RIORGANIZIMI I DIASPORES SHQIPTARE NE BAZA KOMBËTARE.

 

 Duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën po kalon vendi ynë. Çdo pjesë e atdheut tonë është e rrezikuar nga serbo-sllavo-grekët, por më tepër nga vetë shqiptarët. Shteti amë ka halle të mëdha nga varfëria, mafia politike e huaj dhe e vendit, dhe pushtetarë të pazotë e tradhtarë. Çamëria nën sundimin grek është kah jep shpirt. Toplica nuk po përmendet fare nga politikanët tanë edhepse ajo para 120 vitesh ishte tokë shqiptare. Barbarët grekë dhe serbë i masakruan dhe etnikisht i pastruan këto krahina shqiptare. Serbo-sllavo-grekët me aleatët e tyre po bëjnë çmos të na zhdukin si komb, duke i vënë në veprim skenarët e tyre për ta bërë spastrimin etnik të Kosovës dhe helenizimin e Shqipërisë së Jugut, në planë të parë, dhe asimilimin e pjesëve tjera të Shqipërisë dhe zhdukjen e qenies kombëtare në plan të dytë.  Diasporën shqiptare, që ka mundur të bëhet një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare, partiakët e shtirë dhe karrieristët e sëmurë për pushtet e ndanë dhe e përçanë në baza partiake, klanore, ideologjike dhe regjionale për interesa të vogla grupore dhe personale. Vetëm të marrët dhe naivët nuk e kanë sot të qartë se pushtetarët dhe klasa politike shqiptare po i sjellin dëme të mëdha Kombit dhe Atdheut me luftën e tyre për pushtet dhe kolltuqe, dhe kështu, armiqtë tanë po i ndihmojnë dhe po iu japin forcë për t’i realizuar planet e tyre antishqiptare pa një mund të madh. Derisa sigurimet e huaja nëpërmjet partiakëve të shtirë dhe tradhtarëve, që i kanë zënë postet udhëheqëse shtetërore, po përgatisin luftë qytetare në Shqipërin e cunguar, në Kosovë e kanë vënë në veprim skenarin e vitit të kaluar, me të cilin e kallën Shqipërinë dhe e shkatërruan Shtetin shqiptar. Edhe pse është e qartë se serbët dhe aleatët e tyre po ia përgatisin Kosovës kurthën dhe fatin e zi, siç ia përgatitën Toplicës para 120 vitesh, pushtetarët dhe kryepartiakët e Kosovës, janë hallakatur mendësisht dhe helmuar shpirtërisht e nuk po kuptojnë se lufta për pushtet ka kuptim të bëhet vetëm pasi ta përzëmë ariun rus dhe dhelprën plakë nga Kosova. Edhe sa kohë populli i gjorë duhet të presë që ata të merren vesh në mes vedi për ta formuar një Qeveri të përbashkët?! Apo ndoshta po presin një mrekulli që të zgjohet nga varri Anton Çeta për t’i pajtuar e për t’i përkdhelur si kalamajtë e hastretit?! Deri kur udhëheqësit e Kosovës do të jetojnë në iluzione se Kosova do ta fitojë pavarësinë me patriotizëm verbal, siç po përbehen të gjithë me plotë gojën se janë për pavarësinë e Kosovës, duke harruar se shkau po e përgatit terrenin për ta marrë "hisen që i takon" të Kosovës dhe partiakëve të shtirë t’ua lenë një pjesë të saj të lirë sa për t’u kacafytur mes tyre e për t’u rrasur mejdan.

 Me porosinë serbe u vranë atdhetarët e mëdhenj

 Kjo tragjedi që po e përjeton kombi ynë është përgatitur që më parë nga armiqtë e kombit tonë, në radhë të parë, duke ia zhdukur fizikisht atij udhëheqësit më të zotë e duke ia vënë në ballë më të paaftët apo edhe argatët e tyre për të punuar për ta. Nuk është rastësi që sivjet në Tiranë u pushkatuan me urdhërin e një Qendre antikombëtare, nga dora e zgjatur e Serbisë, dy udhëheqësit më të zotë që i kishte kombi ynë: Azem Hajdarin, që i demaskonte këlyshët e huaj që u bënë altoparlantë dhe argat të sllavo-grekve, dhe Ahmet Krasniqin atdhetarin e flakt, i cili me porosinë e ideologut të Nacionalizmit shqiptar Metush Krasniqit, që ishte shok i tij i ngusht, kishte shkuar për të studjuar artin ushtarak, që në momentin e duhur të vihet në shërbim të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare. Zhdukja fizike e këtyre Burrave të Dheut i sollën dëme dhe pasoja të mëdha çështjes sonë kombëtare. Shqipërisë po i përgatitet një kob edhe më i madh se ai i vitit që shkoi, ndërsa Kosovës spastrimi etnik, që shkau i shkinës t’i gëzojë pasuritë dhe bagatitë e saj të mëdha. Në këtë gjendje që ndodhet kombi ynë, çdo njeri që ka vetëdije njerëzore dhe kombëtare, nuk mund ta bëjë gjumin e qetë dhe t’i gëzojë të mirat shpirtërore dhe materiale që ia ka dhuruar i Madhi Zot, kur çdo ditë parakalojnë para syve njerëz të masakruar, sy fëmijësh të trishtuar nga tmerret e luftës, njerëz me halle të mëdha pa kulm mbi kokë e pa kafshatën e bukës.

