NDIHMA VËLLAZRORE KA QENË, DHE DUHET TË JETË VIRTYT YNI KOMBËTAR

 

            Populli ynë gjatë historisë së tij të gjatë ka pasur shumë vështirësi dhe pengesa të natyrave të ndryshme, por në saje të këmbëngulësisë së tij për të ecur përpara drejt zhvillimit dhe përparimit, arriti t’i kapërcejë shumicën prej tyre. Duhet cekur se ai me sukses i shpëtoi zhdukjes dhe asimilimit, për të cilën punuan me purkushtim dhe me të gjitha mjetet çakajtë e Ballkanit të ndihmuar nga Rusia Cariste dhe BRSS-ja komuniste. Sot, edhe pse nuk i kemi punët ashtu siç është dashur t’i kemi, prapëseprapë jemi kombi me perspektivën më të mirë për të qenë faktori politik dhe ekonomik kryesor i Gadishullit Ilirik, në saje të kushteve që na i ka dhuruar i Madhi Zot. Jemi populli më i ri i Evropës. Kemi pozitë gjeostratigjike të shkylqyeshme. Kemi klimë dhe bukuri natyrore të mahnitshme. Kemi pasuri nëntokësore e mbitokësore të mjaftueshme, që po të shfrytëzoheshin si duhet, shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë që jetojnë në trojet tona do t’ua siguronin një jetë të begatshme dhe të lumtur,  ashtu siç i ka hije njeriut.

Siç dihet kombi ynë është në udhkryqin e tij historik. Se cilën rrugë do ta marrë ai, rrugën e shpëtimit apo të greminës, rrugën e përparimit, apo të kaosit, rrugën e drejtë që qonë përpara apo rrugën pa krye që na lë të vendnumrojmë, veret prej veprimtarisë së gjërë të shoqërisë shqiptare si tërësi. Rol vendimtarë për suksesin e shoqërisë shqiptare duhet të luajnë veprimtarët e lëmenjve të ndryshëm dhe qytetarët që kanë vetëdije të shëndosh kombëtare, politike dhe fetare. Këto forca të përparimit që gjenden në të gjitha qelizat e shoqërisë shqiptare (në familje, subjekte politike e shtetërore, arsimore, kulturore etj) po qe se organizohen dhe veprimtaria e tyre drejtohet në realizimin e qëllimeve të caktuara (të vlefshme) shoqërore, suksesi nuk do të mungojë.

Fatkeqësisht, pas çlirimit të Kosovës po bëhet tjetërsimi i shqiptarëve me të madhe. Po merr kah tragjik ndarja e shqiptarëve në baza politike, ekonomike dhe regjionale! Joprofesionalizmi, karrierizmi dhe interesat personale të një pjese të lidershipit shqiptar po i dëmtojnë shumë interesat madhore kombëtare. Xhambazët politik dhe klanet e tyre, në saje të punëve të pista, mbrenda natës u bënë pasanikë të Kosovës. Shtresa më e madhe e popullësisë me djersën e ballit dhe me një mund të madhë po arrin ta sigurojnë ekzistencën. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e popullësisë, si jetimët, familjet e dëshmorëve dhe familjet e të masakruarëve (martirëve), invalidët e luftës, pensionistët, minatorët, skamnorët dhe individë të shtresave të ndryshme të popullësisë po vuajnë për gjërat elementare të jetesës.

 

Kombi ynë është madhshtor, kur ai është i organizuar për punë dhe vepra të mira

 

Shtrohet pyetja : Në këto kushte dhe rrethana tejet të vështira për kombin tonë, a mund të bëjmë ndryshime cilësote në tejkalimin e këtyre vështirësive dhe problemeve të mëdha sociale që na kanë kapluar? Përgjigjja do të ishte pozitive, vetëm nëse veprimtarët që gjindën në të gjitha qelizat e shoqërisë shqiptare punojnë me përkushtim punën që dinë ta kryejnë më së miri. Përderisa nuk bëhet realizimi i synimeve tona kombëtare, atdhetarët e kanë frontin e hapur të veprimit legal-institicional. Ata duhet të bashkohen kudo që janë për të krijuar front të përbashkët veprimi, për të bërë pengimin e bashkimit të hajnave dhe kriminelëve nën maskën e "patriotizmit". Ata kanë për detyrë t’i demaskojnë me fakte plangëprishësit e kombit shqiptarë kudo që janë, dhe kushdo qofshin ata, pa ngurim dhe pa frikë. Ata kanë për detyrë të bashkohën(sepse vetëm të bashkuar bëhen të fortë) për të marrë aksione të ndryshme rajonale dhe gjithëkombëtare. Siç dihet, populli ynë e ka luftuar gjithmonë të keqen dhe të ligën duke marrë aksione të rëndësishme kombëtare. Me këtë rastë duhet cekur disa prej tyre që u kryen pas viteve të "90-ta. Siç dihet kur Kosova i formoi themelet e shtetësisë së saj, serbo-jugosllavët i larguan nga puna po thuajse të gjithë shqiptarët e Kosovës. Zemra e madhe shqiptare nuk i la pa bukë familjet që nuk kishin pasur rezerva të ushqimit.

