KAH PO SHKON KOSOVA 

 

INTERVENIMI I NATO-S NË GADISHULLIN ILIRIK BËRI QË SKENARËT SERBO-GREKO-RUSË PËR ZHDUKJEN E KOMBIT SHQIPTAR TË DËSHTOJNË

 

Lufta në mes të mirës dhe të keqes, lufta në mes të shëmtuarës dhe të bukures e përcjellën njerëzimin këmba këmbës, që kur i Madhi Zot e krijoi njeriun, njërën ndër shumë mrekullitë e kësj bote. Shumë popuj u zhdukën nga faqja e dheut si pasojë e luftës së ashpër që u zhvillua në mes këtyre forcave të pa pajtueshme në mes vedi. Populli ynë shpëtoi nga më e keqja (zhdukja) në saje të përpjekjeve të tijë të vazhdueshme për të mundur të keqen, por mbi të gjitha, ndihma e të Madhit Zotë bëri që fuqitë e mëdha të botës të na gjinden krah për krah në momentet më të vështira, kur na kanosej qenja e jonë fizike dhe kombëtare nga çakajtë e uritur të Gadishullit Ilirik.

Shqiptarët dhe shqiptaria si shumë herë më parë, edhe tash gjendën në një udhëkryq historik. Se cilën rrugë do ta marrin shqiptarët ende nuk është e qartë. A do të marrin rrugën që qon në forcimin e faktorit shqiptar në Gadishullin Ilirik, në krijimin e shtetit të dytë shqiptarë në Evropën Juglindore, dhe krijimin e kushteve dhe rrethanave të bashkimit të tij kombëtarë, apo do të vazhdojë rrugën e nisur para dy mij vjetëve, që na katandisi në këtë gjendje të mjerë, mëvaret prej shumë faktorëve. Faktorit i jashtëm kurrë më parë nuk ka qenë më i favorshëm se sot për popullin tonë, por a do të jetë ai në favorin tonë apo nuk do të jetë, mëvaret nga klasa politike shqiptare dhe paria e tij, se a do të jetë e aftë t’i qojë përpara proceset e mëkëmbjes së shqiptarëve si komb, apo do të vazhdojë si deri më tani "dikush thumbit dikush patkonit". Po qe se edhe më tutje forcat majtiste dhe forcat demokratike –djathtiste nuk e ndryshojnë rrënjësishtë politikën e tyre të deritashme, çështja shqiptare përfundimisht do të zgjidhet në favor të interesave të çakajve të ballkanit. Shqiptarët do të katandisen si është më zi. Ata do të jenë të detyruar të zgjedhin njërën nga dy të këqijat. Të bëhën materjal ndërtimi për popujt e plakur të Evropës, apo do të shëndërrohën në rrogtarë apo skllëvër të çakajve të Ballkanit.

Intervenimi i fundit i NATO-s në Gadishullin Ilirik bëri që planet dhe skenarët serbo-greko-ruse për zhdukjen e kombit dhe faktorit shqiptar të dështojnë. Por siç dihet, armiqët e kombit tanë kurrë nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre që të na dëmtojnë me të gjitha mënyrat. Tani ata me ndihmën e forcave majtiste shqiptare : PSSH, PDK-së, AAK-së, etj, janë në turrin më të madh për të na komprimituar para botës se gjoja ne "nuk jemi të aftë as të bëjmë dhe as të mbajmë shtet". Kthimi i Shqipërisë në një koloni greke dhe në një qendër të krimit të organizuar politik, ekonomok dhe mafioz, është ndihma më e madhe që i është bërë ndonjëherë qendrave antishqiptare, Moskvës, Athinës dhe Beogradit nga vetë "shqiptarët". Krimi i organizuar politik, ekonomik dhe mafioz që po bëhet sot në Kosovë nga organizata gjysmë ilegale, SHIK-u, që e krijoi "Qeveria e Thaçit" sëbashku me pararojën staliniste të ish LPK-së, me karrjeristët e sëmuar për pushtet të LBDK-së, dhe ekspertëve të SHIK-ut të Shqipërisë, është ndihma më e madhe që po i bëhet Serbisë dhe armiqve tjetë të kombit tonë.

