DIASPORA SHQIPTARE NË MOÇALIN E PARTIAKËVE    

 

Se organizimi i diasporës shqiptare në baza partiako-ideologjike dhe regjionale u tregua i dëmshëm dhe i kobshëm për çështjen tonë kombëtare e kanë të qartë të gjithë, përpos partiakëve të sertë e të shtirë, të cilët janë të verbëruar nga interesat e tyre partiake, lokale dhe klanore. Formimi i degëve të partive shqiptare në Evropën Përendimore në Amerikë dhe Australi, së pari i LDK-së e pastaj edhe i degëve të partive tjera të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare, krijuan kushtet dhe terrenin që shqiptarët kudo që gjenden jashtë atdheut të përçahën dhe të ndahen jo vetëm në baza regjionale, ashtu siç na kan ndarë armiqtë tanë shekullorë me ndihmën e pakursyer të Rusisë dhe aleatëve të saj, por shqiptarët u përçanë edhe në baza partiake, dhe kështu diaspora shqiptare- në vend që të luajë atë rolin që i takon, të jetë një krah i fortë i Kosovës, i Viseve tjera shqiptare dhe i shqipërisë,- u bë një moçal i partiakëve të sertë e të shtirë, i karrieristëve të sëmurë për pushtet, për të nxjerrë përfitime për interesa të tyre partiake, lokale, klanore dhe personale.  Siç dihet, para se të rrëzohen diktaturat e kuqe, në diasporën shqiptare u bënë përpjekje të mëdha nga atdhetarë dhe prijës të Lëvizjes sonë kombëtare, që atëherë vepronte në ilegalitet të plotë, për ta formuar një Organizatë të fortë kombëtare, që të jetë e aftë dhe e zonja në momentin e duhur, t’i prijë popullit tonë në betejën përfundimtare, që do të çonte në çlirimin e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Nënën Shqipëri.  Atentati i kobshëm në afërsi të Shtutgartit më 17 janar 1982, ua mundësoi pararojës komuniste dhe partiakëve të shtirë e të sertë për t’i marrë frejt e Lëvizjes në duart e veta. Shkrirja e tri organizatave (LNÇKVSHJ, PKMLSHJ dhe OMLK),në një organizatë të vetme në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ) nuk pati jetë të gjatë. Pararoja staliniste dhe partiakët e sertë shumë shpejt e përçanë anëtarësinë e LRSHJ duke i krijuar tri organizata:"Lëvizjen me adresë". "Lëvizjen pa adresë" dhe "Komitetin". Me rrëzimin e diktaturës staliniste në Shqipëri, u krijuan kushtet që atdhetarët, veprimtarët dhe intelektualët e dalluar t’i bashkojnë të gjitha forcat intelektuale, njerëzore dhe materiale të diasporës shqiptare në një qendër komanduese dhe organizative, që Lëvizja jonë kombëtare të forcohej dhe aftësohej për ta kryer detyrën që i takon asaj, për ta çuar në vend amanetin e heronjve dhe dëshmorëve tanë: çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Pasi kjo detyrë e rëndësishme nuk u krye, partiakët e sertë nuk e patën vështirë t’i formojnë degët e partive të tyre në Evropën Perindimore, në Amerikë dhe Australi, në radhë të parë për përfitime materjale, duke mos menduar fare për pasojat që do të lindin me një organizim të tillë partiak dhe regjional.  Që në fillim rivaliteti në mes LDK-së dhe LPK-së (pa adresë), u bë i ashpër. Strategjia e LPK-së për ta shkatërruar LDK-në duke e marrë "kalanë nga brenda" dështoi. Dështoi po ashtu, edhe e ashtuqujtura "marrëveshje" e të ashtuquajturave "subjekteve" shqiptare për t`i kordinuar së bashku aksionet e përbashkëta me karakter kombëtar. Lufta për terren dhe anëtarë u bë e ashpër, veçmas në mes LDK-së dhe LPK-së. Edhe demonstratat, tubimet informative dhe tubimet përkujtimore për dëshmorët tanë filluan t’i bëjnë ndaras. Ky degjenerim i "subjekteve" shqiptare solli përçarje dhe ndasi të mëdha jo vetëm në radhën e bashkëvendasve por edhe në mes të shokve të idealit, që as UDB-ja jugosllave nuk kishte pasur sukses t’i përçante sa ishin nëpër burgjet jugosllave. Si rrjedhojë e kësaj lufte të pakompromis në mes "subjekteve" shqiptare dhe