 

Kosova të mos gjunjëzohet nga skamja dhe uria

 

 Vëllazërit tanë nga Maqedonia, Presheve dhe Bujanofci i zbrazën hambarët dhe koshet e tyre. Drithi dhe mielli i tyre u nda së bashku me vëllazërit e tyre nga Kosova. Veçmas rol me rëndësi luajti diaspora shqiptare. U hapën shumë shoqata humanitare për t’i ndihmuar minatorët trima që e mbrojtën çështjen kombëtare me grevën e urisë në zgafellat e punës. U krijua shoqata "Familja ndihmon familjen", për t’i ndihmuar familjet që nuk kishin askënd të punësuar jashtë vendit. U formuan edhe shumë shoqata të tjera, kontributi i të cilave së bashku bëri që Kosova të mos gjunjëzohet nga skamja dhe uria që kishte palanifikuar okupatori, duke u mbështetur në thënjen popullore "Skamja të çon në derë të hasmit". Duhet cekur se populli i varfër i Shqipërisë e habiti botën me solidaritetin e tij të padëgjuar më parë, kur ia hapi dyert e shtëpive popullit të Kosovës. Edhe kthimi i shpejtë i shqiptarëve të përzënë nga ushtria dhe policia serbe, pas çlirimit të Kosovës, ishte madhështor, siç është madhështor kombi ynë kur ai është i organizuar për punë dhe vepra të mira. Edhe rindërtimi i Kosovës u bë i shpejt dhe u pëlqye nga të huajt.

ATDHEUT I DUHET SOT MË SHUMË SE KURRË NDIHMA E DIASPORËS

Por, fatkeqësisht, të gjithë njerëzit nuk i kanë aftësitë, dijen dhe mundësitë për të ecur vet, pa ndihmën e shoqërisë, përpara. Dhe, sot o kurrë, bie një barrë e rëndë mbi shqiptarët që i Madhi Zot ua ka dhënë mundësitë dhe kushtet për të siguuruar të mira materjale të mjaftueshme për familjet e tyre, që një pjesë të atyre të mirave t’ua ndajnë familjeve që nuk kanë kushte elementare për të jetuar. Duhet të na mbetet kafshata në fytë kur e dimë se sot me mijëra nëna shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovës Lindore, përmeqaten nga halli se nuk i kanë as gjerat elementare të jetesës për t’i rritur fëmijët e tyre jetimë, që ua lanë amanet për t’i ruajtur burrat e tyre kur u bënë ushtarë të UÇK-së, apo kur u rrëmbyen për t’u vrarë vetëm pse nuk ishin si ta (me kombësi apo me bindje politike). Shqiptarët dhe shqiptaret, të zotët e shtëpisë dhe zonjat e shtëpisë, burrat dhe gratë, djelmoshat dhe vashat, pleqtë dhe plakat që e gëzojnë jeten me plot të mira, apo i kanë gjërat elementare të mjaftueshme për jetesë, nuk duhet ta bëjmë gjumin e qetë, kur e dimë se shumë familje dhe individë në gjithë hapsirën tonë kombëtare nuk i kanë mjetet elementare të jeteses. Nuk duhet të jetë i gëzuar ai prind që i ka të gjitha të mirat në jetë, kur e di se shumë fëmijë anekënd Shqipërisë etnike nuk i kanë kushtet e shkollimit sikurse fëmijët e tyre, nga shkaku se babai i tyre u bë kurban i çështjes madhore kombëtare. Nuk duhet ta ndiejë veten mirë ai djalë dhe ajo vashë që i fitonë vetë mjetet e jeteses, kur e di se shumë moshatarë të tyre nuk i kanë mundësitë të gjejnë punë. Nuk duhet ta ndiejë mirë veten ai veprimtar që punoi me përkushtim gjatë një dhjetëvjtëshi apo edhe më shumë, dhe tash, pas çlirimit të Kosovës, është tjetërsuar me arsyetimin se tash "çdo kush duhet të merret me vervehten". Mendimi i disave se problemet e mëdha sociale që i kemi në gjithë hapsirën kombëtare "duhet t’i zgjedhin institicionet shtetërore", bie ndesh me proceset e zhvillimit njerëzor edhe të etikës njerëzore, kur dihet se edhe shtetet e zhvilluara (ekonimikisht) të Bashkësisë Evropiane, SHBA-të etj, kanë probleme sociale me të cilat merren në rend të parë shoqatat humanitare (jo qeveritare, që kujdesen për qytetarët vendas apo qytetarë të huaj, që kanë nevojë për ndihma të ndrysheme humanitare).