 

Pse po lejojmë të na përseritet historia?

 

Shtrohet pyetja : Ç’ po ndodhë me ne? Pse po lejojmë të na përseritet historia? Pse paria shqiptare nuk mori dhe nuk po merrë përvojë nga e kaluara e hidhut e popullit tonë?! Si është e mundur që të përputhën aq shumë ngjarrjet historike që ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore me ngjarrjet që ndodhën në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të 20-të dhe po ndodhin në fillimit të shekullit 21. Siç dihet, komunistët serbo-jugosllav dhe vazalët e tyre shqipfolës e formuan "Partinë Komuniste Shqiptare" më 1941 në Tiranë, ndërsa nanoistët kosovarë me udhëzimin e Nanosit dhe Klosit (PSSH) u bënë ndriklla duke i pagëzuar njësitë guerile të Republikës së Kosovës që i komandonin Adem Jashari, Salih Çeku dhe Zahir Pajaziti me "UÇK", dhe më vonë me mjetet e "marrjes së kalasë nga mbrenda", ato njësi i përvehtësuan, me qëllim që forcat demokratike që i kishin vu themelet e shtetësisë së Kosovës të përjashtohën nga pjesmarrja në Luftën Çlirimtare. Dhe kështu planifikonin mendjeshkurtërit, se në rrethanat që do të krijohën në Kosovë pas intervenimit të faktorit ndërkombëtarë, ata do ta marrin pushtetin mbi shqiptarët. Nanoistët kosovarë e kishin të trasuar rrugën e tradhtisë kombëtare, sepse në përpikëri ju përmbajtën"Rrugës së Partisë" së Enver Hoxhës. Ashtu siç vepruan partizanët e Enverit, vepruan edhe LPK-istët e Xh. Halitit dhe LBDK-istët e Qosjes dhe Hysenit. Nuk donin bashkëpunim me partitë institicionale, por donin "bashkëpunim" me individ të këtyre subjekteve politike. Ashtu siç i tradhtoi forcat demoktatike (djathtiste) të Shqipërisë E. Hoxha me Marrëveshtjen e Mukjes, ashtu i tradhtuan forcat institicionale të Kosovës nanoistët e LPK-së dhe të LBDK-së me Marrëveshtjen e Osllos. Ashtu siq u shkel marrëveshtjea e Mukjes, që i bashkonte të gjitha forcat shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtarë, ashtu u shkel edhe marrëveshtja e Osllos, që i vuri themelet e bashkimit të të gjitha forcave ushtarake dhe politike të Republikës së Kosovës. Ashtu siç i vranë me pabesi dhe pas shpine atdhetarë  dhe ushtarakë nacionalistë banadat kriminele të E. Hoxhës, ashtu i vranë pas shpine dhe duke i qitur në pritë të shkaut, ushtarakët dhe luftëtarët që nuk i përkisnin kopesë së pararojes staliniste të LPK-së dhe karrjeristëve të sëmuar të LBDK-së. Edhe pse nanoistët kosovarë me veprimet e tyre ndihmuan realizimin e skenarëve serbë për pastrimin etnik të Kosovës, i Madhi Zot dashti që planet serbe të mos realizohën, kur e detyroi fuqinë më të madhe ushtarake të kësaj bote NATO-n t’i përzen nga Kosova hordhitë serbe. Siç dihet bandat e E. Hoxhës i masakruan burrat më të mirë të kombit, duke vu pushtetin stalinist në Shqipëri, të njëjtën gjë e bëri "Qeveria e Thaçit"me  "xheneralët" e Xh. Halitit dhe rrogtarët e tyre, pas largimit nga Kosova të forcave policore dhe ushtarake serbe. OZN-a jugosllave ia krijoi E. Hoxhës "Sigurimin", që u bë "arma e partisë"së tij. Ky fëmijë i OZN-ës jugosllave bëri shumë krime në Shqipëri, duke vrarë nacionalistë dhe duke ia vrarë kundërshtarët politik Enver Hoxhës dhe bandës së tij.

