DY ATENTATE ME PASOJA TË RËNDA PËR LËVIZJEN TONË KOMBËTARE

 

 Shqiptarët në ndeja dhe biseda, në takime të rastit apo në takime të organizuara shtrojnë pyetje: Pse vallë jemi në këtë gjendje të mjerë organizimi? Pse ende nuk kemi udhëheqje të aftë për t`i zgjedhur çështjet madhore kombëtare? Pse udhëheqjet aktuale shqiptare bën dhe po bëjnë përçarje ndërshqiptare dhe ndërnjerëzore si pasojë e luftës për interesa të ngushta personale, klanore dhe grupore?! Si u bë që një popull i lashtë e fisnik me tradita të vjetra të atdhedashurisë, solidaritetit, besës dhe trimërisë të katandiset në këtë gjendje vetëshkatërruese, kur dihet se nuk i ndali kurrë përpjekjet për realizimin e aspiratave shekullore, çlirimin dhe bashkimin e tij kombëtar?! Pse të mos e kemi edhe ne shqiptarët Shqipërinë tonë etnike, një Shtet të fortë demokratik, që do t`i mbronte interesat e popullit shqiptar duke mos lejuar të mbetej nën këmbën serbo-sllavo-greke asnjë pllëmbë e territorit të tij etnik?! Pse të mos jemi edhe ne shqiptarët faktor i rëndësishëm i stabilitetit, paqës dhe i vendosjes në Ballkan? Pse të mos e kemi edhe ne vendin e merituar në qendrat e vendosjes ndërkombëtare?! Pse qytetarët e Shqipërisë të mos kenë mirëqenie, paqë, zhvillim dhe perspektivë për t`i kultivuar traditat, zakonet dhe vyrtytet kombëtare?!  Pothuajse çdonjëri që di të mendojë me logjikë dhe që i njeh rrethanat e zhvillimit të Historisë sonë kombëtare, do t’iu përgjigjet pyetjeve të shtruara, se ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar dhe po ndikojnë për të qenë shqiptarët në këtë gjendje dhe situatë tragjiko-komike, padyshim është se armiqët tanë në gjithë hapësirën tonë etnike e kanë krijuar kolonën e tyre të pestë, e cila nëpërmjet njerëzëve të saj dhe karrierristëve e partiakëve të shtirë krijuan kaos, përçarje dhe mosmarrëveshje në strukturat udhëheqëse të shoqërisë shqiptare, duke i kryer shërbime të mëdha grekut dhe shkaut. Pothuajse në të gjitha periudhat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, armiqtë tanë shekullor për t`i arritur qëllimet e tyre, për ta paaftësuar Lëvizjen tonë kombëtare në realizimin e objektivave të saj madhore, na i vranë prijësit tanë vizionarë, trima dhe atdhetarë. Na i vranë ata që mishëronin vyrtytet e prijësve popullorë; që dinin se çka është parësore, dytësore dhe e parëndësishme fare. Na i vranë ata që dinin si t`i bashkonin shqiptarët dhe që dinin si t`i dëmtonin armiqtë tanë tinzarë, që dinin kah të orientohen për të gjetur miq dhe aleatë të sinqertë të kombin tonë. E vranë në vazhdimësi shkijet dhe grekët lulen e burrërisë shqiptare! Na i vranë burrat e mëdhenj të kombit dhe veprimtarë të dalluar në burgje e në prita, me dru, plumb e helme dhe me atentate.  Po, kolona e pestë i vrau edhe shumicën e udhëheqësve shqiptarë me mjete të stërholluara, duke i bërë të vdekur për së gjalli, pasi që i futi në luftë për interesa të ngushta personale, klanore dhe grupore, në vend se të luftonin për çështje madhore kombëtare.  Të gjitha vrasjet politike që u kryen ndaj udhëheqësëve shqiptarë, u bënë me dorën tradhtare të shqipfolësve, por me porosinë e grekut apo të shkaut, pa marrë parasysh se a i bënë krimet  me helme apo me plumb, nëpër prita apo nepër burgje, që nga Papo Kristo Negovani, Haxhi Zeka, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Xhon Sereçi, Marije Shllaku, Ajet Gërguri, Shaban Shala, Fazli Grajqefci, Regjep Elmazi, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Zija Shemsiu, Metush Krasniqi, Nuhi Berisha, Rexhep Malaj, Enver Hadri, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Besnik Restelica, Ilir Konushefci, Luan Haradinaj, Azem Hajdari, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Fehmi Agani e të tjerë.  Vrasja e çdonjërit prej tyre pati pasoja për Lëvizjen tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar, por dy atentate që i bëri shkau, të parin më 17 janar të 1982 në afërsi të Shtutgardit dhe të dytin më 31 janar të 1997 në afërsi të Vushtrrisë, Lëvizja jonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar mbeti pa dy vizionarë, mbeti pa dy burra të mëdhenj të kombit tonë, Jusuf Gërvallën i cili i vuri themelet e një organizimi të shëndoshë kombëtar, dhe Zahir Pajazitin i cili sëbashku me Adem e Hamzë Jasharin, Salih Çekun dhe me bashkëveprimtarë i vunë themelet e Ushtrisë së Kosovës, që ishte qëllimi parësor i të gjitha organizatave ilegale të krijuara në Kosovë, që nga Organizata e NDSH-së, e deri te LKÇK-ja.

Jusuf Gërvalla u përpoq për bashkimin e faktorëve politikë shqiptarë

 Lëvizja jonë kombëtare parashikonte se me vdekjen e Titos, Jugosllavia do të shkatërrohej si pasojë e luftës pa kompromis në mes shovenizmit serb dhe nacionalizmit kroato-slloven dhe luftës së drejtë të shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar. Për të mos e gjetur të pa përgatitur popullin tonë momenti i duhur, kur duhet të bëhet" dasma", u krijuan disa organizata ilegale në Kosovë: "Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" (LNÇKVSHJ) e udhëhequr nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla e tjerë, ishte një Organizatë që për ideologji kishte për bazë nacionalizmin shqiptar, ndërsa" Partia Komuniste Marksiste Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi", (PKMLSHJ) e udhëhequr nga Avdullah Prapashtica, Osman Osmani etj. dhe " Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës" (OMLK) e udhëhequr nga Hydajet Hyseni, Kadri Zeka etj. udhëhiqeshin nga ideologjia e proletariatit ruso-orthodoks (marksizëm- leninizmi), që kishin dallime të mëdha në çështje oranizative dhe çështje tjera me LNÇKVSHJ.  Siç dihet para dhe pas demonstratave të ``81-it në Evropën Perëndimore kishin ikur për t`iu shpëtuar ndjekjeve dhe arrestimeve udhëheqës dhe veprimtarë të organizatave ilegale. Në këto rethana ishte aktuale bashkimi i të gjitha organizatave ilegale në një Front të përbashkët veprimi dhe organizimi. Në fillim bisedimet për atë qëllim i nisën në Kosovë Metush Krasniqi dhe Hydajet Hyseni. Ata pasi nuk arritën bashkimin e organizatave të tyre, për shkak të rrethanave objektive, vendosën që ato të vazhdohen jashtë atdheut në Evropën Perëndimore. LNÇKVSHJ mbronte qëndrimin se të gjitha organizatat ilegale duhet të arrijnë bashkimin duke u shkrirë në një organizatë të përbashktë, që do të udhëheqej nga një udhëheqje e vetme e dalë nga përfaqësuesit e organizatave që do të bashkoheshin, me një Program, me një Statut dhe Organ të vetëm. Dy organizatat tjera, OMLK dhe PKMLSHJ, mbronin qëndrimin se të gjitha organizatat dhe grupet ekzistuese duhet të shkriheshin në një " Front për Republikën e Kosovës", përpos organizatave të tyre, të cilat do të mbesin organizata pararojë (për të udhëhequr dhe për të sunduar) me program, statut dhe organ të vetin, që kanë për detyrë për ta udhëhequr " Frontin..."  Edhepse Jusuf Gërvalla bëri çmos për të ardhur deri te bashkimi i organizatave, duke e ndërprerë edhe botimin e organit të Organizatës së tij "Lajmëtari i Lirisë", për të treguar me fakte se duhet ndërtuar diçka më të madhe dhe më të fortë bashkarisht, përkundrazi, prijësit e OLMK-së donin t`i forconin radhët e organizatës së tyre, pasi që filluan përgatitjet për botimin e organit të tyre "Liria ". Jusuf Gërvalla nuk u kursye dhe punoi me përkushtim për ta përgatitur për shtyp organin e tyre "Liria", duke shpresuar se, me të mirë, do t’ua ndërronte mendjen. Po ashtu Jusuf Gërvalla e pat ndihmuar edhe Ibrahim Kelmendin për ta nxjerrë fletushkën "Bashkimi"- organin e "Frontit të Kuq Popullor"-, që ai e kishte formuar, i ndikuar nga e njëjta qendër që i pat krijuar "Brigadat e Kuqe" në Gjermani dhe Itali. Por, kur Jusuf Gërvalla u muar me botimin e Zërit të Kosovës, dhe nuk kishte kohë e as që donte të merrej me "Frontin e Kuq" e as me "brigada të kuqe" që i kishte formuar shërbimi i fshehtë i BRSS. Ibrahim Kelmendi filloi të bënte shpifje kundër tij, duke e shpallur "spiun të Beogradit" dhe "tradhtar", siç e kanë zakon t`i shpallin komunistët kundërshtarët e tyre politikë, por edhe shokët më të ngushtë, për t`i likuiduar pastaj, siç qe rasti me Mehmet Shehun e raste të shumta në praktikën komunisto-staliniste.  Pas vrasje së Jusuf Gervallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Avdullah Prapashtica ndërroi qëndrimin që e kishte më parë përkitazi me bashkimin e organizatave, dhe u pajtua plotësisht me qëndrimin e LNÇKVSHJ. Dhe kështu, më 17 shkurt të vitit 1982, në takimin që mbahet në Stamboll në mes përfaqësuesve të këtyre dy organizatave, nënshkruhet Vendimi për bashkimin e këtyre Organizatave në një Organizatë të vetme që do të quhej:"Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi- LRSHJ". Vendimin e nënshkruan Sabri Novosella dhe Xhafer Durmishi për LNÇKVSHJ-në, ndërsa Avdullah Prapashtica, Faton Topalli dhe Osman Osmani për PKMLSHJ-në. Ndërsa më 15 maj të 1992 u mbajt një takim në mes Xhafer Shatrit si përfaqësues i OMLK-së dhe Xhafer Durmishit e Osman Osmanit si përfaqësues të LRSHJ-së, ku u muar vendimi që OLMK-ja t`i bashkohet LRSHJ-së. Ky " bashkim " nuk pati jetë të gjatë dhe pas disa muajsh lindën probleme "të pakapërcyeshme " pasi që kishte qenë bashkim i rrejshëm, bashkim sa për sy e faqe, vetëm sa për t`i përballuar presionit të mërgimtarëve që e kërkonin bashkimin e organizatave pas atentatit që u bë afër Shtutgardit më 17 janar 1982.  U bën pikë e pesë dhe u hasmuan mes tyre veprimtarët e dikurshëm të rrezistences tonë dhe sa mund t`i bashkosh pleshtat, aq mund t`i bashkosh bajraktarët dhe karrjeristët e Organizatave ilegale.  U krijuan dy-tri lëvizje, një komitet, Organizata e Gruas, Organizata e Punëtorëve, etj. Botoheshin në të njëjtën kohë dy fletushka me emrin "Zëri i Kosovës". Botohej edhe "Pararoja", "Punëtori", etj. Përçarjet e bajraktarëve të organizatave ilegale në diasporë, sollën përçarjen edhe në Kosovë.

