OFICERËT TANË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

 

 Rezistenca jonë kombëtare ishte faktor vendimar për ruajtjen e qenies sonë kombëtare ndër shekuj. Ajo bëhej në forma dhe përmbajtje që lejonin kushtet e brendshme dhe ato të jashtme, por ajo kurrë nuk u shua deri në ditët e sotit. Me fitorën e klanit të Titos mbi atë të Rankoviqit më 1966, rrethanat e brendshme ndryshuan shumë në Jugosllavi, e veçmas në Kosovë. Kosova frymonte më lehtë pas ndryshimeve kushtetutare që pasuan pas Plenumit të Brioneve. Intelektualët atdhetarë, kudo që kishin pozita udhëheqëse në organet e pushtetit në Kosovë, bënë ç’ishte e mundur për të shfrytëzuar këto ndryshime për të mirë të çështjes sonë kombëtare, në mënyrë legale, gjysmë legale dhe legale për përparimin dhe emancipimin e popullit tonë në të gjitha fushat dhe lamitë e jetës.  Një detyrë me rëndësi që shtrohej për t’u kryer nga atdhetarë dhe intelektualë ishte propagandimi dhe plotësimi i parakushteve për regjistrimin e djelmoshave shqiptarë nëpër akademitë ushtarake të Jugosllavisë, me qëllim që Kosova ta përgatisë dhe aftësoi kuadrin e saj ushtarak, që- në momentin e duhur- t`i dalin zot atdheut në udhëheqjen e luftës çlirimtare, për t`i këputur prangat e robërisë dhe për ta fituar lirinë.  Në këto kushte dhe rrethana të përshtatshme që u krijuan, shumë familje anembanë Kosovës i dërguan fëmijët e tyre nëpër akademitë usharake të Jugosllavisë. Të rinjtë shqiptarë u detyruan të përballojnë shumë vështirësi të natyrës objekive dhe subjektive për t`i vazhduar studimet, për ta kryer deyrën që ua kishte shtruar familja dhe ata vetvetes. Vetëm ata djelmosha që e patën një vullnet dhe dëshirë të fortë, një edukatë atdhedashurie nga familja, një karakter të pathyeshëm i kryen studimet; u punësuan për t`i përsosur aftësitë e tyre teorike dhe praktike të straegjisë dhe takikës së luftës.  Këta djelmosha tanë, që i fituan gradat ushtarake pas mundit dhe sakrificave të mëdha, nga një shresë njerëzish trajtoheshin në dy mënyra: 1. Për një shresë njerëzish që sistemin e të menduarit dhe të gjykuarit e kishin të mangët dhe me defekte patologjike, dhe që nuk shihnin më larg se hundën e vet, këta djelmosha ishin oficerë jugosllavë, që do t`i mbrojnë interesat jugosllave, e jo ineresat e kombi tonë. Për ta oficerët tanë do të jenë njerëz të dështuar në jetë dhe në familje, do të jenë larg familjeve, por edhe do të jenë të detyruar të martohen me shkina etj. 2. Për njerëz që sistemin e të menduarit dhe të gjykuarit e kishin të shëndoshë, dhe shihnin edhe pas kodrës, këta oficerë ishin kuadri ynë ushtarak me rëndësi të madhe kombëtare, që duhet përkrahur, forcuar dhe ruajtur, sepse këta në momenin e duhur do të jenë prijësit tanë usharakë, që me dijen dhe përvojën e fituar në ushtrinë jugosllave, do të dinë qysh është më së miri t`i përballojnë sulmet e saja, dhe popullin tonë ta udhëheqin drejt fitores përfundimtare.  