Kryekuqaloshët e Kosovës mbetën pa Enverin, por amanetin e tij e qoj në vend Nanosi, i cili u kujdes që kuqaloshët e Kosovës ta kenë "Sigurimin" e tyre. Nanosi në bazë të obligimeve që i kishte marrë kur u nënshkrua Marrëveshtja e Zyrihut në mes krerëve të PSSH-së dhe të LPK-së më 1993, ua krijoi SHIK-un kryekuqaloshëve kosovarë (Qendren e krimit), që u vu nën komandën LPK-së dhe pastaj edhe të LBDK-së. (Qosjes, Halitit, Hysenit, Thaçit, Haradinajt, Remit, etj.)

VRASËSIT E KOSOVËS JANË KRIJESA PA KOMB, PA ATDHE DHE PA FE, ASHTU SIÇ I KA MËSUAR LENINI DHE STALINI

Ashtu sikur që Enveri e mori pushtetin me dhunë pas përfundimit të luftës, ashtu Nanosi & Kompani e rimuarën dhe po e mbajnë pushtetin me dhunë. Të njëjtën gjë po mundohën ta bëjnë edhe nanoistët e Kosovës, edhe pse populli ua tregoi me votën e tij të lirë se ku e kanë vendin. "Qeveria e Thaçit" nuk pati mundësi të vras me mija shqiptarë, siq vrau Enveri në fillim të sundimit të tij, sepse forcat e KFOR-it nuk i lejuan, por për një kohë të shkurtër e pruri sistemin e Rankoviçit në Kosovë. Populli me votën e tij të lirë ua dha denimin e merituar enveristëve, stalinistëve, nanoistëve, titistëve, por këto forca të djallit, këta llumperploretarë, po i përdorin të gjitha mjetet për ta dënuar Kosovën, për ta dëmtuar popullin e saj duke i vrarë bijtë më të mirë të kombit.

Kryekuqaloshët, nanoistët, stalinistët, të padijshmit, qyqarët, sahanlëpisët, pakurrizorët dhe dështakët e Kosovës donë ta marin pushtetin në Kosovë me mjete të dhunës ashtu siç e muar Nanosi me kompani më 1997, por nuk e kanë të qartë të gjorit se me krimet që po i bëjnë në Kosovë, po ju ndihmojnë armiqëve tanë shekullorë në kopallat e tyre se "shqiptarët janë popull jo shtetformues". Ata po i pengojnë miqët tanë për të na ndihmuar që sa më parë ta jetësojmë pavarësinë e Kosovës. Por kumunistët dhe nanoistët shqiptarë me fakte të shumta kanë treguar dhe po tregojnë se ata janë qenie hibride, kanë shpirtë llumperperproletari, dhe se nuk kanë nevojë dhe nuk ju duhet shteti ligjor. Janë krijesa pa kombësi, pa atdhe dhe pa fe, ashtu siç i ka mësuar Lenini dhe Stalini.

Është për t’u habitur që kriminelët e kuq nuk kanë mësuar asgjë nga historia njerëzore dhe ajo shqiptare. Pse nuk marrin mësim së paku nga pjesa e fundit e jetës së babai të tyre shpirtëror Enverit? Siç dihet ai pasi i vrau shokët e tij më të ngusht, i Madhi Zot e çmendi, dhe pasi ia muar shpirtin, nuk e la të qetë as në varr. Edhe krimineli tjetët Mehmet Shehu pati një përfundim që e meritoi. Shoku më i ngusht i tij Enveri e vrau, apo e detyroi ta vrasë veten, dhe pastaj e hudhi në "plehrat e historisë".

Kriminelët e kuq shqiptarë duhet të kuptojnë, se, edhe pse po kanë sukses t’i frikësojnë ca individë të dobtë, ata kurrën e kurrës nuk do të arrijnë ta frikësojnë tërë një popull, për t’i detyruar t’ua japin votën, që pastaj t’u hypin në shpinë dhe t’i konsiderojnë rob. Populli shqiptarë është i zgjuar, është trim dhe fisnik. Ai diti t’u përballojë shumë fortunave, që ishin shumëfish më të fuqishme dhe më të forta se kjo furtuna e kuqaloshëve dhe nanoistëve të Kosovës, që e ka burimin nga Beogragi, Athina dhe Moska.