 Përçarjet e bajraktarëve të organizatave ilegale në diasporë sollën përçarjen edhe në Kosovë. Me këtë rastë nuk do t`i ve në dukje të gjitha dëshmitë për të parë se në çfarë moçalesh dhe ujërash të zeza e futën Lëvizjen tonë kombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar udhëheqjet e oranizatave ilegale.  Të mbrosh markësizëm-leninizmi dhe internacionalizmi proletarë në zemër të Evropës kapitaliste, t`i përçash shqiptarët në bazë të bindjeve politike dhe ideologjike, në vend se t`i bashkosh në baza kombëtare, të mos njohësh organet dhe udhëheqjet shtetërore të dala nga votat e lira të popullit, të bësh komplote kundër njësive guerile të Kosovës, duke e përshpejtuar fillimin e luftës frontale me shkaun pa u bërë parapërgatitjet e domosdoshme, ta përdorësh "Kalin e Trojës" për ta marrë udhëheqjen e njësive guerile të Republikës së Kosovës, për të mos lejuar institucionalizimin e saj, kështu do të arrihej të pengohej që UÇK-ja të mos bëhej " Ushtria më e fortë e Ballkanit". Si mund të quhet ndryshe kjo veprimtari përpos veprimtari që çoi ujë në "mulli të shkaut".  Të gjitha këto të liga që e gjetën lëvizjen tonë kombëtare, janë pasojë e përçarjes së udhëheqjes së LRSHJ të nxitur nga udhëheqja e Shqipërisë, por edhe nga lufta e karrieristëve dhe partiakve të shtirë për të dominuar mbi njëri- tjetrin, pasi që në krye të saj mungonte një personalitet i fortë dhe i shquar siç ishte Jusuf Gërvalla, i cili nuk do të lejonte që Lëvizja të bëhej vegël e verbër e Sigurimit të Shqipërisë dhe as e UDB-së jugosllave, por do të luftonte që ajo të bëhej një organizatë e fortë, e aftë për ta udhëhequr popullin drejtë lirisë.  Jusufi për një kohë të shkurtër sa jetoi në Gjermani i vuri bazat e shëndosha të një organizimi të shëndoshë kombëtar, duke u nisur nga parimi :"Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme". Jusuf Gërvalla me autoritetin që kishte kudo tek shqiptarët, me aftësitë e tij intelektuale, me shpitrin e madh të sakrificës, me zemërgjerësinë dhe dhimbsurinë prindërore që kishte ndaj mërgimtarve për punët e vështira që i kryenin dhe për mallin që kishin për familjen, fëmijët, vendlindjen dhe Atdheun e copëtuar e të ndarë nga kasapët sllavë, u bë udhëheqësi më i respektuar, më i nderuari dhe më i dashuri nga të gjitha shtresat e popullsisë së Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare. Shembulli i tij në punë konkrete, trimëria e pashembullt për të ecur në rrugën e bashkimit të gurbetçarve, i jepte të drejtën të kërkonte nga shqiptarët t’i lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet, ngatërresat, përçarjet, interesat e ngushta personale, grupore dhe regjionale, për ta bërë një bashkim të fort dhe të fuqishëm. Ai me punën e tij prej një atdhetari të flaktë, intelektuali të vërtetë, bashkëkombësi të përvuajtur, bëri që t’i përfitojë zemrat e mijëra e mijëra bashkëkombësve nga të gjitha trojet shqiptare. Ua hoqi frikën njerëzve dhe iu dha zemër për t’u marrë me mish e me shpirt për zgjidhjen e çështjes madhore kombtare e jo të çojnë jetën e robit, jetën e sahanlëpirësit, jetën e të marrëve. Sukseset e Jusuf Gërvallës, të bashkëpunëtorëve dhe shokëve të tij të idealit, bënë që UDB-ja jugosllave dhe Sigurimi i Shqipërisë të ndërmarrin masat e nevojshme për ta ndërprerë aktivitetin e tij politik dhe organizativ sa nuk është bërë tepër vonë, pasi që të dy regjimeve, atij të Beogradit dhe të Tiranës, iu pëlqente të kenë organizata të vogla ilegale në Kosovë dhe në diasporë, por jo edhe të kenë një Organizate të fortë për çka punonte Jusufi, e cila do të jetë e zonja të merret seriozisht me çështjen e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Këto synime të Jusufit me shokë ishin në kundërshtim me synimet e PPSH -së, pasi që ajo çështjen e Kosovës e kishte lënë për t’u zgjedhur pas ngadhënjimit të "revolucionit proletar botëror", ndërsa Jugosllavia kishte bërë planet afatgjata për ta zgjedhur çështjen shqiptare siç e donte interesi i shkaut. Mugosha dhe Popoviqi i kishin vënë njerëzit e tyre në pushtet në Tiranë, të cilët kryenin planet serbe me përpikëri, duke e bërë Shqipërinë " fanar të markësizëm-leninizmit " në Evropë, të mbyllur ndaj përparimeve teknologjike, ideve dhe kapitalit evropian, por të hapur dhe të lidhur ngushtë me grupe mjeranësh, "sakatësh në kokë" të " Grupeve marksiste-leniniste", që ishin ndarë nga partitë komuniste të vendeve të tyre, për ta përkrahur Enver Hoxhën që e "demaskonte" revizionizmin jugosllav, sovjetik dhe kinez, dhe që e mbronte "pastërtinë e markësizëm-leninizmit dhe internacionalizmit proletar"!?  Atentati i kryer më 17 janar të 1982 në afërsi të Shtutgardit, është llogaritur mirë nga projektuesit e tij për pasojat që do të ketë në Lëvizjen tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Pas vrasjes së Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, pararoja staliniste e LRSHJ-së nuk e pati vështirë t’i kryente detyrat dhe urdhërat që i vinin nga Tirana, kryerja e të cilave nuk shkonte në interes të Kosovës, po shkonin në interes të pushtetmbajtësve të Shqipërisë e të Jugosllavisë. Vrasja e Jusuf Gërvallës në vlugun e punëve, kur Lëvizja kishte marrë hov, kur asaj i duhej zotësia dhe trimëria që e kishte Jusufi dhe pastaj vdekja e Metush Krasniqit në Spitalin e Prishtinës nga pasojat e torturimit të tij nga udbashët shqiptarë me në krye tradhtarin me damkë Zymber Zybmerin, Lëvizjen e dëmtoi tepër rëndë, pasi mbeti pa dy udhëheqësit e saj më të zotë, pa dy udhëheqësit e saj vizionarë, pa dy udhëheqësit e saj që kurrë nuk u manipuluan nga ideologjia e pansllavizmit dhe e djallit, që ishin demokratë të vërtetë, të cilët mirë e kishin kuptuar se shqiptarët sa herë këmbët i kanë lidhur me sllavo-grekët dhe me majtistë dhe komunistë, kanë punuar kundër interesit të vetë. Fatkeqësisht lëvizja ra në duar të njerëzve pa përgjegjësi dhe pa vetëdije kombëtare, por që i kishin shumë të zhvilluara instiktet klasore, siç i kanë të zhvilluara instiktet grabitqare ujqit, dhelpërat dhe çakallët.  Mbeti shkret diaspora shqiptare. U dëmtua tepër rëndë LNÇKVSHJ-ja. Iu thyen krahët shokëve të idealit. Por rininë tonë heroike nuk e demoralizuan, siç pritnin armiqët tanë të hapët, të fshehtë dhe tinzarë. Përkundrazi, atë e forcuan, pasi që djemtë dhe vashat më të mirë të kombit ndoqën shembullin e Metushit dhe të Jusufit dhe- me tërë qenien- iu përkushtuan idealeve të larta të popullit. Organizuan demonstrata nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës. Mbrojtën me sukses çështjen kombëtare para hetuesve dhe gjykatësve të shkaut. Në asnjë mënyrë nuk ua thyen moralin e lartë vuajtjet e dënimeve të gjata nëpër burgjet jugosllave, por u kalitën dhe u bënë më të mençur dhe më të zotë se gjeneratat e mëhershme, që zbuloheshin shumë shpejt posa shkruanin ca parulla. Ajo tani e ngriti nivelin e organizimit në sasi dhe cilësi. Ajo bëri një punë të mençur duke i pajtuar gjaqet. Iu ndihmua gjeneratave të vjetra për t’i ndërtuar institucionet e Shtetit të Kosovës. Ajo i formoi bërthamat e para të Ushtrisë së Kosovës, me stërvitjet ushtarake që i bëri në Shqipëri, për të mësuar artin ushtarak, që me dijen e fituar i aftësuan edhe shumë atdhetarë si përdoret arma, si vritet shkau i shkinës, që e rrihte shqiptarin