Është e njohur se diaspora shqiptare lujti një rol të rëndësishëm në të gjitha fazat e zhvillimit të kombit tonë, duke filluar nga periudha e zhvillimit të Romantizmit dhe Rilindjes Kombëtare e deri në luftën e fundit shqiptaro-serbojugosllave. Populli ynë (dhe as diaspora) nuk guxon të tjetërsohet. Ai edhe më tutje duhet të jetë në vlugin e punëve të shumta për ta ndihmuar atdheun. Ndihma vetëmohuese e tij është më se e nevojshme në këto momente kur Atdheu ynë po sulmohet me mjete perfide nga jashtë dhe nga mbrenda, nga të huajt dhe nga plangprishëit e tij shqipfolës. Solidariteti dhe ndihma vëllazërore me mejete materjale për shtresat e popullësisë që ju mungon minimumi i jetesës jo vetëm që do ta zbuste në një masë të mirë gjendjen e rëndë sociale që mbretëron në të gjitha vendbanimet shqiptare, por edhe do të përmirësonte pamjen (imazhin) e shqiptarëve para faktorit ndërkombëtarë, në këto momente kur armiqtë tanë shekullorë dhe veglat e tyre shqipfolëse me të gjitha mjetet dhe mënyrat po provojnë të na njollosin me shpifje dhe gënjeshtra të llojllojshme.

Populli ynë nuk guxon të tjetërsohet, kur, siç dihet, ai ka trashëguar shumë virtyte që të tjerët ia kanë lakminë. Dihet se shqëptarët (si popull dhe si komb) nuk e kanë njohur tjetërsimin si dukuri shoqërore, aq më tepër sot nuk na ka hije tjetërsimi kur jemi në rrugë e sipër për realizimin e synimeve tona kombëtare..

VËLLAZËRIMI NDËRSHQIPTAR DO TË NA SIGUROJË REALIZIMIN E SYNIMEVE TONA KOMBËTARE

Diaspora nuk bënë të hujitet, të rebelohet dhe të tjetërsohet nga fakti se Qeveria e Kosovës dhe kompetetntët që i ka caktuar ajo (H. Hysenin & Compani) nuk bënë asnjë përpjekje sado të vogël që së paku qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë Atdheut ta fitojnë të drejten elementare të njeriut për të votuar, e drejtë kjo që e njohin organizatat kryesore ndërkombëtare.

Shqiptarët jashtë Atdheut tashmë duhet ta kenë të qartë se "pionerët e Enverit" dhe nanoistët kanë mbetur të njejtë siç ishin para luftes dhe gjatë luftës, antikombëtarë, argatë dhe mashë të qendrave antishqiptare : Beograd, Moskë, Athinë dhe Tiranë vazale, (të këtyre qendrave). (Kjo e drejtë iu ka marrë shqiptarëve jashtë atdheut nga UNMIK-u, kuptohet për hatër të Serbisë-Rusisë dhe Greqisë, por pse së paku me as një fjalë nuk e kundërshtuan këtë vepër të shëmtuar të UNMIK-ut kompetentët, e në rend të parë dy Qeveritë e Kosovës?!) Shqiptarët jashtë atdheut tanimë e kanë të qartë se plangprishësit e Kosovës nuk e kanë hallin e Kosovës dhe as hallin e interesave madhore kombëtare, por e kanë hallin e grazhdit të tyre, e kanë hallin për ta rjepur atë çka ka mbetur pa u rjepur nga Serbia.