 Por mos harroni o të gjorë, o llumi i kombit shqiptar, se ato qendra antishqiptare nuk e kanë më fuqinë që e kishin më parë, kur populli ynë, edhe pse i pa shkollë dhe i dobët nga pasuria,  përballej me ta, me trimëri dhe zgjuarësi, dhe dilte gjithmonë faqebardhë.

Ju o mendjeshkurtër, ju turpi i kombit, ju o tradhtarë, që nëpër ndeja rrahshi gjoks se "jemi patriotë", se e keni luftuar "titizmin dhe Jugosllavinë", në momentet kur Atdheu ngulfatej nga llumperploretarët e Shqipërisë dhe dora kriminele e serbit dhe grekut më 1997, juve ua "piu sorra mentë" dhe kaluat në taborrin e armiqve tanë. E atëherë kur Shqipërinë e veshtë në të zeza, u vutë në shërbim të spiujve serbo-rus në Kosovë.

KRIMINELËT E VRAN TAHIR ZEMËN DUKE MENDUAR SE DO TA VRASIN TË VËRTETËN

I vratë institicionet shtetrore të Republikës së Kosovës, shkatërruat dhe nuk lejuat kurrfarë organizimi të mbarë, që do të qonte në çlirimin e Kosovës dhe viseve shqiptare nga vet shqiptarët. Filluat me krime, siç filloi babai i juaj shpirtëror Enveri, me Ali Ukën, i cili u mundua t' ju ndalë nga rruga e tradhtisë kombëtare. I vratë pastaj me tradhti dhe pas shpine me dhjetëra burra të fortë të shqiptarisë dhe arrijtët ta pushkatoni më në fund ushtarakun më të aftë që e kishte Kosova kolonel Tahir Zemën, me djal dhe nip, i cili ua tregoi serbëve se kur shqiptari është i organizuar, dhe çdokush e kryen punën që i takon, sipas aftësisë dhe dijës, nuk ka kush që i del përpara, nuk ka kush që e mund në luftë.