në prag të shtëpisë, para gruas dhe fëmijës. Ajo i krijoi njësitë e para të Ushtrisë së Kosovës në Llap, Drenicë dhe Dukagjin, pasi arriti njësia e parë e Ushtrisë së Kosovës nga Nëna Shqipëri në Dukagjin, e armatosur dhe e udhëhequr nga komandanti i parë i saj Salih Çeku. Ishte Adem e Hamzë Jashari, Salih Çeku, Zahir Pajaziti e shumë të rinj e Burra të Dheut nga të gjitha viset e Kosovës, që ia vunë qysh në fillim të viteve `91 bazat e Ushtrisë së Kosovës, që vritnin policë dhe masha të shkaut dhe nuk zbuloheshin as pas akcioneve të para, as pas akcioneve të dyta, as pas akcioneve të njëpasnjëshme disa vjeçare, duke ua futur leprin në bark kriminelëve shkje dhe tradhëtarëve. ISHTE ZAHIR PAJAZITI PËRFAQËSUESI I UNIVERZITETIT TË KOSOVËS, PËRFAQËSUESI I DENJË I GJENERATËS HISTORIKE QË I RA HISE TË VIHET NË BALLË TË NJËSIVE GUERILE TË KOSOVËS   Ishte Zahir Pajaziti përfaqësuesi i Universitetit të Kosovës, përfaqësuesi i denjë i gjeneratës historike, që i ra hise të vihet në ballë të njësive guerile të Kosovës. Ishin djemtë e shpianikut trim e atdhetar Mixhës Shaban, Rifat, Adem dhe Hamzë Jashari, që luftën guerile të njësive të para të Ushtrisë së Kosovës e ngritën në një nivel më të lartë organizimi, duke i dalur karrshi shkaut haptas! E krisën Pushkën Kryengritëse të Kosovës për të mos u ndalur zëri i saj as Kryengritja për të mos u shuar! Nuk pati çdo ditë dhe çdo javë tim dhe flakë, por zjarri mbahej i ndezur që nga ajo natë kur shkrepi pushka e Jasharëve të Prekazit Legjendar; që kur u përgjakën shkijet mizorë nga Sali Çeku me shokë në Dukagjinin plak, qëkur njësitet e Llapit bënin roje për ta mbrojtur Kosovën në Pollatë. Pati pushime të kohëpaskohshme, për shkaqe taktike, por 31 dhjetori i 1991-it, në Historinë tonë do të shënohet me shkronja të arta se Kosova e filloi Kryengritjen! Se aty e ka burimin e kthjelltë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që i parapriu Lëvizja paqësore e Rugovës dhe e prijësve tjerë që s’e tradhtuan Kosovën. Se zjarri mbetë i ndezur, se zjarri nuk u shua fare, por as nuk u hap, ishte strategji dhe taktikë e përpunuar mirë nga Koka të zgjuara, që kokëkrisurit kurrë s`kanë për ta kuptuar. Po prijësit e njësive guerile ishin të ndërgjegjshëm për rolin që kishin marrë, ishin të zgjuar, trima dhe atdhetarë.  Adem e Hamëz Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku me bashkëveprimtarët nuk rrinin kot, por punonin si bletë, tubonin armatime të nevojsme, gjenin shokë, ushtronin e stërvitnin ushtarët e njësive të tyre duke ua dhënë dijen e fituar në ushtrimet që ata i patën bërë në Shqipëri në fund të vitit 1981. Por kur shkau mendoi se Kosova mbeti shkret, se shkijet mund të luajnë trup e tërthor nëpër tokën e saj të shenjtë, i hangrën plumbat kresë. U tmerruan shkijet, u gëzuan shqiptarët, por kokëkrisurit mendonin se është kohë e medaljeve, se është kohë e rrahagjoksëve, prandaj akuzonin udhëheqjen e Kosovës, që nuk po i pranonin se ato aksione po i bënin njësitë e Kosovës. Nuk dinin të gjorit se politika ka rregullat e saj, se shpeshherë nuk bënë të thuhen gjërat ashtu si janë. Tjetër mendohet, diçka tjetër thuhet, e tjetët veprohet, se varet nga rrethanat e situatat e krijuara, por te caku (rrugës së shkurtë apo rrugës së gjatë) gjithëseqysh shkohet.  Atentati i 31 janarit të vitit 1997 në afërsi të Vushtrrisë u organizua nga UDB-ja e Jugosllavisë, me ndihmën e pakursyer të SHIK-ut të Shqipërisë, për ta vrarë Zahir Pajazitin, udhëheqësin dhe komandantin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, ashtu siç u organizua dhe u krye më parë atentati afër Shtutgartit më 17 janar të vitit 1982, për ta vrarë Jusuf Gërvallën, nacionalistin dhe udhëheqësin vizionar, veprimtarin dhe intelektualin më të zotin që e kishte Lëvizja në radhët e saj.  E vranë Komandantin e UÇK-së, Zahir Pajazitin me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, që pati pasoja të njëjta për Ushtrinë çlirimtare të Kosovës, siç pati pasoja vrasja e Jusuf Gërvallës për Lëvizjen tonë ilegale shumë vjet më parë. Atëherë Lëvizjen e muarën stalinistët e LRSHJ-së, për ta bërë plaçkë të Sigurimit të Shqipërisë. Me vrasjen e Komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Adem dhe Hamzë Jasharit, ajo ra në duart e komplotistëve nanoistë, që bënë komplot pas komploti për të pamundësuar të bëhet ajo ushtri e institucionalizuar e Republikës së Kosovës, që ishte kushti i parë për tu bërë "ushtria më e fortë e Ballkanit".  Po ku do të lejonte Nanosi të rrezikohen interesat e grekut dhe shkaut në Ballkan, kur pararojën staliniste të LPK-së dhe enveristët karrieristë të LBDK-së i kishte ca në xhep dhe ca në dorë, dhe i thërriste herë njërën palë dhe herë tjetrën palë në Tiranë që t`ia bëjnë temenanë, por dhe për t’i marrë urdhërat që duhet t’i kryejnë, pa guxuar me asnjë fjalë ta kundërshtojnë, dhe kështu të gjorët i bëri horë. Pasojat e atyre vrasjeve atëherë askush nuk i ka mundur t’i parashikonte. Edhe tash vetëm njohësit e mirë të ngjarjeve dhe rrethanave që pasuan pas atyre atentateve, dinë të na tregojnë se Lëvizja jonë për çlirim dhe bashkim kombëtar qysh nga ``82-shi muar ramje të fortë, u rrëzua për tokë dhe më kurrë nuk u ngrit në këmbë. Kjo ndodhi për shkak se atë e "drejtonin " stalinistë dhe karrieristë të marrë, që ishin vegla të verbëta të Sigurimit të Shqipërisë e tërthorazi ishin të lidhur edhe me UDB-në e Jugosllavisë.  Edhe kur shpresohej se Lëvizja shpëtoi nga kthetrat e stalinistëve dhe karrieristëve të marrë, pasi që nga ilegaliteti në legalitet të plotë kaloi, kur u formuan themelet e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, edhe kur njësitë e Ushtrisë së Kosovës në ilegalitet vepronin, pararoja staliniste e LPK-së me ndihmën e SHIK-ut, Nanosit dhe Mejdanit arritën të bëjnë komplot pas komploti në bërthamat e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, ku vrasja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitit më 31 janar të 1997 është grushti i dytë i "nokdaunit klasik"që Lëvizja jonë muar pas atentatit të Shtutgardit. Vetëm të zotët e mendjes dhe njohësit e ngjarjeve më të reja të Historisë sonë dinë të na tregojnë me fakte të shumta se njësitë ushtarake të Republikës së Kosovës kurrë nuk do të binin në duar të pararojes staliniste të LPK-së, sikur të mos kishte ndodhur kjo vrasje mizore e pas pak edhe vrasja e Adem dhe Hanz Jasharit, që ranë dëshmorë dhe u bënë kurban me 20 anëtarë të familjes për t`iu dhënë zemër të gjithë shqiptarve të botës, për t’ua hequr frikën, për t’ua rikthyer shpresën në fitore, për t’ua ringjallur trimërinë dhe krenarinë kombëtare! Ata me shembullin e trimërisë së tyre të pashoq dhe shpirtin e sakrificës për t’u flijuar me gjithë familje me emrin e Zotit për ta shpëtuar Kosovën iu treguan të gjithë shqiptarëve, jo me fjalë por me vepër, se si fitohet liria, qysh çlirohet Kosova dhe bëhet Shqipëria Etnike!  