klaneve të tyre, diaspora shqiptare u nda dhe u përça në baza partiake, regjionale dhe klanore. Kjo situatë ndikoi që shumë veprimtarë, intelektualë dhe atdhetarë të largohen nga të ashtuquajturat "subjekte" shqiptare pasi e kuptuan se mundi dhe puna e tyre nuk po e ndihmonte çështen kombëtare, por interesat partiake, klanore dhe personale të karrieristëve të sëmurë për pushtet. Me largimin e veprimtarëve të dalluar, veçmas nga LDK-ja dhe LPK-ja, nga radhët e këtyre partive u larguan edhe shumë anëtarë të tyre. Për fatin tonë të keq, në vitin që shkoi, kur pritej vdekja e qetë e këtyre dy partive dhe partive tjera jashtë atdheut, Shqiprinë e përlau dhuna bolshevike. Social-komunistat e kallën Shqipërinë dhe e zhdukën shtetin shqiptar. Ardhja në pushtet e klikës tradhtare të Fatos Nanos, bëri që marksistë-leninistët e Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare, veçmas në Evropën Perendimore, ta rrisin aktivitetin e tyre. Në radhët e LPK-së përsëri kthehen enveristët e luhatshëm, të cilët më parë ishin larguar. Në këtë organizatë-parti hynë edhe atdhetarë të dëshmuar më herët, por që nuk ishin zhbllokuar nga dogmat marksiste-leniniste. Fatkeqësisht ata ende nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë dëme na solli ajo ideologji e djallit të mallkuar, që Popoviqët dhe Mugoshët e mbollën në trojet tona. Ata edhe sot nuk po e kuptojnë se të përkrahet moralisht dhe materialisht kallja e Shqipërisë dhe zhdukja e shtetit shqiptar, të përkrahet banda tradhtare e Nanos, të cilën e prunë në pushtet armiqtë tanë shekullorë dhe aleatët e tyre, është tradhti kombëtare, e jo veprimtari kombëtare, siç mundohet ta tregojnë klani pararoj i LPK-së. Në anën tjetër, veprimtarët e paktë që gjendeshin në LDK-në, në vend se të largoheshin nga ajo parti për t’u bashkangjitur me veprimtarë tjerë, që më herët e kishin kuptuar se në vend të organizimit partiak dhe regjional të diasporës shqiptare duhej bërë organizimin e mirëfilltë kombëtarë, e dyfishuan aktivitetin e tyre për ta ringjallur këtë parti, duke shpresuar në ëndrra të kota se me marrjen e "kalasë nga brenda" do të bënin një punë me rëndësi kombëtare, duke harruar faktin se ajo strategji u tregua e pasuksesshme, edhe kur u provua më heret nga LPK-ja. Vlenë të veçohet aktiviteti i pararojës komuniste të LPK-së, e cila me zhurmën e saj të madhe, kinse të përkrahjes morale dhe materiale UÇK-së, po mundohet ta përmirësojë imazhin e saj të rrëzuar për toke për përkrahjen e pa rezervë të kriminelëve në Tiranë dhe veprimtarinë e tyre të mëhershme. Ata po i sjellin dëme të mëdha UÇK-së, duke rrahur gjoks se ajo është krahu ushtarak i saj. Fatëmirësishtë UÇK-ja me komunikatën e saj të 02.01.të këtij viti hoqi çdo dilemë se ajo është e varur nga LPK-ja apo nga " subjektet " tjera shqiptare, duke ua tërhequr vërejtjen e fundit të gjithë atyre që po çojnë pluhur dhe po bëjnë zhurmë duke rrahur gjoks se ata janë të autorizuar të flasin në emër të saj.  Këto rrethana po ndikojnë që diaspora shqiptare të dergjet në moçalin e partiakëve të sertë, duke mos mundur ta kryejë detyrën që i takon asaj. Ndërkaq veprimtarë të shumtë kanë mbetur si kurrilat në mjegull kur e humbin udhën dhe nuk dinë kah t’ia mbajnë. Ata e mallkojnë këtë organizim të prapshtë, që po çon ujë në mulli të shkaut, por janë të pafuqishëm ta ndërrojnë këtë situatë dëshpëruese dhe tejet të mjerë. Çka të thuhet për mosveprimin e tyre: kanë frikë nga partiakët e sertë apo ndoshta presin mëshirën e tyre për të urdhëruar shuajen e degëve, pipave dhe rrembave të partive të tyre?! Një gjë e tillë nuk duhet pritur nga ata, sepse organazimi i diasporës shqiptare në baza kombëtare, do të ishte kundër interesave të tyre të ngushta partiake dhe klanore.