Ju o tradhtarë, ju o kriminel të kuq, ju fundrina të kombit shqiptarë, ju që u bëtë dorë e zgjatur e Serbisë, po tregoni se jeni frikacakë, jeni edhe të marrë! Jeni pa shpirt edhe katilë! Jeni farë e huj! Jeni farë e prishur! Jeni farë ruse, jeni zogj shkau, se shqiptari s'e ka pasur kurrë zakon të bëjë vrasje pas shpine! Këso vrasjesh ka bërë vetëm "cërrna ruka" serbe, për t’ia vrarë Shqipërisë burrat më të fortë të kombit, por tani këtë punë shkau po e bëni ju! Ju jeni të mallkuar! Ju do të jeni farë e sosur! Ju do ta merrni denimin e merituar prej drejtësisë së shtetit të Kosovës! Ju do ta merrrni pastaj edhe denimin sipas kanunit të Lekë Dugagjinit! Por mos harroni se kjo jetë është shumë e shkurtër. Ju do ta merrni denimin më të madh edhe prej të Madhit Zot, në këtë botë dhe në botën tjetër. Të mjerët ju! Mjerë nëna çfarë pjelle rriti, mjerë shtëpia, mjerë vendlindja që ju rriti! Mjerë Kosova, mjerë kombi, mjerë toka që ju mbanë! Ju e vratë kolonel Tahir Zemën me djal e nip, duke menduar se do ta vrani të vërtetën që ai e qiti në dritë! Jeni mashtruar keq o kriminel të gjorë! Tahir Zemës ia dhatë përjetësinë. Ai ishte luftëtarë i suksesshëm i shqiptarisë para se e vratë, tani u bë hero, se dorë e zgjatur e Serbisë e vrau. Shqiptarët janë ende në luftë. Shqiptarët në Kosovë janë në luftë me Serbinë dhe me klyshët e saj! Nuk ka dallim në mes shkaut dhe argatit të tij shqipfolës. Njësoj është të vrau shkau apo argati i tij! Shqiptarët në Shqipëri janë në luftë qe një gjysmë shekulli me llumperploretarë, që u bënë argatë dhe klysh serbë, rusë dhe kinezë. Prej vitit 1997 Shqipëria është në luftë me grekun, argatët e grekut dhe argatët e shkaut. Shqiptarët në Maqedoni janë në luftë me sllavët, llumperploretarë dhe me argatët e tyre. Edhe në viset tjera shqiptare shqiptarët janë ngusht prej klyshëve serbë dhe malazez. Tahir Zemaj u vra nga një dorë e zgjatur serbe. Edhe urdhëri për vrasje erdhi nga Qendra e krimit (SHIK-u) që e komandojnë spiunët serbo-rusë. Ai e ka ditur se edhe mund të vrahet, por ai s'e bëri hesap as vrasjen, as vrastarët! Ai kurrë nuk u frikësua nga kriminelët edhe pse shpesh e kërcnuan dhe disa herë tentuan ta vrasin! Burrat e mëdhenjë nuk i frigohën vdekjes dhe as nuk i frikohen armikut! Ai me vepra tregoi se ishte një trim që nuk i gjindet shoku. Mu për atë kriminelët e gjorë nuk patët guximin t’i dilnin përpara, por e vranë me tradhti dhe pas shpine! Ai me vepra tregoi se ishte burrë i fortë i shqiptarisë. Po, Kolonel Tahir Zemaj tregoi në Betejën e Logjës, në Betejën e Llukës dhe në mbrojtjen e popullësisë civile nga masakrat serbe, se ishte edhe strateg dhe ushtarak shumë i zoti. Tahir Zemaj pas çlirimit të Kosovës i ra asaj kryq e tërthuar, duke i ndriçuar shumë të vërteta, që ishin shumë të rëndësishme për të fituar e vërteta mbi të pavërtetën, për të fituar drejtësia mbi tradhtinë, dhe as që i bëri hesap kriminelët se janë të gjallë. Ai nuk u muar me shpifjet e shpifarakëve që villnin nga goja helm, ndytësira dhe qelbësira, që kishin për qëllim ta njollosin Komandantin e dëshmuar si më i suksesshmi në luftën frontale me Serrbinë. Po kolonel Tahir Zemaj nuk deshi të bëjë marrëveshtje me gjarpërinj, hardhuca, dhelpëra, kryma, këlyshë dhe zagarë, që punonin për interesa personale dhe klanore në dëm të interesave madhore kombëtare, se kishte vetëdije të lartë kombëtare dhe e dinte se qysh formohet ushtria dhe shteti! E dinte mirë ushtaraku madhor i Republikës së Kosovës se si mund të çlirohej Kosova dhe të fitohën beteja, por këlyshët e nanosit e pengonin.

Ishte i sinqertë, ishte zemërgjërë, ishte i drejtë dhe ballhaput. E thonte atë që e mendonte pa ngurrim. Ishte i dashur dhe i rrespektuar nga ushtarët, kolegët dhe shokët e tij për virtytet që i kishte. Kishte zemër të madhe. Ishte Lis i Madh Kosove dhe me rrënjë të thella në tokën mëmë. Ai nuk veproi siç vepruan këlyshët e Nanosit që e nxitnin ushtrinë dhe policinë serbe për t’i kallur fshatrat shqiptare me topa dhe mortaje, duke i shkrepur disa rafalle në drejtim të tyre dhe pastaj iknin si lepuj përpjetë maleve. E kundërta e tyre komandant Tahir Zemaj i detyroi serbët të ikin në Betejën e Loxhës dhe në Betejën e Llukës.

POLICIA NDËRKOMBËTARE DUHET TË ÇRRËNJOSË NGA KOSOVA KRIMIN E ORGANIZUAR

Është për t’u habitur që ende nuk po e kuptojnë nanoitët dhe stalinistët e Kosovës se me krime nuk do të realizojnë kurrë ëndrrën e tyre për ta marrë pushtetin me mjete dhune. Kjo tregon se sa të marrë, të mjerë dhe kokëbosh janë. Po të kishin vepruar ndryshe pasi përfunndoi lufta, po të kishin vepruar me urtësi dhe me drejtësi, edhe pse bënë tradhti kombëtare (para luftës dhe gjatë luftës,) duke i kërkuar falje popullit, me siguri populli do t’i falte, dhe besa do t’ua jepnin edhe votën për ta qeverisur Kosovën. Këtë gjë nuk e bën, dhe as që kanë mundur ta bëjnë se në krye i patën dhe i kanë spiunët serbo-ruso-grekë. Prandaj këta nuk mund të kthehen më mbrapa. Me siguri këta të gjorë do të futën edhe më thellë në shamakun e trashtisë kombëtare deri sa të ngulfatën në ujrat e zeza, apo do të bëhen"hakubeta" të vdekur për së gjalli.