Çka të flas më parë për jetën dhe veprën e Zahir Pajazitit, atij burri të madh të Kosovës martire, i cili që nga rinia e hershme u kyç në lëvizjen tonë ilegale. Për shkaqe objektive nuk do të flas për veprimtarinë e tij të paraviteve të `90-ta. Nuk do të flas as për "aventurën"e tij sa ishte i ri ende pa i mbushur 18 vjet, për ta vizituar Shqipërin më 1980, kur e pat kaluar lumin e Bunës me not së bashku me tre shokë. Në vend se të përgëzohet i riu për guximin e tij dhe gjestin atdhetar, organet e shtetit të Shqipërisë e dënuan me 15 ditë burg të riun kurreshtar, pse pati guximin të mos e njohë kufirin që na e vunë me të padrejtë dhe me dhunë serbo-sllavët gjakatarë. Nuk do të flas për jeten e tij sa ishte nxënës i Shkollës së Mesme të Milicisë në Vushtrri dhe largimin e tij nga kjo shkollë, pasi i kreu dy vitet e para. Nuk do të flas as për jeten e tij studentore sa ishte student në Universitetin e Prishtinës. Nuk do të flas as për veprimtarinë e tij legale, ku ai kreu me sukses detyrën që ia besoi Qeveria e Kosovës duke i mbledhur 3%-in, kontributet e qytetarëve. Nuk do të flas as për punën e tij në organizimin e jetës politike të Ksovës, duke kryer detyrën e Kryetarit të Degës së PPK-së në vendlindjen e tij në Orllan.  Këtë radhë do të ndalem shkurtimisht në punën e madhe të Zahir Pajazitit në formimin e njësive ushtarake ilegale të Ushtrisë së Kosovës në Llap, Prishtinë, dhe në Gjakovë, si dhe aksionet guerile që i kryen ato njësi, ku në shumicën e rasteve Zahiri i famshëm ishte edhe vetë pjesëmarrës. Do t`i ndriçoj deri diku rrethanat që ndikuan në Zahir Pajazitin të ndërmerrte iniciativën për formimin e një Këshilli koordinues, që do të udhëhiqte veprimtarinë e njësive ushtarake ilegale që ekzistonin në Kosovë dhe pasojat që rrodhën pastaj me formimin e atij Këshilli, kur pararoja staliniste e LPK-së i futi njerëzit e saj në atë këshill. Këta njerëz, pastaj, me komplote përvetësuan njësitë guerile që i formuan Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari duke bërë grushtshtet në radhat e tyre. Është me rëndësi të prekën edhe rrethanat e vrasjes se Zahir Pajazitit, Haki Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, për të ardhur te e vërteta një ditë se kush ishin ata, me emër dhe mbiemër të plotë, që i ndihmuan shkaut në krime, së paku për t`i leqitur dhe për t’i mallkuar dhe për ta lutur Zotin që fara e tyre të jetë e sosur! Cilët ishin ata tradhtarë, që u bën opingë, papagaj dhe klysh të shkaut?!  Zahir Pajaziti ishte rritur dhe edukuar nga një familje me tradita të atdhedashurisë. Por edhe rrethanat e vështira të robërisë së shkaut që i përjetonte Zahiri çdo ditë, krijuan luftëtarin trim, atdhetarin e pathyeshëm, burrin e fjalës dhe besës. Tek ai rritej çdo ditë e më tepër dashuria e pakufishme për komb, shqiptarë dhe shqiptari, vyrtyte këto që e bënë udhëheqës të dashur e të nderuar, kryetrimin dhe komandantin e njësive guerile, vëllain e madh të bashkëluftëtarëve të tij.  Vitet e bujshme të Lëvizjes tonë kombëtare në vitet e para të `90-ës, Zahirin e kishin gjetur me një përvojë të mirë organizimi në veprimtarinë ilegale. Atë dije dhe atë përvojë Zahiri e shfrytëzoi shumë mirë në veprimtarinë e tij legale, në jetën politike të Kosovës. Si njohës i mirë i strategjisë së Lëvizjes tonë kombëtare, që në rrethanat aktuale të viteve 90-ta u detyrua të përcaktohet për realizimin e qëllimeve madhore të saj me mjete paqësore, për ta ndërkombëtarizuar si duhet çështjen shqiptare të Kosovës, por edhe për shkaqe të rrethanave në Jugosllavi dhe atyre ndërkombëtare, Zahiri u kyç në jetën politike të Kosovës dhe nuk u kursye të japë mundin e tij në të gjitha aspektet shoqërore. Ai, duke qenë i sigurtë se vetëm me mjetet paqësore nuk do të arrijmë realizimin e objektivave madhore kombëtare, iu përkushtua formimit të njësive guerile, duke bërë kështu punë dhe veprimtari paralele, legale dhe ilegale.  Vetëm një burrë i fortë nga karakteri, një vizionar me energji të pashterrëshme, që kishte vullnet të fortë veprimi si ai, do t`i kryente me aq përpikëri detyrat që ia kishte ngarkuar vetes dhe që ia kishte ngarkuar shoqëria. Ai i vuri themelet e shëndosha të një organizimi ilegal për kryerjen e aksioneve ushtarake, sipas nevojës dhe rrethanave që paraqiteshin në jetën politike të Kosovës, jo për ta penguar, por për ta ndihmuar Udhëheqjen e Kosovës në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare të Kosovës. Ai i formoi njësitë guerile në Llap, Prishtinë dhe në Gjakovë me shokë dhe bashkëveprimtarë, për të cilët çështja kombëtare vihej kurdoherë mbi interesat personale, partiake dhe regjionale. Në organizimin e veprimtarisë ushtarake ilegale i ndihmuan shumë dijet e arritura nga arti ushtarak sa ishte nxënës i Shkollës së Mesme të Milicisë në Vushtrri dhe pjesëmarrja në ushtrimet dhe stërvitjet ushtarake në Shqipëri në shtator të vitit 1991, atëherë kur udhëheqja e Kosovës dhe e Shqipërisë u muarën vesh që në dy qendra stervitore në Shqipëri të ushtrohen burra të zgjedhur atdhetarë të Kosovës, që me dijen të cilën do ta fitojnë nga ushtarakët e Shqipërisë të bëhen të aftë t’i formojnë njësitë usharake ilegale të Kosovës.  Zahiri pas kthimit nga Shqipëria, me armatimet që u sollën më vonë nga Shqipëria dhe ato që i kishte siguruar më parë, formoi njësitë guerile në Llap, Prishtinë e më vonë edhe në Gjakovë. Ai, edhe para se të shkonte në stërvitje në Shqipëri, i kishte formuar krye në veti disa grupe, që bënin stërvitje fizike dhe ushtarake për të qenë të gatshëm dhe të aftësuar për aksione guerile. Në organizimin e njësive ilegale ushtarake i ndihmoi shumë edhe përvoja e Çetës së Llapit. Zahiri u kujdes shumë që ta sigurojë Hasan Ramadanin, njërin nga anëtarët e Çetës së Llapit, i cili nuk pati mundësi të kalonte në Evropën Perëndimore për tu strehuar siç u strehuan shokët e tij për t`i shpëtuar ndjekjes penale nga gjykata e shkaut.  Pas formimit të njësive guerile të Kosovës dhe aksioneve të para që pasuan në fund të vitit 1991 e në fillim të vitit 1992, udhëheqja e Kosovës, për shkaqe strategjike, pat kërkuar nëpëmjet Fehmi Aganit nga udhëheqësit e njësive guerile ta pushojnë aktivitetin luftarak për një kohë. Shumë pjesëtarë të njësive ushtarake patën ikur në Evropën Perëndimore, për t’iu shmangur ndjekjeve dhe burgosjeve, në mesin e të cilëve ishte edhe Salih Çeku, komandanti i parë i njësisë së parë të ushtrisë së Kosovës, e formuar në Shqipëri, për ta sjellë armatimin e nevojshëm për njësitë e para që u formuan në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. Rifat Jashari u detyrua të kalonte ilegalisht kufirin Kosovë- Shqipëri për të arritur në vendin e punës në Gjermani se duhej të mbahej familja e gjerë, por Ademi e Hamzë Jashari dhe Zahir Pajaziti e të tjerë, mbetën në Kosovë për t’i mbajtur të gjalla njësitë guerile, duke e plotësuar me ushtarë të rinj vendin e atyre që ranë nëpër burgjet jugosllave, apo u larguan jashtë Kosovës.  Siç dihet subjektet politike dhe organet shtetërore në fillimin e viteve 90-ta i kryen shumicën e objektivave që ishin të domosdoshme për ta çuar përpara zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas nënshkrimin të Marrëveshjes së Dejtonit ishte në radhë zgjidhja e çështjës së Kosovës. Kuptohet që Serbia i kishte bërë të gjitha përpjekjet, planet dhe skenarët që Kosova të mos i dalë prej dorës, pas dështimeve të njëpasnjëshme që pati. Po shqiptarët ishin përgatitur për atë ndeshje vallë? Pak apo aspak do të thoshin njohësit e mirë të situatës në vend dhe të rrethanave ndërkombëtare. Siç po shihet, politika e Lëvizjes kombëtare për homogjenizimin e shqiptarëve, përpos të mirave që ia solli në fillim Kosovës, i solli më vonë edhe dëme të mëdha. Në udhëheqjet partiako-shtetërore të Republikës së Kosovës u kyçën edhe shumë elementë destruktivë, karrieristë dhe bashkëpunëtorë të shkaut. Kjo bëri që në udhëheqjet e Kosovës në të gjitha nivelet, partiako-shtetërore, bëhej luftë e pakompromis për pushtet, pa e bërë ende shtetin, ku si pasojë pati përçarje të thella. Në vend se të bashkëpunojnë subjektet shqiptare, për të vepruar sëbashku sikur të ishin një subjekt i vetëm, luanin lojën" dikush thumbit, dikush patkoit" dhe krijuan status-quonë: "prit gomar sa të dali bar".  