Sa vështirë e patën oficerët tanë ta ushtrojnë profesionin e ushtarakut në armatën e huaj, në armatën e okupatorit tonë; jashtë Kosovës, larg familjes dhe të afërmve të tyre. Vetëm ideali i lartë që një ditë do të ketë nevojë ajo Gjysmë Shqipërie e robëruar dhe e copëtuar nga kasapët serbo-sllavë, për dijen dhe aftësitë e tyre ushtarake, bëri që të mos u ligështohej zemra, dhe të mos u dobësohej arësyeja. Ata ishin të vëzhguar dhe të përcjellë nga sigurimi i armatës jugosllave, që ishte në duart e serbëve dhe serbofilëve. Edhe gjesti më i vogël i oficerëve shqiptarë, që tregonte se ata nuk janë "projugosllavë", jo vetëm që do t`i largonte nga ushtrimi i profesionit të usharakut, që do të bijnë huq ëndrrat e pastërta rinore për t`i dalë zot tokës së Arbërit, por edhe do të trajtohen si nacionalistë, dhe do të gjykohen me burgje të gjata. Oficerët tanë çdo ditë ishin në provim. Çdo ditë ishin të rrezikuar, që tërë mundi t’u shkonte huq me një gjest të vogël të përkrahjes së ushtarit shqiptar, kur cenohej personalitei i tij nga kolegët e tyre serbë. Ata duhej çdo ditë të jenë artistë të mirë, të luajnë rolet e "jugosllavizmit" në mënyrë të përsosur. Ata në radhë të parë me martesa duhet të tregohen "projugosllavë" po qe se dëshirojnë t’u çelen dyert e studimeve të larta ushtarake, për t’i njohur fshehtësitë e artit ushtarak në përgjithësi, dhe atij jugosllav në veçanti.  Sa vuajtje dhe plagë shpirtërore është dashtë të përballojnë oficerët tanë, të shkaktuara nga shovenistë serbë dhe nga shpifësit dhe kokëkrisurit shqiptarë. Sa plagë të pashëruara kanë ende oficerët tanë të shkaktuara nga bashkëkombasit e tyre, duke i shpifur e njollosur në mënyra të ndryshme edhe sot e kësaj dite, edhepse dihet përkushtimi i tyre për çështjen tonë kombëtare.  Shkatërrimi i Jugosllavisë filloi kur Armata e Jugosllavisë e sulmoi Republikën e Sllovenisë. Politikanët dhe kuadri ushtarak i Sllovenisë ishin të vendosur për ta mbrojur atdheun dhe popullin e tyre me të gjitha mjetet që kishin. Ata nuk njolloseshin për pozita që kanë pasur apo për martesa të përziera me pjesëtarë të kombeve tjera. Ishin të gjithë tok dhe pavarësinë e fituan lehtë dhe shpejt. E njëjta gjë ndodhi edhe me Kroacinë dhe kroatët. Edhe boshnjakët ndoqën të njëjtën rrugë. Ata edhe ministrin e Jashtëm e sollën nga SHBA. Ishte i lindur në vend të huaj, por asgjë se pengoi atë, pse nuk ishe i lindur në Bosnje për të punuar me përkushtim për vendin e prindërve të tij, dhe as bashkombasit e tij nuk i pengoi se ai vinte nga Amerika, me pikëpamje e bindje që nuk përputheshin në tërësi me ato të bashkëkombasve të tij.  Po tek ne shqiparët e Kosovës nuk u vazhdua ajo rruga normale dhe e natyrshme që duhej vazhduar! Si të vazhdohet kur dihet se politikanët tanë ishin vendosur në poste udhëheqëse nga Beogradi. Çfarë anomalie e shëmtuar! Përpos politikanëve kukulla që e përkrahën ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, ato ndryshime i përkrahën edhe mësimëdhënës fakultetesh me tituj "shkencorë"- Dr. e tituj tjerë-, të cilët lehnin për qefin e çetnikëve të Beogradit, për ta bindur popullin dhe "përfaqësuesit"e tij në Parlamentin e Kosovës që të votonin për ndryshimet kushtetutare që i kërkonte Serbia, sepse- siç thonin ata- " Kosova asgjë nuk humb". Çka duhet të bënin oficirët tanë, që ishin të shpërndarë në të gjitha pjesët e Jugosllavisë, në këto kushe kur kreu politik i Kosovës tradhtoi. Lëvizja jonë kombëtare edhepse arriti ca suksese në dy vitet e para të viteve 90-ta, ato mbetën të pakryera dhe kështu Republika e Kosovës mbeti pa parlament, pa ushtri dhe institucione të domosdoshme për ta jetësuar pavarësinë dhe lirinë e sajë. Në këto kushte edhe kuadri ynë ushtarak u detyrua t`i marrë rrugët e botës për shkaqe ekonomike dhe politike. Një pjesë e tyre u zu nëpër fronet e luftërave serbo-kroate dhe serbo-boshnjake, ku ata treguan zotësi të jashtëzakonshme në taktikën dhe strategjinë e luftës.  