Para luftës Kosova dhe Viset tjera shqiptare qenë ndihmuar në forma të ndryshme nga bashkëkombasit e tyre. Pse sot të mos vazhdojë e njëjta ndihmë, kur siç dihet nevoja për ndihmë janë në rritje e sipër. Pse të mos krijohet "Fondacioni për Kosovën", i cili në Emër të Zotit do të merrej me zgjedhjen e problemeve sociale në gjithë hapsirën kombëtare? Pse të mos riaktivizohet shoqata humanitare "Familja ndihmon familjen" që para luftës lujti një rol me rëndësi në zbutjen e problemeve sociale në Kosovë? Pse të mos ndihmohet edhe mëtutje shoqata humanitare" Nënë Tereza"? Kosova, Shqipëria dhe Viset tjera shqiptare, që kanë nevojë për ndihmë të llojllojshme nga diaspora shqiptare. Sa më e mirë dhe më e fuqishme të jetë ndihma vëllazërore ndërmet shqiptarëve, aq më shpejtë do të ecim përpara në realizimin e synimeve tona kombëtare. Shqiptarët kudo që janë në një mënyrë apo në një tjetër e kanë për detyrë ta ndihëmojnë vendin tonë. Përndryshe edhe shumë kohë do të mbesim në vendnumrim apo edhe do të shkojmë mbrapa në vend se të shkojmë perpara për t’i zënë dhe për t’i kaluar të tjerët, që në një kohë kur ne i kishim pallatet të ndërtuara prej mermeri, kishim ujësjellës qendror, banjo publike, amfiteatëro, ata jetonin si bagëtija nëpër kasolle. Ne jemi popull i lashtë me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare. Ato vlera i kemi trashëguar brez pas brezi dhe i kemi amanet prej të parëve që t’i ruajmë si sytë e ballit, po qe se duam të mos na zerë mallkimi i Zotit që na i dhuroi viset më të bukura dhe më të pasura të Evropës.

Pra, i kemi të gjitha kushtet që të ecim përpara për realizimin e synimeve tona madhore, por vetëm nëse e ndihmojmë njëri tjetrin në halle që i sjell jeta, dhe në veprime të mbara. Dhe kështu do ta bindim botën me vepra konkrete, e jo me fjalë boshe, se me të vërtetë jemi komb me tradita shtetmbajtëse, jemi komb me tradita të lashta shtetërore, se dimë të krijojmë dhe të mbajm shtet. Ta detyrojmë Evropën (me punën tonë konkrete) ta pranojë të vërtetën e pa mohueshme se Kosova ishte koloni serbe. Ta bindim Evropën se koha e kolonive ka perenduar qysh moti dhe se tentimi i saj që Kosova të mbetej edhe për një kohë të gjatë "utrinë katundi"për mafinë e kuqe shqiptare dhe mafinë ndërkombëtare, sa është e dëmshme për kombin shqiptar, po aq e dëmshme është edhe për Bashkësinë Evropiane, NATO-n dhe SHBA-të.

Po qe se nuk i shumëfishojmë përpjekjet në punë dhe vepra të mira, çka do të sillte ndryshime cilësore në vetëdijen tonë kombëtare, politike dhe qytetare, por në të njëjtën kohë do të përmirësonte pamjen (imazhin) e shqiptarëve në botë, e keqja dhe e liga që kanë shtënë rrënjë në gjithë hapsirën tonë kombëtare, do të shtohet, rritët dhe shumëfishohet aq tepër, saqë virtytet tona kombëtare as që do të duken gjëkundi. Kjo situatë do të jetë e favorshme për çakajtë e Ballkanit dhe aleatët e tyre, pasi që ne do të mbesim edhe mëtutje lëndë ndërtimi për popujt e plakur të Evropës, do të mbetemi gazi i botës. Por ne shqiptarët kemi pasur edhe më parë situata të ndërlikuata dhe vështërësi të mdha, por i tejkaluam ato. Me siguri edhe vështirësitë e sotme do t’i tejkalojmë. Shqiptarët do t’i arrijnë synimet e tyre madhore. Kriminelët që vrasin shqiptarë dhe çakajt e Ballkanit i pret gazepi, turpi, injorimi dhe dënimi.

 

Botuar : "Bota sot" më 14-16 dhjetor 2003