARULLAT DEMOGAGJIKE NANOISTËT DREDHAXHI, PO I ORGANIZOJNË "PROTESTAT"!  Organizatorët e "protestave" nuk e kan hallin e F.Limajt dhe as të ushtarëve që i kanë kryer urdhërat e tyre, (se janë të vetëdijshëm se protestat e tyre nuk kanë kurrfar efekti në Gjykatën e Hagës), por e kanë hallin e tyre, që një ditë do të detyrohën të japin llogari para organeve të drejtësisë së vendit apo ndërkombëtare, për të ligat që ia bënë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Pra kryepehlivanët e Nanosit dhe argatët e tyre që po i organizojnë demonstratat shpresojnë se me protesta do të arrijnë disa objektiva që janë shumë të rëndësishëm për ta. Do të arrijnë t’i frigojnë dhe t’ua mbyllin gojën atyre familjeve që u dëmtuan prej tyre gjatë luftës dhe pas luftës, që të mos flasin për të dashurit e tyre, që u keqtrajtuan u keqpërdorën(u dhunuan) dhe u pushkatuan nga personat me uniforma të zezë të UÇK-së, që ishin dhe që janë nën sundimin e tyre. Presion edhe më të madh mbi familjet që u dëmtuan nga pehlivanat e Nanosit dhe dëshmitarët okular për t’ua mbyllur gojën, po bëjnë edhe gazetarët sahanlëpirës, që po i drejtojnë dhe po punojnë për mjetet e opinionit publik, që janë bërë lavire të pehlivanave të Nanosit dhe të kryekuqaloshve shqiptarë, por do të jenë të kota përpjekjet e tyre, se një ditë edhe ata do të përgjigjën për veprimtarinë e tyre kriminele, që u bënë shërbëtorë të kriminelëve, duke i përgaditur dhe arsyetuar apo duke i fshehur krimet e tyre. Opinioni ynë nuk mund të mashtrohet me parullat demogagjike të nanoistëve dredhaxhi, që po i organizojnë "protestat", dhe as nuk e humb arsyen dhe nuk e mjegullon mendjen nga zhurma shurdhuese e "protestuesëve papagaj", që janë manipuluar nga gazetarët sahanlëpirës, apo e kanë shitur gërmazin e tyre për një vend pune, për një "pozitë udhëheqëse", apo për një shërbim që ua kanë bërë kryepehlivanët e Nanosit apo shërbëtorët e tyre, sepse opinioni i ka të qarta synimet e tyre karrieriste dhe djellëzore. Duhet ta kenë të qartë mendjeshkurtërit dhe të manipuluarit e ndryshëm se vlerat e luftës çlirimtare të popullit tonë, dhe gjaku i derdhur rrëke i deshmorëve dhe i martirëve të kombet nuk mbrohet duke i mbrojtur kriminelët e luftës vetëm se ata i kishin veshur uniformat e UÇK-së, por mbrohën duke kërkuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare dhe të vendit, që të arrestohen dhe të denohen me dënimin e merituar të gjithë kriminelët, pa perjashtim, pa marrë parasysh se janë të vegjël me pozita udhëheqëse apo janë të "mëdhenj"; ishin me uniforma të UÇK-së apo ishin civil. Kosova do të ecë përpara drejtë pavarësisë së saj, vetëm atëherë, kur kriminelët e luftës, dhe kriminelët e pasluftës, ta marrin dënimin e merituar. Organet e drejtësisë ndërkombëtare dhe të vendit duhet ta kenë të qartë se në as njëmënyrë nuk do të arrijnë zhdukjen e krimit të organizuar, po qe se i dënojnë vetëm kriminelët e vegjël-kriminelët dorasë. Zhdukja e krimit të organizuar arrihet vetëm atëherë kur drejtësia ua jep hakun kriminelëve të mëdhenj : 1. Kriminelët që e udhëheqin qendrën e krimit, (politikanët që nuk lejuan bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, politikanë karrieristë dhe spijun serbo-ruso-grekë që i luftuan dhe i vranë institicionet shtetrore të Republikës së Kosovës); 2. Kriminelët që e përgadisin krimin, gazetarë sahanlëpirës, redaktorë dhe gazetarë të shtypit majtist, të shtypit harrën-pandël, që janë të lidhur drejtpërdrejt me qendrën e krimit. Ata në mënyrë perfide po e mbrojnë veprimtarinë kriminele të padronëve të tyre. Pothuajse të gjitha vrasjeve politike që u bënë gjatë luftës dhe pas luftës, u parapriu vrasja morale nga gazetarët sahanlëpis- gazetarët kriminelë. 