 Të ecim gjurmëve të organizimit të komuniteteve të tjera

 Për ne mërgimtarët e gjorë, që për shkaqe ekonomike apo politike u larguam nga vendlindja dhe muarëm rrugët e botës në sy, duke i rrezikuar pasardhësit tanë nga një asimilim i plotë, mund të bëjmë një punë të madhe, që së paku të krijojmë një bazë të shëndoshë e cila do ta ndihmonte rininë tonë t’i përballojë asimilimit, siç po i përballon me sukses komuniteti izrealit, italian, spanjol, portugez etj. Njerëzit që kanë arsye të shëndoshë e mendje të kthjellët, marrin përvojën e të tjerëve për tejkalimin e problemeve që u lindin, apo thjeshtë, për të arritur zhvillim ekonomik dhe mirëqenie e begati. Po pse ne që, së paku, jetojmë në Evropën Perendimore  mos ta shfrytzojmë përvojën e komuniteteve tjera që u detyruan si ne shqiptarët të gjejnë punë e strehim jashtë atdheut të tyre. Pse nuk e marrim shembullin e jahudive, që në të gjitha vendet e botës i rezistuan asimilimit, duke i krijuar lokalet e tyre të dëfrimit dhe argëtimit, lokalet e punës dhe afarizmit, institucionin e arsimimit dhe edukimit, krijuan mekanizmin e ndihmës dhe solidaritetit vëllazëror në mes tyre.etj.  Për t’i arritur objektivat që i arriti komuniteti izrealit, intelektualët dhe veprimtarët atdhetarë, kudo që gjenden jashtë atdheut, duhet të organizohen në rradhë të parë për ta riorganizuar Diasporën shqiptare, dhe për ta vënë në baza të shëndosha kombëtare, duke i formuar Bashkësitë (Komunitetet) Shqiptare në të gjitha vendet ku gjetën strehim. Vetëm Bashkësia Shqiptare e udhëhequr nga intelektualë dhe veprimtarë atdhetarë, të painfektuar nga helmet e ideologjive të huaja, të paprekur nga sëmundjet karrieriste për pushtet, mund ta kryejnë një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të shenjtë, siç është bashkimi i shqiptarëve në baza kombëtare, humanitare dhe solidare, pa dallim bindjesh politike dhe besimit fetar.  Nuk është punë e lehtë të shërohen plagët që ia shkaktuan kombit dhe diasporës klasa politike shqiptare në përgjithësi dhe partiakët e shtirë në veçanti, por me një punë vetëmohuese, me një bashkëpunim vëllazëror, me një tolerancë demokratike ndaj bashkëbiseduesit me botëkuptime e bindje të ndryshme, do të arrihen objektivat e formimit të Lobit Shqiptarë në tërë globin tokësor.  Në Australi ka dhjetë vjet që funksionon Komuniteti Shqiptaro-Australian. Në Amerikë, edhe pse e goditën për vdekje Lobin shqiptar partiakët e shtirë të Kosovës, po forcohet dhe po funksionon me sukses në krye me atdhetarin në zë zotëri Dioguardin. Lidhja Shqiptare po konsolidohet dhe po vepron në Kroaci dhe Itali. Bashkësitë Shqiptare kanë filluar të lindin në Gjermani, Belgjikë, Suedi etj. Komunitetet Shqiptare po organizohen në Austri, Angli dhe- që nga viti i kaluar- në Zvicër. Në muajin shtator të këtij viti u themelua në Zvicër Këshilli Themelues i Komunitetit (Bashkësisë) Shqiptar, i cili po bënë një punë të mirë në riorganizimin e Diasporës shqiptare në baza kombëtare. Edhe pse organizimi i shqiptarëve në baza kombëtare po bëhet me emra të ndryshëm, qëllimi dhe synimet janë të njëjta, që Diaspora shqiptare ta luajë rolin që i takon, për t’u bërë një krah i fortë i çështjës sonë kombëtare, dhe shqiptari të gjallërojë në tërë globin tokësor duke i ruajtur vlerat e tij kombëtare, duke i ruajtur traditat, zakonet dhe gjuhën e tij të bukur, duke e mbajtur të gjallë dashurinë për atdheun dhe vendlindjen, për të pasur të drejtë të jetë krenar për prejardhjen e tij të lashtë dhe fisnike.

Botuar:"Bota sot", më 30 dhjetor 1998; "Drita.nr.24.1999