 

Atdheu po masakrohet nga vampirët komunistë!

 

Ka ardhur momenti i fundit që shqiptarët që kanë vetëdije kombëtare, kudo që janë në Atdhe apo jasht Atdheut, të bëjnë që është e mundët për të mirën e kombit. Kombi është në rrezik! Atdheu po masakrohet nga vampirët komunistë! Çdokush duhet ta kryejë punën që mund ta kryejë në të mirë të ardhmërisë së fëmijëve tanë. Me këto vrasje që po i bëjnë tradhtarët e kombit, po ja përgadisin humnerën kombit shqiptarë. A thua edhe pas gjithë këtyre vrasjeve LDK-ja nuk do të merrë masat e duhura për mbrojtjen e udhëheqjes dhe aktivistëve të saj. Athua edhe pas gjithë këtyre vrasjeve të burrave më të mirë të kombit, një numër i konsiderueshëm i intelektualëve do të vazhdojnë të qëndrojnë antarë apo udhëheqës në bishtat e Partisë Socialiste të Shqipërisë që u krijuan në Kosovë (PDK-ja dhe AAK-ja). A thua shumë burra dhe vasha që nuk i përkasin subjekteve politike shqiptare, do të bëjnë "seri" me këto skena trishtuesa të vrasjes pas shpine, të atdhetarëve dhe veprimtarëve që punuan për shqiptari?  A thua rinia jonë heroike pas gjithë këtyre krimeve që po bëhën në Kosovë do të mbetet e painteresuar për pasojat që do t’i ketë Kosova dhe çështja madhore kombëtare?!

Arsyeja e shëndoshë, mendje dhe logjika e shëndoshë, dhe shpirti liridashës i shqiptarëve do të bëjë mrekullira, ku njëra ndër të parat do t’i vërë në lëvizje shqiptarët për ta ndaluar këtë të keqe, për ta ndaluar këtë tragjedi, që po i përgaditet popullit tonë të shumëvuajtur të Kosovës. LDK-ja sa më parë duhet ta krijojë pararojën, e cila do ta mbrojë udhëheqjen e saj. Ajo duhet të ketë burime finansiare të mjaftueshme për aktivitete politike dhe aktivitete mbrojtëse, por edhe për aktivitete humanitare, që të kujdeset për familjet e veprimtarëve të saj që i pushkatoi shkau me dorën tradhtare shqiptare. Ndërsa antarët dhe udhëheqësit e dy bishtave të Partisë Socialiste Shqiptare (PDK-ja dhe AAK-ja) që janë të ndershëm dhe ia donë të mirën Kosovës dhe kombit shqiptarë duhet të kërkojnë diferencimin e antarëve të partive ku gjindën, dhe të kërkojnë largimin nga partia të frymëzuesve dhe urdhëruesve të krimit politik dhe ekonomik që po e shëmtojnë Kosovën dhe shqiptarinë. Po qe se nuk kanë sukses të arrijnë ndryshime rrënjësore në të mirë të stabilitetit dhe të sigurisë së Kosovës, në partitë ku veprojnë, atëherë nuk ju mbetët tjetër përpos të zgjedhin, të mbesin edhe më tutje të"burgosur" në partitë ku prodhohet krimi i organizuar, dhe të jetojnë jetën e një robi, të një krijese që është i vdekur për së gjalli, apo të largohen, dhe të jetojnë me faqe të bardhë, duke bërë përpjekje që kriminelët ta marrin dënimin e merituar. Rinia jonë heroike, që kombit i dha trima për të luftuar për ideale madhore kombëtare, do t’i japë edhe mëtutje kombit burra të zot, që do të gjejnë forma të nevojshme për t’i shkatërruar qerdhet serbo-ruso-greke që janë formuar dhe po veprojnë në gjithë hapsirën tonë kombëtare. Edhe populli më nuk do të jetë vetëm"kamerë e msheftë" për t’i përcjellë se çka po bëjnë ata që i kanë dalur në ballë të oxhakut, por do të bashkëpunoj me KFOR-in, policinë ndërkombëtare dhe policinë e vendit, për t’i lajmëruar keqbërësit, dhe kriminelët të pjellës së tij, që janë bërë argatë të shkaut.