UÇK-ja BËRI QË BOTA TA MARRË MË SERIOZISHT ÇËSHTJEN E KOSOVËS  Viti që shkoi i solli kombit tonë tragjedinë më të rëndë, pas kasaphanës së Ambasadorëve në Londër, që na i copëtuan trojet tona pa mëshirë. Viti i anomalive dhe tronditjeve të mëdha shqiptare, për habinë e shumë analistëve, i solli Kosovës prishjen e status-quosë e cila ishte vdekjeprurëse për çështjen tonë kombëtare. Lindën dhe u forcuan: 1. Lëvizja studentore për rimarrjen e objekteve shkollore, dhe 2.Dalja në skenë e UÇK-së, forcës më të organizuar dhe më serioze për ta vazhduar traditën e rezistencës sonë shekullore për çlirim dhe bashkim kombëtar. UÇK-ja, si forcë e pavarur nga partitë politike, i tregoi Serbisë dhe qendrave të vendosjes ndërkombëtare se populli ynë do t’i përdorë të gjitha mjetet, pra edhe ato luftarake, po qe se ato nuk heqin dorë nga qëllimet e tyre djallëzore që Kosova dhe Viset tjera shqiptare të mbeten nën sundimin sebo-sllav. Po ashtu UÇK-ja bëri që faktori i jashtëm ndërkombëtar ta marrë seriozisht çështjen e Kosovës, ndërsa popullit tonë i çeli rreze shprese se liria po afrohet, ndërsa te okupatori gjakatar krijoi huti dhe frikë. Është për t’u habitur që kryepartiakët e sertë të partive shqiptare ende po punojnë në mënyrën e deritashme shatëvjeçare "dikush thumbit,dikush patkonit" dhe ende nuk janë vetëdijësuar për fajet e tyre të mëdha, që Lëvizjen tonë kombëtare e sollën në këtë gjendje të mjerë. Përçarjet ndërpartiake, aferat e ndryshme dhe luftërat klanore e kanë degjeneruar dhe e kanë plagosur për vdekje Lëvizjen tonë kombëtare. Fatmirësisht lindja e forcave të reja në Kosovë, patjetër do t’i hudhë jashtë përdorimit mekanizmin hipnotizues-vetëmashrues dhe monopolin e Parisë "sokoleshë" dhe kryepartiakëve falltorë. Kjo thyerje do të sjellë ngrirjen cilësore të rezisences gjithëpopullore dhe daljes në skenë të prijësve popullorë, që do ta çojnë në vend amanetin e heronjve dhe dëshmorëve tanë.  Me prishjen e status-quosë në Kosovë ka qenë e natyrshme të prishej ajo edhe në diasporë, çka do të sillte formimin e Bashkësisë shqiptare dhe armën e fuqishme prej gjysmë milioni njerëzish ta bënte kapital të fuqishëm për çështjen tonë kombëtare. Një pjesë e veprimtarëve dhe intelektualëve po bëjnë sehir, duke qenë indifirentë ndaj çështjes kombëtare, një pjesë tjetër duke hyrë në radhën e "subjekteve" politike shqiptare po u japin kredibilitet forcave të sëmura për pushtet, stalinistëve dhe spiunëve të llojllojshëm, për ta luajtur lojën e armiqve tanë shekullorë, për ta bërë diasporën tonë të vdekur përsa u përket interesave të vërteta kombëtare.  Në rrethanat në të cilat gjendet kombi ynë dhe kriza e thellë që e ka kapluar në të gjitha aspeke e jetës nuk i japin të drejtë askuj të veprojë me papërgjegjësi. Çdonjëri që është i gatshëm që me dijeni dhe aftësitë e tij të kontribuojë për ta ndërruar këtë gjendje të mjerë, jo vetëm me këshilla por edhe me punë konkrete, duhet t’i njohë mirë shkaqet që na prunë në këtë gjendje të vështirë, në këtë kaos idesh dhe veprimesh, duke bërë përpjekje që pasojat t’i luftojë dhe t’i asgjësojë me mundësitë që ka, pa u kursyer dhe pa u frikësuar nga faktorët që i krijuan ato.  