3. Kriminelët që e ngrejnë gishtin e krimit, kriminelë profesionalë dhe grupe kriminelësh që udhëheqen dhe paguhën mirë nga qendra e krimit. Këta mjeranë pa kokë e pa zemër kanë për detyrë të bëjnë egzekutimin e kundurshtarëve politik të bajraktarëve të farës ruse, kur atyre ju vie urdhëri. Përpjekja e kryepehlivanëve të Nanosit për t’i mbrojtur argatët e tyre që i futën në krime, që i detyruan ta pengojnë luftën çlirimtare të popullit tonë dhe që i detyruan t’i rrëmbejnë, maltretojnë, dhe t’i vrasin kundërshtarët e tyre politik dhe veprimtarët që nuk arrijtën t’i bëjnë shërbëtorë, nuk është asgjë tjetër vetëm përpjekja e fundit e tyre për ta mbrojtur vetvehten nga dënimi i merituar që po i pret nga drejtësia Kosovës apo ajo ndërkombëtare. Por dënimet e tyre do të jenë edhe më të mëdha, kur dihet se shtisi, nxitësi dhe urdhëruesi i krimit janë shumëfish më fajtorë se sa dorasit (egzekutorët e krimit). KRYEPEHLIVANËT E NANOSIT VRANË E DHUNUAN Kryepehlivanat e Nanosit duhet ta kanë të qartë se më nuk kanë fuqi dhe as mundësi të mbjellin frikë në zemrat e atyre që ua kanë plasur zemrën, ua kanë nxirë jetën, dhe ua kanë qitur futën e zez, duke ua maltretuar, vrarë apo dhunuar të dashurit e tyre. Përpjekjet e tyre për shfrytëzimin e uniformës së UÇK-së si alibi dhe mbrojtje për kriminelët e luftës, që ishin nën komandën e tyre, është sa qesharake aq edhe e palogjikshme dhe e parealizueshme, kur dihet se gjatë luftës së fundit në Kosovë shumë grupe të rinjësh, ushtarë të UÇK-së dhe veprimtarë të dalluar ushtarakë dhe civilë janë qitur në kurtha serbe gjatë kalimit të kufirit shqiptaro-shqiptar, apo u janë organizuar prita dhe atentate në Kosovë dhe në Shqipëri nga poicia sekrete e tyre. Ata duhet t’i ndriqojnë shumë krime që u bënë në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës dhe pas luftës. Një ditë do të japin llogari edhe për përgaditjen e rrethanave që komandantët e parë të njësive të para guerile të Republikës së Kosovës u vranë në mënyrë perfide, duke i qitur në prita të serbit apo duke ua krijuan rrethanat që të futën në luftë frontale me ushtrinë e serbit para kohe, me qëllim që pastaj ata vet ta marin udhëheqjen e luftës. Shuajtja (fshehja) e këtyre krimeve, nga kryepehlivanët e Nanosit dhe argatët e tyre që sot janë bërë udhëheqje e subjekteve politike dhe organeve shtetrore dhe shoqërore (civile) tregon se këta djaj janë të lidhur këmb e krye me krimin e organizuar politik dhe ekonomik që sot po ushtrohet në Kosovë. Ndërkaq krerët e "shoqatave të dala nga lufta" po qe se e kanë për detyrë për t’i mbrojtur shtresen e popullësisë që më së shumti janë prekur nga lufta, atëherë ata është dashur që përpos kujdesit të parreshtur për gjendjen e tyre sociale dhe shëndetësore të kujdesen(a thua kanë kohë të kujdesen për ta, kur veç janë bërë avokatë të individëve të dëshmuar për krime të luftës?!) edhe për zbulimin e kriminelëve që mbanin pozita të rëndësishme në radhët e UÇK-së. Beogradi në saje të veprimtarisë së tyre antishqiptare arriti me lehtësi t’i krijojë kushtet dhe rrethanat për ta bërë pastrimin etnik të Kosovës. Por i Madhi Zotë e shpëtoi Kosovën dhe popullin e saj martir nga më e keqja. Kriminelët serb i dënoi i Plotfuqishmi nepërmjet NATO-së. Tani e kanë radhën të dënohën personat që më së tepërmi kanë merita për tragjedinë që e përjetoi populli ynë gjatë luftë dhe po i përjeton pas luftës. Haga dhe Prishtina i shqiptuan denimet e para. Sukses u deshërojmë në punën e mëtutjeshme që këmbë krimineli të mos e shkel tokën e shejtë të Kosovës. Po shpresojmë se një ditë jo të largët kështu si Haga do të veprojnë Prishtina, Shkupi dhe Tirana. I Madhi Zot na ndihmoftë për ta pastruar hapsirën tonë kombëtare nga kriminelët e llojllojshëm!

Botuar:"Bota sot", më 06.03-09. 03. 2003