Nuk guxon të ndodhë si deri më tash që njeriu të vrahet në pikë të ditës, pata syve të botës, apo para pragut të shtëpisë dhe fqinjët, qytetarët dhe kalimtarët e rastit, të mos i japin shënime policisë se çka kanë parë, apo të rrefuzojnë të dëshmojnë për atë që kanë parë. Vetëm atëherë kur qytetarët e Kosovës bashkëpunojnë me policinë për t’i qitur para drejtësisë keqbërësit dhe kriminelët e Kosovës, kemi të drejtë morale dhe ligjore të kërkojmë nga policia që të na i qet para drejtësisë, për ta marrë denimin e merituar kriminelët e vegjël-dorasët, dhe kriminelët e mëdhenj me kravata kuq e zi, që po blejnë kriminelë të gjorë për të na e vrarë ardhmërinë e Kosovës, për të na vrarë lirinë e shqiptarëve, për të na e vrarë pavarësinë e Kosovës.

 

Cilët janë qëllimet e qendres së krimit në Kosovë të dirigjuara nga UDB-ja e Tiranës dhe UDB-ja e Beogradit?

 

Po qe se Kosova edhe më tutje përgjaket nga dora e zgjatur serbe, siç u përgjak deri tash. Po qe se nuk zbulohet qendra e krimit, që policia ndërkombëtare e ka lehtë ta gjejë, kur dihet se Hashim Thaçi e "shuajti"veprimtarinë e Qeverisë së tij, por ai kurrë nuk e shuajti veprimtarinë e SHIK-ut. Ndërkombëtarët duhet t’i kërkojnë nga Xh. Halitit (që është padroni i PDK-së dhe i SHIK-ut), H.Thaçit që është argati më besnik i Halitit, dhe R. Haradinit, që edhe ai e ka nën komandën e tij një klan të SHIK-ut, emrat e udhëheqjes qendrore dhe lokale të SHIK-ut që e krijuan në Kosovë ekspertët e UDB-ës së Tiranës dhe strategët e UDB-ës së Beogradit. Vetëm atëherë kur policia ndërkombëtare dhe ajo e vendit do t’i ketë shënimet e duhura për këtë organizatë gjysmëlegale, dhe disa tjera që kjo i bëri krejt ilegale, mund të shpresohet se krimi i organizuar do të çrrënjoset nga Koaova.

Populli na mëson se"çka ndodhë te fqija prite te shpija", prandaj vetëm një zemër e zezë mund të pajtohet me padrejtësinë, me dhunën dhe krimin. Dhuna mjell dhunë, por dhuna ndalohet vetëm me dhunë. Ta lusësh kriminelin që të mos bëjë dhunë, të mos bëjë krime dhe të mos vrajë njerëz, arrihet efekt i kundërt me atë që dëshërohet, sepse aspak nuk i zbutet zemra katran kriminelit,  por ia forcon, për të bërë edhe më shumë krime. Gjeniu popullor na mëson se helmi e lufton helmin, të ftoftit e hjek të ftoftit, të nxehtit e largon të nxehtit. Kriminelët duhet t’i qesim para drejtësisë. Kështu siç vepruam deri tash, duke menduar se kriminelët do t’i zbusim me vaj, dhe me lutje, u treguan të pasuksesshme, qesharake dhe shumë të dëmshme. Sa më parë që të organizohemi në luftë kunder krimit të organizuar, aq më mirë. Vetëm të bashkuar në luftë kundër krimit të organizuar, mund të dalim fitus ndaj kësaj të lige të shëmtuar, që ia qiti futën Kosovës, dhe po e ndihmon propogandën serbo-greke se shqiptarët janë"destabilizues të Ballkanit", nuk dinë të "bëjnë dhe të mbajnë shtet" dhe kopalla tjera si këto.