Kjo çoroditje e të "mëdhenjve" solli në Kosovë plogështi, pesimizëm, kaos politik dhe organizativ. Në anën tjetër, policia serbe filloi të egërsohet; rrihte dhe burgoste shqiptarë me preteksin e dorëzimit të armëve. Shkijet me sllavët e Maqedonisë bënin plane të hapta për hapjen e një koridori nëpër Maqedoni për përcjelljen e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës për në Shqipëri. Shesheli ankohet në Parlamentin e Serbisë se janë në hall paramilitarët e tij, që nuk po e kanë një forcë të denjë shqiptare në Kosovë për t’i provuar forcat dhe për t’i qëruar hesapet njëherë e përgjithmonë me shqiptarë. Trajkoviqi, udhëheqësi i shkijeve të Kosovës, haptas, disa herë i thërret shqiptarët për mejdan, pasi sipas tij "vetëm me luftë shqiptarët mund ta bëjnë shtetin e tyre në Kosovë".  Kombi shqiptar ishte i rrezikuar më tepër se kurrë më parë. Në këto kushte tejet të komplikuara udhëheqja e Kosovës nuk e kishte edhe aq lehtë të vepronte. Sidomos hapja e një fronti të luftës në Kosovë, kur Shqipëria- në vend që ta ndihmonte çështjen e Kosovës- ajo u bë brengë e madhe për burrat dhe rininë heroike të Kosovës, pasi kallej flakë nga bandat e grekut dhe bandat staliniste-tradhtare shqiptare. Zhdukja e faktorit shqiptar në Ballkan ishe realizimi i një skenari antishqiptar të një Qendre antishqiptare, të udhëhequr nga serbo-sllavo-grekët, që kishte për synim zhdukjen e kombit shqiptar, duke e bërë Shqipërinë koloni greke, ndërsa Kosovën me Viset tjera shqiptare për ta shkombëtarizuar siç e shkombëtarizuan shkijet Toplicën dhe grekët Çamërinë më parë. Vetëm Qosja me një grup stalinistësh të LPK-së dhe ca karrieristëve të sëmurë për pushtet të LBDK-ës i gëzoheshin triumfit të "revolucionin të vonuar demokratik " të Shqipërisë, duke shpresuar se Nanosi me kompani do t’u ndihmonin për triumfin e një varianti të " revolucionit..." të Shqipërisë edhe në Kosovë, me anën e të cilit do të fitojnë vende udhëheqëse, pushtet dhe privilegje.  Pasi që të gjitha partitë shqiptare të Kosovës ishin përcaktuar për zgjedhjen e çështjes së Kosovës me mjete paqësore, ishte një defekt dhe punë jo serioze që shqiptarët të mos e kenë një forcë radikale, që zgjidhjen e çështjes shqiptare e sheh vetëm me krijimin e Shqipërisë etnike, që do të propagandonte edhe luftën e armatosur. Pasi këtë detyrë të vështirë nuk kishte mundësi ta bënin subjektet legale shqiptare, ishte e domosdoshme që atë punë ta kryente një forcë ilegale, që do të merrte aksione të kohëpaskohëshme ushtarake, për ta sensibilizuar opinionin e gjerë dhe për të ndikuar në qendrat e vendojes ndërkombëtare, për t’u marrë më seriozisht me zgjedhjen e çështjes shqiptare të Kosovës. Ajo forcë u krijua nga Lëvizja jonë kombëtare, e cila ishte legalizuar në fillimin e viteve të `90-ta, duke i krijuar njësitë ushtarake guerile më 1991/92. Pas aksioneve të para në Llap, Drenicë dhe Dukagjin, në fund të vitit 1991 dhe fillim të vitit 1992, udhëheqja e Kosovës nga presioni që iu bë nga diplomacia e SHBA-ve, kërkoi nga udhëheqësit e njësive guerile të mos bëjnë aksione ushtarake për një kohë. Vetëm kur Këshilli koordinues i krijuar më 1993 nga Salih Çeku, Zenun Idrizi, Saim Tahiri dhe Ismet Avdullahu, muar pëlqimin dhe përkrahjen e Aganit dhe Bukoshit për domosdoshmërinë e rifillimit të aksioneve të kontrolluara ushtarake në Kosovë, dhe premtuan mbështetje morale e përkrahje financiare, aksionet rifilluan. Këshilli kishte për detyrë për t’i mbajtur lidhjet në mes Bujar Bukoshit dhe udhëheqësve të njësive guerile të Republikës së Kosovës, por edhe të bënte furnizimin e njësive me mjete ushtarake dhe financiare.  Udhëheqësit e njësive ushtarake ilegale të Kosovës, duke e parë se shkau i ka hangër në sy shqiptarët dhe është trimërur shumë duke i keqtrajtuar për shkak të mosdorëzimit të armëve, i rifilluan aksionet për t’u dhënë plumb xhelatëve të Beogradit, por edhe tradhtarëve në radhët tona. Veçmas ishte rrezik i madh për Kosovën që refugjatët e Kroacisë dhe të Bosnjes ta shohin perspektivën e tyre në Kosovë. U vran ca policë, u vranë ca spiunë tradhtarë, por edhe u sulmuan shtëpitë e kolonëve në ndërtim dhe aty ku banonin nëpër konvikte të shkollave të Kosovës, (Podujevë, Prishtinë, Deçan etj.), që të kuptojnë mirë se Kosova nuk mund t’ua zëvendësojë Krainën serbe të Kroacisë dhe as të bëhet për ta Serbi. Pas këtyre akcioneve policia e shkaut e uli bishtin dhe më nuk guxonte në fshatrat e Kosovës për të rrahur shqiptarë. Morali i shqiptarëve u ngrit. Frika u largua shpejt. Zahir Pajaziti, pasi muar lajmin për arritjen e Marrëveshjes në mes Aganit, Bukoshit dhe Këshillit koordinues që udhëhiqej nga Salih Çeku, e dërgoi në Shqipëri Blerim Azemin për të kontaktuar me ushtarakët madhorë të Shqipërisë, me të cilët ai kishte krijuar miqësi sa ishte në stërvitjet ushtarake në shtator të vitit 1991, për të kërkuar ndihmë, duke ia gjetur një kanal furnizimi për njësitë guerile të Republikës së Kosovës, që të siguronte materiale ushtarake.  Pasi që Blerimi nuk pati sukses në detyrën që ia shtroi Zahiri, ky vendosi të shkojë vet në Shqipëri në prill të vitit 1994, ku pas kontakteve me të njohurit e tij, arriti të siguronte mjete ushtarake të domosdoshme për aksionet që i kishte paraparë t’i kryejnë njësitë guerile që i komandonte ai. Duhej ta kalonte kufirin shqiptaro-shqiptar në afërsi të Kukësit. Për fat të keq takohet me kufitarët e Shqipërisë. E ndalin me shokun e tij që ishin ngarkuar me bomba dore dhe monicione e mjete tjera ushtarake, e burgosin dhe me 30 ditë burg e dënojnë. Pas një muaji kthehet në Prishtinë te vëllai i tij Agimi, më 26 prill të vitit 1994, në Konviktin e studentëve, i lodhur dhe i mërzitur për kohën e humbur në burg dhe për mjetet e luftës që ia muarën kufitarët e Shqipërisë. Njësitë guerile të udhëhequra nga Zahir Pajaziti gjatë vitit 1994/95 ishin zgjeruar dhe rritur shumë. Ishin rritur edhe nevojat për mjete luftarake dhe finansiare. Ishte e domosdoshme që të bëhej një takim në mes Zahir Pajazitit dhe përfaqësuesve të Këshillit kordinues për t`i trajtuar shtruar çështjet organizative të njësive guerile, çështjet financiare, çështjet e strategjisë dhe taktikës së njësive ushtarake. Nga Zvicra për në Shqipëri ishin nisur së bashku me një komb Ismet Avdullahu, Nazmi Ajeti, Zenun Idrizi dhe Saim Tahiraj, ku përpos mjeteve ushtarake kishin marrë me vete edhe mjetet financiare, të cilat ua kishte dhënë Bukoshi dhe që i kishin tubuar shokët e organizuar.  