Sot kur kombit tonë po i kanosej ekzistenca e tij nga armiqtë tanë shekullorë, kur Shteti ynë amë u shkatërrua dhe tani ëshë në duar të spiunëve greko-sllavë, çdonjëri që ka logjikë dhe vetëdije të shëndoshë kombëtare, duhet të mendojë seriozisht duke e rivlerësuar punën e tij të deritashme, se çka bëri për çështjen tonë kombtare? Puna e tij e ndihmoi apo e pengoi organizimin tonë në baza të shëndosha kombëtare?! I ndihmoi apo i pengoi partiakët e shtirë e të sertë në përçarjet, grindjet dhe mosmarrveshjet që i krijuan ata gjatë këtyre shtatë vjetëve të fundit? Është njerëzore që njeriu të gabojë, por, po ashu ëshë shumë njerëzore edhe të pendohet kur të gabojë, dhe të bëjë përpjekje që gabimet t’i përmirësojë. A nuk ishte gabim trashanik dhe me pasoja të rënda, organizimi i diasporës tonë në baza partiake dhe regjionale?! Më në fund a nuk u tregua se ai organizim yni ishe i prapshtë, i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për çështjen tonë kombëtare.?! BASHKËSIA SHQIPTARE DO T'I SHËRONTE TË GJITHA PLAGËT TONA  Ëshë e ditur se diaspora shqiptare ka luajtur rol me rëndësi në të gjitha Lëvizjet politike dhe kulurore të popullit tonë. A thua vallë, kjo gjeneratë e diaspores shqiptare, e cila numerikisht përbën një të katërtën e popullsisë së Kosovës, dhe përbënë një forcë kolosale, po të jetë e organizuar në baza të shëndosha kombëtare nuk do ta kryente deyrën që i takon, për t’u bërë një shtytës i fortë dhe fakor i fuqishëm për realizimin e synimet tona kombëare?! Mosriorganizimi i diaspores shqiptare në baza kombëtare deri në vitin që shkoi nuk u bë për shkaqet e ditura të politikës së Parisë tonë të madhe dhe partive tjera "prit gomar sa të del bar". Por, me prishjen e staus-quosë në Kosovë patjetër duhej të bëhej prishja e saj edhe në diasporë. Këtë ndryshim cilësor të organiziomit të diasporës sonë nuk do të na bëjnë të huajt, pra as jahuditë e as grekët etj, por as partiakët karrieristë të sëmurë për pozia e pushtet dhe as spiunët e armiqve tanë. Atë duhet ta kryejnë në radhë të parë atdhetarët, veprimarët, intelektualët dhe të gjitha ato shtresa të popullsisë shqiptare, që e kanë kuptuar se organizimi në baza pariake dhe regjionale duhet sa më parë të vdesë. Kjo do të arrihet po qe se atdhetarët, veprimtarët dhe inelektualët dalin sa më parë nga burgjet pariake ku vullnetarisht janë mbyllur, duke i lënë nëpër parti vetëm partiakët e shirë e të sertë dhe karrieristët e sëmurë për pushtet dhe pozita. Dalja e tyre nga burgjet partiake do të krijonte kushte që veprimtarët, atdhetarët dhe intelektualët e diasporës shqiptare të organizohen për ta bashkuar diasporën tonë në baza të shëndosha kombëtare, duke e bërë Bashkësinë Shqiptare, të vetmen Qendër politike dhe organizative, për të gjithë shqiptarët jashtë atdheut.  