Sot kur shqiptarët (e Kosovës) gjenden para një prove të rënd para faktorit ndërkombëtar, për të treguar aftësitë e tyre qeverisëse, është detyrë mbi të gjitha detyrat që klasa politike t’i rishqyrtojë veprimet e deritashme. Intelegjencia e lartë të mos rrijë e pa interesuar për proceset çoroditëse të një pjese të klasës politike, që kanë uzurpuarpozitaudhëheqëse (dhe pasuri shoqërore dhe private), dhe po bëjnë krime të llojllojshme, por të kyçën në jetën politike ku jetojnë dhe punojnë, për ta ndryshuar këtë situat tejet tragjike, në të mirë të çështjes sonë kombëtare, në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Po qe se institicionet shtetrore të vendit dhe ato ndërkombëtare dhe forcat demokratike në Kosovë do të vazhdojnë punën e deritashme, "fol e mos luaj nga vendi" duke bërë sehir dhe duke i vështruar rrënuesit e themeleve të demokracisë, shtetësisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe nuk do të marrin asgjë konkrete për ta penguar atë dorë katile, që aq shumë po na i dëmtojnë interesat tona kombëtare, Serbia dhe aleatët e saj do të realizojnë skenarin e tyre antishqiptar, skenar shumë perfid dhe shumë i rrezikshëm për pengimin e realizimit të synimeve tona kombëtare, që kanë për qëllim destabilizimin dhe dështimin e faktorit ndërkombëtarë në Kosovë. Me formimin e Qendrës së krimit në Kosovë nga UDB-ja e Tiranës dhe UDB-ja e Beogradit, qendrat antishqiptare kanë për qëllim që popullin e shumëvuajtur të Kosovës ta gjunjëzojnë me varfëri, skamje, dhunë, krime politike dhe ekonomike. (të llojllojshme). Dhe si rrjedhim skenari serb i parasheh këtë rezultat. Ndarjen e Kosovës, apo futjen e Kosovës nën sqetullat e saj, në bazë të kërkeses së një pjese të popullësisë së dëshpruar nga lulëzimi i krimit politik dhe ekonomik, që Beogradi të vijë në Kosovë për ta luftuar atë dhunë. Siç dihet Beogradi edhe në të kaluarën kur klyshët e tij zbuloheshin dhe bëheshin '' batall '' i zëvendësonin me të tjerë, duke i hudhur të parët si lecka apo liman i shtrydhur në bërllok Serbia nuk e ka vështitë t’i largojë spiunët e saj nga Kosova që po bëjnë krime të lojllojshme, për të fituar të drejtën që edhe një herë Kosovën ta pushtojë, sepse nuk do ta ketë vështirë që ata t’i zëvendësojë me të tjerë të moderuar, kur dihet se këta spiunë që na i pruri Serbia në Kosovë nepërmjet Nanosit, janë spiunët më të ndyrë dhe më të pashpirtë, shumë më kriminelë se sa rankoviqistët barbarë. Varianti i dytë : destabilizim të Kosovës, ku shqiptarët do të detyrohën të kërkojnë strehim politik në Evropën Perendimore, për t’u mbrojtur nga dhuna e vanpirëve të kuqë, ndërsa Kosova do të vazhdojë të përgjaket nga kriminelë të kuq shqiptarë dhe kriminelë të zi serbë, si u masakrua edhe më parë, gjatë sundimit të Rankoviqit, Titos, Fadilit, Bakallit.

Shqiptarë kudo që jeni, shpëtonie Kosovën! Shpëtonie Shqipërinë! Shpëtoni Viset shqiptare, se armiqët tanë shekullor po na përgadisin mjegull, terr dhe dimër. Po na përgadisin helme, sëmuarje kanceri. Po na përgadisin kurrthe! Po na përgadisin humnera!

 Botuar:"Bota sot", më 12.04-14.01.2000