Më 24 dhjetor të 1994 Zahir Pajaziti arriti në Shqipëri me një bashkëluftëtar, ndërsa një natë më vonë arritën nga Zvicra Ismet Avdullahu me shokë. Zahir Pajaziti ka folur me të gjithë bashkarisht por edhe me secilin veç e veç. Nazmi Ajeti ia ka dhënë adresat se ku mund t`i gjejë ca armatime të cilat i ka lënë ai para se ta lëshojë Kosovën. Zenun Idrizi e ka këshilluar që të ketë kujdes në Shqipëri nga LPK-istat, ndërsa bisedat më të gjata Zahiri i ka pasur me Ismet Avdullahun, ku janë biseduar çështje të ndryshme organizative, çështjet e financimit, çështjet e taktikës dhe strategjisë së luftës. Siç thotë Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti, Zahir Pajaziti paska kërkuar më tepër mjete financiare nga Bukoshi. Ndërsa koncepti i tij për luftën kishte qenë se ajo duhet të vazhdohet në forma të ilegalitetit të plotë, duke kryer aksione të kohëpaskohshme, por duke pasur kujdes që të mos kalohet në luftë të haptë dhe frontale pa u pjekur kushtet e brendshme dhe ato të jashtmet, pa u bërë përgatitjet e nevojshme psikike, organizative dhe ushtarake. "Qëllimi i aksioneve ushtarake, ka cekur Zahir Pajaziti, është që nëpërmjet tyre t’ua bëjmë me dije Qendrave të vendosjes ndërkombëtare se jemi në gjendje t`i përdorim të gjitha mjetet e luftës çlirimtare për arritjen e qëllimeve tona të drejta, ndërsa popullit t’ia bëjmë me dije se duhen të bëhen gati për ndeshjen përfundimtare, që do ta kemi me serbët, por edhe policisë serbe dhe spiunëve të regjur të tyre t’ua futë frikën në shpirt, që të mos ndihen të sigurt as në familjet e tyre e lere më nepër qytetet dhe fshatrat e Kosovës".  Siç thotë Ismet Avdullahu: "Bujar Bukoshi- gjatë vitit 1996- i ndërpreu ndihmat financiare për njësitë guerile që komandoheshin nga Zahir Pajaziti. I vetmi burim financimi për ato njësi mbeti ndihma vullnetare nga një grup bashkëkombësish dhe bashkëvendasish që jetonin dhe punonin në Zvicër dhe Gjermani". Sipas tij, e vetmja rrugëdalje mbeti të kërkojmë ndihmë financiare nga "aktivistët e LPK- ës, të cilët mblidhnin ndihma në emër të Kosovës, ndërsa në tubimet informative që i organizonin rrihnin gjoks se njerëzit e tyre po kryejnë aksione ilegale në Kosovë". I vumë kontaktet e para, thotë Ismet Avdullahu, "me " Abazin " Ali Ahmetin, që bënte pjesë në udhëheqjen e LPK-së dhe kërkuam bashkëpunim për t’i ndihmuar njësitë ilegale që vepronin në Kosov. " Abazi " na premtoi ndihmë financiare dhe material ushtarak, po qe se bëhemi të sinqertë dhe flasim shtruar e pa dorëza. Takimi përfundoi pa kurrfarë marrëveshjeje, pasi që ne nuk kishim të drejtë dhe as që guxonim t`i zbulonim fshehtësitë ushtarake, por edhe për shkak se "Abazi " u vetëzbulua se nuk kishin njerëz dhe as njësi guerile, pasi që gjatë bisedës për të na bindur se ata kanë bërë punë të mëdha dhe kanë kryer aksione të rëndësishme në Kosovë, i pëvetësoi aksionet që i kishin kryer njësitë guerile nën komandën e Zahir Pajazitit dhe Salih Çekut, për të cilat ne ishim njoftuar saktësishtë prej njerëzve tanë". Iniciativën e dytë për bashkëpunim e muar Pajazit Jashari dhe kështu u organizua takimi i dytë në mes "Abazit", që përfaqësonte LPK-në, dhe Ismet Avdullahut dhe Pajazit Jasharit që përfaqësonin njësitë guerile të Llapit. Të dy palët u pajtuan që në Kosovë ta organizojnë një takim në mes përfaqësuesve të njësive guerile të Llapit dhe të LPK-ës.  Takimi u mbajt në fillim të vitit 1996 në një park të Prishtinës (afër varrezave të qytetit) në mes Zahir Pajazitit, udhëheqësit dhe komandantit të njësive guerile të Llapit dhe të Prishtinës, i cili kishte një përvojë të gjatë të organizimit legal dhe ilegal, pjesëmarrës në shumë aksione të armatosura kundër okupatorëve serbë, dhe zotëri N.N-it, përfaqësuesit të LPK-së, që nuk kishte as njësi guerile dhe as që kishte marrë ndonjëherë pjesë në ndonjë aksion gueril, pra një person pa përvojë në atë drejtim, por i cili kishte mbështetjen e LPK-së, me mjete financiare e materiale ushtarake. Për t’i ikur ndonjë befasie të papritur Zahir Pajaziti e kishte pas caktuar një njësit prej tre vetësh, njëri prej të cilëve kishte qenë mësuesi Ismajl Sejdiu, për ta siguruar me armë vendin ku mbahej takimi. Takimi përfundoi me marrëveshjen për bashkëpunim duke e ndihmuar njëri- tjetrin me përvojë dhe materiale ushtarake.  Zahir Pajaziti, duke e parë domosdoshmërinë e një bashkëpunimi në mes njësive guerile që vepronin në Kosovë, e bindi N.N.-in të organizojnë një takim tjetër ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e njësive guerile të Llapit, të Drenicës dhe të Dukagjinit. Takimi u mbajt poashtu në Prishtinë dhe, përpos Zahir Pajazitit dhe N.N-it, në atë takim muarën pjesë edhe tre persona, njëri me psedonimin "Mustafa " që përfaqësonte LPK-në, ndërsa dy të tjerët përfaqësonin njësitë guerile të Drenicës dhe të Dukagjinit. Në atë takim, të cilin pjesëmarrësit e quajtën Grup koordinues u muar vendimi për marrjen e një aksioni të përbashkët në nivel të vendit. Disa ditë pas përfundimit të atij takimi, më 11 shkurt 1996, njësitë guerile të Republikës së Kosovës kryen një aksion me bomba dore në disa qytete të Kosovës (Podujevë, Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë, Suharekë dhe Pejë), në vendet ku ishin strehuar kolonët serbë të ardhur nga Kraina e Kroacisë. Qëllimi i këtij aksioni nuk ishte për të vrarë dhe plagosur shkije, por ishte thjesht për të mbjellë frikë dhe pasiguri tek kolonët serbë, dhe për t’ua bërë me dije se kanë ardhur në tokë dhe vend të huaj dhe nuk kanë kurrfarë perspektive jetësore në Kosovën shqiptare.  Pararoja staliniste e LPK-së, e gëzuar përtej mase, se më në fund, pas përpjekjeve disavjeçare për t`i futur njerëzit e tyre në bërthamat e ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe pastaj me mjetet e " marrjes së kalasë nga brenda " t`i marrin frenjët e udhëheqjes së saj, lëshuan Komunikatën nr.18, më 14 shkurt të vitit 1996, me anën e së cilës njoftuan opinionin se përgjegjësinë për aksionin e 11 shkurtit e merr UÇK-ja, e cila drejtohet nga Shtabi Qëndror. Pra, siç po shihet, Grupin koordinues e shpallën Shtab Qendror, ndërsa njësitë guerile të Llapit, Drenicës dhe të Dukagjinit i shpallën Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Siç dëshmon Ismet Avdullahu, udhëheqja e LPK-ës nuk është konsultuar me të gjithë anëtarët e Grupit koordinues kur e kanë lëshuar Komunikatën nr.18, pasi që Zahir Pajaziti e paska pas thirrë me telefon Ismet Avdullahun për ta shprehur pakënaqësinë dhe revoltën që LPK-ja nuk e ka pyetur dhe as është konsultuar me të për emërtimin e ushtrisë, (të njësive guerile) dhe as për emërtimin e organit udhëheqës të saj. Siç dëshmon Ismet Avdullahu, Zahir Pajaziti- edhe pse nuk ishte i kënaqur me veprimet e LPK-së, ai nuk e prishi marrëveshjen për bashkëpunim duke shpresuar se do të tejkalohen mosmarrëveshjet.  