Përçarjet e deritashme të krijuara nga partiakët e shtirë, karrieristët dhe spiunët e ndryshëm, do t’i tejkalojmë. Nuk do ta njohim copëtimin e tokave tona nga Kasapët e Kasaphanës së Londrës, as copëtimin e Viseve tona nga Kasapët sllavë, që partiakët e shtirë dhe karrieristët e sëmurë për pushtet i njohën dhe në ato baza na ndanë e na përçanë. Bashkësia Shqiptare do t’i tejkalonte këto përçarje dhe do të luante rolin që i takon, për hir të çështjes sonë kombëtare, për hirë të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare, për hir të Nënës Shqipëri, për hir të shumë gjeneratave që me mund dhe gjak të derdhur rrëkè na i ruajtën trojet tona, për hir të heronjve dhe dëshmorëve tanë, për hir të pasardhësve tanë, që mos t’i lëmë pa liri, pa atdhe, pa ardhmëri, pa krenari kombëtare, të shpërndarë nëpër rrugët dhe metropolet e botës.  Do t’i harrojmë të gjitha mosmarrëveshjet, ngatërresat dhe përçarjet që krijuan në mes nesh partiakët e sertë, karrieristët e sëmurë për pushtet dhe spiunët e ndryshëm, për të cilët karriera dhe interesi personal vjen mbi interesa kombëtare. Bashkësia Shqiptare me sukseset që do të arrinte ajo do t`i shëronte të gjitha plagët tona. Ajo do të bëhet faktori më i rëndësishëm për ta shëruar Lëvizje tonë kombëtare nga helmet e partiakëve falltorë dhe klaneve të tyre për dominim, manipulim dhe mashtrim. Ajo do të rilindte energjitë e shterura shqiptare. Ajo do ta rikthente krenarinë tonë kombëtare të fjetur. Ajo do të bënte mrekullira, po qe se formohet me përkushtimin më serioz të forcave të shëndosha kombëtare, të atdhetarëve të dëshmuar, intelektualëve dhe veprimtarëve, që interesin kombëtar kurdoherë e kanë mbi atë partiak, personal dhe lokalo-regjional. Bashkësia Shqiptare do të ishte qendra e vetme e disporës shqiptare që do të kujdesej për çdo bashkëkombas të sajin. Çdonjëri do t’i kryente detyrat që di dhe mund t`i kryejë më së miri.  Gjendja në të cilën gjendet sot kombi ynë, nuk na lejon të pajtohemi me këtë organizim të prapshtë që na e krijuan partiakët e sertë, duke na përçarë e duke na bërë pikë e pesë. Prandaj, është detyrë parësore dhe domosdoshmëri për atdhetarë, veprimtarë dhe intelektualët e shumtë, që sot gjenden jashtë atdheut, t`i bashkojnë radhët, mendimet, përpjekjet dhe veprimet për formimin sa më parë të Bashkësisë Shqiptare në të gjitha vendet ku gjendën shqiptarët jashtë atdheut.Vetëm Bashkësia Shqiptare do të jetë në gjendje të bëjë bashkimin e shqiptarëve jashtë atdheut (diasporën tonë) në baza të shëndosha kombëtare, në ç’mënyrë edhe do të luante rolin e saj që i takon, bashkimin e të gjitha forcave tona intelektuale, njerëzore dhe materiale, për t’u bërë një krah i fortë i çëshjes sonë kombëtare, për arritjen e aspiratave shekullore të popullit tonë, për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Shkruar më 24.01.1998. Botuar:"Euro zëri" më 17.04.1998.