Pasi që UÇK-ja dhe Lëvizja sudentore për rimarrjen e objekteve mësimore e ndërruan status-quonë në Kosovë, edhe kuadri ushtarak filloi të organizohet në diasporën shqiptare, duke shprehur gatishmerinë, në mënyrë publike, se janë të gatshëm në çdo moment të vihen në shërbim të Luftës Çlirimtare të Kosovës, në mënyrë institucionale, me urdhërin e Qeverisë së Kosovës. Kërkesa dhe dëshira e tyre u muar në konsiderim nga Qeveria, dhe ajo e formoi Ministrinë e Mbrojtjes. Shumë oficerë tanë sot gjenden në Frontin e luftës çlirimtare. Një pjesë tjetër po bëjnë përgatitjet e duhura t’u bashkangjitën shokëve të tyre. Aftësitë dhe përvojat e tyre luftarake, dita ditës po japin rezultate më të mëdha. UÇK-ja sot me sukseset e saj u bë faktorë parësor për realizimin e aspiratave shekullore të popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar.  Lufta gjashtëmujore e UÇK-së, kalitja luftarake e ushtarëve të saj nëpër beteja të shumta nxori në dritë shumë ushtarakë të zotë, të cilët me aftësitë e tyre komanduese ushtarake treguan se mund të komandojnë njësitë e UÇK-së nëpër frontet më të vështira të luftës çlirimtare. Prandaj një ushtri siç është kjo e jona, me një kuadër profesional që është shkolluar nëpër akademitë ushtarake jugosllave, dhe me një përvojë të fituar nëpër frontet e luftës kroato-serbe e boshnjako-serbo-kroate, si dhe një kuadër ushtarak që u krijua gjatë luftës gjashtëmujore, pa një shkollim adekuat, por me një përvojë të fituar në frontet e luftës shqiptaro-serbe në Drenicë, Dukagjin dhe Llap, mishërojnë dhe bashkojnë dijen, gatishmërinë për sakrificë dhe atdhedashurinë për tu bërë një ushtri e fortë, e cila do të përballojë të gjitha vështirësitë dhe pengesat që do të dalin në rrugën e saj të shenjtë për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar.   Republika Kosovovës sot është në luftë, prandaj askush nuk ka të drejtë të sillet me papërgjegjësi. Veçmas përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare ka klasa politike shqiptare, e cila duhet të ndërgjegjësohet që interesat partiake dhe personale të flaken si një leckë pa vlerë, për derisa populli ynë nuk i realizon aspiratat e tija shekullore për çlirim dhe bashkim kombëtar. Edhe mjetet e informimit publik kanë përgjegjësi të madhe, të mos u  mundësohet individëve pa përgjegjësi të bëjnë shpifje për ta njollosur kuadrin tonë usharak, apo për ta përçarë atë në baza të ndryshme. Në një kohë kur kuadri ynë ushtarak me vepra tregoi se është forca jonë më e shëndoshë kombëtare, e papërçarë në baza partiake, regjionale apo klanore. Askush nuk ka të drejtë të njollosë oficerët tanë, të shpifë për këta atdhetarë trima, për udhëheqësit tanë ushtarakë.  Çlirimi i Kosovës dhe i Viseve tjera shqiptare është detyrë parsore e Lëvizjes sonë kombëtare, prandej çdonjëri që vepron kundër këtyre qëllimeve të larta kombëtare, me vetëdije apo pa vetëdije, me qëllim apo pa qëllim, do të vijë koha për të dhënë llogari dhe për t’u përgjegjur për dëmet që i kanë sjellë çështjes sonë kombëtare.  Çdonjëri duhet t`i kryejë detyrat që i takojnë dhe askush nuk ka të drejtë ta pengojë tjetrin në kryerjen e detyrave për të cilat është përcaktuar apo është autorizuar nga organi kompetent t`i kryejë.

Botuar:"Java Shqiptare", më 19.07.1998. dhe në"Revistë Ushtarake" Nr.1.shtator 1998