Në takimin e Grupit koordinues që është mbajtur në Prishtinë pas shpalljes së Komunikatës nr.18, Zahir Pajaziti përpos që ka shprehur pakënaqësinë e tij me udhëheqjen e LPK-së në at takim, që nuk kanë pyetur askënd për asgjë në lidhje me Komunikatën nr. 18, por edhe paska pas kërkuar nga Këshilli koordinues i njësive guerile të Kosovës- i formuar në maj të vitit 1993 në Zvicër- dhe nga udhëheqësia e LPK-së për ta formuar së bashku një Grup koordinues në diasporë prej veprimtarëve të dëshmuar, të cilët shqiptarinë e kanë ideologji dhe parti, që nuk anojnë nga ngjyrat ideologjike dhe partiake, të cilët do të qeverisin me Fondin që do të krijohej në botën e jashtme për ta ndihmuar Ushtrinë e Republikës së Kosovës. Siç dëshmon Ismet Avdullahu, Udhëheqja e LPK-së ishte kundër propozimeve të Zahir Pajazitit, prandaj edhe kërkuan që (grupi koordinues) - SHQ i UÇK-së të dalë jashtë Kosovës, dikund në Evropën Perëndimore, pasi që ishin të sigurtë se Zahir Pajaziti me karakterin e një burri të fortë e të vendosur dhe me autoritetin e respektin që e kishte jo vetën në radhët e njësive guerile, por edhe tek përfaqësuesit e LPK-së që bënin pjesë në (Grupin koordinues) SHQ i UÇK-së, nuk do t’ia lejonte pararojes staliniste të LPK-së ta fusin hundën ku nuk e kanë vendin, prandaj edhe kërkuan që udhëheqja e UÇK-së, që ishte formuar pa dëshirën e tyre, të kalonte dikund në Evropën Perëndimore për të manipuluar më lehtë me të.  Zahir Pajaziti e kishte kundërshtuar me argumente kërkesën e LPK-së duke e arsyetuar se "lufta nuk mund të udhëhiqet nga jashtë", se "në Kosovë duhet të vijnë për të luftuar nga jashtë e jo për të ikur nga ajo posa ta kryejnë një aksion" etj. Kur pararoja staliniste nuk arriti ta largonte nga Kosova Zahir Pajazitin, që ishte pengesa kryesore për realizimin e qëllimeve të tyre për ta marrë udhëheqjen e ushtrisë, atëherë vendosën që përfaqësuesve të tyre t’u caktojnë detyra udhëheqëse. Zahir Pajaziti i paska treguar më vonë në një takim Ismet Avdullahut se në një mbledhje të Grupit Koordinues, (SHQ të UÇK-së) kur bisedohej për përgjegjësitë që duhet t’i ndanim në mes nesh, N.N. paska pas thënë se "mua nga jashtë më kanë zgjedhur përgjegjës për mjete financiare", ndërsa pas tij edhe "Mustafa" paska thënë se edhe atë "nga jashtë e kanë zgjedhur përgjegjës për materiale ushtarake". "U krijua një atmosferë jo serioze dhe qesharake", i kishte pas thënë Zahiri Ismet Avdullahut. Zahir Pajaziti paska pas kundërshtuar në fillim një veprim të tillë të LPK-së dhe paska pas thënë se "ne këtu e bëjmë luftën e jo ata jashtë, prandaj ne duhet të vendosim për çdo gjë, pra edhe për përgjegjësitë e çdo sektori e jo ata nga jashtë". Zahiri duke ditur nevojën e madhe që kishin për materiale ushtarake, e pranoi një vendim të tillë, edhe pse e dinte se kush i ka financat mund të manipulojë shumë me njerëz të dobët për interesa personale apo klanore. Kuptohet, pararoja staliniste duke ditur se nuk do të kenë sukses për ta marrë udhëheqjen e njësive në ato momente, i muarën për vete dy sektorët më të rëndësishëm, pa funksionimin e të cilëve as që mund të mendohet kurrfarë suksesi. Sa i përket komandimit, ai mbeti në kuadër të njësive regjionale, përpos kur ishte fjala për aksione të përbashkta në nivel të vendit, atëherë për to duhet të jepte pëlqimin komandant Zahir Pajaziti dhe t’i raportohet atij për kryerjen apo moskryerjen e tyne.  Me kalimin e kohës u bë e qartë si drita e diellit se LPK-ja jo se nuk kishin njësi guerile në Kosovë, por nuk kishin as individë që do të kryenin ndonjë aksion si duhet. Vlen të përmendet vetëm një rast ku shihet papërgjegjësia jo e një ushtari, por e një udhëheqësi të LPK-së, i cili kishte marrë për detyrë përgatitjen e terrenit për ta kryer një aksion Zahir Pajaziti bashkë me Qerim Kelmendin. Ishte vera e vitit 1996, kur Zahir Pajaziti kishte vendosur t’ia japë dënimin e merituar një këlyshi të Beogradit, udbashit më të urryer Zymber Zymberit, që kishte keqtrajtuar me qindra djem e burra të Kosovës, të cilët e mbajtën të ndezur zjarrin e rezistencës sonë kombëtare. N.N.-i, kishte marrë për detyrë të përgatiste terrenin për ta kryer atë aksion. Pas një kohe N.N.-i e paska caktuar ditën dhe kohën kur do të gjendet spiuni i shkaut në restorant. Zotëri N.N-i, iu kishte shpjeguar Zahirit dhe Qerimit se pasi ta kryenin aksionin duhet të largohen nëpërmjet derës rezervë të restorantit që është e hapur. Ndërsa ai u zotua se do t’i presë aty afër pallatit të shtypit me veturë. Zahir Pajaziti dhe Qerim Kelmendi ishin bërë gati ta kryenin aksionin. Hynë mbrenda në sallë në kohën e caktuar. Nuk ishte aty Zogu i shkaut. U mërzitën shumë që aksioni dështoi, por nga inati nuk u kthyen mbrapa në derën hyrëse të restoranit, por vazhduan të ecin drejt derës rezervë për të dalur dhe për të shkuar në vendin ku duhej t’i priste N.N-i me veturë. Dera nuk kishte qenë e hapur siç kishte thënë N.N-i, por kishte qenë e mbyllur. U habitën edhe më shumë që nuk ishte zotëri N.N-i në vendin ku ishin marrë vesh! E lypën dhe e gjetën në qytet, e muarrën dhe e çuan në restorant ku duhej ta kryenin aksionin, për ta bindur atë se ai nuk e ka përgatitur fare terrenin për të pasur sukses atentati i planifikuar. E pranoi fajin që nuk kishte bërë kurrfarë përgatitjesh, por zbuloi edhe faje tjera edhe shumë më të rënda që kishte bërë më herët.  Duhet cekur se nga të gjitha ato premtime që i kishte dhënë "Abazi " për ta bindur Ismet Avdullahun dhe Pajzit Jasharin se njësitë guerile do t’i ndihmojë me të gjitha llojet e armatimit të nevojshëm, dualën të pavërteta, pasi që LPK-ja ia dha Zahirit vetëm një automat, për të cilin Zahir Pajaziti ka shkuar në Klinë bashkë me Avni Ajetin për ta marrë. Ata është dashur ta bëjnë tërë atë rrugë këmbë nga Klina deri në Podjevë vetëm për një armë. Gjatë vitit 1976 i muarën dhe ca ndihma financiare që nuk çuan kandar fare në plotësimin e nevojave të mëdha që kishin njësitë guerile të komanduara nga Zahir Pajaziti.  Afrohej fundi i vitit 1996, i cili ishte i suksesshëm për njësitë e Republikës së Kosovës, që po krijoheshin dhe po forcoheshin dita ditës. Veçmas njësitë të komanduara nga Zahir Pajaziti u treguan shumë aktive dhe të suksesshme. Ishin zgjeruar radhët, por u mungonin mjetet financiare dhe materialet ushtarake. Nga marrëveshja me LPK-në, Zahir Pajaziti nuk pati kurrfarë dobie, pasi që ndihmat financiare ishin simbolike ashtu siç ishin edhe ndihmat me materiale ushtarake. Ndërsa bashkëpunimi në aksione guerile u tregua i pa suksesshëm.  Në këto kushte tejet të vështira për njësitë guerile Zahir Pajaziti kërkoi një takim me Ismet Avdullahun, i cili e kishte një pjesë të fajit që kishte bërë kontakte me LPK-në, duke e ditur se ata tjetër flasin e tjetër veprojnë. Takimi u vendos të bëhet në Shqipëri. Ismeti tuboi mjete financiare si herat tjera nga grupi i organizuar i bashkëvendasve që njiheshin mirë mes tyre. Në fund të dhjetorit të vitit 1996 takohen në Tiranë Zahir Pajaziti me Ismet Avdullahun, ku i rrahën shumë çështje që kishin të bënin me njësitë guerile, sukseset e tyre dhe bashkëpunimin me LPK-në. U pranua nga të dy se ishte një hap i pa studiuar mirë, kur vendosën kontakte me përfaqësues të LPK-së, që u ka sjellë vetëm dëme dhe asgjë të mirë. U muarën vesh se duhet pasur kujdes gjatë bashkëpunimit me LPK-në, pasi tash ishin të qarta synimet e tyre për ta marrë udhëheqjen e njësive guerile të Kosovës. Pas Vitit të Ri të 1997 Ismet Avdullahu u kthye në Zvicër, ndërsa Zahir Pajaziti mbeti të kthehej në Kosovë me mjetet ushtarake që do t’i blente me të hollat që i solli Ismeti. Ato ditë kishte qenë në Tiranë " Daja "-Azem Syla, i cili me ndihmën e Qerim Kelmendit, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri Zahiri për t’u shëruar nga një plagë, që e kishte pas marrë në një aksion, organizoi një takim me Zahir Pajazitin dhe " Dajën "-Azem Sylën, ku Zahiri ia shprehi trup e shkurt pakënaqësinë e tij në lidhje me veprimet e tyre.  Zahiri u kthye në Kosovë me 20 janar të vitit 1997. Dëshironte ta shihte N.N-in, pasi që ato ditë policia serbe kishte marrë një fushatë të egër për të burgosur studentë të universitetit të Kosovës. Zahiri pasi nuk e shihte askund në Prishtinë N.N-in e thërret Ismet Avdullahun me telefon për ta porositur atë që t’i pyesë shokët e tij se ku gjendet ai. Ismeti e pyet " Abazin " dhe e porosit t`i pyesë shokët e N.N.-it se ku gjendet ai. "Abazi" e paska pas pyetur "Mustafën"për N.N-in, por ai nuk i ka treguar të vërtetën edhe pse e ka ditur se N.N. ishte i burgosur, por i kishte pas thënë se "Abazit" gjendet në Prishtinë shëndosh e mirë. Këto fjalë Ismeti ia përcjell Zahirit dhe të nesërmen ai bëhet gati të shkojë në Vushtrri të merrte një armë dhe të bisedonte me disa studentë për angazhimin e tyre në radhët e njësive guerile.  Në veturë ishin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Kishte shprehur dëshirë të shkonte edhe Ilir Konushefci me ta, por Zahiri nuk e lejon, duke i thënë se mjaft ishin dhe nuk ka nevojë më tepër.  Policia dinte çdo gjë për Zahir Pajazitin. Dinte edhe për aksionet që i kishte kryer, dinte edhe për rolin që e kishte në rezistencën e armatosur që rritej dhe përhapej në Kosovë. Dinte edhe për aftësitë e tij ushtarake, gatishmërinë për sakrificë. Policia serbe dinte dhe për trimëritë e tij që kur i kishte filluar aksionet e armatosura në Kosovë. Sigurimi i Serbisë më 31 janar e përcollën veturën e Zahir Pajazitit që kur është nisur nga Prishtina. I vunë prita në shumë vende gjatë rrugës Prishtinë-Vushtrri. Zahiri me shokë e kishin pas vërejtur përcjelljen dhe vendosën të qëndrojnë si Burrat e Dheut. I sulmuan kriminelët e Serbisë. Ranë në fushën e nderit, por nuk shkuan gjakhumbur. Shkijet pranonin se i kanë pasur dy të plagosur, por kjo nuk don të thotë se nuk kanë pasur edhe të vdekur, pasi që ata kurrë nuk i kanë treguar humbjet e tyre në ndeshjet që i kanë pasur me shqiptarët.  Vrasja e tre të rinjve në pritë afër Vushtrrisë me 31 janar të vitit 1997 preku zemrat e shqiptarëve në katër anët e botës. Trimëria e tyre rizgjoi krenarinë kombëtare, rriti shpresat e fitores, largoi frikën ndaj vdekjes, se kur vjen ajo me faqe të bardhë, është madhshtore, që nuk bën të qahet.  U organizuan të pamet në Kosovë dhe në diasporë. Këta tre heronj më nuk iu takonin vetëm familjeve të tyre. Ata me veprën që kryen, me trimërinë, guximin dhe sakrificën që bënë për çështjen e çlirimit dhe bashkimit kombëtar, u bënë anëtarë të çdo familjeje shqiptare. Ata tani i takonin popullit, kombit, Atdheut. Por, sikurse burrëria dhe trimëria nuk kanë kufij, ashtu edhe poshtërsia dhe ligështia nuk kanë kufij. "Abazi" me Bajram Ajetin vijnë në të pame që e kishte organizuar Ismet Avdullahu për ramjen e Zahir Pajazitit me shokë, për të shprehur ngushëllime. Kur Ismeti i përcjell ata, befasohet shumë kur " Abazi "- Ali Ahmeti, kërkon nga ai të mos kundërshtojë se kanë vendosur ta shpallin Zahir Pajazitin anëtar të LPK-së. Ismet Avdullahu kundërshton rreptësisht dhe i kërcënon fizikisht po qe se bëjnë një falsifikim kaq të shëmtuar, kur dihet se ngjyrimet politike dhe ideologjike nuk kishin pasur kurrfarë rëndësie për Zahir Pajazitin. Ai nuk i formoi njësitë guerile dhe nuk kreu aksione të armatosura kundër shkijeve dhe veglave të tyre të verbëta për hir të PPK, Kryetar i Degës të së cilës në vendlindjen e tij në Orllan ai ishte, apo të ndonjë idhulli, por për hir të Kosovës, të tokës së saj të shenjtë, që është ujitut me gjakun e bijve më të mirë të popullit.  Pararoja staliniste e LPK-së e hidhëruar se nuk arriti të bëjë falsifikimin më banal që pjell vetëm koka e krisur e salinistëve të marrë, në Komunikatën nr.30, njoftoi opinionin se më 31 janar të vitit 1997 dhanë jetën për çlirimin e Kosovës "tre pjesëtarë të njësive tona ushtarake për çlirimin e vendit". Por Komunikata ishte false, siç ishte fals shpirti i tyre i shitur për djallin e mallkuar, dhe nuk çonte peshë fare gënjeshtra e tyre, pasi që mjetet e informimit ndërkombëtar kishin njoftuar para tyre të vërtetën se "afër Vushtrrisë u vran në një pritë tre udhëheqës të UÇK-së, në mesin e të cilëve ishte komandanti i saj Zahir Pajaziti". Kaluan tri vite nga ramja heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, por pararoja staliniste e LPK-së ka mbetur në ato pozicione të mëparshme, duke bërë përpjekje maksimale të arrijnë falsifikimin e ngjarrjeve dhe ndodhive historike, dhe nuk kuptojnë se një ditë do të zbulohen të gjitha të ligat, kurthat dhe komplotet që i bënë kundër UÇK-së, kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër lirisë së shqiptarëve.  Vdekja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit e tronditën Kosovën dhe ua bëri me dije shqiptarëve se pa sakrifica e pa gjak, nuk fitohet liria. Vrasja e tyre i dëmtoi rëndë njësitë guerile të Republikës së Kosovës, veçmas vdekja e Zahir Pajazitit ishte një humbje tepër e madhe. Ajo ishte një tragjedi kombëtare, pasi që pararoja staliniste e LPK-së dhe karrieristët nanoistë të LBDK-së i kishin duart e lira për të manipuluar në emër të UÇK-së dhe Shtabit Qendror, sepse nuk kishte mbetur personalitet i rangut të Zahir Pajazitit në njësitë e komanduara prej tij që do t’i kundërshtonte veprimet e tyre, të cilët i dëmtonin rëndë interesat kombëtare. Në përfundim të këtij shkrimi do ta shkpus një periudhë nga libri i Muhamet Kelmendit " Pse nuk u ndërtua Fronti për çlirimin e Kosovës " që i vërteton pohimet e mia në lidhje me komplotet që i bëri LPK-ja kundër njësive guerile të Republikës së Kosovës, kur thotë: "Kryesia në radhët e saja nuk ka pasur mosmarrëveshje për ndërtimin e UÇK-së nga emërtimi deri në janar të 1997 kur UÇK-ja nga burgosjet dhe vrasjet pësoi dëme të mëdha, kur praktikisht mbeti ky subjekt pa udhëheqje ushtarake të veten. Tash më nuk kishte Shtab Qendror. Tërë udhëheqja kaloi në kuadër të Kryesisë të KP të Degës j.v. Me këtë filluan të duken edhe fërkimet e para, sepse dy anëtarët e Sektorit (Sektorit me rëndësi të veçant,n.i.) Xhavit Haliti dhe Azem Syla kishin krijuar lidhje me disa forca brenda vendit të cilat pretendonin të dilnin në udhëheqje edhe pse në asnjë sferë nuk kishin aftësi profesionale, njohuri e nuk zotëronin as artin e luftës dhe të ushtrisë. Këta të dy së bashku me disa mbrenda vendit krijuan klanin që bëri grusht politik".  Ja pra, vet nënkryetari i LPK-së, zotëri Kelmendi dëshmon se vrasja e Zahir Pajazitit e la UÇK-në pa udhëheqje ushtarake. Po, pse Muhameti nuk e vë në pah punën dhe përgjegjësitë e Zahir Pajazitit në UÇK? Kjo me siguri duhet të jetë për shkaqe të vazhdimit të procesit të komploteve dhe falsifikimeve të mëtutjeshme të ngjarjeve, ndodhive dhe të historisë, që edhe Muhamet Kelmendi e ka hisen e tij në këto "maskarallaqe". Botimi i librit nga z. Kelmendi, zbulimi i komploteve dhe falsifikimeve që i bënë bashkë Xhaviti dhe Muhameti & kompani, është rrjedhojë e hidhërimit të M. Kelmendit ndaj shokut të tij Xh. Halitit, i cili e rroku kajten dhe u bë i pa "rahmet", duke i ndarë kolltuqet, pozitat, privilegjet dhe të mirat materiale me karrieristët-nanoistë të LBDK-së, ndërsa "shokun e tij të luftës" e la me " gishta në gojë ".

Botuar:"Bota sot" më 31 janar-4 shkurt 2000